LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Integrimi në BE/ Rama: Është përmbyllur faza më themelore e procesit! Gonzato: Shqipëria mundësi historike për anëtarësimin në union

• Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit. • Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria ka mbyllur fazën më themelore të procesit të integrimit, ndërsa u shpreh se faza tjetër i përket detyrave që duhet të kryejë e gjithë Republika e Shqipërisë. • Kryeministri foli edhe për akuzat që me krijimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, po tenton të bllokojë punën e SPAK dhe Reformës në Drejtësi. • Më tej u shpreh se PS ishte forca politike që krijoi reformën dhe jo SHBA apo Europa. • Rama u shpreh se qeveria, pushteti gjyqësor dhe institucionet e drejtësisë duhet të koordinohen për plotësimin e detyrave përkatëse për integrimin, ku deklaroi s Kuvendi i Shqipërisë është institucioni i vetëm që i bën gjithë bashkë dhe që garanton se procesi i integrimit është i harmonizuar dhe transparent. • Kreu i qeverisë tha se volumi i detyrave që duhen plotësuar është i madh. • Sipas tij Bashkimi Europian nuk dhuron asgjë pa punë, ku mori i shembull Ukrainën, që sipas tij edhe pse aktualisht ka mbështetje të madhe, sërish nuk anëtarësohet pa kryer të gjitha detyrat. • Më tej, kryeministri u shpreh se forcat e pabashkueshme, i cili i referohej opozitës, duan t'ju bashkohen në rrugë për anëtarësimin e vendit në BE brenda kësaj dekade, janë të mirëpritur. • Por gjithashtu ai u shpreh se qeveria e tij dhe Partia Socialiste nuk do të presë dhe nuk do të lejojë askënd që ta pengojë vendin që të shkojë përpara. • Në takim mbajti fjalën e tij edhe amnbasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili tha se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet në krye të prioriteteve të tyre. • Ndër të tjera ai tha se Shqipëria ka një mundësi historike për të përfunduar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Forcat e pabashkueshme ne nuk i bashkojmë dot", Rama: Nuk do të presim dhe as lejojmë askënd të na pengojë të shkojmë përpara

Integrimi në BE/ Rama: Është përmbyllur faza më
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në takimin e Komisionit të Posaçëm për Antikorrupsionin, i cili u zhvillua me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri për procesin e thellimit të reformave. 

Rama tha se forcat e pabashkueshme, i cili i referohej opozitës, duan t'ju bashkohen në rrugë për anëtarësimin e vendit në BE brenda kësaj dekade, janë të mirëpritur. Por gjithashtu ai u shpreh se qeveria e tij dhe Partia Socialiste nuk do të presë dhe nuk do të lejojë askënd që ta pengojë vendin që të shkojë përpara.

“Të gjitha këto duan të thonë që ne mund të arrijmë këtë (Vizioni 2030). I kemi të gjitha mundësitë ta arrijmë, por duhet të bashkojmë të gjitha forcat e bashkueshme. Forcat e pabashkueshme ne nuk bashkojmë dot. Nëse forcat e pabashkueshme duan të na bashkohen ne, ne i presim me krahët hapur. Edhe komisioni i cili është votuar nga kuvendi si komision gjithëpërfshirës i ka vendet aty bosh për ata të cilët mund të vijnë të ulen në çdo sekond dhe të jenë të mirëpritur. Por nuk ka shans që të ketë këtu të paktën për sa kohë unë do jem në drejtimin e kësaj qeverie e për sa kohë PS do udhëheqë këtë vend që duke thënë unë nuk vij të ulem, të na pengojë ne që të vazhdojmë të shkojmë përpara. Ne nuk do të presim askënd se nuk mund ta presim dot. Në rastin më të keq ne do presim partnerët tanë kur nuk janë të bindur që ne nuk jemi duke fshehur ndonjë gjë.  Këtë do ta bëjmë sepse i kemi miq në shtëpinë tonë dhe ju e dini që mikut nuk i prishet kurrë. Por forcë tjetër ne nuk presim. E di që ky është një problem, e di që ky është një minus dhe është korrekte dhe ajo që u përmend këtu, klima politike, bashkëpunimi i forcave politike, është shumë korrekte.

Por me dy zgjedhjeve që ne të presim një bashkëpunim që e dimë që nuk do ndodhë deri kur do ndodhë dhe që të humbasim kohë dhe ndërkohë të fitojmë çdo minutë dhe gjithmonë të gatshëm për çdo bashkëpunim ne e kemi bërë zgjedhjen tonë dhe kjo është zgjedhja jonë: Të vazhdojmë të thellojmë të gjitha reformat, ta bëjmë të pakthyeshme ndarjen mes pushteteve, të thellojmë dhe ta bëjmë të pakthyeshme rrugën e luftësë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që është një luftë e gjithë shtetit jo thjesht e një, dy, tre institucioneve, të garantojnë pavarësinë dhe pakthyeshmërinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe të fusim Shqipërinë në BE. Pastaj me siguri mendje më të ndritura, të rinj më të urtë se unë që nuk jam më aq i ri, por nuk urtësohem aq sa do duhej do bëj më të mirën dhe Shqipëria do bëhet vendi ku qeveria dhe opozita do jetojnë të lumtur. Por deri atëherë ne do të futemi në Bashkimin Europian”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Raportet për prokurorimet publike dhe masat kundër pastrimit të parave, Rama: BE dhe Indeksi i Bazelit nuk janë gazeta gjermane apo emisione skandalesh italiane

Integrimi në BE/ Rama: Është përmbyllur faza më
edi rama

TIRANË- Duke folur për procesin e integrimit, kryeministri Edi Rama tha se volumi i detyrave që duhen plotësuar është i madh. Rama tha se Bashkimi Europian nuk dhuron asgjë pa punë, ku mori i shembull Ukrainën, që sipas tij edhe pse aktualisht ka mbështetje të madhe, sërish nuk anëtarësohet pa kryer të gjitha detyrat. 

Ai komentoi edhe raportet e BE dhe Indeksit të Bazelit për prokurorimet publike, ku sipas tij Shqipëria mban vendin e parë, dhe masat kundër pastrimit të parave. Këto raporte sipas kreut të qeverisë nuk janë si gazetat gjermane apo emisionet italiane.

"BE është vendi ku liritë individuale, rendi ligjor dhe insitucionet demokratike janë të garantuara. Volum i detyrave që duhen bërë është i jashtëzakonshëm. BE nuk fal as nuk dhuron asgjë. Edhe Ukraina që ka gjithë këtë mbështetje, nuk anëtarësohet pa kryer gjitha detyrat. Prandaj ky proces është bekim për të ndërtuar Europën këtu. Reformën në Drejtësi nuk mjafton të duash ta bësh duhet dhe të dish ta bësh. Sot, e thotë dhe BE që Shqipëria është vendi i parë në prokurimet publike. Për të arritur në këtë perfundim, BE që nuk është gazetë gjermane, përdor ekspertë që analizojnë vëndet. Shqipëria është e para dhe prokurimet publike hyjnë kapitullin themelor. Sistemi tonë të prokurimeve publike, BE e cilëson sistem europian. Sado e cuditshme tju duket atyre që cdo minutë ditës përdorin fjalën korrupsion. Ato që e barazojnë Shqipërinë me korrupsionin. Del Indeksi i Bazelit që nuk është gazetë gjermane apo emsion skandalesh italiane, që thotë se ka bërë progres në ndalimin e pastrimit të parave. Për të dyja këto e dimë se ku referohen studimet. Tek faktet, jo perceptimet.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Rama: Kuvendi është institucioni që garanton se procesi i integrimit është i harmonizuar dhe transparent

Integrimi në BE/ Rama: Është përmbyllur faza më
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha në takimin, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e akredituar në vendin tonë për procesin e thellimit të reformave, se secili institucion i vendit ka pjesën e tij në procesin e integrimit. 

Rama u shpreh se qeveria, pushteti gjyqësor dhe institucionet e drejtësisë duhet të koordinohen për plotësimin e detyrave përkatëse për integrimin. Ai u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë është inistitucioni i vetëm që i bën gjithë bashkë dhe që garanton se procesi i integrimit është i harmonizuar dhe transparent.

"Në tryezën e negociatave BE nuk negocion me qeverinë por me gjithë Shqipërinë. Secili institucion ka pjesën e vet. Nese duam që 855 masa që lidhen me shtetin e së drejtës, ku 59% të detyrave i ka pushteti gjyqësor dhe institucionet e drejtësisë, duhet të gjithë të biem dakord se duhet të koordinohemi. Në mënyrë që avancimi drejt përfundimit të negociatabve të jetë uniform. Nuk ka kuptim që qeveria i bën të vetat, dhe një pjesë tjetër nuk i bën në kohën e duhur. Cili është institucioni që mund t'i mbledhë të gjithë rreth këtij misioni? Është vetëm një dhe ky është Kuvendi i Shqipërisë. Për natyrën kushtetuese, Kuvendi ka të drejtën dhe detyrën ti thërrasë gjithë dhe t'ju kërkojë dhe llogari. Ky është institucioni që garanton se procesi është i harmonizuar, transparent dhe ka elementin llogaridhënës të gjitha institucioneve. Shqipëria ka tre pushtete, ekzkekutiv, legjislativ dhe gjyqësor. Në ketë proces të tre duhet të udhëhiqen nga sensi për të arritur rezultat.", u shpreh Rama. 

1 VITE ME PARE

"Është përmbyllur faza më themelore për integrimin", Rama: Çdo ndryshim në reformën në drejtësi në funksion të integrimit kalon përmes BE dhe SHBA

Integrimi në BE/ Rama: Është përmbyllur faza më
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në takimin e nivelit të lartë  me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit. Rama tha se Shqipëria ka mbyllur fazën më themelore të procesit të integrimit.

Ai u shpreh se faza tjetër i përket detyrave që duhet të kryejë e gjithë Republika e Shqipërisë. Kryeministri foli edhe për akuzat që me krijimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, po tenton të bllokojë punën e SPAK dhe Reformës në Drejtësi. Më tej u shpreh se PS ishte forca politike që krijoi reformën dhe jo SHBA apo Europa.

"Fatmiri, sebepi i këtij takimi të lartë, tha se ky proces ka startuar një vit më parë. Dokumenti analitik prej 700 faqesh dhe puna e bërë janë pjesë e gjysmës së dytë të ktij viti. Gjysma e parë është konsumuar me frymën e skepticizmit. Lidhur me këtë që ne sot jemi këtu për të diskutuar pasi është përmbyllur një faze e parë themelore për këtë proces. Dyshimet dhe hezitimet kanë qenë shqetësuese se nuk e kemi luksin të humbim kohë për gjëra që janë të qarta. Por kanë qenë edhe provë se pjesa e mbështetësve të sinqerte të rrugës europiane të Shqipërisë nuk e kanë idenë se çfarë është kjo fazë e negociatave për naëtarësimin. Kjo fazë është marramendëse për detyra konkrete që duhet të kryejë Republika e Shqipërisë jo vetëm qeveria. Ambicia jonë është të anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade, shtuar këtu plani i rritjes na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat, dyshimet, ngurrimet le më pastaj me përpjekjet për ta penguar procesin. Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK dhe Reformën në Drejtësi. U tha se po bënim mbledhje sekrete, po thurrnim komplote. Dhe natyrisht kur përmend SPAK ka shumë sensibilitet dhe ka shumë forca që dalin në mbrojtje. Dua t’ua kujtoj të gjithëve, duke filluar nga aleatët tanë strategjikë dhe të gjithë atyre qe janë përfshirë në këtë proces, mos kini asnjë merak konsiderojini si hudhra që do pengojnë syrin e keq për t’ju marrë më sysh, të gjitha akuzat që ju bëhen. PS, forca që qeveris vendin prej 2013, është forca udhëheqëse për reformën në drejtësi, dhe pa këtë forcë, vullnetin e saj të hekurt, jo Amerika, jo Europa, po të gjithë të bëheshin bashkë, nuk do e bënin dot reformën në drejtësi. Sikundër, pa mbështetjen e aleatëve strategjikë, kjo reformë do të kishte një rrugë krejt tjetër dhe do të ishte e pamundur. Nuk kemi kohë as për të humbur dhe as për të pritur ata që kanë një agjendë tjetër dhe që nuk u intereson integrimi në BE, qoftë edhe me arsyen se duan ta bëjnë vetë”, tha Rama.

Ai tha më tej se çdo prekje në reformën në drejtësi në funksion të detyrave të anëtarësimit në BE duhet të kalojë përmes BE dhe SHBA.

“Forca që garanton reformën në drejtësi është Partia Socialiste, nuk duhej të ishte kështu, por kjo është e vërteta. Duhej të ishin të gjitha forcat, por kemi pamundësinë sot për të pasur një mendje për reformën në drejtësi, pasi ka qasje krejt të kundërta. Kemi një fat shumë të madh, që është fati i Shqipërisë dhe ky fat quhet Bashkimi Europian, ku liritë individuale, rendi ligjor dhe institucionet demokratike janë të garantuara". u shpreh ai. 

1 VITE ME PARE

"Integrimi i BP në Bashkimin Europian në krye të prioriteteve", Gonzato: Shqipëria ka një mundësi historike përpara për anëtarësimin në union

Integrimi në BE/ Rama: Është përmbyllur faza më
silvio gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ishte i pranishëm në takimin e nivelit të lartë  me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit. Gjatë fjalës së tij në takim, Gonzato tha se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet në krye të prioriteteve të tyre. Ndër të tjera ai tha se Shqipëria ka një mundësi historike për të përfunduar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. 

Gonzato: Shqipëria ka një mundësi historike përpara, perspektiva për tu bërë anëtare e BE është reale. Institucionet kanë përgjegjësinë historike për të barë realitet këtë.Tashmë gjerat po ecin përpara. Institucionet shqiptare duhet të japin rezultate për një grup reformash dhe objektivash të përkufizuara në fushat si sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat themelore, përfshirë lirinë e medias, konsolidimi i reformës në drejtësi dhe reforma në administratën publike.

Shqipëria është angazhuar të forcojë pavarësinë e magjistratëve dhe sistemit të prokurorisë dhe gjyqësorit për të konsoliduar llogaridhënien dhe integritetin. Do të vazhdojmë të theksojmë se një proces i tillë duhet të përfshijë konsultimin e aktorëve dhe të reket për gjithë përfshirje dhe mbështetje ndërpartiake, ky duhet të mbetet një objektiv nëse nuk është realizuar.

edi rama silvio gonzato

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj