Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me dyer të mbyllura me gazetarët ku ka folur për krimet zgjedhore. • Dumani është shprehur se strategjia e SPAK kishte efekt parandalues, ndërsa shtoi se në total ka pasur 193 materiale të administruara nga prokuroria, nga 56 subjekte kallëzuese. • Kryeprokurori i Posaçëm ka bërë me dije se janë regjistruar 43 procedime penale ku një është dërguar për gjykim, ndërsa 39 procedime mbeten në hetim. • Gjithashtu është shprehur se ka pasur 17 vendime për kontrolle banesash, zyrash apo kontrolle personale, ku janë gjetur prova të vlefshme materiale. • Lidhur me tipologjinë e kallëzimeve nga subjektet politike, Dumani ka thënë se shumica ishin për shpërdorimi i asfaltit elektoral. • Për draftin e Kodit të ri Penal, Dumani është shprehur se do të mbajnë qëndrimin e tyre, në momentin që do të njihen me dokumentin. • Ai bëri me dije se SPAK nuk ka qenë pjesë e hartimit të tij. • Kryeprokurori i Posaçëm ka thënë po ashtu se duhen disa ndryshime te Kodi aktual, sipas tij për disa vepra penale ku parashikohen dënime të rënda. • Ai ka folur për ndikimin që vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë mbi hetimet e Prokurorisë së Posaçme. • Dumani u shpreh se nuk i diskutojnë vendimet e Kushtetueses, por i zbatojnë dhe respektojnë. • Gjithashtu u shpreh se institucionet e drejtësisë duhet të punojnë në harmoni dhe respekt ndaj njëra-tjetrës. • Në takimin me gazetarët është pyetur edhe lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajn. • Dumani ka bërë me dije se dosja në ngarkim të Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër dhe shtoi se po hetohen disa fakte penale. • Ai është pyetur nga gazetarët edhe për hetimin për dosjen "21 janari", ku tha se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe se është një nga dosjet prioritare. • Ai bëri me dije se SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. • Kreu i SPAK sqaroi se është prokurori ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë takimit me gazetarët u pyet edhe për çështjen e “Bankers Petroleum”. Dumani u shpreh se hetimet aktualisht janë në dorën e Prokurorisë së Fierit. Kreu i SPAK theksoi se është në dorën e kësaj të fundit të vendosë nëse do të shpallë moskompetencën, për t’ia kaluar çështjen SPAK-ut.
“Është në të drejtën e prokurorisë së Fierit që të vlerësojë nëse duhet të shpallë moskompetencën e ta sjellë. E njoh përciptazi si ju. Ne nuk mund të marrim iniciativën, ne mund ta tërheqim atë dosje nëse për të njëjtin fakt penal ne të kishim regjistruar diçka. Në këtë kuptim, mbetet në kompetencën e Fierit nëse na i sjell apo jo neve”, tha Dumani.
TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani në një konferencë për gazetarët foli sot edhe për kallëzimin e bër për gjyqtaren Irena Gjoka. Dumani tha se duhet të provohet fillimisht fakti penal dhe më pas bëhet regjistrimi. Ai shtoi se fakti i pretenduar ka ndodhur jashtë territorit të Shqipërisë dhe se janë në komunikime.
“Duhet të provohet fillimisht fakti penal dhe më pas bëhet regjistrimi. Fakti i pretenduar ka ndodhur jashtë territorit të Shqipërisë dhe ne jemi në komunikime. Pasi të vërtetohet, do të kryejmë hetime të mëtejshme”, tha Dumani.
I pyetur se çfarë note i vendos vetes, Dumani tha se nuk i vë nota të tjerëve, jo më vetes.
"Nuk mund t'i vë nota vetes sime. Unë nuk i vë nota të tjerëve, jo më vetes", tha ai.
Gjithashtu Dumani u pyetur nga gazetarët nëse ka dakordësinë e ndërkombëtarëve për ndryshime ligjore në mënyrë që prokurorët e posaçëm të kenë mundësi rikandidmi për mandat të dytë. Për këtë ai tha se ndryshimet ligjore nuk duhen bërë duke patur parasysh një person të veçantë
"Në Shqipëri ndryshimet ligjore nuk duhen bërë duke patur parasysh një person të veçantë. Unë nuk jam dakord që ndryshimet kushtetuese të bëhen për një emër të caktuar që ju e lidhni me emrin tim", tha Dumani.
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut për rastin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçit duke e cilësuar si të paligjshëm arrestimin e tij nga institucionet shqiptare. Dumani u shpreh se nuk ishin vënë në dijeni nga Avokatura e Shtetit për rastin. Ai tha se në Strasburg kanë shkuar të dhëna të pasakta si informacioni sikur Gëllçi është vetëdorëzuar ndërsa në fakt është arrestuar.
“Avokatura e Shtetit nuk na vuri në dijeni për rastin “Gëllçi” në Strasburg. Ka pasur një mungesë të theksuar koordinimi, duke na ulur mundësinë për të mbrojtur vendimmarrjet tona. Kanë shkuar të dhëna të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar”, tha Dumani.
Avokati i Thoma Gëllçit më 25 shkurt të këtij viti njoftoi se Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë klientit të tij dhe konfirmoi që arrestimi i tij ishte i paligjshëm. Avokati Dorian Matlija u shpreh se Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet për arrestimin e Gëllçit ishin te pambështetura dhe shumë të përgjithshme.
Ai theksoi se SPAK nuk dha prova konkrete as se cilat prova duhej të mblidheshin dhe pse nuk ishin mbledhur më parë, si dhe rreziku i arratisjes nuk ekzistonte. Më tej bëhet me dije se Gjykata e Strasburgut shtoi se zgjatja e paraburgimit ishte e pajustifikuar, pasi autoritetet hetimore nuk treguan "kujdes të veçantë" për hetimin.
Sipas Gjykatës së Strasburgut, Shqipëria shkeli Konventën duke mbajtur Gëllçin në paraburgim për një periudhë të pajustifikuar dhe pa dhënë prova. Avokati shkruan se Strasburgu ofroi një shumë simbolike dëmshpërblimi moral, por pa harruar që të ngarkojë mbi shtetin edhe kostot avokatore të Gëllçit. Ai theksoi se tani do vijojë beteja në gjykatat Shqiptare për të vene në vend drejtësinë evropiane që e shtrembëroi nevoja revolucionare e SPAK, me mbeshtetjen e hapur të mazhorancës qeverisëse.
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur nga gazetarët lidhur me hetimin për dosjen "21 janari". Dumani tha se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe se është një nga dosjet prioritare.
Ai bëri me dije se SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Kreu i SPAK sqaroi se është prokurori ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat.
“Çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.
Çështja "21 janari"
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.
Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve.
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka komentuar mundësitë e kufizimit të kompetencave të SPAK. Dumani tha nëse kjo ndodh do të jetë një vendim i politikës.
Ai u shpreh e rëndësishme është që SPAK vijon punën si rezultat i vullnetit dhe ka mbështetjen nga partnerët ndërkombëtarë. Dumani u shpreh se SPAK është partneri më i besueshëm i agjencive ligjzbatuese në Europë dhe SHBA. Më tej shtoi se ky është rezultat i punës gjashtë vjeçare.
"Nëse politika vendos që SPAK-ut duhet t’i kufizohen disa kompetenca apo t’i reduktojmë pavarësinë, është vlerësimi i politikës. Unë jam këtu si drejtues për të garantuar që të gjithë këtu janë të angazhuar të ushtrojnë detyrat në funksione kushtetuese dhe ligjore deri ditën nëse do të ketë ndonjë ndryshim. E rëndësishme është që SPAK vijon punën si rezultat i vullnetit, por edhe mbështetjen nga partnerët ndërkombëtarë. Sot, SPAK është partneri më i besueshëm i agjencive ligjzbatuese në Europë dhe SHBA. Ky është fakt. Jemi institucioni, që kudo ku shkojmë na mirëpresin, na hapin dyert. Ky është rezultat i punës gjashtë vjeçare.", është shprehur Dumani.

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur nga gazetarët në takimin me dyer të mbyllura lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajn. Dumani ka bërë me dije se dosja në ngarkim të Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër. Ai shtoi se po hetohen disa fakte penale.
"Ka një fraksion tjetër hetimor për Erion Veliajn. Po hetohen disa fakte penale", është shprehur Dumani. Ndërkohë për shtatë pyetjet që Veliaj i drejtoi publikisht, kreu i SPAK është shprehur nuk i përgjigjet të pandehurve.
"Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale.", tha Dumani.
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën. Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka folur për ndikimin që vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë mbi hetimet e Prokurorisë së Posaçme.
Dumani u shpreh se nuk i diskutojnë vendimet e Kushtetueses, por i zbatojnë dhe respektojnë. Gjithashtu u shpreh se institucionet e drejtësisë duhet të punojnë në harmoni dhe respekt ndaj njëra-tjetrës.
“Ne nuk diskutojmë vendimet e Kushtetueses. I zbatojmë dhe i respektojmë ato. SPAK do të mirëpresë arsyetimin e detajuar të gjykatës", tha Dumani.
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në takimin me gazetarët për draftin e Kodit të ri Penale. Dumani është shprehur se do të mbajnë qëndrimin e tyre, në momentin që do të njihen me draftin. Ai bëri me dije se SPAK nuk ka qenë pjesë e hartimit të tij.
Kryeprokurori i Posaçëm ka thënë po ashtu se duhen disa ndryshime te Kodi aktual, sipas tij për disa vepra penale ku parashikohen dënime të rënda.
“Unë mendoj që debati që duhet të ishte bërë a është i nevojshëm për miratim një kod i ri, apo ka nevojë për përmirësime te kodi aktual. Mendoj qe duhen disa ndryshime te kodi aktual, për shembull për disa vepra ku parashikohen dënime të rënda. Nuk mund zë jetë i njëjti dënim si për atë që kapet me kokaine, me hashash apo drogra sintetike. Për mendimin tim, për ata që kapen me drogra sintetike, dënimi duhet të ishte më i rëndë. Kjo më vjen ndër mend si shembull. Ka një draft, ne nuk jemi përfshirë. Në momentin qe do të na sjellin një draft, do kemi një qëndrim. Kam ndjekur qëndrimin e prokurorit të përgjithshëm. Ne nuk jemi përfshirë në grup pune, nuk mund të themi nëse na kanë lënë jashtë. Ne nuk jemi përfshirë”, tha ai.
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me dyer të mbyllura me gazetarët ku ka folur për krimet zgjedhore. Dumani është shprehur se strategjia e SPAK kishte efekt parandalues, ndërsa shtoi se në total ka pasur 193 materiale të administruara nga prokuroria, nga 56 subjekte kallëzuese.
Kryeprokurori i Posaçëm ka bërë me dije se janë regjistruar 43 procedime penale ku një është dërguar për gjykim, ndërsa 39 procedime mbeten në hetim. Gjithashtu është shprehur se ka pasur 17 vendime për kontrolle banesash, zyrash apo kontrolle personale, ku janë gjetur prova të vlefshme materiale. Lidhur me tipologjinë e kallëzimeve nga subjektet politike, Dumani ka thënë se shumica ishin për shpërdorimi i asfaltit elektoral.
“Strategjia ka pasur efekt parandalues, por edhe bashkëpunim. Lidhur me statistikat dhe të dhënat mund t’i sjell para jush 193 materiale të administruara, 35 nga policia e shtetit, 80 nga qytetarët. Kallëzime nga persona juridikë 16 materiale. Nga 43 procedime të regjistruara një është dërguar për gjykim. Mbeten nën hetim 39 procedime penale. Janë lëshuar nga gjykata 17 kontrolle banesash personale ku është bërë e mundur të gjenden prova materiale.
Edhe pse periudha zgjedhore ka përfunduar, prokurorët kanë në prioritet këto hetime. Janë 43 materiale mosfillimi që u janë komunikuar denoncuesve. Vetëm tre prej tyre janë ankimuar në gjykatë, ku gjykata ka gjetur të drejta vendimet e mosfillimit nga prokurori. Gjej rastin të falënderoj prokurorët që kanë kryer çdo veprim të mundshëm. Tipologjia e kallëzimeve nga subjektet politike, një nga këto ka qenë shpërdorimi i asfaltit elektoral. Të gjitha kallëzimet janë verifikuar dhe nuk janë kundërshtuar në gjykatë kur janë mosfilluar. Publikimet në kundërshtim me ligjin, përdorimi i administratës, kallëzimet kanë qenë thjesht vetëm formale dhe nuk kanë plotësuar elementët", ka thënë Dumani.