LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri: Ne i kemi votat, por duhet konsensus gjithëpërfshirës. Bylykbashi: Sot hapet rruga për zgjidhje teknike

• Komisioni për Reformën Zgjedhore është mbledhur ditën e sotme. • Gjatë fjalës hapëse të bashkëkryetarit Damian Gjiknuri, ai u shpreh se maxhoranca i ka votat për ta bërë vetë Reformën Zgjedhore. • Por theksoi se PS ka vendosur që të të plotësohen të gjitha detyrat e dhëna nga Komisioni Europian përfshi dhe konsensusin gjithëpërfshirës. • Bashkëkryetari i PD-së Oerd Bylykbashki ka treguar kushtin e opozitës për të zhvuilluar këtë reformë. • Sipas Bylykbashkit, ky komision duhet të marrë më të mirën e proceseve të shkuara të lërë mënjanë faktorët që kanë çuar në dështimin e proceseve.

5 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Komisioni i Reformës zgjedhore/ Gjoni: Të kriminalizohet patronazhimi, të ndahet një herë e mirë shteti nga partia

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri: Ne i kemi votat, por duhet
Gjin Gjoni

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni, kërkoi që administrata shtetërore duhet të depolitizohet një herë e mirë. Në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Gjoni deklaroi se në zgjedhjet e fundit dha një efekt më të madh në rezultatin përfundimar.

Sipas tij, punonjës të administratës shtetërore lanë punë me ditë të tëra për t’i hipur avionëve për të shkuar dhe bërë fushatën elektorale dhe kanë marrë rrogën. Ndër të tjera ai nënvizoi se kjo situatë është skandaloze dhe e papranueshme.

“Pse duhet që pas çdo palë zgjedhjeve duhet të ndryshojmë kodin zgjedhor. Problemi i patronazhsitëve duhet sanksionuar. Të marrë fund një herë e mirë. Partitë kanë organizatat e veta, por patronazhimi në vetvete, sipas pikëpamjes time duhet të shkojë deri në kriminalizimin e saj, në mënyrë që të shkojmë tek zgjedhje të lira. Ndarje të partisë me shtetin.

Në zgjedhjet e fundit dha një efekt më të madh në rezultatin e zgjedhje. Pati përfshirje totale të administratës zgjedhore në zgjedhje. Punonjës të administratës shtetërore lanë punë me ditë të tëra për t’i hipur avionëve për të shkuar dhe bërë fushatën elektorale dhe kanë marrë rrogën. Kjo është skandaloze dhe e papranueshme.

Administrata shtetërore duhet të depolitizohet një herë e mirë. Nëpunësit civilë i kemi kthyer në armata të partive politike. Duhet sanksionuar. Çdo nënpunës civil  që merr pjesë aktive edhe pas kohës së orarit të punës. Sanksione për shpërndarjen e bonuseve. Të çohet në ndjekje penale punonjësi i thesarit. Firmat private që marrin tendera në periudhën zgjedhore"./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

“Na e kurseni moralin” Blushi në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Ju i shkatërruat zgjedhjet dhe tani po vuajmë pasojat

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri: Ne i kemi votat, por duhet
Ted Blushi

TIRANË-  Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi mazhorancën për shkatërrimin e sistemit të zgjedhjeve në Shqipëri. Në fjalën e tij në Komisionin e Reformës Zgjedhore, sekretari i përgjithshëm i PL nënvizoi se tani duhet të dëgjohet më shumë opozita, pasi mazhoranca ka treguar se si t’i dështojë zgjedhjet.

Blushi iu drejtua Damian Gjiknurit dhe Ulsi Manjas, ai i kërkoi ti kursenin moralet dhe mënyrën se si bëhen zgjedhjet.

“T’i garantojmë shqiptarëve të drejtën e votës. Ju i shkatërruat zgjedhjet dhe tani po vuajmë pasojat. Na e kurseni moralin se si bëhen zgjedhjet dhe fjalën kryesore në këtë Komision duhet ta ketë opozita. Na e kurseni sjelljen tuaj se si duhet të bëhen zgjedhjet dhe si të mashtroni shqiptarët”, u shpreh Blushi./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Gara zgjedhore dhe pabarazia/ Mediu: Të kërkojmë asistencë nga OSBE për ‘Zgjedhoren'

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri: Ne i kemi votat, por duhet
Fatmir Mediu

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kërkoi që OSBE-ODHIR të japë asistencën e vetë për ligjin e ri. Në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Mediu theksoi se shumë rekomandime ndër vite të dhëna nga OSBE nuk janë plotësuar ende.

Gjithashtu, ish-ministri i Mbrojtjes tha se, përfaqësuesit e kuvendit duhet të gjejnë më me vëmendjen, mendimin e teknikën.

“Dua të theksoj se prej 2013-ës kemi të njëjtën histori dhe shpresoj që mos të përsëritet. E nisim me vullnet të mirë që duam të bëjmë reformë zgjedhore dhe p as 2013 procesi zgjedhor ka degraduar dhe asnjë nga ne si politikë s’do të donim të ishim të involvuar në vendimmarrjen e qytetarëve. Ka shumë rekomandime të OSBE-ODHIR që nuk janë plotësuar.

Ne si përfaqësues të kuvendit duhet të gjejmë më me vëmendjen mendimin e teknikë, mos të dublojmë ata dhe ata ne. A kemi kërkuar asistencë nga ODHIR? Ata kanë qenë të dobishëm, mbaj mend historinë e 2001-2005. Duhet t’i adresohemi ODHIR për asistencë teknike. Kjo reformë duhet të vijë në përputhje me atë që kërkon kushtetua, parlamentarizmi. Partitë politike bëjnë garë, qytetarët vendosin. Kemi rreth 60-70 % e parlamentit, që është i emëruar.”, tha Mediu./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Bylykbashi: Sot hapet rruga për zgjidhje teknike

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri: Ne i kemi votat, por duhet
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Komisioni për Reformën Zgjedhore është mbledhur ditën e sotme. Bashkëkryetari i PD-së Oerd Bylykbashki ka treguar kushtin e opozitës për të zhvuilluar këtë reformë. 

Sipas Bylykbashkit, ky komision duhet të marrë më të mirën e proceseve të shkuara të lërë mënjanë faktorët që kanë çuar në dështimin e proceseve.

"Do të jetë një punë me rëndësi siç është dëshmuar në të shkuarën. Sigurisht që do të na jepni mundësinë që gjithë tematikat tona, të punës së vendimmarrjes politike të Komisionit. Nuk duhet të përsëritet ajo që ndodhi në 2020 dhe që u ripërsërit me momentin e votimit të Avokatit të Popullit, ku në parlament i votua një gjë krejt tjetër. Ky Komision ka për objekt dhe detyrë që t’i trajtojë rekomandimet e OSBE/ ODIHR me konsensus. Duhet që ky Komision të marrë më të mirën e proceseve të shkuara të lërë mënjanë faktorët që kanë çuar në dështimin e proceseve. Kjo është parakusht që kjo reformë të ketë sukses.

Kjo do të jetë korniza që ne si opozitë, të jetë kjo që na udhëheq. Çdo gjë tjetër do të ishte e papranueshme. Edhe në të shkuarën kemi pasur situata që kanë pasur paqartësi dhe duke pasur ketë të qartë, të hartohet një strategji. Sistemi zgjedhor është një nga problemet që ne kemi, pushtimi i zgjedhjeve nga shteti është problematikë e madhe. Kur flas për pushtimin e zgjedhjeve nga shteti, kjo nis nga përdorimi i individëve në proces deri në përdorimin e pushtetit. Kemi vendosur ta nisim nga një çështje që është me rëndësi, partitë politike kanë interes për mënyrën se si do të financohen. Pra nuk duhet parë vetëm nga transparenca aspekti i financimit, por edhe nga burimet nëse janë të mjaftueshme apo të shëndosha që nuk i bën partitë të varura apo vunerabël të presioneve”, tha Bylykbashi./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Ne i kemi votat, por duhet konsensus gjithëpërfshirës

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri: Ne i kemi votat, por duhet
Damian Gjiknuri

TIRANË- Komisioni për Reformën Zgjedhore është mbledhur ditën e sotme. Gjatë fjalës hapëse të bashkëkryetarit Damian Gjiknuri, ai u shpreh se maxhoranca i ka votat për ta bërë vetë Reformën Zgjedhore. Por theksoi se PS ka vendosur që të të plotësohen të gjitha detyrat e dhëna nga Komisioni Europian përfshi dhe konsensusin gjithëpërfshirës. 

“Detyrat që na ka dhënë Komisioni Evropian duhet të plotësohen. Pavarësisht se drafti i partive politike, kërkon 71 vota, mazhoranca e ka thënë në fjalën e saj se këtë ligj, duam ta trajtojmë në mënyrë konsensuale. Do të bëhet transparenca për fondet për të gjitha partitë. Përtej tensioneve politike, kjo gjë është e nevojshme, pasi do të ketë garë mes partive,” tha Gjiknuri./Dosja.al

damian gjiknuri komisioni për reformën zgjedhore oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj