LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Fituesi i 11 majit është PS", Rama: Do ndërtojmë aeroport në Gjirokastër! Shtëpia e shqiptarëve duhet ndërtuar në Europë

• Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme zhvilloi një takim elektoral në Gjirokastër. • Rama gjatë fjalës së tij komentoi sondazhet e publikuara së fundmi në lidhje me rezultatet e mundshme të zgjedhjes. • Ai theksoi se ka ndjekur disa fragmente nga sondazhi që u publikua mbrëmë nga sondazhisit i presidentit Trump. • Rama theksoi se mbeti pa fjalë nga komentet e analistëve dhe se sipas tij nga të dhënat që panë në sondazh ata e quajtën popullin e sëmurë që mbështet PS-në. • Teksa fliste për pjesë të ndryshme të sondazhit, Rama u shpreh se në asnjë moment analistët nuk e vendosën në dyshim se ata mund të jenë gabim dhe se populli ka të drejtë kur thotë që PS-së do të fitojë zgjedhjet dhe se vendi po ecën në drejtimin e duhur. • Rama u shpreh se vite më parë vendi ynë ishte një vend qesharak dhe se nuk kishte asnjë pozicion krah shteteve të tjera.  • Më tej Rama tha se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më parë në këtë pozicion historik dhe se është pranë futjes në familjen evropiane. • Sipas tij në momentin që BE të bën pjesë të saj atëherë vendi është bërë shtet. •  Ai u shpreh se BE nuk të fal dhe nuk jep anëtarësimin sepse i pëlqen një detaj nga vendit teksa mori shembull detin Jon. • Rama u kthye pas në kohë teksa theksoi se 10 vite më parë e kishte të vështirë të takohej më udhëheqësit e Europës. •  Sipas tij gjatë takimeve me krerët e vendeve ai e ndjente se ata në rastin më të mirë kishin keqardhje ose në rastin më të keq përçmim për vendin tonë. • Ai u shpreh se kur mori detyrën në Gjirokastër numëroheshin 6 mijë turistë në vit ndërsa sot ky qytet ka 600 mijë vizitorë. • Sipas tij ky qytet kur mori detyrën po jepte shpirt dhe se me investimet e bërë tani Gjirokastra shkëlqen dhe zhvillohet vazhdimisht. • Rama më tej foli edhe për hapat drejt BE-së teksa theksoi se Shqipëria ndodhet tek pragu i derës së shtëpisë së familjes së madhe europiane si rezultat i besimit dhe vlerësimit që ata kanë krijuar ndaj vendit tonë. • Ai foli edhe në lidhje me planet e tij për mandatin e katërt. • Rama u shpreh se ka një sërë programësh për mbrojtejn sociale. • Ai theksoi se për të gjithë fëmijët autikë ose me aftësi të tjera të veçanta do të dyfishohet mbështetja për nënat e tyre që nga buxheti i vitit të ardhshëm. •  Rama shtoi se në vendin tonë janë 9200 nëna të papuna dhe se qeveria prej disa vitesh jep 25 mln euro për të mbështetur këto nëna duke ju paguar sigurimet shëndetësore e shoqërore. • Kryeministri gjithashtu foli edhe në lidhje me lobimin e PD-së në SHBA. • Rama teksa fliste për lobimin nuk nguroi të ironizonte Lulzim Bashën më një nga "gabimet e tij matematikore". • Sipas Ramës më parë habiteshin me llogaritjen 7 herë 7, 42 ndërkohë që sot kjo llogaritje ka dalë 6 milionë. • Rama shtoi se kontrata e lobimit u bë nga 3 patriotë nga Tropoja të cilët duan të lobojnë në SHBA për të mbrojtur Shqipërinë nga ai dhe për të paraqitur sesa e bukur është opozita të cilën e cilëson kënetë.

14 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Rama: Do ndërtojmë aeroport në Gjirokastër, një pikë ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut!

"Fituesi i 11 majit është PS", Rama: Do ndërtojmë
Rama

GJIROKASTËR- Kreu i partisë socialiste Edi Rama nga Gjirokastra u shpreh i sigurt për votën e gjirokastritëve në 11 maj teksa shpreh se PS do ti fitojë këto zgjedhje. Rama foli më tej për planet për mandatin e katërt ndërsa theksoi se në këto 10 vjet janë investuar 331 milion euro.

Ai tha se janë realizuar 475 projekte me fokus energjia, infrastruktura e turizmi pa lënë më pas bujqësinë e arsimin. Sipas tij niveli i ekonomisë do të rritet nga turizmi dhe paketa e maleve do të vazhdojë edhe në jug. Ai u premtoi gjirokastritëve ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës.

“Tani më është shumë e qartë, si dhe pse deri në fund të kësaj dekade niveli i ekonomisë vendore në këtë qark do të rritet në mënyrë te ndjeshme sepse nga njëra anë turizmi, zhvillimi i agroturizmit, agropërpunimi që do të ketë mbështetje të veçantë, paketa e maleve, do i japë një dorë shumë të mirë sidomos zonave të thella, dhe aeroporti i Gjirokastrës që është funksional për aktivitetet sportive për fluturime sportive, ka rezultar që të jetë pika më ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut”, u shpreh ai.

 

 

1 VITE ME PARE

"Të mos i lëmë të mbijnë!"/ Rama sulmon partitë e vogla opozitare: Në moshë të rinj, por në tru janë të tërë bufa!

"Fituesi i 11 majit është PS", Rama: Do ndërtojmë
edi rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Gjirokastër sulmoi partitë e vogla opozitare në vend, duke u shprehur se janë farë e keqe që polli LSI-në, ndërsa shtoi se nuk duhet lënë që të mbijnë. Rama gjithashtu tha se partitë e vogla s’kanë asnjë ofertë, duke i krahasuar me PD-së dhe Sali Berishën. Me tone ironike Rama tha se këneta ka një buf të mbaruar që i fiken llambat në çdo 3 fjali, ndërsa partitë e reja kanë ca djem të rinj në moshë, por në tru janë të tërë bufa.

“Duhet futur Shqipëria në BE, na ka hapur derën. Ajo është një shtëpi të pasurish, dera hapet kur u intereson atyre.  I keni dëgjuar ata gjoja partitë e reja çfarë thonë ‘po na ra ne rasti, dhe nëse na japin votat shqiptarët për të mos lënë të bëhet qeveri do shkojmë në zgjedhje të parakohshme’. A ju kujton ndonjë gjë kjo? Ata që merren me bujqësi e dinë shumë mirë se çfarë është fara e keqe dhe është ajo farë e keqe që polli të ndjerën LSI. J

u e dini se ç’kemi hequr me atë farë të keqe, sot ajo farë e keqe nuk duhet lënë të mbijë dhe të marrë fushat shqiptare. Sepse s’kanë asnjë ofertë, asgjë të re, po atë gjuhë të kënetës, sharjet e akuzat e kënetës. Këneta ka një buf të mbaruar që i fiken llambat në çdo 3 fjali, kurse ata kanë ca djem të rinj, në moshë, por jo në tru. Në tru janë të tërë bufa të vegjël”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama thirrje shqiptarëve: Fatkeqësisht në Greqi u bë një mish mash, por shkoni merrni zarfin dhe dërgojeni në Tiranë

"Fituesi i 11 majit është PS", Rama: Do ndërtojmë
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin përmbyllës elektoral në Gjirokastër u bëri  thirrje shqiptarëve të Greqisë, të cilët ende nuk e kanë marrë zarfin me fletën e votimit për shkak të vonesave nga DHL, të shkojnë ta marrin vetë atë dhe ta dërgojnë në Tiranë.

Sipas tij në Greqi është bërë një mish mash por ai theksoi se ata kanë kohë për të marrë vendimin e tyre për ta marrë zarfin dhe për të çuar para Shqipërinë në rrugën e saj evropiane. Ai theksoi se me marrjen e pasaportës evropiane ata do të përfitojnë nga njohja e pensioneve pa patur nevojë që vendi ynë ta rrijë marrëveshje me Greqinë.

"Përfitoj nga rasti, t’iu them ju që jeni regjistruar për të votuar në Greqi. Fatkeqësisht në Greqi u bë një mish mash, por mundësia është. Do t’ju lutesha të marrin zarfin, të marrin votën të vendosin edhe ata për të cuar në vend këtë amanet shekullor për t’ju dhënë pasaportën europiane. Ata e kuptojnë më mirë se cdo të thotë kjo pasaportë. Të mos na nxjerrin anash si qytetarë të dorës së dytë kur udhëtojmë drejt BE-së. Kjo është shumë më tepër se kaq.

Iu them atyre në Greqi shumica e të cilëve, u nisën pa rroba në trup, që sot jeton me ankthin e njohjes së pensionit. A do marrin pension, se kanë mbajtur në këmbë ekonominë e Greqisë. E thotë vetë Greqia pa shqiptarët nuk do ndodhte kurrë suksesi I lojërave olimpike. Tani është koha që gjithë ky sukses a do kthehet në një pension të njohur. Kemi bërë 22 marrëveshje, mbyllëm edhe atë me Italinë, me Greqinë është më e vështira. Kemi nisur negociatat, nuk dimë sa kohë mund të marrin,por nëse mbyllim negociatat me BE në 2027 dhe nëse Shqipëria bëhet anëtare e BE brenda kësaj decade, kjo pasaportë në Greqi bën njohjen automatike të pensioneve.

Nuk ka më nevojë për marrëveshje me shtetin. Me këtë pasaportë të njihet cdo ditë pune që ke bërë atje. Fëmijët nuk janë më fëmijë të huaj, që të paguajnë tarifa më të larta. Nuk ka më radhë për lejen e qëndrimit a lejen e punës, bëhen të panevojshme sepse pasaporta kuq e zi ka të njëjtë vlerë. Dhe jo vetëm në Greqi por në cdo vend tjetër. Ata që kanë kaluar malet, janë rropatur nuk mund ta lënë zarfin rrugëve, votën të mbetet si një letër pa vlerë. Duhet ta marrin me cdo kusht dhe ta dërgojnë në tiranë ka edhe disa ditë kohë. Ju bëj thirrje ta dërgojnë në Tiranë, sepse me hyrjen në BE jemi popull europian jo vetëm me zakon por edhe me ligj me pasaportë. Shqiptarët mund të zgjidhet kryetarë komunash, bashkish, anëtarë këshillash bashkiak, eurodeputet. Kjo është zgjedhja e 11 majit," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Shtëpia e shqiptarëve duhet ndërtuar në Europë", Rama: Atë që i kanë bërë këtij populli të mbrapshtit, s’e bënë as armiqtë!

"Fituesi i 11 majit është PS", Rama: Do ndërtojmë
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin përmbyllës elektoral në Gjirokastër foli në lidhje me rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Rama theksoi rëndësinë e votës për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Ai u shpreh se shtëpia e shqiptarëve duhet ndërtuar në Europë. Sipas tij vendi ynë është pjesë e kulturës europiane por sërish jemi ende të huaj në Europë. Rama shtoi se shqiptarët kanë vuajtur ndërvite dhe se qeveria e mëparshme ka bërë atë që as armiku nuk ia bën dot një populli.

"Është diçka shumë më e madhe. Një gjë që me dorën tonë duhet ta bëjmë për të gjithë…rruga drejt Bashkimit Europian. Shtëpia e shqiptarëve duhet ndërtuar në Europë. Rilindasit tanë që dhanë jetën për të mbrojtur gërmat e gjuhës shqipe, u bënë bashkë për të na dhënë një alfabet. Ne jemi pjesë e kulturës europiane. Por sërish jemi ende të huaj sot në Europë…Shqiptarët u penguan, më shumë nga të mbrapshtit brenda vetes se sa nga armiqtë e tyre. Se çfarë i kanë bërë këtij populli nuk janë bënë dot as armiqtë më të egër," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Fituesi i 11 majit është PS", Rama: Tepelena ishte vendi kur njerëzit ktheheshin vetëm për ngushëllime! Kemi ende gjëra për të bërë prandaj na duhet mandati i 4-të

"Fituesi i 11 majit është PS", Rama: Do ndërtojmë
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin përmbyllës elektoral në Gjirokastër u shpreh se fituesi i zgjedhjeve të 11 majit është Partia Socialite. Rama tha se është drejt përmbylljes së programit të furnizimi me ujë të të gjithë territorit. 

Sipas Ramës opozita do të manipulojë opinionin e qytetarëeve por ai shtoi se faktet tregojnë të vërtetat që përgënjeshtrohen. Ai tha se gjatë qeversjes së tij janë regjistuar 300 mijë të punësuar. Rama theksoi se mandati i 4-të u duhet për të përmbyllur planet e tjera që kanë planifikuar.

"Fituesi i 11 majit është PS dhe ata nuk e kujtojnë dot përsenë, sepse kanë kori i bretkosave që u thonë shqiptarëve që këtu ka vetëm krim, varfëri. Sot jemi jemi në përmbyllje të programit të furnizimi me ujë të të gjithë territorit. Ata duan të bëjnë manipulim të opinionit. Mjafton të shkosh në regjistrin e të punësuarve për të parë se sa ishin kur ne morëm detyrën dhe sa janë sot të regjistruar. Do të shohësh se janë mbi 300 mijë të punësuar.

Tepelena ishte vendi kur njerëzit ktheheshin vetëm për ngushëllime. Libohova kur unë kam shkelur për herë të parë ishte një shkretëtirë, sot është pjesë e ofertës turistike të qarkut Gjirokastër. 434 dyer, oferta nga Gjirokastra… Këto janë punë, prodhim vendor, ekonomi vendore. Ndaj unë besoj se kemi bërë gjënë më të mirë të mundshme kur ia kemi bërë zero taksa atyre me biznes të vogël. Ka ende gjëra për të bërë dhe duhet të bëjmë më shumë prandaj na duhet mandati i 4-të," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Gjirokastra e mbylli vitin me 600 mijë turistë," Rama: Kur morëm detyrën ky shesh ishte një parkim për autobusë! S’kishte vend për të imagjinuar një qytet turistik

"Fituesi i 11 majit është PS", Rama: Do ndërtojmë
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin përmbyllës elektoral në Gjirokastër foli në lidhje me arritjet e bëra në këtë qytet në 3 mandate. Rama u shpreh se tani në mandatin e tretë Gjirokastra numëron 600 mijë turisë. 

Ai tha se sheshi ku po mbahej takimi, vite më parë ishtë një parkim për autobusë e makina me një asfalt të rrjepur. Sipas tij para qeverisjes së tij në Gjirokastër nuk imagjinoi se qyteti turistik.

"Më vjen mirë që na jepet mundësia që këtë rrugëtim drejt 11 majit, nga pikëpamja e takimit përmbyllës, sepse rrugëtimi vazhdon deri më derë deri më 11 maj. Ta bëjmë këtu në këtë shesh të transformuar tërësisht. Kur në morëm detyrën ky shesh ishte një parkim për autobusë e makina me një asfalt të rrjepur ku s’kishte vend për të imagjinuar një Gjirokastër turistike. Në atë kohë, dyert ku mund të trokisje për të qëndruar një natë në Gjirokastër dhe numri i turistëve në vit ishte 6 mijë, vjet Gjirokastra e mbylli vitin me 600 mijë turistë," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Shqiptarët na besuan mandatin e parë kur Shqipëria rrezikonte të binte në humnerë" Rama: Sot vendi buzëqesh! Industria e turizmit e gatshme të paguajë më shumë se Greqia

"Fituesi i 11 majit është PS", Rama: Do ndërtojmë
Rama

GJIROKASTËR-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama paraditen e sotme ka zhvilluar takimin përmbyllës elektoral në Gjirokastër. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se kur mori mandatin e parë të qeverisë shqiptarët i besuan vendin i cili sipas tij po rrezikonte humnerën. 

Rama më tej zbuloi një bashkëbisedim që kishte zhvilluar me disa të rinjë që u kthyen nga Greqi për të investuar në vend. Sipas tij një nga problematikat që hasin investitorët e rinj janë forca punëtore. Ai tha se mbetet një sfidë bindja e shqiptarëve për tu rikthyer në vend. Rama shtoi se industria e turizmit është e gatshme të paguajë më mirë se në Greqi.

"E para kur shqiptarët na besuan mandatin e parë kanë ndërhyrë në momentin më kritik kur shqiperia rrezikonte të binte në humnerë për shkak të vetë qeverisë që udhëhiqje nga personi që bekoi Suden dhe Mediun. Ne së bashku nisëm një punë që shihet në fytyrën e rilindur të Gjirokastërs, Tepelepenes, Memaliajt e Dropullit. Para se të vija këtu u takova me disa djemë që kanë bujtina pasi u kthyen nga Greqia. Problemi i tyre nuk është më a kanë apo skanë punë për të bërë investimin e tyrë.

Sot problemi  tyre është si të binin gjirokastrikë që të kthehen këtu dhe të marrin paga më të mira se marrin në Greqi. Dëgjova konkretisht, se industria e turizmit është e gatshme të paguajë më mirë se në Greqi. Duhet ta besoni këtë gjë, nuk duht të degjoni kënetën dhe të pini ujin e kënetës," tha ai.

1 VITE ME PARE

“Në Shqipërinë 2030 paga minimale do të jetë 600 euro,” Rama: Për herë të parë papunësia nën 10%! Ekonomia mbështetet në themele të forta financiare

"Fituesi i 11 majit është PS", Rama: Do ndërtojmë
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Gjirokastra foli në lidhje me situatën ekonomike në vend. Rama u shpreh se ekonomia është e qëndrueshme dhe se rritja ekonomike mbështet në themele shumë të forta të situatës financiare.

Ai u shpreh se kur mori detyrën vendi kishte një borxh 700 milion euro. Sipas tij në vitin 2013 shqiptarët shpëtuan vendin me votën e tyre.

"Borxhi kur morëm detyrën, ne gjetëm mbi 700 milion euro borxh ndaj kompanive. Ndaj them që shqiptarët në 2013 shpëtuan vendin me votën e tyre nga një katastrofë e dytë si ajo e piramidave, për shkak të një qeverisje totalisht të papërgjegjshme. Të gjitha kompanitë që kishin kontrata me shtetin ishin në një situatë “paralize”. Tenderoheshin rrugë pa lekë," tha ai.

Më tej shtoi se për shkak të keqqeverisjes në spitale nuk kishte ilaçe gjatë asaj periudhe.

“Të gjitha kompanitë e kontraktuara nuk mund të furnizonin sepse nuk paguheshin. Ne sot kreditë e këqija u kemi ulur dhe po ashtu edhe borxhin…pabarazia në të ardhura ka qenë një tjetër problem shumë i madh. Sot kemi krijuar në qëndrueshmëri pozitive dhe kemi arsye të besojmë se vitet në vijim do të kemi një rritje të mëtejshme të ekonomisë tonë. Për herë të parë Shqipëria ka papunësi nën 10 %.

Në Shqipërinë 2030 paga minimale do të jetë minimumi 600 euro…Për pensionet kemi një tjetër pasqyrë shumë kuptim plotë. Në vitet kur u godit ideja e pensionit në mënyrën më barbare ndodhi fillimi i hapjes së një grope shumë të madhe. Shumë njerëz u konsideruan pensionistë në moshën 40 vjeç. Ne nuk kishim një sistem sigurimesh të qëndrueshëm. Kur morëm detyrën ne bëmë reformën për pensionet”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Rama: Për të gjithë fëmijët me aftësi të veçanta do të dyfishojmë buxhetin për mbështetjen e nënave të tyre!

"Fituesi i 11 majit është PS", Rama: Do ndërtojmë
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama  gjatë fjalës së tij nga Gjirokastra ka folur në lidhje me planet e tij për mandatin e katër. Rama u shpreh se ka një sërë programësh për mbrojtejn sociale. 

Ai theksoi se për të gjithë fëmijët autikë ose me aftësi të tjera të veçanta do të dyfishohet mbështetja për nënat e tyre që nga buxheti i vitit të ardhshëm. Rama shtoi se në vendin tonë janë 9200 nëna të papuna dhe se qeveria prej disa vitesh jep 25 mln euro për të mbështetur këto nëna duke ju paguar sigurimet shëndetësore e shoqërore.

"Tek programet për mbrojtjen sociale. Janë një sërë programesh që ne i kemi hapur rishtaz. Për të gjithë fëmijët autikë, ose me aftësi të tjera të veçanta ne do të dyfishojmë që në buxhetin e vitit të ardhshëm mbështetjen për nënat e tyre.

Janë 9200 nëna të papuna me 3 ose më shumë fëmijë. Ne prej disa vitesh japin 25 mln euro për të mbështetur këto nëna duke ju paguar sigurimet shëndetësore e shoqërore, kur t’ju vijë dita e pensionit nuk do të mbeten pa pension, por do të marrin pension dinjitoz," tha ai.

1 VITE ME PARE

“7 herë 7 u bë 6 milionë me kontratat e patriotëve," Rama: Lobojnë në SHBA për të mbrojtur Shqipërinë nga unë dhe sesa e bukur është këneta!

"Fituesi i 11 majit është PS", Rama: Do ndërtojmë
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Gjirokastra ka folur edhe në lidhje me lobimin e PD-së në SHBA. Rama teksa fliste për lobimin nuk nguroi të ironizonte Lulzim Bashën më një nga "gabimet e tij matematikore". Sipas Ramës më parë habiteshin me llogaritjen 7 herë 7, 42 ndërkohë që sot kjo llogaritje ka dalë 6 milionë.

Rama shtoi se kontrata e lobimit u bë nga 3 patriotë nga Tropoja të cilët duan të lobojnë në SHBA për të mbrojtur Shqipërinë nga ai dhe për të paraqitur sesa e bukur është opozita të cilën e cilëson kënetë. 

"7 herë 7 42 habiteshim por nuk kishim parë gjë akoma se u bë 6 mln tani me kontratat e patriotëve, 3 patriotë nga e njëjta familje në Tropojë u lindi në zemër të shpenzojnë 6 mln dhe të mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe ju dhe të lobojnë në Amerikë se sa e bukur është këneta.

Është e habitshme sesi pastaj, shihja në raportet që më vijnë, se në kënetë thuhet se ca është 6 mln. Kjo nuk është asgjë me ca ka bërë Edi Rama në qeveri, narkoregjimi. Domethënë është fundi ky," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Gjirokastra kur morëm detyrën kishte 6 mijë turistë, sot ka 600 mijë në vit," Rama: Ky qytet ngjante sikur po jepte shpirt, sot merr frymë!

"Fituesi i 11 majit është PS", Rama: Do ndërtojmë
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Gjirokastra ka folur në lidhje me arritjet e qeverisjes së tij në këto 3 mandate. Teksa u kthye disa vite pas në kohë Rama u shpreh se kur mori detyrën në Gjirokastër numëroheshin 6 mijë turistë në vit ndërsa sot ky qytet ka 600 mijë vizitorë.

Sipas tij ky qytet kur mori detyrën po jepte shpirt dhe se me investimet e bërë tani Gjirokastra shkëlqen dhe zhvillohet vazhdimisht. Rama më tej foli edhe për hapat drejt BE-së teksa theksoi se Shqipëria ndodhet tek pragu i derës së shtëpisë së familjes së madhe europiane si rezultat i besimit dhe vlerësimit që ata kanë krijuar ndaj vendit tonë.

"Njerëzit votojnë me shumicë, sepse shumë nga gjërat që bëhen arrijnë drejtpërdrejt tek njerëzit. Gjirokastra kur ne morëm detyrën kishte 6 mijë turistë në vit, ndërsa vjet kishte 600 mijë, këtë berberhanet e përqeshin. Ndërkohë gjirokastritët e dinë. Ky qytet ngjante sikur po jepte shpirt, sot merr frymë, rritet zhvillohet dhe shkëlqen hap pas hapi. Dhe them se do të ishte e udhës që t’ju tregojmë njerëzve disa të dhëna që nuk i dinë.

Thonë se s’ka ujë, drita dhe s’ka bukë…Por ka shumë njerëz që e dinë që gjërat janë përmirësuar. Dhe kur vjen puna tek ekonomia, nuk mund ta mbulosh me lule sepse njerëzit e ndjejnë në shtëpinë e tyre. Nëse sot jemi tek pragu i derës së shtëpisë së familjes së madhe europiane, kjo nuk është rezultat i asgjëje tjetër, veçse i besimit dhe vlerësimit që ata në atë shtëpi kanë krijuar ndaj nesh dhe nuk e kanë krijuar se kanë rënë në sevda me atletet e mia, por sepse BE ka një makineri, që ndjek çdo gjë që ndodh në një vend që pretendon të hyjë në atë shtëpi," tha ai.

1 VITE ME PARE

"BE-ja nuk të fal se u pëlqen deti Jon," Rama: Para 10 vitesh ishte shumë e rëndë për mua kur takoja udhëheqësit e Europës! E ndjeja keqardhjen dhe përçmim për vendin tonë

"Fituesi i 11 majit është PS", Rama: Do ndërtojmë
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Gjirokastra ka folur në lidhje me rëndësinë e anëtarësimit të vendit në BE. Rama theksoi se Bashkimi Evropian ka një makineri ndër më të mëdhat buroktratike në botë që ndjek 24 orë në 7 ditë të javës çdo hap që ndërmerr një vend.

Ai u shpreh se BE nuk të fal dhe nuk jep anëtarësimin sepse i pëlqen një detaj nga vendit teksa mori shembull detin Jon. Rama u kthye pas në kohë teksa theksoi se 10 vite më parë e kishte të vështirë të takohej më udhëheqësit e Europës. Sipas tij gjatë takimeve me krerët e vendeve ai e ndjentë se ata ndjenin në rastin më të mirë keqardhje ose në rastin më të keq përçmim për vendin tonë. 

"BE ka një makineri që është makineria më e madhe burokratike e botës që ndjek 24 orë 7 ditë të javës cdo gjë. Nuk të falin as për sytë e bukur, as e u pëlqen deti jon, sepse dua të dinë që ky shteti i ri që po fusim brenda a i përmbush standardet tona? Këtë gjë nuk e llogarit njeri, deri para 10 vitesh ne ishim një vend që më besoni, ishte shumë e rëndë për mua kur takoja udhëheqësit e Europës, sepse e ndjeja që kishte në brendësinë e tyre një ndjesi, që në rastin më të mirë ishte keqardhje, në rastin më të keq ishte përçmim për vendin tonë.

Dhe jo pa faj, se ishim një vend qesharak, komplet qesharak, që nuk kishte asnjë lloj pozicioni, asnjë lloj respekti, thjesht formalitet. Ishte tamam kur tako dikë që ti e sheh që po të dëgjon, por po të sheh në një mënyrë që të thotë mbaro tani se kam punë do iki. Shqipëria kurrë nuk ka qenë në këtë pozicion që është sot ndërkombëtarisht. Kjo nuk ka ndodhur se kanë zbuluar ata detin dhe malin, por sepse procesi ynë i shtetbërjes po shkon drejt përmbylljes. Në momentin që BE të fut brenda, ti je bërë shtet," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Ishim një vend qesharak," Rama nga Gjirokastra: Në momentin që BE të fut brenda, ti je bërë shtet!

"Fituesi i 11 majit është PS", Rama: Do ndërtojmë
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Gjirokastra ka folur në lidhje me pozicionin që ndodhet vendi ynë teksa ka të hapur një mundësi drejt anëtarësimit drejt BE-së. Rama u shpreh se vite më parë vendi ynë ishte një vend qesharak dhe se nuk kishte asnjë pozicion krah shteteve të tjera. 

Më tej Rama tha se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më parë në këtë pozicion historik dhe se është pranë futjes në familjen evropiane. Sipas tij në momentin që BE të bën pjesë të saj atëherë vendi është bërë shtet.

"Ishim një vend qesharak, që nuk kishte asnjë lloj pozicioni. Ishte sikur takon dikë që të shikon në një mënyrë që fol se do iki. Shqipëria nuk ka qenë kurrë në këtë pozicion historik. Në momentin që BE të fute brenda, ti je bërë shtet. Mund të kesh 1 mijë e 1 gjëra që duhet përmirësuar por je bërë shtet.

Po e filloj me këtë të dhënë. Duhet të mjaftonte berberhaneve që ti jepnin shumicës një mundësi dhe ta konsideronin si të arsyshëm kur thonë se e mbështërsin PS-në dhe mos ti quajnë të sëmurë. Sa herë flitet në kanalet e kënetes se këtu nuk ka asgjë por ja që shifra flet vete. PPB është ajo që vendi prodhon në tëresinë e saj. Sa e ke kapacitetin si vend, më pas se 10 miliardë kur morëm detyren dhe tani kemi kaluar më rritje 2 herë e gjysmë," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Mbeta pa fjalë", Rama komenton analizat e sondazheve: Interpretimi i tyre ishte se populli ishte i sëmurë! Si nuk e shtruan pyetjen se mos janë ata gabim dhe populli ka të drejtë

"Fituesi i 11 majit është PS", Rama: Do ndërtojmë
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme po zhvillon një takim elektoral në Gjirokastër. Rama gjatë fjalës së tij komentoi sondazhet e publikuara së fundmi në lidhje me rezultatet e mundshme të zgjedhjes. Ai theksoi se ka ndjekur disa fragmente nga sondazhi që u publikua mbrëmë nga sondazhisit i presidentit Trump.

Rama theksoi se mbeti pa fjalë nga komentet e analistëve dhe se sipas tij nga të dhënat që panë në sondazh ata e quajtën popullin e sëmurë që mbështet PS-në. Teksa fliste për pjesë të ndryshme të sondazhit, Rama u shpreh se në asnjë moment analistët nuk e vendosën në dyshim se ata mund të jenë gabim dhe se populli ka të dejtë kur thotë që PS-së do të fitojë zgjedhjet dhe se vendi po ecën në drejtimin e duhur.

"Kam pasur një moment, vertetë të veçantë e kamë thënë edhe në vende të tjera kur më thanë që do dilnin sondazhet e sondazhisitit të presidentit Trump. Ai është profesinist në këtë fushë. Isha kurioz, une nuk shoh lajme dhe debate. I marr në mëngjes nga punonjësit në kryeminstri në mënyrë të përmbledhur. 

Për të ndjekur sondazhin ishte pasmesnate, hyra dhe e pash në youtube disa copëza. Mbeta pa fjalë. nuk mund ta imagjinoja se ajo qe po dëgjoja është reale. Paraqitje grafiku për drejtimin e vendit, një nga pyetjet më të rëndësshmë nëse vendi poo ecën në rrugën e duhur apo jo. Nuk është shumë e zakonshme që në kohërat që jëtojmë, që shumica të thojë që vendi po ecën në rrugën e duhur. Edhe fillonin analistët dhe në mënyrën më të habitshme, interpretimi i tyre ishte se populli ishte i sëmurë. 

Pastaj vinte grafiku tjetër, shumica mendonte se do të votonte PS. Situata u bë edhe më e rëndë, komenti ishte populli ishte cmendur, Edhe i bënin pyetje atij tipit, nuk e dia se ca ka menduar, me siguri nuk i ka ardhur mirë nga pyetjet që i kanë ardhur. Kush mendon se do fitojën, shumica me PS-në. Aty u përshkallëzua situata, Rama i ka blerë të tërë. Njëri më i zgjuar se tjetri tha se është një situatë ku njerëzit nga frika thonë se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Si nuk shtronte asnjëri pyetje mos vallë unë që jam këtu për të komentuar jam gabim dhe shumica e popullit ka të drejtë.," tha ai.

rama

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje