LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisioni i Zgjedhores nis sot punën! Gjiknuri: Brenda vitit 2026 duhet të kemi gati ligjin e reformuar. Bylykbashi: Edi Rama të mos bëjë atë që bëri në vitin 2020

• Kuvendi rifilloi sot punimet e tryezës për reformën zgjedhore nën drejtimin e Damian Gjiknurit dhe Oerd Bylykbashit. • Kjo reformë synon të adresojë problemet elektorale duke ndërhyrë jo vetëm në Kodin Zgjedhor, por edhe në legjislacionin që rregullon financimin e partive politike. • Në mbledhjen e parë munguan deputetët e tre partive të vogla; Mundësia, Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë, ndërsa nga opozita, përkrah PS-së ishte i pranishëm vetëm deputeti i PSD-së. • Në komisionin ku shumica dhe pakica kanë numër të barabartë votash, Gjiknuri bëri thirrje për gjithëpërfshirje të të gjitha forcave politike. • Bashkëkryetari demokrat theksoi rëndësinë e arritjes së një reforme reale dhe konsensuale, që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, përfshirë ato të raportit për zgjedhjet e 11 majit. • Ai shtoi se deri në mes të vitit të ardhshëm, komisioni duhet të prezantojë një produkt zgjedhor të reformuar. • Nga ana e tij, bashkëkryetari demokrat Oerd Bylykbashi vuri në dukje se gjatë vitit 2024 nuk kishte pasur reformë dhe kërkoi që komisioni i ri të trajtojë problematikat në mënyrë gjithëpërfshirëse. Opozita, që ka kritikuar mënyrën se si pushteti përdor shtetin gjatë fushatave, kërkoi garanci për besnikëri dhe transparencë nga mazhoranca. • Në përfundim, komisioni vendosi të kërkojë ndihmën e ekspertëve të Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR, si një masë garancie edhe për opozitën.

4 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Të ndahet partia nga shteti/ Tedi Blushi në Komisionin për Reformën Zgjedhore: Të zhduken listat e mbyllura, t'i kthehet pushteti sovranit

Komisioni i Zgjedhores nis sot punën! Gjiknuri: Brenda vitit 2026 duhet
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka propozuar sot gjatë Komisionin për Reformën Zgjedhore, hapjen e listave 100%, në mënyrë që deputetë t’i zgjedhin qytetarët. Gjatë fjalës së tij në komision, Blushi u shpreh se zhdukja e listave të mbyllura, që imponoi Edi Rama 17 vite më parë është një domosdoshmëri.

Blushi tha se duhet të ndahet partia nga shteti, pasi sipas tij kjo është identifikuar dhe konstatuar edhe në raportin e fundit të OSBE-ODIHR. Sekretari i PL-së tha se çështja e katërt themelore që duhet të trajtojë ky komision është higjenizimi i të gjithë procesit nga krimi i organizuar. Në fund, Blushi thotë se eurodeputeti Gahler ka deklaruar se bandat kriminale kanë penguar rrotacionin politik në 11 Maj.

"Së pari unë dua t’ju kujtoj arsyet se përse u detyruam për të mbledhur Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe në fakt, e vetmja arsye jeni ju si mazhorancë, që vit pas viti keni dëshmuar ose keni provuar se jeni recitivistë sa i përket shkallmimit të standardeve të zgjedhjeve dhe cënimit të votës së lirë, deri sa u prodhua edhe një raport si ai i OSBE-ODIHR, ku qartësisht edhe zgjedhjet e fundit etiketohen si një proces zgjedhor fars dhe për të “merita” është e juaja, si një proces zgjedhjesh që nuk garantoi as të drejtën më elementare, pra të drejtën e votës së lirë.

Pra, jemi mbledhur këtu pikërisht për shkakun tuaj dhe për fajin tuaj dhe për më tepër, unë e kam të vështirë të besoj në vullnetin e një shumice, e cila jo vetëm shkallmon standardet e zgjedhjeve, por edhe shkelmon kriteret themelore të Kartës së Kopenhagenit, gjithashtu kjo e identifikuar në raportin e OSBE-ODIHR. Ashtu si kundër dyshoj në sinqeritetin e një mazhorance, e cila sjell si përfaqësues të saj në këtë komision pikërisht individë që në vlerësimin tim duhet të ishin subjekte të ligjit penal, si konsumatorë personalë të krimeve zgjedhore të faktuara dhe të denoncuara edhe në Institucionet e Drejtësisë, që për fat të keq dhe ato nuk ekzistojnë. Megjithatë, në vlerësimin tim ne mbërritëm sërish në një mbledhje të rradhës si një Komisioni të Reformës Zgjedhore të Kuvendit të Shqipërisë, pas një situate vërtet alarmante në raport me zgjedhjet dhe me standardet e zgjedhjeve.

Të mos harrojmë se është kjo shumicë, e cila vetëm pak muaj nga 11 Maji, bëri gjithçka për të asgjësuar pluralizmin politik në vend, duke arrestuar me urdhër politik nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, liderin e Partisë Demokratike, Prf. Dr. Sali Berishën, si dhe duke rrëmbyer në mënyrë kriminale Presidentin e Partisë së Lirisë, i cili ende vijon të qëndreojë në izolim ekstrem thjesht dhe vetëm për arsye të vullnetit tuaj politik për ti shkuar deri në fund misionit tuaj për asgjesimin e pluralizmit politik. Megjithatë unë mendoj që, pa dashur të përsëris kolegët e Opozitës, katër duhet të jenë cështjet themelore që duhet të shqyrtojë ky komision. Së pari, garantimi i votës së lirë, sepse edhe në 11 Maj ne ishim dëshmitarë që vota u vra pa hyrë fare në kutitë e votimit.

Çështja e dytë themelore që duhet të trajtojë ky komision, duhet të jetë hapja e 100% e listave, sepse mos harrojmë, jemi 17 vite nga viti 2008 kur Edi Rama imponoi ndryshimet Kushtetuese, pasojat katastrofike të së cilave sot i prekim të gjithë, dhe gjithashtu më lejoni të shpreh krenarinë e ligjshme si përfaqësues i një force politike, kryetari i së cilës dhe ish-deputetët e së cilës kanë hyrë në grevë urie në vitin 2008, për të kundërshtuar pikërisht atë dhunim të Kushtetutës brenda natës, duke paralajmëruar në fakt edhe minimin e parlamentarizmit dhe të lloogaridhënies. Ndaj mendoj se zhdukja njëherë e përgjithmonë e listave të mbyllura, që imponoi pikërisht Edi Rama 17 vite më parë, është më shumë se kurrë një domosdoashmëri, në mënyrë që t’ua kthejmë deputetët qytetarëve dhe për ti rikthyer pushtetin sovranit. 

Çështja e tretë është ndarja e partisë nga shteti. Qartësisht kjo e identifikuar dhe konstatuar edhe në raportin e fundit të OSBE-ODIHR. Mos harrojmë që unifikimi i partisë me shtetin e ka kthyer vendin tre dekada pas. Ndaj mendoj që zhbërja njëherë e përgjithmonë e sistemit kriminal të patronazhimit, duhet të jetë një nga cështjet kryesore që duhet të diskutojë ky komision, paralelisht me dhënien fund njëherë e përgjithmonë të keqpërdorimit kriminal të administratës dhe aseteve shtetërore në funksion të partisë në pushtet. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të ketë garë elektorale në rast se Opozita nuk garon më një forcë politike , po ka përballë shtetin dhe të gjitha makinerinë shtetërore, përfshirë dhe struktura të cilat qartësisht nuk duhet të jenë pjesë e këtij procesi dhe i referohem policisë, ushtrisë apo shërbimit informativ, të cilët edhe në këto zgjedhje u bënë palë duke kontribuar me pjesëmarrjen e tyre në shkallmimin dhe shkatërrimin e standardeve të zgjedhjeve.

Dhe çështja e katërt themelore, në vlerësimin tim, që duhet të trajtojë ky komision është higjenizimi i të gjithë procesit nga krimi i organizuar, sepse ne kemi fakte, falë edhe ndihmës së partnerëve ndërkombëtarë, se si krimi në shumë qarqe të vendit jo vetëm ka marrë pjesë në zgjedhje, por ka emëruar deputetë dhe sot jemi në kushtet kur ish-deputetë të këtij Kuvendi, po vuajnë dënimin për shkak se kanë qenë emërime personale të bandave më të rrezikshme kriminale në vend, dhe pa harruar faktin që në Parlamentin Europian, pra në zemër të Europës, eurodeputeti Gahler, shkurt, saktë edhe shqip evidentoi faktin që janë pikërisht bandat kriminale që kanë penguar dhe penguin rrotacionin politik në 11 Maj.

Këto janë çështjet të cilat unë sot doja të trajtoja në këtë mbledhje të parë të Komisionit edhe pse, e përsëris, e kam shumë të vështirë kur shoh përballë subjekte që në fakt janë subjekte të ligjit penal, recitivistë në raport me standardet e zgjedhjeve dhe që në fakt duhet të ishin duke vuajtur dënimet për krimet zgjedhore të faktuara dhe të publikuara jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vendit, por që nuk është në tagrin tonë të përcaktojmë se kë përfaqësues kjo shumicë do të sjellë në këtë Komision për Reformën Zgjedhore." tha Tedi Blushi./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Kullë-hotel brenda QSUT! Spahia shpërthen me drejtuesit e Shëndetësisë: Heshtje totale për aferat! Nuk pranojnë interpelancë e mocion me debat për gjendjen në Spitalin Onkologjik

Komisioni i Zgjedhores nis sot punën! Gjiknuri: Brenda vitit 2026 duhet
Bardh Spahia

TIRANË- Deputeti i PD, Bardh Spahia ka pasur debate me drejtuesit e Shëndetësisë. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Sapahiu u shpreh se përfaqësuesit e mazhorancës në komision nuk janë në shërbim dhe në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

Sipas tij, ata janë në shërbim të aferave korruptive që përfshijnë qeverinë. Deputeti opozitar, Spahia tha se ata nuk japin llogari për mungesën e ilaçeve dhe shërbimeve. 

"Nuk pranojnë interpelancë dhe as mocion me debat për gjendjen në Spitalin Onkologjik. Nuk japin llogari për mungesë ilaçesh dhe shërbimesh. Omerta është i vetmi kod që njohin dhe mbyllin gojën dhe bëjnë të paditurin sa herë flitet për shpenzime dhe afera të dyshimta. Qartësisht siç shihet dhe me figurë dhe fatkeqësisht, përfaqësuesit e mazhorancës në komision dhe kudo nuk janë në shërbim dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve por të aferave të pafundme që përfshijnë qeverinë." tha Bardh Spahia./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Reforma e re Zgjedhore! BIRN: Mazhoranca dhe opozita nisin punën me mosbesim

Komisioni i Zgjedhores nis sot punën! Gjiknuri: Brenda vitit 2026 duhet
Foto ilustruese

Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime të ndara për atë se çfarë prisnin nga funksionimi i komisionit të posaçëm dypalësh.

Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi se çdo reformë do të ishte e pavlefshme nëse mungon vullneti politik për të zbatuar ligjin.

Mbledhja u hap nga bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri, i cili propozoi që puna të niste nga probleme që nuk kanë ngarkesë politike, siç është ligji për financimin e partive. “Të bëjmë një reformë reale, konsensuale, të plotë siç kemi bërë në vitin 2020, 2012 e të tjerë”, tha Gjiknuri, duke renditur si prioritete depolitizimin e administratës zgjedhore dhe barazinë në fushatë.

Sipas Gjiknurit, përfshirja e ekspertëve të ODIHR-it do të shërbente për të çliruar palët nga ngarkesa politike. “Nuk është një proces që secili të vijë me listën e dëshirave të tij, por të ketë një standard dhe shtrat të propozimeve që vijnë nga ekspertët e organizatave”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, solli në vëmendje precedentin e vitit 2020, duke akuzuar socialistët për “prerje në besë” përmes ndryshimit të njëanshëm të sistemit zgjedhor. “E gjitha u përmbys me një ndryshim të njëanshëm… që sot është i imponuar dhunshëm dhe është një nga faktorët kryesorë që dëmtojnë pluralizmin politik në parlament”, tha Bylykbashi.

Për demokratët, problemi nuk qëndron te nenet e ligjit, por te zbatueshmëria e tyre. “Ne mund të shtojmë nene pafund, por për sa kohë del kryeministri dhe thotë nuk e zbatoj, ligji është kinezëri, çdo reformë zgjedhore nuk ka efekt”, theksoi Bylykbashi, duke kërkuar një qasje gjithëpërfshirëse për trajtimin e problematikave.

Komisioni u ngrit pas negociatave PS-PD, duke përfshirë edhe partitë e vogla me më shumë se dy deputetë. Megjithatë, Agron Shehaj, drejtues i partisë opozitare ‘Mundësia’, refuzoi pjesëmarrjen, duke akuzuar dy partitë e mëdha për pakte politike në dëm të partive të reja.

Punimet e komisionit nisin në një klimë të tensionuar, vetëm disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku PS siguroi një mandat të katërt me 83 mandate. Opozita dhe raporti përfundimtar i ODIHR evidentuan probleme serioze në këtë proces, përfshirë përdorimin e burimeve shtetërore, presionin mbi administratën dhe përfshirjen e elementëve kriminalë në blerjen e votave./BIRN

6 MUAJ ME PARE

“Zgjedhorja”/ Gjiknuri: Jo çdo gjë që mund të kërkojë opozita mund të hidhet në Kodin e ri, adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR...

Komisioni i Zgjedhores nis sot punën! Gjiknuri: Brenda vitit 2026 duhet
Foto ilustruese

TIRANA- Nën drejtimin e bashkëkryetarëve Damian Gjiknuri i PS dhe Oerd Bylykbashi i PD, sot u zhvillua mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, me konstituimin e tij si pikën kryesore të rendit të ditës. Gjiknuri theksoi se komisioni është ngritur me dakordësi të plotë mes forcave politike dhe se çdo subjekt ka vendin e garantuar në të, pavarësisht nëse ka paraqitur apo jo anëtarët.

“Pavarësisht se dhe ndonjë parti nuk ka sjellë anëtarët e tyre në këtë komision, vendi i tyre është i garantuar, por gjithashtu ky komision mundëson që çdo anëtar i parlamentit i zgjedhur nga një forcë që edhe mund të mos jetë e përfaqësuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore ka të drejtë të marrë pjesë në zhvillimet e saj, ka të drejtë të marrë fjalën njësoj si anëtarët e tjerë, ka të drejtë të propozojë projektligje, propozime të tjera që lidhen me punën e këtij komisioni, njësoj sikur të ishte anëtar me të drejta të plot të këtij komisioni”, theksoi Gjiknuri.

Ai shtoi se fokusi kryesor do të jetë zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR: Detyra që na ka vënë Kuvendi është që ky komision në radhë të parë duhet të udhëhiqet nga parimi, adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për sa i përket zgjedhjeve.

Komisioni u ngrit me votat e PS dhe PD dhe do të përfshijë 7 anëtarë nga PS, 5 nga PD dhe nga një anëtar nga PSD, Partia Republikane, Partia e Lirisë dhe Partia Mundësia. Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet mund të marrin pjesë në debat pa të drejtë vote. 

komsioni i zgjedhores oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje