Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit. • Berisha u shpreh se procesi zgjedhor nuk ishte i tillë por ishte një farsë elektorale. • Ai tha se është shkelur hapur dokumenti i Kopenhagenit për zgjedhjet e lira, Kushtetuta e vendit dhe Kodi Zgjedhor. • Kryedemokrati tha më tej se më 11 maj nuk ka pasur garë dhe si rrjedhojë nuk ka pasur proces zgjedhor. • Berisha tha se në vijim do paraqesë dokumente që tregojnë manipulimin me votën e diasporës. • Ai u shpreh se nëse KQZ-ja do i përmbahej ligjit, nuk do nxirrte rezultatin. • Berisha tha se opozita shqiptare do të angazhohet me të gjitha potencialet e saj në dy fronte, ku një prej tyre ishte bisedimet intensive me komunitetin ndërkombëtar. • Kreu i PD-së tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të parat që u dënuan nga ndërkombëtarët ende pa u zhvilluar. • Berisha tha se në këto zgjedhje shteti doli komplet kundër qytetarëve duke iu bërë presione nga më të ndryshmet, ndërsa shtoi se SPAK ishte në krah të qeverisë në këtë proces duke heshtur para dhjetëra padive apo veprimtarive të bandave kriminale. • Lideri i opozitës tha se ajo që ai e cilëson si "farsë elektorale", u paralajmërua në 4 rezoluta ndërkombëtare. • Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar në këto zgjedhje ka qenë më syhapur se kurrë ndonjëherë në zgjedhjet e një vendi tjetër. •. Berisha u shpreh se PD dhe aleatët e saj janë të një mendimi të palëkundur se me kryeministrin Edi Rama ka vetëm farsa zgjedhore dhe jo zgjedhje të lira. • Sipas tij beteja kundër farsës zgjedhore është një proces. • Berisha theksoi se nuk ka asgjë më themelore për një vend se sa rikthimi i votës së lirë. • Kryedemokrati shtoi se ka dy rrugë për të përballuar farsën zgjedhore atë paqësore dhe atë të armatosur. Ai shtoi se PD ka zgjedhur rrugën paqësore ku beson se do ia dalë.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në deklarëtën për mediat ka komentuar raportin paraprak të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Berisha theksoi se raporti dëshmon se zgjedhjet ishin një farsë elektorale.
Ai shtoi se në raport shkruhet për kushte të pabarabarta të cilat u mbajtën zgjedhjet. Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Ram që të mos bëjë përpjekje për të ndërhyrë mbi dokumentet. Kryedemokrati më tej mori shembull një rast nga Këshilli i Evropës teksa theksoi se Ramës ia anulluan darkën nga sjellja e tij. Sipas tij pas anulimit të darkës janë dërguar mesazhe kërcënuese tëk personat që morën këtë vendim.
"Absolutisht fjalë për fjalë. Në çdo kapitull. Cilido që lexon raportin e OSBE/ODIHR dhe të gjithë vëzhguesve, se ky raporti paraprak është i përbashkët mes OSBE/ODIHR, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, i ka paraqitur të gjitha me vërtetësi. Natyrisht me gjuhën e raporteve, por ndër të tjera citohet në raport direkt edhe ky dokument. Citohet në raport ky dokument dhe ato citime në raport bazuar në këtë dokument, ato përmbysin, ato dëshmojnë për farsë elektorale.
Ku aty shkruhet për kushte të pabarabarta. Ku aty shuhet se u shua kufiri midis shtetit dhe partisë. Ata nuk i nxjerrin nga xhepi i tyre, ata i nxjerrin nga dokumenti i Kopenhagenit. Por për hir të së vërtetës, e kanë cituar. Kështu që zgjedhjet janë farsë. Ishin farsë elektorale. Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje, zhvillon farsë. Dhe e paralajmëroj të mos bëjë asnjë lloj përpjekje, ndërhyrje mbi dokumentacione dhe të tjera që i ka të zakonshme. Ua tregova unë historinë se çfarë ndodhi në Këshillin e Europës.
Ia anuluan darkën për sjelljen e tij si me qenë i biri i Gadafit apo i Enver Hoxhës, dhe pastaj fluturuan qindra mesazhe kërcënimi tek personalitete që i anuluan darkën. I them mos guxo të përzihesh në asnjë lloj procesi sepse këtë e ke gatuar vetë dhe nuk e ke gatuar me datë 11, e ke përgatitur në mënyrën më kriminale," tha ai.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në deklaratë për media ka folur në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Berisha u shpreh se PD dhe aleatët e saj janë të një mendimi të palëkundur se me kryeministrin Edi Rama ka vetëm farsa zgjedhore dhe jo zgjedhje të lira.
Sipas tij beteja kundër farsës zgjedhore është një proces. Berisha theksoi se nuk ka asgjë më themelore për një vend se sa rikthimi i votës së lirë. Kryedemokrati shtoi se ka dy rrugë për të përballuar farsën zgjedhore atë paqësore dhe atë të armatosur. Ai shtoi se PD ka zgjedhur rrugën paqësore ku beson se do ia dalë.
"Në aparencë është siç thoni ju, por po të lexosh katër rezolutat e të gjitha partive që sot qeverisin botën në të katër anët e saj, tregon se PD dhe aleatët tanë, janë të një mendimi të palëkundur se me Edi Ramën ka vetëm farsa zgjedhore dhe jo zgjedhje të lira. Por, beteja kundër farsës zgjedhore është një proces. Është themelor, nuk ka asgjë më themelore për një vend se sa rikthimi i votës së lirë.
Vetëm se ata duhet ta marrësh si proces. Ka dy rrugë, rrugën paqësore, për të cilën ne jemi të përcaktuar dhe që kërkon një proces. Ka pastaj rrugën e armatosur me guerile, por ne nuk jemi të kësaj rruge, ne e kemi bërë të qartë nga viti 1990 gjer sot, ne jemi parti e këtij orientimi, nuk heqim dorë. Besojmë se ne do t’ia dalim... ...Asnjë moment nuk ka ndodhur që ne kemi pasur besim tek Edi Rama. Jo! Por, nga ana tjetër, mbështetje për qeveri teknike ne kemi garantuar dhe rezolutat e CDI dhe IDU kërkojnë krijimin e qeverisë teknike. Pra, beteja është në vazhdim. Betejë që shqiptarët të votojnë të lirë," tha ai.
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot për mediat se ajo që ai e cilëson si "farsë elektorale", u paralajmërua në 4 rezoluta ndërkombëtare. Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar në këto zgjedhje ka qenë më syhapur se kurrë ndonjëherë në zgjedhjet e një vendi tjetër.
I pyetur lidhur me kontratën e lobimit të PD-së në SHBA, Berisha tha se kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet, por ka të bëjë me veprimtarinë normale të PD-së. Ai theksoi se ka një fondacion atdhetar, shqiptaro-amerikan që ka ofruar një shërbim nëpërmjet një kompanie.
"Unë ju kuptoj dhe ju jap të drejtë, gjithmonë në këto situata mund të shtrohen shumë pyetje. Por të gjitha këto, duhet parë konteksti. Në kontekstin e një farse elektorale, farsa është farsë, nuk është zgjedhje. Nuk mund të bësh më fjalë për zgjedhje, është farsë. Një farsë është një farsë.
Në këtë kuadër gjithçka u zhvillua në kuadrin e një farse, por kësaj here, një farse të paralajmëruar, të parathënë në 4 dokumente ndërkombëtare, në një hiring shumë serioz, gjatë fushatës të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe një hiring tjetër, po gjatë fushatës të Këshillit të Europës.
Pra komuniteti ndërkombëtar ka qenë syçelë ndaj këtyre zgjedhjeve, si kurrë ndonjëherë në zgjedhjet e një vendi tjetër.
Pse? Sepse komuniteti ndërkombëtar nuk i lejon vetes kurrë të niset me paragjykim, të firmosë dokumente mbi bazë paragjykimi. Jo atë nuk e bëjnë.
Bëj çfarë do përpjekje, por ai që synon ta shtyjë komunitetin ndërkombëtar drejt paragjykimit, ai është i dështuar, bën luftë me mullinjtë e erës, nuk e realizon kurrë.", u shpreh ai.
I pyetur lidhur me kontratën e lobimit të PD-së në SHBA, Berisha tha se kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet, por ka të bëjë me veprimtarinë normale të PD-së. Ai theksoi se ka një fondacion atdhetar, shqiptaro-amerikan që ka ofruar një shërbim nëpërmjet një kompanie.
"Tani, çështje që nuk ka të bëjë me zgjedhjet. Ka të bëjë me veprimtarinë normale të PD-së, dhe ka një fondacion atdhetar, shqiptaro-amerikan që ka ofruar një shërbim nëpërmjet një kompanie, për të cilin nuk ka asnjë vendim për tu tërhequr, por që ekziston një klauzolë që në çdo kohë, palët mund të tërhiqen.", tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka theksuar në deklaratën e sotme për mediat se ky proces zgjedhor ishte një farsë elektorale.
Berisha tha se në këto zgjedhje shteti doli komplet kundër qytetarëve duke iu bërë presione nga më të ndryshmet. Ai u shpreh se më 11 maj është goditur demokracia shqiptare.
Kryedemokrati tha se SPAK ishte në krah të qeverisë në këtë proces duke heshtur para dhjetëra padive apo veprimtarive të bandave kriminale.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Pra, të dashur qytetare dhe qytetarë, zgjedhjet nuk ishin. Kjo ishte një farsë e turpshme elektorale. Më e turpshmja në historinë 32-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri. Në këto zgjedhje, si kurrë më parë, shteti i tërë doli lakuriq në tërë shëmtinë e tij kundër qytetarëve. Për të bërë presione nga më të ndryshmet, përdori të gjitha mjetet te tij, përdori nëpunësit e tij për forma nga më të ndryshme presioni. Ndaj të dashur qytetarë dijeni se me 11 Maj ka ndodhur një gjëmë e madhe për demokracinë shqiptare. Referojuni këtij dokumenti ndërkombëtar, dokumentit të Kopenhagenit, i detyrueshëm për çdo vend demokratik që zhvillon zgjedhje dhe zgjedh qeverinë me votën e qytetarëve. Kurrë ndonjëherë, një parti e transformuar në shtet dhe mafie nuk është vërsulur më me egërsi ndaj qytetarëve shqiptarë siç është vërsulur narkoshteti i Edi Ramës.
Ndaj ju lutem lexoni pikën 5, fraksion 4 të dokumentit të Kopenhagenit.
Tjetër, Shqipëria është zotuar sipas pikës 5, 5, se veprimtaria e qeverisë dhe administratës, si dhe e sistemit të drejtësisë, do ushtrohen në përputhje me sistemin e vendosur me ligj dhe në respekt të atij sistemi. E morët vesh ju se si veproi administrata gjatë këtij procesi, se si e mbylli gojën, se si shërbeu si shpifë e partisë, Skapi i Dumanit, se si heshti para dhjetëra e dhjetëra padive, para veprimtarisë më të egër kriminale të bandave. E morët vesh ju se si sistemi i drejtësisë u përdor për të burgosur liderët e tre partive kryesore opozitare dhe marrë mandate të tjera. Për të ushtruar terror politik mbi opozitën.
Zgjedhjet pra nuk ishin, ishte një farsë. Dhe ata që duan të hanë turpin me bukë i quajnë zgjedhje këto. Këto ishin farsë elektorale ku u shkelën parimet më themelore. Tjetër, sistemi i ngritur nga Edi Rama është absolutisht antidemokratik. Çfarë thotë karta e Kopenhagenit? Palët lejojnë që të gjitha vendet në një dhomë në legjislaturën kombëtare të zgjidhen në garë të lirë me votën popullore. Pra, kërkon që të gjithë ata që ulen në parlament, t’i jenë nënshtruar një gare të hapur, të lirë, jo me lista, por secili me vend. Pra, kjo ishte një farsë antidemokratike fund e krye. Palët kanë detyrimin t’u japin mundësi të gjithë forcave politike, garanci të plota ligjore, të garojnë me njëra-tjetrën mbi bazën e trajtimit të barabartë para ligjit dhe autoriteteve.
Se cila është barazia në këto zgjedhje, kur njëra palë shpërndan 500 milionë euro prokurime dhe koncesione. 76 milionë euro bonus për vota. 200 milionë euro gjoba të falura për vota. Miliona e miliona rrënjë kanabis, nga të cilat, secila është 1 mijë euro, për vota. Tani ju e merrni me mend se çfarë farsë e shpifur ishte kjo. Mbetemi tek ajo fjala e mikut tim, që dekada më parë vëzhgova zgjedhjet në Zimbabve, ku diktatori Mugabe zhvilloi zgjedhje të njëjta me këto në Tiranë. Nuk ma priste mendja kurrë që në vitin 2025 të shihja zgjedhje të tilla në Tiranë, do më thoshte një miku im i shquar.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se qëndrimi i opozitës është i prerë dhe se asnjë rezultat nuk mund të nxirret mbi falsifikimin e votave. Berisha tha se në vijim do paraqesë dokumente që tregojnë manipulimin me votën e diasporës.
Ai u shpreh se nëse KQZ-ja do i përmbahej ligjit, nuk do nxirrte rezultatin. Berisha tha se opozita shqiptare do të angazhohet me të gjitha potencialet e saj në dy fronte, ku një prej tyre ishte bisedimet intensive me komunitetin ndërkombëtar. Kreu i PD-së tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të parat që u dënuan nga ndërkombëtarët ende pa u zhvilluar.
"Qëndrimi ynë është i prerë, asnjë rezultat nuk mund të nxirret mbi falsifikimin monstruoz që u bë në këto zgjedhje. Unë do të paraqes ju dokumente flagrante për etapën e të fundit, të turpshme, të votës në diasporë, e cila nuk mund të përfshihet kurrë, e cila nuk mund të konsiderohet kurrë, e cila është në shkelje të çdo ligji, çdo rregulli, çdo kontrate. Por nuk po ndalem këtu sot, prandaj dhe ne nuk marrim pjesë në atë proces, ky është një proces i kontrolluar totalisht nga Edi Rama. KQZ-ja nëse do i përmbahej ligjit, nuk do ulej kurrë të nxirrte rezultatin sepse do thoshte procesi ishte farsë dhe vetëm farsë. Opozita shqiptare do të angazhohet me të gjitha potencialet e saj në dy fronte.
Së pari, po punojmë intensivisht me komunitetin ndërkombëtar, por dua të theksoj këtu, dhe ju lutem referojuni dokumenteve zyrtare, këto janë zgjedhjet e para të cilat u dënuan para se të mbahen, në 4 rezoluta ndërkombëtare, të cilët cilido që i lexon, faktojnë me prova se, Shqipëria do të ketë farsë elektorale dhe jo zgjedhje. Pra, ne nuk erdhëm në këto zgjedhje me duar në xhepa. Jo, ne bëmë një punë shumë serioze dhe ja dolëm të bindim botën, qendrën e djathtë në mbarë botën, se narkodiktatori i Tiranës nuk zhvillon zgjedhje, por zhvillon farsë.
Nuk e firmosin kurrë ata, në paradhënie një përcaktim të tillë, por dokumentet që paraqitëm ne ishin të pakundërshtueshme. Tani, farsa u mbajt, dhe ne vazhdojmë përsëri dialogun intensiv, shumë planësh me të gjitha forcat politike, mike dhe simotra me të gjitha institucionet ndërkombëtare, me të gjitha vendet partnere. Nuk ka shans Edi Rama të shesë farsën për zgjedhje." tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit. Berisha u shpreh se procesi zgjedhor nuk ishte i tillë por ishte një farsë elektorale. Ai tha se është shkelur hapur dokumenti i Kopenhagenit për zgjedhjet e lira, Kushtetuta e vendit dhe Kodi Zgjedhor.
Kryedemokrati tha më tej se më 11 maj nuk ka pasur garë dhe si rrjedhojë nuk ka pasur proces zgjedhor. Berisha tha se gara është fiktive për shkak se ishte në fushë "një shtet që ka mbrapa buxhete miliardash, që ka një logjistikë të pafundme, që ka të gjitha mjetet e dhunës dhe një apo disa forca politike pa asnjë lloj mjeti mbrojtës ndaj këtij shteti barbar në raport me zgjedhjet."
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Në ligjet ndërkombëtare, dokumentin e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira, Kushtetutën e vendit dhe kodin zgjedhor, kërkohet që në një proces zgjedhor të zhvillohet në përputhje me përcaktimet e këtyre ligjeve, këtyre parimeve. Në të kundërt ai nuk është një proces zgjedhor, por një farsë zgjedhore. Ndaj dhe unë kërkoj mirëkuptimin e medieve të heqin nga fjalori i tyre zgjedhje dhe të zëvendësojnë me fjalën farsë zgjedhore. Kjo sepse në këto zgjedhje u shkelën parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta, për të cilat Shqipëria ka firmosur dokumentin e Kopenhagenit. Shqipëria ka mishëruar këtë dokument dhe parimet e këtij dokumenti në Kushtetutën e vendit dhe në kodin zgjedhor.
Ajo që ka ndodhur me 11 Maj, dhe të gjithë periudhën pararendëse, për zgjedhjet e 11 Majit, është një përmbysje e plotë e parimeve më themelore të zgjedhjeve të lira, të cilat kërkojnë që zgjedhësit të shprehin mendimin e tyre lirshëm për përfaqësuesit që zgjedhin. Është bërë tashmë e njohur se kontrolli i vullnetit të zgjedhësve ishte i gjithëformshëm, i shumëformshëm dhe i përhapur në mbarë vendin. Ishte i gjithëformshëm nga miklimet, nga influencat gjer tek kërcënimet dhe revolja në ballë. Pra, parimi, cilido që kërkon të ballafaqohet me të vërtetën, duhet të lexojë dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare për zgjedhjet, në rast se ai do të respektojë dinjitetin e tij, vlerat e vërteta që beson ose duhet të besojë.
Pra, palët zotohen, thotë dokumenti i Kopenhagenit se do mbajnë zgjedhje të lira periodike, në të të cilat do garantojnë në praktikë shprehjen e mendimit të zgjedhësve në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre.
Të pyes çdo qytetar: si u zgjodh Blendi Gonxhja, Sara Mile, si u zgjodhën lista e kandidatëve që mbështeten nga banditët në parlament. Pra, kemi të bëjmë me sharrimin e këtij parimi themelor që zgjedhjet i dëshmon farsë. Që Shqipëria pati farsë elektorale, të cilën njerëzit e lirë kurrë nuk mund ta pranojnë. Në këto zgjedhje dhe në këtë vend u shkel një parim tjetër ndër më themelorët i një sistemi demokratik. Parimi kusht që ndan shtetin ligjor nga shteti partiak. Dhe kjo ndodhi në mijëra e mijëra raste.
Çfarë thotë pika 5, fraksion 4? Zotohen për një ndarje të qartë të shtetit dhe partive politike. Në veçanti, partitë politike nuk do të përzihen me shtetin. Ja pra çfarë përcakton dokumenti ndërkombëtar për zgjedhje të drejta. Që në momentin kur ti garon me një parti shtet, ato nuk janë zgjedhje por janë farsë elektorale. Merr fund procesi zgjedhor sepse garë nuk ka.
Gara është fiktive për arsye se ti ke në fushë në ndeshje një shtet që ka mbrapa buxhete miliardash, që ka një logjistikë të pafundme, që ka të gjitha mjetet e dhunës dhe një apo disa forca politike pa asnjë lloj mjeti mbrojtës ndaj këtij shteti barbar në raport me zgjedhjet.