LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Institucionet e drejtësisë refuzojnë Xhafajn! SPAK, ILD, GJK dhe Gjykata e Lartë nuk marrin pjesë në Komisionin Anti-Korrupsion të PS

• Prokuroria e Posaçme, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë refuzuar ftesën e deputetit Fatmir Xhafaj për t'u bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion, të krijuar nga Partia Socialiste. • SPAK në përgjigjen pas interesimit të mediave ka theksuar se prokurorët unanimisht kanë vendosur që nuk është e nevojshme pjesëmarrja në nivel ekspertësh. • Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë më herët ditën e sotme ka refuzuar pjesëmarrjen në Komisionin Anti-Korrupsion. • Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë së Posaçme, ILD-ja është bërë institucioni i tretë që ka refuzuar të marrë pjesë në këtë Komision. • Së fundmi edhe Gjykata e Lartë ka shprehur se nuk do të marrë pjesë në Komisionin Antikorrupsion të Partisë Socialiste. • Në letrën drejtuar Fatmir Xhafajt, firmosur nga kryetari i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi argumentohet se nuk vlerësohet si zgjidhje e përshtatshme në përmbushje të misionit të Komisionit të Posaçëm por se janë gati të japin opinionin. • Në Komisionin, që drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafaj, nuk ka marrë pjesë asnjë deputet i opozitës. • Xhafaj, pas rekomandimeve të ambasadës amerikane, në kërkesën e tij drejtuar institucioneve që ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit. • Ditën e djeshme dhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ftesën e Kuvendit për tu bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Gjykata e Lartë i bashkohet SPAK, ILD dhe Gjykatës Kushtetuese, nuk merr pjesë në Komisionin Antikorrupsion të PS

Institucionet e drejtësisë refuzojnë Xhafajn! SPAK, ILD, GJK dhe
gjykata e larte

TIRANË- Pas Prokurorisë së Posaçme, Gjykatës Kushtetuese dhe Insitucionit të Lartë të Drejtësisë, edhe Gjykata e Lartë ka shprehur se nuk do të marrë pjesë në Komisionin Antikorrupsion të Partisë Socialiste.

Në letrën drejtuar Fatmir Xhafajt, firmosur nga kryetari i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi argumentohet se nuk vlerësohet si zgjidhje e përshtatshme në përmbushje të misionit të Komisionit të Posaçëm por se janë gati të japin opinionin.

LETRA E PLOTË:

Duke mbajtur parasysh këtë funksion të Gjykatës së Lartë në raport me pushtetet e tjera, vlerësojmë se kërkesa Juaj për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të gjyqtarëve të kësaj Gjykate si anëtarë të një nëngrupi teknik, në varësi të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë të Komisionit të Posaçëm, që duhet të kryejnë detyrat e caktuara sipas vendimmarrjes së Komisionit, nuk përshtatet me funksionin dhe misionin e gjyqtarit. Si e tillë, nga ana jonë nuk vlerësohet si zgjidhje e përshtatshme në përmbushje të misionit të Komisionit të Posaçëm.

Sigurisht, Gjykata e Lartë mirëpret mundësinë për të dhënë opinione për projektligjet që lidhen drejtpërdrejtë me funksionin e saj. Me kënaqësi konstatojmë se praktika e viteve të fundit ka treguar se propozimet për disa ndryshime në ligjet procedurale civile, penale dhe administrative, me qëllim rritjen e eficensës së gjykimit dhe parandalimin e krijimit të stokut të ri, të miratuara nga Kuvendi me kontributin edhe të gjyqtarëve dhe këshilltarëve ligjorë të Gjykatës së Lartë (në mënyrë të pavarur dhe pa qenë pjesë e komisioneve apo nënkomisioneve të ngritura për këtë qëllim pranë Kuvendit), ka ndikuar pozitivisht në drejtim të shpejtësisë dhe cilësisë së gjykimit të rekurseve.

Së treti, duke mbajtur parasysh sa më sipër, si dhe duke vlerësuar nismën e Kuvendit në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, të ndërgjegjshëm se shteti i së drejtës është çështje që kërkon ndihmesën e të gjithë institucioneve publike, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, jemi të gatshëm të ofrojmë kontributin tonë në këtë proces. Modalitetet e këtij angazhimi duhet të jenë të tilla që të pajtohen me pavarësinë dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor, si themeli i shtetit të së drejtës. Si e tillë konsiderohet dhënia e mendimeve dhe sugjerimeve lidhur me gjetjet që do të arrijë Komisioni i Posaçëm Parlamentar sa i takon nevojës për ndërhyrje institucionale dhe ligjore në sistemin e drejtësisë.

Ky kontribut mund të jetë efektiv, duke i vënë në dispozicion Gjykatës së Lartë analizën e përgatitur nga ekspertët pranë Komisionit të Posaçëm, si dhe propozimet konkrete për ndërhyrje ligjore.

Vetëm pas kësaj faze mund të përgatitet nga grupi i gjyqtarëve dhe këshilltarëve ligjorë pranë Gjykatës së Lartë një material i konsoliduar me sugjerime dhe propozime, të cilat mund të jenë me interes për Komisionin, me qëllim kthimin e tyre në akte ligjore.

Megjithatë, për të qenë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm që ndikon në forcimin e shtetit të së drejtës dhe ndihmon në nxjerrjen e një produkti sa më cilësor nga ana e Komisionit të Posaçëm  Gjykata e Lartë, e përgjegjshme për misionin që i është caktuar, ka ngritur një grup pune të përbërë nga gjyqtarë dhe këshilltarë ligjorë, të cilët do të përgatisin materialin përkatës mbi problematikat e veprimtarisë së këtij institucioni dhe të sistemit të drejtësisë në përgjithësi, shoqëruar me propozime konkrete lidhur me masat ligjore dhe institucionale që duhen ndërmarrë.

Nga ana tjetër, për të qenë sa më të informuar mbi veprimtarinë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar me qëllim marrjen dhe përcjelljen në kohë sa më të shpejtë të informacionit mbi problematikat që lidhen me mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi dhe të Gjykatës së Lartë në veçanti, tre punonjës nga stafi i lartë teknik i këtij institucioni, konkretisht znj. Arta Vorpsi, Drejtore e Kabinetit të Kryetarit, z. Miran Kopani dhe znj. Bjorka Duka, këshilltarë ligjorë mund të marrin pjesë me cilësinë e vëzhguesit pranë Komisionit të Posaçëm.

Më herët ditën e sotme Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka refuzuar pjesëmarrjen në Komisionin Anti-Korrupsion të drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj. 

Në Komisionin, që drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafaj, nuk ka marrë pjesë asnjë deputet i opozitës. Xhafaj, pas rekomandimeve të ambasadës amerikane, në kërkesën e tij drejtuar institucioneve që ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit. Ditën e djeshme dhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ftesën e Kuvendit për tu bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion.

1 VITE ME PARE

Jo vetëm SPAK dhe GJK-ja, ILD refuzon pjesëmarrjen në Komisionin Anti-Korrupsion

Institucionet e drejtësisë refuzojnë Xhafajn! SPAK, ILD, GJK dhe

TIRANË- Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka refuzuar pjesëmarrjen në Komisionin Anti-Korrupsion të drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj. Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë së Posaçme, ILD-ja është bërë institucioni i tretë që ka refuzuar të marrë pjesë në këtë Komision. 

Në Komisionin, që drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafaj, nuk ka marrë pjesë asnjë deputet i opozitës. Xhafaj, pas rekomandimeve të ambasadës amerikane, në kërkesën e tij drejtuar institucioneve që ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit. Ditën e djeshme dhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ftesën e Kuvendit për tu bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion.

1 VITE ME PARE

Pas Gjykatës Kushtetuese, SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Anti-Korrupsion

Institucionet e drejtësisë refuzojnë Xhafajn! SPAK, ILD, GJK dhe
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në komisionin e posaçëm parlamentar Anti-Korrupsion të drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj. SPAK në përgjigjen pas interesimit të mediave ka theksuar se prokurorët unanimisht kanë vendosur që nuk është e nevojshme pjesëmarrja në nivel ekspertësh.

“Në përgjigje të interesimit tuaj, ju bëjmë me dije se kërkesa e Komisionit të Posaçëm Parlamentar ‘Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian’ (Komisioni), u analizua me shumë kujdes nga ana jonë, duke u trajtuar në mbledhjen e Prokurorëve të Posaçëm të datës 03.09.2024. Gjatë kësaj mbledhjeje, Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Në mënyrë unanime, të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision, pasi vlerësuan se tashmë institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse. Ky detyrim ligjor është realizuar përmes publikimit të Raporteve Vjetore të SPAK në faqen zyrtare, si dhe raportimeve periodike përballë KLP-së dhe Kuvendit. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme cilësoi se është e gatshme për të ofruar kontributin e saj përmes dhënies së mendimeve ligjore sa herë që do të konsiderohet e nevojshme nga ky Komision,” thotë SPAK.

Në Komisionin, që drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafaj, nuk ka marrë pjesë asnjë deputet i opozitës. Xhafaj, pas rekomandimeve të ambasadës amerikane, në kërkesën e tij drejtuar institucioneve që ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit. Ditën e djeshme dhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ftesën e Kuvendit për tu bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion.

gjykata e larte gjykata kushtetuese spak ild komisioni antikorrupsion i ps fatmir xhafaj

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë