LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kush pasoi kë? Emërimet e tre ministrave të rinj, këto janë zëvendësuesit në institucionet që Hoxha, Malaj dhe Vëngu drejtonin (EMRAT)

• Në Kongresin e PS të dielën, kryeministri Edi Rama lajmëroi lëvizjet si në qeveri edhe në Partinë Socialiste. • Rama emëroi Ervin Hoxhën si ministër të Brendshëm, post i cili mbahej nga Taulant Balla që tashmë është ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. • Hoxha ishte drejtues i IKMT-së, pasuesja e të cilit do të jetë Dallëndyshe Bici. • Kjo e fundit ka drejtuar edhe më herët Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Terrritorit. • Rrjedhimisht me emërimin e Bicit, lirohet vendi i kreut të Kadastrës Shtetërore, agjenci e cila do të drejtohet nga Lorena Goxhobelli. • Pirro Vengu u ëmërua nga kryeministri si ministri i ri i Mbrojtjes, post i cili mbahej nga Niko Peleshi që tashmë është kreu i Grupit Parlamentar të PS-së. • Vëngu ka mbajtur postin e drejtorit të Portit të Durrësit, detyrë të cilën e ka marrë Kreshnik Bajraktari. • Drejtori i ri i portit deri më tani ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës. • Petrit Malaj do të drejtojë ministrinë e Financave, post i cili mbahej nga Ervin Mete, që tashmë është shkarkuar nga detyra. • Malaj do të pasohet nga Erlind Sulo si drejtues i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). • Erlind Sulo ka mbajtur kreun e Koorporatës Elektro-Energjetike Shqiptare. • Më parë ai ka qenë drejtor i FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit. • Tre ministrat bashkë me Taulant Ballën, pasi u votuan në seancën e djeshme të posaçme, kryen betimet e tyre në presidencë.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Pas emërimit të Petrit Malajt si ministër i Financave, Erlind Sulo caktohet drejtues i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Kush pasoi kë? Emërimet e tre ministrave të rinj, këto
erlind sulo

TIRANË- Pas emërimit të Petrit Malajt si ministër i Financave, Erlind Sulo do të jetë në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).

Erlind Sulo ka mbajtur kreun e Koorporatës Elektro-Energjetike Shqiptare. Më parë ai ka qenë drejtor i FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit.

Gjithashtu për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Sulo ka mbajtur postin e këshilltarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndryshimet në qeveri dhe institucione vijnë pasi kryeministri njoftoi në Kongresin e PS emrat e rinj që do drejtojnë ministrinë e Financave, ministrinë e Brendshme dhe atë të Mbrotjes. 

1 VITE ME PARE

Ka shërbyer si këshilltare për pronësin në ministrinë e Mbrotjes/ Kush është Lorena Goxhobelli, drejtuesja e re e Kadastrës

Kush pasoi kë? Emërimet e tre ministrave të rinj, këto
lorena goxhobelli

TIRANË- Largime dhe emërime janë kryer në 72 orët e fundit në disa ministri dhe inistucione të tjera të shtetit. Këtu përfshihet edhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës në krye të së cilës është emëruar Lorena Goxhobelli. Ajo pason në detyrë Dallëndyshe Bicin e cila është riemëruar në krye të IKMT-së, pasi drejtuesi i mëparshëm Ervin Hoxha do të drejtojë tashmë ministrinë e Mbrotjes. 

Ndërkohë Lorena Goxhobelli ka shërbyer në Ministrinë e Mbrojtes si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022.

Ka eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë, fokusuar kryesisht në çështjet e pronësisë, administrimit të tokës, kontratat publiko-private për administrimin e pronës shtet, etj. Lorena Goxhobelli është diplomuar në vitin 2006 për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet master në ekonomi, me fokus administrimin publik, në periudhën 2009 – 2011.

Në vitet 2014 – 2017 ka mbajtur postin e këshilltarit ligjor të Zëvendëskryeministrit, e më pas të këshilltarit ligjor të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në muajin maj të vitit 2022. Në periudhën 2009-2013 ka qenë e angazhuar, si pjesë e ekipit të një kompanie ndërkombëtare, i cili zbatoi një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian për ngritjen dhe forcimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e decentralizuar të asistencës financiare të BE.

Ka qenë gjithashtu pjesë e administratës publike në vitet 2007-2009, fillimisht në Drejtorinë Juridike e më pas në Drejtorinë e Licensave dhe Menaxhimit të Kontratave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Ka eksperiencë akademike, fillimisht si asistente pedagoge e më pas si pedagoge e së Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Familjare dhe e së Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në institucione publike dhe private të arsimit të lartë. Aktualisht mban edhe postin e drejtorit të Divizionit Ligjor në Koorporatën e Investimeve Shqiptare. Ajo është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë që prej vitit 2006.

Fusha e angazhimit: Këshillim ligjor i Ministrit të Mbrojtjes në çështjet e pronësisë për pronën shtetërore në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.

1 VITE ME PARE

Pirro Vëngu u emërua në krye të ministrisë së Mbrotjes, Kreshnik Bajraktari merr drejtimin e Portit të Durrësit

Kush pasoi kë? Emërimet e tre ministrave të rinj, këto
kreshnik bajraktari

DURRËS- Kreshnik Bajraktari është emëruar drejtor i ri i Portit të Durrësit. Bajraktari është pasardhës i Pirro Vëngut, i cili tashmë do të jetë në krye të ministrisë së Mbrojtjes.

Drejtori i ri i portit deri më tani ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës. Ai ka mbaruar studimet e larta në universitetin Politeknik të Tiranës dhe është me origjinë nga Kukësi.

Emërimi i tij u bë ditën kur u hap gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

1 VITE ME PARE

Pas miratimit në Kuvend, tre ministrat e rinj dhe Balla kryejnë betimin në Presidencë

Kush pasoi kë? Emërimet e tre ministrave të rinj, këto

TIRANË- Në presidencë u zhvillua ceremonia e betimit e tre ministrave të rinj dhe Taulant Ballës si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Pas leximit të dekretit, ministrat e rinj janë betuar me dorën mbi kushtetutë. Betimi vjen pas votimit të tyre si ministra në seancën e djeshme plenare e cila u zhvillua me tensione dhe debate.

Në Kuvend Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm me 76 vota pro. Petrit Malaj u emërua ministër i Financave me 77 vota pro. Pirro Vengu u emërua ministër i Mbrojtjes me 77 vota pro. Ndërsa Taulant Balla u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me 78 vota pro.

Ndryshimet në qeveri u propozuan nga kryeministri Edi Rama në kongresin e PS të dielën.

1 VITE ME PARE

Ervin Hoxha iu bashkua kabinetit qeveritar si ministër i Brendshëm, Dallandyshe Bici rikthehet në drejtimin e IKMT-së

Kush pasoi kë? Emërimet e tre ministrave të rinj, këto
foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në kongresin e PS të dielën lajmëroi ndryshime dhe lëvizje si në parti dhe në qeveri.

Së fundmi Rama ka firmosur ndryshime të reja, duke rikthyer në krye të IKMT-së, Dallëndyshe Bicin. Në vend të Dallëndyshe Bicit në krye të ASHK-së ështe emëruar Lorena Goxhabelli.

Kjo e fundit vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022.

Posti si drejtues i IKMT u lirua pasi Ervin Hoxha do të mbajë tashmë detyrën e ministrit të Brendshëm, e cila mbahej më herët nga Taulant Balla. 

Kush pasoi kë? Emërimet e tre ministrave të rinj, këto

petrit malaj ervin hoxha pirro vengu dallendyshe bici erlind sulo kreshnik bajraktari lorena goxhobelli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj