LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dha 330 mijë lekë ryshfet te 'Shëndetësia' për një tender, SPAK arreston biznesmenin dhe inxhinierin, prangat edhe 2 sekretareve të MSH

• Dy ditë pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe koleges së saj, Laura Sheto, për korrupsion në një tender, SPAK ka vijuar me aksionin. • Sot, është bërë me dije se agjentët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë vendosur në pranga edhe administratori i kompanisë që kryente punimet, 71-vjeçarin nga Lushnja, Vladimir Topi dhe inxhinier i firmës, Silvi Shehi. •  Prokuroria e Posaçme tha zyrtarisht se shuma monetare prej 330 mijë lekëve është dhënë si ryshfet nga Vladimir Topi, me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës. • Fondi limit i këtij tenderi mësohet të ketë qenë 805 mijë Lekë. • Teksa vëzhgoheshin nga SPAK, lekët janë marrë fillimisht nga shtetasi Silvi Shehi, me detyrë inxhinier pranë kompanisë fituese në banesën e administratorit, i cili ja ka dhënë më pas zyrtares tjetër, Laureta Sheto, e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, Joana Duro. • Paratë i ka marrë Sheti dhe ia ka çuar në zyrë dhe më pas të dyja janë kapur në flagrancë. 

4 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Dha ryshfet për tendera te "Shëndetësia", Klodian Tomorri: Ka rikonstruktuar edhe Kryeministrinë, kam hall mos i ndodh gjë udhëheqësit

Dha 330 mijë lekë ryshfet te 'Shëndetësia'
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka zbuluar se Vladimir Topi, pronari i kompanisë, i arrestuar sot nga Prokuroria e Posaçme, ka rikonstruktuar edhe godinën e Kryeministrisë. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Klodian Tomorri me ironi shkruan se ka frikë që kompania mund të mos ta ketë bërë mirë punën e saj, e mund të rrezikojë kryeministrin Edi Rama.

"Ky që arrestuan sot këta ka bërë dhe supervizimin e rikonstruksionit të Kryeministrisë para një viti. Po të ketë bërë dhe atje tek Kryeministria, këtë stilin që bëri tek tenderi i Ogertës ruani udhëheqësin se do i bjerë naj copë tavani në kokë. Se nuk kemi nge të hyjmë dhe në kriza qeverisje tani,"-shkruan gazetari.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua dy ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet dhe bashkë me të edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto ka rënë në pranga për të njëjtën akuzë. Pas prangosjes së sekretares së përgjithsme dhe specialistes, administratori i kompanisë, 'DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinieri Silvi Shehi u arrestuan pasi kanë dhënë paratë për fitimin e tenderit.

3 MUAJ ME PARE

Nga vila e biznesmenit të “Dricons” në zyrën e shtetit, si lëvizën 3.3 mln lekë që çuan në prangosjen e Vladimir Topit dhe 3 personave të tjerë

Dha 330 mijë lekë ryshfet te 'Shëndetësia'
Joana Duro

TIRANË- Aksioni i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Ministrinë e Shëndetësisë ka dërguar në burg 4 persona, mes tyre edhe dy zyrtare të larta të Ministrisë së Shëndetësisë. Por edhe sot, aksioni vijon, pasi oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimiet kanë arrestuar biznesmenin Vladimir Topi dhe inxhinierin në varësisë të tij, shtetasin Silvi Shehu.

Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për "OraNews", hetimi i udhëhequr nga prokurori Dritan Prençi, ka provuar se biznesmeni nga Lushnja që administron kompaninë e ndërtimit “Dricons”, ka paguar një shumë prej 3.3 milion lekë të vjetra tek sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, me qëllim fitimin e një tenderi me vlerë 8 milion lekë të vjetra.

Qëllimi i tenderit ka qënë për supervizimin e ndërtimeve që janë kryer në Qëndrat Shëndetësore në qarkun e Tiranës dhe Durrësit, por hetuesit e SPAK kanë arritur që të provojnë se paratë kanë dalë nga vila luksoze e biznesmenit Vladimir Topi dhe përmes Laura Shtetos kanë hyrë në zyrën e sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Paratë ia ka dhënë inxhinierit, po ashtu i arrestuar, Silvi Shehu, i cili më pas është takuar me Laura Shteton një sekretare e thjeshtë pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Shteto ka marë "porosinë" nga Silvi Shehu, dhe është larguar në drejtim të Ministrisë së Shëndetësië tek rruga e Kavajës.

Paratë që ka marrë ia ka dhënë sekretares së Përgjithshme.Në këtë moment kanë ndërhyrë oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët bënë të mundur gjetjen e parave prej 3.3 milion lekë të vjetra dhe arrestimin në flagrancë të sekretares së Përgjithshme, Joana Duro dhe vartëses së saj Laura Shteto.

SPAK ushtroi kontrolle dhe në banesat e tyre, por nuk gjeti sende të paligjshme. Tenderi për të cilin thotë SPAK-u është zhvilluar në 22 Maj dhe i gjithë fondi limit i tij ishte 805 mijë e 872 lekë. Nga kjo llogari del se sekretarja e Përgjithshme e ministrisë mori rryshfet 41 për qind të fondit limit të tenderit.

3 MUAJ ME PARE

Kush është Vladimit Topi, biznesmeni nga Lushnja që brenda 7 viteve i fitoi shtetit 1 mld lekë në tendera

Dha 330 mijë lekë ryshfet te 'Shëndetësia'
Foto ilustruese

TIRANË- Vladimit Topi, është biznesmeni 75-vjeçar që u arrestua nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. I moshuari akuzohej për “korrupsion aktiv ndaj zyrtarëve publikë”. Me profesion inxhinier dhe origjinë nga Barbullinja e Lushnjës, Topi ka ngritur dy kompani ndërtimi në Tiranë dhe Lushnjë, me emrin “Bledi” dhe “Dricons”.

Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për "OraNews", në muajin Gusht 2015, Vladimir Topi, ka hapur kompaninë “Dricons” në Tiranë, me qëllim kryerjen e aktivitetit në fushën e ndërtimit dhe supervizimeve të punimeve në objekte private dhe publike. Po sipas të njëjtit burim, në vitin 2019 deri në qershorin e vitit 2023, kompania “Dricons” e Vladimir Topit, ka fituar 4 tendera nga ministria e Shëndetësisë.

Të 4 tenderat kanë të njëjtin objekt prokurimi atë të supërvizimit të punimeve në ndërtimin e objekteve, ku vlera totale e pagesave në këto 4 tendera rezulton të jetë 13.8 milion lekë të vjetra, ndërsa janë superfizuar edhe punimet në objekte publike si: reparti special RENEA, Drejtoria e Policisë Shkodër, Repartet Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes.

Vetëm nga viti 2015 deri në vitin 2018, në llogarinë bankare të “Dricons” janë kryer 229 pagesa nga institucione të ndryshme të buxhetit të shtetit me një vlerë të përgjithshme, prej 302 milion lekë të vjetra. Ndërsa nga viti 2019 deri në qershorin e vitit 2023, “Dricons” ka përfituar nga buxheti i shtetit 288 transaksione bankare me një vlerë prej 874 milion lekë të vjetra.

E gjitha shuma financiare prej mbi 1 miliard lekësh është përfituar përmes tenderave për kryerje e supervizimin e punimeve të objekteve publike të ndëruara nga buxheti i shtetit.

3 MUAJ ME PARE

EMRI/ Pas sekretares Duro, arrestohet inxhinieri dhe administratori i firmës për korrupsion, dhanë lekët për të marrë tenderin

Dha 330 mijë lekë ryshfet te 'Shëndetësia'
BKH

TIRANË- Dy persona të tjerë kanë rënë në prangat e policisë pas Sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro në Tiranë. Mësohet se në pranga kanë rënë edhe administratori i kompanisë 'DRICONOS' Vladimir Topi si dhe inxhinieri po i kësaj kompanie. Kompania 'DRICONOS' ka dhënë Duros 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte për t’i shpallur fitues në tenderin për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës. Sipas njoftimit, ka qenë inxhinieri i kompanisë që ka dërguar shumë e parave prej 330.000 lekësh nga banesa e Topit dhe ia ka dërguar një gruaje, e cila bëri lidhjen me Duron.

Njoftimi i SPAK-ut:

Në vijim të njoftimit të datës 03.06.2023, informojmë se në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.10/1 të vitit 2023,  hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 03.06.2023 dhe 04.06.2023 urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Posaçme ndaj shtetasve V. T. dhe S. Sh., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nene 245 dhe 25 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore është krijuar dyshimi se vlera e përfituar në mënyrë të parregullt nga shtetasja J.D., me funksionin Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në shumën 330.000 lekë), është dhënë si ryshfet nga shtetasi V.T., administrator i operatorit ekonomik “Dri…” sh.p.k, me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Po ashtu, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin se shtetasi S. Sh., me detyrë inxhinier pranë operatorit ekonomik “Dri…..” sh.p.k, pasi e ka marrë vlerën monetare prej 330. 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga banesa e shtetasit V. T., ja ka dërguar më pas shtetases L. Sh., e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, J. D., kjo e fundit e kapur në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar në mënyrë të parregullt.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua dy ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet dhe bashkë me të edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto ka rënë në pranga për të njëjtën akuzë. Dy zyrtaret e Shëndetësisë kanë qenë në përgjim dhe janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e sotme. Dyshohet dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë lekë, ndërkohë Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar për rastin./Dosja.al

spak ne msh

Sondazh

Poll

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

Newsroom 8 | MJEKU: EDHE UNË BËRA THIRRJE TË FIKEJ TV

Newsroom 8 | FJONA ÇELA: MEDIAT OPOZITARE U DISKRIMINUAN