LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kontrollet e BKH-së/ Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorë të SASPAC nën hetim për shpërdorim fondesh (EMRAT)

• Shtëpia e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe disa bashkëpunëtorëve të tij u kontrolluan të enjten nga Byroja Kombëtare e Hetimi. • BKH gjatë kontrollit kanë sekuestruar mes të tjerash dokumente, kompjuterë dhe celularë. • Kontrollin në banesë e konfirmoi për gazetarët Beqaj, pasi u paraqit në SPAK për shkak të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”. • Avokati i Beqejt, Ermal Yzeiraj po ashtu konfirmoi kontrollin për mediat dhe shtoi se ishin sekuestruar dokumente, kompjuterë dhe telefonat celularë. • Hetimet kishin përfshirë edhe punonjës të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur si SASPAC. • GJKKO ka miratuar kontroll banese, automjeti dhe telefoni për persona Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani. • Ermal Kurtulaj dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe aktiv për llogari të Beqajt, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia ku ish-ministri ishte drejtor.

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Hetimet e SPAK, Dosja hetimore: Ermal Kurtulaj pronar i një restoranti te Kalaja e Tiranës, vepron për llogari të Beqajt

Kontrollet e BKH-së/ Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorë të

TIRANË- Pjesë nga dosja hetimore e SPAK ndaj Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulajt është zbardhur nga Dosja.al. Në dosje është zbuluar një restorant me emrin Gzona me administrator Gazmend Prengën.

Por sipas SPAK, nga kominikimet që Prenga ka pasur me Kurtulajn, lihet të kuptohet se ky i fundit po vepronte si epror ndaj administratorit. Po ashtu në dosjen e SPAK, theksohet se po për këtë restorant që janë lëshuar fatura 22000 Euro dhe 350,000 lek, Kurtulaj po vepron për llogari të Ilir Beqajt. 

Pjesë nga Dosja hetimore:

23. Sipas faturave rezulton se po ashtu ky projekt Eusair ka leshuar fature shitje ndaj Shoqates FIAA NIPT K11528007 R, në dt. 17.08.2023, ora 15:40:55, faturen ne vleren 22000 Euro, dhe ajo shoqate ka leshuar ne daten 23.08.2023, ora 11:55:19, faturen me vlere 350,000 lek kundrejt restorantit *Gzona"

26 Nga pergjimi i komunikimeve te kryera nga shtetasi Ermal Kurtulaj rezulton se ai ështe i perfshire nè punët e restorantit duke patur keshtu interesa pasurore mbi këte restorant. Ai interesohet vazhdimisht per mbarevajtjen e ketij restoranti, duke vepruar si epror ndaj administratorit te restorantit, shtetasit të quajtur Gazmend Prenga dhe ne ditet e fundit ka disa komunikime ndermjet tyre, kohe qe perkon dhe me mbylljen e bilancit vjetor. Me rakordimet ndermjet investimeve te kryera mbi kete restorant pergjate vitit dhe me faturat e leshuara per kete restorant, perfshi ato te leshuara nẽ kuader te veprimtarise se projektit. Po ashtu nga komunikimet e kryera dyshohet se personi nën hetim Ermal Kurtulaj vepron në kete restorant per llogari te shtetasit Ilir Beqaj, dyshimet të cilat ngrihen nga mënyra se si komunikohet dhe veprohet nga ana e ketyre subjekteve, duke shmangur cdo perfshirje te ketij shtetasi Ilir Begaj si me administratorin ashtu me ortaket dhe duke i mbajtur komunikimet dhe rakordimet e takimeve nëpermjet shtetasit Ermal Kurtalaj. Nga deklarimet vjetore rezulton se pas vitit 2020 shtetasi Ilir Begaj nuk ka deklaruar interesa mbi këtë aktivitet.

2 VITE ME PARE

Hetimet e SPAK/ Pjesë nga Dosja hetimore: Ermal Kurtulaj njohje të hershme me Ilir Beqajn, ish-Ministri dyshohet se ka fshehur pasuri

Kontrollet e BKH-së/ Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorë të
Ilir Beqaj

TIRANË- Dosja.al ka zbardhur dosjen hetimore që SPAK po krye ndaj ish-Ministrit Ilir Beqaj dhe Koordinatorin e projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Ermal Kurtulaj. Në dosjen e SPAK, theksohet se Beqaj me Kurtulajn kanë njohje të hershme, që në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+. Në dosjen e siguruar nga Dosja.al, thekohet se Beqaj ka përdosur shpesh një mjet që rezulton në pronësi të Kurtulajt. Por sipas dyshimeve të SPAK, mjeti mund të jetë një pasuri e fshehur e Beqajt, pasi është drejtuar nga shoferi i tij, Arben Dani.

Pjesë nga Dosja hetimore:

19. Gjate hetimeve ka rezultuar se shtetasi Ermal Kurtulaj ka njohje të hershme me ish-drejtuesin e Agjencise (SASPAC) shtetasin Ilir Beqaj, tē cilat datojnë që në kohen kur shtetasi llir Beqaj ka qenë ortak i shoqërisë Intech+ duke vazhduar më pas në vitin 2015 nẽ FSDKSH ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetē shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas më krijimin e käsaj agjencie, si i punësuar nẽ projektin Eusair Facility Point. Po ashtu rezulton se shtetasi Ilir Beqaj përdor në mënyre tē vazhdueshme automjetin, si brenda ashtu dhe jashtē vendit, i cili rezulton te jete nẽ pronësi tē shtetasit Ermal Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund te jetë pasuri e fshehur e shtetasit Ilir Beqaj. Automjeti rezulton te jeté bleré në 06.09.2019 dhe shtetasi 1lir Beqaj nẽ até kohé ka qenë deputet I Republikes së Shqiperisë. Ky mjet më pare ka patur targën AAAA868 YP targe e ndryshuar nẽ datën 27.06.2022. Po ashtu nga kéqyrja e realizuar në media referuar dhe gjobave te marra, ky shtetas është paraqitur edhe në Plurorine e Posaçme me kête mjet. Ai ka dale përgjate vitit 2020 me këtë mjet jashte territorit dhe në vazhdim normalisht me drejtues shoferin e tij shtetasin Arben Dani.
20. Sipas te dhénave të marra nga sistemi online i DPSHTRR-sẽ rezulton se sipas procesit automatik të amortizimit te vleres sẽ mjetit date 01.02.2020 vlera e mjetit ështe 1.340.790 leke. fakt i cili tregon se mjeti ështe blerë mbi kete shumë. Nga këqyrja në sistemin E-Gjoba rezulten se ky mjet ka marë 3 gjoba ku i pranishëm ka qënë Arben Dani, si dhe gjoba e fundit me date 12.12.2023 rezulton e vênê nễ momentin kur mjetin e ka patur nẽ përdorim llir Beqaj parkuar para SPAK (sipas keqyrjes nga interneti, mediat).

Kontrollet e BKH-së/ Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorë të
Dosja hetimore
2 VITE ME PARE

Hetimi i SPAK/ Dosja.al zbardh detaje: Ermal Kurtulaj ka lëshuar fatura fiktive, miliona euro janë shpenzuar për shërbime që nuk kanë ndodhur

Kontrollet e BKH-së/ Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorë të
GJKKO

TIRANË- Dosja.al ka zbardhur detaje nga dosja hetimore për ish-Ministrin Ilir Beqaj si dhe Koordinatorin e projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Ermal Kurtulaj. Në dosje thuhet se Kurtulaj akuzohet për Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.

Pjesë nga Dosja hetimore

4. Nga aktet e administruara në giykim rezulton se Prokuroria e Posaçme Kunde Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, më date 06.09.2023, ka registruar procedimin penal nr. 190, te vitit 2023 registruar per veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave ge ushtroine funksione publike", parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, "Korrupsioni akriv i personave qe ushtrojne funksione publike", parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal dhe "Refuzimi per deklarimin, mos deklarimi, fshehja ose deklarimi i reme i pasurive, interesave private le personave i zgjedhur dhe nëpunsve publike I Kodit Penal. Ne lidhje me kete procedim. me date 26.12.2023, eshte registruar si person qe i atribuohet vera penale e Personave ge ushtrojne funksione publike", shtetasit Ermal Kurtulaj.

Kontrollet e BKH-së/ Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorë të
Dosja hetimore

Kurtulaj akuzohet nga SPAK se duke qenë në krye të këtij projekti ka vendosur fatura fiktive kompanive, në mënyrë përfitimin monetar. Në dosjen e siguruar nga Dosja.al, zbulohet një bisedë e Kurtulajt me një person tjetër të idenfiikuar si Genci Shurdho, ku Kurtulaj i ka kërkuar atij të presë një faturë fiktive me vlerën 35,200 Euro, për një shërbim që nuk është kryer. Por Shurdho nuk ka mundur që ta lëshoj këtë faturë dhe përsipër për ta bërë e ka marrë personi Elton Marini. Po ashtu dyshohet se vetëm në muajin gusht janë lëshuar gjithsej 8 fatura fiktive.

Pjesë nga dosja hetimore:

Gjate hetimit/ka rezultuar se personi nën hetim Ermal Kurtulaj, disponues i numrit të telefonit 068*******, eshte i punesuar si koordinator i projektit Eusair Facility Point dhe dyshohet se gjate veprimarise se tij si koordinator i ketij projekti ka kryer veprime të kunderligishme si me poshte:

(i) Nëpermjet kerkimit dhe pranimit te lëshimit te faturave fiktive nga subjekteve të ndryshme tregtare, duke paguar sherbime qe nuk kryhen prej tyre, duke vendosur vlera fiktive nẽ faturime pêr qeilime tê perfitimit material, si dhe (ii) Eshte perfshire në veprime korruptive për qellime të përfitimit, si më poshte:
7.1 Nga komunikimet e numrit te telefonit nẽ përdorim te tij rezulton se nẽ datën 02.08.2023
ka kryer nje telefonate me numrin e telefonit 068****** (identifikuar se Genci Shurdho) nëpërmjet sẽ ciles shtetasi i identifikuar si Ermal Kurtulaj i kerkon atij t'i faturojä atij një pagese prej rreth 35,200 Euro per nje sherbim që dyshohet se nuk ështe kryer. Ne ketë bisede Ermal Kurtulaj i kerkon qē Genci të pyesë ekonomistin e vet dhe t'i ktheje pergjigje shpejt sepse , sic shprehet "Po me duhet me mu kthy i pergiigje tashi shpejt qe ta di se duhet, iken Iliri dhe duhet te firmos ca letra pranej po te them.". Nga kjo pjese bisede krijohet dyshim se fatura do tê jetë thjesht fiktive për tê justifikuar shpenzimin e shumës nẽ fature (35,200 Euro).
7.2 Nga verifikimet qe janë bërë pranë regjistrit te tatimeve, faturat online (Sistemi i Tatimeve CATS dhe "Portali Qendror për Kontroll dhe Menaxhim" ndryshe E-Fiskalizimi), ka rezultuar se ne muajin Gusht, kundrejt operatorit Eusair Facitily Point janë lëshuar gjithsej 8 fatura, të cilat Prokuroria i lidh me faktet qe kanë rezultuar nga hetimi si më poshtë:

Ne datë 18.08.2023, ora 17:42:50, kundrejt Eusair Facility Point ështe lëshuar fatura nga Nine Services INT shpk më pershkrimin "Konsulence bazuar nẽ kontrate", ne shumen 35.200 Euro, faturë pa TVSH, e cila lidhet me biseden që shtetasi Ermal Kurtulaj ka zhvilluar me shtetasin Genci Shurdho nẽ date 02.08.2023. Duke qenë sẽ shtetasi Genci Shurdho nuk ka mundur ta leshoje kete fature, personi nen hetim ka siguruar leshimin e kësaj fature népêrmjet shtetasit Elton Marini, ortak dhe administrator i shogêrise tregtare "NINE SERVICES INT" SHPK, më NUIS L72303022H. Nga ekstrakti i thjeshte i të dhēnave tē regjistrimit nẽ QKB, rezulton se kjo shoqeri eshte krijuar ne dt. 03.11.2017. dhe ka ortak té vetëm dhe administrator shtetasin Elton Marini, me adresë Rruga Frosina Plaku, ndertesa 36, Hyrja 8, Bo 2041 Tirane.

Kontrollet e BKH-së/ Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorë të
Dosja hetimore
2 VITE ME PARE

Ilir Beqaj në një aferë të re, skema si zhvateshin para përmes projekteve të BE dhe si fshihej pasuria

Kontrollet e BKH-së/ Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorë të
Ilir Beqja

TIRANË- Hesapet e Ilir Beqjes me drejtësinë nuk kanë të mbaruar. Përveç aferës me koncensionin e sterilizimit, për të cilën ai është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, një tjetër aferë po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lapsi.al mëson se Gjykata e Posaçme ka miratuar vendimin për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve për disa zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), institucion i cili drejtohej nga Ilir Beqaj deri në fund të nëntorit. Po kështu kontrolle janë kryer edhe në ambientet dhe selitë e disa kompanive të tjera, që dyshohen si të lidhura me ish-ministrin e Shëndetësisë.

Kontrollet e BKH për Ilir Beqajn dhe njerëzit e tij

Konkretisht është miratuar kontroll banese me vendim gjykate për shtetasit Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani. Po për këta shtetas është miratuar edhe kontrolli i automjeteve të tyre. Siç mëson Lapsi.al , personi kyç që dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe aktiv për llogari të Ilir Beqajt, është shtetasi Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia ku ish-ministri ishte drejtor. Kurtulaj rezulton një njohje e hershme e Ilir Beqajt dhe bashkëpunëtor i afërt i tij. Madje edhe automjeti personal që përdor Ilir Beqaj , rezulton në emër të Ermal Kurtulaj si një pasuri e dyshuar e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë.

Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim

SPAK thotë se shtetasi Ermal Kurtulaj ka kryer veprimtari të paligjshme nëpërmjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare duke paguar shërbime që nuk kryhen prej tyre, duke vendosur vlera fiktive në faturime për qëllime të përfitimit material, si dhe është përfshirë në veprime korruptive për qëllime të përfitimit.

Sipas hetimeve paraprake të SPAK, dyshohet se kjo skemë është përdorur në të paktën 7 raste nga shtetasi Ermal Kurtulaj. Vlerat e këtyre faturave përllogaritet në qindra mijëra euro. Për dokumentimin e kësaj veprimtarie, SPAK ka kryer përgjime telefonike dhe ambientale të njerëzve të afërt të Beqajt. Në bisedat e përgjuara njerëzit e Beqes herë komunikonin me kode dhe disa herë krejt të shpenguar.

Beqaj çonte para në ish-restorantin e tij, të cilin e kontrollonte me vartësin Ermal Kurtulaj

Në skemën korruptive figuron e përfshirë edhe kompania “Albanian Food and Hospitality Lab”, emri tregtar i së cilës është restorant “Gzona” në Kalanë e Tiranës. Në këtë biznes ka qenë me herët aksioner Ilir Beqaj dhe bashkëshortja e tij Adriana Beqaj.

Edhe pas largimit të tyre nga ky biznes de jure, SPAK ka provuar se çifti i bashkëshortëve vijonte të kishte kontrollin përmes personave të tjerë si Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Prenga. Madje, për shumë dreka e darka me delegacione të huaj, agjencia që drejtonte Ilir Beqaj ka kryer disa pagesa në këtë restorant.

Nga përgjimet e SPAK rezulton se administratori de fakto i restorant “Gzona” ishte pikërsisht Ermal Kurtulaj, vartësi i Ilir Beqajt në SASPAC. Mësohet se SPAK ka kapur Ilir Beqajn duke komunikuar me sekserin e tij Ermal Kurtulaj përmes telefonit të shtetasit, Arben Dani, i cili është shoferi i ish-ministrit.

Mëngjesi i kësaj të enjte ishte i pazakontë për punonjësit e SASPAC. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerë të Policisë Gjyqësore për rreth 12 orë kanë kontrolluar zyrat dhe kanë marrë qindra dokumente për procedura të ndryshme të SASPAC, kanë marrë në pyetje disa punonjës, si dhe kanë sekuestruar celularë e kompjutera të ndryshëm.

Sic është raportuar më herët gjatë ditës, por edhe sipas burimeve të Lapsi.al gjykata ka lejuar kontrollet e zyrave dhe selive të kompanive: “Curri Group”, “Delta Holding”, “Farmed Antibiotics”, “Delta Pharma”, “Delta Med”, “Gzona Restorant” dhe Shoqata Good Health. Përmes këtij rrjeti kompanish dhe personave që përmenden në këtë dosje, dyshohet se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka fshehur pasuri të tij dhe ka bërë korrupsion duke shpërdoruar detyrën. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen hetimet më tej për këtë dosje dhe nëse do të ketë të arrestuar apo jo. Nëse këto akuza do të provohen nga SPAK, i bie që Ilir Beqaj s’kishte hequr dorë nga korrupsioni dhe abuzimi me detyrën edhe pasi u bë drejtues i SASPAC ndërkohë që kishte një aferë tjetër gjigante të hapur me drejtësinë si ajo për koncensionin e sterilizimit.

Marrë nga Lapsi.al

2 VITE ME PARE

BIRN: Hetim i ri në SPAK, kontrollohet shtëpia e ish-ministrit Ilir Beqaj

Kontrollet e BKH-së/ Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorë të
Ilir Beqaj

TIRANË-  Shtëpia e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe disa bashkëpunëtorëve të tij u kontrolluan të enjten nga Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, të cilat kanë sekuestruar mes të tjerash dokumente, kompjuterë dhe celularë.

Kontrollin në banesë e konfirmoi për gazetarët vetë Beqaj, i cili u paraqit në SPAK për shkak të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij sa i përket hetimeve për aferën e sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

“Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty,” tha Beqaj për gazetarët jashtë dyerve të SPAK.

Avokati i Beqes, Ermal Yzeiraj po ashtu konfirmoi kontrollin për mediat dhe shtoi se ishin sekuestruar dokumente, kompjuterë dhe telefonat celularë. Avokati po ashtu konfirmoi se hetimi ishte për një çështje të ndryshme nga ajo e koncesionit të sterilizimit dhe se hetimet kishin përfshirë edhe punonjës të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur sipas shkurtimit në anglisht SASPAC. Avokati shtoi se Beqaj ishte i hapur për hetimin, ndërsa shtoi se ishte Prokuroria ajo që duhej të provonte akuzat.

Yzeiraj po ashtu konfirmoi se ndaj personave nën hetim kishte pasur përgjime ambientale dhe telefonike, pa saktësuar nëse Beqaj ishte përgjuar. Ai tha se ndaj Beqajt nuk kishte akuza të reja.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta caktuar atë me masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat për sa i përket aferës së sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Marrë nga Reporter.al

2 VITE ME PARE

SPAK u kontrolloi banesat, dalin emrat e bashkëpunëtorëve të Ilir Beqajt

Kontrollet e BKH-së/ Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorë të
Ilir Beqaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ditën e djeshme ka krye kontrolle në kompaninë 'Delta Pharma', banesën e ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, si dhe disa personave të tjerë. Mësohet se SPAK ka hapur një hetim të ri për korrupsion aktiv dhe pasiv ndaj disa personave.

GJKKO ka miratuar kontroll banese, automjeti dhe telefoni për persona Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani. Personi që dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe aktiv për llogari të Beqajt, është Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia ku ish-ministri ishte drejtor.

2 VITE ME PARE

Hetimet për Beqajn, avokati: Për të gjithë personat që po hetohen janë sekuestruat telefonat dhe kompjuterat

Kontrollet e BKH-së/ Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorë të
Ermal Yzeiraj

TIRANË- Avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj,  Ermal Yzeiraj ka deklaruar se e vetmja që ai do të komentoj është dëshira e klientit të tij që hetimet të kryhen. Yzeiraj tha se Beqajt dhe personave të tjerë të vënë nën hetim janë sekuestruar telefonat dhe kompjuterat.

“Ajo që ia vlen të komentoj është dëshira e zt. Beqaj që të zhvillohen këto hetime. Se çfarë lidhje ka dhe nëse këto lidhje përbëjnë elementë të veprës penale, këtë duhet ta faktojë Prokuroria. Di që janë sekuestruar kompjutera dhe celularët. Te të gjithë personat janë sekuestruar të gjitha materialet, si telefonat, kompjuterat. Vendimi i Gjykatës flet për përgjime ambientale. Kam dijeni për kontrollin në banesën e zt. Beqaj”, tha avokati.

Po ashtu Yzeiraj theksoi se nuk komenton dyshimet që mund të ketë organi i akuzës.

"Vendimi i gjykatës i kishte të listuar emrat e personave, tek të gjithë është bërë kontrolli. Jo të gjithë janë njoftuar për të pasur të drejtën e një avokati të pranishëm. Nuk mund të them detaje për çështjen. Janë disa çështje që prekin Ilir Beqaj. Nuk komentoj dyshimet që mund të ketë organi i akuzës për s ai përket kontrollit të banesës. Dëshira e Beqaj që të jetë i hapur për hetimet”, tha avokati.

2 VITE ME PARE

Koncesioni i Sterilizimit/ Ish-ministri Beqaj paraqitet në SPAK: Nuk ka asnjë provë faji ndaj meje

Kontrollet e BKH-së/ Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorë të
ilir beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK në respektim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje" të caktuar nga Gjykata e Posaçme për koncesionin e Sterilizimit.

“Së pari ministri nuk bën tendera. Në kohën kur kam qenë ministër, nuk kam pasur asnjë interes financiar me asnjë sipërmarrje farmaceutike në Shqipëri apo me pronarët e tyre. Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty. Ata që erdhën dhe bënë kontrollin më treguan një vendim gjykate për hetimin ndaj një personi tjetër”, theksoi ai.

Beqaj po hetohet nga SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për koncesionin e sterilizimit gjatë kohës që mbante postin e ministrit.

2 VITE ME PARE

Grupi negociator Shqipëri-BE, largohet Ilir Beqaj, në vend të tij Jona Suli

Kontrollet e BKH-së/ Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorë të
Ilir Beqaj

TIRANË- Ilir Beqaj është larguar nga grupi negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Beqaj do të zëvendësohet në këtë funksion nga Jona Suli. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave.

VENDIMI:

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.422, DATË 6.5.2020,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe të vendimit nr.749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave

1. Në pikën 1, të kreut I, të vendimit nr.422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, të ndryshuar,  bëhen këto ndryshime:

a) Fjalët “Znj. Albana Koçiu” zëvendësohen me “Znj. Enkela Dudushi”;

b) Fjalët “Z. Ilir Beqaj” zëvendësohen me “Znj. Jona Suli,”;

c) Fjalët “Z. Ervin Mete, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, negociator për kapitullin 9;” zëvendësohen me “Znj. Mimoza Kaçi, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, negociator në detyrë për kapitullin 9, deri në emërimin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv;”.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit dhe Kryenegociator dhe grupi negociator për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Kontrollet në ‘Delta Pharma’, aksionere dhe gruaja e Beqajt, dyshime për kontrata klienteliste kur ishte ministër

Kontrollet e BKH-së/ Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorë të
Ilir Beqaj

TIRANË- Zbardhen detaje të reja në lidhje me kontrollin që Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe policia, me urdhër të SPAK, një ditë më parë kryen në farmacinë “Delta Farma”, por dhe në disa farmaci të tjera kryesisht të lokalizuara në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK po heton për rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me dyshimet për kontrollin e kompanive farmaceutike. BKH pas ‘Delta Pharma’ ka ushtruar kontrolle në banesat e aksionarëve dhe drejtuesve të kompanisë farmaceutike.

Mësohet se në këtë kompani rezulton aksionere gruaja e Ilir Beqaj, Adriana Beqaj. Sakaq, kontrollet në Delta Pharma kanë vijuar deti natën vonë, ndërsa ka pasur forca të shumta policore. Ilir Beqaj ka dyshime se kontrollon kompanitë indirekt dhe në kohën që ka qenë ministër ka dyshime për lidhje të kontratave klienteliste. 

ilir beqaj ermal kurtulaj sabian kurtulaj saspac gazmend prenga arben dani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë