LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisioni për koncesionet në Shëndetësi, Vokshi: Të kërkojmë zgjatjen e hetimeve me një ose dy muaj të tjerë! Ministrat që pritet të japin sot dëshminë

• Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi. • Në mbledhjen e sotme pritet të dëshmojnë ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani. • Po ashtu do të dëshmojnë Admir Daci, Arben Daci, Artan Kalleshi, Altin Fani. • Të gjithë dëshmitarët do të pyeten në lidhje me aferën e sterilizimit, për të cilën është arrestuar ish-ministri Ilir Beqaj dhe zyrtarë të tjerë. • Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi dhe njëkohësisht deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka kërkuar zgjatjen me një ose dy muaj të punimeve dhe hetimeve të këtij komisioni. • Sipas saj, dy ditët e mbetura të komisionit nuk janë të mjaftueshme për raportin përfundimtar të hetimeve.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Debatet te "Shëndetësia"/ "Do shkosh vetë në SPAK apo me avokat", Vokshi- Ndrecës: Lista e deputetëve të Durrësit është bërë nga bandat kriminale

Komisioni për koncesionet në Shëndetësi, Vokshi: Të
vokshi, ndreca

TIRANË- Ka nisur sërish me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi iu drejtua nënkryetarit, Plarent Ndrecës duke i thënë se ka hall nëse do të shkojë në SPAK me këmbët e veta apo me avokat.

Vokshi tha se lista e deputetëve të Durrësit është bërë nga bandat, duke nënkuptuar arrestimin e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Ndreca iu përgjigj duke i thënë se ndryshe nga PD, PS nuk e konsideron SPAK-un organizatë kriminale.

DEBATI: 

Albana Vokshi: A jeni në terezi apo jo. Nuk bëhet kështu mbledhja. Rendin e ditës e bën kryetarja.

Plarent NdrecaE bën mbledhjen ¼ e anëtarëve. Po bën presion. Nuk ma ndjen hiç se çfarë thua. Ju e keni penguar Komisionin. Ne kemi pritur gjithmonë me shumë durim.

Albana Vokshi: Si të vijnë mbrapa këta ty. Në SPAK do shkosh me këmbët e tua apo do marrësh avokat. Ky është halli. Lista e Durrësit ka gjysmën e deputetëve në burg. Lista është bërë me urdhër të bandave.

Plarent Ndreca: Ne SPAK-un nuk e konsiderojmë organizatë kriminale, ndryshe nga ju.

1 VITE ME PARE

Nesër përfundon afati për Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi: Të bëjmë kërkesë për zgjatjen e hetimeve me një ose dy muaj të tjerë

Komisioni për koncesionet në Shëndetësi, Vokshi: Të
albana vokshi

TIRANË- Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi dhe njëkohësisht deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka kërkuar zgjatjen me një ose dy muaj të punimeve dhe hetimeve të këtij komisioni. 

Sipas saj, dy ditët e mbetura të komisionit nuk janë të mjaftueshme për raportin përfundimtar të hetimeve. Vokshi tha se në komision duhet të japë dëshminë edhe kryeministri Edi Rama.

Vokshi: Zbatoni rregulloren, Kushtetutën, ligjin për Komisionet Hetimore. Të shtyhet me 2-3 javë afati për Komisionin, lista e dëshmitarëve e paezauruar. Të bëjmë transparencë për koncesionet kriminale, abuzive, hajdutët e parave, vjedhësit. Të jetë edhe Edi Rama në këtë komision. Ky komision nuk mund të mbyllet pa dëshminë e kryeministrit Edi Rama. A do e bëjmë së bashku këtë Komision apo do e bëni me hanin me dy porta të Surrelit dhe do ruani hallin e Edi Ramës. Nuk po respektohet rregullorja, nuk janë respektuar dhe njoftuar oraret.

1 VITE ME PARE

Sot mbledhja e Komisionit për Shëndetësinë, pritet të japin dëshmitë për çështjen e sterilizimit Koçiu, Manastirliu dhe Shkëlqim Cani

Komisioni për koncesionet në Shëndetësi, Vokshi: Të
komisioni

TIRANË- Ditën e sotme pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit për koncesionet në Shëndetësi. Në mbledhjen e sotme pritet të dëshmojnë ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani. Po ashtu do të dëshmojnë Admir Daci, Arben Daci, Artan Kalleshi, Altin Fani. Të gjithë dëshmitarët do të pyeten në lidhje me aferën e sterilizimit, për të cilën është arrestuar ish-ministri Ilir Beqaj dhe zyrtarë të tjerë.

Seancat e kaluara janë shoqëruar me kaos dhe tensione mes kryetares Albana Vokshit dhe anëtarëve të mazhorancës në komision. Lidhur me këtë, Vokshi dhe deputetët e opozitës i kanë drejtuar më 11 tetor Sekretariatit të Etikës për ndëshkimin e tre deputetëve socialistë, Plarent Ndreca, Erion Braçe dhe Ilir Metaj. Në letrën drejtuar kryetares së Sekretariatit të Etikës, Klotilda Bushkës demokratët shprehen se deputetët e PS-së “ndërmorën veprime të njëanshme e arrogante” në Komision, duke listuar shkeljet e tyre. "Etika" do duhej te ishte mbledhur brenda 48 orësh nga kërkesa, por në kundërshtim me rregulloren komisioni i etikes nuk është mbledhur.

Kjo kërkesë u bë pas tensioneve të krijuara në seancën e 9 tetorit të Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, ku mbledhja nisi pa praninë e kryetares, Albana Vokshi dhe pa anëtarët e opozitës. Këta të fundit u ndaluan nga Garda për shkak të përjashtimit të tyre nga punimet e Kuvendit pas kaosit në seanca plenare. 

Vokshi tha se mbledhja e nisur nga nënkryetari, Plarent Ndreca ishte e jashtëligjshme, ndërsa pati edhe një debat të ashpër me deputetin socialist, Ilir Metaj. Zhvillimi i seancës u paralizua për më shumë se një orë për shkak të debateve. Në një moment në sallën e mbledhjes hyri dhe deputeti socialist Erion Braçe. Mes tij dhe Vokshit po ashtu pati një përplasje pasi sipas saj është e ndaluar futja e tij në mbledhjen e komisionit hetimor.

komisioni per shendetesine 21 tetor 2024 albana vokshi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj