LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet 27-vjeçari, identifikohet autori! Shkak dyshohet se u bë një lojë minifutbolli (EMRAT)

• Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur reth orës 11:25 në rrugën “Dervish Luzha” në Kamëz, ku si pasojë viktimë ka mbetur 27-vjeçari, Ardian Baloshi. • Autori është identifikuar si Sadik Llanaj, 39 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja me automjet dhe dyshohet se është ende i armatosur. • Baloshi ndodhej në rrugë i shoqëruar me persona të tjerë në momentin kur autori Sadik Llanaj i është afruar me automjetin e tij dhe ka hapur zjarr. • Pas të shtënave Ardian Baloshin e kanë shoqëruar për në spital kalimtarët e rastit, ku më pas ai nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra. • Menjëherë pas kryerjes së krimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me të njëjtin automjet dhe aktualisht, forcat RENEA po vijojnë operacionin në terren për lokalizimin e mjetit dhe kapjen e Sadik Llanajt. • Paraprakisht dyshohet se shkak i nisjes së një konflikti banal mes autorit dhe viktimës është një lojë minifutbolli.

9 artikuj për këtë temë.

28 MINUTA ME PARE

FOTO/ Vrau 27-vjeçarin me armë zjarri në Kamëz, ky është autori Sadik Llanaj

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet
Sadik Llanaj

KAMËZ- Personi që shihni në foto është Sadik Llanaj, 39-vjeçari që vrau mesditën e kësaj të hëne 27-vjeçarin Ardian Baloshin. Ky i fundit ndodhej në rrugë i shoqëruar me persona të tjerë në momentin kur autori Sadik Llanaj i është afruar me automjetin e tij dhe ka hapur zjarr. Pas të shtënave Ardian Baloshin e kanë shoqëruar për në spital kalimtarët e rastit, ku më pas ai nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. 

Menjëherë pas kryerjes së krimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me të njëjtin automjet dhe aktualisht, forcat RENEA po vijojnë operacionin në terren për lokalizimin e mjetit dhe kapjen e Sadik Llanajt. Paraprakisht dyshohet se shkak i nisjes së një konflikti banal mes autorit dhe viktimës është një lojë minifutbolli./Dosja.al

50 MINUTA ME PARE

Vrasja në Kamëz, Policia: 39-vjeçari autor në kërkim, nuk ka të plagosur të tjerë

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet
Policia

KAMËZ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë Paskuqanit, ku pas të shtënave me armë zjarri, ka humbur jetën 26-vjeçari Ardian Baloshi. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është 39-vjeçari Sadik Llanaj, ndërsa policia ka bërë të ditur se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Policia në njoftimin e saj, thekson se autori është shpallur në kërkim, ndërkohë që shton se nuk ka të plagosur të tjerë. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi A. B., rreth 27 vjeç. Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi S. Ll., rreth 39 vjeç. Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore. Sqarojmë se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e autorit dhe do t’ju informojmë në vijim për çdo gjë që lidhet me këtë ngjarje./Dosja.al

59 MINUTA ME PARE

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, autori iu afrua me makinë dhe hapi zjarr, viktima dhe autori banorë të zonës

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet
pamjet

KAMËZ- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit Ardian Baloshi. Drejtori i Komanduar i Policisë Tiranë, Oliger Torba bëri me dije se viktima dhe autori, Sadik Llanaj, janë banorë të zonës së Kamzës. Bëhet me dije se Ardian Baloshi ndodhej në rrugë i shoqëruar me persona të tjerë në momentin kur autori Sadik Llanaj i është afruar me automjetin e tij dhe ka hapur zjarr. 

Llanaj sapo është gjendur pranë tyre ka hapur zjarr, duke lënë të plagosur rëndë 27-vjeçarin, i cili më pas ka ndërruar jetë. Pas të shtënave Ardian Baloshin e kanë shoqëruar për në spital kalimtarët e rastit, ku më pas ai nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra.

Dyshohet se mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt të mëparshëm, çka duket se ka shtyrë autorin drejt sulmit të sotëm. Menjëherë pas kryerjes së krimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me të njëjtin automjet. Aktualisht, forcat RENEA po vijojnë operacionin në terren për lokalizimin e mjetit dhe kapjen e Sadik Llanajt, i cili dyshohet se lëviz ende i armatosur.

“Në spital e Traumës ka shkuar pas shenjka jete Ardian Balloshi rreth 27 vjeç. Nga konstatimet dëmtimet i ka pasur me armë zjarri. Duke parasysh rrezikshmërinë e autorit, është gjykuar që në operacion të marrë pjesë dhe forcat RENEA. Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Janë të dy banorë të zonës. Autori ka qenë me automjet. Nuk ka të plagosur të tjerë. Viktima është dërguar në spital me automjet privat nga qytetarë të rastit”, tha Oliger Torba./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz/ Dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes, policia rrethon zonën 

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet
pamjet

KAMËZ- Pamjet nga vendi i ngjarjes, ku Sadik Llanaj vrau me armë zjarri 27-vjeçarin Ardian Baloshi janë publikuar. Siç shihet edhe në pamje, policia ka rrethuar zonën ku ndodhi krimi dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe dyshimeve se autori është ende i armatosur kanë zbarkuar në terren edhe forcat RENEA dhe kanë nisur një operacion masiv kërkimi.

Baloshi ndodhej në rrugë i shoqëruar me persona të tjerë në momentin kur autori Sadik Llanaj i është afruar me automjetin e tij dhe ka hapur zjarr. Pas të shtënave Ardian Baloshin e kanë shoqëruar për në spital kalimtarët e rastit, ku më pas ai nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. 


 

Menjëherë pas kryerjes së krimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me të njëjtin automjet dhe aktualisht, forcat RENEA po vijojnë operacionin në terren për lokalizimin e mjetit dhe kapjen e Sadik Llanajt. Paraprakisht dyshohet se shkak i nisjes së një konflikti banal mes autorit dhe viktimës është një lojë minifutbolli./Dosja.al

 
1 ORE ME PARE

Qëlloi për vdekje 27-vjeçarin/ Autori dyshohet se është i armatosur, RENEA nis kërkimet në Kamëz 

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet
pamjet

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur këtë të hënë në kamëz, ku viktimë mbeti 27-vjeçari, Ardian Baloshi. Ngjarja e rëndë që i mori jetën 27-vjeçarit ka vënë në lëvizje repartet elitë të Policisë së Shtetit.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe dyshimeve të forta se autori është ende i armatosur, forcat RENEA kanë zbarkuar në terren dhe kanë nisur një operacion masiv kërkimi. Zonës është vendosur në rrethim, ndërsa efektivët e armatosur po ushtrojnë kontrolle të rrepta në zonë./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, identifikohet autori i krimit! Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi me plumba (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet

KAMËZ- Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, Sadik Llanaj që vrau me armë zjarrin 27-vjeçarin Ardian Baloshin. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti banal të nisur në kalçeto.

I riu fillimisht u paraqit në Spitalin e Traumës i plagosur, pot fatkeqësisht nuk mundi tu mbijetojë plagëve. Megjithatë, deri më tani rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta për hetuesit./Dosja.al

1 ORE ME PARE

EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet

TIRANË- I plagosuri me armë zjarri që humbi jetën te Spitali i Traumës është identifikuar. Bëhet fjalë për Ardian Baloshin, 27 vjeç, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në zonën e Kamzës.

27-vjeçari është paraqitur te Trauma me plagë, ku pas ka ndërruar jetë. Ndërkohë Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rendë si dhe identifikimin e autorit që i mori jetën 27-vjeçarit./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Të shtënat me armë në Kamëz, i plagosuri humb jetën te Trauma

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet
Spitali i Traumes

TIRANË- Personi i plagosur ditën e sotme në Kamëz, ka humbur jetën. Mësohet se i plagosuri ka ndërruar jetë, pasi është transportuar në Spitalin e Traumës. 

I plagosuri nuk arriti që t'i mbijetonte dot plagëve të marra nga arma e zjarrit. Ndërkohë që pritet të identifikohet autori i ngjarjes si dhe viktima./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Të shtëna me armë në Kamëz, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet
foto ilustruese

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në Kamëz. Bëhet me dije se personi i plagosur është paraqitur me plagë në Spitalin e Traumës. 

Sipas raportimeve të deritanishme, gjendja shëndetësore e tij nuk dihet ende. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

sadik llanaj ardian baloshi

Sondazh

Poll

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, Drejtori i Policisë Tiranë: Kontrollet nga forcat RENEA

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, Drejtori i Policisë Tiranë: Kontrollet nga forcat RENEA

Vrasja e 26-vjeçarit në Kamëz, pamjet nga vendi i ngjarjes

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm

Qytetarët bllokojnë të gjitha akset kryesore të Tiranës, ndalen te Parlamenti: Rama jep dorëheqjen

“Nga kryetar bashkie, e kryeministër s’e bërë dot”/ Qytetari: Të hedhim poshtë sistemin, PS e PD!

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja në protestë: Ta pastrojmë Atdheun nga ‘tumori’

Turistët në Gjirokastër i japin zë protestës, cohen nga kafja, bashkohen dhe filmojnë

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Të rinjtë i “vënë flakën” gomones, simbol i emigracionit

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut!

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi!

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë