LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferenca e Kryetarëve! Ministri Malaj prezanton projketbuxhetin e 2026: Nuk do të ketë rritje taksash, paga minimale shkon 50 mijë lekë! Bardhi: Respektoni rregulloren

• Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit projektbuxhetin për vitin 2026, me një vlerë prej 8.8 miliardë euro. • Ministri shpjegoi se si do të shpenzohen fondet, duke përfshirë rritjen e pensioneve dhe pagave, si dhe masat për mbështetjen e fermerëve dhe biznesit të vogël. • Nga 1 janari 2026, paga minimale do të rritet në 500 euro, nga 400 euro që është aktualisht. • Malaj njoftoi gjithashtu se rivlerësimi i pronës nuk do të kufizohet në 9 muaj, siç ishte parashikuar fillimisht, por do të zhvillohet gjatë gjithë vitit 2026, ndërsa tatimi mbi shitjen e pronës do të ulet në 5%, nga 15% që aplikohet aktualisht. • Në fillim të mbledhjes, opozita shprehu kundërshtimin, duke kërkuar që projektbuxheti të mos futet në kalendarin e Kuvendit pa u dorëzuar edhe paketa fiskale. • Pas diskutimeve, u vendos që për efekt të kalendarit dhe afateve të Kuvendit, të dëgjohej prezantimi i ministrit, i cili renditi prioritetet dhe arritjet e qeverisë për vitin e ardhshëm. Malaj nënvizoi gjithashtu se përmes masave si kompensimi i TVSH-së për fermerët në normën 10%, do t’u lihet rreth 1.5 miliardë lekë në dorë fermerëve në vit, duke forcuar mbështetjen për sektorin bujqësor dhe ekonominë e qëndrueshme. • Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi sot ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar për hetimin e përdorimit të fondeve IPARD. • Bardhi theksoi se krijimi i këtij komisioni është një e drejtë kushtetuese e opozitës, si dhe një mekanizëm kontrolli parlamentar që nuk mund të pengohet. • Ai nënvizoi se hetimi parlamentar nuk bie ndesh me hetimin penal të nisur nga Prokuroria, pasi përbën një proces të pavarur administrativ brenda kompetencave të Kuvendit.

5 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Opozita kërkon Komision Hetimor për fondet IPARD! Bardhi: Prokuroria tregoi se ka një problematikë! Kjo është shkelje e Kushtetuetes dhe dhunë ndaj opozitës

Konferenca e Kryetarëve! Ministri Malaj prezanton projketbuxhetin e 2026:
Konferenca e Kryetarëve

TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi sot ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar për hetimin e përdorimit të fondeve IPARD. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, të zhvilluar në Kuvend, Bardhi theksoi se krijimi i këtij komisioni është një e drejtë kushtetuese e opozitës, si dhe një mekanizëm kontrolli parlamentar që nuk mund të pengohet.

Ai nënvizoi se hetimi parlamentar nuk bie ndesh me hetimin penal të nisur nga Prokuroria, pasi përbën një proces të pavarur administrativ brenda kompetencave të Kuvendit.

Gjithashtu, Bardhi kërkoi që Konferenca e Kryetarëve të miratojë me konsensus përbërjen e komisionit dhe datën e mbledhjes së parë, duke kujtuar se e drejta për ngritjen e komisioneve hetimore i takon një të katërtës së deputetëve propozues, sipas Kushtetutës.

“Ne nuk dublojmë punën e Prokurorisë. Fakti që Prokuroria thotë se ka hetim penal tregon se ekziston një problematikë. Kjo është thënë edhe nga GJK-ja; Prokuroria ka punën e vet, ndërsa Kuvendi ka fushat e veta. Kuvendi ka hetim administrativ. Pretendimet e juaja janë të pa baza. Nëse keni një pretendim për objektin, sillni një formulim alternativ, por sa pashë, nuk keni shqetësim për objektin. Për sa kohë nuk ka shqetësim, ne duhet të miratojmë me konsensus përbërjen e komisionit dhe caktimin e datës kur do të mblidhet komisioni. Kaq mund të bëjmë ne. Na e ka thenë gjykata kushtetuese. Ngritja e komisionit është e drejtë kushtetuese e 1/4 të propozuesve. Kaq e thjeshtë është kjo. Konferenca e Kryetarëve nuk ka asnjë kompetencë tjetër. Dhe po ju sjell ne vemendje Kryetar se ka edhe 1 muaj nga mbyllja e sesionit dhe ju nuk keni pranuar asnje mekanizem kontrolli te opozites duke zhbere parlamentarzimin. Dhe kjo eshte shkelje e kushtetuetes dhe “dhunë” ndaj opozites”, tha Bardhi.

6 MUAJ ME PARE

Miratimi i projektbuxhetit të shtetit, Bardhi: Respektoni rregulloren, ta shtyjmë për javën tjetër

Konferenca e Kryetarëve! Ministri Malaj prezanton projketbuxhetin e 2026:
Gamzent Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gamzent Bardhi ka sygjeruar që shqyrtimi për projektligjin e buxhetit të shtetit, të shtyhet për javën tjetër. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi u shpreh se shtyrja për javën pasardhëse duhet të bëhet me qëllim, që së bashku me këtë projektligj të jetë dhe paketa fiskale.  

Propozimi i Bardhit erdhi pas deklaratës së ministrit të Financave, i cili tha se paketa fiskale është në shqyrtim e sipër dhe se do të jetë gati javën tjetër.

“Kalendari i posaçëm që ne miratojmë sot, nuk do të përfshirë vetëm shqyrtimin e projektligjin e buxhetit, se rregullorja na flasin për një kalendar të veçantë, që përfshihet dhe paketa fiskale. Nuk kemi qenë ne drejtimin e Kuvendit, që ky Kuvend që kur drejtohej nga Gramoz Ruci ,ka ndodhur dy herë në 12 vite që Konferenca e Kryetarëve nuk ka pranuar prezantimin e projektligjin e buxhetit pa ardhur paketa fiskale.

Ju ftoj të respektoni kushtetutën, Nëse ministria kërkon 1 javë kohë për të përmbyllur paketën fiskale, mund të ngushtohet kalendari që të arrijmë afatet e miratimit brena këtij viti, por duhet që projektligji i buxhetit të vijë bashkë me projektligjet financiare. Ministri sapo konfirmoi që është duke bërë një paketë. Meqë thotë që vjen javën tjetër, ta miratojmë javën tjetër”, tha Bardhi./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Projektbuxheti 2026! Malaj: Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do jetë gjatë gjithë vitit! Nga janari paga minimale shkon 500 euro, indeksojmë pagat e administratës

Konferenca e Kryetarëve! Ministri Malaj prezanton projketbuxhetin e 2026:
Petrit Malaj

TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi detajet kryesore të projektbuxhetit 2026, duke vënë theksin te masat që synojnë rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e stabilitetit ekonomik. Gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve, të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, Malaj theksoi se nga 1 janari 2026, paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë, duke u çuar në 50 mijë lekë, ndërsa në përfundim të mandatit qeverisës pritet të arrijë në 70 mijë lekë, me synimin për ta përafruar me nivelin e vendeve të tjera të rajonit.

Malaj bëri të ditur se do të nisë zbatimi i indeksimit të pagave në administratën publike një herë në dy vite, si dhe rritja e pagave për punonjësit e sektorëve mbështetës. Kostoja e përgjithshme e këtyre masave vlerësohet në rreth 10 miliardë lekë, duke përfshirë 144 mijë punonjës në nivel qendror dhe vendor.

“Nga 1 janari paga minimale rritet me 10 mijë lekë, duke e çuar me 50 mijë leke, dhe 70 mijë lekë në përfundim të mandatit, për tu përafruar me vendet e tjera në rajon dhe me gjerë. Do të nisim për administratën zbatimin indeksimit të pagave 1 herë në dy vite. Rritje page për punonjësit e sektorëve, mbështetës, kostoja e pagës minimale dhe indeksimi parashikohet të jetë rreth 10 mld lekë dhe prek 144 mijë punonjës qoftë të nivelit qendror apo vendor.

Vëmendja kryesore është te qytetarët, s’do mund ti kthenim politika konkret nismat nëse s’do kishim ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme. Për vitin 2025, rritja ekonomike do të jetë 3.9%. Rritja gjatë kësaj periudhë është gjeneruar nga kërkesa e brendshme, konsumi privat investimet dhe eksportet, në veçanti turizmi i cili vijon të jetë një nga motorët e rëndësishëm të ekonomisë tonë. Shkalla e papunësisë nga ana tjetër, ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 8.5% në tremujorin e dytë të këtij viti. Shqipëria po ecën me ritme drejt forcimit të stabilitetit ekonomik fiskal duke afruar ekonominë me standardet e BE.

“Rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ku norma e rivlerësimit do të jetë 5% dhe do të zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026. Gjithashtu do të zbatojmë edhe paqen fiskale si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi mes biznesit dhe shtetit”, tha Malaj.

6 MUAJ ME PARE

"Nuk do të ketë rritje taksash", Malaj: Ndryshime në skemën e kompensimit të fermerëve dhe vlerësimin e pasurive të paluajtshme, do kenë në duar 1.5 mld lekë

Konferenca e Kryetarëve! Ministri Malaj prezanton projketbuxhetin e 2026:
Petrit Malaj

TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot projektbuxhetin për vitin 2026, duke theksuar se paketa fiskale e ardhshme nuk përfshin rritje taksash. Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, ministri Malaj bëri të ditur se në fokus të buxhetit të ri do të jenë ndryshimet në skemën e kompensimit për fermerët dhe vlerësimi i pasurive të paluajtshme.

Sipas tij, përmes kompensimit të TVSH-së në normën 10%, fermerëve do t’u mbeten në dispozicion rreth 1.5 miliardë lekë në vit.

“Ministria e Financave, paralelisht me Buxhetin 2026, ka hartuar edhe Paketën Fiskale 2026, përmes së cilës parashikojmë disa ndryshime ligjore. Dhe, JO nuk do të kemi rritje taksash dhe JO nuk do të kemi taksa të reja. Përmes ndryshimeve, ne nuk synojmë vetëm rritjen e të ardhurave për arkën e shtetit, por edhe t’i vijmë në ndihmë Biznesit, Fermerit dhe natyrisht edhe Qytetarit.  

Mund të përmend këtu disa nga politikat më të rëndësishme: Skemën e fermerëve, përmes kompensimit të TVSH-së në normën 10%, duke iu lënë në duar fermerëve rreth 1.5 miliardë lekë në vit; Rivlerësimin e pasurive të paluajtshme; Norma e rivlerësimit është 5 % dhe do zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026. Zbatimin e Paqes Fiskale, si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi mes biznesit dhe shtetit”, tha Malaj.

6 MUAJ ME PARE

Projektbuxheti 2026! Ministri Malaj: Në fokus do jenë reforma e pensioneve e pagave! Synohet përmirësimi fiskal për integrimin në BE

Konferenca e Kryetarëve! Ministri Malaj prezanton projketbuxhetin e 2026:
Petrit Malaj

TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot projektbuxhetin për vitin 2026, duke renditur prioritetet dhe objektivat kryesore të qeverisë për vitin e ardhshëm fiskal. Ministri Malaj theksoi në fjalën e tij, gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve, të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, prioritetet e politikës financiare, si dhe arritjet e deritanishme të qeverisë në menaxhimin e ekonomisë dhe financave publike.

Ai u fokusua gjithashtu tek vendimet e qeverisë që ka marrë për reformën e pensioneve dhe pagave, në rritjen e tyre progresive dhe indeksimin.

“Ky projektbuxhet reflekton prioritetet e qeverisë për vitin 2026, arritjet, rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Nuk është thjesht një dokument financiar ky projektbuxhet. Është kontrata e qeverisë me qytetarët, nëpërmjet të cilës mbahen nën kontroll financat publike dhe rritet më tej standardi i jetesës së qytetarëve shqiptarë. Fokusi do jetë te mirëqenia sociale, infrastruktura, dixhitalizimi, kapitali njerëzor, rritja ekonomike, përmirësimi fiskal dhe integrimi në BE.

Por edhe reforma e pensioneve. Nga janari 2026 do të ketë rritje mujore pensionesh, si ai urban dhe rural, me rritje progresive. Po kështu edhe rritja e pagave, duke e rritur në 50 mijë lekë nga 1 janari dhe 70 mijë lekë deri në fund të mandatit, me qëllim rritjen e dinjitetit dhe barazinë me vendet e tjera të rajonit dhe më tej. Indeksimi i pagave një herë në dy vjet për shumë kategori.

Të ruajmë stabilitetin financiar. Rritja ekonomike ishte 3,9%. Kujdes edhe tek makroekonomia, por edhe te të gjitha fushat e ekonomisë. Papunësia ka rënë me mbi 3% këtë vit, punësimi është rritur ndjeshëm dhe ekonomia po bëhet tërheqëse. Deficiti ka rënë, po ruhen parametrat ekonomike në raport me faktorët e jashtëm. Të ardhurat parashikohen 826 miliardë lekë," tha Malaj.

konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë