LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferenca e Kryetarëve/ Opozita dhe mazhoranca debat për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Hodhët në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese!

• Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. • Mbledhja ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës. • Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali duke i thënë se kanë hedhur në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese me votimin e bërë në Parlament, seancën e kaluar. • Bardhi është shprehur se nuk ka ndodhur kurrë më parë që Kuvendi, sipas tij, të mos zbatojë një vendim nga Gjykata Kushtetuese. • Nga ana tjetër, kreu i Grupit të PS-së, Niko Peleshi u shpreh se mazhoranca zbatoi vendimin e Kushtetueses duke e çuar mandatin në seancë. • Peleshi shtoi se PS e përmbushi të gjithë detyrimin, teksa u shpreh se nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti. • Sipas tij, një opinion i Komisionit të Venecias do t’i vlente të gjithëve. • Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, referuar kërkesës së kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit për opinion Komisionit të Venecias, u shpreh se një gjë e tillë mund të ndodhte ndërsa është në proces gjykimi, jo kur gjykata është shprehur tashmë.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës në Konferencën e Kryetarëve/ Deputetet e PD-së: Çështja po zvarritet! Nuk duhet cënuar standardi që është vendosur nga GJK

Konferenca e Kryetarëve/ Opozita dhe mazhoranca debat për mandatin e
olta xhacka

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve është zhvilluar një debat për mandatin e Olta Xhaçkës dhe votimin e PS në Kuvend lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Deputetja demokrate Ina Zhupa, referuar kërkesës së kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit për opinion Komisionit të Venecias për këtë çështje, u shpreh se një gjë e tillë mund të ndodhte ndërsa është në proces gjykimi, jo kur gjykata është shprehur tashmë

“Po e fusni çështjen e mandatit të Xhaçkës, në një rrugë zvarritje. Nuk mund të ketë opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjate shqyrtimit nuk mund te kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju keni zhbërë Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ajo.

Një tjetër deputete e PD-së, Jorida Tabaku ka thënë në mbledhje se diskutimi bëhet mbi parimin dhe jo mbi emrin e deputetes Xhaçka.

“Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë. Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle”, tha Tabaku.

Referuar kërkesës që Kuvendi i ka drejtuar Komisionit të Venecias, Tabaku u shpreh se në Venecia ne kemi çuar reformën në drejtësi, ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje në Venecia.

“Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike. Po të isha në veten time s’do kisha dashur hiç mburojë politike, le ta vendosë GJK. Përse nuk e keni çuar më herët në Komision të Venecias? Përse ndodh sot për herë të parë kësaj radhe dhe jo më herët? Nuk duhet cënuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Tabaku.

1 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës/ Peleshi në Konferencën e Kryetarëve: PS përmbushi detyrimin, një opinion i Komisionit të Venecias do të na vlejë

Konferenca e Kryetarëve/ Opozita dhe mazhoranca debat për mandatin e
Foto nga Konferenca

TIRANA- Kreu i Grupit të PS-së, Niko Peleshi në Konferencën e Kryetarëve lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka se maxhoranca zbatoi vendimin e Kushtetueses duke e çuar mandatin në seancë. Peleshi shtoi se PS e përmbushi të gjithë detyrimin, teksa u shpreh se nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti. Sipas tij, një opinion i Komisionit të Venecias do t’i vlente të gjithëve.

“Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë. Kemi përmbushur të gjithë detyrimin; nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti, por është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen. Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo qartësi do të na vlejë neve, dhe gjithashtu do t’ju vlejë edhe juve”, tha Peleshi.

1 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës/ Debat në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Bardhi-Spiropalit: Hodhët në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese!

Konferenca e Kryetarëve/ Opozita dhe mazhoranca debat për mandatin e
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali duke i thënë se kanë hedhur në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese me votimin e bërë në Parlament, seancën e kaluar.

Bardhi është shprehur se nuk ka ndodhur kurrë më parë që Kuvendi, sipas tij, të mos zbatojë një vendim nga Gjykata Kushtetuese. Ai tha se çështja nuk ka të bëjë vetëm me individin dhe mandatin e tij por ka të bëjë me parimet kushtetuese.

“Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur te injoronit vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dytë që keni vendosur të hidhni në ere Gjykatën Kushtetuese, duke minuar në këtë mënyrë edhe bashkëjetesën me opozitën. Ne i jemi referuar Kushtetutës dhe drejtësisë për çeshtjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Ju na e keni mohuar këtë të drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Venecia është organ këshillimor dhe ju e dini shumë mirë se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrëzon gjithë propagandën tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni të hapur. Kjo eshte propagande pasi veprimet e juaja po na pamundesojne detyrën. Nuk ka ndodhur kurre qe Kuvendi te mos zbatoj nje vendim te Gjykates Kushtetuese. Gjykata ju kerkoj qe ta miratonit me shpejtesi pasi nuk ka kohe ne dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon te shpetoje mandatin me procedure. Ketu nuk ka te beje me individin pasi per ne iken nje Xhaçke dhe vjen nje tjeter, këtu ka te beje me parimet kushtetuese”, tha Bardhi.

 

konferenca e kryetareve mandati i olta xhackes gazment bardhi ne librazhd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj