LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Deputetët socialistë priten me vezë nga protestuesit, Opozita bojkoton seancën

• Seanca plenare e sotme ka zgjatur rreth 2 orë. • Shkak për këtë është bërë protesta e qytetarëve përpara Kuvendit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. • Për të shprehur mbështetjen për protestën, Opozita ditën e sotme ka bojkotuar seancën plenare dhe ka kërkuar që të vendosen për diskutim projektligjet që qytetarët kërkojnë në anulohen në protestë. • Ndërkohë që gjatë seancës ka pasur një përplasje mes deputetit të Lëvizjes Bashkë Redi Muçi dhe deputetit socialist Ardit Bido. • Kreu i grupit socialist Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar protestuesit, duke u shprehur se mes tyre ka njerëz kriminale që kërkojnë dhunë. • Në fund të seancës plenare, socialistët kanë miratuar me votat e veta projektligjet që ishin në rend dite. 

6 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

Mazhoranca miraton ndryshimet në ligjin për SHISH, opozita bojkoton seancën

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Deputetët socialistë priten
kuvendi

TIRANË- Mazhoranca në parlament ka miratuar sot ndryshimet në ligjin për Shërbimin Informativ Kombëtar me 72 vota pro, në një seancë të zhvilluar në mungesë të opozitës.

Krahas ligjit për SHISH-in, Kuvendi votoi gjithashtu ndryshimet në ligjin për organizimin e administratës shtetërore dhe rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025.

Seanca u mbyll edhe me ratifikimin e marrëveshjes së garancisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e nënstacionit të OSHEE-së në Tiranë.

Votimi:

Projektrezoluta “Për aktivitetin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025”.
Votimi: 71 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Projektligji “Për ratifikimin e ndërmarrjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për qëllimin e huasë, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., (OSHEE Group) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për “Projektin e nënstacionit të Tiranës”SH”.

Votimi: 71 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës së shtetit””.

Votimi: 71 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin

Informativ Kombëtar”, të thotë”.

Votimi: 72 pro, 0 abstenim, 0 kundër./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

"Në tubime ka njerëz kriminalë që mbështesin dhunën"/ Balla në Kuvend: Jo vetëm Irani, por edhe Kremlini ka dorë në protesta

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Deputetët socialistë priten
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar ditën e sotme se brenda protestës ka individë kriminalë, të cilët inspirojnë dhunën. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla dënoi dhunën e protestuesve ndaj policisë, duke thënë se kush tenton të ngrejë dorën kundër punonjësve të Policisë, ka ngritur dorën ndaj vetë shtetit.

Balla tha se disa nga protestuesit janë të përfshirë në aktivitet kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa u ndal specifikisht te njëri prej tyre, i identifikuar si Anton Frroku. Në lidhje më këtë, Balla dha se Frroku aktualisht është në kërkim nga Policia për dhunë brenda familjes.

Ai theksoi se PS është e gatshme të dëgjoj dhe refketojë arsyet e sinqerta të protestës. Sipas tij, në këto protesta ka dorë një i huaj i cili po paguan para për të destabilizuar Shqipërinë. Në fund, ai tha se përveç Iranit, në këto protesta ka dorë edhe Kremlini.

“Ende nuk i dimë arsyet se përse PD ndjesë pastë e ka bojkotuar këtë seancë, por shpresoj shumë që të jetë në seancat në vijim. Kush mendon se mund t’u bëjë presion deputetëve për të ushtruar detyrën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimin që Kuvendi ka për të vijuar punën në këtë moment historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, e ka shumë gabim. Jo sot, por çdo ditë ky Kuvend do vijojë ta ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët shqiptarë dhe grupi i PS do i qëndrojë besnik plotë 856 mijë e 177 votave që na kanë sjellë në këtë sallë. Dua që në emër të grupit të PS të dënojmë aktet e dhunës të inspiruara nga individë kriminalë të përfshirë brenda protestës. Ne i kemi treguar qytetarëve shqiptarë vetëm pak prej tyre që janë të përfshirë në aktivitet kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Në aktivitet kriminal të grabitjes, të dhunës. Sëfundmi një individ nga Lezha, një farë Anton Frroku, që është një nga profilet më të paimagjinueshme të banditizmit të kësaj proteste, i cili në këto momente që flasim është në kërkim nga Policia për dhunë brenda familjes. Sepse vetëm nga këta mund të kesh që ditën në protestë dhe natën në mënyrë barbare dhunojnë bashkëshorten e vet. I bëj thirrje Policisë ta arrestojë këtë person dhe t’ua tregoj këtyre flamengove. 3 punonjës policie janë këto momente të plagosur, të dëmtuar rëndë. Kushdo që tenton të ngrejë dorën kundër punonjësve të Policisë, ka ngritur dorën ndaj vetë shtetit.

Gjaku i punonjësve të Policisë është gjaku i shtetit. Nazizmi kështu lindi, duke sulmuar Parlamentin. Këta nuk kanë asnjë dallim, pranda qëndrimi i këtij Kuvendi duhet të jetë i qartë dhe jo i ndarë në krah. Këta arritën deri në pikën sa u tremën edhe nga vezët. Protestuesve në emër të Grupit të PS, dua të jem i drejtpërdrejtë. Pak ditë na ndajnë kur koha e dialogut me ju që kishit shqetësime reale po vjen. Arsyet e sinqerta të protestës jemi të gatshëm t’i dëgjojmë dhe të reflektojmë. Kam besim se qytetaria e flamengove do distancohet nga dhuna e elementëve kriminalë. Kush në Shqipëri nuk e beson dot që këtu është dorë e huaj që po paguan para për të destabilizuar Shqipërinë, duhet ta kuptojë qartë që këtu është jo vetëm Irani apo vende fqinje që s’duan ta shohin Shqipërinë të zhvilluar në turizë, por edhe Kremlini”, tha mes të tjerash Balla./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Muçi përplaset me Bidon në Parlament: Me urdhër të Ballës më je qepur me bukë në trastë. Bido: Ti nuk flet për Çamërinë, je tradhtar!

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Deputetët socialistë priten
Redi Muçi

TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka replikuar ditën e sotme në Kuvend me deputetin socialist Ardit Bido. Muçi u shpreh në Kuvend se ka lexuar se deputetët socialistë kanë ardhur në punë dy orë më herët, në mënyrë që mos të përballen me protestuesit. Ai shtoi se i vjen turp të vij në punë dhe të dëgjoj protestuesit jashtë duke thirrur njëzëri: "Parlament i shitur". 

Deputeti socialist i është përgjigjur duke thënë ardhja më herët është pjesë e rutinës së tyre, jo mënyrë për t'i shpëtuar përballjes me protestuesit. Bido e cilësoi Muçin si tradhëtar, pasi nuk flet për Çamërinë. Pas kësaj ka ardhur edhe replika e deputetit të Lëvizjes Bashkë, i cili tha se Bido i është qepur dhe e ka vënë në shënjestër me urdhër të Taulant Ballës. Ai shtoi se nuk e merr dot seriozisht, pasi i kujton komeditë e viteve 90. 

Redi Muçi: Në lajme lexova se kolegët e PS erdhën 2 orë para në punë sot. Mua më vjen turp që të vij në punë dhe të dëgjoj se populli aty jashtë bërtet parlamenti i krimiit. Është e padenjë dhuna që policia po ushtron ndaj tyre. Sot në ditën e 33 të protestës ku numri i tyre ka rënë ju bëni ndarjen sorra dhe flamingo. Jo mo jo ata janë populli i thjeshtë. Ju vazhdoni t’i mbyllni veshët edhe pse populli thërret ‘dorëheqje’. Nëse keni pak dinjitet jepnni dorëheqjen.

Bido: Kemi një parti të establishmentit më të rëndë. Vjen e na thotë që do të turpërohej pse vijmë më herët në punë. Jemi mësuar të vijmë në punë, të punojmë, të nxjerrim lekët me djersën e ballit, të mos shkojmë në zona të mbrojtura. Të mos themi që kemi bërë shkollën te Koto Hoxhi dhe dilnim nga shtëpia që mami i dha leje babit për ta bërë në oborrin e shkollës. Kështu jemi mësuar, jemi mësuar të punojmë. Ti s’ke punuar ndonjëherë, prandaj ta mirëkuptoj habinë tënde. Ti nuk je agjent, nuk e di, s’e vendos dorën në zjarr. Para një jave këtu ishte seancë për Çamërinë, ti s’erdhe, kisha aktivitet në Qafë-Botë, të kam ftuar, ti nuk erdhi. Unë me minoritarët nuk kam asnjë problem se janë pjesë e shëndetshme e kësaj shoqërie, janë shqiptarë patriotë e grekë të pashuar. Kam problem vorio-epirotizmin tënd dhe po të ishe ndryshe do të të hiqja kapelen, por ti nuk flet për Çamërinë. Ti je tradhtar!

Redi Muçi: Shoku Bido, me urdhër të Taulantit që para disa javësh tha se më ka vënë në shënjestër, më është qepur pas me bukë në trastë. Në atë kohë të rrasnin në hetuesi dhe të vërshonin përrenjtë e akuzave. Veçse unë ty o Bido, jo që s’të marr seriozisht, por ti s’më dukesh as si ata maskarenjtë që ishin hetues në kohën e Enverit. Ti mua më kujton vetëm komeditë e viteve 90. Më kujton Ceken që me radiomarrës në dorë dilte nga ferra. Prandaj Bido vazhdo me fushatën e kundërzbulimit dhe asnjë hap pas./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Protesta përpara Parlamentit, PD bojkoton seancën plenare: Kërkesat e qytetërave të dëgjohen

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Deputetët socialistë priten
Foto ilustruse

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, e cila vijon të pengojë opozitën në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe në përmbushjen e detyrimit për të përfaqësuar interesin e qytetarëve.

Të martën, duke përdorur forcën e kartonave, mazhoranca refuzoi kërkesën për llogaridhënie nga Kryeministri dhe zhvillimin e një debati parlamentar mbi kërkesat legjitime të qytetarëve, të cilët protestojnë prej më shumë se një muaji, si edhe mbi konstatimet dhe rekomandimet e Rezolutës së Parlamentit Europian të miratuar pak ditë më parë.

Në vijim të kësaj qasjeje bllokuese, dje, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mazhoranca miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit deri në përfundim të këtij sesioni parlamentar, pa përcaktuar datën e shqyrtimit të katër projektligjeve të depozituara prej rreth një muaji nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për:
1.     Projektligjin për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
2.     Projektligjin për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike;
3.     Projektligjin për shfuqizimin e Paketës së Maleve;
4.     Projektligjin për shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit për trashëgiminë kulturore.

Këto iniciativa ligjore përputhen drejtpërdrejt me kërkesat e qytetarëve që protestojnë dhe me shqetësimet e ngritura në Rezolutën e Parlamentit Europian. Për këtë arsye, ato duhej të ishin përfshirë në rendin e ditës së seancës së sotme, pasi trajtojnë çështje me interes të lartë publik.

Për sa kohë mazhoranca refuzon të përfshijë këto projektligje në rendin e ditës ose të përcaktojë shqyrtimin e tyre brenda këtij sesioni parlamentar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marr pjesë në punimet e Kuvendit në seancën e sotme dhe kërkojmë me forcë përfshirjen në procedurë parlamemtare të katër projektligjeve për diskutim dhe miratim në Kuvend.

Nga ana tjetër, konstatojmë se godina e Parlamentit është rrethuar me qindra punonjës Policie për të penguar qytetarët të protestojnë. Nëse Parlamenti zhvillon punimet nën rrethimin e Policisë së Shtetit, vetëm me qëllim të shuarjes së zërit të qytetarëve, atëherë ai humbet misionin e tij të përfaqësimit të qytetarëve.

Në kushtet kur mazhoranca vijon të refuzojë shqyrtimin e nismave ligjore të opozitës dhe Kryeministri, së bashku me Qeverinë, shmang sistematikisht llogaridhënien për çështje që prekin drejtpërdrejt interesin publik, prania jonë në seancë plenare sot nuk do t'i shërbente mbrojtjes së interesave të qytetarëve, por vetëm do të legjitimonte një proces parlamentar që po zhvillohet në kundërshtim me parimet e demokracisë parlamentare./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten, secila forcë politike duhet të bëjë analizën e vetes

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Deputetët socialistë priten
Elisa Spiropali

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka deklaruar ditën e sotme se Kuvendi duhet të merret me veten, jo me protestuesit. Gjatë një prononcimi për mediat, Spiropali u shpreh se është e rëndësishme që kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit, për shqetësimet dhe për të ofruar zgjidhje për to.

Sipas saj, secila forcë politike në atë Kuvend duhet të bëjë analizën e vetes.

Spiropali: Ne kemi punën tonë, të reflektojmë të dëgjojmë dhe të ofrojmë zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten. E rëndësishme është që kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit, për shqetësimet për të ofruar zgjidhje, për të parë më shumë nga vetja dhe secila forcë politike në atë Kuvend duhet të bëjë analizën e vetes./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Sot kuvend/ Zbardhet axhenda! Protestuesit paralajmërojnë: Të pengojmë deputetët

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Deputetët socialistë priten
kuvend

TIRANË- Në protestën e 32-të para Kryeministrisë qyetarët bënë thirrje për bllokimin e hyrjes së deputetëve në seancën plenare të sotme.

Në këtë seancë, e cila nis në orën 10:00, Kuvendi ka parashikuar në rendin e ditës dy interpelanca me ministrat Blendi Gonxhja dhe Toni Gogu, si dhe shqyrtimin e disa projektligjeve të rëndësishme.

Përpjekjet e protestuesve për të rrethuar parlamentin pritet të zhvillohen paralelisht me punimet zyrtare, ku mes të tjerash do të diskutohet edhe për raportin vjetor të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Rendi i ditës:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 2.7.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.6.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

4. Seancë pyetje - përgjigje me Ministrin e Drejtësisë, z. Toni Gogu, kërkuar nga deputeti Klevis Balliu.

5. Projektrezolutë "Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025".

6. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., (OSHEE Group) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për "Projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë.

7. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012, "Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore".

8. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, "Për Shërbimin Informativ Kombëtar", të ndryshuar".

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. /Dosja.al

blendi gonxhja toni gogu seance plenare 2 korrik 2026

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj