LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Liderët e BP në Bruksel/ Rama: Të gatshëm të bëjmë gjithçka për anëtarësimin! Kurti thirrje BE për heqjen e masave: Kosovës t'i jepet statusi i vendit kandidat

• Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mbledhur ditën e sotme në një drekë pune liderët e Ballkanit Perëndimor. • Të pranishëm ishin: kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. • Gjatë paradites, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke, në Brukseli. • Në këtë konferencë Rama tha se "jemi" të gatshëm të bëjmë gjithçka për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE. • Ai ka shtuar se janë finalizuar procedurat e krijimit të Komitetit të Përbashkët Konsultativ. • Gjithashtu Rama tha se me këtë Komitet të përbashkët do të kenë mekanizëm tjetër dialogu. • Po ashtu Rama tha se krijimi i Komitetit të përbashkët Konsultativ është vetëm fillimi. • Ai shtoi se po avokojnë për të qenë edhe në Parlamentin Europian, jo me eurodeputetë që do të kenë të drejtën e votës, por me ekipe që do të përgatiten. • Rama i pyetur nga njëri prej gazetarëve të pranishëm në konferencë nëse ai kishte ndryshuar mendje për Bashkimin Evropian, Rama tha se nga Beckett, tashmë BE ndodhet në një periudhë të letërsisë romantike franceze. • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë takimeve në Bruksel, ka bërë thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në BE dhe t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. • Ai gjithashtu kërkoi edhe heqjen e masave. • Sa i përket Planit të Rritjes, Kurti ka thënë se Kosova ka qenë një nga vendet e para që ka dorëzuar agjendën e reformave. • Gjithashtu, ai ka konfirmuar mbështetjen për Procesin e Berlinit. • Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas drekës në Brukse njoftoi se Serbia do të marrë paratë e para nga Plani i Rritjes rreth 112 milionë euro brenda një muaji. • Vuçiç tha se më të rëndësishme se paratë e BE-së është zbatimi i reformave në Serbi. • Presidenti serb tha gjithashtu se për Serbinë në të gjithë Planin e Rritjes janë caktuar rreth 1.58 miliardë euro, nga të cilat 380 milionë euro janë dhuratë dhe 1.2 miliardë hua “jashtëzakonisht të favorshme. • Ai tha se Von der Leyen do të vizitojë së shpejti Ballkanin Perëndimor dhe se mund të shkojë edhe në Beograd.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës

Liderët e BP në Bruksel/ Rama: Të gatshëm të
albin kurt, ursula von der leyen

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë ditën e sotme në një drekë pune në Bruksel ku ishin të pranishëm liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Pas takimeve në Bruksel, Kurti u shpreh në rrjetin social "X" se zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen dhe unitetin në Evropë. Ai ka bërë thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në BE dhe t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim.

"Zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Falenderova Presidenten Ursula von der Leyen për ftesën sot dhe mbështetjen e saj për Ballkanin Perëndimor dhe e uroi për rizgjedhjen e saj. Kosova është e etur për t'u bashkuar në "garën për në krye" në një proces anëtarësimi të bazuar në merita. Me zgjerimin e kthyer në axhendën e BE-së, ne presim me padurim marrjen e statusit të kandidatit dhe pyetësorit, pasi angazhimi ynë ndaj reformave, zhvillimit dhe demokracisë vetëm sa bëhet më i fortë.", ka shkruar Kurti.

1 VITE ME PARE

Vuçiç: Serbia merr gjatë tetorit 112 milionët e para nga Plani i Rritjes! 32 janë dhuratë ndërsa 80 milionë euro kredi shumë e favorshme

Liderët e BP në Bruksel/ Rama: Të gatshëm të

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas drekës me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen së bashku me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, tha se Serbia do të marrë paratë e para nga Plani i Rritjes rreth 112 milionë euro brenda një muaji. Vuçiç tha se më të rëndësishme se paratë e BE-së është zbatimi i reformave në Serbi.


“Në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit mund të presim pagesën e parë, rreth 112 milionë euro. Prej tyre 32 milionë janë dhuratë dhe 80 milionë euro kredi shumë e favorshme. Por kjo nuk është e një rëndësie thelbësore për ne, por reformat dhe çfarë mund të bëjmë për kompanitë dhe ekonominë tonë”, tha Vuçiç për mediat serbe.

Presidenti serb tha gjithashtu se për Serbinë në të gjithë Planin e Rritjes janë caktuar rreth 1.58 miliardë euro, nga të cilat 380 milionë euro janë dhuratë dhe 1.2 miliardë hua “jashtëzakonisht të favorshme.

Vuçiç tha se në takim u diskutua edhe për rrugën europiane dhe tha se Serbia është e mundur të hapë një grup të ri në negociatat e anëtarësimit me BE në dhjetor” por shtoi se i duket se më shumë varet nga kushtet politike dhe vendet individuale dhe jo nga Brukseli. Ai tha se Von der Leyen do të vizitojë së shpejti Ballkanin Perëndimor dhe se mund të shkojë edhe në Beograd.

1 VITE ME PARE

Takimi me Von der Leyen dhe liderët e rajonit, Kurti: Të hiqen masat e BE-së! T’i jepet Kosovës statusi i vendit kandidat

Liderët e BP në Bruksel/ Rama: Të gatshëm të
Kurti dhe Von der Leyen

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar ditën e sotme për në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës bashkë edhe me liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në lidhje me takimin ka dalë me një njoftim zyra eKryeministrisë së Kosovës ku ka njoftuar për drekën e shtruar nga Ursula von der Leyen në Bruksel.

Kurti e ka uruar von der Leyen për rizgjedhjen e saj si Presidente e Komisionit Evropian dhe ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin.

“Kryeministri Kurti fillimisht uroi znj. von der Leyen për rizgjedhjen e saj si Presidente e Komisionit Evropian dhe u shpreh i gatshëm për ta vazhduar bashkëpunimin e afërt me qëllim avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe integrimin evropian të Kosovës,” thuhet në njoftim.

Kurti ka shtuar se zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Ai ka bërë thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në BE dhe t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Kurti gjithashtu kërkoi edhe heqjen e masave.

“Theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, kërkoi që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta dhe jo fer, të hiqen,” thuhet në njoftim.


Ndërsa, sa i përket Planit të Rritjes, Kurti ka thënë se Kosova ka qenë një nga vendet e para që ka dorëzuar agjendën e reformave. Gjithashtu, ai ka konfirmuar mbështetjen për Procesin e Berlinit.

“Në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, ai i konfirmoi mbështetjen për këtë proces, teksa shprehu angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të reja, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në vitin 2022 në Berlin.”

“Çështje të tjera që u adresuan nga kryeministri gjatë drekës ishin edhe Programi i Transportit dhe Lehtësimit, tregu unik digjital, Zona e Përbashkët Evropiane e Pagesave (SEPA), Tregu i Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimi e siguria rajonale,” thuhet më tej në njoftim.

1 VITE ME PARE

Tregu i përbashkët rajonal, Vuçiç: Ata që s’duan të jenë pjesë dalin nga loja! Ne mbetemi në lojë, Serbia i ka pranuar të gjitha

Liderët e BP në Bruksel/ Rama: Të gatshëm të
Vuçiç

KOSOVË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur së fundmi se Serbia dëshiron të jetë pjesë e tregut të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se është kusht themelor për t’iu bashkuar tregut të përbashkët europian. Ai u shpreh se ata ë s’duan të jenë pjesë dalin nga loja. Presidenti serb shtoi se ata mbeten në lojë sepse Serbia ka pranuar gjithçka.

“Këtu ai që nuk dëshiron të marrë pjesë del nga loja, ndërsa të tjerët qëndrojnë në lojë. Ne mbetemi në lojë dhe kemi pranuar gjithçka në këtë drejtim. Ne duam një Ballkan të hapur Perëndimor, duam hapjen e kufijve, qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve”, tha Vuçiç.

Ai tha se ka pasur një takim në Bruksel me Oliver Varhei, Komisioneri për Zgjerimin, i cili së shpejti do të marrë detyrën e tij të re.

“Ne folëm për gjithçka që bëmë në periudhën e kaluar, duke e falënderuar për energjinë e madhe, sakrificën dhe përkushtimin për zgjidhjen e problemeve. Biseduam se cilat janë planet e Komisionit të ri Evropian, mandati i të cilit skadon në vitin 2029, pra në pesë vjet”, tha ai.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, muajin e kaluar tha se emisari gjerman, Manuel Sarrazin, kishte shkuar në Kosovë për ta nxitur kryeministrin Albin Kurti për të bërë kompromis për CEFTA-n që Kosova të zhbllokojë ndalesën për importin e mallrave serbe dhe në këmbim të zëvendësohet UNMIK-u  me të cilin është përfaqësuar Kosova- me Kosovën, por tha se kjo përpjekje ishte e pasuksesshme.

Ndërkohë, ai kishte paralajmëruar se mund të vazhdohet edhe pa Kosovën.

“Nëse është e nevojshme, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë pa Kosovën tani për tani, për të vazhduar me bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit”, kishte thënë ai.

 

1 VITE ME PARE

Rama në Bruksel: BE ka lëvizur nga të qenit Beckett, tani ndodhet në një periudhë të letërsisë romantike franceze

Liderët e BP në Bruksel/ Rama: Të gatshëm të
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama i pyetur nga njëri prej gazetarëve të pranishëm në konferencë nëse ai kishte ndryshuar mendje për Bashkimin Evropian, Rama tha se nga Beckett, tashmë BE ndodhet në një periudhë të letërsisë romantike franceze. Gjithashtu Rama tha se BE nuk e krahasova me Godonë. 

"Nuk e krahasova BE me Godonë, thashë që BE duket si Beckett që po shkruan skenarin, këtë thashë atëherë. Ky është njW moment tjetër, BE ka lëvizur nga të qenit Beckett për ne dhe do të thosha që BE ndodhet tashmë në një periudhë të letërsisë romantike franceze, por të shohim tashmë, por ndihemi më mirë se ç’ndjeheshim tek Beckett", tha Rama.

Ai nënvizoi se, ndonëse Shqipëria ka përmbushur detyrat e saj, ndonjëherë katet më lart nuk janë të gatshëm për të dëgjuar. Rama tha se ka ende kohë për të ecur përpara, por theksoi nevojën për të përmbushur “detyrat e shtëpisë”.

“Ka dy sfida, ajo që duhet të bëjmë ne dhe aj që pritet prej nesh dhe aj që është e paparashikueshme. Kur punon me KE dhe çdo gjë ecën sipas rregullave është e parashikueshme, por te Këshillit Evropian kemi paparashikueshmëri. Ju e dini si shkojnë gjërat, ndonjëherë i ke bërë detyrat e tua, por kati më lart nuk është gati të të presë. Në atë pikë nuk bën dot gjë. Ka ende kohë për të arritur në atë pikë, për momentin ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë”, tha Rama.

 

1 VITE ME PARE

"Kur nuk je në BE, je në zonën e asgjësë", Rama në Bruksel: Po avokojmë të jemi pjesë e Parlamentit Europian

Liderët e BP në Bruksel/ Rama: Të gatshëm të
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke, në Brukseli. Në këtë konferencë Rama tha se krijimi i Komitetit të përbashkët Konsultativ është vetëm fillimi. Ai shtoi se po avokojnë për të qenë edhe në Parlamentin Europian, jo me eurodeputetë që do të kenë të drejtën e votës, por me ekipe që do të përgatiten.

"Komiteti është fundi i fillimit. Projekti pilot që dëshirojmë të zgjerohet. Të dyja palët po buzëqeshin, jemi të kënaqur me punën e bërë. Kur nuk je në BE, je në zonën e asgjësë, kur je në BE ke gjithccka. Po avokojmë të jemi edhe në PE, sigurisht jo me eurodeputetë që do të kenë të drejtën e votës, por me ekipe që do të përgatiten për atë që na pret", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian në konferencë me Ramën: Anëtarësimi në BE duhet të bazohet tek merita

Liderët e BP në Bruksel/ Rama: Të gatshëm të
Oliver Ropke

BRUKSEL- Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke ka marrë pjesë në një konferencë për e mediat krah kryeministrit Edi Rama, në Bruksel. Ropke tha se asnjë prej vendeve të Ballkanit nuk duhet të zhgënjehet dhe se integrimi duhet të bazohet tek merita. Ai ka shtuar se në takimet në Tiranë pa që shoqëria civile është shumë e zellshme dhe ka ardhur koha të marrim hapin tjetër të radhës që është krijimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ.

“Jemi të vendosur dhe nuk mund të zhgënjejmë asnjë prej vendeve të Ballkanit, anëtarësimi në BE duhet të bazohet tek merita por sigurisht metodologjia duhet të jetë graduale. Në takimet në Tiranë pashë që shoqëria civile është shumë e zellshme dhe ka ardhur koha të marrim hapin tjetër të radhës që është krijimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ, ne jemi gati dhe duhet të caktohen në mënyrë transparente anëtarët. Ritmi i integrimit mund të jetë i ngadalë, por procesi duhet të i bazuar tek merita. Në qëndrojmë krah për krah me shoqërinë civile të Shqipërisë”, tha Ropke.

1 VITE ME PARE

"Finalizojmë krijimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ", Rama në Bruksel: Të gatshëm të bëjmë gjithçka për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE

Liderët e BP në Bruksel/ Rama: Të gatshëm të
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke, në Brukseli. Në këtë konferencë Rama tha se "jemi" të gatshëm të bëjmë gjithçka për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE. Ai ka shtuar se janë finalizuar procedurat e krijimit të Komitetit të Përbashkët Konsultativ. Gjithashtu Rama tha se me këtë Komitet të përbashkët do të kenë mekanizëm tjetër dialogu.

"Është shumë inkurajuese dhe vërtet na sjell energji të reja fakti që kemi mundësinë të finalizojmë procedurën e krijimit të komitetit të përbashkët konsultativ. Provë e besimit që procesi i integrimit europian nuk është vetëm çështje që i përket qeverisë, por u përket të gjithë qytetarëve, përfshirë shoqërisë civile.

Jam i emocionuar për mbështetjen që na keni dhënë, na jepni mundësinë ti tregojmë qytetarëve tanë se sa e rëndësishme që që rruga drejt anëtarësimit në BE duhet e gjithë shoqëria jo vetëm disa aktorë në vend.

Me këtë komitet të përbashkët do të kemi mekanizëm tjetër dialogu, synimi është të forcojmë bashkëpunimin tonë, provë që jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE", tha Rama.

 

takimi i lidereve te bp në bruksel edi rama aleksander vucic albin kurti ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë