LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Ligjet"/ "Burgjet nga koha e komunizmit do të mbyllen", Manja: Kemi njoftuar KLGJ-në që gjykatat të aplikojnë gjysmë lirinë për të dënuarit

• Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. • Manja u shpreh se IVP do të ndërtojë një paraburgim në Kukës dhe do të jetë në të mirë të shqiptarëve të Kosovës. • Ministri u shpreh se ata janë të shumtë në numër dhe ndërtimi i këtij paraburgimi sjellë që ata të vuajnë dënimin pranë shtëpive të tyre. • Ministri shtoi se investimi i dytë madhor është sistemi anti-dron. Sipas tij ministria e Financave e quajti një kërkesë të domosdoshme dhe financimin e këtij sistemi, për burgjet e sigurisë së lartë. • Manja theksoi se e kanë konsideruar një ndërhyrje të domosdoshme këtë sistem. Gjithashtu gjatë Komisionit të Ligjeve ka patur edhe replika ku deputeti i PD-së, Saimir Korreshi i tha ministrit Manja se shumë qytetarë po vuajnë dënime me burg sepse janë përdorues të drogës dhe janë kapur me doza të vogla ndërsa dënohen njësoj si trafikuesit dhe shpërndarësit e drogës. • Manja u përgjigj duke thënë se do të miratohet së shpejti Kodi i Ri Penal, sipas standardeve europiane. Ai shtoi se duhet që të shmanget sa më tepër masa e “arrestit me burg”, kur veprat penale nuk janë të rënda. • Mw tej ministri është shprehur se institucioni i vuajtjes së dënimit në Ali Dem, do të kthehet në burg të hapur. • Manja theksoi se ka njoftuar Këshillin e Lartë Gjyqësor që gjykatat të aplikojnë gjysmë lirinë për të dënuarit. • Ai shtoi se kur gjykata jep dënimin me gjysmë liri, të burgosurit do të dërgohen në Ali Dem, ku gjatë ditës do të shkojnë në punë dhe natën do të kthehen në qeli. • Sipas tij burgjet e trashëguara nga komunizmi do të mbyllen pasi ato kanë struktura të amortizuara që kushtojnë për mirëmbajtje prandaj do t’i mbyllin. • Ministri më tej theksoi se në perspektivë kanë një masterplan ndërsa shtoi se do të mbyllet Tepelena, Burreli, edhe 302 tek Mine Peza.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Komisioni i Ligjeve/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm: S’kemi marrë asnjë përgjigje për individët me rekorde kriminale! Olsian Çela s’ka kapur as standardin e Arta Markut

"Ligjet"/ "Burgjet nga koha e komunizmit do të
Bardhi

TIRANË- Mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka vijuar me debate të forta dhe akuza. Një nga çështjet që ngjalli debate ishte edhe ajo e Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa opozita fillimisht kërkoi llogari pse Prokurori i përgjithshëm nuk ishte prezent të mbronte buxhetin e tij. Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi kreun e akuzës Olsian Çela se nuk iu ka kthyer asnjë përgjigje kërkesave të PD që kur ka nisur detyrën. 

Bardhi shtoi se Çela nuk ka kapur dot as standardin e Arta Markut që kur ka ardhur në detyrë. Edhe deputeti Oerd Bylykbashi theksoi se është heshtje e qëllimshme ndërsa tha se po shtohen rastet e ushtarëve dhe se ata me dënime caktojnë kush janë deputetët. Përfaqësuesi i Prokurorisë u përgjigj se Sektori i Dekriminalizimit kishte shumë ngarkesë dhe se vërejtjet e transmetuara në Komision do ia përcillte kreut të PP.

Pjesë nga diskutimet:

Bardhi: Grupi parlamentar i PD ka paraqitur disa kërkesa për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme për të pastruar jetën publike nga individë me rekorde kriminale. Nuk ka ndodhur kurrë që në 4-5 vite nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Prokuroria e Përgjithshme. Kemi kërkuar verifikim për Mark Babanin, i mbaroi detyra, ku sektori që është gjallë apo t’i themi rahmet pastë, nuk ka sjellë gjë. Kemi çuar për gjyqtarë e prokurorë dhe ne nuk kemi marrë përgjigje. Kjo është heqje dorë me vetëdije nga Prokurori i Përgjithshëm.

Ka afate, meqë qenka i zënë me këto aktivitete e huaja. Janë shkelur të gjitha afatet. Iku mandati, ka shkuar në shpi burri huaj, ndoshta partia e verifikoi para Prokurorisë së Përgjithshme dhe zyrtarisht nuk kemi përgjigje. Çfarë pune bën ky sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Kur do kemi përgjigje, e keni funksion kushtetues dhe Kuvendi ju jep lekë të përmbushni funksionin.

Pse keni hequr dorë nga detyrimi kushtetues? Nuk kemi përgjigje nga Prokuroria e Përgjithshme që kur ka ardhur Olsian Çela, nuk ka kapur as standardin e Arta Markut! Sa ç’është në atë detyrë nuk ka sjellë asnjë përgjigje për çfarë i merrni lekët. Hajdeni këtu, na thoni jemi të paaftë dhe na e merrni këtë funksion.

BylykbashiËshtë heshtje e qëllimshme. Po na shtohen rastet e ushtarëve, ata me dënime caktojnë kush janë deputetët. Të heshtet deri në vrasje nuk është harresë dhe prokurori i Përgjithshëm është përgjegjës.

Përfaqësuesi i Prokurorisë: Sektori i dekriminalizimit është me ngarkesë jo të vogël, për të bërë një verifikim të një subjekti duhen adresuar në disa institucione. Është cikël i mbyllur. Drejtori i koordinimit në PP është ai që bën shpërndarjen dhe jep përgjigjet e verifikimit të subjekteve. I mbajta shënim, do ta bëj problem dhe do njoftoj Prokurorin e Përgjithshëm dhe do tu kthej një përgjigje.

1 VITE ME PARE

Kallëzimi i PS-së në SPAK për Hotin/ Bardhi ironizon te Komisioni i Ligjeve: Sa lekë bëri ekspertiza e aromatizuesit? S’do e lejoja të më ishte vrarë Klotilda Bushka

"Ligjet"/ "Burgjet nga koha e komunizmit do të

Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka marrë pjesë ditën e sotme në seancën e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Gjatë fjalës së tij Bardhi ka ironuzuar Partinë Socialiste për kallëzimin në SPAK ndaj deputetes së PD, Elda Hoti për hedhjen e parfumit në Kuvend.

Ai pyeti gjatë mbledhjes se sa lekë u shpenzua nga SPAK për ekspertizën. Bardhi vazhdoi edhe më tej ironinë duke u shprehur se sa para shpenzoi SPAK për të bërë analizat e gjësë që i kishte tmerruar teksa shtoi se Hoti desh i vrau ministrat me erë të keqe.

Ndërkohë kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klodilda Bushka, i kërkoi ti lërë ironitë ndërsa kreu i Grupit të PD-së iu përgjigj se nuk ironi, por janë para nga buxheti dhe janë të shkruara në fatura të ekspertizës.

Pjesë nga diskutimi:

Bardhi: Sa lekë bëri ekspertiza e aromatizuesit të Elda Hotit se janë shumë kurioz? Sa lekë shpenzuat si SPAK për t’i bërë analizat një gjëje që kishte tmerruar, Pandi ti rri se nuk e nuhate, e nuhati Ulsi që ishte ulur aty para, Igli Hasani, desh i vrau Elda me erë të keqe.


Jam shumë kurioz, prokurorja kur e kishte pyetur i ka thënë: E ke blerë jashtë apo brenda, se po ta kishte blerë jashtë do e çonte për ekspertizë jashtë. Shiten në çdo market, nuk kanë rrezik për vetëflijim e Eldës e para se s’do të kisha lejuar të vetëflijohej një koleg, e aq më tepër të më ishte vrarë Klodi Bushka, do të ishte gjë e rëndë.

Bushka: Lëri ironitë

Bardhi: Nuk janë ironi, janë para buxheti, harxhohen! E dini sa ka shkuar fatura e ekspertizës

Prokurori Shehu: Ju bëtë një pyetje për një çështje konkrete dhe ne nuk jemi të autorizuar të japim komente, s’mund të japim komente.

1 VITE ME PARE

"Institucione të trashëguara nga koha e komunizmit!", Manja: Do të mbyllet Tepelena, Burreli, edhe 302 tek Mine Peza! Janë struktura të amortizuara që na kushtojnë mirëmbajtje

"Ligjet"/ "Burgjet nga koha e komunizmit do të
Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është shprehur se burgjet e trashëguara nga komunizmi do të mbyllen. Ministri më tej theksoi se në perspektivë kanë një masterplan ndërsa shtoi se do të mbyllet Tepelena, Burreli, edhe 302 tek Mine Peza.

Ai shtoi se këto burgje kanë struktura të amortizuara që kushtojnë për mirëmbajtje prandaj do t’i mbyllin. Ministri shtoi se nuk po hapin institucione të reja. Manja tha se Kukësi zëvendëson atë të trashëguar nga sistemi që kishim dhe se po e transformojnë në një institucion të ri modern për t’i shërbyer zonës, sistemit por edhe Kosovës.

“Kemi mbyllur institucione të vuajtjes së dënimit dhe do t’i vazhdojmë t’i mbyllim të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit që kemi trashëguar nga koha e komunizmit. Në perspektivë, sepse kanë një masterplan, do të mbyllet Tepelena, Burreli, edhe 302 tek Mine Peza. Janë institucione të vuajtjes së dënimit të trashëguara nga koha e komunizmit. Janë struktura të amortizuara që neve na kushtojnë mirëmbajtje, do t’i mbyllim ata. Nuk po hapim institucione të reja. Kukësi zëvendëson atë të trashëguar nga sistemi që kishim, por e transformojmë në një institucion të ri modern, për t’i shërbyer zonës, sistemit, por edhe Kosovës.


E dyta, ndërtimi i institutit të ri të të miturve, do të jetë modern. Sigurisht që do të hapet kur të mbyllet institucioni i vuajtjes së dënimit për të miturit në Kavajë. Mbyllje e strukturave të vjetra dhe ofrimi i shërbimit të struktura të reja. Për punësimin në burgje, nuk kemi pasur probleme, kemi zbatuar kuadrin ligjor, kemi bërë tentativa për t’i punësuar në sektorin privat, kërkesa kemi patur, por ende s’kemi bërë të mundur bashkëpunimin mes sistemit të burgjeve dhe atyre privat," tha Manja.

1 VITE ME PARE

"Burgu i Ali Demit është kthyer në burg të hapur", Manja: Ditën në punë, natën në burg! Kemi njoftuar KLGJ-në që gjykatat të aplikojnë gjysmë lirinë për të dënuarit

"Ligjet"/ "Burgjet nga koha e komunizmit do të
Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është shprehur se institucioni i vuajtjes së dënimit në Ali Dem, do të kthehet në burg të hapur. Manja theksoi se ka njoftuar Këshillin e Lartë Gjyqësor që gjykatat të aplikojnë gjysmë lirinë për të dënuarit.

Ai theksoi se kur gjykata jep dënimin me gjysmë liri, të burgosurit do të dërgohen në Ali Dem, ku gjatë ditës do të shkojnë në punë dhe natën do të kthehen në qeli. Ai theksoi se ata nuk kanë hapur burgje por kanë mbyllur.

"Nuk është lajm i mirë të hapësh një institucion të vuajtjes së dënimit, por ne kemi mbyllur në Shqipëri, unë sa jam ministër Drejtësie kam mbyllur 4. Dhe burgu i Ali Demit, është kthyer në burg të hapur. Gratë e dënuara janë zhvendosur në një institucion modern në Pojskë dhe ai në Ali Dem shumë shpejt do të jetë burg i hapur.

Kemi njoftuar KLGJ që gjykata më në fund të aplikojnë edhe gjysmë liri, është në kodin Penal. Kur gjykata jep dënim me gjysmëliri do të vuhet në Ali Dem. Ditën në punë, natën në burg, shqip. Kur ka një kontratë pune, që sigurisht që institucioni i vuajtjes së dënimit do t’ia sigurojë, ditën do të shkojë në punë, natën do të kthehet në burg, Por këtë e jep gjykata si dënim. Nuk kemi hapur burgje, kemi mbyllur," tha Manja.

1 VITE ME PARE

“Një përdorues droge dënohet njësoj si trafikanti”/ Manja-Korreshit: Do miratojmë Kodin e Ri Penal sipas standardeve europiane!

"Ligjet"/ "Burgjet nga koha e komunizmit do të
Manja

TIRANË- Seanca e sotme e Komisionit të Ligjeve ka nisur me replika. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij i tha ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja se shumë qytetarë po vuajnë dënime me burg sepse janë përdorues të drogës dhe janë kapur me doza të vogla ndërsa dënohen njësoj si trafikuesit dhe shpërndarësit e drogës.

Ndërkohë ministri Manja u përgjigj duke thënë se do të miratohet së shpejti Kodi i Ri Penal, sipas standardeve europiane. Ai shtoi se duhet që të shmanget sa më tepër masa e “arrestit me burg”, kur veprat penale nuk janë të rënda.

Saimir Korreshi: Di që janë në burgje njerëz vetëm pse janë përdorues të drogës dhe jo shpërndarës. A po bëhet gjë në lidhje me këtë problem, që ai përdoruesi që kapet me 0.75 gram mos dënohet njësoj si ai që kapet me 1 kg drogë?

Ulsi Manja: Zëri më i madh i të ardhurave të Ministrisë së Drejtësisë shkojnë për burgjet.  Ne na kërkohet të përafrojmë legjislacionin penal me atë të BE dhe kërkohet të vihet në miratim Kodi i ri Penal. Politika e dënimit duhet të jetë brenda standardeve të BE-së. Burgu duhet të jetë si masë ekstreme. I qëndroj asaj që kam thënë, në projektin e ri të Kodit Penal, duhet të kemi politikë dënimi që të përpiqet ta ndalojë sa më tepër dënimin me burg, për vepra jo të rënda.

Kur të vijë Kodi i Ri Penal, do të jetë për disa dekada në fuqi. Kodi i Ri Penal duhet të konsultohet publikisht dhe duhet të koordinohet me Brukselin. Kemi 20 zyra të ndihmës juridike në gjithë Shqipërinë, për t’ju ardhur në ndihmë shtresave në nevojë.

1 VITE ME PARE

“Paraburgim i ri në Kukës”, Manja: Do të akomodohen të burgosurit nga Kosova! Investimi i dytë madhor është sistemi anti-dron

"Ligjet"/ "Burgjet nga koha e komunizmit do të
Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Manja u shpreh se IVP do të ndërtojë një paraburgim në Kukës dhe do të jetë në të mirë të shqiptarëve të Kosovës. Ministri u shpreh se ata janë të shumtë në numër dhe ndërtimi i këtij paraburgimi sjellë që ata të vuajnë dënimin pranë shtëpive të tyre.

“Shqipëria është tashmë një vend i hapur. Me Kosovën nuk kemi më asgjë të ndarë. Në institucionet tona të paraburgimit dhe dënimit ka një numër të konsiderueshëm shtetas të Kosovës. Shtetasit e Kosovës me ndërtimin e paraburgimit të Kukësit do të vuajnë dënimin pranë shtëpive të tyre. Momentalisht janë të shpërndarë në të gjithë IVP në vend, por tani do t’u mundësohet vuajtja e dënimit pranë familjeve”, tha ai.

Ministri shtoi se investimi i dytë madhor është sistemi anti-dron. Sipas tij ministria e Financave e quajti një kërkesë të domosdoshme dhe financimin e këtij sistemi, për burgjet e sigurisë së lartë. Manja theksoi se e kanë konsideruar një ndërhyrje të domosdoshme këtë sistem. 

“Investimi i dytë madhor është sistemi anti-dron. Ministria e Financave e quajti një kërkesë të domosdoshme dhe financimin e këtij sistemi, për burgjet e sigurisë së lartë. E kemi konsideruar një ndërhyrje të domosdoshme këtë sistem. Sepse edhe dinamikat e ngjarjeve ndryshojnë çdo ditë. Situata që drejtori i përgjithshëm i burgjeve i ka sqaruar”, tha ai.

Ministri dha disa detaje edhe në lidhje me Institutin e të miturve që do të ndërtohet në Tiranë. Ai tha se procedurat tashmë kanë mbaruar, dhe shumë shpejt pritet të nisë ndërtimi i këtij institucioni në Mëzez.

ulsi manja burgje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj