LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Ishin farsa më e shëmtuar elektorale në 34 vitet e fundit"/ Berisha për rezultatet e 11 majit: Edi Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat! Ai do të përgjigjet për këtë batërdi elektorale

• Kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se qëllimi më i madh i Partisë Demokratike është e drejta e shqiptarëve për të votuar si qytetar të lirë. • Në një konferencë për mediat, Berisha tha se ata persona që nuk e mbështesin këtë, janë thjeshtë një stoli i narkodiktatorit, altoparlant dhe lakej të Ramës. • Berisha tha se rezultati nuk ka të bëjë me vullnetin e lirë të shqiptarëve të Diasporës duke shtuar se kjo është e vërteta. Berisha shtoi se se ata kanë të dhëna të sigurta të manipulimeve monstruoze që janë bërë me votën e emigrantëve në Greqi, Itali, Romë veçanërisht dhe disa zona të tjera. • Ndër të tjera Berisha tha se do të dokumentojnë çdo blerje vote, çdo dhunim të hapur, publik dhe të fshehur të ligjeve të vendit. • Ai shtoi se këto zgjedhje ishin farsa elektorale më e shëmtuar e 34 viteve në Shqipëri.  • Kryedemokrati tha se Edi Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat të fituar dhe se do të përgjigjet për këtë batërdi elektorale duke shtuar se Rama ka shpalosur armiqësinë më të egër ndaj lirisë dhe votës së lirë të shqiptarëve. • Berisha u shpreh më tej se rezulatatet janë që të gjitha të fabrikuara në mënyrën më të turpshme dhe më të paimagjinueshme.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Rezultatet janë të fabrikuara"/ Berisha: Edi Rama këtë mandat nuk do ta gëzojë dhe do të përgjigjet për këtë batërdi elektorale

"Ishin farsa më e shëmtuar elektorale në 34 vitet e
Sali Berisha

TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sot se Edi Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat të fituar. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se kryeministri do të përgjigjet për lëtë batërdi elektorale duke shtuar se Rama ka shpalosur armiqësinë më të egër ndaj lirisë dhe votës së lirë të shqiptarëve. Berisha u shpreh më tej se rezulatatet janë që të gjitha të fabrikuara në mënyrën më të turpshme dhe më të paimagjinueshme.

"Unë e thashë këtë, ato janë që të gjitha rezultate të fabrikuara në mënyrën më të turpshme, më të paimagjinueshme. Por ato do të marrin ndëshkimin ndërkombëtar. Beteja është e hapur në të gjitha frontet.
Garantoj që shpejt do të jetë dita, kur ambasadat e narkodiktatorit do rrethohen në të gjitha kryeqytetet e vendit, nga populli që iu shkelmua vota. E ky është vetëm një hap. Pra, Edi Rama ka shpalosur armiqësinë më të egër ndaj lirisë dhe votës së lirë të shqiptarëve. Unë kam bindjen më të thellë se këtë mandat nuk do ta gëzojë dhe se, ai do të përgjigjet do të përgjigjet deri më një, për këtë masakër elektorale, batërdi elektorale që kreu, për këtë farsë të turpshme elektorale që bëri haptas, pa asnjë kufizim," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha: Faktori ndërkombëtar do të qëndrojë i palëkundur në anën e votës së lirë të shqiptarëve

"Ishin farsa më e shëmtuar elektorale në 34 vitet e
Sali Berisha

TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur bindjen ditën e sotme se faktori ndërkombëtar do të qëndrojë i palëkundur në anën e votës së lirë të shqiptarëve. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se do të dokumentojnë çdo blerje vote, çdo dhunim të hapur, publik dhe të fshehur të ligjeve të vendit. Ai shtoi se këto zgjedhje ishin farsa elektorale më e shëmtuar e 34 viteve në Shqipëri.

"Absolutisht kam bindjen më të thellë, se faktori ndërkombëtar do të qëndrojë i palëkundur në anën e votës së lirë të shqiptarëve. Jam shumë i bindur në këtë. Janë shumë të paktë ata që për hir të karriges së Edi Ramës, do të pranonin të sakrifikonin të drejtën e votës së lirë të shqiptarëve. Ne do të dokumentojmë çdo blerje, çdo dhunim të hapur, publik dhe të fshehur të ligjeve të vendit. Zgjedhjet ishin farsa elektorale më e shëmtuar e 34 viteve në Shqipëri. Kjo është e vërteta... Partia Demokratike do të angazhohet si në lëvizje të fuqishme të fuqishme brenda vendit, por dhe në dialog intensiv dhe takime intensive me organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere mike, për të vërtetuar të gjithë shëmtinë e farsës elektorale të datës 11 maj 2025," tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS, nuk ka të bëjë me vullnetin e lirë të shqiptarëve në diasporë

"Ishin farsa më e shëmtuar elektorale në 34 vitet e
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të Partisë Socialiste. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se rezultati nuk ka të bëjë me vullnetin e lirë të shqiptarëve të Diasporës duke shtuar se kjo është e vërteta. Berisha tha më tej se ata kanë të dhëna të sigurta të manipulimeve monstruoze që janë bërë me votën e emigrantëve në Greqi, Itali, Romë veçanërisht dhe disa zona të tjera.

"Qëndrimi ynë është ky; ne kemi të dhëna të sigurta, të manipulimeve monstruoze që janë bërë me votën e emigrantëve në Greqi, në Itali, në Romë veçanërisht dhe disa zona të tjera, por edhe në ndonjë vend tjetër.
Ne kemi të dhëna, kemi dhe mekanizmin, por ne po ndjekim procesin, sepse ndjekja e procesit, çka do të thotë; qëndrimi në proces është një domosdoshmëri që buron nga respekti për ligjin dhe shtetin ligjor.
Kurse rezultati në kutitë e votimit është i tëri i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS-së dhe nuk ka asgjë të bëjë me vullnetin e lirë të shqiptarëve në diasporë.
Kjo është e vërteta," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

"E drejta e shqiptarëve për të votuar si qytetar të lirë, është qëllimi më madh i yni"/ Berisha: Ata që se mbështesin, janë lakej të Ramës

"Ishin farsa më e shëmtuar elektorale në 34 vitet e
Sali Berisha

TIRANAKryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se qëllimi më i madh i Partisë Demokratike është e drejta e shqiptarëve për të votuar si qytetar të lirë. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se ata persona që nuk e mbështesin këtë, janë thjeshtë një stoli i narkodiktatorit, altoparlant dhe lakej të Ramës. Berisha shtoi më tej se do të qëndrojnë me të gjithë potencialin dhe fuqinë e tyre. 

"Nga ana tjetër, së bashku me Fatmir Mediun, në seancën plenare të byrosë ekzekutive ku merrnin pjesë kryetarët dhe përfaqësues e të gjitha partive politike, të aderuara në IDU, ai ishte një rast i artë për të bërë avokatinë e votës së vjedhur të qytetarëve shqiptarë, para lidershipit ndërkombëtar të qendrës së djathtë dhe forcës konservatore.

Në këtë kuadër raporti i vëzhguesve ndërkombëtar, OSBE-ODIHR, Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, janë një dokument jashtëzakonisht i çmuar. Por faktet tronditëse të marra nga ky raport dhe gjetjet tona u paraqitën në seancën plenare, të debateve për gjendjen në botë, dhe zgjuan indinjatë dhe dënim nga të pranishmit, të cilët kuptuan se gjendja në Shqipëri, ishte gjendja e një narkodiktature e ngjashme me Venezuelën e Maduros, apo regjime të tjera të ngjashme të drogës dhe krimit.

Si përfundim, mund ti them shqiptarëve se, ky hap i parë shumë i rëndësishëm në mbrojtje të votës së tyre, që vinte pas një seri aktesh madhore të mishëruara me 4 rezoluta që dënojnë narkoregjimin e Edi Ramës, ishte pra edhe një vazhdimësi dhe një sukses tjetër në realizimin e qëllimit tonë.
Beteja për mbrojtjen e votës, është një betejë që do zhvillohet në Shqipëri, por do zhvillohet dhe jashtë saj, por zgjedhjet janë një proces që janë sa kombëtar, aq dhe ndërkombëtar.
Ne jemi të angazhuar të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur, për të rikthyer të drejtën e shqiptarëve për të votuar si qytetar të lirë.

Ky është qëllimi më madhor i PD-së dhe opozitës së vërtetë shqiptare. Sot ata që nuk përcaktojnë si qëllimin më madhor këtë objektiv, janë thjeshtë një stoli i narkodiktatorit, altoparlant, apo lakej të tij. Ne do të qëndrojmë me të gjithë potencialin dhe fuqinë tonë," tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

"Ishin farsa më e shëmtuar elektorale e 34 viteve të fundit", Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

"Ishin farsa më e shëmtuar elektorale në 34 vitet e
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në një deklaratë për mediat se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri përfaqësojnë atë që ai e quajti "farsa më e rëndë elektorale në 34 vitet e fundit".

Një ditë më parë, Berisha mori pjesë në forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, tha se kishte denoncuar para përfaqësuesve të qendrës së djathtë dhe institucioneve europiane vjedhjen e votës nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Ai i ka krahasuar zgjedhjet në Shqipëri me proceset zgjedhore të diktaturës së Mugabe në Zimbabve.

"Mirëdita! Dje u ktheva nga Brukseli, ku mora pjesë në forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, organizatë që grupon 87 parti politike të qendrës së djathtë dhe konservatore nga të gjitha vendet e botës. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë. Denoncimi i farsës më të shëmtuar elektorale, të 34 viteve të fundit, farsës së zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Gjatë dy ditëve të qëndrimit tim në Bruksel, 15 dhe 16 maj, unë pata takime intensive me drejtuesit më kryesorë të Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, presidentin Stefan Harper, sekretaren e përgjithshme, Tina Mercep. Ndër të tjera takova shumë miq të vjetër, por dhe miq të rinj udhëheqës të forcave politike kryesore të qendrës së djathtë në Europë dhe botë. Takova Europarlamentar me interesa për zhvillimin e proceseve elektorale në Shqipëri. Përfaqësues të rëndësishëm të qendrës së djathtë në Parlamentin Europian.

Në të gjitha këto takime, unë njoha bashkëbiseduesit e mi, me vjedhjen e madhe të hapur dhe publike të votës së qytetarëve shqiptarë, nga narkodiktatori Edi Rama, dhe në këtë aspekt u paraqitën vendimet e qeverisë për bonusin famoz, 100 euro për votë për çdo pensionist, 76 mln euro. Vendimi për të falur gjobat, 200 mln euro. Punësimet dhjetëra, e mijëra punësime për votë. Dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë. Janë këto akte të cilat rrëzojnë në mënyrë përfundimtare farsën elektorale të 11 majit. Pa llogaritur këtu ndërhyrjet e fuqishme të krimit të organizuar në 20 bashki të vendit dhe në 10 qarqe. Rezultatet e këtyre ndërhyrjeve kulmuan me më të votuarit e të votuarve në Shqipëri, persona anonim si Sara Mila, Arkend  Balla, etj. Pra, në totalitet do ta përmbledh se çfarë ishin zgjedhjet në Shqipëri me një fjalën e një miku të çmuar të Shqipërisë. Zgjedhjet në Shqipëri, deklaroi ai, ishin të njëjta me ato që kisha parë dekada me parë në Zimbabve, të diktatorit Mugabe.", tha Berisha. 

sali berisha zgjedhjet e 11 majit edi rama

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër