LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Liderët evropianë urojnë Ramën për fitoren e zgjedhjeve, Meloni: Të forcojmë më tej lidhjen e dy qeverive! Sanchez: Shqiptarët mbështesin përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në BE

• Liderët evropianë i kanë nisur urimet e tyre kryeministrit Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit ku arriti të merrte mandatin e katërt të tij. • E para që ka uruar Ramën ka qënë kryeministria italiane Georgia Meloni. • Meloni i ka shprehur urimet kryeministrit Rama teksa shkruan se miqësia dhe bashkëpunimi mes dy kombeve është forcuar. • Kryeministria italiane thekson se do të vazhdojë të punojë më Ramën për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë. • Pas Melonit ka reaguar edhe lryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic. • Ai përmes një postimi në "X" shkruan se pret me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare. • Në lidhje me fitoren e Ramës ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. • Ai i ka uruar kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste fitoren ndërsa shtoi se e vlerëson qëndrimin e kryeministrit për paqe të qëndrueshme për Ukrainën. • Zelenskyy më tej theksoi se mezi pret të forcojnë marrëdhëniet mes vendeve teksa shtoi se kjo do të ndodhë për të mirën e dy kombeve. • Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez gjithashtu i ka uruar fitoren homologut të tij teksa theksoi se shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet parlamentare/ Kryeministri Starmer uron Ramën: Fitore historike

Liderët evropianë urojnë Ramën për fitoren e
rama, starmer

BRITANI E MADHE- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka uruar homologun e tij, Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Stamer e ka cilësuar rezultatin si fitore historike të PS. Ai shkruan në "X" se pret me padurim të vazhdojë punën e përbashkët për të ofruar rezultate për njerëzit që punojnë në të dy vendet.

“Urime Edi Rama për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ofruar rezultate për njerëzit që punojnë në të dy vendet tona.", shkruan Starmer. 

1 VITE ME PARE

Kryeministri i Spanjës uron Ramën për mandatin e katërt: Shqiptarët mbështesin përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në BE

Liderët evropianë urojnë Ramën për fitoren e
sanchez, rama

SPANJË-Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka uruar homologun e tij Edi Ramën për rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe rezultatin që siguroi Partia Socialiste. 

Sanchez shkruan në postimin e tij në "X" se shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

“Urime Edi Rama, për fitoren bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, shkruan Sanchez në "X".

Deri më tani, në rang kombëtar, janë numëruar 5186 kuti me fletë votimi nga 5225 në total. Partia Socialiste kryeson garën me 52% të votave (83 MANDATE). 

1 VITE ME PARE

"Urime Ramës dhe PS-së për fitoren bindëse në zgjedhje," Zelenskyy: Pres të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet miqësore mes vendeve tona

Liderët evropianë urojnë Ramën për fitoren e
Foto ilustruese

TIRANË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Zelenskyy i uron suksese Ramës ndërsa shkruan se e vlerëson qëndrimin e kryeministrit për paqe të qëndrueshme për Ukrainën.

Ai më tej theksoi se mezi pret të forcojnë marrëdhëniet mes vendeve teksa shtoi se kjo do të ndodhë për të mirën e dy komebe.

“Urime për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj sukses në shërbim të popullit shqiptar. E vlerësojmë shumë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet vetëm përmes një armëpushimi të plotë dhe të pakushtëzuar. Mezi pres të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet miqësore mes vendeve tona, për të mirën e të dy kombeve tona.”, shkruan Zelenskyy.

Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit ka arritur të marrë 52% të votave duke siguruar 82 mandate. Partia Demokratike është forcë e dyte e cila ka marrë 34% të votave të përkthyera në 50 mandate. Një mandat iu "rrëmbye" nga Partia Mundësia.

 Partia e Shehajt ka marrë një mandat të dytë në Tiranë. Në parlament do të jetë dhe një deputet tjetër i Partisë Mundësia, Erald Kapri.  Koalicioni PD-ASHM ka aktualisht 13 mandate, çfarë do të thotë se ka vetëm një deputet jashtë listës së mbyllur që projektohet të hyjë në parlament.

 

1 VITE ME PARE

"Pres forcimin e marrëdhënieve dypalëshe", kryeministri i Kroacisë uron Ramën për fitoren: Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë!

Liderët evropianë urojnë Ramën për fitoren e
Foto ilustruese

TIRANË- Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit. Plenkovic shkruan në "X" se pret me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare.

“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren në zgjedhje! Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të @NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare. Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten," shkruan Plenkovic.

1 VITE ME PARE

Meloni e uroi për mandatin e katërt, Rama: Faleminderit, motër! Më e mira për dy vendet tona ende nuk ka ardhur

Liderët evropianë urojnë Ramën për fitoren e
edi rama, giorgia meloni

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urimit që homologia e tij italiane, Giorgia Meloni bëri për marrjen e mandatit të katërt qeverisë. Përmes një postimi në "X", Rama i drejtohet Melonit me fjalën"motër", ndërsa shprehet se nder të shërbesh për një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë. Sipas tij më e mira për dy vendet ende nuk ka ardhur.

“Faleminderit, motër. Është një nder të shërbesh për një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe një privilegj të bashkëpunosh me një lidere si ti, që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Nuk e di nëse e kam shkruar saktë “un” lider dhe jo “una” lidere, por e di me siguri që më e mira për dy vendet tona ende nuk ka ardhur.” shkroi Rama në “X”.

Në urimin e saj, Meloni i ka shprehur urimet kryeministrit Edi Rama teksa shkruan se miqësia dhe bashkëpunimi mes dy kombeve është forcuar. Kryeministria italiane thekson se do të vazhdojë të punojë më Ramën për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve: Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona!

Liderët evropianë urojnë Ramën për fitoren e
Rama dhe Meloni

ITALI- Kryeministria italiane Georgia Meloni ka uruar homologun e saj, Edi Rama për fitimin e zgjedhjeve të 11 majit. Meloni i ka shprehur urimet kryeministrit Rama teksa shkruan se miqësia dhe bashkëpunimi mes dy kombeve është forcuar.

Kryeministria italiane thekson se do të vazhdojë të punojë më Ramën për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë.

“Do të doja t’i shprehja urimet e mia të përzemërta kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin e tij si kreu i qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t'iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë,” shkruan Meloni.

edi rama zgjedhjet e 11 majit sanchez meloni zelenskyy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj