LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosova në Hagë/ Në senacën e sotme u rrëfye dëshmitari i pestë, përgjigjet vazhdimisht me "nuk e di"

 • Në Hagë sot u mbajt seanca e radhës ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. •Edhe sot seanca vijoi me dëshmitarin e pestë, i cili u morr në pyetje nga mbrojta e Selimit dhe Krasniqit. • Pyetjet u bënë lidhur me rrëmbimin e më pas vrasjen e një personi me numër 1. •Fillimisht dëshmitari 5 ka thënë se kanë qenë burrat e maskuar me uniforma të UÇK-së që e morën këtë person, të cilin ai e gjeti të vrarë, por gjatë pyetjeve për verifikim të dëshmisë ai ka mohuar një pjesë të atyre që ka thënë, madje kur është pyetur për nëse i ka parë autorët pas incidentit pa maska’’, ai tha se ‘‘përkthimi nuk është i saktë’’.• Gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së, ka nisur më 3 prill. • Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Gjyqi në Hagë/ Avokatja e Krasniqit e pyet për personat e maskuar, dëshmitari thotë se “përkthimi nuk është i saktë”

Kosova në Hagë/ Në senacën e sotme u rrëfye
avokatja e Krasniqit

HAGË- Dëshmitari i pestë po merret në pyetje nga mbrojtja e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, avokatja Venkateswari Alagendra. Pyetjet e Alagendra janë bërë lidhur me rrëmbimin e më pas vrasjen e një personi me numër 1.

Dëshmitari fillimisht ka thënë se kanë qenë burrat e maskuar me uniforma të UÇK-së që e morën këtë person, të cilin ai e gjeti të vrarë. Por i pyetur sot se çfarë ka thënë a është e saktë në këtë ankesë se, “numri 1 është marrë nga UÇK-ja nga shtëpia e tij”, dëshmitari deklaroi se ‘‘jo nuk është e vërtetë se në shtëpi, ndoshta një gabim te përkthimi’’.

Gjithashtu i pyetur se në këtë dokument kishte thënë se, ‘‘pas incidentit kam parë dy të dyshuar pa maska’’, ai tha se ‘‘përkthimi nuk është i saktë’’. Ai vazhdoi duke thënë se “të maskuarit nuk i kam parë pa maska”, kurse personat “14 dhe 15 i kam parë pas vrasjes”, por që sqaroi se ata nuk kanë qenë të dyshuarit por kanë dëgjuar krismat dhe kanë dal. 

Në vazhdim, dëshmitari lexoi një paragraf në atë dokument për të cilin tha se ‘‘nuk e kam thanë unë këtë’’. Një pjesë tjetër e dëshmisë ka qenë me përmbajtje të redaktuar.

3 VITE ME PARE

"Burra me uiformë të UÇK-së kryen vrasjen"/ Dëshmitari nuk ka çfarë të thotë, përgjigjet: Nuk e di

Kosova në Hagë/ Në senacën e sotme u rrëfye
Gjyqi në Hagë

HAGË- Seanca në Hagë sot po vazhdon me dëshminë e dëshmitarit të pestë me kodin 3165  në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dëshmitari ka pretenduar se ka parë burra të maskuar me uniformë të UÇK-së të marrin personin që më pas është vrarë, por kur u pyet se a ndodhej gjatë kryerjes së vrasjes ai u përgjigj me jo.

Dëshmitari i pyetur nga mbrojtja e Selimit, avokati Geoffrey Roberts shumicën e përgjigjeve i kishte “nuk e di”, madje në fund para se seanca të shkonte në private, deklaroi se nuk ishte prezent tek ngjarja, por që sipas tij “s’ka pas kush tjetër të jetë në vend të tyre”.

Intervista:

Avokati: Kishin maska të plota që ia mbulonin tërësisht krejt fytyrën dukeshin vetëm sytë? Pra kishin marrë masa ekstreme që të mos i njihni?

Dëshmitari: Sigurisht

Avokati: Edhe pse ishte pak larg metra larg tyre, the në dëshmi se e kape njërin ndër ta, ti s’munde ta identifikoje sepse maskat ishin shumë të mbuluara. The se kishin uniforma të zeza. Uniformat nuk ishin identike, ishin thjesht të zeza?

D: Po ishin identike, ishin të zeza, pantallona xhaketë e zezë. Tashti nuk e di, qata qe i kam pa i kanë pas identike.

A:Këto uniformat identike, mund të bliheshin e qepeshin vetë se ishin thjesht Tesha të zeza apo? Nuk e di nëqfose ata ishin thjesht anëtar?

D: Policia ushtarake ka pasur këto uniforma identike të zeza, vecse këta kanë qenë me emblema të UCK-së.

Avokati: Duke pasur parasysh se ishin uniforma të zeza, ti s’mund ta dije se ishin të Policisë së UCK-së?

D: Nuk e di çfarë pozicioni kanë pasur ata, por ishin me maska e Tesha të zeza.

Avokati: Në thelb ti e pranon se mund të kishte qenë kushdo me uniform të zezë. Pra ti nuk e di më siguri se këta burrat e maskuar me personin 6? Ti nuk e di nëse kërkuan të shihnin ndonjë person tjetër përpos atij

Dëshmitari: E kanë takuar personin 6, nuk e di mas andej pse e kanë marrë ata.

Avokati: Ti nuk ishte prezent aty, informacionet që more nga kjo bisedë, të erdhen nga bisedat me bashkëfshatarët e tjerë? A diskutove gjatë 20 viteve me bashkëfshatarët tjerë, 2,3,4 për këtë ngjarje

D: Kena bisedu gjatë. Kena diskutu rreth vrasjeve.

Avokati: Keni diskutuar vazhdimisht se çfarë ndodhi para se ti të shkoje?

D: Po e kemi diskutu këtë temë si ka ndodhur rasti, qysh e kanë vra. Pas vrasjes kena diskutu, se para vrasjes s’kena mujt me diskutu.

A: A e pranon se nuk mund ta bësh një ndarje të qartë nga ajo cfarë di ti dhe nga ajo cfarë të kanë shpjeguar?

D: Nuk e di si ta shpjegoj.

A: Sa i takon kidnapimit, që morën nga fshati numrin 1, nuk e di me siguri se janë të njëjtit

D: Gjinja me maska kanë marrë numri 1,2,3. 2,3 e kanë zbrit dhe pas kësaj ka ndodhur vrasja.

A: Ti e di që këto kanë ndodhur amo nuk e di që burrat e maskuar ishin përgjegjëse për këto se nuk i ke parë?

D: Vetë s’kam qenë prezent, por përveç këtyre e di që nuk ka pas tjerë.

kosova ne hage

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj