LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kompensimi për materialet e ndërtimit/ Duma: I jepet rëndësi oligarkëve, përfitojnë kriminelët

• Akti normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit është shqyrtuar në mbledhjen e Komisionit për Çështje Sociale të Shëndetësisë. •Kryetarja e Komisionit, Grida Duma hodhi akuza për qeverinë duke u shprehur se i jepen më shumë rëndësi oligarkëve se qytetarëve. • Duma deklaroi se njerëz me rekorde kriminale po përfitojnë avantazhe ndërsa 8 prej pronarëve të kompanive janë nën hetim. •Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Ilir Bejtja deklaroi se qeveria ka sjellë paketa ribursimesh për qytetarët. • Kryetarja e Komisionit, Grida Duma kërkoi shtyrjen e mbledhjes që të sillnin dokumentacion shtesë me emrat e kompanive që përfitonin nga ky akt normativ. •Nënkryetarja e komisionit, Anila Denaj e hodhi në votim aktin mirëpo u rrëzua kërkesa • Në një moment ndërhyri Kryesia e Kuvendit për t'i sqaruar se propozimin e hedh në votim kryetari, në këtë rast Grida Duma. •Pasi u hodh sërish në votim, u miratua. • Si përfundim, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi aktin normativ nr.10 “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”

8 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Komisioni i Shëndetësisë/ Duma: Çmimet që shkojnë 70% të rimbursohen. Bejtja: Kaq lekë kemi

Kompensimi për materialet e ndërtimit/ Duma: I jepet rëndësi
Grida Duma

TIRANË- Komisionin për Punën Çështjet Sociale të Shëndetësisë u shoqërua ditën e sotme me debate. Kryetarja e Komisionit Grida Duma dhe zëvendësministri i Infrastrukturës Ilir Bejtja, kanë diskutuar për aktin normativ për kompensimin e çmimeve, duke parashtruar argumente pro dhe kundër këtij akti. Bejtja u pyet në lidhje me rimbursimet e çmimeve ndërsa tha se qeveria aq fonde ka. 

DEBATI:

Grida Duma: Do të ishte mirë që çmimet që shkojnë 70% ë rimbursohen të parat

Ilir Bejtja: Kaq lekë kemi… Jemi fire

Grida Duma: Të mos bëjmë ironi tani

Ilir Bejtja: Me paketën që kemi besoj që ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë konsumatorët për të gjithë periudhën e zgjatjes së krizës. Ne nuk dua të përkeqësojmë, por të përmirësojmë.

Grida Duma: Konsumatori duke paguar çmime të shtrenjta ka sjellë edhe 400 mln në buxhetin e shtetit

Bejtja: Asnjë efekt tjetër nuk ka ardhur…

Grida Duma: Unë flas që në këtë koshin e madh duhen çuar tek njerëzit

Bejtja: Nuk jam as unë kundra.

4 VITE ME PARE

DEBATI i plotë/ Duma kërkon listën e kompanive që përfitojnë nga akti normativ, Denaj: Mos na mbani peng

Kompensimi për materialet e ndërtimit/ Duma: I jepet rëndësi
Komision

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma kërkoi që në Komisionin për Çështje Sociale të Shëndetësisë të sillej lista me emrat e kompanive që përfitonin nga ky akt normativ. Kjo solli debate në komision. Zëvendës kryetarja e Komisionit, Anila Denaj kërkoi që të hidhej në votim shtyrja e komisionit gjë që solli debate me Dumën. 

DEBATI I PLOTË

Grida Duma: Jakupllari tha se është ndërhyrje në konkurrencë. Në një ekonomi në krizë, që ty të ka rënë konsumi…

Anila Denaj: Nëse një qytetar në Kurbin është në apartament falas si mund të krahasohet me atë që kërkon shtëpi në bllok. Është marrëdhënie ndryshe private. Pra janë dy target të ndryshëm grupi.


Grida Duma: Target janë të ndryshme, por një kompani është e mbrojtur dhe tjetra jo. Ky është i njëjti treg, dhe po flasim për konkurrencën. A ta vazhdojë të bëjë kontratën ai që e ka detyrim. Po kur fitojnë më shumë ata ia ulni pagesat? Fondin e ka marrë ai 99%, por në rast se çmimi i betonit do të ulej do ia ulje dhe ti çmimin?

Ilir Bejtja: Meqë është situatë e vështirë, ne themi; po reflektojnë ndryshimin e çmimit të këtyre mallrave. Më thatë politikisht se të gjithë kontraktuesit që po flasim nuk janë armiq të popullit, por kompani shqiptare. Ky citimi’ oligarkë’ etje, është i gabuar. Me këtë logjikë duhet t’i kishim internuar. Por nuk ndodh, jemi në kushtet e konkurrencës dhe lirisë

Grida Duma: Ndodh kjo që s’ke më mjekë dhe infermierë dhe hidraulikë se ikin. S’ke asnjë paketë për profesionistët.

Ilir Bejtja: E ke gabim. Kjo politikë që ndiqni ju i çon njerëzit jashtë. Si kemi çuar ne njerëzit jashtë, por është treg.

Grida Duma: Lista e kompanive që prek ky akt normativ, e kërkojmë me listë, zyrtarisht.

Ilir Bejtja: Mund të mos preken, preken mallrat.

Duam: Listën e prokurimeve ve mbi të cilat ju jeni bazuar

Bejtja: Ne ju sjellim një listë, dhe ato duhet të sjellin argumentin nëse preken.

Duma: S’e besoj se shtysa për këtë akt normativ është se keni parë që çmimi është rritur dhe…

Denaj: Ky është spekulim. Çfarë kërkoni?

Bejtja: Do jua sjellim këtë listë kur të zbardhen emrat e përfituesve.

Duma: Kështu është kur ndahesh në palë. Themi ta shtyjmë këtë mbledhje dhe të na sillni dokumentacionin shtesë. Pa nëj faturë financiare ekzakte s’mund të marrim asnjë qëndrim. Ndaj ne kërkojmë listën e atyre kompanive.

Denaj: E kemi aprovuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, si komision përgjegjës, dhe të gjitha debatet jo në këtë formë, kanë ndodhur. Kostoja financiare u artikulua.

Vasili: Ne kërkojmë rregullueshmërinë. Jam i detyruar që të kujtojë se ky Parlament, por s’ka ndodhur kurrë që Komisioni përgjegjës jep vendimin pasi komisionet shprehen. E meqenëse ndodh logjika e faktit të kryer, votat e mundësojnë, por këtu jemi jashtë çdo procedure. Të jemi objektiv, nga kaq në kaq…vota bën mrekullira, por dhe hatara. S’ka faturë financiare aproksimative. S’mund të jetë, edhe dy, edhe një. Votojeni, s’ka vështirësi, por nuk është serioze. Si do shkojë ky akt në Kuvend? Ne opozita kërkojmë korrektesë. Ne s’themi dot se; s’ka gjë. Por se themi, se ka gjë. Është rritur vaji 3 herë. Ky është fakt. S’po gënjej. Po kështu dhe ai kamioni që i shpie në punë, është rritur karburanti. Çmimet në Maqedoninë e Veriut janë më të ulëta. Gojën s’ua ndalim dot më njerëzve, se gojën ta hap halli.

Duma: Ju mund të doni ta hidhni në votim, por s’mund të hedh në votim kërkesën për informacion. S’ka lidhje shtyrja. Mos më trego se ça do bëjë, se e di vetë. Rregullorja parashikon kërkesën e informacionit.

Denaj: Hidhet në votim shtyrja. Ju lutem. Në momentin kur nuk hidhet në votim shtyrja, bëni kërkesë. Pas propozimit tuaj kërkoj që të hidhet në votim shtyrja. Shërbimet duhet të na ndihmojnë juridikisht në këtë proces. Ne jemi përgjegjës për të diskutuar këtë diskurs.

Duma: Të marrim vendim për atë që është dhënë vendim. Është marrë, e keni kaluar në seancë.

Denaj: Duhet të hidhet në votim kërkesa për shtyrje.

Duma: Se çfarë bëhet, atë e di unë.

Denaj: Kërkojmë hedhje në votim, pastaj të tjerat.

Vasili: Ju keni ngritur kërkesën për informacion. Dhe unë po ashtu. Të drejtën që të sugjerojë dhe për të paraqitur sugjerime e kemi. Ka detyrë që komisioni të shqyrtojë. Votojeni vetë dhe hajde, mos e sillni këtu fare. Pse quhet për dhënie mendimi’. Ndaj përcillen këto shqetësime.

Denaj: Ne sot kemi për detyrë që të japim mendimin tonë. Zoti Vasili, mundem…

Duma: Jo nuk mundeni më. Nuk mundeni, pa jua dhënë unë fjalën. Pas vërejtjes time do jua jap fjalën. Po them diçka tjetër. Ne po kërkojmë; duam informacion zyrtar të saktë. Mbi atë informacion zyrtar të saktë, do kemi sugjerime tona dhe do i parashtrojmë ato në komision. Anila pse bën zhurmuesin? Ça halli keni?

Denaj: Ju po bëni diskursin tuaj personal, bëjeni në Kuvend.

Duma: Çfarë diskursi personal po bëj? Po sillem normalisht. Nuk lejoj askënd që të flasë me urdhërore. Ju mund të jeni, por rregullat nuk janë sasi.

Denaj: Mos e mbani peng komisionin

Duma: Atëherë qetësi! Rregullat nuk janë çështjes kartoni. Rregullorja përfshin faktin q kërkohet informacion. Nuk na kompleksoni, as nëse jeni 3 veta më shumë apo më pak. Bëjmë 5 minuta pushim, mbylleni

Denaj: Në mënyrë absolute rregullorja e Kuvendit zbatohet. Unë kërkoj që të vazhdojë mbledhja, të kalohet në votim për shtyrje. Pse mbahet peng komisioni i shëndetësisë për kryetarin? Po mbroni me diskurse duke mbajtur peng.

Duma: Ça kam personale këtu? Personale mund ta keni ju.

Denaj: Të vazhdojmë me rregulloren e Kuvendit. Kush e hedh në votim?! Unë. Do hedhim në votim shtyrjen. Nuk shtyhet… (votohet)

Duma-sekretarisë: Kush e hedh në propozim shtyrjen?

Sekretari: E hedh kryetarja

Duma: Atëherë për ça po flitet. Po ça kujtoni ju se ajo që është e dukshme se doni t’i jepni oligarkëve? Nuk ka shtyrje, duam dokumentet. Pikë mbaroi!

Anëtari i PS: Po shkel një të drejtë kushtetuese. Po e keqpërdorni mikrofonin dhe detyrën. Çdo vendim që merr komision, hidhet.

Duma: Kaq po ju them dhe unë. Kur kryetari i Komisionit e hedh në votim, bëhet procedura.

Anëtari i PS: Nëse falimentojnë kompanitë, ai qytetari se ble dot vajin.

Duma: Ai oligarku merr, këta të tjerët nuk paguajnë dot as vajin dhe qiranë.

Ilir Metaj: Të ruajmë qetësinë. Nëse mendoni se këtë vend ta përdorni për destinacione të tilla, nuk është etike, Akti Normativ do të votohet sot, ka marrë fund ky diskutim.

4 VITE ME PARE

VD-KAOS në komision/ Denaj hedh në votim shtyrjen, Duma: Atë e bej unë! (Pyet sekretariatin)

Kompensimi për materialet e ndërtimit/ Duma: I jepet rëndësi
Komision

TIRANË- Në Komisionin e Shëndetësisë, u krijua kaos. Nënkryetarja e Komisionit, Anila Denaj kërkoi nga secili që të hedhë në votim shtyrjen e komisionit. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të kryetares së komisionit, Grida Dumës. Ajo kërkoi informacion te sekretariati se si është e mundur kjo gjë, pasi hedhjen në votim duhet ta bëjë vetëm ajo. 

Grida Duma: Kush është fars këtu? Personale mund ta keni ju që jeni ministre, unë s'kam asgjë personale. 

Anila Denaj: Kërkojmë shtyrje

Grida Duma: 200 ditë po të duash. Nëse ju kaloni me ose pa pushim...

Anila Denaj: Do do vazhdojmë me rregulloren e Kuvendit. Propozuat shtyrje, hidhet në votim. Kush është për shtyrje? Nuk shtyhet.

Grida Duma: Kush e hodhi në propozim? (pyet sekretariatin). Ca kujtoni se ajo që është e dukshme nuk shihet. Hedhjen në votim e bëj unë, për sa kohë që nuk e bëj unë nuk hidhet. Nuk ka hedhje në votim. Duam informacion.

Ilir Bejtja: Po nuk ka informacion tjetër.

4 VITE ME PARE

Akti normativ për kompensimin e kompanive të ndërtimit, Vasili: Kjo punë vjen erë

Kompensimi për materialet e ndërtimit/ Duma: I jepet rëndësi
Komisioni

TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit për Çështje Sociale të Shëndetësisë, është shqyrtuar akti normativ për kompensimin e çmimeve. Gjatë fjalës së tij nënkryetari i LSI Petrit Vasili, u shpreh se ky akt sipas tij nuk mund të thuhet se mbron vendet e punës.

“Ne duhet të tregohemi të përgjegjshëm. Duhet të tregohet sa është numri i kontratave dhe sa është efekti financiar. Nuk mund të themi që akti mbron vendet e punës. Ka kontrata që nuk kanë bërë asnjë punë dhe pyetja qëndron a e kanë ditur këtë histori këta? Pra nëse kemi këto lloj histori këtu pastaj vjen erë. Tani e fundit, ne e dimë që kontratat shtrihen në vite, nuk janë të parët. Në ç’raport janë me pjesën tjetër të biznesit. Paketa të mëdha mbështetëse kaq bujare për biznesin nuk ka, për individin jo e jo.”- tha Vasili.

4 VITE ME PARE

DEBAT në Komision/ Denaj: Të hidhet kërkesa për shtyrje. Duma: Mos më trego mua çfarë të bëj

Kompensimi për materialet e ndërtimit/ Duma: I jepet rëndësi
Grida Duma

TIRANË- Kryetarja dhe nënkryetarja e komisionit të punëve, çështje sociale dhe shëndetësisë u përplasën për shtyrjen e seancës. Grida Duma kërkoi nga Anila Denaj (nënkryetarja) që të mos ndërhynte në punën e saj, pasi është e vetëdijshme se çfarë duhet bërë. Kjo e fundit, tha se propozimi për shtyrje u hodh si ide nga Duma, ndaj duhet bërë. 

REPLIKAT:

Grida Duma: Mos më trego se cfarë të bëj se e di vetë.

Anila Denaj: Ju hodhët një propozim për shtyje,  e keni me rregjistrim.

Grida Duma: Jo nuk ishte ashtu.

Anila Denaj: Shtyrja nuk është hedhur me votim, unë kërkoj që të hidhet pika e 2. Të hidhet kërkesa për shtyrje.

Grida Duma: Se çfarë hidhet e kërkoj unë.

4 VITE ME PARE

VD-Akti për kompensimin e çmimeve/ Duma: 8 pronarë nën hetim. Bejtja: S'kam informacion

Kompensimi për materialet e ndërtimit/ Duma: I jepet rëndësi
Komisioni

TIRANË- Kryetarja e komisionit të punëve publike, Grida Duma, deklaroi gjatë fjalës së saj se 8-të nga kompanitë e rindërtimit kanë pronarë të inkriminuar sips BIRN. Kjo deklaratë u bë në kuadër të diskutimit për aktin normativ për rimbursimin e kompanive të punëve publike. Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Ilir Bejtja deklaroi se nuk ka informacion mbi atë që Duma tha.

DEBATI:

Grida Duma: Sa përfitojnë të punësuarit nga ky akt normativ dhe a do të ketë rritje pagash? Sa i përket çështjeve sociale është rritur energjia , nafta , përse ka një paketë vetëm për tenderat e rindërtimit dhe jo për qytetarët. Ndaj një tjetër shqetësim, sipas BIRN tetë nga kompanitë që kanë përfituar tendera në prokurimet e rindërtimit janë me pronarë të inkriminuar. Pa avantazhoni njerëz me rekorde kriminale? Duam fatura financiare

Ilir Bejtja: Nuk ka rritje pagash me këtë akt normativ. Ky akt normativ i referohet vetëm materiale që janë pesha bazë në kontrata publike dhe ndërmarrjeve publike me më tepër se 51 % kapital publik. Sa i përket inkriminimit duhet t’i drejtojmë pyetje Prokurorisë. Nuk i kam këto informacion.

Grida Duma: Ua them unë, janë tetë pronare në hetim.

Ilir Bejtja: Nuk kam informacion. Nuk kemi nga prokuroria apo SPAK që tetë prej këtyre kompanive janë me pronar të inkriminuar

4 VITE ME PARE

VD-Debat në Komisionin e çështjeve sociale, paralajmëron Duma: Do bllokoj mbledhjen!

Kompensimi për materialet e ndërtimit/ Duma: I jepet rëndësi
Grida Duma

TIRANË- Drejtuesja e Komisionit të çështjeve sociale, Grida Duma paralajmëroi se do të mbyllë mbledhjen. Ky paralajmërim u bë duke thënë se në rast se maxhoranca ka marrë urdhër që të bëjë zhurmë, mbledhja nuk do të vijojë më tej. 

DEBATI: 

Duma: Drejtoja atij këtë koment dhe thuaji të mos flasi për diktaturën e proletariartit. Do ta drejtoj ashtu siç mendoj. E di që keni ardhur në radhë dhe ju e respektoni dhe respektoni dhe urdhrin. Profesionalisht ajo që dua të di është kjo. Po e ulni ju pagesën kur e keni nisur me çmim më të lartë dhe janë ulur çmimet e betonit në treg? Se çfarë diktature e keni treguar ju. Jeni autokracia e mjerimit. Do bllokohet mbledhja.

Zv/ministri: Ky është qëllimi?

Duma: Po. Në qoftë se ju kanë dhënë urdhër të bëni zhurmë do bllokohet mbledhja.

4 VITE ME PARE

VD-“Me paratë e buxhetit kompensoni oligarkët”/Grida Duma: Qeveria nuk i shpërndani lekët për qytetarët

Kompensimi për materialet e ndërtimit/ Duma: I jepet rëndësi
Grida Duma

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Sociale, Grida Duma akuzoi qeverinë se po nuk po bën shpërndarje të parave të buxhetit të shtetit për familjet që janë prekur nga rritja e çmimeve. Teksa në komision po diskutohet akti normativ “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”, Duma deklaroi se me paratë e buxhetit të shtetit po kompensohen kompanitë që janë rankuar si oligarkë.

DEBATI

Grida Duma: Po përdorni paratë e buxhetit për të kompensuar kompanitë që janë rankuar si oligark. Kush janë kompanitë që fitojnë. Dhe ku bazohet që propozohet me VKM që të kompensohen disa kompani dhe cilat jo.

E dyta ju thoni se janë rritur por rruga Kardhiq-Delvinë nisi me 50 dhe përfundon me 180 milIonë. Këto janë kompani që marrin 99.9 të fondit limit. Ndërkohë vezët, vaji është rritur 200% por ju nuk i shpërndani lekët për qytetarët. Ne me 400 milion euro shtesë nga nga taksat ne ja çojmë Gjokës e Salillarit. Ka shkuar shteti që tu thotë se e ke në kontratë marzhin e rriskut. Po kur ulen çmimet i kërkoni ju lekë? Anti kushtetuese gati, që të bëhet një akt me prapaveprim. Keni shkuar ndonjëherë të kërkoni lek se ka qenë çmimet e ulta?

Ilir Bejtja: Shteti nuk është ortak në kompani që të rishpërndajë fitime. Ka një procedurë tenderimi public që zgjedh një fitues. Mbi bazën e asaj gare shpallet fituesi. Nëse oferta ka ndryshuar ne themi le të vazhdojë deri aty ku pranohen ndryshimet. Ne nuk i hyjmë te fitimi se nuk jemi diktaturë proletariat.

Grida Duma: Mos flisni ju për diktaturë proletariati se ju jeni diktaturë mjerimi.

Anila Denaj: Zv.ministri ka ardhur për sqarim Teknik.


Grida Duma: Nuk ka nevojë ta mbroni. Ju nuk i ikni dot kësaj çështje.

Anila Denaj: Debatin bëjeni me ne, por pa e sulmuar.

Grida Duma: Kur zv.ministri që është nivel politik.

Anila Denaj: Ne nuk jemi komision ekonomie.

Grida Duma: Se çfarë jemi do ta drejtoj ashtu siç mendoj se jemi. E di që keni ardhur në rradhë, ju e respektoni edhe urdhrin. Në rast se nuk doni komente, unë nuk e vijoj. Më erdhi mesazh që japin miliona euro për Kardhiq- Delvinë, ndërkohë që ata spo marrin 50% të bonusit të strehimit.

Ilir Metaj: Po vazhduat kështu do bëhet më keq.

Grida Duma: E di që do bllokoni mbledhjen.

Ilir Bejtja: Nuk kemi listë kompanish që kompensohen. Kompensohen materialet.

komisioni i ceshtjeve sociale 27 qershor 2022 grida duma

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj