E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut. • Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, Tafani ka treguar me detaje mënyrën sesi është organizuar dhe realizuar vrasja e Albi Bashaliut. • Tafani ka treguar logjistikën e ngjarjes, nga shkuarjet në Peqin me makina me qira për të identifikuar viktimën deri tek ekzekutimi dhe largimi nga vendngjarja. • Tafani ka deklaruar se armën për të kryer vrasjen e kanë 1 milion lekë tek Bledar Berberi. • Më pas ka deklaruar se në drejtim të Bashaliut ka qëlluar 6 herë me pistoletë, ku dy nga plumbat e kanë kapur në gjoks dhe 4 në kurriz. • Pasi kanë kryer vrasjen, Tafani ka theksuar se makina nuk po i ndizej dhe e kanë djegur në vend. • Pas vrasjes, Tafani tha se grupi është shpërblyer me 30 mijë euro, shumë që u soll nga Qamil Haxhiu, babai i Laertit, dhe që u nda në tri pjesë midis Laert Haxhisë, Lulzim Arapit dhe vetë Tafanit.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka treguar detaje mbi atentatin ndaj Kujtim Metës. Gjatë fjalës së tij në GJKKO, Tafani ka theksuar se Meta ishte nën vëzhgim nga Dorian Shurdhi, por që ky i fundit refuzoi ta vriste për shkak se identifikohej nga kamerat.
Tafani më pas ka vazhduar duke thënë se atentatin e ka kryer ai, pasi këmbënguli Laert Haxhiu. Me një pistoletë “Zastava” me silenciator, Tafani tha se e ka qëlluar 8 herë Kujtimin në një lokal që ky po pinte kafe.
“Tentuam sërish të vrisnim Kujtim Metën dhe në vezhgim po e mbante Dorian Shurdhi. Por Dorian Shurdhi nuk deshte ta vrisnim, sepse kishte frikë se identifikohej nga kamerat e sigurisë. Unë me Laertin flisja në telefon dhe i tregoja për situatën dhe ai filloi të shante Dorianin dhe këmbëngulte që të bëhej vrasja. Më pas Laerti më dha informacion se Kujtimi ishte afër një lokali dhe më tha shko afrohu se e ke aty. Isha me një kapele në kokë dhe një pistoletë tip “Zastava” me silenciator. Shkova tek dera e lokalit, Kujtimi ishte duke pirë kafe i vetëm, unë Kujtimin e kisha parë nga Facebook, ma kishte treguar Laerti dhe e njoha. Sapo e pashë nxora armën dhe e godita drejt dhe ai hidhet nga karrigia dhe përpiqet të ikë, unë e qëllova prapë, i qëllova me 8 fishekë," tha Tafani.
TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, ka treguar urdhërat e Leart Haxhiut. Tafani ka deklaruar se me porosi të Laert Haxhiut ka shkuar së bashkë me Lulëzim Arapi në banesën e dy vëllezërve në Lushnjë për të vënë një sasi tritoli.
Sipas dëshmisë së tij, këtë porosi ua kishte dhënë Laerti, pasi ky i fundit pretendonte se njëri prej vëllezërve kishte strehuar Xhulio Shkurtin, kundërshtarin e Haxhiut. Gjithashtu Tafani theksoi se tritolin e kishte vënë Arapi, por plani i tyre nuk u finalizua pasi sasia e lëndës eksplozive nuk shpërtheu.
“Dy vëllezërve në Lushnjë afër spitalit i vumë tritol tek dera. Sipas Laertit, një nga këta kishte strehuar Xhulio Shkurtin dhe sipas Laertit duhet t’i vendosnim edhe për provë. E vura unë dhe Lulëzim Arapi këtë tritolin, mbaj mend që ka qenë janar 2022.
Mora një makinë me qira tek Sofra e Ariut një Golf 5 dhe u nisem për në Lushnjë, mbas orës 10 të natës. Na tha Laerti që t’ia vendosim tek dera e shtëpisë, banesa ndodhej pas spitalit të Lushnjës. Emrat nuk më kujtohen të pronareve të shtëpisë, por janë dy vëllezër qe kanë vila të bukura. Tritolin e vendosi Luli, por nuk shpërtheu, plasi vetëm kapsolla”, tha ai.
TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka treguar disa episode që kanë ndodhur pas vrasjes së Albi Bashalliut. Duke folur në seancën e sotme në GJKKO, Tafani ka theksuar se qëndronte gjithmonë nën shoqërinë e Laert Haxhiut, ku shkonin në udhëtime dhe për dreka e darka.
Ndërkohë që ka treguar dhe mënyrën se si i siguronin makinat që përdornin për vrasjet. Tafani ka theksuar se hiqeshin si policë dhe më pas u grabisnin makinat, qytetarëve me dhunë.
“Pas vrasjes së Bashaliut qëndroja gjithmonë nën shoqërinë e Laert Haxhiut. Shkonim në Sarandë, në Valbonë, dilnim nëpër restorante për dreka dhe për darka. Gjatë kësaj kohe Laert Haxhiu na thotë që duhet të grabisim një makinë, dolëm për të parë në Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Rrogozhinë. Ku të shikonim makinë që na pëlqente, ndalonim dhe e merrnim, dy herë e kemi bërë.
Një makinë e morëm afër “Palma Novës”, një tip “Benz”, që na pëlqeu. I thamë “Ndal, policia!”: Ishte një çift që po rrinin mbrapa. Unë u prezontova si polic, i thashë keni parkuar keq dhe duhet të dilni nga makina. Ai çuni e kuptoi që ne do i merrnim makinën dhe na tha sa lekë doni, pasi e kuptoi që ne nuk ishim policia. Unë kisha pistoletën në dorë dhe e kapa nga krahu, i thashë dil jashtë. E godita një herë atë,” tha ai.
TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut. Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, Tafani ka treguar me detaje momentin nga blerja e armës dhe deri te ekzekutimi i Bashaliut.
Gjatë fjalës së tij, Tafani ka theksuar se kanë blerë një pistolete tip TT 1 milion lekë tek Bledar Berberi. Më pas ka deklaruar se në drejtim të Bashaliut ka qëlluar 6 herë me pistoletë, ku dy nga plumbat e kanë kapur në gjoks dhe 4 në kurriz.
“Për vrasjen blemë një pistolete tip tt 1 milion lekë tek Bledar Berberi. Kishim dhe një armë tjetër me fishekë shumë te vegjël që nuk u përdor në vrasje. Fishekët e tt i mbaruam, ne momentin që doli pronari i lokalit nxora këtë armën e vogël thjesht për ta trembur. Ne drejtim të Bashaliut qëllova 6 herë. Mbaj mend që 2 herë e qëllova në gjoks dhe 4 herë në kurriz”, tha Tafani.
TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut. Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, Tafani ka treguar me detaje momentin që e kanë vrarë dhe më pas mënyrën e arratisjes.
Tafani ka theksuar se pasi kanë kryer vrasjen, makina nuk po i ndizej dhe e kanë djegur në vend. Ndërkohë që më pas janë larguar me vrap drejt makinës tjetër dhe kanë mbërritur në Tiranë.
“Pasi mbaruam punë nuk na ndizej makina. E dogjëm makinën. Te vendi ku kishim lënë makinën tjetër për të ikur. Fshiva timonin që e kisha prekur. U nisa me vrap drejt rrugës kryesore. U nisëm per Tiranë, e lamë Benzin në Astir. Donim të shmangeshim nëpër lagje, ecnim në këmbë. E lamë makinën te rrethrrotullimi i Astirit. Kemi marrë një pjesë të lekëve të vrasjes së Albi Bashaliut fillimisht 30 mijë euro. Mos gaboj, m’i dha lekët babai i Laertit, Qamili," tha Tafani.
TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut. Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, Tafani ka treguar me detaje mënyrën sesi është organizuar dhe realizuar vrasja e Albi Bashaliut.
Tafani ka treguar logjistikën e ngjarjes, nga shkuarjet në Peqin me makina me qira për të identifikuar viktimën deri tek ekzekutimi dhe largimi nga vendngjarja. Pas vrasjes, Tafani tha se grupi është shpërblyer me 30 mijë euro, shumë që u soll nga Qamil Haxhiu, babai i Laertit, dhe që u nda në tri pjesë midis Laert Haxhisë, Lulzim Arapit dhe vetë Tafanit.
"Pasi mbaruam punë nuk na ndezi makina “Audi” që kishim. Mora “Benzin” gri me targa greke. Pasi kaluan Kavajën, kam çmontuar armën, në atë kohë kalonin dhe makina të tjera që sduhet të na shikonin që hidhnim pjesë të armës. Kur erdhëm në Tiranë kemi lënë Benzin në Astir dhe për të humbur gjurmë, kemi ecur në këmbë.
Kemi marrë 30 mijë euro, na ka sjellë i ati i Laertit, Qamil Haxhiu dhe atë 30 mijë i kemi ndarë në 3 pjesë; unë, Lulzim Arapi dhe Laerti. Këto lekët i ka dhënë një person që e thërrisnin Limi, me të cilin para ngjarjeve fliste Laerti me të. Pas një muaji erdhën edhe lekët e tjera, dy herë nga 10 mijë, na i solli Qamili, babai i Laertit. I ati i Laertit, Qamili një herë në dy tre muaj vinte tek ne dhe qëndronte disa ditë," tha Tafani.