LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zvërneci/ Rama qytetareve: “Ose do mbështesim këtë projekt, ose do largohem”. Tregon investitoret e mëdhenj, nga SHBA-ja deri në Katar

• Kryeministri Edi Rama ka folur sot për projektin në zonën e Zvërnecit, i cili ka krijuar reagim mbarë qytetar dhe protesta masive në vend. • Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se në këtë projekt janë planifikuar që të investohen gjithsej 4 miliardë euro, të cilat do monitorohen nga ndërkombëtarët. • Rama hodhi poshtë aludimet që toka iu është falur izraelitëve, duke thënë se toka private i është shitur nga vetë pronarët investitorëve nga Katari. • Duke folur për projektin, Rama deklaroi se Laguna nuk preket, por shtoi se zona e Pishë-Poros është zonë e mbrojtur e nivelit 5, në të cilën lejohen ndërtimet. • Kryeministri u bëri dhe një thirrje qytetarëve, duke u shprehur se nëse nuk mbështesin projekte të tilla, do të largohet nga qeveria. • Ndërkohë që për këtë projekt tregoi dhe studiot dhe kompanitë prestigjoze që janë duke bashkëpunuar. • Kompania e parë që ndërmarrë investimin quhet Zvërnec South Adriatic Development sh.p.k., ndërkohë që pas saj janë kompanitë 'Albania Land Development' dhe 'Power Holding'. • Në lidhje me dhunën ndaj protestuesve, Rama u distancua, duke u shprehur se rojet private duhej që të ishin arrestuar në atë moment nga Policia vendore. 

15 artikuj për këtë temë.

2 DITE ME PARE

"Lërini të mbarojnë pastaj i gjykoni"/ Rama: Ky nuk është debat as për 'Major Security' as për Shefqet Kastratin

Zvërneci/ Rama qytetareve: “Ose do mbështesim këtë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se ky debat nuk është as për 'Major Security' dhe as për Shefqet Kastratin. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama u shpreh se ky projekt ka një impakt të madh në  prodhimin e përgjithshëm. 

Sipas tij, ky investim do të ndihmojë sekstorin e bujqësisë, ndërsa shtoi se një nga pjesët e planit është stimulimi dhe lidhja me fermerët, për të dhënë ushqimin bio të fermerëve vendas. Më tej, Rama deklaroi se ky investim do të mundësoj mbi 10 mijë të punësuar. 

"U shqetësuan gazetat greke se po dëmtohet mjedisi në Zvërnec. Ouu?! E di sa e ka impaktin prodhimin e përgjithshëm ky investim. Nuk është vetëm vlera që krijohet nga investimi vetë, por ato që vijnë mbrapa. Mbi 10 mijë të punësuar. Bujqësinë si do ta mbështesim?! E dini sa ushqim duhet për këto investime, po ku do ta marrin ata?! Një nga pjesët e planit është stimulimi dhe lidhja me fermerët, për të dhënë ushqimin bio të fermerëve tanë. E mendoni se çfarë lloj fabrike ndërtohet atje për ekonominë tonë. Laguna është në pikë të hallit, por nuk u intereson ambientalistëve. Do pastrohet! Do shtohen pemë, rënë, ishuj të vegjël. Është diçka krejt tjetër. Lërini të mbarojnë punën, pastaj gjykoni. Në fund fare ne nuk mund ta lëmë këtë që të bëhet për një kompani hajvanësh që na morën fytyrën si vend. Ky nuk është debat as për kompaninë e sigurimit dhe as për Shefqet Kastratin, ky është debat për Shqipërinë dhe se çfarë duan nesër. Është kollaj të bësh të kundërtën. Nuk kemi asnjë kundërshtim me ata që protestojnë," tha Rama./Dosja.al

2 DITE ME PARE

Rrethimi me tela me gjëmba në Zvërnec/ Rama: Është për pajisjet që do studiojnë lagunën

Zvërneci/ Rama qytetareve: “Ose do mbështesim këtë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për rrethimin me tela me gjëmba të zonës në Zvërnec, për të cilin tha se u vendos për të bërë të mundur vendosjen e pasijeve që do studiojnë lagunën. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama u shpreh se projekti duhet të konsiderojë një brez mbrojtës nga vija bregdetare e Lagunës, e cila do të përcaktohet pas përfundimit të studimit. 

Ai tha se kjo distancë duhet të ruajë peizazhin natyror, cilësinë e habitatit dhe të garantojë proceset ekologjike të zonës. Rama theksoi se Këshilli kombëtar i territorit ka ngritur një grup pune për të siguruar kushtet dhe kriteret brenda zonës së mbrojtur.

"Investitorët më thanë ‘Nuk kemi ardhur në Shqipëri të importojmë barcaleta e filma për veten se boll kemi.’ Kemi ardhur të bëjmë investim për Shqipërinë, për ne dhe Evropën. Projekti duhet të konsiderojë një brez mbrojtës nga vija bregdetare e Lagunës, e cila do të përcaktohet pas përfundimit të studimit. Kjo distancë duhet të ruajë peizazhin natyror, cilësinë e habitatit dhe të garantojë proceset ekologjike të zonës. Është e shkruar, jo këto ditë, që më akuzoni se shes Shqipërinë, por është shkruar përpara.

Këshilli kombëtar i territorit ka ngritur një grup punë për të siguruar kushtet dhe kriteret brenda zonës së mbrojtur, leja e infrastrukturës në prill të këtij viti është dhënë për realizimin e rrugëkalimeve të nevojshme, për vendosjen e pajisjeve të përkohshme për të bërë studimin e ujit dhe biodiversitetit të Lagunës. A e kuptoni tani? Pra ka nevojë për rrugëkalime për pajisjet që do bëjnë studimin e Lagunës. Dhe për këtë arsye u dha leja dhe u bë rrethimi dhe makineritë u morën me gurë, pa kuptuar se çfarë po bëhet. Pasuritë objekt zhvillimi janë pronë private, të gjitha nën pronësinë “Albania Land development”. E thashë më përpara se është një çmenduri të futet urrejtje ndaj hebrenjve, duke shfrytëzuar fatkeqësinë e Gazës nga ata që e quajnë veten myslimanë," tha Rama./Dosja.al

2 DITE ME PARE

Rama kapet me Fatos Lubonjën: O Fatos, qëkur u ndave nga mua më tregon mafien

Zvërneci/ Rama qytetareve: “Ose do mbështesim këtë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka sulmuar hapur analistin Fatos Lubonja. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama tha se Lubonja, që kur u nda nga ai flet për mafie. Rama u shpreh se do të ishte një shije shumë e keqe për investistorët, nëse projekti i Zvërnecit has vështirësi, pasi sipas tij kjo do të sillte largimin e tyre për disa kohë.

Lideri i qeverisë theksoi se betejën e ka bashkë me qytetarët, ndërsa shtoi se nuk është i intersuar ta realizojë këtë gjë më forcë ndaj tyre. Në fund, ai tha se lufton me forcë përballë atyre që e sulmojnë, jo përballë qytetarëve.

“Mos harroni një gjë, nëse ne e harrojmë që rolin kryesor që kemi në këtë proces, ne si Shqipëri dhe shqiptar, për ta bërë Shqipërisë siç duam, që të krijojmë klimën e duhur dhe këta investitorë largohen, nuk është problem se nuk do të bëhet Zvërneci, por s’do të vijë njeri për ca kohë. Pasi e thonë; nëse nuk merren vesh me ata, kushedi çdo bëhet me ne. Ndaj mendoheni! O do të zgjedhim zhvillimin e qëndrueshëm me investitorë të ekselencës se nuk e mbarova numrin e brendeve që kam bërë marrëveshje. Nuk them pa problem, se është me problem. Por me forcë kundër jush, nuk jam i interesuar. JO! Por me forcë kundër atyre që më sulmojnë, do i luftoj. Me forcë kundër Lubonjës, se që kur u nda nga unë flet për mafie. Por mafien që ai më tregon mua, ma tregon por është njëson si ata që i tregonin atij ‘armikun e popullit’. Unë nuk e kam me ju betejën. Betejën e kam bashkë me ju,” tha Rama./Dosja.al

 

2 DITE ME PARE

"Duroj dhunën në kockat e tim eti"/ Rama i prerë: Ose do ta bëjmë Shqipërinë, ose vazhdoni me Sazo Gurin dhe Arlind Dritëgjatin

Zvërneci/ Rama qytetareve: “Ose do mbështesim këtë
Edi Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të zgjedhin nëse duan ta bëjnë Shqipërinë sipas vizionit të tij, ose të vazhdojnë me kahe të tjera poltike dhe kauza ambientaliste. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se zgjedhja i takon qytetarëve, ndërsa shtoi se është i gatshëm të adaptohet me ta pasi është në krye të qeverisë me votën e tyre.

Rama u ndal edhe tek ofendimet, sulmet personale dhe familjare që ka marrë nga kundërshtarët e tij politikë, për të cilat tha se i duron por nuk i pranon.

"Është zgjedhja juaj, ma thoni dhe unë adaptohem se jam këtu me votën tuaj. I duroj të gjitha ato që më thonë perversitete që për fat të keq kanë rënë të jenë kundërshtarë politikë dhe të mitë, i duroj, por jo se i pranoj, duroj dhunë mbi kockat e tim eti. Mendoj se jemi këtu për ju dhe me ju. Nëse dhe ju mendoni si ata, ma thoni dhe vazhdoni me këdo tjetër që dëshironi. Unë këtu nuk rri të vegjetoj, o do ta bëjmë Shqipërinë për atë vizion që më keni mbështetur, ose më thoni që keni një vizion tjetër dhe doni të shkoni me Sazo Gurin dhe Arlindo Dritëgjatin, jam ok unë," tha Berisha./Dosja.al

 

2 DITE ME PARE

I bie tavolinës me grusht, acarohet Rama në mbledhjen e grupit të PS: Nuk ka marinë në Zvërnec, laguna nuk preket

Zvërneci/ Rama qytetareve: “Ose do mbështesim këtë
Edi Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama pati një moment acarimi gjatë mbledhjes së grupit të PS-së, e cila u zhvillua ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se nuk ka marinë në Zvërnec dhe se laguna nuk preket.

Kryeministri u shpreh se pasi projekti u refuzua, investitorët angazhuan 5 studio ndërkombëtare dhe një grup inxhinierësh, të cilët ende po punojnë të paraqesin studimin mjedisor i cili nuk është finalizuar. Ai theksoi se projekti do të zhvillohet vetëm në prona private me titull pronësie, ndërsa shtoi se ai duhet të ruaj peizazhin natyror, cilësinë e habitatit dhe të garantojë proceset ekologjike të tij.

"Pasi u refuzua projekti investitorët angazhuan 5 studio ndërkombëtare ndër më të mirat në botë, dhe një grup inxhinierësh nga më të mirët në botë që ende po punojnë të paraqesin studimin mjedisor që nuk e kemi ende. Lufta deri tani po bëhet me një gardh të shëmtuar skandaloz me tela me gjemba për të cilën kompania do të paguajë një gjobë të majme dhe për dhunën e ushtruar nga ajo kompania që nuk do të punojë më në republikën e Shipërisë. Kanë ardhur investitorët, ka ardhur edhe ajo zonja në Vlorë jo për të bërë foto apo pushime, por me inxhinierë dhe grupin e arkitektëve dhe kanë bërë gjysmë dite dëgjesë me profesorë që kanë folur për të gjithë aspektet. Në mars 2026 është paraqitur një projekt tjetër komplet i rikonceptuar me një qasje tërësisht ndryshe. Këshilli Kombëtar i Territorit, tregtarët pra që për llogari timen shesin Shqipërinë, nuk e kanë miratuar të gjithin por kanë vendosur kushte dhe kufizime.

Projekti do të zhvillohet vetëm në prona private me titull pronësie, laguna nuk preket, dhe zhvillimi nuk mund të përfshijë marinë. Ishte në versionin 1 dhe 2 por u hoq. Nuk po ju them që investitorët thonë nuk e kemi pritur kurrë që në Shqipëri shteti do të jetë kaq rigoroz dhe pse kanë kërkuar të veprojnë konform ligjit. Duan të investojnë jo të sjellin barcaleta. Projekti duhet të ruaje peizazhin natyror cilësinë e habitatit dhe të garantojë proceset ekologjike të habitatit”, tha Rama./Dosja.al

 

2 DITE ME PARE

"Nuk ka projekt për Zvërnecin"/ Rama: Kërkuam ulje të intensitetit të ndërtimeve

Zvërneci/ Rama qytetareve: “Ose do mbështesim këtë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se në vitin 2023 investitorët nisën negociatat për Sazanin dhe më pas për Zvërnecin. Gjatë një deklarate publike, Rama u shpreh se projekti i parë nuk u pranua, pasi qeveria kërkoi që të zvogëlohet intensiteti i ndërtimit dhe të ruhet laguna.

Lideri i PS-së theksoi se ende nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar, ndërsa shtoi se pas refuzimit investitorët kanë angazhuar 5 studio të nivelit botëror.

"Investitorët pasi u paraqitën në 2023 nisën negociatat për Sazanin dhe më pas për Zvërnecin. Projekti i parë nuk u pranua. Më 10 shtator 2024 ata kanë kërkuar lejen e parë, më pas e kemi rrëzuar projektin, duke kërkuar të zvogëlohet intensiteti i ndërtimit dhe të ruhet laguna. Në vitin 2024, nuk u miratua një projekt dhe sot që flasim nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar, nuk ekziston. Pavarësisht atyre që ju servirin dhe nxisin ndjenjën tuaj të pastër. Pas refuzimit investitorët janë angazhuar 5 studio të nivelit botëror”, tha Rama./Dosja.al

2 DITE ME PARE

Plani për ndërtim në Pishporo, Rama: Peisazhi i mbrojtur mund të ketë dhe qendra banimi

Zvërneci/ Rama qytetareve: “Ose do mbështesim këtë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se një peisazh i mbrojtur mund të ketë dhe qendra banimi. Gjatë një deklarate publike, Rama u shpreh se Pishporoja, nuk është një zonë e mbrojtur, e kategorisë së parë apo të dytë, por klasifikohet edhe sipas IUCN-së, kategori e 5-të. 

Rama theksoi se sa më lartë të shkohet drejt kategorive 1-2, aq më shumë kufizohet ndërhyrja njerëzore. Sipas tij, në rastin e kategorisë 5 janë të ndërtuara në konceptimin e bashkëjetesës së natyrës dhe me ekonominë e turizmit. Lideri i PS-së deklaroi më tej, se në hartën e Europës ka jo pak laguna që janë të ngjashme me atë më Zvërnec, ku janë kthyer në destinacione turistike.

“Më mirë të dëgjosh pelikanin që merr para ekskavatorin se sa rrugën ligjore. Pishporoja, nuk është një zonë e mbrojtur, e kategorisë së parë apo të dytë. Por klasifikohet edhe sipas IUCN-së, kategori e 5, peizazh i mbrojtur. Për shpalljen ‘peizazh i mbrojtur’ dhe të gjitha detajet, ka një vendim qeverie. Por me rëndësi është që të thuhet se nuk ju është treguar juve, por në 2017 këto kategori janë të adoptuara në mënyrë të plotë. Thelbi ynë për zonat e mbrojtura është i ligjëzuar me standardet e BE. Sa më lartë të shkohet drejt kategorive 1-2, aq më shumë kufizohet ndërhyrja njerëzore. Në rastin e kategorisë 5 janë të ndërtuara në konceptimin e bashkëjetesës së natyrës, me ekonominë e turizmit.

Në hartën e Europës ka jo pak laguna që janë të ngjashme me këtë lagunë, ku janë destinacione turistike. Në nenin 20 të ligjit të 2017-ës, përcaktohet se peizazhi i mbrojtur është territor kum und të ekzistojnë qendra banimi dhe pjesë të tjera të territorit. Në pjesën 4, përcaktohet veprimtaria si ndërtimet, autortadat, kanalet kulluese, lejohen të ushtrohen, vetëm nëse subjekti që kërkon t’i kryejë këto veprimtare pajisjet me leje nga Këshilli i Lartë i territorit. Ndaj nuk kemi bërë asnjë heqje nga asgjë. Pishporo ka qenë peizazh i mbrojtur dhe është,” tha Rama./Dosja.al

2 DITE ME PARE

“Ka nisur në vitin 2023”, Rama flet për projektin: Planin e parë ua kemi kthyer mbrapsht, për Sazanin po negociojmë ende

Zvërneci/ Rama qytetareve: “Ose do mbështesim këtë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për projektin, i cili pritet të zhvillohet në Zvërnec të Vlorës. Gjatë një deklarate publike, Rama u shpreh se projekti ka nisur si interesim nga investitorët në vitin 2023, bashkë me Sazanin.

Kryeministri Rama tha se Sazani është tokë publike, ka qenë përpjekje edhe e qeverive të tjera për ta kthyer në destinacionin turistik, ndërsa shtoi se mbarë bota flet për këtë projekt prej Jared Kushner, i cili e ka promovuar.

"Kalojmë në realitet, për t’ju thënë se në cilat pika ndryshon komplet ngjarja, historia dhe pamja e investimit. Projekti ka nisur si interesim nga investitorët në vitin 2023, bashkë me Sazanin. Qëndrimi ynë ka qenë se Sazani është tokë publike, ka qenë përpjekje edhe e qeverive të tjera për ta kthyer në destinacionin turistik, mund të punojmë, por ajo tokë nuk shitet. I kemi bërë me dije se duam që shteti shqiptar të jetë ortak. Kryeministrin tuaj e konsideroni shitës dhe të korruptuar. Të korruptuarit e jepnin Shqipërinë 1 euro dhe merrnin pjesën, nuk ja jepnin shtetit. Për Zvërnecin duhet të shihni pronat de pronarët, nuk ka tokë shtet. Copëzat e shtetit janë totalist të papërfillshme në atë pjesë aty. Ju e dini mirë kush janë të interesuarit se e di gjithë bota. Bota mbarë flet për këtë projekt prej Jared Kushner, që e ka promovuar këtë projekt.

Ka pasur interesim të mediave, por me axhendë. Jo për informim sa shumë po zhvillohet Shqipëria, por për të gjetur gjilpëra në kashtë. Investitorët kanë angazguar ekselencën botërore në arkitekturë, inxhineri dhe juridiksion. Ne si shtet kemi mbrojtur interesin tuaj dhe e kemi bërë procedurën profesionalisht dhe patriotikisht. Kam parë imazhe të pallateve dhe projektit. Projekti i vjetër është rrëzuar nga ne, kemi standarde të larta dhe i duam ato. Donim më shumë për ju, jo për vete. Toka është regjistruar në hipotekë prej shumë e shumë vitesh dhe negociatat e transaksionet me pronarët është çështje ku ne nuk kemi hyrë. Jemi përqendruar te Sazani, për të cilin nuk kemi përfunduar negociatat, sepse kërkojmë copën e shtetit shqiptar. Rrethimi është bërë sipas lejes së zhvillimit. Rrethimi i pronës është e drejtë e çdo pronari kur merr këtë leje”, tha Rama./Dosja.al

2 DITE ME PARE

Reagimi i Ministrisë së Jashtme greke/ Rama: U mahnita, se dija që Zvërneci kishte popullësi homogjene greke

Zvërneci/ Rama qytetareve: “Ose do mbështesim këtë
Edi Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se ishte i habitur nga reagimi i Ministrisë së së Jashtme greke, e cila tha përmes një reagimi zyrtar se gjatë protestës në Zvërnec kishte mbetur i plagosur një shtetas grek. Gjatë një deklarate publike, Rama u shpreh me ironi se nuk ishte në dijeni se kishte  popullësi homogjene greke. 

Rama tha se u habit nga deklaratat e Ministrisë së Jashtme greke, e cila tha se ishte një akt dhune, ndërsa kujtoi dhunën që u bëhet të burgosurve shqiptarë në Greqi. Kryeministri tha se respekton protestat e banorëve dhe qytetarëve, por theksoi se pretendimet për pronësinë zgjidhen në gjykata.

"Toka është e regjistruar në hipotekë prej shumë vitesh. Necogociatat me pronarët janë një çështje mes palëve për të cilën nuk kemi patur interest ë hyjmë. Jemi të fokusuar të Sazani për të cilin skanë përfudnuar negociatat se ne duam interesin e shtetit shqiptar. Rrethimi i pronës është bazuar te leja e zhvillimit, që nuk është një leje ndërtimi. Është e drejtë e cdo pronari kur merr leje zhvillimi. Për herë të parë dje dëgjova që aty paska një popullsi homogjene greke, këtë nuk e kisha dëgjuar. U mahnita nga deklarata e ministrisë së jashtme të Greqisë se ishte akt dhune, po jo akt dhune shtetërore siç ndodh me shqiptarët në burgjet e Greqisë. Ishte nga një grup rojesh private. Dhe të ngrihet shteti në këmbë dhe të nënvizojë etninë e protestuesit është dicka që nuk i shërben marrëdhënieve tona.

E futa këtu për të thënë dicka tjetër, pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata. Siç ndodhi edhe atje lart në Rrjoll ku toka ishte e blerë nga pronarët që kishin letrat. Po nuk zhvillohet dot vendi nëse mbetet pezull mbi titujt e pronësisë, pas gjithë katrahurës që kemi trashëguar. E drejta për të protestuar nuk mund të vihet në diskutim në asnjë mënyrë në këtë vend e kemi mbrojtur nga dita e parë edhe me koston që të kemi në disa raste dëmtime serioze të forcave të policisë. Sulmet politike mbi projektin nga forca të brendshme, apo nga forca të jashtme nuk e duan këtë projekt, kjo është konkurencë kemi hyrë në territor të ndryshëm nga ai që kemi qenë. Ky projekt e ngre Shqipërinë në një nivel tjetër," tha Rama./Dosja.al

2 DITE ME PARE

Protesta në Zvërnec, Rama: Kurth që më ngrihet mua, skenar i sajuar jashtë

Zvërneci/ Rama qytetareve: “Ose do mbështesim këtë
Edi Rama

TIRANË- Lideri i qeverisë, Edi Rama e ka cilësuar protestën e cila u zhvillua në Zvërnec kundër ndërtimi të një projekti, si një kurth për të ardhmen e Shqipërisë. Në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama tha ky është një kurth që i është ngrihur PS-së dhe atij personalisht që ditën e parë. 

Më tej, Rama dha shembullin e filmit Wag the dog, i cili fabrikoi një luftë të trilluar të SHBA me Shqipërinë duke përdorur pamje të rreme lajmesh. Sipas tij, filmi i fabrikuar e kthen opinionin publik aty ku donin manipulatorët.

“Ju kanë kthyer në pjesë të një kurthi që i ngrihet PS dhe mua, që ditën e parë, por në këtë rast, është kurth për të ardhmen e Shqipërisë. Kam menduar për një film, kur bota na mendonte njerëz me bisht, në ditët e demokracisë. U bëmë të njohur ne, përmes filmit Wag the dog, rekrutohet një producent i Hollyëood dhe bashkë me regjisorin de Niro fabrikoi një luftë, të trilluar të SHBA me Shqipërinë. Si e fabrikoi? Përmes mediave. Duke përdorur pamje të rreme lajmesh. Bëhet i gjithë i bashkuar, për të shpëtuar një ushtar amerikan që ka mbetur në vijën ku janë armiqtë. Filmi i fabrikuar e kthen opinionin publik aty ku donin manipulatorët. Këto nuk janë gjëra më që ndodhin në filma”, theksoi Rama./Dosja.al

2 DITE ME PARE

"Kjo është ndjesa ime"/ Rama: Kam menduar dhe të jap dorëheqjen e të iki në katund

Zvërneci/ Rama qytetareve: “Ose do mbështesim këtë
Edi Rama

TIRANË- Lideri i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se ka menduar edhe të jap dorëheqjen, pas zhvillimeve të fundit dhe reagimit qytetar, në lidhje me çështjen e Zvërnecit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlementar të PS, Rama u shpreh se pavarësisht kësaj ka zgjedhur të udhëheq shqiptarët, drejt asaj Shqipërie që e don po aq sa çdo shqiptar tjetër.

Rama theksoi se dëshiron ta bëj Shqipërinë, vendin që të ketë destinacionin për tu patur zili në rajon.

"Thënë këto dhe ndjesë nëse jam shumë i drejtpërdrejtë dhe mbase edhe emocional por kjo është ndjesia ime. Këto janë ditë të habitshme, që për herë të parë më kanë bërë të mendoj që edhe t’ju përulem thellë për nderin e madh që më keni bërë dhe t’ju kërkoj ndjese për të ikur në katund dhe për tju lënë në duart që do zgjidhni vetë pastaj për të mbrojtur Shqipërinë nga të huajt. Por kam zgjedhur t’ju udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa e doni dhe ju dhe t’ju udhëheq për ta përmbyllur atë që kemi nisur falë votës tuaj. Dhe dua ta bëjmë Shqipërinë vendin që të ketë destinacionin për tu patur zili në rjaon dhe ky projekt është pjesë e kësaj përpjekje." tha Rama./Dosja.al

2 DITE ME PARE

Rama flet për projektin në Zvërnec: Do investohen 4 miliardë euro, para të kontrolluara ndërkombëtarisht

Zvërneci/ Rama qytetareve: “Ose do mbështesim këtë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka folur për projektin në Zvërnec, për të cilin tha se është një projekt i "jashtëzakonshëm", ku investitorë janë bërë bashkë për të investuar 4 miliard euro. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlementar të PS, Rama u shpreh se investitorët e përfshirë në këtë nismë kanë vepruar në përputhje me procedurat ligjore dhe nën mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse.

Kreu i qeverisë tha se vendi duhet të hyjë në elitën e turizmit global, e cila sjell konsumatorë të nivelit të lartë dhe që sjell para në vend. Rama theksoi sërish se nuk i duhet pushteti, nëse do t'i duhet të heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që të mos ketë zili asnjë vend.

"Të heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që të mos ketë zili asnjë vend. Për çfarë më duhet pushteti dhe karrigia, që të qetësoheni ju, që nesër e pasnesër të vazhdoni jetën e qetë. Pasnesër në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm që po bëhet atje, të bëhet pjesëtimi i radhës, të bëhet Golemi i radhës. Të heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë që nuk ka vend të hyjë në Ligën e Kampionëve të turizmit global. Të bëj sikur rri këtu në karrige dhe të udhëheq një vend që trembet, që nuk ka frikë të përballet me rritjen e vet. Është Shqipëria e 12 milionë turistëve. Duhet të hyjë tani në elitën e turizmit global që sjell konsumatorë të nivelit të lartë, që sjellin para këtu. Një projekt i jashtëzakonshëm, ku investitorë janë bërë bashkë për të investuar 4 miliard euro. Si pronarë të terrenit, të cilin e kanë blerë me para, të mbikëqyrura në mënyrë strikte nga agjencia jonë dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Jo nga Izraeli, por nga Katari, që nuk besoj që mund të konsiderohet nga ata që e konsiderojnë veten myslimane, por vetëm myslimanë nuk janë dhe nuk kanë as Allah dhe as Kurhan. Si mund të jem unë njëherë kundër jush dhe kundër vitesh?! Si mund të jenë gazetar greke, në mbështetjen tuaj?! Ka diçka këtu që nuk shkon," tha Rama./Dosja.al

2 DITE ME PARE

Rama: Nuk është Shqipëria vendi ku nuk afrohej asnjë investitor, por vendi ku duan të vijnë të gjithë

Zvërneci/ Rama qytetareve: “Ose do mbështesim këtë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është vendi ku të gjithë investitorët duan të vijnë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlementar të PS, Rama u shpreh se nuk i duhet pushteti dhe karrigia nëse do t'i duhet të heqë dorë nga vizioni që ai ka për Shqipërinë.

Lideri i PS-së tha se nëse kjo ndodh, në vend të atij investimi do të bëhet copëtimi i radhës. Ai theksoi se nuk mund të heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që nuk ka frikë të hyjë në ligën e kampionëve të turizmit global.

"Baltën e kam duruar dhe e duroj sepse këtë mision e mbaj përsipër në emrin tuaj, që më këni dhënë votën dhe sot i është bashkuar zemëratës në rrjetet sociale duke më treguar mua me gisht si prurësin e një fatkeqësie të madhe. Për çfarë më duhet mua karrigia, pushteti, nëse më duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vitë, duke e nisur nga Shqipëria e 2 mln turistëve, ku edhe paraardhësi im numërohej si turist, të heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që mos të ketë zili askënd. Për çfarë më duhet mua pushteti dhe karrigia, që të qetësoheni ju? Dhe që pastaj nesër të vazhdoni jetën tuaj normalisht dhe pasnesër në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm që përgatitet atje, të bëhet copëtimi i radhës. Golemi i radhës? Se ju do rroni më shumë se unë dhe do shikoni se aftësia dhe kurajoja për ta rikthyer Shqipërinë te Golemi është e gjallë dhe e gatshme po t’i bjerë prap në dorë Shqipëria. Të heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që nuk ka frikë të hyjë në ligën e kampionëve të turizmit global dhe të ri këtu në karrige dhe të bëj sikur udhëheq një vend që trembet nga sfidat e mëdha të investimeve të kësaj lige. Një vend që nuk ka frikë të përballet me rritjen e vet. Nuk është më Shqipëria ku nuk afrohej asnjë investitor, është Shqipëria ku të gjithë investitorët duan të vijnë, është Shqipëria e 12 milionë turistëve," tha Rama./Dosja.al

2 DITE ME PARE

Protesta në Zvërnec/ Rama: Nuk e dua karrigen pa vizionin që kam. Mos duhet të them më fal, gabova?

Zvërneci/ Rama qytetareve: “Ose do mbështesim këtë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur në lidhje me projektin që do të realizohet në Zvërnec. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlementar të PS, Rama u shpreh se e kupton zemërimin e qytetarëve në lidhje me këtë ngjarje.

Lideri i qeverisë tha se nuk e don pushtetin dhe karrigen, pa vizionin që ka për vendin.

“Po të më thonin që ishte zonë e mbrojtur dhe qeveria e hoqi, po të më thoshin se në vend të flamengove do të pastrohen paratë e zeza të mafies ndërkombëtare dhe të tjera e të tjera. Nga ato që ju janë thënë, që pastaj i keni thënë duke i shpërndarë dhe janë shkruar duke ngritur një dallgë zemërimi, deri duke bërë thirrje për të mbrojtur atdheun në rrezik. Pikërisht se unë e kuptoj shumë mirë këtë dhe zemërimin tuaj, kam dy ditë që e pyes veten, a duhet t’ua një e nga një anën tjetër të kësaj medalje, me probabilitetin e lartë që ju mos të besoni dhe të vazhdoni të më ngrini mua tradhtar dhe të më ulini të korruptuar e të shitur sa te të huajt, sa të oligarkët. Apo mos vallë duhet t’iu them me falni, gabuam, nuk e gjykuam mirë këtë punë, projekti do të anulohet dhe ju të qetësoheni, të shijoni fitoren e një kauze që e parë nga ana juaj e medaljes. Ndërsa unë pasi ta bëj këtë të vazhdoj të rri në karrige të shtyj kohën e pushtetit me shijen e hidhur të një humbje të madhe për Shqipërinë, për fëmijët e sotëm të Shqipërisë që do jenë përfituesit e nesërm të këtij investimi. Pse duhet ta bëj unë këtë, për pushtetin, për karrigen apo për baltën që e marr në fytyrë”, tha Rama./Dosja.al

2 DITE ME PARE

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

Zvërneci/ Rama qytetareve: “Ose do mbështesim këtë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur në lidhje me situatën dhe dhunën që u ushtrua nga rojet e policisë private në Zvërnec, ndaj protestuesve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlementar të PS, Rama u shpreh se i mirëkupton protestuesit, pasi po të ndodhej në vendin e tyre do vepronte edhe më keq.

Rama tha se do i dukej e tmerrshme që disa roje private të ulërinin si kafshë dhe të merrnin një njeri në të drejtën e vet, ta tërhiqnin zbarrë e pastaj policia të thoshtë se u fut vetë në pronën private. Sipas tij, policia duhet të kishte arrestuar në vend ata që morën zvarrë protestuesin.

"Lidhur me situatën e krijuar për investimin e zonës. Dua ta nis  me një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje pas aktit të neveritshëm të tërheqjes zvarrë së protestuesit. Ju kam dëgjuar ju kam lexuar dhe ju kuptoj shumë mirë, ju siguroj se në vendin tuaj edhe unë po njësoj do revoltohesha dhe do rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryministrit. Do më dukej e tmerrshme që disa roje private të ulërinin si kafshë dhe të merrnin një njeri në të drejtën e vet, ta tërhiqnin zbarrë e pastaj policia të thoshtë se u fut vetë në pronën private ndërkohë që duhet të kishte arrestuar në vend ata që morën zvarrë protestuesin,” tha Rama./Dosja.al

 

edi rama

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë