Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato i ka dorëzuar progresraportin e Komisionit Evropian kryeministrit Edi Rama. • Gjatë konferencës për mediat, ka deklaruar se lufta kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri duhet që të rritet. • Sipas ambasadorit, mazhoranca dhe opozita duhet që të marrin pjesë në dialog konstruktiv dhe të heqin dorë nga dhuna. • Gonzato gjithashtu është shprehur se Komisioni Evropian nuk ka gjetur përparësi në lirinë e shprehjes dhe në media. • Gonzato ka theksuar se Shqipëria mund mund t’ia dalë të çelë të gjithë grup kapitujt deri në fund të 2025, duke shtuar se ai mbështet nismën e qeverisë për të mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027. • Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar progresraportin e Komisionit Evropian si dokumentin më të besueshëm ndërkombëtar. • Sipas Ramës, Shqipëria do të jetë gati që të ngrej flamurin shqiptar në Bruksel brenda kësaj dekade. • Rama ka theksuar se Komisioni ka vlerësuar punën e Prokurorisë së Posaçme, duke shtuar se sipas raportit, rritja ekonomike në Shqipëri ka qenë e fortë. • Ndërsa për situatën politike në vend, Rama ka deklaruar se diskutimet politike duhet që të bëhen përmes gjuhës dhe jo muskujve.
10 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ambasadori i delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka shprehur kritikat e tij sa i përket lirisë së shprehjes dhe medias në vend. Gjatë fjalës në konferencën për mediat, Gonzato ka theksuar se sipas KE-s nuk ka pasur asnjë progres në këtë fushë.
"Një tjetër fushë e rëndësishme, është liria e shprehjes dhe për fat të keq komisioni nuk vëren asnjë progres në këtë fushë dhe sa i përket çështjeve afatgjata që kanë qenë shqetësuese sidomos mbivendosja e interesave të medias, biznesit dhe politikës dhe kushtet e problematike të punës së gazetarëve. Shpresoj që çelja e grupkapitullit të parë të negociatasve të jetë një mundësi e mirë për autoritetet shqëiptare që të realizojnë këto reforma”, tha ai.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se diskutimet politike duhet që të bëhen përmes gjuhës dhe jo muskujve. Teksa është pyetur në lidhje me situatën politike në vend, Rama ka deklaruar se ata janë gjithmonë të gatshëm që të diskutojnë me opozitën.
“Unë mund të flas edhe për eksperiencën në krye të opozitës. Problemi ynë ka qenë që qeveria nuk pranonte të fliste me ne. Kemi bërë propozime për të kërkuar të bashkëpunojmë, s’kemi marrë përgjigje. Sot, e që nga dita e parë, deri ditën kur do jem në këtë detyrë, s’do jetë problem shumica për t’u ulur në tryezë dhe diskutuar. Diskutimet bëhen përmes gjuhës dhe jo krahëve, këmbëve, gjokseve dhe muskujve. Kjo është shumë e thjeshtë”, tha Rama.
TIRANË- Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka bërë thirrje për dialog gjithpërfshirës mes pozitës dhe opozitës në vend. Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, Gonzato ka theksuar se ka shumë mënyra për të shprehur mospajtimin në vend, por dhuna nuk është e duhura.
“Kur jam pyetur për situatën publike, duke pasur parasysh reformat që duhet të marrë Shqipëria, që janë për të ndryshuar mënyrë se si funksionon e gjithe shoqëria, opozita duhet të ulet në tryezë. Jam përpjekur të bëj thirrje dhe ta mbaj të përfshirë opozitën. Pak ditë më parë kam thënë që suksesi i Shqipërisë është pronësi e të gjithëve dhe të gjithë duhet të jenë autorë. Ka mënyra për të shprehur mospajtim. Nuk mendoj se dhuna është mënyrë, por ka mënyra të tjera për t’u angazhuar në dialog”, tha ambasadori i BE.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të jetë gati që të ngrej flamurin shqiptar në Bruksel brenda kësaj dekade. Gjatë konferencës për mediat, Rama theksoi se deri në fund të vitit 2027,ata do të bëjnë punën që kjo të ndodhë.
“Do jemi gati ta ngremë flamurin në Bruksel brenda kësaj dekade. Deri në fund të 2027, ne do bëjmë punën që kjo të ndodhë. Nga puna dhe nga faktet e punës që vlerëson KE të vendimmarrja për t’u ulur në tryezë ka edhe një nivel tjetër që është niveli polik. Vendimmarrjen politike ne se kemi në dorë, ne kemi në dorë të bëjmë punën tonë dhe ta bëjmë Shqipërinë një vend që funksionon si në BE”, tha Rama.
TIRANË- Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka deklaruar se mbyllja e grup-kapitujve në vitin 2027, mbetet një nismë shumë ambicioze. Duke folur në konferencën për mediat, Gonzato theksoi se objektivat për të çelur të gjithë kapitujt deri në 2025 është e mundur.
“Siç e thatë, komunikata që u miratua dje nga Komisionin shpreh mbështetjen dhe gatishmërinë për të shoqëruar qeverinë shqiptare në objektivat për të çelur të gjithë kapitujt deri në 2025, është e mundur, shumë ambicioze, dhe kjo është treguar nga kapacitete teknike të treguara për të shqyrtuar gamën e gjerë në mënyrë profesionale. Kjo është një ofertë nga ana jonë për gatishmëri dhe mbështetje, por kërkon përpjekje të përkushtuar nga Shqipëria dhe nga shtetet anëtare për çeljen e kapitujve, nëse vendet anëtarë janë të bindura, që Shqipëria me vërtet ka bërë progres për këtë fazë, jam besimplotë, që mund të bëjmë progres për këtë”, tha ai.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar progresraporti e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, Rama ka theksuar se Komisioni ka vlerësuar punën e Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë që ka shtuar se sipas raportit, rritja ekonomike në Shqipëri ka qenë e fortë.
“Drejtësia, përtej të gjitha polemikave të brendshme raporti bën një vlerësim të lartë të zbatimit të reformës në drejtësi dhe thekson se ka çuar në përmirësime në funksionin e drejtësisë. Patjetër ka pika që duhen adresuar dhe boshllëqe që duhen mbushur. KE vlerëson punë e SPAK, vazhdimësinë e rezultateve, avancimin në ndjekjen përmes hetimeve të thelluara të rasteve komplekse të korrupsionit përfshirë dhe profile të larta zyrtare. Raporti rikonfirmon edhe këtë vit vazhdimin e rritjes ekonomike të vendit dhe përgatitjen e Shqipërisë për një ekonomi tregu funksionale në bazë të parime që garanton BE. Rritja ekonomike ka qenë rritje e fortë,-thotë raporti. Raporti vlerëson performancën fiskale dhe ka një progres të mirë dhe afrim drejt kritereve të afrimin në BE të një fushe strategjike, për afrimin me tregun e energjisë në standardin e BE. Vazhdimi i punës dhe rritje e investimeve në energji, por edhe mbështetja ndaj qytetarëve dhe biznesit dhe ambicia për t’u bërë një vend eksportues pasqyrojnë transformim që ne po bëjmë në sektorin e energjisë. Dhe gjithashtu politika e jashtme dhe e sigurisë së Shqipërisë vlerësohet në nota maksimale. Europa, BE janë bekimi më i madh për një vend si Shqipëria që ndryshe do ta kishte të pamundur të bënte shtetin që po bën”, tha Rama.
TIRANË- Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka bërë thirrje për dialog politik gjithëpërfshirës. Gjatë konferencës me Ramën, Gonzato theksoi se mesazhi për mazhorancën dhe opozitës është i qartë. Ai po ashtu shtoi se duhet që të trajtohen gjithashtu dhe mangësive në procesin zgjedhor.
"Grup kapitulli i themeloreve, sa i përket kriterit politik, situatë thellësisht e polarizuar politike. Po kështu dhe për shkak të mangësive të patrajtuara në procesin zgjedhor. Mesazhi, dialog konstruktiv gjithëpërfshirës politik. Funksioni i gjyqësorit, komisioni vëren disi progres në këtë fushë, sidomos me afrimin e fundit të vettingut. Shqetësime për orvatjet për trysni në sistemin gjyqësor”, tha Gonzato.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se progresraporti i Komisionit Evropian është dokumenti më i besueshëm ndërkombëtar. Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se ky raport bazohet në fakte dhe jo në sondazhe. Ndërkohë që ka theksuar se ky raport shënon piketat dhe hapat që duhen bërë për të vazhduar më tej.
"Është dokumenti më i besueshëm ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe ne i referohemi fjali për fjali. Është i vetmi raport që bazohet në fakte dhe jo në perceptime e sondazhe. I referohet fakteve nën dritën e parimeve dhe standartëve të funksionimit të institucuineve dhe shteteve anëtare. Më vjen mirë që marrin raportin më pozitiv të gjithë këtyre viteve, e tillë është edhe ecuria e vendit dhe konferenca e dytë ndërqeverita afirmoi njohjen e përparimeve të bëra nga Shqipëria.
Ky raport shënon me përpikëmëri dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej dhe çështjen ku duhet të përqendrohemi për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit. Ky proces është proces që vazhdon por cilido që dëshiron të kuptojë e të mësojë se ku ndodhet Shqipëria në të gjitha fushat bën mirë ta lexojë këtë raport, një panoramë e situatës aktuale të vendit," tha Rama.
TIRANË- Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka deklaruar se lufta kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri duhet që të rritet. Gjatë fjalës së tij, pasi i dorëzoi progresraportin kryeministrit Edi Rama, Gonzato theksoi se shqetësimet për ndërhyrje në sistemin gjyqësor vazhdojnë të mbeten.
“Raporti ofron qëndrim të drejtë se ku qëndron vendi. Disa nga gjetjet kyçe të raportit. Sa i përket kriterit politik raporti vlerëson funksionin e ligjit pjesërisht të kënaqshme. Edhe për shkak të mangësive të pa trajtuara në procesin zgjedhor. Mesazhi kryesor është nevoja urgjente për një dialog konstruktiv. Funksioni i gjyqësorit zë hapësirë të madhe, funksioni zënë disi progres, shqetësimet mbeten për ndërhyrje në sistemin gjyqësor. Raporti jep rekomandime për të trajtuar çështjet. Sa i takon efikasitetit të drejtësisë, mund të them se po bëhet progres. Korrupsioni shihet si një shqetësim serioz edhe pse raporti vëren një punë konkrete. Komisioni sheh përpjekje për përmirësim në luftën kundër korrupsionit. Duhet përparim. Kur vjen fjala për luftën kundër krimit është bërë disi progres sërish falë SPAK që ka rritur kapacitetin në luftën kundër pastrimit të parave,”, tha ai.
TIRANË- Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato i ka dorëzuar progresraportin e Komisionit Evropian kryeministrit Edi Rama. Gjatë konferencës për mediat, Gonzato ka theksuar se Shqipëria mund mund t’ia dalë të çelë të gjithë grup kapitujt deri në fund të 2025. Po ashtu ai ka theksuar se ai mbështet nismën e qeverisë për të mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027.
“I kam dorëzuar edhe presidentit dhe më pas do të takohem edhe me kryetaren e Kuvendit dhe të çështjeve të BE. Ky raport del në një kontekst të favorshëm të kontekstit të anëtarësimit të Shqiptar në BE. Nuk do të lodhem kurrë se theksuari sa shumë shënon një moment kyç në rrugën e Shqipërisë në BE. Në paketën e zgjerimit vërehet angazhimi i palëkundur i Shqipërisë drejt BE. Shqipëria ruan bilanc harmonik me politikat e jashtme të BE dhe përçon mesazh të fortë të anëtarësimit në BE. Komisioni sheh një mundësi të përshpejtojë hapat për në BE, Shqipëria mund t’ia dalë të çelë të gjithë grup kapitujt deri në fund të 2025 dhe mbylljen e negociatave deri në fund të 2027”, tha ai.