LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KQZ shpërndan mandatet e qarkut Tiranë/ Kleana Xhuveli, deputete e "Nisma Shqipëria Bëhet"! PSD dogji listën e mbyllur, mandati i kalon Tedi Mulës

• Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka ndarë sot 37 mandatet e qarkut Tiranë. • Në këtë qark, 19 mandate janë për Partinë Socialiste, 13 për Partinë Demokratike-ASHM, 2 për Partinë Mundësia, 1 për PSD , 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet. • Përfaqësuesja ligjore e "Shqipëria Bëhet" Dorina Prethi, kërkoi nga KQZ kalimin e mandatit tek lista e hpaur, duke thënë se lista e mbyllur dha dorëheqjet para 11 majit. • Ajo shtoi se dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur duhet të konsiderohen të miratuara në heshtje, pasi KQZ nuk është shprehur me vendim brenda 60 ditëve. • Sipas saj, KQZ ka qenë e detyruar të përgjigjet gjë që nuk është bërë. • Për këtë Celibashi tha se deklaratat e tyre në 11 maj duhej të ishin shqyrtuar dhe duhet të kishte disponim dhe sa kohë nuk ka disponuar brenda një afati që në kodi zgjedhor nuk është parashikuar, procesi i KQZ ka rënë në dekadencë dhe këto deklarata konsiderohen të miratuara. Për këtë Prethi u përgjigje se kandidatët kanë dhënë dorëheqjen që më 11 maj, por ka hyrë në fuqi më 10 korrik 2025. • Ajo tha se duan kërkesë me shkrim për Kordhonin. • Ajo shtoi se kanë konstatuar firma të ndryshme dhe se u rezulton që dokumentet e kandidimit nuk janë firmosura nga ai.• Celibashi deklaroi lidhur me kërkesën e "Shqipëria Bëhet" se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar. • Celibashi tha se pretendimi i "Shqipëria Bëhet" se kjo dorëheqje është pranuar në heshtje nga KQZ, nuk qëndron. • Sipas Celibashit, me miratimin e listave të kandidatëve sipas Kodit Zgjedhor, procesi quhet i mbyllur dhe në asnjë rrethanë juridike nuk mund të rikonsiderohen, si kërkesa ashtu edhe vendimmarrja. • Kleana Xhuveli do të marrë mandatin e deputetes nga lista e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” sipas vendimit të sotëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. • Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi që mandati t’i kalojë kandidates nga lista e mbyllur e këtij koalicioni, të përbërë nga “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”. • Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhje ka pranuar kërkesën e kandidatëve të listës së mbyllur të PSD-së të cilët kanë hequr dorë nga mandati i deputetit. • Pas këtij miratimi, mandatin e PSD-së nga qarku i Tiranës e merr Tedi Mula. • Celibashi tha gjatë fjalës së tij se ligji e parashikon që kandidatët nuk mund të dorëhiqen nga lista e kandidimit, por atyre u lind e drejta për të hequr dorë nga mandati, siç dhe vepruan kandidatët e listës së mbyllur të PSD-së.

7 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

"Do të jem për të garantuar vijimësinë!" Tashmë deputete e "Nisma-Shqipëria Bëhet", Xhuveli: Beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, Adriatik Lapaj!

KQZ shpërndan mandatet e qarkut Tiranë/ Kleana Xhuveli, deputete e
Kleana Xhuveli

TIRANA- Kleana Xhuveli do të jetë deputetja përfaqësuese e koalicionit "Nisma-Shqipëria Bëhet". Në një deklaratë për mediat pas marrjes së mandatit nga KQZ, Xhuveli tha se ky vendim është marrë në bazë të rrethanave aktuale dhe dëshirës për të mbështetur misionin e listave të hapura, të cilat përbëjnë themelin e lëvizjes së tyre politike.

Ajo shpreh se do të përfaqësojë me dinjitet mandatin e shqiptarëve që votuan koalicionin. Gjithashtu Xhuveli theksoi se në ditën që beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, tek njeriu më i votuar i lëvizjes, Adriatik Lapaj, ajo do të jem aty për të garantuar vijimësinë e këtij procesi.

“Duke qenë se lëvizja jonë ka në themel garën me lista të hapura, zotohem se do ta përfaqësoj me dinjitet mandatin. Në ditën që beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, tek njeriu më i votuar i lëvizjes tonë, Adriatik Lapaj, unë do të jem aty për të garantuar vijimësinë e këtij procesi,” tha Xhuveli.

10 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ PSD dogji listën e mbyllur, KQZ ia kalon mandatin Tedi Mulës, i pari në listë të hapur

KQZ shpërndan mandatet e qarkut Tiranë/ Kleana Xhuveli, deputete e
Tedi Mula

TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhje ka pranuar kërkesën e kandidatëve të listës së mbyllur të PSD-së të cilët kanë hequr dorë nga mandati i deputetit. Pas këtij miratimi, mandatin e PSD-së nga qarku i Tiranës e merr Tedi Mula.

Celibashi tha gjatë fjalës së tij se ligji e parashikon që kandidatët nuk mund të dorëhiqen nga lista e kandidimit, por atyre u lind e drejta për të hequr dorë nga mandati, siç dhe vepruan kandidatët e listës së mbyllur të PSD-së.

“Janë depozituar sot ne KQZ 12 deklarata të cilat i përkasin 12 kandidatëve për deputetë të listës të mbyllur për qarkun e Tiranës. Deklarata noteriale, sipas së cilave, secili prej tyre deklaron se nuk ka interes për të marrë mandatin e deputetit. Kemi një dorëheqje nga e drejta për të përfituar mandatin e deputetit dhe jo nga kandidimin. KQZ respekton vullnetin e kandidatëve, rezulton se kandidati fitues dhe ai që merr mandatin e PSD në Tiranë është Tedi Mula”, tha Celibashi.

10 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Mandati i "Nisma Shqipëria Bëhet" për Tiranën i kalon Kleana Xhuvelit

KQZ shpërndan mandatet e qarkut Tiranë/ Kleana Xhuveli, deputete e
Kleana Xhuveli

TIRANA- Kleana Xhuveli do të marrë mandatin e deputetes nga lista e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” sipas vendimit të sotëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi që mandati t’i kalojë kandidates nga lista e mbyllur e këtij koalicioni, të përbërë nga “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”. 

Kleana Xhuveli është edhe kushërira e parë (vajza e tezes) së Adriatik Lapajt. Disa ditë më parë Xhuveli, e cila garoi në zgjedhjet e 11 majit në krah të Adriatik Lapajt me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, vendosi "të tërhiqte dorëheqjen" e saj të mëparshme. Përmes një letre zyrtare drejtuar KQZ, ajo thoshte se ky vendim vjen pas një rishqyrtimi të plotë të rrethanave dhe një konsultimi të gjerë me mbështetësit, familjen dhe strukturat e angazhimit politik. 

"Ky vendim vjen pas një rishqyrtimi të plotë të rrethanave dhe një konsultimi të gjerë me mbështetësit, familjen dhe strukturat e angazhimit tim politik. Kam bindjen se mund të vazhdoj angazhimin tim publik me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë. 

Ju lutem që kjo kërkesë për revokim të merret në konsideratë dhe të ndiqen procedurat përkatëse në përputhje me legjislacionin zgjedhor në fuqi", thuhej në shkresë.

10 MUAJ ME PARE

Pretendim dhe kërkesa e "Shqipëria Bëhet" për mandatin, Celibashi: Nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar

KQZ shpërndan mandatet e qarkut Tiranë/ Kleana Xhuveli, deputete e
Ilirjan Celibashi

TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi lidhur me kërkesën e "Shqipëria Bëhet" se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar. Celibashi tha se pretendimi i "Shqipëria Bëhet" se kjo dorëheqje është pranuar në heshtje nga KQZ, nuk qëndron.

Sipas Celibashit, me miratimin e listave të kandidatëve sipas Kodit Zgjedhor, procesi quhet i mbyllur dhe në asnjë rrethanë juridike nuk mund të rikonsiderohen, si kërkesa ashtu edhe vendimmarrja.

Më datë 15.07.2025, kandidati Zeqir Kordhoni ka depozituar në KQZ një deklaratë të dytë, sipas së cilës shpreh vullnetin për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallet fitues nëse i vjen radha,. Më datë 17.07, Kleana Xhuveli dorëzon kërkon revokimin e dorëheqjes së datës 11. Këto janë fakte të cilat janë analizuar, të vlerësuara në përputhje me këtë kuadër rregullator, neni 37 pika 1 e Kodit Zgjedhor.

Ka dy momente ligjore që për vendimmarrjen në lidhje me shpalljen e kandidatit fitues. Ka dy çështje që duhen sqaruar, e para a janë që prej 11 majit kandidatë për deputetë 12 personat e listës së mbyllur të cilët në këtë datë kanë depozituar deklaratën e dorëheqjes nga kandidimi? Çështja e dytë, a mundet që në këtë fazë akoma pa u shpërndarë mandatet dhe pa u shpallur kandidatët fitues një kandidat i listës së mbyllur të mund të kërkojë të mos e marrë mandatin nëse është rasti që ai do duhet ta marrë.

Në lidhje me çështjen e parë, janë apo nuk janë sot kandidatë për deputetë ata të listës së mbyllur. Pretendimi juaj se kjo dorëheqje është pranuar në heshtje nga KQZ, nuk qëndron argumenti se KQZ i ka miratuar në heshtje këto dorëheqje. Me miratimin e listave të kandidatëve sipas Kodit Zgjedhor, procesi quhet i mbyllur, në asnjë rrethanë juridike nuk mund të rikonsiderohen, si kërkesa ashtu edhe vendimmarrja”, tha Celibashi.

10 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ PSD kërkesë KQZ-së për djegien e mandateve të listës së mbyllur, shkresat

KQZ shpërndan mandatet e qarkut Tiranë/ Kleana Xhuveli, deputete e
Tom Doshi

TIRANA- Partia Socialdemokrate ka vendosur të heqë dorë nga mandatet në listën e mbyllur dhe ka bërë kërkesë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për të shpërndarë të gjitha mandatet e fituara nga listat e mbyllura, duke i kaluar tek listat e hapura.

Nëse kjo pranohet, me kërkesë të PSD-së, mandatin e Tom Doshit në Tiranë, do ta marrë kandidati më i votuar i listës së hapur nga kjo forcë politike, Tedi Mula. Ky i fundit mori 2 mijë e 500 vota në zgjedhjet e 11 Majit.

 Edhe kjo kërkesë si edhe ajo e "Shqipëria Bëhet" janë shtyrë nga KQZ për shqyrtim në një moment tjetër.

 

10 MUAJ ME PARE

Celibashi ndan mandatet e qarkut Tiranë, shtyhet shqyrtimi i kërkesave të Lapajt dhe Doshit

 

KQZ shpërndan mandatet e qarkut Tiranë/ Kleana Xhuveli, deputete e
Ilirjan Celibashi

TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka ndarë sot 37 mandatet e qarkut Tiranë. Në këtë qark, 19 mandate janë për Partinë Socialiste, 13 për Partinë Demokratike-ASHM, 2 për Partinë Mundësia, 1 për PSD , 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.

Përfaqësuesja ligjore e "Shqipëria Bëhet" Dorina Prethi, kërkoi nga KQZ kalimin e mandatit tek lista e hpaur, duke thënë se lista e mbyllur dha dorëheqjet para 11 majit. Ajo shtoi se dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur duhet të konsiderohen të miratuara në heshtje, pasi KQZ nuk është shprehur me vendim brenda 60 ditëve. Sipas saj, KQZ ka qenë e detyruar të përgjigjet gjë që nuk është bërë.

Për këtë Celibashi tha se deklaratat e tyre në 11 maj duhej të ishin shqyrtuar dhe duhet të kishte disponim dhe sa kohë nuk ka disponuar brenda një afati që në kodi zgjedhor nuk është parashikuar, procesi i KQZ ka rënë në dekadencë dhe këto deklarata konsiderohen të miratuara. 

"Deklaratat e tyre në 11 maj duhej të ishin shqyrtuar dhe duhet të kishte disponim dhe sa kohë nuk ka disponuar brenda një afati që në kodi zgjedhor nuk është parashikuar, procesi i KQZ ka rënë në dekadencë dhe këto deklarata konsiderohen të miratuara. Deklaratat s’kanë asnjë vlerë se kanë disponuar mbi dy fakte juridike që konsiderohen të ndodhura, dorëheqjet. Dy kandidatët s' janë më kandidatë prej cilës datë", tha Celibashi. 

Për këtë Prethi u përgjigje se kandidatët kanë dhënë dorëheqjen që më 11 maj, por ka hyrë në fuqi më 10 korrik 2025. Ajo tha se duan kërkesë me shkrim për Kordhonin. Ajo shtoi se kanë konstatuar firma të ndryshme dhe se u rezulton që dokumentet e kandidimit nuk janë firmosura nga ai. 

"Që në 11 maj, por ka hyrë në fuqi më 10 korrik 2025. Duam kërkesë me shkrim për Kordhonin, është konstatuar firmë e ndryshme, na rezulton që dokumentet të jenë të falsifikuara, dokumentet e kandidimit si kandidat na rezulton se nuk është firma e tij, duke pezulluar ndarjen e mandateve për qarkun Tiranë. Ai nuk është paraqitur fizikisht, ka mospërputhje të nënshkrimit të tij.  Sa kohë s’ka dalë rezultati përfundimtar kushdo ka të drejtë të tërhiqet", tha Prethi.

Nga ana tjetër Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka depozituar kërkesë në KQZ për dorëheqjen e të gjithë kandidatëve të listës së mbyllur. Mësohet se Kryetari i PSD-së ka vendosur të heqë dorë nga mandatet në listën e mbyllur dhe ka bërë kërkesë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për të shpërndarë të gjitha mandatet e fituara nga listat e mbyllura, duke i kaluar tek listat e hapura. Edhe kjo kërkesë si edhe ajo e "Shqipëria Bëhet" janë shtyrë për shqyrtim në një moment tjetër.

Mandatet e qarkut Tiranë:

PS: 19 mandate

Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Koçiu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erion Malaj

Lista e hapur:

Blendi Gonxhja
Erion Braçe
Ervin Hoxha
Fatmir Xhafaj
Ornaldo Rakipi
Anila Denaj
Olta Xhaçka

PD: 13 mandate

Sali Berisha
Flamur Noka
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Tedi Blushi
Jozefina Topalli
Fatmir Mediu
Edi Paloka
Erisa Xhixho
Mesila Doda
Klevis Balliu
Besart Xhaferi

Lista e hapur:

Jorida Tabaku

Partia Mundësia: 2 mandate
Agron Shehaj
Erald Kapri

10 MUAJ ME PARE

Përplasja për karrigen e deputetit/ KQZ shpërndan sot mandatet, "Shqipëria Bëhet": Lista e mbyllur u dorëhoq, Zeqiri u pendua vonë

KQZ shpërndan mandatet e qarkut Tiranë/ Kleana Xhuveli, deputete e
Dorina Prethi

TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpërndajë sot mandatet për qarkun e Tiranës. Përfaqësuesja ligjore e "Shqipëria Bëhet" Dorina Prethi, kërkoi nga KQZ kalimin e mandatit tek lista e hpaur, duke thënë se lista e mbyllur dha dorëheqjet para 11 majit. Ajo shtoi se dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur duhet të konsiderohen të miratuara në heshtje, pasi KQZ nuk është shprehur me vendim brenda 60 ditëve. Sipas saj, KQZ ka qenë e detyruar të përgjigjet gjë që nuk është bërë.

“Është regjistruar në KQZ, me vendim 237, si koalicion për zgjedhjet e 11 majit. Për efekt të këtij regji është depo edhe marrëveshja e koalicionit, subjektet kanë rënë dakord për lista të fiksuara dhe garë të hapur. Ka fituar 1 mandat, më datë 11 maj, koalicioni ka para dorë nga kandidimi para fillimit të procesi të rin dhe pa u mbyllur procesi i rinumërimit për kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark. Dorë është kryer kur mandati nuk ekziston, nuk bëhet fjalë për dorë nga mandati, por nga kandidmi. Është përfundimtar, duke  e përjashtuar kandidatin nga çdo e drejtë për të përfituar mandat. Nuk janë subjekte garues.

Në momentin e depozitimit të këtyre kërkesave, KQZ ka pasur 60 ditë kohë të shprehej sipas kushtetutës. KQZ ka qenë e detyruar të përgjigjet gjë që nuk është bërë. Kur se ka ushtruar këtë detyrim, nëse KQZ nuk merr vendim brenda afatit, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje. Përsa kohë KQZ s’ka marrë vendim për të refuzuar ose pranuar dorëheqjet, ato konsiderohen të miratuara në heshtje dhe ne kemi kërkuar konfirmimin e miratimit të heshtur. Zeqiri u pendua më 15 korrik, pas këtij afati. Nuk mund të konsiderohet”, tha Dorina Prethi.

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje