LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kërcënohet Salvador Kaçaj! Të maskuarit i presin rrugën në Milot dhe i drejtojnë armën, mbështetësi i BF: Pas qëndrojnë Rama e Pjerin Ndreu

• Salvador Kaçaj, ish-kreu i Komunës së Shëngjinit, i cili në këto zgjedhje lokale mbështet koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, ka qenë duke udhëtuar së bashku me djalin e shoferin e tij në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht sapo kalon vendin e quajtur M+, kur dy automjete i kanë dalë përpara dhe i kanë bllokuar rrugën. • Sipas kallëzimit të depozituar nga Kaçaj, një prej personave ka zbritur nga mjeti dhe është afruar në drejtim të tij me armë zjarri në dorë. Një nga mjetet ka qenë i tip ‘Audi’ me ngjyrë të bardhë. • Shoferi i tij ka manovruar duke kthyer mjetin me shpejtësi dhe duke u larguar në drejtim të Lezhës ku dhe ka depozituar kallëzimin. Policia njofton se kanë nisur hetimet, por ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij kërcënimi dhe nëse ka prapavijë elektorale. • Pas ngjarjes, Kaçaj doli në një konferencë urgjente me kryedemokratin Sali Berisha dhe drejtuan gishtin drejt kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës e Kaçajt, parapavija e këtij atentati është elektorale për shkak të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

I shpëtoi atentatit, Salvador Kaçaj: S'e kam parë kurrë veten para armës! Ishte një 'Audi' i bardhë...I them Ndreut që në Lezhë e mundim 3 me 0

Kërcënohet Salvador Kaçaj! Të maskuarit i presin
Salvador Kaçaj

TIRANË- Salvador Kaçaj, i cili u kërcënua këtë mesditë ka treguar se është ndjerë mjaft i frikësuar kur ka parë që një makinë e tipit 'Audi' me njgyrë të bardhë i ka bllokuar rrugën. Në një konferencë të përbashkët me kryedemokratin Sali Berisha, Kaçaj tha se makina nuk kishte targa. Gjithsesi, sipas Kaçaj, fitorja e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, do të jetë spektakolar. 

Pjesë nga fjala e Kaçajt:

Ka ditë që në Lezhë dhe në Kurbin ushtrohet presion, por që të arrinin deri aty sa të më dilnin përpara me armë....Kemi arritur të shpëtojmë vetëm falë manovrave të shoferit tim që siç tha dhe Berisha, është një ish-garsist. Gjithsesi, ju them se rezultati do të jetë 3 me 0 në Lezhë, fitorja është e pandalshme. Kam luajtur futboll shumë vite në Evropë, por që të qarkullojnë makina pa targa, nuk e kam parë në asnjë vend të botë. Një nga makinat ishte "Audi" me ngjyrë të bardhë. Na kanë ndjekur për rreth 3 kilometra. Nuk na arritën dot falë manovrave. Ka pasur kërcënime nga bandat e Pjerin Ndreut. Rama është marrë personalisht me mua. Unë jam krenar për mbështetjen që i kam dhënë Pashkë Gjonit dhe Behar Haxhiut në Kurbin. Nuk e kam parë ndonjëherë vetën kaq ngushtë, të shihke veten para armës. Por ata janë njerëz kriminelë, pushteti nuk merret me kriminelë dhe këtë do ta shohin kur të dalin votat. Do të jetë rezultat spektakolar. 

 

3 VITE ME PARE

Berisha del në konferencë urgjente me Salvador Kaçajn: Bandat e Pjerin Ndreut tentuan ta vrisnin bashkë me djalin, e ndoqën njerëz të maskuar e armatosur. Gisht ka dhe Rama

Kërcënohet Salvador Kaçaj! Të maskuarit i presin
Salvador Kaçaj dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në konferencë urgjente me Salvador Kaçajn, i cili është kërcënuar sot dhe ka bërë kallëzimin në Policinë e Lezhës. Berisha fajësoi kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu dhe kryeministrin Edi Rama, për të cilët tha se kanë gisht në këtë atentat që sipas tij, i ishte mirëpërgatitur Kaçajt në Milot. Berisha tha se në këtë mënyrë, ata planifikonin të merrnin sërish pushtetin në Lezhë. 

Deklarata e Berishës: 

Fushata elektorale është karakterizuar nga akte dhune, terrori të papara ndaj përfaqësuesve, zyrtarëve, deputetëve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Siç keni konstatuar, ne kemi ndjekur një linjë, duke regjistruar çdo akt terrori, çdo akt, çdo përpjekje për blerje masive votash, të proporcioneve të paimagjinueshme, gjer në oferta sot në mëngjes thuaj ‘sa do, euro për votën’, por këto sigurisht janë të dokumentuara dhe evidentuara dhe kemi informuar rregullisht vëzhguesit ndërkombëtarë. Kemi informuar KQZ, kemi informuar organet. Por unë sot dola para jush për një rast kriminal të jashtëzakonshëm, ku Salvator Kaçit, një nga eksponentët kryesorë të PD në Lezhë, ish-kryetar i Bashkisë së Shëngjinit, njeri me një reputacion kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e sportit, e kanë ndjekur dy makina pa targa, ku ai ka qenë bashkë me djalin e vet dhe shoferin. Persona të maskuar, të armatosur kanë dalë nga makina dhe janë bërë gati të qëllojnë mbi ta. Shoferi i Salvatorit, një ish-gardist i sprovuar ka arritur të manovrojë me makinë dhe t’i bëjë të pasigurtë në atentatin e tyre. Ata e kanë ndjekur mbrapa me armë në dorë që t’i vrisnin, nuk kanë arritur. Por të gjitha këto janë të filmuara. Unë ju them ju se dje dhe pardje, bandat e Pjerin Ndreut kanë terrorizuar zonë pas zone rrethin e Lezhës dhe e kanë bërë këtë akt, i kemi të filmuara, në shoqërim nga policia, e cila kalonte afër dhe as që iu thoshte, përkundrazi krijonte përshtypjen te banorët se po bënte sigurimin e banditëve. Pra, kjo ka qenë situata në Lezhë që kulmi me përpjekjen për eliminimin fizik të Salvatorit dhe djalit të tij, që është shtetas amerikan dhe ka ardhur për të votuar me familjen e vet. Ky atentat i dështuar ndaj Salvator Kaçit është vepër kryekëput e Edi Ramës dhe Pjerin Ndreut. Edi Rama, siç e dini, u mor personalisht me Salvatorin në në fjalimin e tij në Lezhë, në një kohë kur Salvatori krahas mbështetjes ndaj kandidatit Pashk Gjoni, ka zbatuar gjithë jetën e tij rregullat dhe ligjet elektorale dhe nuk ka asnjë veprim të paligjshëm. Por mbështetja për Pashk Gjoni nga Salvatori ka kërcënuar zgjedhjen e banditit Pjerin Ndreu dhe kanë krijuar bashkë me Ramën një mënyrë për eliminimin e tij bashkë me djalin në makinë. Ky akt është një krim i shëmtuar, personalisht i Edi Ramës dhe Pjerin Ndreut, me të cilin ata kanë synuar me çdo kusht dhe çdo çmim të ndryshojnë rezultatin në Lezhë nëpërmjet një akti të tillë dhe natyrisht eliminojnë fizikisht një kundërshtar të shpallur nga Edi Rama si njeri të rrezikshëm për rezultatin e tij në Lezhë. Unë dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt. Sigurisht që ky është akt kulmor në terrorin ndaj drejtuesve të PD, por raste të tjera me kërcënime të forta dhe të egra ekzistojnë dhe ne do i bëjmë publike. Theksoj se të gjitha këto akte dhune të bandave janë përcjellë me indiferencë të plotë ose mbështetje nga policia. Salvatori ka bërë denoncimi dhe janë marrë edhe kamerat ku duket qartë gjithçka.

3 VITE ME PARE

Zbardhet kallëzimi! Si iu shmang Kaçaj dy të armatosurve që i prenë rrugën në Milot, dëshmia: Isha me djalin dhe shoferin, manovrova në kohë

Kërcënohet Salvador Kaçaj! Të maskuarit i presin
Salvador Kaçaj

MILOT- Është zbardhur kallëzimi dhe njoftimi i Policisë së Lezhës i ish-kreut të Komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Kaçaj, 56 vjeç, i cili në këto zgjedhje lokale mbështet koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, ka qenë duke udhëtuar së bashku me djalin e shoferin e tij në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara dhe i kanë bllokuar rrugën.

Sipas kallëzimit të depozituar nga Kaçaj, një prej personave ka zbritur nga mjeti dhe është afruar në drejtim të tij me armë zjarri në dorë. Kaçaj shton se ka manovruar duke kthyer mjetin me shpejtësi dhe duke u larguar në drejtim të Lezhës ku dhe ka depozituar kallëzimin. Policia njofton se kanë nisur hetimet, por ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij kërcënimi dhe nëse ka prapavijë elektorale.

Njoftimi:

Rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi Salvador Kaçaj 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka bërë kallzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën. Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij, ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një pistoletë. Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte shtetasi S.K., ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallzimin," njoftoi policia. Në lidhje me kallzimin e shtetasit S.K., shërbimet e Policisë kanë njoftuar menjëherë Prokurorin si dhe nën drejtimin e tij, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale me qëllimin zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

3 VITE ME PARE

Kërcënohet Salvador Kaçaj, ish-kreu i Komunës Shëngjin! Denoncimi: Dy persona më prenë rrugën, nxorrën armët

Kërcënohet Salvador Kaçaj! Të maskuarit i presin
Salvador Kaçaj

SHËNGJIN- Ish-kreu i Komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj është kërcënuar këtë pasdite. Ka qenë vetë Kaçaj ai që ka bërë kallëzimin në Policinë e Lezhës, ku ka deklaruar se është kanosur nga dy persona. Kaçaj ka thënë se është kërcënuar nga dy persona, që i kanë prerë rrugën në Shëngjin. Ai tregon se një prej tyre, është afruar në drejtim të mjetit të tij dhe i ka nxjerrë armën e zjarrit. Kaçaj mbështet koalicionin 'Bashkë Fitojmë' në këto zgjedhje dhe dyshohet se ky kërcënim ka si prapavijë zgjedhjet lokale. 

salvador kacaj kercenohet salvador kacaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj