LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e opozitës për Avokatin e Popullit, rizgjidhet Sula/ PD: Mafiozë. Rama: Zagarë! (Përjashtohet Bardhi)

•Kuvendi i Shqipërisë mbylli pas 2 ditës seancën maratonë, të fundit për këtë vit. • Përpos disa projektligjeve të rëndësishme, Mariana Semini u vendos të emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese. • Asnjë nga kandidatët nuk i siguroi 84 vota nga Kuvendi. U vendos Semini në bazë të vlerësimit nga KED. • Gentiana Sula u rizgjodh në krye të Autoritetit të Dosjeve. • 71 dhe 70 vota kundër kandidatëve të opozitës për Avokatin e Popullit. Ledio Braho dhe Altin Goxhaj nuk e morën votën e socialistëve. • Në seancën e sotme, ashtu si dje, nuk kanë munguar debatet. •Deputetja e PD, Jorida Tabaku u shpreh se inflacioni 'socialist' ka goditur familjet shqiptare dhe mazhoranca nuk shqetësohet aspak për ta. Ministrja e Financave i cilësoi shpifje komentet e Tabakut që e quajti ‘përfaqësuese të opozitës së vulës.’ •Tabaku nuk kurseu gjuhën e ashpër duke thënë se Ibrahimaj erdhi nga rruga dhe arriti të sigurojë vend në qeveri. •Më pas deputeti i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se ministrja jeton në shtëpinë e një oligarku. •Ministrja u shpreh se jeton në banesën e vjehrrit të saj. •Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Qeverinë se ka grabitur në 9 muaj 122 mld lekëve nga buxheti i shtetit. Më tej, Berisha kërkoi të dinte dhe çmimin e dronëve të marrë nga Turqia. • Rama pati sërish përplasje të forta. Sot me Gazment Bardhin për zgjedhjen e anëtarit të GJK. • Bardhi u përjashtua nga seanca pasi akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte përfshirë mafiozë dhe oligarkë për të ndikuar në zgjedhjen e Dvoranit. • Madje akuzoi se po peshkonte deputetët e opozitës. • Debati i Ramës vazhdoi me Flutura Açkën. • Kryedemokrati Sali Berisha erdhi më pas në sallë dhe i doli në mbrojtje deputetit të PD kundër Ramës. Edhe njëherë kërkoi ligjin për parashkrimin. •Një ditë më parë, Kuvendi nuk arriti dot të votonte projektligjet dhe projektvendimet e parashikuara për t’u miratuar, ndaj u vendos që seanca të vijonte edhe sot.

50 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

S'ka dakordësi! As Ledio Braho dhe as Altin Goxhaj nuk votohen për postin e Avokatit të Popullit, Kuvendi duhet të rihapë procesin

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Foto ilustruese

TIRANË- 80 deputetë votuan për Avokatin e Popullit në Kuvendin e Shqipërisë. Pas numërimit të votave rezultoi se 71 vota u dhanë kundër Ledio Brahos dhe vetëm 3 ishin pro tij. Ndërkohë 70 deputetë votuan kundër Altin Goxhajt. Si pasojë, Kuvendi duhet të rihapë procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Por kjo çështje do të mbetet në vitin 2023.

3 VITE ME PARE

Me 71 vota pro, Gentiana Sula rizgjidhet në krye të Autoritetit të Dosjeve

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Foto ilustruese

TIRANË- Gentiana Sula rizgjidhet në krye të Autoritetit të Dosjeve. Ajo mori 71 vota pro në votimin e sotëm në seancën e fundit plenare për këtë vit. 

3 VITE ME PARE

Asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë 84, Marjana Semini zgjidhet gjyqtare në GJK

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Momenti i numërimit të votave

TIRANË- Asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë 84 votat e nevojshme për t'u zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kështu që duke u bazuar tek vlerësimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Marjana Semini do të zërë vendin vaktant. Përtej akuzave të ardhura nga opozita, e cila me tone të ashpra tha se Edi Rama do Ardian Dvoranin, shumica nga mazhoranca votoi kandidaturën e Mariana Seminit, më konkretisht 58 vota për Seminin, 14 për Ardian Dvoranin dhe 2 për Arta Vorpsin.

Por në rast se ndonjë mund të zgjidhej duheshin 84 vota, në të kundërt do të zgjidhej personi që kryesonte listën e KED. Marjana Semini kishte 93.66 pikë, ndjekur nga Ardian Dvorani me 92.44 pikë, Gent Ibrahimi me 88.38 dhe Arta Vorpsi me 88.22 pikë. Për Marjana Seminin, opozita ishte dakord.

3 VITE ME PARE

Votohet në Kuvend, kalon ligji për vreshtarinë dhe Policinë Bashkiake

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Votohen projektligjet e fundit për këtë vit në Kuvendin e Shqipërisë. Pas një seance maratonë, e cila ka nisur pasditen e djeshme e ka vijuar deri në mesnatë, por që ka nisur sërish sot në orën 10.00, Kuvendi kalon projektligjin për dekoradat, policinë bashkiake, marrëveshjen për rrugën Qafë Plloçë si edhe disa projektligje të tjera, duke përfshirë edhe atë për ndryshimin e buxhetit për vitin 2022.

PROJEKTLIGJET E KALUARA: 

Votohet në Kuvend me 76 vota pro dhe 3 kundër ligji për vreshtarinë dhe verën

Miratohet ligji për Policinë Bashkiake, 76 vota pro, 4 kundër-4 pro dhe 71 kundër ishin për amandamentit të Ferdinand Xhaferrajt 

Me 79 vota pro votohet projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

Me 79 vota pro miratohet marrëveshja për rrugën Qafë Pllocë

Akti normativ për buxhetin e vitit 2022, miratohet me 75 vota pro

Me 75 pro, 1 abstenim, 3 kundër votohet ligji për projektligjin e dekoratat

3 VITE ME PARE

Braçe: Asnjë krim, por asnjë krim nuk amnistohet

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Erion Braçe

TIRANË- Pas fjalës së kryedemokratit Sali Berisha në Kuvend, Erion Braçe ka marrë fjalën. Në fjalën e tij në Kuvend, socialisti ka treguar historinë e Pinoçetit dhe tha se asnjë krim nuk amnistohet. 

"Asnjë krim, por asnjë krim nuk amnistohet pa u gjykuar. As nga parashkrimi dhe as nga mosha. Më vjen ta kujtoj që ka pasur një fashist Pinoçet quhej. Me barrelë vajti para Gjykatës. Asgjë nuk amnistohet. Asnjë vrasje, asnjë vjedhje,"-tha Braçe.

3 VITE ME PARE

Berisha bën DEKLARATËN: Veliaj dhe "kryediplomati" shkonin shpesh në Iran, u bë shqetësim për vendet partnere

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk do ta përdorë se nuk do ta përdorë më fjalën “vjedhës” nëse nuk vjedhin më. Berisha sërish akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se ka udhëtuar në Iran në mënyre sekrete, e po ashtu tha se në Iran kishte shkuar edhe kryediplomati shqiptar, por nuk e përmendi me emër.

"Ju tregoj unë histori me Iranin. Personi që ka bërë vizita të përsëritura është Erion Veliaj. Ke qenë ti apo jo, nuk e di? Por ai ka qenë në Iran dhe ka bërë shqetësim për vendet partnere. Ministri i juaj i Jashtëm ka qenë në Iran. E kuptoj që fjala vjedhës iu rëndon, mos vidhni dhe nuk ua përdor më,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Spiropali-Berishës: E keni gjuhën shpatë, s'pyesni për nëna e baballarë, hidheni rregulloren në banjo. Na dëgjojnë fëmijët tanë duke i thënë njëri-tjetrit fjalën e fundit.

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Në fjalën e saj në Kuvend, Spiropali tha se Berisha është i pari që ka përdorur fjalë ofenduese në Kuvend, ndaj nuk ka pse revoltohet ndaj fjalorit të kryeministrit Edi Rama. Ajo përmendi herët e shumta që Opozita ka bllokuar foltoren në Kuvend dhe se për fajin e tyre nuk kanë folur për bujqit.

"Ka më shumë distancë se drita me errësirën. Ai që e ka përdorur gjuhen si shpatë në mish pushtuesi pa pikë kulture dhe nuk ka pasur droje e kufizime as për nëna e baballarë. Je sjellë si kokosh por sot je më pak se një thelë. Nuk e kuptoj kur ju i nxirrni ato fjalë, e thatë vetë, hajdut, ordinerë, brutal, I dhunshëm, tualet, i gojës, etj, etj. Unë do të doja që një ish-kryeministër e ish-President i vendit tim të ishit këtu në latësinë që nuk e patë kurrë as kur ishe në detyrë. Nuk mund ta kthejmë këtë Kuvend në këtë…s’ka rëndësi, është burrë, është grua. Na dëgjojnë fëmijët tanë duke i thënë njëri-tjetrit fjalën e fundit. Rregullore që përmendni ta hedhim atje ku thatë ju sepse nuk ka kuptim. Këtu edhe kur nuk jeni ju është zëvendësi juaj, presim të lirojë ai foltoret, s’flet dot për bujqit, për mësuesit, sepse dp dilni dhe do mbroni edhe iranianët ndonjë ditë. E keni parim ju, armiku i armikut tim, është miku im. Ju edhe për Zotin do dilni e do të thoni ndonjë gjë, unë kaq kisha se unë debatet me ju kam një vit që i bëj këtu dhe nuk është një kënaqësi e madhe. Unë kërkoj që rregullorja të zbatohet një më një, të ruajmë dinjitetin, jo të Ramës, as të Berishës,"- tha Spiropali ndër të tjera.

3 VITE ME PARE

Berisha s'heq dorë nga ligji për parashkrimin: Do ua sjell në Kuvend, po deshët hidheni poshtë këtu

 

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Sali Berisha

 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës në parlament është shprehur se mazhoranca e Edi Ramës po mban prej muajsh të bllokuar një projekt-ligj që heq parashkrimin për kryeministrat, apo ministrat për një periudhë pas 10 vitesh. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh i vendosur se do ta sillte në Kuvend ligjin e tij, e më pas maxhoranca le ta rrëzonte me votë. 

"Nuk parashkruhet kurrë ndërtimi i rrugëve me çmim 6-8 fish të vendeve të BE. Nuk parashkruhen më kurrë vjedhjet me rrugë në Qafë-Pllocë. Vidh e vidh nuk ka të sosur. Vidhni të paktën 5 mln për kilometër. Nuk parashkruhen kurrë vjedhjet që bëni, nuk parashkruhen kurrë vjedhjet me tenderat që sipas KLSH 34.4% janë me vetëm me një ofertues, me atë që doni ju. Po sipas KLSH, 65% e procedurave tenderuese, i fiton oferta më e lartë. Kjo do të thotë që ai që fiton dhe ndan para porositet të sjellë ofertën më të lartë, ose sa është fondi maksimal limit. E imagjinon dot kush? Çfarë ndodh? Ato para, ndahen midis jush dhe hajdutëve të tjerë. Pra të themi të vërtetën, pse nuk sillni ligjin e heqjes së parashkrimit për zyrtarët e lartë? Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Të garantoj se ai ligj do të bëhet problem i madh dhe do apo jo do të zbatosh rregulloren e parlamentit. Hidheni poshtë me votën tuaj e thoni se hajdutët do të falen. Thuajni shqiptarëve që do iu vjedhin, keni mëshira apo jo? Duhet të jepni hesap për 22 mln euro charter. Duhet të jepni llogari para qytetarëve për qindra milionë, do ua sjell të gjitha një për një, me naftë bileta dhe ahengje. I keni frikë këto po ai ligj iu garantoj se do të vihet. është ligji më emergjent për Shqipërinë. Sa i përket firmës dixhitale është thjesht transferim tek vjedhësi i shtetit,"-tha Berisha.

Fjala në parlament e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare. Ligji që diskutohet ka vetëm një qëllim, përqendrimin e vjedhjes me tenderat në duart e kryevjedhësit të vendit. Asnjë qëllim tjetër nuk ka ky ligj. Zonja kryetare! Ju po e çoni parlamentin në çdo aspekt drejt katastrofës, drejt konfliktit të pashmangshëm. Nëse këtu del kreu i juaj dhe në shkelje të çdo kodi, morali, etike, shpërthen me një fjalor të padenjë, ordineri, unë të garantoj se parlamenti do të ketë zhvillime dramatike, të paparashikueshme. Ju e lejoni atë të shfryjë si ordiner, kundër deputetëve të opozitës. Unë e kuptoj se ai është brutal dhe i dhunshëm në krahun e tij, në mbledhjet e qeverisë, në takimet e ngushta, por këto të gjitha janë brenda familjes tuaj. Kur shtrihen në opozitë këto mund të bëhen shkak konfliktesh shumë serioze. Prandaj nëse do të drejtosh këtë parlament, duhet ti japësh fund tolerancës ndaj një njeriu që përdor fjalorin më ordiner ndaj deputetëve dhe e shndërron këtë foltore në një tualet të gojës së tij. Mos harroni se, fjalori është i njëjti për të gjithë dhe nga fondi i tij mund të marrë kush të dojë fjalë. Por kjo nuk është zgjidhja. Zgjidhja është ti mbyllësh gojën një ordineri që sapo vjen këtu, dhe sa vjen fillon e përdor fjalor ordineri kundër deputetëve të opozitës. Zonja kryetare, ju po e çoni parlamentin drejt katastrofës. Unë deputet, ish-president, ish-kryeministër, prej disa javësh kam dorëzuar në parlament një ligj, me të cilin u hiqet e drejta e parashkrimit për vepra penale gjatë ushtrimit të detyrës, kryeministrave, ministrave dhe drejtuesve kryesorë të agjencive që kanë të bëjnë me fondet e pasuritë publike. Ju në mënyrë anti-kushtetuese, anti-ligjore e bllokoni ligjin duke shkelur çdo ligj, rregull e kushtetutë dhe nuk e sillni në parlament siç kërkon rregullorja. Pse nuk e sillni në parlament ligjin, se ju e dini se me atë ligj të gjitha këto vjedhje që citohen këtu, për të gjitha këto vjedhje nuk do të ketë më parashkrim. Nuk parashkruhet më vjedhja e 420 milionë eurove me firmën Edi Ramës. Nuk parashkruhet dot më kurrë, plaçkitja e pasurisë publike më të çmuar të shqiptarëve, Portit të Durrësit. Nuk parashkruhet më kurrë ndërtimi i rrugëve me çmim 6-8 fish në çmim në krahasim me Bashkimin Europian. Nuk parashkruhet dot më kurrë vjedhjen e tmerrshme me rrugën Qukës-Qafë Plloç, e cila nga 71 milionë euro që e kishte prokurimin fillestar, po shkon në 285 milionë. Vidh e vidh nuk ka të sosur. Nuk parashkruhen kurrë vjedhjet që bëni me vjedhjet e rrugëve, siç është ajo Lekaj-Fier, ku për rrugët anësore vidhni të paktën 5 milionë euro për kilometër. Nuk parashkruhen kurrë vjedhjet që bëni me zgjerimin e rrugës, Elbasan-Librazhd, ku për çdo kilometër vidhni të paktën 5 mln euro. Nuk parashkruhen kurrë vjedhjet me tenderat, të cilat sipas Kontrollit të Shtetit, 34.4 % e tenderave janë vetëm me një ofertues, atë që doni ju. Po sipas KLSH-së, 65% e procedurave tenderuese i fiton oferta më e lartë. Çfarë do të thotë kjo të dashur qytetarë. Kjo do të thotë se ai që fiton dhe ndan paratë me këto zonjat e zotërinjtë, ai porositet të sjellë ofertën më të lartë, ose fiks aq sa është fondi maksimal limit, ose 1% poshtë këtij fondi.

A mund të imagjinojë kush se 65 % e tenderave janë në këtë kondicion. Çfarë ndodh mes fondit më të madh dhe fondit me të cilin mund të ndërtohet objekti. Ato para nëse objektit ndërtohet për 60 dhe fondi është 100, ai 40 ndahet mes jush dhe hajdutëve të tjerë. Pra të themi të vërtetën, pse ju nuk sillni ligjin për heqjen e parashkrimit për zyrtarët e lartë. Ka vetëm një shpjegim, vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Unë ju garantoj se ai ligj do të bëhet problem i madh. Do apo s’do ti do të detyrohesh të zbatosh rregulloren e këtij parlamenti. Ligji do të vijë në parlament, atëherë hidheni poshtë me votën tuaj. Ngrihuni dhe thoni se hajdutët do të falen, se vjedhjet e miliardave, mbi 8.2 miliardë do të falen. Thojuni shqiptarëve se qeveritë ju kanë vjedhur dhe do ju vjedhin. Ti japim fund kësaj. A keni ju mëshirë për këto apo jo. Ju nuk e sillni dot ligjin sepse ju do të jepni hesap para qytetarëve për 22 milionë euro çarter, me 137 fluturime të kreut tuaj. Duhet të jepni llogari para qytetarëve për qindra milionë të shpenzuara, do të ua sjell të gjitha një për një, me naftë, bileta avioni, ahengje e të tjera. I keni frikë këto, por ai ligj ju garantoj se do të vihet. Ai është ligji më emergjent për Shqipërinë. Përsa i përket ligjit për firmën digjitale, është thjeshtë transferim tek kryevjedhësi i shtetit, sepse nuk ngopet, do të ketë në dorë të gjitha tenderat. A e dini ju se sa milionë euro janë shpenzuar për mbrojtjen e sistemeve digjitale, 228 milionë tendera sekrete. Që të gjitha zero efekt sepse janë vjedhur me tendera sekretë.

Por çfarë parashikon Kodi Penal?

Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar: a) dyzet vjet në rastin e krimeve që parashikojnë dënim me burgim të përjetshëm; b) njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet burgim ose dënim tjetër më të rëndë; c) dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim nga pesë gjer në dhjetë vjet burgim; ç) pesë vjet për krimet që parashikojnë dënim gjer në pesë vjet burgim ose gjobë; d) tre vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim gjer në dy vjet burgim; dh) dy vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim me gjobë. Veprat penale të kreut II, seksionit I, nenet 76 - 79/c, nuk i nënshtrohen parashkrimit.

3 VITE ME PARE

Ofendimet e Ramës/ Berisha i del zot Bardhit: Mbyllini gojën ordinerit, e shndërroi foltoren në tualetin e gojës së tij

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar nga Kuvendi që të ndëshkojë ofentimet e kryeministrit Edi Rama ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Në fjalën e tij në Foltore, Berisha thotë se Rama është treguar ordiner, referuar fjalorit që ka përdorur. Ai shtoi më tej se ofendime të tilla mund të bëhen shkak për konflikte të shumta. 

"Ky është jashtë çdo morali, të çdo etike, shpërthen me një fjalor të padenjë, të një ordineri, të garantoj që parlamenti do të ketë zhvillime të paparashikueshme, ju e lejoni atë të shfryjë si ordiner kundër deputetëve të Opozitës. Unë e kuptoj që ai është brutal dhe i dhunshëm në krahun e tij, në mbledhjen e qeverisë, në takimet e ngushta, por këto janë brenda familjes tuaj, kur shtrihen në Opozitë, mund të bëhen shkak të konflikte të shumta. Ndaj, duhet t'i jepni fund tolerancës ndaj një njeriu që përdor një fjalor të tille dhe shndërron këtë foltore në një tualet të gojës së tij. Kjo nuk është zgjidhja, zgjidhja është t'i mbyllësh gojën një ordineri. Zonja kryetare, po e çoni parlamentin drejt katastrofës,"- thotë Berisha. 

3 VITE ME PARE

Sherri me Ramën, Gazment Bardhi: Kaloi në gjendje robotike, hapte e mbyllte shishen e ujit pavetëdijshëm

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas debateve të sotme në Kuvend me kryeministrin Edi Rama, si pasojë e të cilës u mor edhe masa e përjashtimit për Bardhin. Në një postim në Facebook, deputeti i PD, Gazment Bardhi shkruan se Rama po joshte deputetët e opozitës me qëllimin për të ndërhyrë në zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Bardhi tha se një akt i tillë nuk ka asgjë më pak se ajo që Cosa Nostra bënte në Itali.

"Shqetësimi që ngrita sot në Parlament është shume serioz. Dhe për shkak se është i vertetë kjo solli shpërfytyrimin e Kryeministrit, i cili prej denoncimit që bëra, kaloi ne një gjendje rrobotike, ku vetëm nxirrte fyerje teksa hapte e mbyllte shishen e ujit pavetëdijshëm. Fakti është se oligarket e tij, dhe të fortet që ka nën hyqem, kane tentuar fillimisht të joshin, më pas të shantazhojne deputetë e deputete për të siguruar vota për të derguar Dvoranin në Kushtetuese. Kjo është shumë e rendë. Tregon gjendjen e shtetit dhe demokracisë kur po hyjmë në vitin e 10 të qeverisjes së Ramës. Çfarë bënte më shumë Coza Nostra në Itali. Ja këtë bënte. Caktonte gjykatësit e zyrtarët e lartë përmes lidhjeve politike e presionit. Kjo është drama e ketij vendi, jo fyerjet e Rames, apo perjashtimi im nga seanca. Dhe, me thoni ju, si mund t'i drejtohem ndryshe, perveçse mafioz, kur ai vetë është në dijeni të plotë të këtij operacioni. Madje, bëhet nën kujdesin e posaçëm të Kryeministrit, siç ai ka qef ti emërtojë eventet,"-shkruan Gazment Bardhi.

3 VITE ME PARE

FOTOT: Rama, debate dhe me ministren e tij, 'falet' tek Spiropali dhe Xhaçka

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Edi Rama dhe Evis Kushi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka debatuar jo vetëm me opozitën seancën e sotme plenare, por dhe me ministen e tij të Arsimit dhe të Sporteve, Evis Kushi. Në një moment, ai është fotografuar nga LSA teksa debatonte, se për çfarë nuk dihet, me ministren Kushi, ndërsa kjo e fundit i shpjegohej.

Ndërsa më pas Rama ka shkëmbyer disa fjalë dhe me ministet e tjera, Olta Xhaçka dhe Elisa Spiropali.

3 VITE ME PARE

"Dvorani"- 3 PIKAT që opozita "ngul" maxhorancën, ndryshuan mënyrën e votimit për të zgjedhurin 'njeriun e tyre' (Krahasimi me 2019)

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Ardian Dvorani

TIRANË- Kryefjala e debatit të sotëm në Kuvendin e Shqipërisë, ka qenë votimi për zgjedhjen e anëtarit të radhës së Gjykatës Kushtetuese. Opozita nisi një debat që përfundoi në ofendime personale me kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar që "të besuarit" e tij kishin angazhuar mafiozë dhe oligarkë për të orientuar votën drejt Ardian Dvoranit. Që ky i fundit të jetë pjesë e Gjykatës Kushtetuese duhen 3/5 e votave në Kuvend, ose e përkthyer ndryshe, 84 “kartona jeshilë”.

Madje dhe shprehën sigurinë se kishin siguruar vota nga deputetët e opozitës për të bashkuar votën me tyren, që me matematike i bie "blerja" e 10 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë që deri më tani opozita është dakord që në rast të mosplotësimit të votave, të kalojë i pari nga lista e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Deri më tani lista kryesohet nga Marjana Semini me 93.66 pikë, ndjekur nga Ardian Dvorani me 92.44 pikë, Gent Ibrahimi me 88.38 dhe Arta Vorpsi me 88.22 pikë. Për Marjana Seminin, opozita është dakord.

Por ka edhe një 'problem' të dytë!

Në rast se maxhoranca i ka siguruar këto vota që pretendon opozita (minimumi 10 deputetë që do të votojnë për Dvoranin me votë të fshehtë), nuk mund të rrezikojnë që opozita të mos jetë në sallë në momentin kur të bëhet votimi. Ndaj me shpresën, ose dhe me sigurinë që ndonjë deputet i opozitës do ta votojë Dvoranin, kanë bashkuar votimin për anëtarët e Kushtetueses me atë për Avokatin e Popullit. Dhe, meqe votimi do të jetë i fshehtë nuk do të merret vesh se kush ka votuar për kë. Përfundimi do të jetë i thjeshtë; 84 vota për Dvoranin.

Kleçka e tretë dhe jo më pak e rëndësishmja është mënyra e votimit. Pse gjithë kjo këmbëngulje për një votim të fshehtë me letër dhe për të dyja çështjet bashkë? Opozita nuk mund të mungojë në zgjedhjen e Avokatit të Popullit, e kështu ndonjë deputet mund të kalojë dhe të marrë shkarazi ndonjë fletë votimi edhe për zgjedhjen e anëtarit të ri të GJK-së. Në fund, nuk ka sesi të kuptohet se kush votoi për kë? Kamuflimi perfekt. 


Pastaj pse duhet ndryshuar mënyra e votimit kur në vitin 2019 (SHIHNI PAMJET E MËSIPËRME), Kuvendi miratoi dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji, me VOTIM ELEKTRONIK. Jo me letër. Pse ky ndryshim tani? Çfarë po synohet?

3 VITE ME PARE

Rama: Do i kërkoj Nikollës me shkrim, kush thotë fjalët 'kriminel, mafioz e hajdut' në Kuvend, të paraqitet para Komisionit

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se çdo deputet që i drejtohet kundërshtarit politik me fjalët 'kriminel, mafioz e hajdut', duhet të paraqitet para Komisionit të Etikës. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se këtë gjë do t'ia kërkojë me shkrim kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. 

"T'i përsërisësh tjetrit vetëm se e ke kundërshtar politik, si kriminel mafioz, kjo është e padurueshëm kjo nuk mund të durohet më. Do i kërkoj me shkrim kryeparlamentares të dërgoj përpara Komisionit secilin deputet që përdor etiketime apo akuza që nuk i fakton dot. Nëse ka informacione që nuk i ndan dot me publikun duhet ti ndaj atje te komisioni që mos të përjashtohet,"_ tha Rama.  

3 VITE ME PARE

'Kisha besim tek ju, më zhgënjyet'/ Rama 'ironi' me Açkën: S'thashë se kam ndryshuar, në '98 ika në Amsterdam, kisha disa lidhje kriminale

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Foto ilustruese

TIRANË- Një debat është zhvilluar ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së Partisë Demokratike, Flutura Açka. Në fjalën e kësaj të fundit, demokratja i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të kërkojë falje në lidhje me një ofendim të bërë sipas s’ja prej kreut të qeverisë kundrejt opozitës. Përgjigjen e mori sërish nga kreu i qeverisë, i cili u shpreh se mos t’ju shkojë mendja për keq për termin "gojore". Por sa i takon komentit të Açkës për vizitat e Ramës në Amsterdam, kreu i qeverisë ju përgjigj me ironi, ishte atje për shkak të lidhjeve kriminale që ka pasur në atë kohë.

PJESË NGA DEBATI: 

Açka: Nuk kam ndonjë gjë, nuk kam replikë me kryeministrin. Po është e vërtetë unë shkoj në Amsterdam, shkoj se kam nevojë të purifikoj shpirtin dhe mendjen, por edhe për të marrë copy-right. Dua të të kujtoj rastin kur ka shkuar kryeministri. Në shtëpinë time në Holandë, ku jeni ulur ju në vjeshtën e vitit 1998. Ishit emigrant, bashkë me disa miq tuajt, keni pirë kafe. Është akoma karrigia. Kur të bëni muzeun, shkoni dhe e merrni. Ua kam ruajtur. Nga ajo karrige jeni ngritur dhe keni shkuar ju në Amsterdam. Ju folët që nuk ia shpjegoni dot djalit fjalorin e përdorur nga zoti Bardhi. Nejse kaloi, do të bëni mirë që t'i shpjegoni dhe fjalën që keni përdorur për opozitën (gojore) të mos e them për të dytën herë, do e kërkoja sinqerisht që sot të kërkoni ndjesë. Edhe sot. Unë vërtetë do të mendoj se ke ndryshuar. Atë fjalë nuk e kam pranuar kurrë dhe nuk do e pranoj kurrë. Sa për zotërinë që thatë, për liderin historik, e nderojmë për atë pjesë që kam. Ai që kemi në krye, mos ma kujtoni mua por kujtojani vetes. Ne si grup e kemi bërë distancimin, e çmojmë, siç edhe ju kur t'ju vijë koha. Unë kisha besim tej ju se iu njihja. Por që nga 21 janari, më keni zhgënjyer personalisht, ndaj mbaj këtë qëndrim ndaj jush.

Rama: Nuk kam asnjë pretendim që kam ndryshuar. Nuk e thashë dhe nuk ua plotësoj dot kërkesën. Kam një këshillë, kur t'ju kujtohet fjala mos t'ju shkojë mendja për keq. Kjo është këshilla ime. Tek shpresat që keni pasur tek unë, do i shihni gjërat më kthjellët. Pastaj pyetja pse kam shkuar në Amsterdam, përgjigjia është për disa lidhje kriminale që kam pasur që në atë kohë.

3 VITE ME PARE

Rama sfidon PD: Më gjeni VIDEON që tregon se unë kam quajtur Berishën, kriminel, hajdut e mafioz, do kërkoj ndjesë

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sfiduar Partinë Demokratike që të nxjerrë prova që vërtetojnë se ai i është drejtuar kryedemokratit Sali Berisha apo ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha me fjalët 'kriminel, hajdut, mafioz'. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se ai do të kërkojë ndjesë nëse kjo gjë ka ndodhur dhe nuk e mban mend.

"Mund t'i them veshëderr ose mund të më thbotë kokëderr. Keq është, por janë opinione, kurse kriminel e mafioz janë akuza penale. Unë vërtetë mund të kem përdorur, një shqipe që ndoshta shqetëson, se dhe unë njeri i gjallë jam, kam dhe unë armën time, por po më gjetët një herë të vetme që unë të kem akuzuar qoftë edhe non-gratën, për të cilin nuk kam ushqyer ndjenja dashurie kuptohet apo atë që erdhi pas tij dhe ka humbur vetë se vulën ua ka lënë ju. Nëse më gjeni që unë një herë t'i jem drejtuar e t'i kem thënë 'o kriminel mbylle gojën', 'o hajdut pusho', 'o mafioz mos fol', atëherë ma sillni dhe unë do të dal këtu e me sa vite vonesë të jem, do të kërkoj ndjesë. Për këto fjalë shqiptarët vriteshin, për veshderr kërkoje ndjesë dhe vazhdonte jeta, ndërsa për këto gjëra, të ikte jeta,"- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

Rama-Açkës: Si do reagoje nëse do të të thoja që ke bërë prostitucion në Hollandë?

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka repolikuar me deputeten e Partisë Demokratike Flutura Açka, e cila i kërkoi të jetë e përmbajtur me fjalorin. Nga foltorja e Kuvendit, Rama iu drejtua Açkës dhe e pyeti se si do të reagonte ajo nëse kreu i qeverisë do ta akuzonte për prostitucion në Hollandë. Ai shtoi se me siguri, Açka nuk do të ruante qetësinë, por do të thoshte çfarë do që t'i shkonte në mendje.

"Nëse do t'ju thosha që ju keni bërë prostitucion në Hollandë, do të ruanit qetësinë ju? Nuk besoj, ju do të iknit nga mendja, do të thonit gjërat më të fundit. Dhe me të drejtë, se unë duhet të kem prova kur them që je marrë me prostitucion në Hollandë, ndryshe s'e bëj dot. Si e pranoni ju këtë gjë, kur ju flisni për bullizmin e për libra. Si ju duket ju kur del ai e u flet grave në atë mënyrë. Çfarë janë këto? Të ruash qetësinë me këto? Si mund ta bësh me këtë gjë. Unë s'kam as dkorata, kam një certifikatë bojaxhiu, kaq, as bachelor, as master, as doktoraturë. E njoh Shqipërinë për arsye të detyrës. Ju kam thënë që do përfundonit më keq. Ju kujtoni se shqiptarët janë budallenj dhe tërhiqeni për hunde. Për vulëhumur s'e kam me ju, por ata atje në fund. Vula u duhet ca të tjerëve që s'bëjnë punë tjetër. Më mirëkuptoni kur them ato fjalë, në momentin që ai më thotë 'mafioz', 'kriminel'. Nuk mund të ngre pyetjen nëse ai në fund atje, është idiot apo jo, kur ai thotë je offshore. Sepse nëse do të isha offshore, do të isha para drejtësisë,"- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

"Na keni thënë dhe gojore"/ Açka replikon me Ramën, kryeministri: Jam prej mishi e kockash, e ndjeva ta thoja si detyrë ndaj djalit tim

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të përmbahet e të mos fyejë deputetët. NGa vendi i saj në Kuvend, Açka kërkoi që Rama t'i përmbahet etikës, duke kujtuar dhe fjalë të tjera ofenduese që kreu i qeverisë ka thënë më herët. Rama iu përgjigj nga Foltorja dhe tha se ai e ka ndjerë të nevojshme tu përgjigjet fjalëve 'mafioz'; 'hajdut' dhe 'kriminel' që iu adresuan nga deputeti Gazment Bardhi. Ai tha se e quajti palaço Bardhin, në mënyrë që djali i tij kur të rritet të shikojë se çfarë mendimi ka kryeministri për këtë gjë.

Pjesë nga biseda; 

Flutura Açka: Dua t'ju drejtohem juve kryeministër, dua të qëndroj këtu që ta mbaj vetën të pastër, larg nga ndotja që u krijua nga ofendimet e zotit kryeministër. Unë do t'ju lutesha të mbanin etikë kur u drejtohemi njerëzve, sepse ju na quajtët vulëhumbur. Ndoshta dhe jemi se një grup i vogël deputetësh jemi, nuk kemi eksperiencën tuaj. Por na keni quajtur dhe gojore. Do t'ju lutesha që të mbani veten, unë jam një njeri me titull, 'Mjeshtër i Madh', kështu e kanë bërë titullin, mashkullore. Unë di që kam folur atë që kam ndjerë. Kam dhe një këshillë për ju, lexoni 'Vetmitarin', ky njeri që është personazhi kryesor i këtij libri, në një moment ka një pasur i të madhe, por ka një kosto. Duhet të kqyrë në dritare çdo ditë, kjo ishte puna e tij. Mos e ktheni veten tuaj në 'Vetmitar'. Kjo historia juaj ngjan me markat e atytre markave të kruajtëseve të dhëmbëve. 

Edi Rama: E dëgjova me vëmendje fjalën tuaj, dua t'ju them që unë nuk jam prej betoni, jam prej mishi e kockash. Kryeministër as kam lindur e as do vdes. Është një periudhë e jetës time që po bëj këtë detyrë, por vjen një moment që 'mjaft është mjaft'. Më vjen shumë keq që dhe ju, që jeni një njeri librash, ratë në grackë. Unë refuzoj që fjalët mafioz e kriminel të përdoren dhe për më tepër të heshtë personi të cili i adresohen. Kush është kriminel, është subjekt i drejtësisë dhe kur ia thua këtë, është t'i kesh thënë të fundit. Pasi ia thua dhe nuk i jep prova, i bie të jesh palaço, sepse vetëm një palaço e vë veten e tij në një spektakël. Më vjen shumë keq, por unë e ndjeva detyrë ndaj djalit tim, që kur ta shikojë nesër pasnesër, ta dijë mendimin tim. Unë mendoj që ju që flisni për rininë që ikën, edukimin e arsimin, të sensibilizoheni ndaj kësaj gjëje. Njerëzit në momente të caktuara mund ta lëshojnë një fjalë tepër dhe mund të thonë një nga ato fjalët që e fyejnë tjetrin. 

3 VITE ME PARE

VIDEO- SHERRI pas dëbimit të Bardhit! Rama kapet me Salianjin e Nallbatin: Duhet t'ua shpjegoj fëmijëve të mi, ore palaço, zagar

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përplasur me Opozitën edhe pas dëbimit të deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Në momentin që deputetët e tjerë po linin sallën, Rama u kap me deputetin tjetër Ervin Salianji, të cilit i tha se duhet t'ja shpjegonte fëmijëve të tij akuzat. Në fund të sallës, u kthye Bledion Nallbati, të cilin kreu i qeverisë e quajti zagar.

Pjesë nga biseda: 

Edi Rama: Ta harroni ju, kriminelë e mafiozë, jeni bërë ca ju këtu. Jo po mafiozë e kriminelë, ca lolo ca palaço.

Nga salla: Po lëre tani

(Flet Salianji nga vendi)

Edi Rama: Më duhet t’ua shpjegoj fëmijëve të mi, t’ua them, ai është një palaço.

Kthehet Opozita (Flet Bledion Nallbati)

Edi Rama: Ik ere, ik ere zagar. Ore palaço.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Plas sherri në Kuvend! Gazment Bardhi shkon drejt Ramës, Felaj: Je i përjashtuar, lër sallën

 

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përjashtuar nga Kuvendi. Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj tha se Sekretaria duhet të përgatisë dokumentet e nevojshme për përjashtimin e tij. Vendimi u mor pas sherrit që Bardhi pati me kryeministrin Edi Rama për votimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe për Avokatin e Popullit. 

Pjesë nga debati mes tyre: 

Ermonela Felaj: Sekretariati të bëjë procedurat, në baze të nenit 65 të përjashtojë nga seanca plenare zotin Bardhi. Patjetër zonja Vokshi mos u shqetësoni, edhe ju shumë herë jeni bërë pjesë e konfliktit. 

Gazment Bardhi: Mafioz

Edi Rama: Palaço

Ermonela Felaj:Lini sallën

Gazment Bardhi: Mafioz 

Edi Rama: Palaço 

Gazment Bardhi: Mafioz 

Edi Rama: Palaço

Ermonela Felaj: Boll tani, lini sallën se e tepruat. 

 

3 VITE ME PARE

PLAS KEQ- Bardhi-Ramës: Kërkuat votë për Dvoranin, keni angazhuar oligarkë dhe mafiozë. Kryeministri: Ti je palaço! Duhet t'ja shpjegoj fëmijëve të mi akuzat...

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Gazment Bardhi dhe Edi Rama

TIRANË- Sherr i ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Në seancën e sotme parlamentare, Gazment Bardhi ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin se do të bëjë sesion të PS-së Kushtetuesen duke kërkuar që të vendosë Ardian Dvoranin si anëtarin e radhës. Sipas tij, drejtuesit e Ramës po kërkojnë vota për Dvoranin. Madje kanë angazhuar edhe mafiozë dhe oligarkë, duke përmendur Pëllumb Salillarin dhe Samir Manen. Në këtë moment, Rama nuk është përmbajtur dhe ka "shpërthyer" në ofendime ndaj Gazment Bardhi.

SHERRI I PLOTË NË KUVEND MES RAMËS DHE DEMOKRATËVE:

Bardhi: Nuk kemi asnjë shqetësim çfarë bëni ju me kandidaturën tonë me Avokatin e Popullit. As kemi lypur gjë, as po iu kërkojmë gjë. Sipas një traditë të PD, sollët një emër dhe ua votoj. Kjo traditë u vazhdua edhe në 2017. U votua me 84 vota, edhe në këtë rast ka zotim publik nga ana juaj se do të votoni kandidatin tonë. Ka pasur një proces konsultimi të kandidaturave. Grupi juaj ka përjashtuar 6/11 kandidatët që kemi propozuar. është e drejtë e PD që të sillte emër. Nuk ndahen kandidatët në të PD dhe PS. Kandidatura që kemi sjellë nuk ka qenë në listën e të përjashtuarve. Megjithatë është e drejta juaj. Nuk iu imponojmë kandidatë dhe nuk u ankua askush. U ankuam për tentativën që të ktheni GJK në degën tuaj. Po ta përsëris, ndoshta e kanë bërë pa dijeninë tënde, por drejtuesit më të lartë të PS jo vetëm që kanë kërkuar votë për Dvoranin. Kanë angazhuar oligarkë dhe mafiozë. Zamir Manen psh. Salillarin. Ja po ta jap shembullin. Mos u nevrikos.

Rama: Më jep shembull ku person është influencuar nga filani.

Bardhi: Cilët janë mafiozë? I le oligarkët, po fokusohesh tek mafiozët. Jep llogari pse ke angazhuar oligarkët.

Rama: Më jep emër

Bardhi: Ja të çohet ky personi

Rama: Je një çetë shpifësish, i kam çuar unë se e ke bindjen ti. Për ta kthyer GJK në seksion të PS.

Felaj: Boll tani

Bardhi: Ti i ke çuar

Rama: Palaço

Bardhi: Palaço je ti

Felaj: Mos e kërkoni rregulloren, por vetëpërmbahuni. Mos flisni nga vendi. Ju lutem, keni arritur në pikën që do iu hiqet e drejta e fjalës.

Rama: Cilën qetësi? Cilën qetësi humba? Kollaj është t'i thuash tjetrit mafioz. Nxirre një provë. Për kë emër të përgjigjem. Për cilën emër të të përgjigjem o palaço. Je një legen dhe mafioz. Je në gjendje që t'ja kthesh fytyrën dhe zërin një cirku. Nuk ke turp nuk ke. Ç'qetësi të ruaj? S'jam si ti që të ruaj qetësinë kur më thonë gjëra të pavërteta. Ik ore palaço. Je një palaço cirku. Ik more.

*Bardhi flet pa mikrofon dhe nuk dëgjohet

Rama: Ik more...pis! Ça ke ti? Ça ke?!

Felaj: Kolegë rifillojmë seancën

Rama: Palaço. Ik andej. Ik ore zagar...

Felaj: Zonja Vokshi mos ndërhyni.

Bardhi: Mafioz je, o mafioz. Mafioz je.

Rama: Palaço. Jeni dhe.. Po ti ça ke? Më duhet t'ja shpjegoj fëmijëve të mi kuptimin. Ai është palaço, prandaj them. Palaço. Ik ore.

3 VITE ME PARE

Ikën Opozita, braktis Kuvendin pas sherrit me Ramën

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Kuvendi

TIRANË- Opozita ka braktisur Kuvendin e Shqipërisë. pas një debati të fortë që u bë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve Gazment Bardhi e Enkelejd Alibeaj, deputetët dolën jashtë. Edhe gjatë largimit të tyre, pati replika e debate mes tyre dhe kreut të qeverisë. 

3 VITE ME PARE

Bardhi&Alibeaj bashkë kundër Felaj, "luftë" për fjalën dhe kunja me Ramën: Ta tregoj unë edhe liderin...

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe kolegu u tij, Enkelejd Alibeaj patën një përplasje me Ermonela Felajn për marrjen e fjalës në Kuvend. Bardhi kërkoi që të merrte fjalën në vend të Alibeajt për të "sqaruar" kryeministrin Edi Rama lidhur me votimin e radhës së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. 

PJESË NGA DEBATI:

Felaj: Kolegët iu lutem do më lejoni të bëj detyrën time. Nëse doni që t'i jepni drejtim është që të ftojmë Kuvendin në votim. Ju lutem drejtuesi do të veprojë në momentin që do të jemi në atë diskutim. Ju lutem zoti Bardhi iu dëgjova. Më fal. Ngriheni si kryetar grupi. Ka një kryetar grupi dhe flet vetë ai..

Bardhi: Ma ka kaluar fjalën

Alibeaj: Ia kam kaluar unë.

Felaj: Po ngrihet në këmbë dhe të thotë ia kam deleguar fjalën zotit Bardhi. Edhe do e mbyllim këtu për debat.

Alibeaj: Me qetësi. Ndjesë. Merreni më qetë. Po ç'ke ke frikë nga përgjigjia? Ta tregoj unë edhe liderin. Do përgjigje? Ja ta jep zoti Bardhi.

Bardhi: Jam person i autorizuar unë, ma jep fjalën.

Felaj: Zoti Bardhi dhe Alibeaj se jemi dhe juristë, nuk më lejohen gabime kaq të rënda. Zoti Bardhi iu dhashë kohën që kërkuat. U dëgjuat të gjithë.

3 VITE ME PARE

Rama 'eliminon' kandidaturat: S'e votojmë avokatin e PD! E doni për ta futur në parkingun e Shqupit, gjeni emër tjetër

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë përsa i përket votimit të kandidaturave për Avokatin e Popullit. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se nuk do të votojnë asnjë prej kandidaturave të grupit të Opozitës. Ledio Brahon, ai e konsideroi avokatin e PD-së për të cilin tha se nuk ka fituar asnjë gjyq dhe nuk ka si të votohet prej tyre. 

"More zotëri, more zotëri, unë i dal përballë të tëra vendimeve të mia, nuk iki dhe ju thashë, në raste të tilla, grupi parlamentar i Partisë Socialiste, që është parti serioze, nuk është çetë, mblidhet dhe merr vendim për një gjë apo një gjë tjetër. Keni ifnormacion që është mbledhur dhe ka marrë vendim? Ja ku, offshore, ja çfarë (qesh)...Sa e tha publikisht? Çfarë tha? Unë e dëgjova atë që tha kryetari i grupit dhe nuk tha asgjë nga ajo që po përsëris unë dy herë. Duhet të merrni masa për të garantuar se keni akoma punë për të lidhur gojën me veshin, veshin me sytë, hundën me sytë se s'ka mundësi. Të gjithë janë të lirë të votojnë për kë të duan nga të treja kandidaturat. Është votimi i lirë, do bëhet procedura, çfarë nuk ka more zotëri, ore se është habi e madhe, ligji është i qartë, nëse nuk ka vota të mjaftueshme respektohet radha, uaa. Nëse ju do ikni do bëhet formalisht, do bëhet procedura dhe do ikium. Kaq rëndë jeni? Pse duhet patjetër droga, mafia, krimi, droga? Fatmirësisht për këtë ne kemi një Provë të thjeshtë, jo për t'ju dhënë llogari, por për dëshirë humane që të vendosni marrëdhëniet me realitetin. Nuk kemi marrë asnjë vendim të tillë. Kaq. Përsa i përket tjetrës, ju nuk keni sjellë shumë kandidatë, ju keni sjellë një se atë tjetrin nuk e llogarisim fare sepse ka ardhur nga vulëhumburit, por ju llogarisim ju që nuk e keni humbur vulën akoma.  Nuk kemi thënë asgjë tjetër veçse tradita që do ta propozojë Opozita. Por s'mund të na kërkoni të votojmë avokatin e PD-së. Ju çfarë nuk thatë këtu për një gjykatës. Doni ta merrni avokatin e Popullit ta fusni tek Shqupi? Te parkimi se as Shqupin s'e keni. Gjeni kandidat tjetër, atë mbajeni se ju duhet tek partia, në gjyq me ne nuk ka dhënë fitore, i ka humbur të gjitha,"- tha Rama ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Debat për Ardian Dvoranin në Kuvend, Alibeaj-Ramës: Doni të 'peshkoni' votat tona, le të caktohet i zgjedhuri nga KED, ti s'i ke 84 vota

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Enkelejd Alibeaj është shprehur se procesi i votimit të fshehtë për zgjedhjen e anëtarit të radhës së Gjykatës Kushtetuese është bërë për të manipuluar procesin e votimit. Në fjalën e tij në Kuvend, sipas Alibeaj, mazhoranca është në dijeni që i duhet një kuotë e caktuar votash për të kaluar një projektligj dhe duke ditur që nuk arrijnë t’i plotësojnë këto vota, “peshkojnë” sa andej-këndej, duke nënkuptuar se janë vota të opozitës ato që do të "rrjedhin". Kreu i Grupit të PD, pretendon se i gjithë ky skenar po bëhet për të zgjedhur Ardian Dvoranin për Kushtetuesen.

"Për të qartësuar diçka po ta shpjegoj po pate durimin për ta kuptuar do ta shohësh se gjurmët i ke. Për të zgjedhur një anëtar të GJK, duhen 84 vota, ti nuk i ke. Reforma në Drejtësi thotë një gjë të thjeshtë thotë që kur nuk i ke votat, zgjidhet ai që KED ka vendosur të parin. Pyetja që kam unë është që pse ngulmoni që ta fusni në votim? Pse e ngatërroni me historinë e Avokatit të Popullit? E kuptova që u qartësove. Se çfarë vendimi të marrësh, ta sjellësh këtu, do të peshkosh ndonjë votë andej këndej. Për Avokatin e Popullit, nga ana jonë nuk është kërkuar asnjë avokat populli për opozitën. E keni thënë ju. Kandidaturat që kanë ardhur kanë ardhur në mënyrë transparente. Publikisht kam thënë se cila ishte mbështetja jonë. Ti e the që do të jetë me opozitën. E thatë që nuk mbështesni askënd. Pse i bashkoni me kuti, siç bëheshin në kohën e pandemisë, është vazhdimi i skenarit për të peshkuar. Nëse nuk i ke 3/5 e votave, shkon ai që ka vendosur KED. Dhe janë të gjithë duarjashtë nga politika. E gjitha bëhet për të peshkuar, synimi ynë është i qartë doni të çoni Dovranin, nuk e bëni dot për të korruptuar procedurat. Një gjë është e vërtetë, ku është demaskimi i procedurës,"-tha Alibeaj.

3 VITE ME PARE

"Do kapni Kushtetuesen"/ Rama: Po ta kishim vendosur, do t'ua thoja në sy

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili tha në Kuvend se Partia Socialiste kërkon të 'kapë' Gjykatën Kushtetuese. Në fjalën e tij, Rama tha se nuk kanë vendosur se kë do tëvotojnë në grup. Ai shtoi se nëse do ta kishin bërë këtë gjë, do ta kishin pranuar hapur dhe nuk kishin pse ta fshihnin. 

"Dëgjoj që m’u referua mua Bardhi, është për të ardhur keq që kjo gjuha ekstreme me mafie, indtimidime, me kriminela, është bërë buka e përditshme e çdo  fjalimi dhe ndërhyrje për procedurë e të gjithëve bashkë, por edhe njëherë tjetër, e vërteta është tjetër. Grupi i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine, kur ka votime politike dhe kur ka vendimmarrje të unifikuar politikisht marrim vendime, keni dëgjuar ju që kemi marrë vendim për të mbështetur politikisht ndonjë figurë që vjen nga drejtësia, kur e keni dëgjuar, kjo është fantazi. Kjo është një fantazi, është si puna e asaj offshoret, ti e di që je, por unë nuk ta provoj dot sepse offshoret janë për tu fshehur. Ne nuk kemi asnjë problem tua themi juve në sy atë që kemi vendosur. Nëse ne do kemi marrë një vendim politik do ua thoshim në sy, nuk do linim gjurmë që t'i kapnit ju gjurmët, do jua thonim. Ne nuk e kemi një vendim të tillë, kur ta kemi do t'ua shpejgojmë,"- tha Rama ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Rama i prerë: S'votojmë avokatët e vulëhumburve që kanë humbur çdo gjyq me ne! Bardhi: Keni lënë gjurmë. Kryeministri: Gjëmoni bishtin se do e kapni

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pasur debate të forta me deputetin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Në fjalën e tij nga vendi, në Kuvend, Rama tha se nuk do të votonte asnjë nga kandidaturat e Opozitës për Avokatin e Popullit. Bardhi u shpreh se qëllimi i Partisë Socialiste është kapja e institucioneve, ndëtsa Rama e mohoi këtë gjë.

Pjesë nga biseda mes tyre: 

Edi Rama: E keni keqkuptuar ju procesin e avokatit të popullit, nuk funksionon kështu. Ne nuk kemi sjellë këtu që të votohej ndonjë avokat që e kalon jetën duke bërë gjyqe kundër kundërshtarit, kemi gjetur figura që mund të gjejnë, në mos pritjen me krah hapur, pëlqimin me votë. Si do votojmë ne një avokat që ka humbur çdo gjyq me ne, s'ka shans të ndodhë, nuk i votojmë ne ato kandidatura që keni sjellë ju. As njërin që është avokat i partisë tuaj në luftë për vulën, as tjetrin që është kandidat i vulëhumburve. S'ka. Ashtu. Votimi tjetër është votim i lirë i gjithsecilit, kështu që luftën me mafian vazhdojeni në rrugët e fantazive tuaja. Pse bërtet tani, atë dëgjuam a mbarova

Gazment Bardhi flet nga vendi

Ermonela Felaj: Mos ndërhy, do ketë të drejtë kryetari i grupit të ndërhyjë

Edi Rama:S'e kemi kurrë problem të themi se çfarë duam të bëjmë. S'kemi marrë asnjë vendim politik për këtë gjë, Nuk e kuptoj pse duhet t'ju japim juve llogari se kë duam të votojmë, po ju them dhe një tjetër arsye. S'do kishim asnjë problem t;jua thonim, ne do të votojmë këtë. Nuk e kemi marrë, ndaj të gjithë do të votojnë lirisht. Luftën me mafian vazhdoni bëjeni me veten. Këta jeni ju, offshore, por unë nuk ua vërtetoj dot. Jeni të njëjtët. thjesht ndryshojnë fytyrat. Kjo është e vërteta.

Gazment Bardhi: Keni lënë gjurmë

Edi Rama:Gjurmë përse

Gazment Bardhi: Në tentativa për të kapur..

Edi Rama:Për të kapur kë more? Kë? Ah... ju më kujtoni atë shprehjen, i gjëmoni bishtit, vazhdoni se do ta kapni.

3 VITE ME PARE

DEBATI- Kuvendi pritet të votojë anëtarin e GJK, Bardhi denoncon: Keni kapur deputetë të PD, doni të manipuloni procesin. Njeriu juaj është Dvorani

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Pamje nga seanca

TIRANË- Deputetët e opozitës, me në krye Gazment Bardhin kanë hedhur akuza se Kuvendi po manipulon procesin e zgjedhjen së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si procesin më mafioz që ka parë Kuvendi i Shqipërisë në 30 vitet e fundit. Kjo sipas tyre, ka ardhur sepse mazhoranca kërkon që të zgjedhë “të preferuarin” e tyre, Ardian Dvorani duke vendosur që të përzgjedhjen e tij të votohet me vota të fshehta, pasi sipas tyre eksponentë të lartë të grupit parlamentar të PS kanë "peshkuar" deputetë të opozitës për të votuar në favorin e tyre. Përgjigja erdhi nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila tha se po zbaton ligjin dhe se për çdo anëtarë të GJK është votuar me votë të fshehtë. Njëjtë siç edhe do të bëhet sot. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e shfokusoi debatin tek zgjedhja e Avokatit të Popullit, duke u shprehur se nuk duan të votojnë për Ledio Brahon dhe Altin Goxhajn. Për zgjedhjen e anëtarit të radhës në GJK, Balla tha shkurt se kandidaturat janë të shkëlqyera, pa përmendur asnjë emër dhe duke injoruar akuzat e opozitës në Kuvend. 

DEBATI NË KUVEND:

Bardhi: Sapo jemi njoftuar mbi procesin e votimit për 4 pika në rendin e ditës. Grupi juaj parlamentar ka propozuar të bëhet një votim i fshehtë ku 4 fletë do ndahen në mënyrë të ç’regullt në sallë. Arsyeja që po propozoni një proces të tillë kaotik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe anëtari të GJK. Kërkoj që të na informoni nëse ky informacion i pa bërë i ditur që na është dhënë nga administrata është i vërtetë. Shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarit të GJK në një proces mafioz e korruptiv, akti më i rëndë që i bëhet demokracisë. Çdo tentativë për të imponuar në forma që keni lënë gjurmë se ç'jeni duke bërë, të jeni të sigurt që do dështojë. Tërhiquni sa nuk është vonë dhe na sqaroni.

Alibeaj: Po ju kujtoj që pas 3 minutash, në orën 4 është njoftuar sekretariati për procedurat dhe votimet, dhe është thirrur për organizimin e votimit të fshehtë. Nuk mund të thoni tani që do bëhet më vonë. Është bërë kërkesa. Kërkohet të mblidhet tani, pa ardhur koha e votimit. Të mblidhet sekretariati dhe të përgatitet ajo që keni bërë ndërmend. Jua thashë dhe në komisionin e ligjeve, është në shkelje ligjore. Ja kërkova kryetares së komisionit. Ju vazhdoni edhe në komision, sepse doni të çoni njeriun tuaj, Ardian Dvorani. Po vazhdoni në seancë për të krijuar një katrahurë, për të çuar njeriun tuaj politik. Po shkelni këtë proces. Hiqni dorë. Jepni sqarimet siç u kërkua nga Bardhi.

Bushka: Kolegë, i quaj të pavenda diskutimet se nuk po bëjmë asgjë veçse po zbatojmë rregullat e Kuvendit. Në radhë të parë, procedura e votimit të GJK është e parashikuar, ligji thotë se është votim i fshehtë. Një grup deputetës kanë kërkuar që të bëhet votim i fshehtë me kuti. është paraqitur kjo kërkesë, është pjesë e rendit të mbledhjes. Do të merret vendim në bazë të rregullores. Mos e bëni pis procesin se ne zbatojmë ligjin dhe rregulloren. Kandidatët janë të tre dinjitoz. Nxitimi juaj për të bërë të gjithë këto deklarata të pavenda për mua.

Bardhi: Zonja kryetare, ajo që ne kërkuam është konfirmimi i asaj që ne mësuam në rrugë joformale nga administrata e Kuvendit. Na thatë që nuk ka ende një kërkesë të tillë. Pyetja që kishim ne që kryetarja e Komisionit të numërimit nuk na sqaroi është që pse do të duhet që të votohet në mënyrë të njëkohshme është se përse duhet votuar në mënyrë të fshehtë. Kjo sepse në një procec mafioz, eksponetë të grupit parlamentar me në krye zotërinë që sapo erdhi janë përpjekur të intimidojnë deputetë të opozitës parlamentare. Forma sesi këto individë të intimiduar për të votuar Ardian Dvoranit është që fleta e votimit të avokatit të popullit dhe GJK të bashkohen bashkë. Mos e bëj atë shënje Taulant se keni lënë gjurmë. Ngatërrohet fleta e GJK me atë të avokatit të popullit sikur është një hgabim njerëzor që të mos identifikohen ata mes nesh që i janë nënshtruar intimidimit korruptiv të eksponentëve më të lartë të PS. Ajo që po iu kërkoj është që pse nuk e ndani këtë procedurë. Pse e votuat Avokatin e Popullit 3 muaj. Ju kishit deklaruar se do votonit kandidatin e PD. Pse i bashkuat? Sepse keni këtë projekt mafioz. Kjo është e rëndë dhe prandaj e përsëris. Mund të mbështesni kë të doni. Nuk marrim pjesë dhe ligji e ka rregulluar, nëse nuk arrihen 84 vota, më i miri shkon në GJK. Ne nuk kemi asnjë shqetësim për këtë gjë. Por intimidimi juaj është akt i papranueshëm.

Felaj: Nuk ka kërkesë, por nga diskutimet e kolegëve kuptova se do të paraqitet një kërkesë. Vendimin nuk e merr drejtuesi i seancës, por Kuvendi. Ndaj iu ftova që në krye të herës që këtë pikë ta ballafaqojnë kur të jetë rendi.

Balla: Meqë nga procedura u kalua në thelb të disa çështjeve, unë do ta komunikoja kur të ishte çështje e rendit të ditës, është përgjegjësia juaj që e sollët Kuvendin me 11 kandidatura nga 28 firma, a thua se opozita në Kuvendin e Shqipërisë ka 308 deputetë. Jemi njohur me një shkresë nga 11 deputetë që është tërhequr mbështetja për një pjesë. Kuptova që janë dy kandidatura që mbeten. Meqë hytë edhe ju në...Një gjë do ta them, respekti për atë që flet... Kjo është një çështje që ka mbetur. E kemi parë më vëmendje, duam që të zgjedhim një Avokat Populli, po ua them se nuk e mbështesim Ledio Brahon, se nuk mund të jetë ai që mbështet PD në KQZ. Gjeni një avokat që fiton çështjet, se i ka humbur të gjitha. Për këtë arsye nuk do të votohet nga ana jonë. Ka edhe një kandidat tjetër. Altin Goxhaj, e kemi thënë po ka firmën e Saliut aty nuk e marrim në konsideratë. Kuvendi në 30 vitet e fundit ka një moment diskutimi dhe më pas tek votimi. Nuk ka ndodhur kurrë që votimi të bëhet njëri në fillim dhe tjetri në fund. Nuk ka ndodhur asnjëherë që pikat të votohen veç e veç. Kur të shkojmë tek ajo pjesë merrni masat siç i doni ju. Gënjyet këtu se grupi i PS ka qëndrim tjetër nga ajo që thatë ju. Për ne të tre kandidaturat janë të shkëlqyera. Ne vlerësojmë integritetin moral dhe institucional. Megjithatë jeni mësuar që ia fusni gjithë jetës kot, ia futët edhe sot kot.

3 VITE ME PARE

“Je idiot apo bën vetë?”/ Agron Shehaj: Gjuha e Ramës, strategji! Kur nuk ke çfarë thua do ofendosh

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokatike Agron Shehaj, ka folur në lidhje me debatin e djeshëm në Kuvend mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. I ftuar në News24, Shehaj ka deklaruar se kërkoi përgjigje nga Rama në lidhje me akuzën që tha se e mbështeti në logjikë dhe në fakte, por se në vend të saj mori vetëm fyerje dhe ofendime.

“Para disa ditësh SPAK shpalli në kërkim për korrupsion pronarin e Inceneratorin e Tiranës. Ndërkohë qeveria vijon e paguan këtë zotëri, vetëm në një muaj ky zotëri ka marrë rreth 1 mln euro nga bashkia e Tiranës. Arsyeja e vetme që një qeveri ka nënshkruar një kontratë korruptive me një subjekt offshore në Holandë dhe vijon ta paguajë, ka vetëm një arsye, nëse pas qëndron kryeministri. kjo ishte çështja që ngrita. Unë kërkova shpjegime bazuar në logjikë dhe fakte. Kjo ndodhi dje. Përgjigja që mora ishte fyerje e ofendime. Nuk është hera e parë nga ana e tij. Është strategji kur nuk ke çfarë thua për çështjen vërsulju atij që flet”, deklaroi Shehaj.

3 VITE ME PARE

Rishikimi i buxhetit, Vasili: Paratë këtu bëhen copa copa në rrugë

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti demokrat Petrit Vasili ka deklaruar se qeveria nuk ka asnjë aftësi planifikuese në lidhje me buxhetin e shtetit. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Vasili u shpreh se paratë e buxhetit të shtetit po bëhen copa copa në rrugë. Po ashtu, Vasili ka theksuar se qeveria është jofunksionale.

"Kjo qeveri ka zero aftësi planifikuese. Këto dy muaj, apo pak javë që janë, se e kanë bërë fakt të kryer, do shpenzojnë më shumë se kaq. I ikim dot kësaj analize? Skemi qeverisje. Zero qeverisje. Ashtu siç shfaqet klienti i radhës në zyrën e zyrtarit, transferohen paratë nga këtu, këtu. Para për buxhetin bëhen copa-copa në rrugë. 33 deputetë shkuan në Gjykatën Kushtetuese për një akt normativ të kohës. Ata e rrëzuan aktin normativ në Kushtetuese. Ky është qëllimi i tyre. S’kanë turp dhe sot na bien 4 akte në një vit. Ku është emergjenca për të nisur projekti për Llogaranë?! Shpjegojuani shqiptarëve. Këta shkuan e fituan, ai që bërtiti i ekzaltuar Rama, ishte atëherë në opozitë. Kur vjen në pushtet bëhesh lapanjoz”, tha Vasili.

3 VITE ME PARE

Çollaku: Vetëm në Parlamentin e Shqipërisë nuk flitet për veriun e Kosovës që është i pushtuar nga serbët

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, u shpreh ditën e sotme se vetëm në Kuvendin e Shqipërisë nuk flitet për veriun e Kosovës që sipas tij është i pushtuar nga serbët. Teksa mori fjalën në Kuvend, Çollaku tha se Vuçiç ose kërkon ta copëtojë Kosovën, ose të krijojë një republikë Serbska të dytë, sin ë Bosnjë.

“Edhe pse i kemi çuar kërkesa të herëpashershme zyrtare, i kemi kërkuar që të diskutojnë, as ministrja as zv.ministren refuzojnë të marrin pjesë. Çështja kryesore është çështja e Kosovës. Dje ka patur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s një deklaratë për Kosovën. Vetëm në Parlamentin shqiptar heshtet. Ne e kemi votuar projekt rezolutën tuaj për hedhjen poshtë të rezolutës së Dick Martyt. A e mendoni se çfarë ndihme diplomatike do të ishte për Kosovën reagimi ynë. Vuçiç ose kërkon ta copëtojë Kosovën ose të krijojë një republika Serbska të dytë. Nga anta tjetër, për çështjen e detit, zoti Dendias flet më shumë për këtë çështje se ministrja jonë. Po pronat e çamëve në Greqi. A janë prekur këto tema? A janë prekur të drejtat e shqiptarëve në Greqi? A duan pak transparencë këto çështje? I marrim më shumë vesh ngjarjet se çfarë ndodhin nga mediat e tjera. Po për veriun e Kosovës që është i pushtuar nga trupa serbe të Vuçiç dhe të Ëagnerit rus. Flet gjithë Ballkani për këtë çështje. Vetëm ne nuk flasim. Si i kërkonte Rama Vuçiçit që të hiqte barrikadat kur ai është vetë problem. Po pohimi i vazhdueshëm i qënbdrimit në Open Balkan? Kosova, Mali i Zi, gjysma e RMV, BE dhe SHBA nuk e pranojnë. Pse nuk tërhiqet Shqipëria nga Open Balkan?

Edhe si masë diplomatike për agresionin e Vuçiçit. Çfarë interesi kombëtar ka këtu. Mund edhe të ketë qenë edhe me qëllim të mirë, por pse nuk e pranoni që Open Balkan ka dhënë efekt negative. Këto tema ne duhet t’I flasim, si njerëz të përgjegjshëm”, u shpreh Çollaku.

3 VITE ME PARE

'Revoltohet' Andia Ulliri, deputetja përplas tavolinën, Felaj: Leje arrogancën se nuk të shkon

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Andia Ulliri

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri kërkoi marrjen e fjalës në Kuvend. Duke qënë se kjo e drejtë nuk iu dha, ajo u ngrit në këmbë duke i rënë tavolinës. Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i kërkoi të ulej dhe të mos bënte zhurmuesen. 

'Leje arrogancën së nuk të shkon.'- tha Felaj.

3 VITE ME PARE

Spaho: Pse nuk po rrisni pagat e pensionet. Ibrahimaj: i kemi rritur me 7%

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho ka ironizuar komentet e Ministrës së Financave Delina Ibrahimaj në komisionet në lidhje me rritjet e pagave dhe pensioneve në vend. Gjatë fjalës në Kuvend, Spaho ironizoi qeverinë duke shtuar se mirëqeverisja tregohej qartë se si veprohej në doganën e Durrësit, ku qëllim është ryshfeti. Ndërkohë që në lidhje me rritjen e pagave dhe pensioneve, Ibrahimaj tha pagat janë rritur si në sektorin privat po dhe në sektorin publik. Ndërsa për pensionet tha se janë rritur 7%.

Pjesë nga biseda:

Spaho: E kam ndjekur ministren e Financave në komisione dhe sot, është për t’u çuditur nga gjuha reklamative që përdor. Kjo është të flasësh si me qesim dhe t’i paraqesësh të gjitha si arritje të qeverisë. Të pretendosh sot në kulmin e krizës ekonomike që është rritur konsumi i popullsisë, vetëm një mendje si kjo e ministres mund t’ua deklarojë qytetarëve. Janë rritur pagat 7% në sektorin publik dhe 9 % në sektorin privat, për këto pretendime thuhet; pyet INSTAT. Po Instatin e partisë. Kur jemi në kushtet e kësaj mrekullie, si në kohën e diktaturës ku paraqiteshim si shembulli më mirë i botës, pse ikin njerëzit? Pagat rriten, inflacioni është ulur. Pse kanë ikur në Angli vetëm 13 mijë vetë këtë vit?! Edhe mburremi dhe themi që rritja e të ardhurave 45 mld lekë përgjatë vitit që thuhet se ka ardhur nga puna e mirë e qeverisë. Punën e mirë të qeverisë e pamë te filmimet në Doganën e Durrësit. Se si punohet dhe merret ryshfet. S’ka asnjë shqetësim për të mbledhur taksat nga Doganat dhe Tatimet. Vëmendja është te korrupsioni. Më thoni një vit që nga 2013 që të jenë mbledhur paratë më shumë se sa janë parashikuar. Këto para janë mbledhur në buxhet të shtetit pothuajse nga rritja e fëmijëve. A dini ndonjë vend që të japi paktën e ndihmës sociale dhe të kursejë 1.8 mld. Kur të gjithë japin mbështetje sociale, këta japin më pak dhe kursejnë. Ska dëshirë/. Edhe paratë pastaj shpërndahen. Korporata e investimeve ka hallin e investimeve, për rrugët, urat. A po i jep ndihmë federatës së sportit dhe lihet bujqësia. I hoqën 6 % bujqësisë. Në vend që t'i bëjnë pyetje vetes, pse nuk rrisin pagat, përse nuk japin ndihmat, përse nuk rrisin pensionet, përse nuk ulin borxhin. 

Ibrahimaj: Përse nuk ulim borxhin. Në vitin 2022 kemi reduktim të burxhit. Pagat janë rritur si në sektorin privat po dhe në sektorin publik. Pensionet janë rritur me 7 përqind. Kemi mbështetur të gjitha kategoritë në nevojë. Këto nisma dhe këto ndihma janë mbështetur nga FMN. FMN përshëndet mënyrën e qeverisë së Shqipërisë për të vazhduar me ndarjet. 

3 VITE ME PARE

“Amant Josifi bëri kërdinë me vjedhjet'/ Berisha: Olsi Rama e dërgoi në Dubai, Xhixhon e përcolli në Kubë

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ortaku i Olsi Ramës, Amant Josifi ka vjedhur 2.2 miliard lekë me bitcoin. Berisha tha se Josifi po bën kërdinë në Spanjë dhe në botë me vjedhje. Për fshehjen e tij, Berisha akuzon Olsi Ramën, që sipas tij e ka dërguar në Dubai. 

'2.2 mld janë vjedhur me bitcon nga ortaku i Olsi Ramës, Amant Josifi. Bën kërdinë në Spanjë dhe e përcollët njëlloj. Olsi Rama e përcolli në Dubai, Olsi Rama e përcolli Genti Xhixhon në Kubë me makinën e tij, padronin e Xibrakës.

Pse nuk rrinë këtu më thuaj pak? Ku janë? E tmerrshme nga zonja janë transformuar në Manon Lescaut, të pamëshirë, se ajo ishte romantike kurse këto nuk ngopen nga asgjë.'- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

'Ditën i rri Ramës bodyguard, natën i bën gjëmën'/ Berisha pyet Manjën: Me votimin ça u bë? Tregoja shqiptarëve...

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Kuvendi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti ministrin Ulsi Manja bodyguard të kryeministrit Edi Rama. Berisha kërkoi nga Manja t'i tregojë shqiptarëve se çfarë u bë me votimin. Manja nuk reagoi.

'Ditën i rri bodyguard, natën i bën gjëmën. Me atë votimin ca u bë? Thuaja shqiptarëve '- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Marrëveshja për dronët “Bayraktar”, Berisha: Sa i bletë? Na e thoni çmimin, Majko a e din? Jo nuk e di se është sekret

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi të dinte çmimin e dronëve 'Bayraktar'. Nga seanca plenare, Berisha deklaroi se Qeveria nuk bën publike çmimin pasi vjedh. Berisha pyeti drejtëpërdrejtë socialistin Pandeli Majkon për çmimin e dronëve, mirëpo nuk mori përgjigje. 

'Na thoni pak sa i blerë dronët, nuk e thoni cmimin pasi vjedh. Dhe sistemet më të sofisktikuara kanë cmim dhe tregohet, zoti Majko sa kushtuan meqë ke qënë ministër. Jo nuk e din, sekret pasi vjedhin. A jemi ne vend anëtar i Natos, kush e kontrollon hapësirën ajrore. '- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

'Pse nuk janë hajdutët këtu?'/ Berisha: Buxheti i vitit 2022 ishte ai i vjedhjes së 122 miliard lekëve, zhvilluat 280 tendera sekrete

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se qeveria ka vjedhur 122 miliard lekë me buxhetin e vitit 2022. Gjatë seancës plenare, Berisha tha se Qeveria ka vjedhur në 9 muajt e parë të vitit 2022, ka zhvilluar 280 tendera sekretë dhe i kanë vjedhur 30% tendera që janë dhënë pa garë. Kreu i PD shtoi se Rama dhe ministrat nuk janë në sallë pasi vjedhin dhe nuk kanë guxim që t'i dalin para qytetarëve.

'Sot, diskutohet këtu për buxhetin e vitit 2022. Cfarë ishte ky buxhet sipas të dhënave strikt zyrtare. Ishte buxheti i vjedhjes së 122 miliard lekëve nga këta që qëndrojnë pas shpinës time. Nuk është shifër që del nga opozita por nga institucioni i këtij vendi. Keni vjedhur 122 miliard lekë, 30% më shumë se të gjitha rrogat që merren në republikën e Shqipërisë. Keni vjedhur në 9 muajt e parë të vitit 2022. Keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet në Shqipëri. Keni vjedhur sepse nga 20 tendera sekretë që janë zhvilluar në 8 vite keni zhvilluar 280 tendera sekrete, keni vjedhur sepse 30% të tenderave i keni dhënë atij që keni dashtë pa garë. Keni vjedhur sepse 61% të tenderave ua keni dhënë atyre që ua kanë pru ofertën më të lartë. Ku janë hajdutët, pse nuk janë këtu. Kush i vjedh këto? Cili e bën këtë? Kush shet energjinë me 40 euro dhe e rishet me 150 euro. Këto i bëjnë? Më të bardha janë karriget pa to se me to. 

Vazhdon të marrë çdo javë mijëra euro, vetëm se është kompania e Ramës. SKRAPI i artisë nuk guxon ta ndërpresë vjedhjen e Ramës dhe klanit të tij me djegësat. Keni vjedhur botën. 2.2 mld janë vjedhur me bitcoin nga ortaku i Olsi Ramës, Amant Josifi, bën kërdinë në Spanjë. Olsi Rama e përcolli në Dubai. Genti Xhixon, Olsi Rama e përcolli në Kubë me makinën e tij. Pse nuk rrinë këtu? Ku janë, e tmerrshme nga zonja janë transformuar në.. nuk ngopen në asnjë mënyrë. Shiko çfarë thotë kjo, po përcani veriun dhe jugun.'- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

'Jemi të mahnitur nga shpikjet tuaja'/ Balluku: Na keni ndarë veri jug, mos i bëni këto ndasi se s'janë të bukura dhe etike

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku kërkoi nga opozita që të mos bëjë ndasi mes jugut dhe veriut. Gjatë seancës së sotme plenare, Balluku tha se këto ndasi nuk janë të bukura dhe etike. 

'Na keni ndarë veri jug. Mos i bëni këto ndasi se nuk janë të bukura dhe etike. E dyta ditë që dëgjoj histori mes veriut dhe jugut. Për ne quhet Shqipëri, investojmë si në veri dhe jug. Nuk ka të ndara të ardhura dhe përfitime. Kemi 18 muaj që suvencionojmë energjinë. Për këtë janë të qartë të gjithë qytetarët. Jam e mahnitur nga këto shpikje. '- tha Balluku.

3 VITE ME PARE

'FMN na dha 1 kërkesë'/ Balluku: Nuk kemi krijuar asnjë debit gjatë vitit, i kemi larë të gjitha

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku u shpreh ditën e sotme se qeveria shqiptare ka ndjekur me përpikmëri të gjitha kërkesat e FMN-së. Ministrja tha se qeveria nuk ka krijuar asnjë debit për këtë vit e se i ka larë të gjitha. 

'Unë do flas për ministrinë time, nuk ka projekte të reja por projekte që kanë filluar dhe duhet të financohen për të mos bërë gabime që keni bërë ju në të shkuarën. Ta nisim si ta nisim keni bërë. Ne kemi pasur një kërkesë nga FMN që të mos krijohen debite gjatë vitit. Ne nuk kemi krijuar asnjë debit, nuk mbartim debite, i kemi larë të gjitha që ishin mbartur prej vitesh.

Një injektim për disa miliardësh për ju është i çuditshëm, është projekti më i rëndësishëm në rajon për sa i përket gazit. Eshtë çështje gjeopolitike, projekti i Vlorës është projekt i integruar me 3 komponent.'- tha Balluku.

3 VITE ME PARE

Debat në Kuvend/ Sula: Qeveria ka lënë në harresë bujqësinë, Ibrahimaj: Kemi mbështetur 47 mijë fermerë

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Dashnor Sula

TIRANË- Depuuteti demokrat Dashnor Sula ka deklaruar se paratë e dhëna nga qeveria për termetin janë për qëillime elektoriale. Duke folur në foltore, Sula ka theksuar se fermerët dhe bujqit nuk subvencionen nga qeveria dhe se për ta ka kritere përjashtuese. Ndërkohë që ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj e ka kundërshtuar Sulën, duke thënë se nga fondet për bujqësinë janë mbështetur 47 mijë fermerë.

Pjesë nga diskutimi:

Sula: Po miratojmë akt normativ për buxhetin e shtetit, a  ka logjikë të drejtë që 120 mln euro të shkojnë për rindërtimin. Janë para që do dalin nga 5 mln lekë familjeve të atyre që iu janë dëmtuar shtëpive të tërmetit, po i ndani për efekt elektoral. A  e dini ju zonja ministre se ca mund të bëjë fshati me 7 mln euro, jepni 28 mln euro për bujqësinë për vitin 2023, Kosova e ka 100 mln euro. Të punosh sot tokën në fshat, është 30 milje lekë dynymi për të punuar. A e dini që duhet të kesh 100 dele. Ku ka mundësi kullota që të ketë në zonë. Me 99 dele nuk merre subvencion. Është metoda për të subvencionuar disa. A e dini që dolët këtu dhe kolegu i PS bëri një analizë të hollësishme dhe nuk kundërshtoni dot. Tha jemi e vetmja qeveri që jemi të kënaqur se po rrisim të ardhurat në arkat e shtetit. I vetmi shtet që paguajmë 20% TVSH për produktet e shportës. Në një kohë që e ka 6% Bosnja, 7% Kroacia. Të rindërtimi është gropa e zezë, aty janë përfituesit, miqtë, fshatarëve s’keni ca ti merrni. Dil njëherë nëpër fshatra ministre dhe shiko nga 600 shtëpi, iu ndizen dritat vetëm 5 shtëpive. Nëse ndizen më tepër se 20 drita në fshatra, skam ë njerëz, e shpopulluar fshatin,. Pse ikin? Se nuk janë mirë, nuk ja dalin dot. Kjo është e vërteta ju flisni sikur jetoni në hënë. Perandori më i fuqishëm në këtë tokë është krimi ai do na hajë të gjithëve. Do jua hajë më shpejt juve se jeni më të dhjamosur nga paraja dhe korrupsioni.

Ibrahimaj: Buxheti për bujqësinë, janë mbështetur 47 mijë fermerët, fondet për kompensimin e naftës, me aktin normativ që duhet të diskutohet ne mbështesim dhe 1 mijë blegtorë të tjerë, duke e çuar në 5700 numrin e blegtorëve. Gjatë këtij viti ne kemi mbështetur 674 mijë pensionistë duke ua rritur pensionet me 9.5%. Paga minimale është rritur dy herë, njëherë duke shkuar në nivelin 34 mijë lekë. 280 mijë përfitues nga kjo masë, që marrin 3500 lekë më shumë se ca merrnin vitin e kaluar. I kemi kompensuar të gjitha familjet shqiptare për çmimin e energjisë elektrike, i ka kushtuar buxhetit 28 miliardë lekë. Mbështesim 99% të biznesit shqiptar duke i subvencionuar çmimin e energjisë elektrike.

3 VITE ME PARE

Sula: Ka ministre që nuk i dihet adresa, shtëpinë e kanë në një vend, por flenë diku tjetër

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti Dash Sula ka deklaruar nga seanca plenare se disa ministre jetojnë diku tjetër, pavarësisht se adresën e kanë të shënuar në një vend tjetër. Kjo deklaratë u bë në kuadër të akuzave të hedhura nga demokrati Gazment Bardhi për ministren Delina Ibrahimaj se jeton në shtëpinë e një oligarku.

Sula tha se ka nga ata anëtarë qeverie që nuk iu dihet adresa, pasi nuk jetojnë në adresat e bëra publike.

Po zonja ministre këtu i jetojmë ne bashkë me kolegët e opozitës dhe kemi adresa shumë të sakta. Po këtu ka anëtare qeverie apo njerëz të tjerë që nuk iu dihet adresa, e kanë adresën e janë në vend tjetër, për të fjetur flenë në vend tjetër. Ka ndonjë ministresh që mund të ketë shpinë komshie me mua. Mos u shqetëso nuk thash gjë për ty”, tha Sula.

3 VITE ME PARE

Tabaku: Inflacioni ‘socialist’ ka goditur familjet shqiptare!

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se inflacioni ka goditur familjet shqiptare. Tabaku e quajti inflacioni socialist që ka goditur shtresat e mesme, me rritjen e çmimit të naftës, rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.  

“Nuk janë familjet, qytetarët, kriza që sot është ulur këmbëkryq në tryezat e qytetarëve. EUROSTA na ka renditur në vendin me të ulët për fuqinë vlerës, të fundit për ët ardhura për frymë, të partë për nivelet e PPP. I kam kërkuar qeverisë të ketë parasysh dy çështje, rritjen e çmimeve dhe menaxhimin e një borxhi të fshehur që sot po bëhet evident dhe po formalizohet me pagesat për ndërtimin që janë rritur këtë vit. Shqiptarët kanë paguar deri në nëntor 1.2 mld lekë më shumë për produkte që vijnë nga jashtë dhe si përqindje kanë rënë 6.4% më pak. Shporta e ushqimeve po rritet deri në 29% disa produkte. Ky është realiteti shqiptar jashtë shifrave të këtij buxheti, realiteti që përballet me rritjen e çmimeve. Qeveria nuk ka shpenzuar 40 të të ardhurave, e paaftë të menaxhojë një bushet dhe punon vetëm një muaj në fund të vitit, mbledh të ardhura vetëm 1 muaj në fundvit. Inflacioni socialist të prekë të gjithë shtresat e qytetarëve që ndihen të pambrojtur, shtresat e mesme. Kjo shtresë sot nëpërkëmbet më shumë e që po largohen masivisht nga Shqipëria, rritja e kësteve të kredisë nuk merret parasysh nga asnjë nga politikat. Këstet e kredisë janë rritur dhe familjet shqiptare po përjetojnë një realitet të ri,. Në asnjë vend tjetër sa këtu në Shqipëri”, tha Tabaku.

3 VITE ME PARE

Gara për Avokatin e Popullit, Prençi tërhiqet nga gara, opozita mbështet Brahon

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Zyra e Avokatit te Popullit

TIRANË- Tërhiqet nga gara për Avokatin e Popullit një kandidat. Bëhet fjalë për Ahmet Prençin. Ky i fundit ishte edhe kandidati që kishte marrë mbështetjen e 42 deputetëve për postin e Avokatit të Popullit.

I vetmi në garë nga opozita është Ledio Braho, i cili po ashtu ka mbështetjen e demokratëve.

Kandidatura për Avokatin e Popullit pritet të kalojë sot në Kuvend, së bashku me atë për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.

3 VITE ME PARE

Akuzat për Ibrahimaj, Spiropali i del në mbrojtje: Ka arsim të shkëlqyer, mos guxoni t'i ndërprisni ministrat

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali i doli në mbrojtje ministres Delina Ibrahimajt, e cila u akuzua nga opozita se ka lidhje me oligarkë. Spiropali u shpreh se kolegia e saj ka një arsim të lartë të përfunduar në vende prestigjoze e se e ka merituar vendin që ka. Në fund, ajo paralajmëroi çdo deputet që të mos flasë në momentin që një ministër merr fjalën. 

'Nuk e di se kur u prekën kaq shumë për opozita e vulës, se nuk kemi thënë gjë pa thënë për turpin tonë, dhe ndaj njëri tjetrit. Dje pamë një skenë të shëmtuar, të mos lini një ministre të flasë nga vendi, zonja Tabaku për fat të keq shkoi dhe më larg, shumë më larg, ministrja e financave. Ka ardhur nga studimet e saj, nga një doktoratorë, me nderin më të lartë, ka punuar me vite në institucionet e lartë dhe sot është ministre e financave. Sot lëshohen akuza dhe baltë që nuk kanë lidhje me të vërtetën, sa herë që një ministër flet këtu të mos guxojë asnjë deputet asnjë grup deputetësh ti pengojnë që të thonë të vërtetën.'- tha Spiropali.

3 VITE ME PARE

'Jeton në shtëpinë e oligarkut'/ Ibrahimaj i përgjigjet Bardhit: Jetoj që nga 2009 në shtëpinë e vjehrrit

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj iu përgjigj akuzave të bëra nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, se jeton në shtëpinë e një oligarku. Nga vendi i saj në Kuvend, ministrja tha se jeton që prej vitit 2009 në një banesë në lagjen 'Rexhep Jeplla'. Ndër të tjera, ajo theksoi se banesa është e vjehrrit të saj, Përparim Ibrahimajt. 

'Unë jetoj prej shumë vitesh në lagjen 'Regjep Jeplla', ku kam jetuar që në vitin 2009, është në pronësi të Përparim Ibrahimaj, i cili është babai i bashkëshortit tim. Ajo është shtëpia ku kam shumë vite që jetoj, kjo është për transparencë për qytetarët. Ju dini vetëm të shtini zi e vrer.'- tha Ibrahimaj. 

3 VITE ME PARE

Bardhi-Ibrahimajt: Jetoni në shtëpinë e oligarkut

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj jeton në shtëpi oligarkësh. Duke folur nga Kuvendi, Bardhi gjithashtu iu drejtua Ministres Elisa Spiropali, se nuk mund që t'i drejtohet deputetëve të opozitës me epitete si opozita e vulës.

Bardhi: Duke qenë se isha unë ai që foli nga vendi. Dhe jo që shërbëtore e oligarkëve, por askush nuk ka të drejtë këto që të vendos epitete. Spiropali, ju jeni e fundit që ju duhet që të flisni dhe të kërcënoni. Ajo që unë po pyes është se ku jetoni ju. Këto janë pyetje se ku flen ministrja e Financës. Ku flini ju Ministrja e Financës. Jetoni në shtëpinë e oligarkëve.

3 VITE ME PARE

Shalsi: Kujdes kur i flsini një ministre, të ruajmë fjalorin. Bardhi: U drejtua ajo

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e

TIRANË- Deputeti Eduard Shalsi ka kërkuar gjatë seancës së sotme që të ruhet fjalori dhe të mos përmenden ofendime e sharje. Në këtë moment ndërhyri homologu i tij demokrat Gazment Bardhi, i cili tha se ministret, ato që ndërhynë në fillim.

Pjesë nga fjala:

Shalsi: Ku i drejtoheni një gruaje, kur i drejtoheni një minisre.

Bardhi: U drejua ajo, u drejtua ajo

Shalsi: Ju pash edhe dje se si ju u drejtuar njëri-tjetrin. Ju lutem shumë. jemi në këtë parlament për të debatuar për të kundërshtuar njëri-tjetrin. Së paku të ruajmë fjalorin, se kjo është e turpeshme. Zonja kryetare ju kërkoi që në zbatim të rregullores, të mos vazhdohet ndërprerja e fjalës. 

3 VITE ME PARE

'TURP, vjen nga rruga'/ Tabaku dhe Bardhi 'shpërthejnë' ndaj Ibrahimajt: Trego kush ta ka dhënë shtëpinë

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Tabaku dhe Bardhi

TIRANË- Debate mes maxhorancës dhe opozitës në Kuvend. Demokratët shpërthyen ndaj ministres Delina Ibrahimaj, e cila i quajti disa prej deputetëve si opozita e vulës. Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi shpërtheu duke e quajtur shërbëtore të oligarkëve. Më pas, Bardhi e pyeti se e kujt është shtëpia në të cilën jeton. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nga ana tjetër i tha ministres se duhet t'i vijë turp për fjalët që thotë. 

DEBATI:

Bardhi: Trego kush të ka dhënë shtëpinë ty, e kujt është shtëpia që jeton ti? Trego..

Tabaku: Të të vijë turp që më thua mua opozita e vulës, ti që vjen nga rruga, të të vijë turp.

Bardhi: Shërbëtore e oligarkëve. 

Tabaku: Kam 12 vite dhe nuk ulem dot në nivelin politik të mjerueshëm të ministres. Të të vijë turp që ke ardh nga rruga dhe je bërë ministre. Sot të ardhurat në buxhetin e shtetin kanë ardhur 5-0% nga faktorë të brendshëm. 300 milionë euro janë marrë nga xhepat e shqiptarëve prej paaftësisë së ministres së ulur aty. Ministrja nuk sheh familjen se e ka mendjen te lista e koncesioneve. Miraton këtu VKM e akte normative, sot është aq e paaftë të flasë për qytetarët sa se kupton që rritja e çmimeve janë në dëm të qytetarëve. Ka 12 muaj ka ndejtur për asgjë dhe sjell një akt normative që do ta zbatoj 10 ditët e fundit. Arrogance reflektohet por nuk është arsye për të treguar se ka fuqinë e një mikrofoni. Ka shumë kolegë që flasin nga mazhoranca por askush nuk ka paaftësinë e korrupsionin tënd.

3 VITE ME PARE

Tensione në Kuvend/ Ibrahimaj: Politika e vulës shpik inflacionin politik. Bardhi: Ku jetoni ti? (REPLIKAT)

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e

TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi në Kuvend se politika e vulës po shpik inflacionin. Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga deputetët e opozitës në sallë. Deputeti Gazment Bardhi iu drejtua nga vendi, duke e pyetur se ku jeton. Më pas, ndërhyri kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila kërkoi që Bardhi të mos fliste. 

DEBATI:

Ibrahimaj: Politika e vulës po shpik inflacionin, u desh që sot të ngrihej zëri i opozitës dhe të flas që inflacioni që në botë të quhet i Putin, këtu të thuhet inflacioni politik. Në cilin realitet jetoni ju?

Bardhi: Ku jeton ti?

Ibrahimaj: I thoni sipas numrave që i keni ju në mendje. 

Nikolla: Bardhi jo nga vendi

Bardhi: Thojini asaj

Ibrahimaj: Inflacioni nuk është i Shqipërisë, është i Putin. Ne kemi bërë dy rishikime të buxhetit, kanë qënë me qëllim mbrojtjen e shtresave në nevojë. 

Nikolla: O zoti Bardhi po ndaloni, mos folni nga vendi

Ibrahimaj: Mos fol nga vendi se nuk shkon. U desh te ngrihej opozita e vulës dhe të flasë, kur shifrat tregojnë se ka një rritje konsumi. 

3 VITE ME PARE

'Bujqit na kanë bërë deputetë, na dhanë jetë me status'/ Braçe: Kërkova 1 mld lekë për bujqit, nuk i dhatë

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Erion Brace

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, përmendi në fjalimin e fundit për seancën plenare për këtë vit se bujqit u kanë dhënë shumë privilegje. Ai theksoi se bujqit i kanë votuar për të qënë deputetë, u kanë dhënë një jetë shumë ndryshe nga ato, jetë me status. Ndërkohë që e kundërta ndodh me to, thotë Braçe i cili thekson se jeta e tyre është e fokusuar tek jeta në fshat dhe tek përkushtimi për bagëtitë. Deputeti shtoi se ai ka kërkuar nga Qeveria ndihmë për bujqit në vlerën e 1 mld lekëve, mirëpo kjo kërkesë, sipas tij nuk është plotësuar. 

'Kemi realokuar shpenzimet kapitale, për shpenzime, për rindërtimin dhe kemi bërë mirë, për rrugë dhe ujësjellësa, për policinë e shtetit, për digjitalizimin, kemi bërë shumë. Do të kemi bollëk fiskal dhe bollëk parash. Këtë muaj duhet të harxhojmë 152 miliard lekë. Interesat po rriten shumë shpejt, na ishte lënë një detyrë nga FMN, ushtrimi ishte shumë i thjeshtë. 

Dyshojmë se po e bëjmë. Njerëzit që punojnë në këtë sektor, kërkova 1 miliard lekë plus për bujqit, 1 mld për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm. Kërkova 1/30 për bujqit dhe blegtorët. Kërkova 1 nga të 152, pse, për të paguar naftës falas, për të gjithë familjet bujqësore. 34 mijë e kanë marrë deri më tani, dëgjova këtu 1 deputet që e di sesi gatuhen fasulet, të thoshte se e kanë marrë socialistët naftën. Pyet po Ahmet Kaloshi, Ilir Kaloshi, që kanë marrë litra naftë. Po Bexhet Cina, po Diell Sharka, Aleksandër Sharka që kanë maeeë mijëra litra naftë. 

Pse nuk u jepet bujqeve atë që u takon, se kanë mbjellur tokat. Kërkova për të paguar mbështetje.

1 mld plus kërkova, sa morëm 0. Sot me akt normativ do ua japim bujqve. Ka një ekspert këtu në sallë që të më thotë sesi agrumentohet kjo, është padrejtësi. Kam 1 pyetje të sinqertë, cfarë kanë bërë këto njerëz, na kanë bërë deputetë, jetë me status, jetë shumë herë më të mirë. Ato janë njerëz pa jetë, jeta e tyre është puna, nuk flas për lopët por për njerëz, mendoni biznesmenin që përfiton nga ato. 

Një vajzë vetëm 15 vjec, hyn në një stall, përkëdhel lopën, e pastron lopën. E ushqen, kthehet sërish, pastron lopën, e bën gati ushqimin. E bën për 20 vite me radhë, nuk ka pasur jetë. E njëjta situatë është dhe për një djalë, ato punojmë ne ushqehemi. Nuk e duam jetën e tyre por as ata. Ne nuk e duam këtë jetë për fëmijët tanë, nuk e duam jetën e tyre por pse e nënvlerësojmë, vështirësojmë, kthejmë në ferr punën e vajzave dhe djemve, ndaj e lënë punën. Nuk kanë njerëz që i ndihmojnë. 

Dëgjova dje në sallë njerëz që flisnin për vreshtarinë, por kur flitet për mirëqënine që u jepet më vjen të vendos duart në kokë. Ato duhen mbështetur me cdo kusht. '- tha Braçe.

Saimir Korreshi: Meqë janë përmendur emrat, familja e Fred Kokoneshit ka marrë subvencion nga skemat e Qeverisë. 

3 VITE ME PARE

'Në vitin 2023 do të bjerë borxhi publik'/ Ibrahimaj: Prodhimi i brendshëm bruto ka shënuar rritje

Marjana Semini emërohet anëtare e GJK! Bien poshtë propozimet e
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ishte e para që mbaji fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo u shpreh se Qeveria ka mundur të mbajë lart objektivin e tyre, atë të mbështetjes së kategorive në nevojë.

'Kemi mbajtur lart objektivin tonë, të mbështetjes së kategorive në nevojë. Akti normativ synon mbështetjen në ekonomi, të mbështesë financimin e projektit madhor të rindërtimit dhe të infrastrukturës. Buxheti nuk ndryshon objektivin tonë për një normë më të ulët të deficitit, nuk ka qënë një vit i lehtë. Të gjithë stimujt kanë treguar eficencë, 

Prodhimi i brendshëm bruto ka shënuar një rritje. Ka arritur një nivel më të ulët se ai para krizës. Inflacioni ka rezultuar në nivele mesatare, rreth 6% ndërkohë që ka kaluar pikun që ishte në muajin nëntor. Ka një inflacion më të ulet se vendet e rajonit. Konsolidimi fiskal vijon të jetë themelimi i ekonomisë. Politika jonë fiskale vijon të synojë një 

Në vitin 2022 borxhi publik pritet të bjerë. Në vitin 2023 do të bjerë duke arritur normën nën nivelin 67.5%.'-tha Ibrahimaj. 

seance plenare 22 dhjetor 2022 kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!