LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përplasja në KiE/ Rama: Fjalimi im iu ra si bombë! Kasimati: E bojkotuam të gjithë grupet

• Reagimet kanë vijuar edhe një ditë pas debatit "të nxehtë" të zhvilluar në Këshillin e Europës, ku kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim që solli dhe refuzimin e darkës nga grupet parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. • Mënyra e komunikimit të shefit të qeverisë shqiptare është parë si fyese dhe joserioze në raport me eurodeputetët dhe këtë gjë ia ka vënë në dukje edhe një prej të ‘tijëve’. Përfaqësuesja e përbashkët e të Majtës Evropiane në PE, Nina Kasimati, me të cilën Rama edhe u përplas në KiE, tregoi se të gjitha grupet politike që janë pjesë e Asamblesë e refuzuan ftesën e Ramës pas paraqitjes së tij që e quajnë provokuese dhe të paprecedentë. • Përgjigjen e Ramës për pyetjen e saj në Asamblenë Plenare të Këshillit të Evropës në lidhje me çështjen e Turqisë, Kasimati e konsideron një sulm verbal ekstrem. • Vetë kreu i qeverisë ka ndarë disa foto nga takimet me zyrtarët evropianë, por nuk e ka harruar ‘refuzimin e darkës’. Ai shkruan se arsyeja lidhet me fjalimin e tij, ndërsa thotë se janë të shokuar kur kanë mësuar se "trafiku i organeve është sajesë". Rama i është përgjigjur opozitës në Shqipëri, të cilës i referohet si e "djathta e non-gratave" dhe "njerëz pa atdhe". Rama thotë se edhe në një padrejtësi kombëtare si kjo e Kosovës, opozita kundërvihet. • Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (bazuar në raportin e Dick Martyt, miratuar në vitin 2011), për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Refuzimi i darkës nga PPE/ Rama: Fjalimi im iu ra si rrufe, e djathta e nongratave merret me dokrra

Përplasja në KiE/ Rama: Fjalimi im iu ra si bombë! Kasimati: E
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas refuzimit publik që të gjitha grupet parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i bënë të mërkurën duke mos pranuar të shkojnë për darkë. Përmes Tëitter, Rama thotë se arsyeja lidhet me fjalimin e tij, ndërsa thotë se janë të shokuar kur kanë mësuar se "trafiku i organeve është sajesë". Rama i është përgjigjur opozitës në Shqipëri, të cilës i referohet si e "djathta e non-gratave" dhe "njerëz pa atdhe". Rama thotë se edhe në një padrejtësi kombëtare si kjo e Kosovës, opozita kundërvihet.

REAGIMI I PLOTE I RAMES: 

Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg,megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit,ishte arsyeja.E mirëkuptueshme.S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve! Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri. Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!#NjerëzPaAtdhe #KatranMeBojë.

Reagimi i Ramës vjen pas refuzimit që PPE i bëri ftesës së tij për darkë. Situata u tensionua pas fjalimit të kryeministrit shqiptar dhe replikave me disa nga përfaqësuesit në Asamble. Kryeministri shqiptar e quajti përfaqësuesen e të majtës në PE, Nina Kasimati "ajo gruaja greke", një epitet ky që i ka shkaktuar një sërë reagimesh. Opozita në Shqipëri e ka komentuar paraqitjen e Ramës si skandaloze. Kryedemokrati Sali Berisha tha se përgjigjet e Ramës  ishin idioteske ndërsa e krahason me liderin kubanez Fidel Kastro./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Non-grata" për të gjithë/ Si u anulua darka me Ramën nga socialistë evropianë dhe të gjithë grupet e tjera

Përplasja në KiE/ Rama: Fjalimi im iu ra si bombë! Kasimati: E
Edi Rama, kryeminister

STRASBURG- Lajmi kryesor i mbrëmjes së të mërkurës është anulimi i ftesës që kryeministri Edi Rama iu bëri përfaqësuesve dhe eurodeputetëve në Asamblen Parlamentare të Këshillit të Evropës. Arsyet po mësohen me kalimin e orëve, ku përtej fjalimit, mënyra e komunikimit të shefit të qeverisë shqiptare është parë si fyese dhe joserioze në raport me eurodeputetët. Por jo vetëm kaq. Rama është anuluar edhe nga "të tijët". Përfaqësuesja e përbashkët e të Majtës Evropiane në PE, Nina Kasimati tregoi se të gjitha grupet politike që janë pjesë e Asamblesë e refuzuan ftesën e Ramës pas paraqitjes së tij që e quajnë provokuese dhe të paprecedentë. 

Para pak orësh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më sulmoi fort verbalisht para seancës Plenare të Këshillit të Evropës, pasi si përfaqësuese e përbashkët e Partisë së së Majtës Evropiane në Kuvend, zyrtarisht e pyeta se si po përparonte rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me marrëdhënien gjithnjë e më të thelluar strategjike me shtetin sulmues Turqinë, duke pasur parasysh mbështetjen që gëzon i pari nga vendet e rajonit që respektojnë acquis evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, por që vuajnë agresionin e Turqisë. Përgjigja fyese e zotit Rama “për zonjën” dhe “gruaja greke” krahas një himni politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij në përgjithësi provokues, i paprecedentë në Strasburg, shkaktoi reagimin e krerëve të të gjitha grupeve politike të cilët dhe ata vendosën njëzëri për të mos marrë pjesë në darkën formale që kryeministri shqiptar do të mbajë mbrëmjen e sotme.

Se cili do të jetë ndikimi i kësaj krisjeje të Ramës me të majtën evropiane në tërësi, do të shihet në vijim, por ajo që u kuptua nga episodet e përplasjeve të djeshme është se ndryshe nga në Shqipëri e Kosovë, në Evropë, sjellja e Ramës është parë si një provokuese dhe dashakeqëse, që bën bashkë në një qendrim të majtët dhe liberalët.  Kryetari i Partive Popullore Evropiane dhe Kristian demokrate, Aleksandër Pociej shpërndau dje një mesazh të qartë se ftesa e Ramës nuk pranohet. Krahasimi i kryeministrit i Asamblesë së Parlementit Evropian me Parlamentin shqiptar 'i vuri' kapakun paraqitjes shqiptare përpara Evropës. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

“Gruaja greke”, deputetja e Syrizas flet pas sherrit me Ramën: Më fyeu, ndaj nuk i shkuam në darkë

Përplasja në KiE/ Rama: Fjalimi im iu ra si bombë! Kasimati: E
Kasimati dhe Rama

GREQI- Deputetja greke e SYRIZA-s dhe Përfaqësuesja Parlamentare e Partisë së së Majtës Evropiane në Këshillin e Evropës, Nina Kasimati, denoncoi një sulm verbal ekstrem nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për pyetjen e saj në Asamblenë Plenare të Këshillit të Evropës në lidhje me çështjen e Turqisë.

Në një postim në Facebook, Kasimati u shpreh se Rama e sulmoi verbalisht pasi ajo e pyeti në lidhje me përparimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE pas marrëdhënieve të ngushta me Turqinë.

"Përgjigja fyese e zotit Rama “për zonjën” dhe “gruaja greke” krahas një lëvdimi politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij në përgjithësi provokues, i paprecedentë në Strasburg, shkaktoi reagimin e krerëve të të gjitha grupeve politike të cilët dhe ata vendosën njëzëri për të mos marrë pjesë në darkën formale që kryeministri shqiptar do të mbajë mbrëmjen e sotme"- shkruan Kasimati.

Postimi i plotë:

“Para pak orësh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më sulmoi fort verbalisht para seancës Plenare të Këshillit të Evropës, pasi si përfaqësuese e përbashkët e Partisë së së Majtës Evropiane në Kuvend, zyrtarisht e pyeta se si po përparonte rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me marrëdhënien gjithnjë e më të thelluar strategjike me shtetin sulmues Turqinë, duke pasur parasysh mbështetjen që gëzon i pari nga vendet e rajonit që respektojnë acquis evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, por që vuajnë agresionin e Turqisë. Përgjigja fyese e zotit Rama “për zonjën” dhe “gruaja greke” krahas një himni politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij në përgjithësi provokues, i paprecedentë në Strasburg, shkaktoi reagimin e krerëve të të gjitha grupeve politike të cilët dhe ata vendosën njëzëri për të mos marrë pjesë në darkën formale që kryeministri shqiptar do të mbajë mbrëmjen e sotme.

Por çfarë i tha Rama Kasimatit?Rama debatoi me të lidhur me marrëdhënien e Shqipërisë me Turqinë. Teksa priste pyetje për fjalimin e tij lidhur me raportin e Dick Marty-t, Kasimati u ndal tek marrëdhënia e Ramës me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Disa herë ajo i ndërhyri nga vendi, duke bërë që Rama t'i kthehej ashpër. Madje krahasoi KiE me parlamentin shqiptar.

"Përgjigje ndaj zonjave e zotërinjve e do i kthehem zonjës nuk di nga vjen sepse nuk u prezantua, nga Greqia, tani kuptoj pse është e shqetësuar për marrëdhënien me Turqinë. Ashtu si Greqia e Italia, të treja janë njësoj e në politikën tonë të jashtme përcaktohen si partnerë strategjikë. nuk kuptova pyetjen tuaj. Ju keni problemet tuaja shpresoj t’i zgjidhni mes dialogut e drejtësisë ndërkombëtare, por kur bëhet fjalë për ne, nuk krahasojmë e zgjedhim mes miqve e partnerëve tanë se kemi mësuar nga e shkuara se fqinjët janë aty për të qëndruar përgjithmonë. Gjyshja ime një grua e mençur thoshte fqinj i lumtur është shtëpi e lumtur, në nuk kemi frikë se një gjë e keqe mund të vijë nga Turqia, në të kundërt, është shumë e rëndësishme për sigurinë e Europës. Pa ta kriza e emigrantëve do ishte kthyer në krizë apokaliptike për vendet më të rëndësishme të Europës. Turqia qëndroi në portat e Europës dhe bëri atë që bëri. Kam privilegjin të konsideroj veten mik të Erdogan e Mitsotakis për të zgjidhur këtë çështje”, tha Rama. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Për Shqipërinë dhe Kosovën", një ditë pas debatit në KiE, Rama ndan fotot nga takimet

Përplasja në KiE/ Rama: Fjalimi im iu ra si bombë! Kasimati: E
Edi Rama

STRASBURG- Një ditë pas debatit "të nxehtë" të zhvilluar në Këshillin e Europës, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke postuar disa foto në Facebook nga takimet me zyrtarët europianë ku ka veçuar takimin me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 

"Mirëmëngjes. dhe me fotoalbumin e një dite krejt të veçantë, për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët, dje në Këshillin e Europës, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “akuza të pashembullta”.

rama per dick marty 12 tetor 2022 edi rama këshilli i evropes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj