Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kryetari i Partisë së Vulës ka dhënë konferencë me gazetarët ditën e sotme mbi aktualitetin politik të javës dhe nismat e grupit të tij. Basha e nisi fjalën e tij duke sjellë në vëmendje nismën e tij ligjore në Parlamentin Europian për të konfiskuar pasuritë ruse dhe nga ana tjetër ka bërë sërish thirrje për qëndrueshmëri dhe stabilitet në rajon. Basha tha se sipas tij, qeveria nuk i ka kthyer përgjigje për kërkesën e tij për të alokuar një fond prej 50 milonë euro për armatimin e Kosovës. Nga ana tjetër Basha ka folur për zhvillimet e politikës, duke u ndalur të zhvillimet në Reformën Zgjedhore, ku përsëriti kërkesën e tij për lista të hapur dhe për Shqipërinë si një zonë zgjedhore. Basha akuzoi qeverinë që sipas tij po tenton të trembi SPAK si institucion dhe shprehu mbështetje pa kushte për institucionet e drejtësisë.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË-Kryetari i Partisë së Vulës Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët ku është pyetur se çfarë e bën atë të mendojë se mund të marrë drejtimin e vendit pas vitit 2025.
Duke iu përmendur se ai vetë ka qenë në disa poste të rëndësishme në ministri, në bashkinë e Tiranës, por edhe në krye të opozitës por edhe dështmieve të shumëta në zgjedhje, atij i është kërkuar se përse beson te fitorja.
Basha refuzoi të argumentonte gjatë, duke u përgjigjur vetëm “mendja dhe koshienca ime”.
Thatë që jeni kundër politikës së vjetër, keni qenë për më shumë se 6 vjet poste ministrore, keni drejtuar bashkinë e Tiranës, opozitën për 10 vite. Të gjitha këto të dhëna, po të shohësh përreth rajonit janë ndryshuar disa liderë opozite, kryeministra etj. Çfarë ju bën të mendoni se pas kaq shumë postesh dhe shumë dështimesh, jeni ende një politikan i ri që mund të drejtoni pas zgjedhjeve të 2025-ës.
Basha: Mendja dhe koshienca ime. Kjo është përgjigja.
TIRANË- Lulzim Basha, Kreu i Partisë së Vulës ka folur këtë të premte në një konferencë me gazetarët. Basha ka thënë se debati për zgjedhoren është sipas tij një debat për "emra personal" dhe jo për ta çuar përpara.
Nga ana tjetër Basha i ftoi palët të mbështesin propozimet e grupimit të tij për Reformën Zgjedhore.
Basha: Teatri me regji të Edi Ramës pamundësoi mbledhjen fizike të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Thirrja ime është të lihen alibitë e të mundësohet funksionimi normal i këtij komisioni. Duhet barazi vote. Kush merr më shumë vota të bëhet deputet. Votim e numërim elektronik dhe vota e diasporës. Debati këtë javë ka qenë ik Enkelejd, hajde Oerd. Kjo është në interes të atyre që nuk e duan këtë. Nuk mendohet për interesin publik. Nuk duhet të humbasim kohë me qurravitje për interesa të vogla. Të enjten u është bërë dëm qindra e mijëra familjeve shqiptare me votimin e 11 ligjeve përmes rrëmujës”,
TIRANË-Lulzim Basha, Kryetari i Partisë së Vulës ka folur pasditen e sotme për mediat lidhur me disa çështje të aktualitetit. Basha është ndalur tek çështjet e drejtësisë, ku solli në vëmendje, informacionin që u dha gazetarëve një javë më parë për përpjekjen sipas tij të qeverisë për të sulmuar drejtësinë.
Basha shprehu mbështetje pa kushte për punën e SPAK.
Basha:Duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor. SPAK e vetmja hallkë që funksionon sulmohet nga qeveria. Qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacionin për përpjekjen për të kontrolluar SPAK-un. Nëse qeveria nën ankthin e asaj që ka nisur, vënia para drejtësisë përgjegjësit për korrupsion, kanë nisur përpjekjen për kontroll ndaj institucioneve të drejtësisë, do të ndeshen në kundërshtimin e fortë të PD. PD ka mbështetje pa kushte ndaj SPAK. Kush ka panik nga hetimet e SPAK, Zoti ia shtoftë panikun.