“Ku ishin patriotët e protestës kur kërciste gjuetia ilegale?”/ Rama nga Shkodra: Kush e ka seriozisht për Zvërnecin, bujrum të dëgjojë fakte dhe argumenta
“Të sjellim fonde të mëdha për investime të mëdha”/ Rama: Jemi në rrugën e duhur 8...
“Të sjellim fonde të mëdha për investime të mëdha”/ Rama: Jemi në rrugën e duhur 8...
“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp 8 Qershor, 18:17 ...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
• Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me socialistët në qytetin e Shkodrës, në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. • Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shumica e shqiptarëve janë të vendosur për të ecur përpara dhe për ta çuar deri në fund, atë që e cilësoi si një mision historik. • Rama komentoi gjithashtu reagimet e grupeve ambientaliste, duke thënë se disa prej tyre janë shfaqur papritur dhe nuk kanë reaguar më herët ndaj fenomeneve si gjuetia ilegale apo debati për importin e mbetjeve. • Lideri i qeverisë tha se PS nuk mund të akuzohet për tradhëti, ndërsa thekosi se interesi kombëtar është prioritet për të. • Ai tha se shprehja “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, ka qenë parullë që frymëzonte dhunën. • Rama theksoi se qeveria nuk është shkatërrimtare, por sipas tij ajo ka luajtur rol kyç në mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në vend. • Kryeministri u ndal sërish te blogerët, për të cilët tha se dalin në protestë për të shtuar numrin e ndjekësve në rrjetet e tyre sociale. • Gjatë fjalës së mbajtur në Shkodër, Rama deklaroi se kush e ka seriozisht për Zvërnecin, duhet të dëgjojë fakte dhe argumenta. • Lideri i qeverisë tha se projektin nuk po e bëjnë influencerat, por po e punojnë një grup i madh njerëzish, të cilët sipas tij nuk vijnë në Shqipëri për ta shkatërruar. • Në fund, Rama tha se Shqipëria duhet të tërheqë fonde të mëdha, për kryerjen e investimeve të mëdha.
5 artikuj për këtë temë.
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se Shqipëria duhet të tërheqë fonde të mëdha, për kryerjen e investimeve të mëdha. Gjatë fjalës së mbajtur në Shkodër, në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se vendi është në rrugën e duhur.
Ai theksoi se Shkodra po hyn në një fazë tjetër zhvillimi.
“Shkodra po hyn në një fazë tjetër. Duhet të sjellim fonde të mëdha për investime të mëdha. Këta thonë, nuk duam të huaj ne, por çfarë doni ju? Jemi jo vetëm në rrugën e duhur, por kemi me vete të drejtën. Të drejtën që na jep mision ynë historik, që ne brenda kësaj dekade, ta përmbushim një ëndërr të madhe, amanet të madh dhe ta bëjmë Shqipërinë vendin që nuk do ndihet i përjashtuar nga Europa, as i nëpërkëmbur nga Europa, por qytetar i barabartë me Bashkimin Europian”, theksoi ai./Dosja.al
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama u ndal sërish te influencerat dhe blogerët, për të cilët tha se dalin në protestë për të shtuar numrin e ndjekësve në rrjetet e tyre sociale. Gjatë fjalës së mbajtur në Shkodër, në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se kush e ka seriozisht për Zvërnecin, duhet të dëgjojë fakte dhe argumenta.
Lideri i qeverisë tha se projektin nuk po e bëjnë influencerat, por po e punojnë një grup i madh njerëzish, të cilët sipas tij nuk vijnë në Shqipëri për ta shkatërruar.
Edi Rama: Nuk kemi asnjë arsye të pretendojmë të bëjmë çdo gjë mirë, por nuk jemi tradhtarë. Mjafton të mendosh sesa mijëra njerëz i shpëtuam nga vetmia në qiell të hapur dhe nga gërmadhat e jetës së tyre që u shkatërrua për 30 sekonda kur ra tërmeti.
Ashtu sikundër kur kthen kokën pas e sheh si ka qenë Shqipëria. I parafytyroni shqiptarët para 10 vitesh duke dalë si zogj të lirë, por më shumë krenarë. Shqiptarët që na kanë besuar nuk na kanë tradhtuar.
Kishte dalë edhe një personazh që unë e njoh dhe i thashë: “Pse dole?”. Unë, tha, shoh Instagramin, bëhet nami me likes e folloë. Ata dalin atje të marrin folloë.
Nuk dua të them që s’ka arsye për të protestuar, ka arsye. Por ka arsye për të ndërtuar.
Dera që na është hapur për t’u futur në atë shtëpi ku do të jemi të barabartë jo vetëm me zakon, por edhe me ligj, është një derë që nuk do ta lejojmë ta mbyllë shqiptari e të bëhet si Kalaja e Rozafës.
Ata që e kanë seriozisht shqetësimin për Zvërnecin, mjedisin, ju them: bujrum, dëgjoni argumentet, faktet. Nuk mund të thoni anuloni projektin kur projekti po bëhet. Projektin s’po e bëjnë influencerat, po e punojnë një grup i madh njerëzish dhe nuk do të vijë në Shqipëri për ta shkatërruar./Dosja.al
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama tha se protestuesit duan të mbrojnë natyrën nga ai, ndërsa tha se flamingot para disa vitesh vriteshin me pushkë. Gjatë fjalës së mbajtur në Shkodër, në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se qeveria nuk është shkatërrimtare.
Sipas tij, ajo ka luajtur rol kyç në mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në vend.
“Mbrojnë natyrën nga ju dhe nga unë. Ne nuk jemi shkatërrimtarët, ne jemi shpëtimtarët. Duket si një fjalë e madhe dhe e tepruar. Po të kishin gojë të flisnin flamengot që po i dalin për zot, do të tregonin historinë e hidhur se përse ata nuk dinin në Shqipërisë, sepse i priste pushka. Sikur pelikani kaçurrel të ngrihet dhe të tregojë historinë e tij, sot është një zog i mbrojtur, edhe ai ishte shënjestër.
Ne sot kemi një popullsi dhe një faunë të ripërtërirë. Sikur të shihet Shqipëria nga lart, nga ato të atëhershmet dhe këto të tanishmet, kemi bërë 10 vite progres. Bëmë moratorium për të mbrojtur pyjet. Ne dalim shkatërrimtarët. Për të na vënë këtë akuzë duhet të na tregojnë se çfarë kemi shkatërruar ne.
Po me Paketën e Maleve çfarë kanë?! Po ka kohë më Shqipëria të humbasë me këto broçkulla dhe pallavra?! Çfarë ta bëjmë Shqipërinë rezervat për blogerë dhe influencerë?!”, tha Rama./Dosja.al
SHKODRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se PS nuk mund të akuzohet për tradhëti. Gjatë fjalës së tij në takimin me socialistët në Shkodër, Rama tha se interesi kombëtar është prioritet për PS-në.
Ai tha se shprehja “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, ka qenë parullë që frymëzonte dhunën.
“Harrojnë krejtësisht se me kë kanë të bëjnë, kam parasysh veten time, qeverinë tonë, shumicën tonë qeverisëse, PS. Harrojnë që kanë të bëjnë me një forcë që mund ta kritikosh për shumëçka, por askush nuk mund të çohet dhe të tregojë gishtin, si forcë që ka tradhtuar interesin kombëtar. Interesi kombëtar ka qenë për PS, një pikë e lëvizshme referimi. Në këto ujëra, kalonin anijet, varkat, makinat e kontrabandës së naftës që furnizonte makinerinë vrastare të Sllobodan Millosheviçit. Kalonin me bekimin e atyre që ditën flisnin për lirinë e Kosovës, kundër diktaturës që po shkatërronte Jugosllavinë dhe natën furnizonin makinerinë që përdorej kundër atyre që donin të shpëtonin nga kthetrat e regjimit fashist në Beograd.
Ata të tjerët e sulmonin UÇK, bënë çmos që ta sabotonin Rambujenë. Ja si historia përsëritet në forma të ndryshme. Që t’i thuash kësaj partie sot, dhe mua në krye të saj, çfarëdo qoftë në lidhje me tradhtinë, duhet të jesh i pafytyrë, pa atdhe. Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve, ka qenë parullë që frymëzonte dhunën, është diçka që sot të çon realisht lëkurën dhe ta bën mishin kokërr, sepse çfarë do na ndodhte ne shqiptarëve, po të thoshin italianët. Italia është e italianëve, ikni ju të tjerët”, theksoi ai./Dosja.al
SHKODRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon një takim me socialistët në qytetin e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij në takim, Rama tha se shumica e shqipatrëve janë të vendosur për të ecur përpara dhe për ta çuar deri në fund atë që e cilësoi si një mision historik.
Rama komentoi gjithashtu reagimet e grupeve ambientaliste, duke thënë se disa prej tyre janë shfaqur papritur dhe nuk kanë reaguar më herët ndaj fenomeneve si gjuetia ilegale apo debati për importin e mbetjeve.
Edi Rama: Shumica e shqiptarëve është shumë e qartë dhe e vendosur për ta çuar deri në fund këtë mision historik. Shumica sheh edhe atë që ata nuk duan ta shohin, atë që ne kemi bërë për Shqipërinë, për zonat tona rurale dhe flamurin tonë kombëtar.
Është kollaj të marrësh një flamur e ta lidhësh në qafë duke bërë patriotin, duke kënduar këngë, por nuk është aspak e lidhur me patriotizmin dhe frymën e atyre këngëve që ti t’i përdorësh për të sulmuar dhe të bësh çmos të hedhësh baltë ndaj atyre që nuk mendojnë si ti.
Çfarë duan këta patriotët? Ishte një patriot dje që thoshte se Rama i ka ulur qëllimisht biletat që të ikin nga Shqipëria. Çfarë do ky patriot, të rrisim çmimet?
Këtu thuhet gjithçka, por nuk dëgjohet asgjë dhe nuk mbahet përgjegjësi.
Shpërthyen ethet ambientaliste të gjithë shqiptarëve. Ata nuk e dinë që njerëz që kanë qenë në kafene mund të kenë qenë tërë ditën në punë. U zgjuan një ditë e u bënë të tërë ambientalistë.
Ku ishin këta kur në Shqipëri kërciste gjuetia ilegale dhe vriteshin përditë zogj e kafshë? Ku ishin këta kur Shqipëria kishte ligjin e importit të plehrave?
Po bëjnë çmos që ta çojnë në drejtim të paditur nevojën legjitime të shumë njerëzve që u ndjenë përpara një alarmi, ku duhet të dilnin në rrugë për ta ndaluar, sepse morën vesh papritur që ka një plan për ta shitur Shqipërinë./Dosja.al