LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kërkoi lirimin nga burgu/ Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për presidenin e PL-së, Meta: Ecim drejt Gjykatës së Strasburgut!

• Gjykata e Lartë ka shqyrtuar ditën e sotme kërkesën e depozituar pak ditë më parë të presidentit të Lirisë, Ilir Meta për heqjen e masës së sigurisë "arrest me burg". • Gjykata ka marrë vendimin ditën e sotme për të lënë në fuqi masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO. • Meta kërkoi ti hiqet masa e arrestit me burg në lidhje me postin e tij si drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. • Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi edhe masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhin. • Meta ka reaguar me anë të një audio-mesazhi në Facebook ku thekson se do të bëj ankimin në Gjykatën e Strasburgut. • Po ashtu Meta në reagimin e tij thekson se është i bindur që në Strasburg do të fitojë, njësoj siç kanë fituar në Komisionin e Venecias kundër Rama-reformës. • Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Gjykata e Lartë e la në burg/ Meta me audio-mesazh: Ecim drejt Gjykatës së Strasburgut

Kërkoi lirimin nga burgu/ Gjykata e Lartë lë në fuqi
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar me anë të një audio-mesazhi pas vendimin të Gjykatës së Lartë për ta lënë në masën e sigurisë arrest me burg. Në audio-mesazhin e postuar në Facebook, Meta thekson se do të bëj ankimin në Gjykatën e Strasburgut. Po ashtu Meta në reagimin e tij thekson se është i bindur që në Strasburg do të fitojë, njësoj siç kanë fituar në Komisionin e Venecias kundër Rama-reformës.

"11 Maj, dita historike kur do të ndahemi nga narkoregjimi dhe narkodrejtësia e tij. Sot për çështjen Meta hodhëm një hap pozitiv sepse kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë që nuk ekziston, në mënyrë që të ecim më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut. Do fitojmë siç kemi fituar në Komisionin e Venecias kundër Rama-reformës. Mos harroni se 2 marsi po vjen, i mitingut kombëtar në mbrojtje të Kushtetutës, ku u ç’montua Rama-reforma. Prapësuam dhe hodhëm në Lanë edhe ligjin për betimet tek Lana. Ju bëj thirrje shqiptarëve patriotë, kudo që janë të gjithë drejt 11 majit. Bashkëatdhetarët tanë të regjistrohen në zgjedhje, të hedhim narko-regjimin tek Lana," tha Meta.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

1 VITE ME PARE

Ankimoi masën e sigurisë, Gjykata e Lartë lë në fuqi "detyrim paraqitje" për Kryemadhin

Kërkoi lirimin nga burgu/ Gjykata e Lartë lë në fuqi
monika kryemadhi

TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhin. Gjykata rrëzoi rekursin e Kryemadhit për masën e caktuar nga Gjykata e Posaçme. 

Masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata e Posaçme u la në fuqi nga Gjykata e Lartë edhe për presidentin e PL-së, Ilir Metën. Ky i fundit do të vijojë të qëndrojë në burg. 

Deputetja po hetohet nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

 

1 VITE ME PARE

Kërkoi lirimin/ Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë 'arrest në burg' për Ilir Metën

Kërkoi lirimin nga burgu/ Gjykata e Lartë lë në fuqi
Ilir Meta

TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë vendosur nga GJKKO për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Mësohet se në vendimin e sotëm, Gjykata e Lartë bën me dije se ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të dhënë më 19 nëntor të vitit të kaluar. 

"Pershendetje! Ne lidhje me interesimin tuaj per ceshtjen penale me nr. 60003-00073-00-2025, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimin nr.59 (87-2024-333) date 19.11.2024 te Gjykatës së Posaçme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

1 VITE ME PARE

Kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Kërkoi lirimin nga burgu/ Gjykata e Lartë lë në fuqi
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka depozituar pak ditë më parë në Gjykatën e Lartë kërkesën për të hequr masën e sigurisë "arrest me burg". Kërkesa e tij do të shqyrtohet ditën e sotme nga Gjykata e Lartë në orën 10:00. Në seancën e sotme do të shqyrtohet rekursi i Metës dhe Monika Kryemadhit. Gjykata ka caktuar që të shqyrtojnë rekursin Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici.

Ilir Meta është arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar dhe ai kërkon një masë më të butë sigurie. Ai ka kërkuar ti hiqet masa e arrestit me burg në lidhje me postin e tij si drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.  Gjykata e Posaçme e shkallës së parë dhe ajo e apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej afro 4 muajsh të mbahet në paraburgim te 313-ta.

 

 

ilir met gjykata e larte kryemadhi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj