LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet! Raportojnë organet e drejtësisë, PD: Hetoni Ramën!

•Seanca parlamentare e kësaj të enjteje është mbyllur me rrëzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për Butrintit. Ajo nisi me interpelancën e thirrur nga deputeti socialist Erion Braçe me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca. • Debate, ironi dhe përplasje mes tyre. • Braçe tha se bujqit po “shtrydhen” nga tregtarët, duke akuzuar me fakte edhe deputetin e PD-së, Luan Baçi. • Kjo është interpelanca e dytë radhazi mes Braçes dhe Krifcës lidhur me problemet në bujqësi. • Po sot, edhe deputeti Tritan Shehu ka kërkuar ripërsëritjen e votimit për dënimin e gjenocidit të Srebrenicës, me argumentin se është shkelur rregulloja, mirëpo kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se një gjë e tillë nuk merret parasysh. • Sot në Kuvend kaluan edhe raportimet vjetore të institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK, KLGJ, KLP e ILD. • Po ashtu, nuk kanë munguar as përplasjet e zakonta me kryedemokratin Sali Berisha. •Ai zuri Foltoren pasi Ermonela Felaj nuk i dha fjalën. •Pasi mori radhën e fjalës së Elda Hotit, Sali Berisha e vuri theksin te reforma në drejtësi, duke thënë se përse SPAK nuk heton ‘sarajet’ e Edi Ramës, apo Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajt për aferën e Inceneratorëve. •Përgjigjen ia dha ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. •Enkelejd Alibeaj kërkoi që të nisin hetimet nga organet e drejtësisë për të gjitha akuzat e Gazment Bardhit dhe Dashnor Sulës. •Ishte Bardhi që akuzoi Ramën se është marrë leje për ndërtimin e 37 kateve dhe 5 kateve nëntokë, por kësaj ndërtese i janë shtuar 5 kate pa leje. Berisha pati një përplasje të fortë me Spiropalin, e ofendoi dhe seanca u mbyll.

36 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

E PLOTË/ Si degradoi në fyerje debati në Kuvend, Berisha: Spirobuçi, ju pret fati i SriLankës. Spiropali: Beterr, shpërdorues

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Sali Berisha dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Një debat i fortë me replika e ofendime ka sjellë përplasjen mes ministres Elisa Spiropali e kryedemokratit Sali Berisha e për rrjedhojë, ndërprerjen e seancës plenare. Nga foltorja Berisha u bëri thirrje socialistëve nga foltorja që të rikthejnë votën ose do të dalin jashtë ligjit, referuar zgjedhjes së kryetarëve të degëve në PS. Sipas tij socialistët janë shndërruar në qenie shtetërore e shtoi se do të bëjë gjithçka që partia e cila nuk voton, të mos ekzistojë në harkun Kushtetues të Shqipërisë. Berisha tha se qeveria shqiptare do të ketë fatin e Sri Lankës, vend ku u rrëzua për shkak të protestave të dhunshme pasi qeveria po vjedh pronat publike. Ai përmendi edhe largimin masiv të shqiptarëve në 9 vite qeverisje të Edi Ramës.

Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin i është përgjigjur Sali Berishës duke e konsideruar shpërdorues të fjalës. Duke i kujtuar shpalljen non-grata, Spiropali tha se Berisha ka marrë përgjigjen se sa shumë e do populli apo Amerika, por që PS-ja sipas saj, nuk do ta lejojë që ai të vijojë të shkelë ligjet në vend. Berisha foli sërish dhe këtë herë përmendi skandalin e tenderave të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Por, në fjalë e sipër, ai ofendoi ministren Spiropali që e quajti ‘spirobuçi’, fjala iu ndërpre nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e cila kërkoi mbledhjen për masë disiplinore.

PJESË NGA REPLIKAT:

Sali Berisha: Ju përdorni shkencën si mekanizëm për të vjedhur pronën publike. Pse e them? Sa është buxheti i tekno-hajnisë për shkencën? Është 1/57 e vendeve, jo të OCDE, por OSBE. A ka mundësi që të ekzistojë në mendjen e tyre ideja shkencë? Zero. Është absolutisht e vërtetë që kemi studiues të shkëlqyer, të cilët mund të bëjnë kërkime shkencore të një niveli shumë të mirë. Por çfarë ndodh me ju? Shihni pak rrogat e tyre. Ju i keni thënë laboratorit të Ricardo Husman, i cili shkruan për mrekullitë e Edi Ramës pavarësisht se Sri Lanka ju pret, shihni atë dokumentarin e Sri Lankës. Pse ju them Sri Lanka? Sepse keni të njëjtin laborator. Edhe ata paguanin Husman, edhe ju paguani Husman. Ju bëtë një joint venture me Sri Lankën. Atje shkonte Erion Veliaj, këtu vinte ai përfaqësuesi i Shoqërisë së Hapur të Sri Lankës. Ju garantoj se do të ndiqni fatin e njëri-tjetrit. E dini ju hemorragjinë e tmerrshme të trurit që keni krijuar këto vite me mijëra mjekë, pedagogë, psikologë, juristë të shkëlqyer të të gjitha fushave ikin sepse ju bëni një luftë amorale shtresës së mesme. E dini ju që për 9 vite në universitete publike të vendit në mënyrën më skandaloze ju ndaluat mbrojtjen e doktoratave. E dini ju që doktoratat janë një nga rrugët më dinjitoze të kërkimit shkencor. Ku e dini ju çfarë është shkenca. Ju jeni shndërruar në qenie shtetërore. Kur ua heq votën ai si nuk ndjeheni të turpëruar kur dilni para nesh dhe para shqiptarëve? Ua them këtu, ose do riktheni votën ose do të dilni jashtë ligjit. Ju garantoj se do të bëj gjithçka që partia e cila nuk voton, të mos ekzistojë në harkun Kushtetues të Shqipërisë. Ju pret dalja jashtë ligjit. Të ndalohet me ligj, të nxirret jashtë ligjit. Prandaj filloni betejën për rikthimin e votës. Si ka mundësi që i ndaluat doktoratat 8 vite në universitete? E dini çdo të thotë t’u ndalosh studiuesve doktoratën? Çfarë kërkimi shkencor do të bëjnë ata për tezat e tyre që duhet të zhvillojnë? E keni kryekëput për të vjedhur. Po çfarë kërkimi shkencor keni nevojë të bëni ju kur keni shpikur nga laboratori i qeverisë rritjen me 600 herë të fitimit në 4 muaj? A ekziston kund në botë një standard i tillë? Shikoni ku ju shkon vjedhja ju, me vjedhje ju shumëfishoni me 600 herë suksesin. Dhe për meritë, nga këshilltar i Ballukut bëhet drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve tjetri. Keni ju interesa për shkencën? Absolutisht vetëm për të vjedhur.

Elisa Spiropali: O shpërdorues i fjalës, o beterr i komunikimit. Dije se me këtë që the, e bëre sot këtu në parlament, i ktheve përfundimisht pyetjes që të mundon dhe nuk të lë të flesh natën, të do apo jo populli. Populli që të flaku sic e meriton ta ka kthyer përgjigjen dhe sot me këtë që the e bërë i dhe edhe popullit përgjigjen përfundimtare se e ke merituar flakjen e tij, të SHBA, të cdo deputeti që të kthen kurrizin dhe të këtij parlamenti që kur flet ti, sekëlldis mendjen, mbyll hundët, gati sa nuk mbyll sytë por do durojmë që ti tregojmë brezave të ardhshëm se si nuk duhet të jetë një burrë shteti. Se si nuk duhet të flasë një politikan, se si nuk duhet të mendojë një njeri që përfaqëson popullin, si nuk mund ta përdhosësh shenjtërinë e vdekjes. Do durojmë, durimi me ty është i pafundëm për të provuar se atë që thoshte Pushkini që nuk ka iluzion më të ëmbël se të kujtosh kohët e shkuara dhe të pranosh të vërtetat e kohës. Nuk e pranon dot që e shkuara nuk kthehet më. Ky është problemi yt por nuk do të jetë i qytetarëve shqiptarë. Nuk mund ta mposhtësh Shqipërinë, nuk mund t'ia shkelësh ligjet

Sali Berisha: Salariotët nuk kanë të sosur. Ky burri që i dha 500 milionë lekë tenderin kuzhinierit të djalit si puna e salariotit që i dha vëllait të kësaj ministres, të Spirobucit….

(Gumëzhin salla)

Lindita Nikolla: Ju ndërpres fjalën. Nuk mund të pranohet kjo fyerje e rëndë. Është shkelje e rëndë etike.

Sali Berisha: S’më hiqni dot fjalën

Lindita Nikolla: Keni shkelur rëndë Kodin e Etikës. Do ndërpritet seanca për të vijuar me masën disiplinore.

Elisa Spiropali: Vetëm sa provove dhe me fjalën, dhe me ndjesën, dhe me skuqjen, dhe me pacipësinë që ne do vazhdojmë këtu Sali të mbyllim veshët, të mbyllim hundët kur ti flet këtu sa për të dhënë mundësinë që drejt Perëndimit të diellit të vazhdosh të shkosh sic ke bërë deri tani. I turpëruar si burrë, i turpëruar si gjysh, si politikan, si njeri sepse e nise këtë punë si të ishe Skënderbeu i dytë dhe përfundove si Saliu i fundit.

3 VITE ME PARE

Kthimi i Ligjit për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, Kuvendi rrëzon dekretin e Metës

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Meta ktheu në Kuvend marrëveshjen për Butrintin pasi sipas tij cënonte interesin e shqiptarëve. Sipas Metës ishte e përgjegjësi e shtetit dhe nuk mund të heqë dorë dhe t’ia kalojë OJF-ve. Në votim morën pjesë 101 deputetë

Si u votua:

Pro 27 

Kundër 72

Abstenim 2

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Berisha ofendon ministren: Spirobuçi (Ndërpritet seanca)

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ofenduar ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, të cilën e cilësoi si ‘spirobuçi’. I pranishëm në foltore, Berisha foli për skandalin me tenderat e Fondit të Zhvillimit Shqiptar dhe e krahasoi atë me Spiropalin. 

“Salariotët nuk kanë të sosur. Ky burri këtu që i dha 500 milionë lekë tenderin kuzhinierit të djalit (i referohet Dritan Agollit të FSHZ-së), si puna e Salariotit që i dha Eltit, vëllaut të kësaj ministres, Spirobuçit. Ju lutem…”, tha ish-kryeministri.

Pas fjalës së Berishës, është ndërprerë seanca në Kuvend. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën kryedemokratit dhe kërkoi që të thirrej mbledhja për masë disiplinore. Ndërkohë, salla nisi të zhurmonte nga deputetët që kërkonin që Berisha të tërhiqte mbrapsht ofendimet. 

3 VITE ME PARE

“Shteti angazhon mafien në zgjedhje”, Bylykbashi: Qeveria grabit qytetarët çdo ditë

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Edi Rama. I pranishëm në Kuvend, Bylykbashi tha se reforma në drejtësi nuk ka funksionuar dhe se deri më tani është prodhuar vetëm pandëshkueshmëri. Deputeti shtoi se drejtësia po largohet dhe se shteti po u bën presion qytetarëve.

“Keni parë ndokënd këtu të humbasë jetën në këtë betejë me mafien. Kjo ka një arsye të thjeshte sepse nuk ka nevojë për këtë sepse shteti e angazhon atë gjatë zgjedhjeve. Drejtësia po largohet dhe këto janë produkte të reformës në drejtësi. Duke lavdëruar njëri tjetrin të gjitha na dhanë këtë reformë që ka prodhuar vetëm padrejtësi. Kemi investime strategjike, kemi pandëshkueshmëri për qeverinë sepse nuk e ka frikë drejtësinë. S’ka nevojë për mafie dhe instrumente të saj sepse është shteti që u bën presion qytetarëve dhe i grabit çdo ditë,"- tha ai.

3 VITE ME PARE

Boçi-Ramës: Të vdekurit të duhen për larje parash, të gjallët për propagandë!

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Luçiano Boçi

TIRANË- Luçiano Boçi, deputeti i Partisë Demokratike ka hedhur akuza ndaj qeverisë e kryeministrit Edi Rama. I pranishëm në Kuvend, Boçi tha se Rama po i përdor të vdekurit për pastrim parash, referuar skandalit me evazionin fiskal. Ndërsa të gjallët, sipas Boçit, i duhen për propagandë.

“Dështimi i SPAK është po aq i madh sa edhe pritshmëritë. Afera e inceneratorëve është sfida më e madhe dhe afera më e madhe e korrupsionit e kësaj qeverie. Me daljen e fakteve shumë prej të moshuarve nuk e dinë që janë të pasur. Ramës të vdekurit i duhen për larje parash ndërsa të gjallët i duhen për pjesën e propagandës. Inceneratorët kanë vdekur, ku është ai i Elbasanit, ka 9 muaj që është i fikur. Po ai i Fierit, nuk është vënë në punë farë. Po ai i Tiranës, ai i Tiranës ka vdekur pa lindur ende por megjithatë këto kanë gllabëruar miliona euro. Ky SPAK që ka 17 prokurorë me çfarë do të merret në këtë moment. Nëse krimi në Shqipëri legalizohet çfarë do të ndjekë për të luftuar korrupsionin,”- tha Boçi.

3 VITE ME PARE

Ministrja e Bujqësisë tregon ‘shpikjen’ e radhës: Program falas online për fermerët, të mësojnë si të zgjedhin dhe punojnë tokën

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Frida Krifca

TIRANË- Pas deklaratës që bëri xhiron e rrjeteve sociale se do të hapej një Akademi për barinjtë, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka lëshuar një tjetër perlë. Nga Foltorja e Kuvendit, Krifca pohoi se qeveria do të ngrenë një program falas online për fermerët, që do t’i mundësojë të punojë tokën apo të njohë tipet e saj. Ndryshe nga programi "Exel" që sipas saj përdoret tani nga Ministria e Bujqësisë. 

“Po kryejmë dixhitalizimin e sistemit të programit në mënyrë që i gjithë informacioni të procesohet online, të shkurtojmë kohë deri në lidhjen e kontratave duke e bërë kështu zbatimin e këtij programi online një ndër të para në rajon. Për rritjen e efektivitetit të përdorimit të tokës bujqësore, që është qëllimi i interpelancës, kemi ngritur programin e menaxhimit të qëndrueshëm të tokës.

Kemi ndërtuar një sistem me të dhëna kadastrale të cilësisë së përdorimit të tokës, program i cili do t’u mundësojë fermerë akses online të të dhënave dhe tipeve të tokës, kulturave dhe përshtatshmërinë bujqësore që është më e udhës të kultivohen me bazën e të dhënave për në nivel parcele. Ofrojmë informacion shtesë kështu për të gjithë fermerët, i cili do të jetë falas, për sipërmarrësit që duan të investojnë në bujqësi dhe të kulturave më të përshtatshme që duhet të kultivojnë në tokën e tyre. Fermeri merr informacion për cilësinë e tokës ku do të dojë të ndërtojë fermën e tij,”-tha ajo.

Me siguri fermerët mezi po e presin një program të tillë, por për shitjen e produkteve si do të bëhet?

 

3 VITE ME PARE

Ahmetaj-Berishës: Ke vrarë më shumë njerëz se pandemia, guxon e vjen në parlament

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Arben Ahmetaj

Vjen flet ai që ka vrarë më shumë se pandemia. Mbajtësi i vulës së thyerjes së embargos në 94’. Ai ka mundur pandeminë me vdekjen. Prapë guxon vjen këtu. Dikush e përqesh dhe dikush e duartroket. Ai ka vrarë më shumë se pandemia.  Ai njeri nuk ekziston dhe nuk duhet të merremi me të. 

vijon...

3 VITE ME PARE

Harta e re/ Zhupa në Kuvend: Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të jetë në Vlorë, jo në Lushnje

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar që të bëhet një ndryshim në hartën gjyqësore. E pranishme në Kuvend, Zhupa tha se do të ishte më normale që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të ishte në Vlorë dhe jo në Lushnje. Ajo tha se Lushnja është shumë larg për Konispolin dhe Përmetin.

"Lushnja është skaji më verior i rajonit të krijuar nga harta gjyqësore. A nuk do të ishte më normale të ishte në qendër të këtij rrethi dhe i bie të jetë Vlora. Vlora ka të njëjtën largësi distance nga të gjitha pikat e rrethit. Duke zgjedhur skajin më verior, Lushnjen, imagjinoni Konispolin e Përmetin që shkojnë në Lushnje. Nuk e di nëse do të mund të bëjnë ndryshim por Vlora ka mundësitë për të qenë Gjykatë Administrative e Shkallës së Parë,"- tha Zhupa. 

3 VITE ME PARE

Gjiknuri thirrje zyrtarëve të drejtësisë: Jini të pavarur, mos hani presionin e politikës

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Damian Gjiknuri

TIRANË- Numri dy i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri u ka bërë thirrje zyrtarëve të drejtësisë që të mos bien pre e presioneve nga politikanët. I pranishëm në Kuvend, Gjiknuri tha se harta e re gjyqësore ka qenë një oepracion shumë i fortë, duke e krahasuar at me heqjen e një tumori. Ai shtoi më tej se njësoj si një pacient i sapo operuar, edhe insittucionet e drejtësisë kanë nevojë për kohë për të fituar pavarësinë e tyre. 

"Drejtësia do të marrë vitet e saj. Të gjitha këto shqetësime që ngrihen këtu dhe janë politike janë pasojë e vettingut dhe reformës. Jo në kuptim negativ. Patjetër po vuajmë disa pasoja, unë nuk mund ta mohoj. Njerëzit kanë shqetësim për vonesat e dosjeve gjyqësore. Problemi është si do ta bëjmë më mirë. Prandaj merren disa hapa, dhe ribërja e hartës së re gjyqësore. Harrojmë që gjëja më e rëndësishme është të dalë data e gjyqit, të zhvillohet gjyqi. Harrojmë që ligjin e kemi shkruar vetë. Kur flasim këtu zbatoni ligjin, qëndrojini atyre kritereve. Ky ishte një operacion i fortë, si të heqësh një tumor. Ju doni që një person sapo del nga operacioni të dalë dhe të vrapojë në fushë. Institucionet e drejtësisë duhet të fitojnë më shumë pavarësi, nuk duhet të bien në presionin e politikës, nuk duhet të presë thika vetëm nga njëra anë,"- tha Gjiknuri. 

3 VITE ME PARE

Harta e re, Korreshi: Qytetarët pa shërbim, gjyqtarët duan të vinë me shtëpi në Tiranë

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi është shprehur se harta e re gjyqësore po bëhet që gjyqtarët të vijnë me shtëpi në Tiranë. I pranishëm në Kuvend, ai tha se mbështet avokatët në të gjitha kërkesat e tyre.

"Sot avokatët janë në protestë. Për këtë reformë në drejtësi për mënyrën si po e konceptoni këtë reformë. Sot kanë qenë në dyert e KLGJ të gjithë avokatët. Njerëzit nuk po marrin shërbim, janë bojkotuar të gjitha seancat. Ju nuk i dëgjoni. Vini këtu dhe i ndani fletë lavdërimi. Ku janë këto fletët? Si mund të jepet në këtë lloj forme. Sepse ju futët një drejtësi me gogla. Kjo reformë dështoi që në hapat e parë dhe e tillë do të përfundojë. Ju kuptuat sesi mund ta coni këtë sistem në kolaps sepse i interesonte kryeministrit. Prej vitesh GJK nuk ishte funksionale. Ai sistem drejtësie që ju e bëtë çorap në këto 6 vite po mundoheni ta qepni. Nuk mund të konceptohet vetëm një gjykatë apeli kur ju ju plasi bomba te gjykata e apelit administrativ. Ju po eliminoni gjykatat e rretheve, është qesharake. Sistemi është në kolaps. Ju po e ktheni shërbim ndaj gjyqtarëve sepse të gjithë duan të vijnë me shtëpi në Tiranë,"- tha Korreshi. 

3 VITE ME PARE

Mban firmën e Kumbaros, afera miliona euroshe që ka projektuar qeveria me gjiret e Llamanit e Porto Palermos

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Llaman

VLORË- Një projektvendim i përgatitur nga Ministria e Mjedisit, që përgatitet të marrë firmën e ministres Mirela Kumbaro, i planifikuar të marrë miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe më pas edhe prej kryeministrit Edi Rama, po ngre një stuhi reagimesh dhe procesesh mes qeverisë dhe pronarëve në këto brigje të Himarës. Projektvendimi i vendosur verbalisht mes kryeministrit Rama dhe ministres Kumbaro parashikon dy faza. Fazën zyrtare të shpalljes dhe miratimit përmes vendimit të “kufijve të zonës së mbrojtur dhe zonimin e brendshëm të ekosistemit natyror detar-bregdetar të Gjirit të Porto Palermo-Llamani”.

Në projekt-dokument, i cili mbështetet në nenet 7,9,10 dhe 16 të Ligjit Nr 107 datë 31.07.2014:

“Për planifikim e Zhvillimit e Territorit” i ndryshuar, shkronjës “ë” të pikën 6 të nenit 10 të

Ligjit Nr.81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, të Vendimit Nr. 686 datë 22.11.2017 të Këshillit të

Ministrave, “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit”, i ndryshuar, të Vendimit

Nr. 519, datë 20.09.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e përbërjes së Këshillit

Kombëtar të Territorit”, i ndryshuar, me kërkese të Agjencisë Kombëtare të Zonave të

Mbrojtura nëpërmjet Agjencisë Kombëtare te Planifikimit të Territorit, Këshilli Kombëtar i

Territorit, vendoset: Miratimi i kufijve dhe zonimi i brendshëm i zonës së ekosistemit natyror detar bregdetar të Gjirit të Porto Palermo-Llamani si me poshtë:

ndodhet 1853m (1 milje detare) larg bregut të Kepit të Alpunit (Gjiri Llamanit),

vijon përgjatë kurrizit në drejtim të Ullirit të Hollë, zbret në drejtim të rrugës

Himarë-Qeparo, deri tek pika 2, me koordinata 43 95 093.6L/44 39 875.2V,

bashkimi i rrugës kryesore me rrugën që zbret te plazhi i Llamanit;

djathtë (poshtë) rrugës automobilistike Himarë-Qeparo, deri te pika 3, me

koordinata 43 98 722.3L/44 35 525.0V;

të Spinarasit deri te pika 4, me kooridinata 43 98 519.7L/44 33 685. 7V, në distancë

deri te pika 1, me koordinata 43 91 937.1L/44 38 146.4V.

Sipas dokumentit paraprak, pjesë e këtij vendimi janë edhe harta e kufijve të zonës, kufijtë elektronik në format vektorial të zonës së mbrotur. Bashkangjitur me të janë edhe

vendimet për pezullimin e dhënies së lejeve të reja të zhvillimit/ndërtimit si dhe pezullimin e planeve të detajuara vendore në këtë territor administrativ. Ndërkohë që sipas pikës 2 të këtij projektvendimi “Deri në shpalljen e zonës së mbrojtur mjedisore, autoritetet e zhvillimit të territorit lejohen të japin leje zhvillimi/ndërtimi në territorin administrativ në të cilin përfshihet Ekosistemi Natyror Detar–Bregdetar i Gjirit të Porto Palermo-Llaman, vetëm pasi të kenë marrë konformitet nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe për këto raste përjashtimore:

Ky projektvendim i qeverisë është i beftë. Më herët, vetë qeverisjet e kryeministrit Rama kanë shqyrtuar alternativa projektesh të ndryshme në lidhje me këtë territor bregdetar. Madje në harkun kohor të 15 viteve të fundit nga qeveritë e vendeve dhe donatorë të ndryshëm janë harxhuar miliona euro për proceset e menaxhimit, planifikimit dhe investimit. Prej vitesh nga pronarët e trojeve në këtë zonë të skicuar prej qeverisë, mbi 90 për qind e të cilëve të paisur me dokumenta pronësie, vërtetime pronësie, AMTP dhe në kushtet e disa dhjetra transaksioneve pronësore të realizuara, janë negociuar edhe kontrata të shumta zhvillimore e sipërmarrjeje.

Si lindi ideja dhe pse pikërisht tani ky projektvendim Kumbaro-Rama?!

Territori që përfshihet në projektvendimin Kumbaro-Rama është i lakmuar në shekuj, pormë së shumti, në këto tri dekada të fundit. Eshtë i vlerësuar si pjesë e pashmangshme e investimeve strategjike në dy fusha: në atë të mbrojtjes detare dhe atë të turizmit i cili mbetet ende i pazhvilluar por e vetmja shpresë për zhvillimin elitar të kësaj zone. Zhvillimi i mbrojtjes detare është i njohur, për shkak të pranisë historike të bazës detare ushtarake me emrin e njohur Porto Palermo dhe aseteve portuale e ushtarake që aty janë investuar nga shtetit shqiptar përgjatë gati njëqind viteve të fundit. Bëhet fjalë për investim në sektorin mbrojtës, i cili kap shifrat e miliarda eurove, veçanërisht në harkun kohor të gjashtëdhjetë viteve të fundit.

Në tri dekadat e fundit projektimet zhvillimore në fushë të turizmit kanë qenë të ndryshme dhe opcionale. Kohë pas kohe kanë lobuar grupe interesi dhe përfaqësues të shumtë të biznesit kombëtar dhe atij të huaj për të ofruar projekte për park të fuqishëm turistik dhe me shumë zëra. Në nivelet e larta qeverisëse të këtyre 20 viteve të fundit janë lobuar dhe kanë qarkulluar projekte të ndryshme.

Grupe interesi nga Greqia, Italia, Gjermania, Arabia, madje edhe përfaqësues me influence politike na qarqet greko-amerikane dhe shqiptare kanë lobuar në kohë dhe momente të konjukturave të ndryshme përgjatë tranzicionitpostkomunist për të qenë hipotekues dhe investitorë të këtij territory.

Mirëpo rezistenca e banorëve-pronarë, diversitetet dhe ndjeshmëritë e tjera që kanë banorët e bregdetit për pronën dhe trashëgiminë I kanë detyruar vendimarrësit të tërhiqen dhe të anullojnë projekte dhe projektvendime.

Por ç’farë fsheh qeveria Rama pas statusit “zonë e mbrojtur në Llaman-Porto Palermo?!

Pak ditë më parë në bashkinë e Himarës dështoi të zhvillohej një seancë dëgjimore me banorët, pronarët dhe të interesuarit e zonës LLaman-Porto Palermo. Pronarët e irrituar jo vetëm reaguan njëzëri, por paralajmëruan se kushdo që do të guxojë të zhbëjë apo tjetërsojë të drejtën e trashëgimisë dhe posedimit pronësor në këtë zonë, do të përballet me forcën e reagimit, pengimit dhe ankesës ligjore dhe denoncuese ndërkombëtarisht të himariotëve dhe gjithë familjarëve.

Përmes një letre publike banorët denoncuan se ky projektvendim është poshtërim I banorëve në të drejtën e tyre, është plan djallëzor grabitjeje dhe tjetërsimi të mundësisë së tyre për të gëzuar e trashëgua pronën e të parëve, është një djallëzi që kërkon të mbulojë përmes një statusi të përkohshëm tjetërsimin dhe trashëgimin nga tjetërkush, padyshim oligark apo “investitor strategjik” që qeveria e fsheh për një periudhë të afërt kohore. Madje banorët përmes një teksti të nisur pranë redaksisë sonë përmendin një incursion të babait të një këngëtareje të famshme kosovare, i shoqëruar prej disa të besuarve të kryeministrit Rama dhe nëpunës të ministrisë së Mjedisit.

A mund të sjellë dy konflikte ky projektvendim i qeverisë në Himarë?

Takime të njëpasnjëshme të pronarëve lokalë në Himarë kanë nisur strukturimin e ankimit kundër këtij projektvendimi dhe projektit që fshihet pas tij në dijeninë e qeverisë Rama. Të gjithë aktivistët filogrekë në Himarë kanë vënë në dijeni me letra dhe publikime organizatat greke që investohen në mbrojtje të të ashtuquajturit minoritet grek në Himarë.

Përfaqësues të OMONIA-s në Himarë dhe sidomos pronarët e trojeve kanë marrë takime me Ambasadat e huaja në Tiranë dhe me përfaqësues të lartë zyrtarë në Uashington, Bruksel, Athinë. Ndërkohë që grupi I përfaqësuesbve të pronarëve të tokave në këtë zonë kanë njoftuar një takim javën e ardhme në të cilin do të nisin procesin e lobimit dhe sqarimit për këtë projektvendim që është I dyshuar dhe që shton përditë hijet dyshuese për një aferë.

Marrë nga ArbëriaNews

3 VITE ME PARE

PARALELIZMI/ Majko për drejtësinë: Vjen era nevojtore, ika me lot në sy, kjo histori më kujton korrupsionin

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka krahasurar lidhjen e korrupsionit me drejtësin sot, me një histori të fëmijërisë së tij. I pranishëm në Kuvend, Majko tha se kur i ofenduar Kuçovën dhe i thanë se aty vinte era nevojtore, ai kishte ikur duke qarë tek nëna e tij. Kjo gjë, sipas Majkos, i kujton familjarizmin e drejtësisë me statusquonë e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

"Në fëmijërinë time kur im atë u transferua në Kuçovë, vizitoheshim rregullisht nga kushërinjtë e mi. Më trishtonte pakënaqësia e vizitorëve për erën e gazit në qytet për shkak të puseve të naftës. Kur njëri nga kushërinjtë e mi më tha se kur këtu mban era nevojtore, u ndjeva shumë keq, vrapova te nëna ime dhe me lot në sy bërtisja se si guxonin të na fyenin kështu. Sot kjo histori më kujton familjarizmin e drejtësisë me statusquonë e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Prishja e saj ka qenë qëllimi i reformës në drejtësi,"- tha Majko. 

3 VITE ME PARE

Spiropali: S’kemi futur duart askund, socialistët janë dënuar pa ndërhyrje

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali është shprehur se qeveria nuk ka ndërhyrë në asnjë vendim të drejtësisë për të dënuar anëtarët e Partisë Socialiste. Duke iu përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, Spiropali tha se ministra e deputetë të PS-së kanë marrë ndëshkimin nga drejtësia ka ndërhyrjen e askujt. Ajo shtoi se ka qenë vetë qeveria që ka kërkuar hetim të plotë.

“Nuk mund ta mendonin që të dënonin njëri apo tjetrin. Sot për herë të parë kemi kryetarë bashkish, deputetë, ministra që janë hetuar, gjykyar dhe janë dënuar pa pasur asnjë ndërhyrje nga kjo shumicë. Pa futur hundët dhe duart në punët e drejtësisë. Kjo qeveria ka kërkuar vetëm hetim të plotë. Pa mbrojtje për askënd. Aleatët janë bërë bashkë dhe thonë që do dalin në rrugë për të ngritur shqiptarët. I ka ardhur goja edhe asaj zonjës së atij zotërisë që iu mbyll dosja në Gjykatë të Lartë edhe pse ishte me zë dhe figurë. Pse nuk i njohim ne këto miza, nuk e dimë ne se çfarë kanë bërë? Nuk ia hidhni dot qytetarëve me slogane. Sot politikanët dhe zyrtarët e lartë kanë frikë të firmosin. Nuk ka forcë politike që i mbron. Ju nuk i jeni vërsulur kot kësaaj qeverie. Problemin e keni edhe me partnerët tanë që kërkojnë ndëshkueshmëri për ato dosje që kërkojnë hetim. Ne nuk mbrojmë askënd,”- deklaroi ajo.

3 VITE ME PARE

Me kë e ka? Xhafaj: Disa prokurorë shërbejnë si lavatriçe për ata me pasuri marramendëse

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është treguar i ashpër kur ka folur për organet e reja të drejtësisë, duke u ndalur veçanërisht te SPAK. Nga foltorja e Kuvendit, Xhafaj u shpreh se bashkohet me ata që kanë më shumë pritshmëri te SPAK, sa i përket goditjes së grupeve kriminale dhe korrupsionit. Ai tha se shumë prokurorë janë të përfshirë në pastrimin e parave të atyre që kanë shuma marramendëse. 

"Seancat dëgjimore në komisione janë dëshmi e faktit dhe reformimi i drejtësisë është një proces pa kthim, me rezultate të prekshme. Institucionet e reja të drejtësisë ndodhen para sfidave të vështira, por plotësisht të arritshme, nëse dëshmojnë një ritëm më të mirë në punën e tyre, sipas vëzhgimit tim. Ata duhet të dëshmojnë se ndryshimi thelbësor që ka sjellë kjo reformë, pavarësia, është duke u jetësuar në vendimmarrjen e tyre. Një realitet ligjor ky, por ende një realitet i prekshëm, kur sheh që ende prokurorët ndikohen në vendimmarrjen e tyre nga drejtuesit e tyre, nga individë që kërkojnë të kthejnë frymën klienteliste. Teksa flasim për pavarësi dhe përgjegjshmëri, mbetet prioritet ndalimi i çdo përpjekjeje të brendshme apo të jashtme për të ndikuar te vendimet. Ndikimi i paligjshëm në drejtësi ka ardhur koha të ndëshkohet fortë. Duhet identifikuar dhe parandaluar përpjekja e disave për të krijuar benefite personale për rrethin e tyre familjar.  Nuk është normale që KLP, edhe tre vite pas ngritjes, nuk ka miratuar akoma rregulloren. E papranueshme mungesa e komunikimit të organeve të drejtësisë, e pafalshme mbajtja e qëndrimeve publike. Bashkohem me ata që kanë më shumë pritshmëri tek organet e drejtësisë, e veçanërisht te SPAK, sa i përket goditjes së grupeve kriminale dhe korrupsionit. Nuk duhet të rendin pas statistikave, por duhet të fokusohen te çështjet kryesore. Janë çështje “ të vjetra” në kohë dhe të reja, por të gjitha me ndjeshmëri të madhe. Për disa të tjerë të flakur nga sistemi për pasuri marramendëse, deri në miliona euro, shkojnë në Durrës, Elbasan e Tiranë, me shpresën se mund të gjendet aty ndonjë prokuror që mund të shërbejë si lavatriçe. Duhet të parandalojmë këto dukuri. Ne këtu dhe gjerësisht qytetarët me shumë të drejtë kërkojmë rezultate ndaj njerëzve të drejtësisë. Disa këtu nuk reshtin duke qarë për rikthimin e asaj drejtësie, që përdornin. Duhet hequr dorë nga gjuha denigruese dhe presioni. Roli i Kuvendit mbetet thelbësor në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Kuvendi ka hapësirat e duhura ligjore për ta ushtruar këtë përgjegjësi Ju pëlqen apo jo, pa mbështetjen e partnerëve, pa luftën e tyre ndaj demonëve të vjetër, nuk mund të kishim Reformë në Drejtësi. SHBA u bë barrikadë për ata që drejtësinë e kanë parë si mbështetje të tyre,"- tha Xhafaj. 

3 VITE ME PARE

Majko: Të tringëllojnë prangat te politika, drejtësia të mos mbajë emrin e maçokut pipo

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Pandeli Majko

Pandeli Majko: Ecuria e reformës nuk ka të bëjë vetëm me njerëz që burgos, por me ata që u jep drejtësi. Sot Shqipëria e vitit 2022 ka mbledhur mjaftueshëm probleme. Aktualisht Drejtësia krahas krimit dhe korrupsionit ka edhe një kundërshtar tjetër: populizmi dhe qëllimi i pashpallur i tij për çmontimin e shtetit ligjor. Populizmi di ta përdorë të vërtetën për të gënjyer. Vendosja e drejtësisë në Shqipëri është përballur me përfaqësuesit e politikës populiste. Sot institucionet e drejtësisë kanë nevojë për përkrahje pasi vendosja e drejtësisë është revolucioni i kohës sonë. Nëse ai nuk ndodh do të trokasë rebelizmi i populizmit dhe sistemi do të bjerë. Uroj të ndodhë e duhura. bërja e gjësë së duhur jo gjithmonë të bën të ndihesh mirë. Prangat duhet të tringëllojnë në dyert e politikës dhe lidhjet e saj me krimin e organizuar. Shpresoj që kjo periudhë e sistemit të drejtësisë të mos mbajë emrin e maçokut pipo

3 VITE ME PARE

Majko: Kryeprokurori në krizë me strukturat e reja, SPAK në luftë në ftohtë me BKH

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Pandeli Majko

Sot kjo histori e fëmijërisë sime më kujton familjarizimin e drejtësisë me statuskuonë e korrupsionit dhe pastrimin e parave. Ai është i frikshëm. Kjo statuskuo ka krijua të paprekshëm. Prishja e saj ka qenë qëllimi kryesor i reformës në drejtësisë. Pagat dhe strukturat e reja janë dytësore karshi qëllimit për të ndarë systemin e dretjësisë nga influenca e të mësurit me erën e krimit.  Marrëdhënia e prokurorit të Përgjithshëm me strukturën e drejtësisë është në një krizë të pashpallur ndërsa në SPAK marrëdhënia e prokurorisë së posaçme me Byronë Kombëtare të Hetimit ka cilësinë e luftës së ftohtë. Mungesa e koordinimit në organet e akuzës është shqetësuese me fajtorë pa faj. Përfaqësuesit e drejtësisë duhet të mirëkuptojnë se konfuzioni që vjen nga aplikimi i reformës në drejtësi po rrit kontrollin e antiligjit në shoqëri. Në trupën e drejtësisë ka njerëz që nuk duken të interesuar për fuqinë apo lirinë e ofruar nga reforma e drejtësisë. Ata duan të kontrollohen si më parë pasi vlerësojnë më të rëndësishme rehatinë dhe sigurinë

vijon...

3 VITE ME PARE

Manja-Berishës: Je në hall, e ke në ADN, ishe mësuar t'i mbaje në paradhomë zyrtarët e lartë të drejtësisë

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Ulsi Manja

Ulsi Manja: Do kisha dëshirë të ishte këtu Saliu po kështu e ka ai vjen ikën se s’ka çfarë thotë. Dihet qëndrimi i tij në raport me reformën në drejtësi. Ka qenë kundërshtar i ashpër që në ditën 1. Ajo që është e re sot është sulmin që u bëri institucioneve të drejtësisë sot, tregon që drejtësia po funksionon, është e pavarur dhe në rrugën e duhur. Sepse sa herë që ka zor ky njeri sulmon drejtësinë e ka pasur në ADN se ishte mësuar të mbante në paradhomë zyrtarët e lartë të drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm, kryetarin e Gjykatës së Lartë, drejtuesit e prokurorive dhe i thoshte bjerini opozitës. Sot e pashë që ka hall. Drejtësia e re më në fund në këtë vend ka nisur të lëvizë në drejtimin e duhur. Sa për të tjerat, janë e shkuar”

3 VITE ME PARE

Açka apel në Kuvend: Boll përmendët fjalën vdekje, e di që e keni për Berishën, por ai është mes nesh

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka u ka bërë apel ligjvënësve që të kursejnë përdorimin e fjalës vdekje në sallë. Nga vendi i saj në Kuvedn, Açka tha se në Kuvend duhet të ketë jetë e shpresë dhe jo të përmendet fjala vdekje për dikë që është gjallë, referuar kryedemokratti Sali Berisha.

“Uroj të mos më ndërpresësh sepse e bën shumë shpesh me mua. E kam dëgjuar shumë herë që në këtë parlament përmendet kaq shpejt fjala vdekje, njerëzit që e përdorin, e përdorin për Sali Berishën. Ju i dini qëndrimet e mia politike për Sali Berishën por askush nuk mund t’i kujtojë vdekjen njeriut për sa kohës është në parlament. Këtu të gjithë duhet ta dinë që një ditë do të rrëzohen, sa herë të përmendni vdekjen, ju këshilloj të rikonsideroni senset, kushdo ka të drejtë të vdesë sit ë dojë, shtrirë, ulur apo në këmbë,”- tha Açka.

3 VITE ME PARE

Çuçi: Reforma në Drejtësi me rezultate të jashtëzakonshme, nuk i jemi bërë mburojë askujt

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Blendi Çuçi

TIRANË- Ministri Brendshëm Blendi Çuçi duke folur për Reformën në drejtësi e ka cilësuar atë si më të suksesshmen në Shqipëri. Çuçi shprehu bindjen se drejtësia do të vijojë të japë rezultatet që mazhoranca i premtoi shqiptarëve.

Ai rënditi disa nga arritjet e drejtësisë së re dhe pse e cilësoi një proçes të vështirë i cili do kohën e vet që të konsolidohet.

Blendi Çuçi: “Askush nuk e ndalon Prokurorinë të hetojë. PS nuk i është bërë mburojë askujt deri më sot dhe nuk do t’i bëhet. Është një moment shumë i mirë që ne të bëjmë një bilanc të reformës m,ë të rëndësishme të një shoqërisë siç është Reforma në Drejtësi. Është marrë me seriozitet që ditën e parë nga maxhoranca jonë, është mbështetur nga partnerët që na asistojnë në ngritjen e institucioneve dhe e kundërshtuar herë haptas, herë nën rrogoz nga eksponentë të opozitës. Reforma në Drejtësi, si më e madhja për një shoqëri duhet parë si një mozaik të cilit duhet t’i largohesh pak për të parë se çfarë efektesh ka dhe si është ndërtuar deri në këtë moment. Në një bilanc 5 vjeçar është një nga reformat me rezultatet më të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Për herë të parë të realizohet procesi i vetingut. Së dyti janë krijuar dhe janë tërësisht funksionale institucionet e reja, KLGJ, KLP, ILD dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Është ngritur një strukturë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për herë të parë drejtësia është një pushtet i pavarur dhe po kryen funksionin për të cilin është krijuar. Besoj se ne e kemi fituar betejën me shqiptarët kur i premtuam një drejtësi të pavarur. Askujt nuk i shkonte ndërmend derisa ka filluar të funksionojë sistemi i ri i drejtësisë se kryetarë bashkish, ministra të partisë qeverisëse janë hetuar po hetohen dhe ka akoma për të bërë”.

3 VITE ME PARE

VD- Çfarë harroi Bledi Çuçi në Foltore që ia ktheu Dashnor Sula?

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Bledi Çuçi dhe Dashnor Sula

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi foli në Foltore dhe i la vendin kolegut të tij nga Partia Demokratike. Për replikë në Foltore u ngjit deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula.


Por në një moment, Sula ndalon dhe merr syzet që ministri kishte harruar dhe ia dërgon në vendin ku ulet. Me një buzëqeshje në fytyrë ministri mori syzet dhe u ul vetë në vend. 

3 VITE ME PARE

Berisha jashtë Kuvendit: Rama recitoi për portin e NATO-s në Durrës, Stoltenberg bëri sikur e dëgjoi

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me propozimin e Kryeministrit Edi Rama për një bazë detare në Durrës. Jashtë Kuvendit, në një prononcim për mediat, tha se vetë Stoltenberg bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga Rama në lidhje me këtë çështje, duke e cilësuar çështjen si megaskandal. Sipas Berishës, këtë çështje kreu i qeverisë do që ta përdorë për qëllime të veta korruptive.TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me propozimin e Kryeministrit Edi Rama për një bazë detare në Durrës. Jashtë Kuvendit, në një prononcim për mediat, tha se vetë Stoltenberg bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga Rama në lidhje me këtë çështje, duke e cilësuar çështjen si megaskandal. Sipas Berishës, këtë çështje kreu i qeverisë do që ta përdorë për qëllime të veta korruptive.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA, NË OBORRIN E PARLAMENTIT

Jam këtu para jush për të përshëndetur përzemërisht, sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe për ta garantuar se Partia Demokratike ka qënë është dhe mbetet fuqimisht një forcë proatlantike e vërtetë. Ajo mbetet e vendosur për një bashkëpunim sa më të ngushtë me Aleancën dhe garantoj edhe njëhërë me këtë rast se është e gatshme t’i afrojë nesër në pushtet Aleancës, të gjithë lehtësirat aeroportuale dhe të tjera që asaj i duhen në territorin e Shqipërisë për përmbushjen e misionit të saj të madh. Unë e përshendes gjithashtu për faktin se nuk e përtypi mashtrimin e paskrupullt të Ramës që për të mbuluar megaaferën e tmerrshme em Elemanin të përvetësimit të 1000 m katrorë në Durrës kërkon ta mbulojë me anagzhimin e NATO në Porto Romano. Ky propozim i Ramës është një megaskandal që këkron të përdorë reputacionin e jashtëzakonshëm që ka Aleanca për qëllime korruptive. Pata kënaqi të konstatoj se në konferencën e shtypit ndonëse Rama nisi recitimin e tij me portin e madhërishëm që do të ndërtohej por Sekretari i përgjithshëm i NATO bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga abshkëbiseduesi por foli për rolin e Shqipëri Ballkanin dhe unë e përshendeës. Nga ana tjetër është guxim i madh të dalësh e të shëtishë kur ke damkën e një megakorruptori e një persekuoti të fjalës së lirë, në një kohë kur bën gjtihçka për të lartë paratë e krimit.

Aktualisht në vendin tonë po ndërtohet baza taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila është tërësisht financim i huaj, ndërkohë që për sa i përket portit, ajo do të financohet nga shteti shqiptar, pjesa komercale, siç vetë Rama e bëri me dije, duke sqaruar se është ftuar NATO-n, që të marrë pjesë në një bashkëfinancim për pjesën ushtarake. Por dje Stoltenberg nuk e përmendi në fjalën e tij bazën e re ushtarake.

3 VITE ME PARE

Replikë me Berishën, Spiropalin e kap keq kolla: Të zë mallkimi i tij, Gazi shiko Lulin, mua më vjen prapë zëri

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja e Qeverisë për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka rrezikuar të “mbytet” ndërsa po i përgjigjej kryedemokratit Sali Berisha. Pasi mori një shishe ujë për të kaluar problemin, Spiropali tha duke qeshur se e kishte zënë mallkimi i Berishës.

"Epo të zë mallkimi i tij, mua më vjen prapë zëri Gazi, por shiko Lulin se atij nuk i vjen më,"-tha Elisa Spiropali.


Ndërkohë nga salla deputetët e tjerë, si Gazment Bardhi dhe Saimir Korreshi nuk mundën t’i mbanin dot të qeshurat, duke mos i kursyer dhe batatuat me Spiropalin. Kjo e fundit ia la fjalën ministrit Ulsi Manja, pasi vetë e kishte të pamundur.

3 VITE ME PARE

Sali Berisha thirrje SPAK: Hetoni sarajet e Edi Ramës në Surrel dhe pallatin e familjes Basha

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që të hetohet banesa e kryeministrit Edi Ramës në Surrel. E po ashtu, të njëjtën kërkesë e bëri për pallatin e familjes së ish-kryedemokratit, Lulzim Basha. Berisha u shpreh se para tre javësh ndërtuesi është shpërblyer me 11 mln euro me 99% të fondit limit dhe i vetëm në garë. Nga Foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se duhet pyetur ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka marrë miliona nga reforma në drejtësi. Berisha u shpreh se bashkëjetuesja e tij, Delina Fico ka bërë marrëveshje me kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagami për dosjet e qytetarëve.

"Pse nuk heton SPAK sarajet e Edi Ramës dhe pallatin e familjes Basha? Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza të rënda ndaj SPAK, dhe drejtuesve të këtij institucioni. Berisha tha se, SPAK nuk heton sarajet e Ramës, në Surrel, të deklaruar si të blerë me 2 euro, kur aty shitej me 40 euro metri. Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK, KLD e KLGJ e me radhë t’ju thonë pse nuk hetojnë sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë metra, të deklaruar se e ka blerë me 2 euro metri në një kohë kur shitet me 20 euro dhe 40 euro në atë zonë.

Pyesni pak pse nuk hetojnë pallatin e familjes Basha, që nuk kanë asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh me 11 milionë euro! me 99% të fondit limit dhe të vetëm në garë. Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Arben Ahmetajn, Agaçin dhe Erion Veliajn?!,"-tha Berisha.

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA, NË PARLAMENT

Të dashur qytetarë dhe qytetare,

Ky është një Parlament në të cilin vij këtu vetëm për ju sepse futem këtu në një Parlament njerëzish të shndërruar në skllevër nga kryetari i tyre. Futem këtu në këtë Parlament njerëzish të cilëve ai ju hoqi të drejtën e votës në partinë e tyre dhe e shndërroi këtë parti si në kohën e Enver Hoxhës në Cosa Nostra. Unë jam i vetëdijshëm se aty ku hiqet vota, hyn droga, se aty ku nuk flet vota, flet mafia, se aty ku nuk flet vota, flet krimi, se aty ku nuk është vota shkelmohet dinjiteti, se aty ku përzihet vota ka vetëm skllavëri dhe verbëri. Ndaj dhe këto sjellje të këtyre këtu... Por unë sërish do të rri këtu, për të mbrojtur interesat tuaja. Sepse kanë ngritur një drejtësi unike në botë të cilën nuk ua pranon kurrkush më e cila po kutërbon erë në mbarë Europën, e shndërruar në degë ekzekutivi.

Sepse ju, të dashur qytetarë e humbët përfundimisht të drejtën, për të patur një proces ligjor të drejtë siç ua garanton Kushtetuta dhe Konventa Europiane, sepse kjo, me dosjet e krijuara do të prisni 20 vite ose do të paguani qimet e kokës te Sadushi dhe sadushët për të afruar proceset gjyqësore.

Sepse ju, për të patur një proces gjyqësor do të paguani shumëfishimin e asaj që paguani më parë. Për arsye se të Vettuarit e partisë janë të betuarit e saj për të marrë çdo masë, çdo vendim në favor të qeverisë.

Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK, KLGJ-së, KLD-së e me radhë, t’ju thonë pse nuk hetojnë Sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë m të deklaruar se e ka blerë me 2 euro në një kohë kur shitej me 20 euro apo 40 euro në atë zonë?

Pyesni pak pse nuk hetojnë 'pallatin pajë' të familjes Basha për të cilin s’kanë asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por shpërblejne ndërtuesin, vetëm para 3 javësh me 11 milionë euro me 99% të fondit limit dhe i vetëm në garë?

Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Agaçin dhe Erion Veliajn për aferën e tmerrshme të djegësave 420 milionë euro të firmosur nga kryeministri si kontratë duke deklaruar se shkela ligjin, me një procedurë antiligjore që mund ta përdorin vetëm hajdutët e nivelit më të lartë.

Pyesni pak këtë drejtësi që këta këtu i thurin lavde dhe apoteoza, pse ju blini çmimet e ushqimeve 7% më shtrenjtë se europianët? Çfarë ka ndodhur këtu? Bëjnë ndonjë hetim këta?

Pyesni pak pse e bleni naftën njëlloj sa gjermanët? Këtu u dhanë shifra, por do i shtoj një të dhënë Dash Sulës. Në vitin 2012-2013, të dashur qytetarë, Ballshi prodhonte 100-150 mijë ton D2. PO të shtojmë edhe importin konsumi i naftës ishte rreth 700 mijë ton dhe qarkullonin në vend. Po sot ku janë? Sot ministrja na raporton këtu naftën tranzit për në Kosovë dhe Serbi si naftë që hyn në Shqipëri.

Pyesni pak këta përfaqësues të drejtësisë çfarë ndodhi me zyrtarin më të lartë të drejtësisë që u regjistrua nga policia se kërkoi 500 mijë euro për të afruar gjyqin në Gjykatën e Lartë? E dhanë të gjitha mediat. A ishte ky Metani apo Sadushi, këtë nuk mund ta gjejnë. Pse? Sepse ata në media ia hidhnin njëri-tjetrit, por e sigurt se njëri prej tyre ishte.

Pyesni pak çfarë hetimi ka bërë kjo drejtësi për shfrytëzimin barbar të pasurive kombëtare? Janë kthyer në një mallkim të vërtetë për ju qytetarë. A pasuroheni ju, a mëkëmbeni ju nga viti në vit nga shfrytëzimi i këtyre pasurive? Jo dhe jo sepse oligarkët e qeverisë njëlloj si kolonizatorë, ju shfrytëzojnë deri në palcë. Çfarë bëri Edi Rama për pasuritë natyrore? Hoqi rentën o qytetarë. Hoqi rentën duke shkelur një marrëveshje ndërkombëtare të Shqipërisë. Ku shkoi renta? Në xhepat e qeverisë dhe të oligarkëve. Ajo ishte lënë për infrastrukturën lokale për ju.

Çfarë ndodh me këtë drejtësi? A e dini ju që në aferën e djegësve Erion Veliaj vazhdon sikur s’ka ndodhur gjë dhe çdo ditë disbursohen nga paratë tuaja 80 mijë euro për këta hajdutë? Çfarë bën kjo drejtësi? Cila drejtësi është kjo? A e dini ju se 7 km rrugë nga Iba në Farkë kanë kushtuar 210 milionë euro? Ka kushtuar 30 milionë euro km. Ka shkuar 40% më shtrenjtë se kilometri në tunelin e Kalimashit. 100% më shtrenjtë se km në tunelin e Krrabës. Hetojnë këta...Prandaj këta u thurin lavde këtu dhe i duartrokasin.

A e dini ju qytetarë që vëllezërit, motrat, nënat, baballarët vdisnin në Shqipëri nga COVID si në asnjë vend tjetër në Europë sepse Ministria vidhte dhe vetëm vidhte fonde të caktuara nga buxheti për ndihmën tuaj. E dini ju pse nuk hetojnë këta gjykatës dhe prokurorë në një kohë kur qeveria merr nga ju 340 milionë euro nga çmimet e larta. I merr dhe i ndan me oligarkët e vet dhe ju ua preu edhe atë fond minimal që ua dha para 3 muajsh. Pyeteni pak këtë zonjën e KLGJ pse mban sekret ti Vettingun e Sokol Sadushit, Pupos dhe të gjykatësit tjetër të Gjykatës së Lartë. Çfarë sekreti është ai? Ua them unë. Sepse të tre ata e kanë vendin pas hekurave. Të tre ata kanë pasuri kriminale të fshehura. Ata janë ushtarë të partisë prandaj mbeten aty për të mbajtur peng. Pyeteni pak qytetarë, a e dëgjuat ju ministrin e Brendshëm si recitonte? Sepse ai familjarisht ka marrë miliona në atë reformë. Ka marrë miliona! Pyeteni pak ç’është marrëveshja Llagami-Fico për dosjet tuaja? Se si Delina Fico, bashkëjetuesja e ministrit merr miliona për të shqyrtuar me anëtarët e Institutit East-West, dosjet tuaja sipas porosive të partisë.

3 VITE ME PARE

Bardhi mbron Sali Berishën, kapet me Felajn: Shkakton situata tensioni, jepja radhën zotërisë

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dalë në mbrojtje të Sali Berishës, teksa ai kërkonte që të merrte fjalën nga Foltorja e Kuvendit. Nga vendi, ai ka ndërhyrë dhe i ka kërkuar Ermonela Felajt që t'i japë fjalën Berishës, pasi me të njëjtin precendentë kishin operuar edhe javën e kaluar. 

PJESË NGA DISKUTIMET: 

Bardhi: Sa herë drejtoni ju seancën shkaktoni probleme dhe situata të panevojshme tensioni. Një javë më parë Luciano Boçi ndryshoi radhën me Berishën. Tani kolegia Hoti nuk i ka dhënë kohën, por i ka dhënë radhën. Ç'nevoje ka të krijojë situata të panevojshme?

Felaj: Rregulloja është ajo që është. Lojrat që bëni me njëri-tjetrin nuk ia ngarkoni dot drejtuesës.

3 VITE ME PARE

VD/ Çfarë s’u pa nga kamerat, Berisha bllokoi foltoren, Balla bisedon Gazment Bardhin

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Gazment Bardhi dhe Taulant Balla

TIRANË- Seanca plenare u ndërpre për pak minuta pas një incidenti që ndodhi në momentin që kryetari i Partisë Demokratike kërkoi fjalën por që kjo u refuzua nga drejtuesja e seancës Ermonela.

Ajo që nuk u pa nga kamerat ishte momenti epik kur në momentin që Berisha bllokoi foltoren dhe Garda ndërhyri kreu i Grupit Parlamentar të PS, bëhet gati për të dalë nga seanca por ndalon dhe bisedon me deputetin Gazment Bardhi dhe nga reagimet duket se komentojnë atë që ndodhi në seancë.

 

 

3 VITE ME PARE

Protesta e avokatëve, Manja: Harta e re Gjyqësore është mekanizmi i duhur, do u japë zgjidhje problematikave në sistem

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri I Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë fjalës në Kuvend reagoi dhe për protestën e avokatëve të mbajtur sot para Këshillit të Lartë Gjyqësor. Manja u shpreh se harta e re Gjyqësore është mekanizmi I duhur që do tu japë zgjidhje shumë problematikave në radhët e sistemit gjyqësor.

Ulsi Manja: “Jo të gjitha palët do të kënaqen nga harta gjyqësore, por është mekanizmi I duhur e do I japë zgjidhje shumë problematikave. Edhe KLGj duhet të nisë punën me procesin etikoprofesional të gjyqtarëve, duket se I është lënë vettingut por është detyre e tyre. Për KLGJ mbetet detyrë parësore, finalizmi i sistemit të integruar të menaxhimit të cështjeve në gjykata. Në mbyllje, Ministria e Drejtësisë, me reformën e re ka në fushën e përgjegjësisë vetëm politikat dhe ka një monitorim në drejtim të mbështetjes së organeve në buxhet dhe logjistikë. Kemi një bashkëpunim korrekt dhe ligjor me të gjithë drejtuesit e organeve të sistemit të drejtësisë. Shqipëria për shkak edhe të tërmetit, pandemisë apo luftës e kemi bërë të qartë se mbështetja e qeverisë për reformën në drejtësi, nuk do të cënohet në asnjë rast. Harta e re gjyqësore do të ketë një vlerësim të nevojave jo vetëm në logjistikë, infrastrukturë e burime njerëzore. Inkurajoj me të njëjtin ritëm të vijojmë edhe për 2022 për realizimin e objektivave në luftën kundër kriminalitetit”.

3 VITE ME PARE

Bardhi: 30 mln euro fitime për 5 kate grataçela, nëse të mbron Rama, institucionet s’të prekin, ulin kokën

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Gazment Bardhi

TIRANË-Deputeti demokrat Gazment Bardhi duke folur në Kuvend është shprehur se drejtësia e re e propaganduar aq shumë nuk ka asgjë ndryshe nga ajo e vjetra. Bardhi akuzoi mazhorancën se e ka kapur institucionet e drejtësisë duke u shpreh se për atë që mbron Rama drejtësia mbyll njërin sy.

Bardhi theksoi dhe njëherë se “ligji vepron kur ndërtojnë njerëzit e thjeshtë, por kur ndërtojnë oligarkët me të cilët qeveria ndan paratë ligji ul kokën” dhe kjo është e patolerueshme.

Gazment Bardhi: “Kjo reformë do t’i jepte fund pandëshkueshmërisë dhe do t’i jepte fund një grushti njerëzit që qeverisin. 6 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi secili prej jush që e besonte këtë, bashkë me mua pyet veten a ka ndodhur kjo? Dikush mund të thotë që është ende fillimi, është shpejt. Edhe unë bëj pjesë në atë kategori që mendoj se institucionet janë në provë dhe duan inkurajim, por koha kalon. Duhet të kishim parë se të paprekshmit të ndjenin frikën e asaj që quhet drejtësia e re. Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur. E ka marrë emrin drejtësi e re, por në thelb vazhdon të jetë drejtësi e vjetër. 3304 qytetarët që janë dënuar për ndërtime pa leje nuk janë pjesë e oborrit të kryeministrit. Nëse ke mbrojtjen e tij, drejtësia e re ul kokën, mbyll sytë dhe nuk shikon. Nëse je pjesë e oborrit të kryeministrit mund të ndërtosh plot 5 kate pa leje në mes të Tiranës dhe gjithë institucionet ulin kokën dhe nuk shikojnë. Të gjithë janë në garë kush t’i shërbejë më parë për të fshehur ligjin. Si mund të vendosësh shtetin në dispozicion të pandëshkueshmërisë? Pse nuk e bën këtë Rama për një çati në një fshat të Shqipërisë. 3304 qytetarët nuk janë të barabartë me ndërtuesit e gradaçelave në Tiranë. Edi Rama e di se për oborrin e tij e ka vënë poshtë vetes drejtësinë. E di se Inspektoratet, bashkia, policia, prokuroria, drejtuesi i SPAK do ulin kokën dhe do bëjnë sikur nuk e shohin paligjshmërinë në mes të Tiranës sepse atë e ka ndërtuar dikush që Rama i ka dhënë statusin i paprekshëm. Këtë ju e quaji drejtësi e re? Ngrijeni kokën dhe na tregoni që ligji është i barabartë për të giithë. Na tregoni që jeni vërtet Drejtësia e Re”.

3 VITE ME PARE

Kreu i SPAK, Arben Kraja raporton në Kuvend: Kemi dhënë rezultate, u dënuan zyrtarë të lartë

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Arben Kraja

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ka prezantuar sot në Kuvend veprimtarinë e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2021. Kraja theksoi se SPAK ka luajtur një rol aktiv dhe ka dhënë rezultate të dukshme. Kreu i SPAK vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit dhe autoriteteve ndërkombëtare. Sipas tij, gjatë vitit 2021 një fokus të veçantë ka pasur lufta kundër korrupsionit, teksa tha se janë dënuar funksionarë të lartë publikë.

"Prokuroria e Posaçme ka ushtruar funksionet e saj. Nga SPAK janë mbajtur parasysh rezolutat e Kuvendit, rekomandimet e Këshillit të Ministrave. Gjatë 2021 ka pasur një rol aktiv. Institucioni ka ardhur duke dhënë rezultate të dukshme. Rezultate janë rritur falë përkushtimit maksimal. Janë marrë masat për garantimin e pavarësisë së prokurorit. SPAK ka realizuar bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme, policinë, KLSH etj. prioritet tjetër ka qenë konsolidimi dhe rritja e bashkëpunimit me autoritetet e huaja. Janë kryer hetime dhe aksione të përbashkëta.Në SPAK kanë ushtruar funksionin 15 prokurorë. Kanë ushtruar 13 oficerë të policisë gjyqësore. Në shtator kanë fituar detyrën 28 hetues të BKH. Gjatë 2021 SPAK ka vlerësuar rekomandimet e Kuvendit të Shqipërisë.Në 2021 janë regjistruar 15 procedime penale të pastrimit të veprës penale. Janë dënuar 11 të pandehur. Janë konfiskuar pasuri. Mbi 70 milion euro pasuri të konfiskuara.

Bashkëpunimi me policinë e shtetit është një domosdoshmëri. Përkrah detyrimeve ligjore është vënë theki në hetimet e vetë prokurorëve. Për luftën kundër korrupsionit, SPAK ka qenë e fokusuar sidomos në nivele të larta. Janë deklaruar fajtorë subjekte që kanë ushtruar funksione të larta. Gjatë 2021 janë ndjekur me përparësi veprat penale në zgjedhje.  Gjatë 2021 ka pasur në fokus luftën kundër terrorizmit,"-tha Arben Kraja.

3 VITE ME PARE

Kryeprokurori Olsian Çela raporton në Kuvend: Kemi përmbushur objektivat, prioritet lufta kundër pastrimit të parave

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Olsian Çela

TIRANË- Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar sot në Kuvend për kriminalitetin në vend gjatë vitit 2021. Ndërkohë, që dha shifrat, Çela tha se institucioni që ai drejton ka përmbushur objektivat dhe theksoi se gjatë 2021 janë dënuar 8371 të pandehur.

Lidhur me korrupsionin, kryeprokurori tha janë rritur rastet e hetimit dhe se se ka përfunduar me arrestimin e 40 personave të dyshuar. Prioritet të prokurorisë, Çela vlerësoi edhe luftën kundër pastrimit të parave.

Olsian ÇELA: "Qarku Vlorë ka nivelin më të lartë. Qarku Dibër nën mesatare. Veprat penale kundër rendit, përbëjnë numrin më të lartë. Me një rritje 9% krahasuar me një vit më parë. Janë dënuar 8371 të pandehur. Ka një rritje të numrit të të pandehurve të dënuar dhe ulje të pafajshmëve. Lufta kundër pastrimit të parave ka qenë një objektiv për vitin 2021. U vu në funksion sistemi elektronik. Rezultati e arritura janë vlerësuar në vijimësi nga ekspertët.  Kanë rezultuar 1406 procedime penale për dhunë në familje. Ende mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim. Prokurorët sipas kërkesave kanë rritur rolin aktiv në kryerjen e hetimeve proaktive për veprat e korrupsionit. Ka përfunduar me arrestimin e 40 personave të dyshuar.

Për krimet zgjedhore, prokuroria në përmbushje të objektivave përveç miratimit të masave administrative, drejtuesit e prokurorive morën masa për funksionim. Kanë raportuar të dhëna për vepra penale që kanë prekur zgjedhjet e lira. Raportet janë dërguar institucioneve kushtetuese. Janë rritur procedimet e regjistruara. Është rritur numri i të pandehurve. Janë ndjekur 47 procedime penale për zgjedhjet, 7 çështje me 52 të pandehur dhe janë dënuar 46 persona për vepra si falsifikimi, shkelje e fshehtësisë së votimit etj. Për sa i përket dekriminalizimit, prokuroria ka vijuar intensivisht punën për verifikime të thelluara. Janë regjistru 121 procese, nga këto kërkesa rezulton se për 58 është vendosur mospranimi i kërkesave dhe për 63 ka vijuar.Mungon regjistri i shqiptarëve të dënuar jashtë vendit. Rregullimi ligjor aktual vështirëson, në kuptimin e ushtrimit të detyrave. Rregullimi ligjor aktual për shkarkimin e drejtuesve nuk është i qartë. Vlerëson se organi i prokurorisë i ka përmbushur objektivat".

3 VITE ME PARE

Kreu i ILD raporton në Kuvend: Prioritet i punës sonë, ulja e kontigjentit të ankesave

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Artur Metani

TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka paraqitur sot në Kuvendin e Shqipërisë raportin vjetor të punës që ai drejton. Gjatë fjalës në Kuvend Metani u shpreh se prioritet I punës së tij dhe ILD-së është ulja e kontigjentit prej mbi 2000 ankesash të trashëguara nga ish KLD dhe pse sot ILD punon vetëm me 8 inspektorë nga 26 që ka organika. Sot janë mbi 4700 ankesa.

Artur MetaniL “Gjatë 2021 janë marrë 22 vendime për fillimin e hetimit disiplinor për 31 subjekte të hetimit disiplinor. 11 gjyqtarë dhe 6 prokurorë janë proceduar me masa disiplinore nga vërejtje deri në shkarkim nga detyra. Për 2022 do vijojmë si prioritet trajtimin e sa më shumë ankesave, sepse për fat të keq, problematikat e 3 dekadave tranzicion reflektohen ende tek drejtësia. Qytetarët duan të shohin ndryshim në gjetjen e të drejtës së tyre përballë problematikave që hasin në sistem, në prokurori apo gjykata”.

Metani në mbyllje të fjalës së tij  i bëri thirrje Kuvendit që të mbështesë ILD në plotësimin me inspektore magjistratë përmes amendimit të ligjit.

3 VITE ME PARE

Braçe denoncon me dokumente: Kryetari i PD në Gradisht ka mbjellë plepa në tokë buke

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka hedhur akuza të rënda ndaj ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, gjatë interpelancës me të në Kuvend për situatën në bujqësi. Braçe solli në vëmendje disa kontrata, sipas së cilit janë ndryshe nga sa ministrja deklaron nga Foltorja e Kuvendit, duke përmendur edhe raste konkrete. Në fjalën e tij, Braçe tha se kreu i Partisë Demokratike në një zonë të Divjakës kishte mbjellë pisha në një tokë buke, gjë që duhet të ishte e ndaluar. 

“Unë di nga ta kap zonja ministre, do e kap nga kontrata. Ministre, po e citoj më ngadalë vendimin e Biden, meqë më parë e lexova shpejt. “Fermerët po shtrydhen”. Unë mendoj që është shumë mirë ta kapim nga këtej, ndërkohë që unë di nga ta kap. Do ta kap nga kontrata, por në dallim nga ju, do i referohem letrave qartësisht. Juve ju duket e habitur, por i kam dërguar një shkresë Ministrisë së Bujqësisë, ku kam marrë përgjigje nga Sekretari i Përgjithshëm dhe kam këtu përgjigjen, që ka diferencë nga ato që thoni ju. Do ua lexoj unë, se ka diferencë. Tani do rikthehem të bëj populistin prapë. E patë, u mundova shumë të rrija në realizëm, por nuk të lënë. Një ministër nuk mund të dijë çdo gjë përmendësh, pro një ministri po. Një ministri që nuk kontrollon territorin, kontratën, ose është e mbushur me njerëz të painteresuar për punën, pa ambicie, ose është e mbushur me dembelë. Unë dembelët nuk i kuptoj, nuk përshtatem dot me ta, madje nuk i duroj dot fare. Ministre, kontrata që iu referuat ju, nuk është në Lushnje siç thoni ju, por është në Divjakë. Nuk keni bërë asnjë takim, zero, për zgjidhjen e problematikave në Bashkinë Lushnjë. I keni marrë banorëve 40 mijë hektarë, por ajo tokë iu takon banorëve dhe pikë. Ja fotot e bëra dje, e nderuar ministre, kjo është toka, e papërdorshme. Një i fortë, kryetari i PD së zonës në Gradisht, ka mbjellur plepa, zonja ministre në një tokë buke. Toka për bukë është zënë me plepa. Të paktën, zv.ministrin tuaj e kam dërguar unë atje ta shikojë, kur isha zv.kryeministër. Ky është problemi në kontratën tuaj të Ministrisë së Bujqësisë. Kontrata me Agro fish hotin ka dështuar, jo prej Covidit, por prej kontraktuesit tuaj. Agro Fish Hoti nuk është më zonja ministre,"- tha Braçe.

3 VITE ME PARE

"Po ndërtojmë regjistrin e fermës"/ Krifca i kthehet Braçes: Fjalimin tënd nuk di ku ta kapësh

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Frida Krifca

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca në interpelancë me deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe në fjalën e saj është shprehur se nuk di nga ta kapë deklaratën e deputetit. Krifca prezantoi edhe platformën e re për fermerët online. Duke shtuar se Ministria e Bujqësisë kishte dhënë 10 kontrata për toka me qera. 

"Është e vështirë që të flas për kontatat, kur në fakt fjalimin nuk di ku ta kapësh. Menaxhimi i mirë i tokës bujqësore mund të bëhet me një inventarizim. Përqafimi i teknologjisë ka hapur një kantier të rëndësishëm në Ministrinë e Bujqësisë që synon grumbullimin e informacionit, në nivel ferme. Ne po ndërtojmë për herë të parë, regjistrin e fermës. Na jep informacion të saktë. Me anë të këtyre të dhënave identifikojmë tokën. Mundësojmë rritjen e prodhimit, adresojmë edhe progresin e BE. Ky informacion mundëson kontroll në kohë reale. 

Po fuqizojmë sistemin LIMS të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë i cili ka një rol kyc në sigurinë ushqimore që mundëson dixhitalizimin e të gjithë proceseve laboratorike dhe shkurtimin ndjeshëm të kohës së pritjes se analizave. 
Po vemë në jetë një sistem digjital për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit i cili do të gjurmojë në kohë reale procedurat e inspektimit. Po kryejmë digjitalizimin e të gjithë proceseve administrative te aplikimit të Programit IPARD dhe kontrollit deri tek finalizimi i investimeve. Kështu përgjysmojmë kohën të procesimit te cdo aplikimi duke siguruar transparencën maksimale të procesit.

Për rritjen e efektivitetit të përdorimit të tokës bujqësore, kemi ngritur programin e menaxhimit te qendrueshem të tokës bujqësore ku kemi ndërtuar një sistem me të dhënat kadastrale, të pronësisë, cilësisë dhe përdorimit të tokës- program i cili do të mundësojë fermerëve akses online të të dhënave rreth tipeve të tokës, kulturat dhe pershtatshmërinë bujqësore që është më e udhes të kultivohen me bazen e të dhënave në nivel parcele. 

I ofrojmë një informacion shtesë të gjithë fermerëve, sipërmarësve dhe aktorëve të bujqësisë, rreth cilësisë së tokës dhe kulturave më të përshtatshme që duhet të kultivojnë në tokën e tyre. Që me marrjen e detyrës jam informuar me problematikat e qirave. Sa i përket tokave të dhëna me qira në Lushnjë -Divjakë, në total janë 10 kontrata,"-tha Frida Krifca.

3 VITE ME PARE

Bujqësia, Braçe 'mea culpa' në Kuvend: Jam bërë populist, mërzita Netën dhe Pandin

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka zhvilluar sërish nj% interpelancë me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca këtë të enjte për qiratë e tokave bujqësore. Ai ritheksoi se bujqit po punojnë pa kushte dhe se nuk kanë para të mbjellin me rritjen ekstreme të produkteve bujqësore. Në fjalën e tij, Braçe tha se ishte kthyer në një populist, por nguli këmbë tek fakti që sipas tij, bujku po "shtrydhej" nga sipërmarrësit. Madje citoi edhe presidentin amerikane Joe Biden lidhur me veprimtarinë e fermerëve. 

“Kam bërë populistin kaq kohë, kam mërzitur edhe Netën, edhe Pandin. Keq kam bërë. Vajta e ndava unë njerëzit e zakonshëm nga elita e bujqësisë, pastaj nxita mosbesim ndaj tyre. Në fakt ata nuk i njeh kush, aty ku janë fshehur. Bëra dhe më shumë keq, kur nxita mosbesim ndaj institucioneve dhe rregullave të lojës, që nuk janë të shkruara. Më keq akoma e solla të gjithën në një platformë konfliktuale, që ndan bujqit prodhues nga një grusht tregtarësh, bërë bashkë në një kartel. Rreth e rrotull bujqve, rreth e rrotull elitës së bujqësisë.  Tani do bëhem realist. Një person, deputeti e ka të pamundur këtë, ka si qëllim votën e drejtë e pa lekë, që pranon situatën, gjendjen siç është, dhe i përgatitur të flasë në përputhje me rrethanat. Fillon me ‘jemi mirë’, bujqësia po rritet. 0.01% plus ishte pa kuptim. Kjo nuk është normale, sepse është rritur gjithçka, është rritur edhe TVSH, që e votuat me qejf në fund të vitit.

U rrit kostoja e gjithçkaje. Hëngrën dhe lopët njëherë si në shpar, si në nazar, pa nami të bëhet. Dëgjo, kjo është populiste, nuk është realiste. Lopët, që numëron, vaksinon, patrikullon, i numëron prapë, është e padrejtë. Tregtari po merr shumë, janë ato shifrat që shikoni, merr 2-3 më shumë se bujku. Ai shit me çmimin e Evropës produktet dhe paratë e tij i merr grumbulluesi. Bujku nuk ka para të mbjellë, kjo është toka e bujkut, duke shpërndarë rroga minimale tek bujqit. Kolektivizim e quajti në një kohë tjetër Mehmet Shehu. Joe Biden nxori një urdhër ekzekutiv, fermerët po shtrydhen. Ruajtja e autonomisë është betejë. Joe Biden është populist unë sapo u bëra realist,”- tha Braçe.

 

3 VITE ME PARE

KUVEND/ Sula: Nuk mund të mbahet seanca, s'ka kuorum, Koçi: Opozita është mësuar të hedhë tymuese dhe baltë

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Dashnor Sula

TIRANË-Ka nisur me replika dhe debate seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti demokrat Dashnor Sula ka kritikuar mënyrën sesi vepron parlamenti pasi sipas tij kjo seancë nuk duhet të mbahet pasi nuk ka kuorum. Ai akuzoi anëtarët e qeverisë pasi sipas tij sa herë që opozita paraqet projektligje ata largohen. Sula veçoi vetëm ministren Elisa Spiropali e cila është në çdo moment në seancë sipas Sulës. Nga ana tjetër deputeti socialist Petro Koçi u shpreh se është bërë e udhës tashmë që opozita të hedhë tymuese në çdo fillim seance. Në lidhje me votimin e rezolutës Koçi u shpreh se po tentohet të hidhet baltë pasi çdo procedurë ka qenë sipas rregullores.

Dashnor Sula: “Me 49 deputetë dhe u çel seanca, nuk ka kuorum. Mungesë respekti që kur debatojnë për projektligje, mungesa e anëtarëve të qeverisë është gjithmonë, përveç Spiropalit, aq më tepër me kolegët me njëri tjetrit, është e pamoralshme, që duke diskutuar në Foltore menjëherë dalin kutit e votimit pa përfunduar debatet për projektligjin”.

Petro Koçi: "Dua të shprehem kundër kërkesën së deputetit të opozitës, njërit prej tre pjesëve të opozitës. Votimi ka qenë korrekt. Votimi në tërësi ka qenë korrekt. Nuk është nevoja të hedhim tymuese dhe të hedhim baltë mbi votimin pasi ai ka qenë tërësisht valut".

3 VITE ME PARE

Votimi i rezolutës për Srebenicën/ Shehu: Keni shkelur rregulloren, replika mes Alibeajt dhe Nikollës

Kuvendi/ Berisha ofendon Spiropalin! Braçe: Bujku shtrydhet!
Tritan Shehu

TIRANË- Ka nisur me përplasje seanca e sotme plenare, ka qenë deputeti demokrat Tritan Shehu i cili i ka kërkuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që votimi për Srebenicën të përsëritet pasi në fillim duhet votuar amandamentet pastaj votimi në tërësi i rezolutes. Shehu u shpreh se është shkelur rregullorja pasi sipas tij dhe konferenca e Kryetarëve është mbledhur në mënyrë sekrete. Replikat kanë përfshirë dhe deputetin tjetër demokrat Enkeled Alibeaj i cili replikoj me Lindita Nikollën teksa u shpreh se në konferencën e Kryetarëve nuk është votuar duke iu drejtuar se nuk po thotë të vërtetën.

Tritan Shehu: “Zonja Kryetare kërkoj që të rikthehet votimi për rezoluten pasi është shkelur rëndë rregullorja ashtu siç duhet korrigjuar mënyra e votimit pasi qytetarët kanë të drejtë të shohin sesi kanë votuar seciki deputet. Jeni në kundërshtim të plotë me transparencën, se hidhen në votim amendamentet pastaj teksti final. Ne votuam në mënyrë absurde. Është në kundërshtim me rregulloren. Ndryshoni mënyren e votimit. Ku ta di unë se si janë numëruar votat atjhe në një dhomë, prandaj është vënë sistemni elektronik. Këto gabime defermojnë parlamentin. Është mbledh në mënyrë sekrete konferenca e Kryetarëve. Korrigjoni mënyren e votimit dhe votoni sërish rezoluten për Srebenicën. Këtu jemi të gjithë deputetë dhe jemi të gjithë njësoj”.

Lindita Nikolla: “Rregullorja është e qartë, për ankimim ndiqni rregulloren”.

Enkeled Alibeaj:Është e disata herë që po abuzoni me pozicionin tuaj. Sapo thatë që është vendosur në konferencën e kryetarëve që rezoluta për gjenocidin serb do kalojë për votim. Nuk është diskutuar dhe nuk është vendosur. Nuk ka si të vendoset. Rregullorja e ka të qartë se cilat janë hapat proceduriale. Duhet përcaktuar dita dhe data kur seanca duhet të debatojë. Rregullorja përcakton edhe faktin tjetër që duhet të ishte ajo data tjetër brenda 274 qershorit. Jeni me shkelje të procedurës por po thoni edhe diçka që nuk është e vërtetë. Duhet për të korrigjuar gabimet e bëra deri më tani por mbi të gjitha për të bërë nderin e duhur lidhur me detyrimin moral që ky kuvend ka. E kaluam radhës së kaluar gjenocidin serb në Srebrenicë dhe nuk kalojmë gjenocidin serb në Kosovë. Ju merrni përsipër të thoni gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë. Seanca jonë duhet të jetë projektrezoluta jonë. Nuk ka rrugë tjetër. Është mundësia juaj e fundit për të korrigjuar këtë vendim”.

Lindita Nikolla: "Ka një vendim të datës 15. Kemi bërë edhe debat. Kanë folur edhe kolegë të opozitës dhe është vendosur. Pro keni votuar të gjithë. Nuk ka pasur kundërshti që ne të vazhdojmë me Komisionin e Politikës së Jashtme".

seance plenare 14 korrik 2022 kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje