LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konjufca dështon të krijojë qeverinë e re/ Kosova drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

• Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. • Pro formimit të Qeverisë së re sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër. • Pas dështimit për formimin e Qeverisë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme Parlamentare. • Glauk Konjufca është figura e dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, pas Albin Kurtit, që provon të formojë Qeverinë. • Disa parti, që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, kanë thënë se s’kanë votë për të dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme. • Konjufca tha pak para votimit se refuzimi për krijimin e një Qeverie të re, e çon vendin drejt thellimit të krizës. • Gjithashtu Konjufca deklaroi se ekzekutivi i tij, nëse zgjidhej do të trajtonte çështjet kryesore si “buxhetin e shtetit, miratimin e Planit të Rritjes, disa marrëveshje ndërkombëtare financiare, ekzekutimin e pagave dhe miratimin e buxhetit për Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok”. • Pas dështimit të qeverisë, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka krahasuar liderin e VV’së Albin Kurtin, me Don Kishotin, duke thënë se si ky i fundit, edhe Kurti ‘’zgjohet çdo ditë në një botë që e ka krijuar vetë’’. • Nga foltorja e Kuvedit, ai tha edhe se Kurti, në këtë botë sheh dhe krijon veç kundërshtarë.

4 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

“Degradim i skajshëm politik”/ REL: Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Konjufca dështon të krijojë qeverinë e re/ Kosova drejt
foto ilustruese

“Degradim i skajshëm i jetës politike dhe institucionale në Kosovë” - kështu e përshkruan Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus përpjekjen e dytë të dështuar të Kuvendit të Kosovës për të votuar Qeverinë e re.

Ai thekson se politikanët po vendosin interesat personale dhe partiake mbi ato të shtetit, duke treguar një mungesë të qartë të përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur.

“Kjo tregon për një nivel të ulët të përgjegjësisë së klasës politike në vend, pa dallim, pushtet dhe opozitë. Të gjithë e kanë peshën e vet të fajit”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Kuvendi i Kosovës dështoi më 19 nëntor të miratojë Qeverinë e re, e cila do të udhëhiqej nga Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje. Pro formimit të Qeverisë sipas propozimit të Vetëvendosjes votuan 56 deputetë, 4 abstenuan, ndërsa 53 ishin kundër.

Kjo ishte përpjekja e dytë e Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë, pas dështimit të mandatarit të parë, Albin Kurti, më 26 tetor. Sipas Kushtetutës, nëse Qeverinë nuk arrin ta formojë as mandatari i dytë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.

Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën e Presidencës për kohën e mundshme të shpalljes së zgjedhjeve, por nuk mori përgjigje. Belgzim Kamberi, nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari”, nuk është optimist se zgjedhjet e reja mund të sjellin një zgjidhje reale për ngërçin politik.

“Mbetet të shihet se në çfarë pozicionimesh dhe me çfarë narrativësh politikë do të hyjnë partitë shqiptare në zgjedhjet e ardhshme, sepse shumica e aktorëve janë pothuajse të njëjtë. Nuk kemi një klimë të jashtëzakonshme që do të mund të ndryshonte rrënjësisht përfaqësimin parlamentar”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

Kosova ishte në rrugë krize që prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Vetëvendosje fitoi shumicën e votave, por jo mjaftueshëm për të formuar Qeverinë vetëm. Kuvendi vonoi të konstituohej për rreth gjashtë muaj për shkak të mosmarrëveshjeve politike, ndërsa procesi u sfidua disa herë në Gjykatën Kushtetuese.

Bashkësia ndërkombëtare përfshirë kryediplomatin gjerman, Johann Wadephul, të fundit theksoi vazhdimisht nevojën që Kosova të ketë një qeveri të qëndrueshme sa më shpejt që të jetë e mundur. Sipas Kamberit, muajt e fundit nuk është parë një përfshirje e madhe e faktorit ndërkombëtar, i cili, “në një mënyrë ose tjetër, ka qenë gjithmonë i përfshirë në ndërtimin e qeverive të Kosovës”.

“Mospërfshirja ndërkombëtare nuk e ka ndihmuar procesin, sepse nuk është arritur të krijohet një shumicë parlamentare”, sipas tij.

Kamberi shton se pas zgjedhjeve të reja, dhe me zgjedhjen e presidentit që pritet në pranverë, është e vështirë të parashikohet formimi i një qeverie pa dy partitë kryesore shqiptare. Sipas tij, mbetet gjithashtu e paqartë se cilat do të ishin këto dy parti dhe nëse do të mund të bashkëpunonin pa lehtësimin e faktorit ndërkombëtar.

“Pra, këto zgjedhje duhen parë si mundësi për të provuar paradigma të reja, për të shmangur një bllokim të ri”, shton ai.

Pas dështimit të formimit të Qeverisë më 19 nëntor, përfaqësuesit e partive politike rifilluan akuzat kundër njëri-tjetrit. Ata të Vetëvendosjes thanë se “të gjithë janë barrikaduar kundër” udhëheqësit të tyre, Albin Kurti.

Memli Krasniqi i PDK-së, partisë së dytë në vend, i hodhi fajin Vetëvendosjes për situatën, duke theksuar se “janë humbur 9 muaj kohë” për shkak të bllokadave, vonesave dhe taktizimeve. E, Krasniqi nga Demokraci Plus paralajmëron se humbjet për Kosovën janë të mëdha, veçanërisht për reputacionin ndërkombëtar të vendit.

“Një vend që ka nevoja urgjente dhe politikanët e tij nuk arrijnë të bëjnë kompromis për t’i trajtuar ato! Ne dalim si shtet i paaftë në aspektin ndërkombëtar, për shkak të mungesës së marrëveshjes politike, që është qenësore për një demokraci, kur asnjë prej palëve nuk ka shumicë parlamentare”, thotë Krasniqi.

Ai përmend edhe humbjet financiare për shkak të mosmiratimit të buxhetit, si dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare që sjellin fonde dhe kredi për vendin. Gjatë ditës, Vetëvendosje organizoi një seancë tjetër për miratimin e katër projektligjeve kyç, përfshirë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm dhe marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe kjo tentativë dështoi.

“Ne kemi mbetur pas, qoftë në mbrojtje, qoftë në luftën kundër dezinformimit dhe kërcënimeve të tjera, me të cilat përballen demokracitë perëndimore. Shtetet e tjera janë duke bërë hapat e nevojshëm, kurse Kosova vazhdon me beteja provinciale”, përfundon Krasniqi./REL

8 MUAJ ME PARE

"Figurë tragjikomike si Don Kishoti"/ Dështimi i formimit të qeverisë së re në Kosovë, Kreu i LDK-Kurtit: Jeton në një botë që e ke krijuar vetë

Konjufca dështon të krijojë qeverinë e re/ Kosova drejt
Lumir Abdixhi

KOSOVË- Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka krahasuar liderin e VV’së Albin Kurtin, me Don Kishotin, duke thënë se si ky i fundit, edhe Kurti ‘’zgjohet çdo ditë në një botë që e ka krijuar vetë’’. Nga foltorja e Kuvedit, ai tha edhe se Kurti, në këtë botë sheh dhe krijon veç kundërshtarë.

‘‘Sot dua t’i drejtohem kësaj salle me një pamje të thjeshtë por ironkisht dhe fatkeqësisht shumë domethënëse për realitetin politik tonin, atë të Don Kishotit, si metaforë politike, sepse për fat të keq shteti ynë, ka një kohë që po udhëhiqet jo nga arsyeja, por nga një realitet paralel që e sheh vetëm një njeri politik në vend, Albin Kurti.

Për ju të pushteti që bërtisni teksa sa flasim ne këtu, që leximin se keni pasur as dëshirë as qellim, Don Kishoti është një nga personazhet më të famshme të letërsisë  botërore, figurë komplekse, tragjike, idealiste, dhe shpeshherë dhe thellësisht komike. Pra një figurë tragjiko-komike. Sikurse Don Kishoti, edhe Albin Kurti, zgjohet çdo ditë, çdo mëngjes, në një botë që e ka krijuar vetë. Në atë botë Kurti i VV’së, sheh dhe krijon veç kundërshtarë”, ka thënë ai./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

I mandatuar nga Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dështon të krijoje qeverinë e re! Kosova drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Konjufca dështon të krijojë qeverinë e re/ Kosova drejt
Kuvendi i Kosovës

KOSOVA- Dështojnë sërish përpjekjet për formimin e qeverisë së re në Kosovë. Edhe në seancën e sotme, kandidati për kryeministër Glauk Konjufca nuk arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme në Kuvend. Megjithëse ai paraqiti përbërjen e kabinetit të ri dhe programin qeverisës, votimi për krijimin e ekzekutivit nuk kaloi, pasi nuk u arrit kuorumi prej 61 votash.

Seanca u mbyll pa vendim, duke e lënë vendin ende pa një qeveri të re funksionale dhe në pritje të hapave të mëtejshëm politikë.

Konjufca tha se pa votimin e një Qeverie të re, vendi e ka të sigurt vetëm një gjë: thellimin e krizës. Gjithashtu ai prezantoi edhe kabinetin qeveritar, të përbërë nga 20 portofola ministrash.

Bie në sy se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të mbajë portofolin e ministrit të Jashtëm dhe njëkohësisht zv/kryeministrit. Opozita e ka bojkotuar këtë seancë.

“Me këtë Qeveri e kursejmë Kosovën nga dy palë zgjedhje eventuale. Do të ishte arrogancë ta çonim vendin tonë drejt në zgjedhje. Tash, nëse shkojmë në zgjedhje në dhjetor, kush do të na garantojë që do t’i shmangin ato edhe në mars?”, pyeti ai.

Ai tha se ky vit përshkruhet me bllokadë institucionale, pasi që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi ende nuk i ka krijuar institucionet e reja.

“Për herë të parë, Kuvendi nuk arriti ta legjitimojë Qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i parapriu një krizë politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”, tha ai.

Sipas tij, ky vit do të mbahet mend si vit ku u humb kohë për krijimin e institucioneve të Kosovës, informon Radio Evropa e Lirë.

Në ekspozenë e tij, Konjufca tha se ekzekutivi i tij, nëse zgjidhet do t’i trajtojë çështjet kryesore: “buxhetin e shtetit, miratimin e Planit të Rritjes, disa marrëveshje ndërkombëtare financiare, ekzekutimin e pagave dhe miratimin e buxhetit për Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok”.

Konjufca prezantoi para Kuvendit përbërjen e propozuar qeveritare:

-Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Albin Kurti

-Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla

-Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka

-Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati

-Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti

-Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

-Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

-Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu

-Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

-Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Avni Zogiani

-Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Fatmir Spahiu

-Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani

-Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Rasim Demiri

-Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli

-Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja

-Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Besnik Bislimi

-Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari

-Ministre e Energjisë dhe Minierave, Artane Rizvanolli

-Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

-Ministër për Zhvillim Rajonal, Sejnur Veshall./ Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Nis seanca për votimin e Qeverisë në Kosovë/ Konjufca: Ta kursejmë vendin nga dy palë zgjedhje! Vetëvendosje ka vetëm 56 nga 61 votat e nevojshme

Konjufca dështon të krijojë qeverinë e re/ Kosova drejt
Glauk Konjufca

KOSOVË- Glauk Konjufca, i mandatuari për krijimin e qeverisë së Kosovës për t’i dhënë fund krizës disa mujore ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme në Parlamentin e Kosovës. Konjufca propozoi Albin Kurtin për të qenë zv/kryeministri i tij i parë si edhe ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa Donika Gërvallën si zv/kryeministre të dytë dhe ministre të Drejtësisë.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka propozuar Glauk Konjufcën si mandatarin e dytë për kryeministër, pas dështimit të tentativës së parë me Albin Kurtin, i cili nuk siguroi dot shumicën e nevojshme. Për miratimin e Qeverisë kërkohen të paktën 61 vota nga 120 deputët e Kuvendit.

“Për herë të parë në jetën e vet kuvendi nuk ka legjitimuar me votë qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i priu një krizë 6 mujorë. Viti 2025 do mbahet mend si vit shumica e të cilit humbi në përpjekje për formimin e qeverisë sonë. Arritjet tona megjithatë nuk janë të vogla ndërkohë gjatë këtij mandati. Këto janë bërë falë punës së mirë të qeverisë Kurti.

Të nderuar kolegë jemi në fazën e mandatarit të dytë për krjimin e qeverisë. Me këtë animositet në spektrin tonë politik vështirë që do të arrijmë një konsensus për zgjedhjen e Presidentit në muajin mars. Pa një qeveri të re vendi ka të sigurt vetëm thellimin e krizës aktuale. Përmes themelimit të kësaj qeverie sot synojmë disa gjëra bazike për shtetin tonë.

Synojmë të kursejmë Kosovën nga dy zgjedhje dhe do ishte arrogancë ta conim vendin në zgjedhje. Patëm zgjedhje në shkurt dhe më pas zgjedhje lokale. Nëse bëjmë zgjedhje të reja edhe në dhejtor, kush na garanton se do i shmangim zgjedhjet në mars. Nëse kjo ndodh institucionet duhet të jenë të përgatitura ndërsa për qytetarët rraskapitëse kurse për taksat edhe 8 milionë euro të tjera të harxhuara pa arsye.

Ideja e domosdoshmërisë për qeverinë me një mandatar të dytë lindi pas dështmit të mbledhjes së kryesisë së kuvendit. LVV propozoi që përmes një marrëveshje politike të themelohen komisionet parlamentare që të trajtonin buxhetin e ri të vitit 2026. Grupet parlamentare nuk u pajtuan ndaj e vetmja rrugë është ezaurimi për krijimin e qeverisë për herë të dytë”, deklaroi Konjufca./Dosja.al

lumir abdixhiku albin kurti kosove glauk konjufca

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj