LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë/ SPAK me prova të reja për kryebashkiakun, shtyhet seanca në GJKKO për nesër

• Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për ditën e nesërme dhënien e vendimit për kërkesën ndaj masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. • Seanca e radhës pritet që të mbahet të mërkurën (nesër) në orën 12:30. • Avokatët e Veliajt mësohet se kanë kërkuar të njihen me prova të reja. • Sipas informacioneve, kryebashkiaku Veliaj ende nuk ka mbajtur fjalën e tij në seancën e Apelit e cila sot zgjati mbi 7 orë. • Mbrojtja e Veliajt ka bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që masa e sigurisë “arrest në burg” duhet të shfuqizohet dhe se kryebashkiakut duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. • Sipas mbrojtjes, Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t'i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët. • Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi. • Në të njëjtën seancë, janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në 'arrest me burg' dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në 'detyrim paraqitjeje'.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

FOTO/ 7 orë në GJKKO, ja momenti kur Veliaj futet në furgonin e Policisë me pranga në duar

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë/ SPAK me prova
Erion Veliaj

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj paraqitet në foton e mësipërme teksa ngjitet në furgonin e Policisë me pranga në duar pas mbylljes së seancës së sotme në Apelin e GJKKO-së pa një vendim për masën e sigurisë ndaj tij. Seanca e radhës pritet që të mbahet të mërkurën (nesër) në orën 12:30. Avokatët e Veliajt mësohet se kanë kërkuar të njihen me prova të reja. Sipas informacioneve, kryebashkiaku Veliaj ende nuk ka mbajtur fjalën e tij në seancën e Apelit e cila sot zgjati mbi 7 orë.

Mbrojtja e Veliajt ka bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që masa e sigurisë “arrest në burg” duhet të shfuqizohet dhe se kryebashkiakut duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. Sipas mbrojtjes, Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t'i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi. Në të njëjtën seancë, janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në 'arrest me burg' dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në 'detyrim paraqitjeje'.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

1 VITE ME PARE

Kërkoi lirimin në Apelin e GJKKO-së, shtyhet për ditën e nesërme dhënia e vendimit për Veliajn

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë/ SPAK me prova
Erion Veliaj

TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për ditën e nesërme dhënien e vendimit për kërkesën ndaj masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Seanca e radhës pritet që të mbahet të mërkurën (nesër) në orën 12:30. Avokatët e Veliajt mësohet se kanë kërkuar të njihen me prova të reja. Sipas informacioneve, kryebashkiaku Veliaj ende nuk ka mbajtur fjalën e tij në seancën e Apelit e cila sot zgjati mbi 7 orë.

Mbrojtja e Veliajt ka bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që masa e sigurisë “arrest në burg” duhet të shfuqizohet dhe se kryebashkiakut duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. Sipas mbrojtjes, Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t'i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi. Në të njëjtën seancë, janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në 'arrest me burg' dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në 'detyrim paraqitjeje'.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

1 VITE ME PARE

Seanca në Apel për Veliajn, përfundon mbrojtja, avokati: Garanci pasurore për ta liruar

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë/ SPAK me prova
Erion Veliaj

TIRANA- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme ka përfunduar mbrojtja e avokatëve të kryebashkiakut Erion Veliaj. Mësohet se mbrojtja ka kërkuar dhënien e garancisë pasurore kundrejt lirimit të Veliajt. 

Seanca në GJKKO po zhvillohet prej 4 orësh seanca për shyrtimin e ankimimit të masës së sigurisë të kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjithashtu sipas raportimeve, deri më tani kanë përfunduar mbrojtjen edhe avokatët Ermir Beta dhe Artur Selmani. Ata kanë kërkuar shfuqizim të masës arrest me burg ose një masë më të butë sigurie, me argumentin se nuk mund të prishë provat.

Në të njëjtën seancë, janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje. Bëhet me dije se aktualisht avokatja e Abules, Romina Zano po bën mbrotjen para gjykatës. Në ambientet e GJKKO u paraqit para nisjes së seancës dhe avokati amerikan joshua Roberts, i cili po këshillon kryebashkiakun Veliaj, por nuk u lejua të futej në sallën e gjyqit. 

Në përfundim të mbrojtjes, Prokuroria e Posaçme do japë qëndrimin e saj sa i përket kërkesave të avokatëve që kanë ankimuar masën. Në fund të seancës që pritet të zgjasë disa orë, gjyqtari Engert Pëllumbi do tërhiqet në dhomë këshillimi për të shpallur më pas vendimin, nëse do lërë në fuqi vendimin e datës 12 shkurt të GJKKO apo në rast se do ndryshojë vendimin e shkallës së parë.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

1 VITE ME PARE

Do ndiqte gjyqin si vëzhgues, avokati amerikan i Veliajt nuk lejohet të marrë pjesë në seancë

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë/ SPAK me prova
avokati

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme nuk e ka lejuar Joshua Roberts, avokatin amerikan të kryebashkiakut Erion Veliaj të ndjekë seancën në ngarkim të tij. Roberts do e ndiqte seancën e Veliajt në rolin e vëzhguesit. Një ditë më parë, avokati e vizitoi Veliajn në ambientet e paraburgimit në Durrës. 

 Në Apelin e GJKKO-së, gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimimin e Veliajt për masën e sigurisë "arrest në burg".  Ndërkohë në të njëjtën seancë, do të paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.

1 VITE ME PARE

Mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati amerikan i Veliajt, Joshua Roberts i pranishëm në seancën për shqyrtimin e ankimimit

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë/ SPAK me prova
joshua roberts

TIRANË-  Joshua Roberts, avokati amerikan i kryebashkiakut Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme për të marrë pjesë në seancën e sotme. Në Apelin e GJKKO-së, gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimimin e Veliajt për masën e sigurisë "arrest në burg". 

Ndërkohë në të njëjtën seancë, do të paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Policia "zë mend" nga seanca e fundit për Veliajn, efektivët vendosen para GJKKO

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë/ SPAK me prova
GJKKO

TIRANË- Disa efektivë policie janë vendosur para Gjykatës së Posaçme, ku do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e ankimimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për masën e sigurisë. Siç duket policia ka "zënë mend" nga seanca e fundit e mbajtur për Veliajn, ndonëse ditën e sotme nuk ka asnjë mbështetës të kryebashkiakut të mbledhur jashtë gjykate. 

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë/ SPAK me prova

Në seancën e fundit në ngarkim të kryebashkiakut, mbështetës të shumtë të tij u mblodhën para godinës së GJKKO dhe SPAK, ndërsa atë ditë u vu re mungesa e efektivëve të policisë. 

Lidhur me këtë, SPAK iu drejtua me një shkresë zyrtare Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit duke shprehur shqetësimin mbi mungesën e reagimit në garantimin e sigurisë dhe rendit publik, përpara dhe gjatë seancës gjyqësore për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. SPAK shprehej se mbështetësit kanë penguar lëvizjen e prokurorëve, gjyqtarëve dhe personelit duke sulmuar automjetet dhe kanë përdorur fyerje dhe kërcënime ndaj tyre.

1 VITE ME PARE

Seanca për shqyrtimin e ankimimit, Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë/ SPAK me prova

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Veliaj do të marrë pjesë në seancën gjyqësore në Apelin e GJKKO ku do të shqyrtohet anikimi i tij për masën e sigurisë "arrest në burg". 

Në orën 10:00, gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimin e tij. Ndërkohë në të njëjtën seancë, do të paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Sot seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj lë paraburgimin në Durrës, niset drejt kryeqytetit

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë/ SPAK me prova
paraburgimi ne durres

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është larguar nga paraburgimi në Durrës dhe është nisur drejt kryeqytetit. Veliaj do të marrë pjesë në seancën gjyqësore në Apelin e GJKKO ku do të shqyrtohet anikimi i tij për masën e sigurisë "arrest në burg".  Në orën 10:00, gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimin e tij. Ndërkohë në të njëjtën seancë, do të paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

1 VITE ME PARE

Ankimi i Veliajt për masën e sigurisë, mbahet sot në Apelin e GJKKO seanca për kryebashkiakun

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë/ SPAK me prova
erion veliaj

TIRANË- Ditën e sotme në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të mbahet seanca për ankimin e masës së sigurisë arrest me burg nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në orën 10:00 ku gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimin e tij. Në të njëjtën seancë, do të paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

erion veliaj joshua roberts engert pellumbi apeli i gjkko

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel