LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Koncensionet tek Ekonomia/ Tabaku propozon 4 ndryshime: Po shkatërrohet tregu! Braçe: Të mos shkojmë tek e njëjta dorë. Shehi: Jemi vend i varfër, por i japim me urgjencë

• Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat po diskuton propozimin e depozituar nga deputetja Jorida Tabaku, të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 55/2015, “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. • E pranishme në Kuvend, Tabaku përmendi rastin e Portit të Durrësit dhe tha se këto janë shembujt kuptimplotë se si pasuritë shtetërore i falen kompanive private, në lidhje me qeverinë ose atyre, pronësia e të cilave mbetet e dyshimtë për shkak të regjistrimit në parajsa fiskale. • Ajo përmendi dhe bashkëshortin e ministres Olta Xhaçka dhe shtoi se ligji mund të përdoret si shpërblim gjatë këtij viti zgjedhor për të gjithë subjektet që do të qëndrojnë pranë dhe mbështesin Partinë Socialiste. • Me këtë propozim nuk ra dakort deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe. Ai tha se duhet të ketë një kufizim të numrit të kontratave që përfiton një operator dhe se kontratat koncensionare duhet të shpërndahen. Brace u shpreh gjithashtu se nuk mund të ketë kontratë koncesioni pa treguar deri në fund pronarin përfitues. • Tabaku komentoi dhe publikimin e dokumenteve në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve/PPP-ve dhe kërkoi rritjen e përgjegjësisë personale tek punonjësit e administratës, forcimin e kontrollit të raporteve financiare e deri në rritje e skrupolozitetit të luftës kundër pastrimit të parave. • Deputeti Dashamir Shehi tha se kontratata koncensionare nuk mund të jepen me urgjencë në një vend të varfër si Shqipëria.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ndryshon ligji i koncesioneve/ Qeveria merr parasysh edhe propozimet e opozitës, Vjero: Drafti mbërrin në Kuvend në 6 mujorin e dytë të vitit

Koncensionet tek Ekonomia/ Tabaku propozon 4 ndryshime: Po shkatërrohet
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme, Përfaqësuesit e Financave ishin të pranishëm në Komisionin e Ekonomisë. Ata deklaruan se drafti me ndryshimet po punohet edhe me konsulencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe do të mbërrijë në Kuvend në pjesën e dytë të vitit.

Sipas tyre, ligji do të marrë parasysh edhe propozimet e deputetes demokrate Jorida Tabaku për kontrollin e kontratave koncesionare që u diskutuan sot në Komision.

'FMN në të gjitha raportet e fundit ka kërkuar integrimin e PPP-ve me kornizën e përgjithshme të investimeve publike dhe buxhetore. Kemi parashikuar qoftë në PKIE apo dhe në planin e akteve që propozimi për ndryshimet ligjore të vijë në Kuvend në 6 mujorin e dytë të vitit dhe me parashikimin për tu miratuar në fund të këtij viti.'-tha Vasilika Vjero, zëvendësministrja e Financave. 

Nisma u mirëprit edhe nga deputetët e mazhorancës, ndërsa Tabaku këmbënguli se ndryshimet janë urgjente. Propozimet e deputetes Tabaku përfshijnë katër ndryshime kryesore që synojnë zgjidhjen e problematikave që hasen në kontratat koncesionare, që përfshijnë rritjen e transparencës, rritjen e përgjegjësisë personale, forcimin e kontrollit të raporteve financiare të kompanive si dhe atë të luftës kundër pastrimit të parave.

3 VITE ME PARE

Braçe del kundër propozimit të Tabakut: Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare

Koncensionet tek Ekonomia/ Tabaku propozon 4 ndryshime: Po shkatërrohet
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka kundërshtuar propozimin e deputetes Jorisa Tabaku lidhur me investitorët strategjikë. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare. Ai tha gjithashtu se prioritet i duhet dhënë faktit që duhet garë.

“Kam këtë listën e këtyre këtu. Natyrisht dhe për shkak të punës që është bërë në një kohë tjetër. Do të doja të mos ngatërronim dy gjëra. E para, ka disa tipologji të investitorit strategjik. Ka investitor që operon në tokën e vet, ka një tipologji tjetër që është investitor ku tokën e vë në dispozicion të shtetit duke ndërhyrë dhe në tokë të dikujt tjetër. Doni të dini mendimin tim? Jam kundër kësaj historie. Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë këtu. Kush ndërton për qëllimi përfitimi duhet t’i nënshtrohet të gjitha rregullave. Çmimi të vendoset nga i zoti i pronës. Shoh që ka operatorë që mua më rezulton se nuk janë dështim. Rezerva ime ka të bëjë me 2 gjëra, duhet garë dhe për këtë.

 

3 VITE ME PARE

Koncensionet tek Ekonomia/ ‘Shpërthen’ Shehi: Kamionët me drogë kalojnë nga Rapiskani, turp për qeverinë e para vitit 2013 (VIDEO)

Koncensionet tek Ekonomia/ Tabaku propozon 4 ndryshime: Po shkatërrohet
Dashamir Shehi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Shehi është shprehur se dhënia e koncensioneve pa pasur një ligj evropian dhe në mënyrë urgjente rëndon financat e shtetit. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Shehi tha se për dhënien e koncensioneve nuk është fajtore vetëm njëra qeveri. Ai përmendi Rapsiaknin dhe sa pikërisht vendi që kalojnë kamionët me drogë, u dha para vitit 2013 dhe është një tupr i madh për qeverinë.

“Ky është një hall i madh, madje s’ka fare afate, as para 2013, as pas 2013. Po ju them disa koncensione, Rapiskani, që s’kishte as Rapi as Skani. U shit për 500 mijë lekë dhe është turp i madh për qeverinë. Ato kamionët që kalojnë me drogë, nga Rapiskani kalojnë. Kjo se zhvesh nga përgjegjësia këtë qeveri dhe atë qeveri që ka qenë 1 vit më parë në 2013, historia është po e njëjtë. Nëse kishte vagabondë në atë qeveri më parë, që besoj se ka pasur, ju kishit pasur 10 vjet kohë që ta rregullonit këtë gjë. Kjo linjë koncensionarësh ka qenë me parë, por është aplikuar kaq shumë dhe është bërë risk. Rapiskani kishte një gjë të çuditshme, që ia kishin varur në shpinë biznesmenëve dhe jo shtetit. Kemi një fenomen, do ta filloja nga kjo. Kjo është një përgjegjësi kolektive sepse kalon në Kuvend, ngremë dorën ne atje. Ne e ngremë kundër, ju pro, por vendimi merret dhe futet një kontratë kolektive. Edhe po të duam të hetojmë nesër, s’kemi çfarë të hetojmë, nëse është vjedhur, është vjedhur me ligj dhe ne përfundojmë në burg. Do e ktheja dhe një herë atë Rapiskanin, do paguaja parët për policinë. Nëse s’i paguajnë vetë, paguan droga. Unë jam për këtë ligjin e zonjës Tabaku. Ta bëjmë dhe si Evropa, me ligjin e ri dhe ta bllokojmë. Ta mbyllim dhe të themi s’ka asnjë koncension në momentin që s’ka ligj. Nuk jemi ne si vendet e pasura që çdo gjë bëjnë me koncension. Ne japim shërbime me koncension. Ç’janë këto rugë që bëjnë kaq? Po edhe me mermer të ishin shtruar,”- tha Shehi ndër të tjera.

3 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, Tabaku: Jepini fund statusit të investitorit strategjik, rrezikohet të përdoret nga PS në fushatë

Koncensionet tek Ekonomia/ Tabaku propozon 4 ndryshime: Po shkatërrohet
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se duhet t'i jepet fund statusit të investitorit strategjik për bashkëshortin e minisres Olta Xhaçka, Artan Gaçi. E pranishme në Komisionin e Ekonomisë, Tabaku përmendi Portin e Durrësit dhe thotë se këto janë shembujt kuptimplotë se si pasuritë shtetërore i falen kompanive private, në lidhje me qeverinë ose atyre, pronësia e të cilave mbetet e dyshimtë për shkak të regjistrimit në parajsa fiskale. Sipas saj, ligji është përdorur kryesisht si një mekanizëm për t’u dhënë favore dhe përfitime individëve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste. Ndonësë, fillimisht ligji parashikonte se afati i fundit për paraqitjen e kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e vecantë” do të ishte data 31 dhjetor 2018, Tabaku tha se katër ndryshimet që e pasuan ligjin, mazhoranca vendosi që ky afat të shtyhej deri më 31 dhjetor 2023, duke shtuar kështu dyshimet se ligji do të vazhdojë të përdoret si një mjet shpërblimi ndaj njerëzve pranë qeverisë dhe të afërmve të saj, dhe veçanërisht statusi “investim/investitor strategjik” mund të përdoret si shpërblim gjatë këtij viti zgjedhor për të gjithë subjektet që do të qëndrojnë pranë dhe mbështesin Partinë Socialiste.

“Fatkeqësisht, dyshimet për korrupsion, favorizim, klientelizëm dhe arbitraritet, në vendimmarrjen mbi dhënien e statusit të investimit/investitorit strategjik nga ana e Komitetit të Investimeve Strategjike, kanë ndikuar që numri i projekteve apo vlera e investimeve, të përfituara nga investitorët e huaj të jetë tepër modeste, krahasuar me numrin apo vlerën e investimeve, të përfituara nga investitorët shqiptarë. Me qëllim adresimin e këtyre problematikave të krijuara, përmes Projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 55/2015, “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, kam propozuar që afati për paraqitjen e kërkesave nga subjektet e interesuara të ndryshohet duke përcaktuar si afat datën 1 janar 2023 dhe për rrjedhojë, çdo projekt që do të paraqitet jashtë këtij afati të refuzohet apriroi nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve. Miratimi i këtij Projektligji, i cili nuk parashikon asnjë efekt financiar për Buxhetin e Shtetit, do t’i mbyllte rrugë cdo përpjekje që kompani apo biznese të lidhura me nivelet e larta drejtuese të shtetit apo qeverisë, si dhe funksionarë të lartë që fshihen pas këtyre bizneseve të përfitojnë pasuri të cmuara shtetërore, duke u përjashtuar njëkohësisht nga detyrimet tatimore. Nga ana tjetër, dhënia fund e këtyre praktikave që shihen me dyshim edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian, sic është komunikuar nga qëndrimi i Delegacionit të BE-së në Tiranë së fundmi, lidhur me projektin e Portit të Durrësit, është një sinjal pozitiv në kuadër të procesit të negociatave,"- tha Tabaku.

Sot Kushtetuesja shqyrtoi dy paditë e bëra nga të dyja grupet e Partisë Demokratike. Opozita pretendon se deputetja Xhaçka është në konflikt të hapur interesi, sepse kompania e bashkëshortit të saj, pra edhe ajo vetë, kanë përfituar pasuri publike shtetërore, gjatë investimit në një objekt turistik. Kuvendi votoi me 74 vota pro, raportin e mazhorancës të Këshillit të Rregullorës, që bllokonte dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtimit të mandatit të Olta Xhaçkës dhe pas këtij vendimi, demokratët u paraqitën në Kushtetuese.

Deri më tani, nga parashtrimet, Xhaçka po përpiqet të shpëtojë mandatin e saj me procedurë, duke sjellë si argument në favor, tejzgjatjen e vendimmarrjes nga Kuvendi për dy mocionet e opozitës. Sipas avokatit të Xhaçkës, Genci Çifligu, shqyrtimi i papajtueshmërisë së mandatit në Gjykatën Kushtetuese është në tejkalim të afateve kohore të parashikuara në ligj dhe kësisoj “nuk përbën subjekt kushtetues”.

dashamir shehi jorida tabaku erion brace komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj