Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga Opozita. • Bëhet fjalë për hetimin e kontratave koncensionare në shëndetësi si dhe komisionin hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. • Ende nuk dihet se cili do të jetë objekti i hetimit të këtyre komisioneve, por dyshohet se ato do të funksionojnë sipas ligjit të vjetër mbi komisionet hetimore. • Nga socialistët në mbledhje janë Elisa Spiropali, Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, Klotilda Bushka, Kodheli, Pëllumbi, Bumçi dhe Naço. • Ndërsa në mbledhje janë dhe demokratët të udhëhequr nga nënkryetarët e PD-së Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj. • Pas mbledhjes së sotme Gazment Bardhi është shprehur se pas 5 muajsh Partia Socialiste arriti që të reflektojë, por ende nuk i ka konsideruar të mbyllura diskutimet. • Ndërsa Bledi Çuçi theksoi se ata janë të hapur për të negociuar, në mënyrë që në Kuvend të rikthehet jeta parlamentare. • Por edhe me mbledhjen e sotme Opozitës nuk i janë plotësuar të gjitha kërkesat, pasi kërkonte 8 komisione hetimore si dhe ndryshimin e bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore.
5 artikuj për këtë temë.

TIRANË-Konferenca e Kryetarëve ka arritur dakordësi dhe për një çështje tjetër që është ngritja e një nënkomisioni për Reformat. Mësohet se ky nënkomision do të përbëhët nga 4 anëtarë të përcaktuar 2 nga PD-ja dhe 2 nga PS-ja.
Nënkomisioni është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian. Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve (veto) dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi ka deklaruar se vendosën në mbledhjen e sotme për 2 komisione hetimore. Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Çuçi ka theksuar se sot pati një frymë të mirë për vazhdimin e një jete normale parlamentare. Po ashtu Çuçi ka shtuar se komisioni për reformën zgjedhore do i nënshtrohet procedurës në parlament, si të gjithë të tjerët në përfundim të mandatit, nëse do të ketë një produkt.
“Është lajm pozitiv që më në fund opozita u ul në Konferencën e Kryetarëve. Sot u duk sikur rivendosëm dialogun dhe bashkëbisedimin aty ku e lamë në tetor 2023. Sot vendosëm në Konferencën e Kryetarëve, që të rregullohen objektet për dy komisionet hetimore, që ata i propozuan vetë se cilët janë. Ishte frymë e mirë për vazhdimin e një jetë normale parlamentare në vend. Unë besoj se ata janë të bindur se aksioni i tyre nuk i çon askund. Reforma zgjedhore ka një komision që funksionon do shohim produktin. Komisioni po punon për të adresuar aspekte të rëndësishme të kodit. Komisioni bipartisan funksionon është aty, nuk ka nënkomision për cështjet zgjedhore. Ramë dakord që në parim të diskutojmë për cështje që kanë të bëjnë me 3/5 dhe prej aty të shkojmë në vendimmarrje politike. Janë procedura që i kemi ndjekur edhe në vite të tjera. Kemi ngritur një komision, i kemi dhënë kohën e nevojshme, do përfundojë mandatin. Produkti do shqyrtohet në procedura parlamentare normale, si të gjitha," tha Çuçi.
TIRANË- Diskutimet në Konferencën e Kryetarëve janë zbardhur ditën e sotme. Mësohet se kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi ka theksuar se ngritja e komisioneve ka qenë pseudo-konflikt. Po ashtu në fjalën e tij ka theksuar se ata janë të hapur dhe të gatshëm që të diskutojnë për ngritjen e tyre. Po ashtu Çuçi ka deklaruar se roli i opozitës në Parlament është i rëndësishëm, pasi ka dhe ligje që duan shumicë të cilësuar votash.
“Sa i takon ngritjes së komisioneve hetimore ky ka qenë një pseudo-konflikt. Kërkesa duhet bërë sipas ligjeve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi qenë të qartë për përshtatjen e objekteve të komisioneve hetimore. Nëse ne rregullojmë objektet e kërkesave për komisionet hetimore siç e kërkon ligji, ne jemi të hapur për të diskutuar. Ka një sërë ligjesh që duhen miratuar me një shumicë të cilësuar siç është amnistia penale, por edhe ligje të tjera që lidhen edhe me rrugën e integrimit në BE e jo vetëm. Kështu që përfshirja e opozitës është e rëndësishme për të pasur një produkt të mirë në finale”, tha Çuçi.
TIRANË-Nisi konferenca e Kryetarëve, ku pritet të diskutohet ngritja e dy komisioneve hetimore të rëna dakord në negociatat mes PS-së dhe Opozitës për rikthimin në normalitet të Kuvendit mes PS. Shumica socialiste arriti sot në një dakordësi me opozitën për t’i dhënë fund kaosit Parlamentit nisur që prej muajit tetor të vitit që lamë pas.
Nga socialistët në mbledhje janë Elisa Spiropali, Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, Klotilda Bushka, Kodheli, Pëllumbi, Bumçi dhe Naço. ndërsa në mbledhje janë dhe demokratët të udhëhequr nga nënkryetarët e PD-së Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.
Në takimet e javës së shkuar të mbajtur në zyrën e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, PS ka rënë dakord të shqyrtojë disa prej kërkesave të opozitës bazuar në vendimin e gjykatës kushtetuese dhe ligjin e ri për komisionet hetimore.

TIRANË- Marrëveshja mes maxhorancës dhe Opozitës po jep frytet e para. Në Konferencën e Kryetarëve të mbajtur ditën e sotme, Partia Socialiste ka rënë dakord për ngritjen e dy komisioneve hetimore.
Bëhet fjalë për hetimin e kontratave koncensionare në shëndetësi si dhe komisionin hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Ende nuk dihet se cili do të jetë objekti i hetimit të këtyre komisioneve, por dyshohet se ato do të funksionojnë sipas ligjit të vjetër mbi komisionet hetimore.