LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Korrupsioni mbetet shqetësues"/ Klodian Braho raporton para KLP-së: Kemi sekuestruar 45.4 mln euro, retorika politike mund të nxisë sulme ndaj SPAK

• Kreu i SPAK, Klodian Braho ka prezatuar ditën e sotme raportin e SPAK për vitin 2025 para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. • Gjatë fjalës së tij, Braho theksoi se korrupsioni mbetet një nga problemet kryesore në vend. • Për vitin 2025, Braho theksoi se janë sekuestruar dhe konfiskuar mbi 45.4 milionë euro pasuri, përfshirë 12.4 milionë euro në kriptovaluta si dhe 1.1 milionë euro pasuri që lidhen me zyrtarë të lartë. • Sipas Brahos, korrupsioni mbetet shqetësues me rritje të çështjeve nga 186 në 220, ku theksoi se janë regjistruar edhe 6 procedime të reja për zyrtarë të lartë. • Kreu i SPAK theksoi se ngarkesa e punës është e lartë dhe njoftoi rekrutimin e 40 hetuesve të rinj në BKH-së që do të ndihmojnë prokurorët. • Në lidhje me retorikën politike, Braho u shpreh se nuk përbën kërcënim në vetvete, por mund të rrisë sulmet ndaj SPAK. • Në fund, Braho nënvizoi se gjatë vitit 2025 janë hetuar 871 procedime penale me një rritje prej 4.9%. 

10 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Anëtarja e KLP-së 'ngec' para Brahos, nuk di të shprehet: SPAK, institucioni më i klikuar

"Korrupsioni mbetet shqetësues"/ Klodian Braho raporton para
Ledina Riza

TIRANË- Kreu i SPAK Klodian Braho ka shkuar ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të raportuar mbi punën e SPAK gjatë vitit të kaluar. Pas mbylljes së raportimit të Brahos, anëtarët e KLP-së me radhë kanë ezauruar pyetjet e tyre në lidhje me raportin. 

Gjatë pyetjeve është kapur një moment i sikletshëm të anëtares së KLP-së Ledina Riza, ku dallohet një mungesë e theksuar shprehie. Gjatë fjalës së saj, Riza dëgjohet dhe në videon e mëposhtme teksa e quan SPAK-un si instutucionin më të klikuar. Një tjetër moment është pikasur dhe në pyetjen e dytë të Rizës, e cila quan asete të posaçme, ekspertët dhe hetuesit e BKH-së. 

Pjesë nga pyetja:

Anëtarja e KLP-së: Shumë të lartë në opinionin publik edhe është ndoshta ë institucioni më më i klikuar po themi nga ana e publikut. Si e keni pasur ju raportin me publikun nëpërmjet medias, të dhënat pra që struktura zgjedh t'i japë publikut nëpërmjet medias, sepse shpesh në media rrjedhin edhe të dhëna sensitive nga procedime të ndryshme penale që pastaj një pjesë e tyre ndoshta prishin në një farë mënyre edhe hetimin. Cili është raporti që SPAK ka mbajtur në këtë drejtim? A i jepen medias të dhënat e mjaftueshme apo ato si sqarohet raporti që struktura ka me mediat? Sa është lloji apo masa që së paku mund t'i japë medias dhe pastaj cili është këndvështrimi juaj më tej në këtë drejtim ose çfarë perspektivë keni në raport me këtë? Ëh, faleminderit.

Braho: Patjetër që interesi i publikut dhe i medias është i lartë për punën e përditshme të SPAK-ut, por njëra anë kemi interesin, nevojën për të ditur, por nga ana tjetër kemi dhe interesat e institucionit për ruajtjen sekretit hetimor dhe suksesin e çështjes që hetimet të mos dëmtohen, por edhe mbrojtjen e të dhënave personale të personave që hetohen. Raporti i SPAK-ut me median është publik dhe transparent. Ne njoftojmë mediat, SPAK njoftohen mediat me anë të njoftimeve publike të njoftuara në faqen zyrtare të SPAK-ut ose njoftimeve që SPAK bën në rrjetet sociale që menaxhojnë prej tyre. Komunikimi me median në mënyrë të ndryshme që nuk është në një nga këto format dhe që nuk kryhet nëpërmjet këshilltarit për mediat është një veprim që nuk lejohet, që përbën shkelje disiplinore, por sipas rastit mund të sjellet dhe përgjegjësi penale. Unë si drejtues po edhe më parë si prokuror konstatojmë në raste të veçanta që në media diskutohen dhe përmenden të dhëna për hetimin apo edhe të dhëna personale, por momenti kur këto të dhëna dalin dhe bëhen publike nuk lidhen me procesin e hetimit. Unë personalisht verifikoj pothuajse çdo rast kur një gjë e tillë ndodh. 

Anëtarja e KLP-së: Faleminderit. Edhe një pyetje tjetër që lidhet me ë volumin e hetimit të pastrimit të parave. Ndër të tjera është shumë e rëndësishme edhe dhënat që ju keni dhënë po thoni që në raport duhet të theksohet se procedimet për të vepër penale lidhen kryesisht me çështje komplekse të karakterizuara nga vlera të mëdha financiare, përdorimi i skemave saktësimit të pastrimit të parave dhe lidhje të drejtpërdrejta me veprimtarinë kriminale të organizuara. Në këtë kontekst pavarësisht luhatjeve vjetore në numër, sepse normalisht nëse i referohemi të dhënave ka luhatje nga viti në vit për veprën penale të pastrimit të parave. Fokusi i hetimeve ka qenë i orientuar drejt ë drejt rasteve me kompleksitet dhe ndikim të lartë financiar. Thoni në këtë pikë ëh perspektiva juaj në raport me veprat penale të pastrimit të parave dhe a keni ju ë asete të posaçme në këtë drejtim? Pra kur them asete të posaçme kam parasysh ekspertë të karakterit ekonomik apo edhe hetues të specializuar në këtë drejtim. 

Braho: Vepra e pasimit të parave si vepër e veçantë siç e dini nuk është kompetencën e SPAK-ut. Ajo është në kompetencën e SPAK-ut vetëm kur vjen e lidhur me një vepër tjetër që është në kompetencën e SPAK-ut, qoftë natyrë që gjen vend jo vetëm në strategjinë e miratuar të strukturës së posaçme, por edhe në aktet ligjore që janë të miratuara në posçme kur është edhe udhëzimi për hetimin financiar. Siç e dini, ne kemi një strukturë të veçantë që kryen vetëm hetime financiare që është sektori financiar që këtë vit do bëhet nga 12 me 16 persona. Hetimi financiar shpesh herë në praktikë nuk kryet vetëm prej tyre, por kryhet edhe nga hetuesit e Byrosës Kombëtare të Hetimit. Janë marrë masa deri tani po do vazhdojnë dhe të merren për t'i pajisur hetuesit financiar me pajisje teknike dhe programe kompjuterike për të lehtësuar dhe për të rritur efikasitetin e tyre dhe kjo do sjellë më tepër shpejtësi në hetime por do sjellë edhe më tepër produkt. Po kështu janë marrë dhe janë duke u marrë masa të tjera teknike që lidhen me mënyrën e gjumimit dhe zbulimit të kriptovalutave dhe këtu nuk janë të përfshirë thjesht hetuesit financiarë, por janë të përfshirë dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përveç pajisjeve teknike janë një trup hetuesish trajnohen në mënyrë të vazhdueshme dhe përveç trajnimeve çështje pas çështje duke bashkëpunuar dhe me autoritete të huaja që kanë më shumë eksperiencë edhe kemi mësuar e kemi përvetësuar.

1 MUAJ ME PARE

Pse gjithë veprimtaria e SPAK lidhet me sekuestrimin e celularëve? Braho: Celularët, sendet më të përdorshme

"Korrupsioni mbetet shqetësues"/ Klodian Braho raporton para
Klodian Braho

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho u shpreh se arsyeja pse e gjithë veprimtaria e SPAK lidhet me sekuestrimin e celularëve është se ato janë sendet më të përdorshme.

Para KLP-së ai deklaroi se, që me daljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese SPAK ka ndryshuar procedurën e këqyrjes dhe marrjes të të dhënave të celularëve, prokurorët i drejtohen gjykatës edhe për të marrë dhe përdorur të dhënat nga celularët. Sipas tij, SPAK ka ngritur edhe një grup pune që të rregullohet nga ana juridike situata.

“Celularët janë sendet më të përdorshme. Me daljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese SPAK ka ndryshuar procedurën e këqyrjes dhe marrjes të të dhënave të celularëve , prokurorët i drejtohen gjykatës edhe për të marrë dhe përdorur të dhënat nga celularët. Edhe pse nuk ka ende një ndryshim ligjor në procedurë në lidhje me procedurën që duhet të ndiqet, vendimi i GJK është nisur të zbatohet për aq sa e mendojmë të zbatueshëm. SPAK ka ngritur edhe një grup pune që të rregullohet nga ana juridike situata. Presime të zhvillohet edhe pak praktika e gjykatës”, tha ai.

1 MUAJ ME PARE

”Prokurorët të kenë këshilltarë ligjorë”/ Braho: Retorika politike mund të nxisë sulmet e krimit ndaj SPAK

"Korrupsioni mbetet shqetësues"/ Klodian Braho raporton para
Klodian Braho

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho, u shpreh se retorika politike në vetvete nuk përbën kërcënim, por bëhet shqetësuese nëse shoqërohet me ndryshime ligjore që cenojnë kompetencat dhe pavarësinë e institucioneve. Gjatë raportimit vjetor para KLP për punën e SPAK, Braho paralajmëroi se retorika politike mund të nxisë agresivitet dhe sulme ndaj SPAK. 

Braho ngriti gjithashtu si nevojë edhe pajisjen e prokurorëve me këshilltarë ligjorë, duke e konsideruar këtë një ndryshim të domosdoshëm për përmirësimin e punës së tyre.

“Retorika politike nuk përbën në vetvete një kërcënim. Për të kuptuar se kur do jetë shqetësuese është kur do shënohet me një situatë të ndryshimeve ligjore që mund të ndryshojnë kompetencat dhe pavarësinë e institucionet dhe për momentin nuk ka një të tillë. Por retorika mund të shërbejë për të rritur agresivitetin ndaj SPAK…Nëse do hasemi me drafte dhe projekte ligjore do e bëjmë publik zërin tonë dhe këtë mendim apo shqetësim do ja përcjellim Këshillit të Lartë të prokurorisë. Dhe çështja tjetër, është se Prokurorët nuk kanë Këshilltarë ligjore. Ajo që mendojmë që duhet të ndryshojë, është se Prokurorët duhet të kenë këshilltarët e tyre ligjorë”, tha Braho./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Administrimi i kriptovalutave, problematikë"/ Braho: Mbi 12 milionë euro kriptovaluta të sekuestruara, shpresojmë që agjencia për administrimin e pasurive të administrojë portofole

"Korrupsioni mbetet shqetësues"/ Klodian Braho raporton para

TIRANË-  Kreu i SPAK, Klodian Braho theksoi se administrimi i kriptovalutave të sekuestruara mbetet ende një problematikë. Para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ai deklaroi se,  gjatë vitit 2025 janë sekuestruar mbi 12 milionë euro kriptovaluta, por shtoi se deri më tani kanë qenë autoritetet e huaja që i kanë ndihmuar në marrjen, administrimin dhe ruajtjen e tyre.

Ai kërkoi gjithashtu që Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara të adresojë këtë problematikë dhe të ketë mundësinë që të administrojë edhe portofole kriptovalutash.

“Në vitin 2025 janë sekuestruar në tre vendime, 12.4 mln euro e kriptvalutave. Ka sekuestrime edhe gjatë 2026, por që do të jenë pjesë e raporitt tjetër. Baza ligjore e sekuestrimit të tyre është e njëjtë si çdo pasuri, por kemi pasur problematikë në lidhje me administrimin. Kemi pasur problematike mënyrën e administrimit të tyre. Në dijeninë time punohet për kuadrin ligjor për të mundësuar administrimin e kriptovalutave. Kemi bashkëpunuar me autoritete të tjera, na kanë ndihmuar në marrjen, sekuestrimin dhe menaxhimin e tyre si e vetmja formë për mbajtjen e tyre. Shpresojmë që agjencia për administrimin e pasurive të sekuestruara të ketë mundësi që të administrojë protofole kriptovalutash. “, tha Braho./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

“Numri i prokurorëve është i mjaftueshëm“/ Braho: Do rekrutojmë 40 hetues të rinj

"Korrupsioni mbetet shqetësues"/ Klodian Braho raporton para
Klodian Braho

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho theksoi se edhe pse ngarkesa e punës mbetet e lartë, numri aktual prej 20 prokurorësh të posaçëm është i mjaftueshëm për hetimet. Gjatë raportimit vjetor para KLP për punën e SPAK, Braho nënvizoi nevojën për rritjen e profesionalizmit të hetuesve të BKH, për të lehtësuar punën e prokurorëve.

Në lidhje me hetuesit, Braho bëri të ditur se gjatë këtij viti do të nisë rekrutimi i 40 hetuesve të rinj. Sa i përket ndryshimeve ligjore, Braho tha se nuk sheh nevojë urgjente për ndërhyrje, por theksoi se duhet rishikuar pragu prej 50 mijë lekësh për veprat e korrupsionit dhe ato që lidhen me prokurimet.

“Ngarkesa është e lartë, do vijë të rritet më tej. Numri i prokurorëve, 20 është i mjaftueshëm duke pasur sistemin e Prokurorive në gjithë Shqipërinë. Duhet të gjejmë mënyrën më të duhur për të ngritur pro me çështjet që kemi në hetim dhe duhet të rrisim nivelin profesional të hetuesve të BKH që të lehtësohet puna e prokurorëve. Këtë vit do nisim rekrutimin e 40 hetuesve të tjerë në BKH dhe do jetë numë ri lartë që do ndikojë në punën e ngarkesës dhe rritjen e cilësisë së hetimeve. Ka përfunduar procesi i konkurrimit për 10 oficerë nga shërbimet e policisë gjyqësore. Kemi planifikuar që të japim procedurë tjetër për një numër tjetër të oficerësh të shërbim të policisë gjyqësore. Ndryshimeve ligjore, nuk shoh diçka që është gabim në këtë moment që duhet të ndryshohet që të ulet ngarkesa e punës, përveç diskutimeve që kemi bërë më parë për korrupsionin aktiv dhe pasiv. Fasha prej 50 mijë lekësh duhet parë, por është proces që kërkon kohën e vet. Duhet të jetë më e lartë, kjo e rrit ngarkesën e çështjeve e njëjta gjë edhe për veprat penale që lidhet me prokurimet, është fashë e vogël në vlerësimin tonë”, tha Braho./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

”Korrupsioni mbetet shqetësues”/ Braho: 18% çështje të reja, 6 procedime për zyrtarë të lartë

"Korrupsioni mbetet shqetësues"/ Klodian Braho raporton para
Klodian Braho

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se korrupsioni mbetet faktor shqetësues në vend, me rritje të çështjeve nga 186 në 220. Gjatë raportimit vjetor para KLP për punën e SPAK, Braho theksoi se është rritur efektiviteti i prokurorëve duke zbuluar skema komplekse të pastrimit të parave.

Në fund të fjalës së tij, Braho theksoi se 18% e çështjeve të reja lidhen me korrupsionin, ndërsa janë regjistruar 6 procedime të reja për zyrtarë të lartë.

”Korrupsioni mbetet shqetësues dhe përfshin zyrtarë në disa fusha. Nga 186 në 220 çështje për korrupsion. Nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, gjysma janë dërguar në gjykatë dhe 10 janë dënuar me vendim të formës së prerë. Sa i përket hetimit financiar, punojnë 12 hetues dhe priten edhe 4 të tjerë. Është në fazën e Vettingut. Ka pasur më shumë efektivitet në këtë sektor. Janë hetuar persona dhe janë zbuluar skema komplekse të pastrimit të parave. Kemi nisur të ndjekjen e parave paralelisht me ndjekjen penale dhe kemi bllokuar mbi 24 milionë euro, përfshirë 12.4 milionë euro kriptovaluta. Bashkëpunimi kombëtar, SPAK po bashkëpunon me të gjithë partnerët ndërkombëtarë. 18% çështje të reja për korrupsion. 6 procedime te reja për zyrtare të lartë”, tha Braho./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

”Janë sekuestruar 1.1 mln euro pasuri të zyrtarëve të lartë”/ Braho: Kemi sekuestruar 45.4 mln euro nga krimi dhe kriptovaluta

"Korrupsioni mbetet shqetësues"/ Klodian Braho raporton para

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se gjatë vitit 2025 janë sekuestruar dhe konfiskuar 45.4 milionë euro. Gjatë raportimit vjetor para KLP për punën e SPAK, Braho theksoi se në këtë shumë përfshihet edhe sekuestrimi i kriptovalutave me vlerë rreth 12.4 mln euro.

Braho deklaroi se për çështjet që lidhen me zyrtarët e lartë, janë sekuestruar 1.1 milionë euro pasuri, ndërsa konfiskimet për këtë kategori kanë arritur në 100 mijë euro.

”Kemi zbatuar parimin e ndjekjes së parave paralelisht me hetimin penal. Vlera të sekuestruar dhe të konfiskuara arrijnë shifrën 45.4 mln euro, ku përfshihet edhe sekuestrimi i kriptovalutave me vlerë ekuivalente prej 14.5 mln dollarë ose 12.4 mln euro. Sa i takon çështjeve që lidhen me zyrtarët e lartë vlera e pasurive të sekuestruara është 1.1 mln euro, ndërsa konfiskimi për këtë vit ka qenë në shumën 100 mijë euro”, tha Braho./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

“Janë pakësuar masat “arrest në burg”. Braho prezanton raportin e 2025: SPAK faktor kyç në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

"Korrupsioni mbetet shqetësues"/ Klodian Braho raporton para
Klodian Braho

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho, bëri të ditur se masat e sigurisë arrest me burg janë pakësuar gjatë vitit 2025. Gjatë raportimit vjetor para KLP për punën e SPAK, Braho theksoi se në vitin 2025 janë hetuar 871 procedime penale, me një rritje prej 4.9% krahasuar me 2024.

Në fjalën e tij, Braho theksoi se këto të dhëna tregojnë se SPAK është faktor kyç në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. 

“Volumi i hetimeve penale është rritur edhe gjatë vitit 2025, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2025 janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 janë procedime të reja, të regjistruara gjatë këtij viti. Prej tyre, 39 janë çështje të bashkuara, ndërsa 577 janë procedime të mbartura nga viti 2024. Krahasuar me vitin 2024, kjo përfaqëson një rritje prej 4.9% të volumit të hetimeve penale (nga 793 në 832). Po ashtu, raporti mes procedimeve penale të reja dhe çështjeve/hetimeve të përfunduara është rritur me rreth 6.67% gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin 2024. Sa i përket volumit të punës në mbylljen e hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka vijuar të tregojë qëndrueshmëri, me 216 çështje/hetime të përfunduara në vitin 2025, duke ruajtur të njëjtin nivel me vitin 2024. Edhe pse numri i çështjeve të dërguara në gjykatë ka rënë me 19.5%, numri i personave të përfshirë në këto çështje është rritur me 13.5%, çka tregon se hetimet janë fokusuar në çështje më komplekse, që përfshijnë më shumë individë. Kjo dëshmon një qasje më strategjike dhe të fokusuar të SPAK në ndjekjen penale gjatë këtij viti raportues. Gjatë vitit 2025, rreth 29% e çështjeve dhe hetimeve të përfunduara janë transferuar tek prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me mesataren e periudhës 2021–2024,” tha Braho.

1 MUAJ ME PARE

Raporti vjetor i SPAK, Braho nis raportimin para KLP-së

"Korrupsioni mbetet shqetësues"/ Klodian Braho raporton para

TIRANË-  Klodjan Braho, kreu i SPAK, ka nisur raportimin para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, për vitin 2025 të Prokurorisë së Posaçme.

Sipas njoftimit zyrtar, raportimi realizohet në zbatim të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në vend, konkretisht në kuadër të raportimit periodik mbi performancën dhe ecurinë e institucionit.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizon ditën e Hënë, datë 27.04.2026, ora 10.00 seancën dëgjimore me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Klodjan Braho, i cili do të paraqesë raportin e punës për vitin 2025. Ky raportim bëhet në kuadër të detyrimit ligjor parashikuar në nenin 105, të Ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për të raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë lidhur me ecurinë e veprimtarisë së këtij institucioni”, thuhet në njoftimin e KLP./Dosja.al

 

 

1 MUAJ ME PARE

Raporti vjetor SPAK/ Klodian Braho raporton sot përpara KLP-së

"Korrupsioni mbetet shqetësues"/ Klodian Braho raporton para
Klodian Braho

TIRANË-  Kreu i SPAK, Klodian Braho, pritet të raportojë sot para Këshilli i Lartë i Prokurorisë lidhur me aktivitetin vjetor të institucionit që drejton.

Mësohet se, seanca dëgjimore është planifikuar të mbahet më 27 prill 2026, në orën 10:00, ku Braho do të paraqesë përpara anëtarëve të KLP-së një përmbledhje të punës së kryer gjatë vitit 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, raportimi realizohet në zbatim të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në vend, konkretisht në kuadër të raportimit periodik mbi performancën dhe ecurinë e institucionit./Dosja.al

 

klodian braho klp spak

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje