LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Rrëzohet interperlanca me Ramën, Bardhi: I tha shqiptarëve fuck you. Balla: PS-në nuk e mund dot askush

• Seanca plenare e ditës së sotme është zhvilluar paralelisht me protestën e qyetetarëve, të cilit po protestonin jashtë ambienteve të Kuvendit. • Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar refuzimin e vazhdueshëm të kërkesave për interpelancë nga ana e mazhorancës. • Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se, Rama e ka menduar dorëheqjen, por nuk mund ta japë sepse nuk është njeri i lirë dhe se ka ende borxhe për të shlyer. • Partia Demokratike kërkoi interperlancë me kryeministrin Edi Rama, por kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u shpreh se kërkesa e kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi nuk do të pranohet. • Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë duke e cilësuar botimin e librit "Albanian Files" si një dëshmi të pakontestueshme të korrupsionit dhe modelit të ndërtimit në vend. • Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se një pjesë e deputetëve të PD, gëzohen nga thirrjet në protestë "Berisha në burg" pasi  sipas tij duan të shpëtojnë nga kryedemokrati. • Balla u ndal sërish te Dritan Goxhaj, për të cilin tha se nuk ka qenë asnjë ditë në UÇK, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike e për manipulim të një dokumenti zyrtar dhe të emrit të dëshmorit Tahir Sinani për qëllime politike. • Një përplasje u shënua mes Gazment Bardhit dhe Ministrit Blendi Gonxhja. • Duke i kërkuar qeverisë të anulonte koncertin e 11 korrikut të Kanye West në Tiranë, Bardhi e quajti ministrin e Kulturës “hajdut.” • Gonxhja iu përgjigj deputetit që t’i merrte të keqen këngëtarit, ndërsa tha se koncerti është event që ndryshon në imazhin e Shqipërisë. • Deputeti i Lëvizjes "Bashkë", Redi Muçi u shpreh se si presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili dha dorëheqjen pas protestave në vend, edhe kryeministri duhet ta ndërmarrë këtë hap. • Muçi deklaroi se, kryeministrat në mbarë botën e qytetëruar dorëhiqen, ndërsa ironizoi kryeministrin Rama duke e cilësuar si sulltan.

9 artikuj për këtë temë.

1 DITE ME PARE

"Gruaja e Arlindit shpërndan fondet e BE"/ Përplasje e ashpër në Kuvend mes Balliut dhe Muçit: Kjo është për tu vlerësuar, jo për tu përdorur si sulm politik

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Rrëzohet interperlanca me
Redi Muci

TIRANË- Debati në Kuvend u tensionua këtë të martë pas një deklarate të deputetit demokrat Klevis Balliu deklaroi se bashkëshortja e kryetarit të një partie politike menaxhon fondet IPA të Bashkimit Europian, për të cilat Ilir Beqaj ndodhet në burg. 

“Nëse do të donit të ishit seriozë mund të flisnit për bashkëshortët e kryetarëve të këtyre partive. Njëri prej tyre koordinon fondet IPA, për të cilat Beqja është në burg. I koordinonte kjo miliona euro. Këtej i mbani dhe i promovoni nëpër shoqata dhe na themeloni edhe parti”, deklaroi Balliu.

Deklarata e tij u kundërshtua menjëherë nga deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i cili tha se Balliu kishte zgjedhur të sulmonte bashkëshorten e kryetarit të partisë së tij, Arlind Qori, ndonëse më herët kishte kritikuar të tjerët për sulme personale.

Përmendi gruan e kryetarit të partisë sime. E nisi fjalën duke akuzuar kolegët se merren me biografinë dhe përfundoi duke u marrë me gruan e Arlind Qorit. Unë nuk merrem as me Balliun dhe as me familjen e tij. Nëse dikush ka një profesion dhe menaxhon fonde të Bashkimit Europian, kjo është për t’u vlerësuar dhe jo për t’u përdorur si sulm politik. Ky nivel i debatit në Kuvend do të marrë fund, sepse shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Muçi.

Pas kësaj replike, Balliu mori sërish fjalën, duke mohuar se kishte përmendur emrin e Arlind Qorit dhe duke akuzuar Muçin se ishte ai që e identifikoi personin të cilit i referohej.

“Mos u tallni me qytetarët. Unë nuk u mora me askënd në plan personal. Emrin e kryetarit tuaj e nxore ti, jo unë. Merruni me çështjet që ngremë, jo me interpretime”, tha Balliu./Dosja.al

1 DITE ME PARE

‘Anuloni koncertin e Kanye West!’ Bardhi përplaset me Blendi Gonxhen: T’i merrni të keqen, eventi na fut në ligën e ndërkombëtarëve

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Rrëzohet interperlanca me
Gonxhja dhe Bardhi

TIRANË- Një përplasje në Kuvend ka ndodhur ditën e sotme mes Gazment Bardhit dhe Ministrit Blendi Gonxhja. Duke i kërkuar qeverisë të anulonte koncertin e 11 korrikut të Kanye ëest në Tiranë, Bardhi e quajti ministrin e Kulturës “hajdut.”

“Na flisni ju për antisemitizëm? Po anuloni koncertin e Kanye West. A i është anuluar koncerti këtij në çdo vend për shkak të qëndrimeve që ai mban? Ti je një hajdut i certifikuar. Anuloni ju koncertin dhe pastaj hajde flisni për antisemitizëm!”, tha Bardhi.

Gonxhja iu përgjigj deputetit që t’i merrte të keqen këngëtarit, ndërsa tha se koncerti është event që ndryshon në imazhin e Shqipërisë.

“T’i marrin të keqen Kanye ëest! Është super artist që ka performuar në Holandë dy net, një vend lider i BE që ka koncert në Spanjë, Portugali, ka bërë koncert në Turqi, Gjeorgji, SHBA e së shpejti në Shqipëri. Ata që kanë ndonjë gjë me koncertin, na vjen keq, do të jetë një nga eventet që na fut në ligën e ndërkombëtarëve sa i përket destinacionit e brand-it”, u shpreh Gonxhja./Dosja.al

1 DITE ME PARE

"Dritan Goxhaj nuk ka qenë asnjë ditë në UÇK"/ Balla: Opozita manipuloi emrin e dëshmorit Tahir Sinani

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Rrëzohet interperlanca me
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se, Dritan Goxhaj nuk ka qenë asnjë ditë në UÇK.

Në fjalën e tij, Balla akuzoi Partinë Demokratike e për manipulim të një dokumenti zyrtar dhe të emrit të dëshmorit Tahir Sinani për qëllime politike.

Sipas Ballës, dokumenti në fjalë i ishte vënë në dispozicion nga organizatat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por opozita, sipas tij, e përdori në mënyrë të qëllimshme për të nxitur debat politik.

Fjala e Ballës:

"Pse i sulmoni protestuesit tha një deputet? Ne, transparenca është gjëja më e mirë. Kam dëgjuar këto ditë, edhe statuse, u shqetësuat ju për të mbrojtur një farë Dritan Goxhaj për të cilin po jua them sot këtu: nuk ka asnjë ditë në UÇK, as edhe një ditë në UÇK. Dhe një dokument i cili m'u vu në dispozicion nga organizatat e veteranëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, e morët dhe aq të paudhë jeni, saqë u munduat ta përdornit për hesape politike siç donit të përdorni edhe protestën. Dhe prandaj i them protestuesve: këta mos i lini t'ua vjedhin protestën.

Imagjinoni, morën një dokument zyrtar, morën të lutem ta mbaroj Bujar, të lutem, kam respekt për ty, të lutem Bujar, do ta shpjegoj, të lutem Isuf, , se kemi një kod etike bashkë, të lutem. S'ka pse të kërkoj falje këtu. Falje të kërkojë ai që ia ndryshoi që Tahir Sinanajn e bëri Tahir Sinani. Tahir Sinanaj është nga Kukësi. Tahir Sinani është heroi ynë kombëtar. Dhe të ftoj Isuf që bashkë të ftoj ta nderojmë Tahir Sinani në Kamëz me një me një monument në respekt . Ju e bëtë Tahir Sinanin e bëtë Tahir Sinanaj edhe këtu mbyllet. Dhe familjes ia kam sqaruar më së miri sepse Sinani është nga Tropoja, Sinanaj nga Kukësi dhe ti Isuf e di shumë mirë. Po ju e përdorët këtë dhe këtu mbyllet ky diskutim. Tani tani për çështjen e fytyrave.", tha Balla./Dosja.al

1 DITE ME PARE

"Ne na shajnë me libër shpie, nuk kam asnjë problem"/ Balla: Ju gëzoni kur protestuesit thërrasin “Berisha në burg”, shpresoni se do shpëtoni nga Saliu

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Rrëzohet interperlanca me
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se një pjesë e deputetëve të PD, gëzohen nga thirrjet në protestë "Berisha në burg" pasi  sipas tij duan të shpëtojnë nga kryedemokrati.

Sipas Ballës, diferenca mes mazhorancës dhe opozitës është e qartë, pasi ata përballen me një kritikë popullore që i cilëson demokratët si "opozitë të shitur". Ai theksoi se PS dhe deputetët e saj nuk ndikohen nga ofendimet e protestuesve.

“Parlamenti është vendi ku forca argumentit duhet të mbizotërojë. Vota është ajo që përcakton demokracinë. Meqenëse u morën sheshin doni të bashkoheni me ata që u morën sheshin edhe pse ata u anatemojnë udhëheqësin.

Mes jush shoh shumë prej jush që gëzoni kur protestuesit thërrasin “Berisha në burg”, sepse shumë prej jush shpresoni do shpëtoni nga Saliu. Ju protesta ju mundi, ne protesta nuk na mund dot. Ne na shajnë me libër shpie nuk kam asnjë problem, ju u thotë “opozitë  e shitur”, e dini pse?”, tha ai./Dosja.al

1 DITE ME PARE

'Albanian Files'/ Këlliçi kërkon komision hetimor për projektet e arkitektëve të huaj: Si janë dhënë kontratat?

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Rrëzohet interperlanca me
Belind Këlliçi

TIRANË-  Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë duke e cilësuar botimin e librit "Albanian Files" si një dëshmi të pakontestueshme të korrupsionit dhe modelit të ndërtimit në vend. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Këlliçi u shpreh se ky libër shërben si aktakuza më e drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke zbuluar se si vendi po trajtohet si një pronë personale.

Ai theksoi se çdo projekt 3D ka shërbyer si perde për të penguar se nga vijnë këto para dhe kush fshihet pas tyre. Sipas Këlliçit, libri nuk është një botim i opozitës, por bazohet në dëshmi të personave që kanë qenë të përfshirë në projektet më të rëndësishme të vendit.

Ky parlament nuk duhet të sillet sikur nuk po ndodh asgjë jashtë këtyre mureve. Ju refuzuat debatin. Atyre iu dëgjua fjala në PE, ndërsa ju e refuzoni që të diskutoni për ta. PE kërkoi shprehimisht shfuqizimin e ligjit të miratuar. Ndërkohë që ju heshtni, nuk jepni asnjë shpjegim që i hapi rrugën vjedhjes së pronës së shqiptarëve. Albanian files tregon se si në 13 vite arkitektë ndërkombëtar të bënin projekte, pa marrë parasysh se nga vinin këto para.

Ky nuk është libër i opozitës, një pamflet politik, por libri i Edi Ramës dhe njerëzve të tij, njerëzve që kanë qenë në zemër të projekteve të mëdha të këtij vendi. Në këtë libër plot 750 faqe, nuk shfaqet asnjë arkitekt shqiptar, por të huaj. Problemi nuk është se kryeministri flet me arkitektët, por projektet lindin nga marrëdhëniet personale të tij dhe jo nga ligji. Të ngremë një Komision Hetimor për të hetuar se si kanë përfituar arkitektet e huaj projekte në vendin tonë,” u shpreh Këlliçi./Dosja.al

1 DITE ME PARE

PD kërkoi interpelancë me Ramën, mazhoranca e rrëzon, Peleshi: Kërkesa nuk pranohet

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Rrëzohet interperlanca me
Niko Peleshi

TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar në seancën e sotme plenare interperlancë me kryeministrin Edi Rama. Gjatë seancës kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u shpreh se kërkesa e kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi nuk do të pranohet.

“I kam kthyer përgjigje negative kërkesës për interpelancë. Nga shqyrtimi i kërkesës rezulton se shumica e çështjeve të ngritura ka natyrë legjislative pasi lidhen me ndryshimin ose shfuqizimin e akteve ligjore në fuqi dhe jo me kërkimin e shpjegimeve për veprimtari konkrete”, tha Peleshi.

Pas refuzimit të kërkesës, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi mori fjalën në foltore ku akuzoi Ramën se po i shmanget llogaridhënies në Kuvend. 

"Ne sot nuk do ti vinim prangat Edi Ramës për krimet që ka bërë. Ne kërkuam që kryeministrit që informojë Kuvendit për masat që ka marrë Këshilli i Ministrave për adresimin e shqetësimeve të evidentuara në rezolutën e PE-së. Asjgë më shumë. Nuk kërkuam të pranojë kërkesat e protesutesve por të vijë në parlament dhe të japë llogari për veprimet e qeverisë së tij. Edi Rama nuk sillet më si kryeministër, por si pronar i Shqipërisë", u shpreh Bardhi./Dosja.al

1 DITE ME PARE

" I tha shqiptarëve f*ck you, sot ia thotë edhe Kuvendit”/ Bardhi për Ramën: Dorëheqjen s'e jep dot, ka ende borxhe për të shlyer

 

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Rrëzohet interperlanca me
Gazmend Bardhi

TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar refuzimin e vazhdueshëm të kërkesave për interpelancë nga ana e mazhorancës.

Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se, Rama e ka menduar dorëheqjen, por nuk mund ta japë sepse nuk është njeri i lirë dhe se ka ende borxhe për të shlyer.

Ai theksoi se, Rama 'turpëroi' Shqipërinë para ndërkombëtarëve dhe sipas tij, po vijon ta bëjë edhe sot në Kuvend me mungesën e tij në seancë plenare.

“Ka një vit parlamenti dhe nuk ke pranuar asnjë kërkesë për interpelancë të deputetëve të opozitës. Nuk e di nëse Edi Rama ju ka thënë ndonjëherë atë që i tha shqiptarëve në një nga mediat më të rëndësishme botërore. Ia tha shqiptarëve para gjithë botës, duke turpëruar Shqipërinë në mediat ndërkombëtare. E cila edhe ajo e sheh Edi Ramën në rolin e një mafiozi.

Sot po ua thotë edhe ju në sy, po ia thotë Kuvendit të Shqipërisë me veprime. Çfarë kuptimi ka refuzimi për të përmbushur një detyrim Kushtetues. Ju zoti kryetar sot nuk dështuar vetëm në rolin tuaj. Por sot nuk mbroni Kushtetutën, por kryeministrin nga llogaridhënia. Sado manipulator, Rama e di se nuk mund të flasë në publik për krimet e tij shtetërore. Rama e ka menduar dorëheqjen, por nuk mund ta japë sepse nuk është njeri i lirë. Ka ende borxhe për të shlyer”, tha ai./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Deputetja Marjana Koçeku largohet nga Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asoocim, ja kush e zëvendëson

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Rrëzohet interperlanca me
Marjana Koçeku

TIRANË- Pas largimit nga Partia Socialiste, deputetja Marjana Koçeku është larguar zyrtarisht nga Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asocim.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë seancës parlamentare. Ai njoftoi gjithashtu se, vendi i saj do të zëvendësohet nga deputeti Erion Malaj.

“Në komitetin parlamentar për stabilizim asocimin, deputetja Marjana Koçeku, largohet si anëtare dhe caktohet deputeti Erion Malaj.”, tha ai./Dosja.al

 

 

1 DITE ME PARE

"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re (VIDEO)

 

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Rrëzohet interperlanca me
Elisa Spiropali

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali ka konfirmuar ditën e sotme se po punon në një draft për 'Shqipërinë e re'. Në një deklaratë për mediat teksa hynte në Kuvend, deputetja u shpreh se puna për draftin ka nisur, por theksoi se fokusi nuk duhet të jetë te momenti i publikimit, por te përmbajtja dhe qëllimi i tij.

E pyetur në lidhje me Partinë Socialiste apo nëse kishte folur me kryeministrin Edi Rama, Spiropali u shpreh se mbetet pjesë e PS-së.

"Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e Re. E rëndësishme është ajo që do të bëjmë për Shqipërinë. Unë jam në Partinë Socialiste, kam qenë në Partinë Socialiste dhe do të jem në Partinë Socialiste", deklaroi Spiropali.

E pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me Ditmir Bushatin, Spiropali tha se në PS duhet të jenë ata që duan një Shqipëri më të mirë.

“Në PS duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, e kanë bërë këtë historikisht, po e bëjnë këtë edhe sot”, tha deputetja socialiste./Dosja.al

seance plenare 30 qershor 2026

Sondazh

Poll

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Salla shpërthen në të qeshura nga deklarata e Ramës: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Rama: Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike digjitale

Plas te Zgjedhorja/ Manja lëshon gojën ndaj Ivi Kasos: O legen, qepe gojën

Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama, 'Albanian File' është provë krimi

Kryeministri Rama pritet me protesta në Gjermani/ Emigrantët në Düsseldorf kërkojnë dorëheqjen e tij

I dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani paraqitet në GJKKO

Tensione mes protestuesve/ Një grua debaton me qytetarët mes turmës, protestuesi: Mos u provokoni

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

"Lironi protestuesit"/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë #dosja #dosjaal #protesta

Aksidenti tragjik, dalin PAMJET nga vendi i ngjares

"Nuk ka kolltuk që e shpëton një pushtet"/ Gjekmarkaj: Shqiptarët janë në rrugë kundër padrejtësisë

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Balliut dhe Muçit: Kjo është për tu vlerësuar, jo për tu përdorur

Balla: Ju gëzoni kur protestuesit thërrasin “Berisha në burg”, shpresoni se do shpëtoni nga Saliu

Bardhi për Ramën: Dorëheqjen s'e jep dot, ka ende borxhe për të shlyer

Protestonte para Kuvendit, Policia arreston Dritan Goxhajn dhe të tjerë protestues

Protestuesit vijojnë revoltën para Kuvendit/ Godasin me vezë automjetin e ministrit Gonxhja

Gjest human në mes të protestës/ Qyetarët para Kuvendit shpërndajnë ujë për efektivët e policisë

Policia ndërhyn për të hapur rrugën deputetëve, i bashkohet FNSH

Protestuesit përplasen me policinë, i bllokojnë rrugën zv.kryeministres Albana Koçiu

Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqëson, hajdut

Tensione para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë makinën e Tërmet Peçit dhe Petrit Malajt

Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Mos procedoni studentët, jemi në protestë

Ja momenti i arrestimit të Emiljano Ninës, policia jep detajet e ngjarjes

Tension para Kuvendit, protestuesit tentojnë të fusin kosh mbeturinash në hyrje të institucionit

Qytetarët protestojnë përballë godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

Mblidhen protestuesit para Kuvendit, deputetët e mazhorancës hyjnë 30 minuta më herët

"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re

Përfshihet nga flakët kompleksi në Laprakë, nuk raportohen të lënduar

“Ju erdhi fundi”/ Momenti kur protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut

“Ekonomia ka marrë fund”/ Protestuesja: Në drejtësi nuk gjen zgjidhje, kushtet ne spitale janë copë

Aktivisti Klod Leka: Qytetarët po rezitojnë dhe në kushtet e vështira të vapës

“Korrupsioni më mënyrë galopant” Maestro: Po rrisim fëmijët që të emigrojnë jashtë vendit

“Duhet qeveri teknike”/ Maestro: Protesta do vazhdoj deri në qytetarin e fundit në shesh

Një muaj pandërprerë/ Qytetarët vazhdojnë protestën kundër Qeverisë Rama

Eurodeputetja Vula Tsetsi:Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt

Eurodeputetja Christina Guarda mesazh Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart!

Eurodeputetja Anna Strolenberg: Mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!

Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit Politeknik