Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Komisioni i Ligjeve u mblodh ditën e sotme rreth orës 11:00 dhe për dy orë u diskutua projektbuxheti i vitit 2023. • Në komision ishin të ftuar Autoriteti i Dosjeve, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Shkolla e Magjistraturës. Institucionet kishin mundësinë të parashtronin kërkesat e tyre në lidhje me ndryshimet në buxhet si dhe kërkuan para shtesë për institucionet që drejtojnë. • Kështu kreu i Institucionit të Avokatit të Popullit Erinda Ballanca tha në komision se pavarësisht kërkesës së bërë prej saj për një shtesë 3 milion lekë në buxhet në lidhje me një studim që Avokati i Popullit do të bënte në lidhje me ndikimin ekonomik që ka pasur fasha 800 KW e miratuar nga qeveria kjo shtesë nuk ishte miratuar. • Por Ballanca hasi në përgjigjen e drejtueses së komisionit Klotilda Bushka, e cila i kujtoi se jemi në një situatë të vështirë dhe paratë duhen mirë menaxhuar. • Dhe drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula kërkoi një shtesë në buxhet me arsyetimin se duhen për pagesat e ujit dhe dritave por dhe për një mbrojtje më të mirë në rast të sulmeve kibernetike. • Ndërkohë në debat janë përfshirë dhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili e quajti ditën e sotme një ditë turpi si dhe u përfshi në debat me drejtuesen e komisionit Klotilda Bushka, e cila e ndërpreu. • Deputetja demokrate Dhurata Çupi, e cila propozoi që burgu i Burrelit ose të paktën një pjesë e tij që është ndërtuar që në vitin 1939 të kthehet në muze. Por Bushka nga ana tjetër u shpreh se nuk ka buxhet për diçka të tillë
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula bëri një rezyme të institucionit që ajo drejton dhe problematikat që kanë hasur. Ajo bëri të ditur se kanë nevojë për më shumë staf e se buxheti i institucionit për një vit shkon deri në 5mln lekë. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se do të ofrojë mbështetjen e tij për çdo gjë që kërkohet nga Autoriteti.
Enkelejd Alibeaj: Shpreh dakordësi për atë që u tha. Nuk është vetëm fotgrafimi por dhe mbushja me informacion ku jeni keni një rol parësor. Kjo cështje kërkon vëmendjen të rëndësishme në buxhetim. Keni mbështetjen tonë. Doja të dija se sa është nevoja në burime njerëzore ose në teknologji, ose në buxhet lidhur me gjetjen e eshtrave. Ju e thatë, se një nga cështjet ku ju do përballeni është ajo që ka lidhje me hapjen e dosjeve. Shtohet dhe ajo që konsiderohet si kërkesa e qytetarëve. Dhe për këtë keni mbështetje nga ana jonë, për fonde, burime njerëzore dhe me radhë. Kam disa pyetje. Si e keni bërë analizën për burimet njerëzore shtesë që ju duhen. Sa teknologji ju duhen në mënyrë që kërkesa për hapjen e dosjeve të marrë një përgjigje të shpejtë. Do doja të dija si e keni bërë analizën në lidhje me hapjen e dosjeve. Duhet ta dimë se sa të përgatitur jeni.
Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula: Kemi punuar me strukturën. Presim shtesa. Në një ditë na vijnë dhe 40 kërkesa, po shtohen. Presim që të ketë shumë kërkesa, së pari është krijuar drejtoria e posacme. Kërkohet një dhomë ku kartelat hapen dhe janë të renditura. Duhet një personel shtesë që të kërkojë. Do të ketë disa ndryshme pasi nuk bëhet fjalë vetëm për skanim. Ka nevojë për një punë të mirëfilltë. Hapje dosjesh do të thotë ulje barrierash. Të mbrohen qytetarët nga keqpërdorimi. Kemi filluar mbledhjen e dëshmive gojore. është një punë komplekse, është një projekt voluminoz. Kemi kërkuar staf shtesë 18 veta. Si buxhet është 5 mln lekë në vit. është vetëm për organikën.
TIRANË- Autoriteti i Dosjeve ka kërkuar ditën e sotme fonde shtesë për të mbuluar shpenzimet dhe për të paguar dritat dhe ujin. Kreu i këtij institucioni Gentiana Sula gjatë raportimit në Kuvend ku po diskutohej miratimi i projektbuxhetit të viti 2023 kërkoi edhe një fond për sigurinë në kushtet e sulmeve kibernetike duke marrë parasysh sulmet e fundit të hakerave të ndodhur në vend.
Gentiana Sula: Ka disa nevoja shtesë për sa i përket pagesave drita, ujë, të energjisë të cilat i kemi parashikuar dhe i kemi paraqitur si kërkesë për buxhet shtesë. Për pajisje, mjete IT, pajisje zyre, servera të sigurisë, pavarësisht se përmes ligjit ne jemi koshient që nuk do deklasifikojmë siç deklasifikonim më përpara sigurisht prapë 1/4 e fondit mbetet lind nevoja e krijimit të serverave të sigurisë sidomos në kushtet e nevojës për një mbrojtje kibernetike. Kemi kërkuar staf shtesë 18 veta, 1 drejtor të përgjithshëm, 2 drejtor drejtorie dhe 15 specialist, kjo është me funksionet e reja, si buxhet është 5 mln lekë. Institucioni që unë drejtoj ka kapacitete të kufizuara për ushtrimin e mandatit të vet. Vit pas viti ne kemi pasur zero shtesa në buxhet, përjashtimisht vetëm 1 vit, që nga viti 2016 deri më sot ka pasur vetëm 1 shtesë vitin e kaluar në burimet njerëzore. Ne kemi shumë më pak staf se Kosova, shumë më pak staf se Maqedonia e Veriut, nuk po marr vende të tjera
TIRANË- Institucioni i Avokatit të Popullit ka dështuar të realizojë një studim mbi pasojat eknomike nga vendosja e fashës mbi 800 këh për shkak të mungesës së fondeve. Kështu u shpreh kreu i institucionit Erinda Ballanca. Ajo tha se ka bërë disa kërkesa në komision për një fond prej 3 milion lekësh por që nuk ishte miratuar. Në përgjigje kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka tha se duhet të marrin parasysh edhe kohën ku jemi duke jetuar për shkak të krizës.
Erinda Ballanca: Unë e kam ngritur herë pas here këtu në këtë komision kërkesën tonë që shpenzimet tona operative të rriten por kemi pasur problematika që do të donim të kishim ndërhyrë por nuk kemi kapacitete për të ndërhyrë. Një e tillë është çështja e energjisë elektrike dhe e fashës prej 800këh. Ajo është ndër ato çështje që ne mund të kishim bërë një hetim të veçantë. Këtë e kemi pasur të pamundur për ta bërë pasi nuk kemi kapacitete të brendshme për ta bërë një gjë të tillë.
Klotilda Bushka: Katër milion lekë janë në institucion. Mos më ndërprit. Më rezulton që buxheti për shpenzimet është rritur me 4.3 milion lekë. Buxheti është bërë para se të miratohet në Këshillin e Ministrave prandaj do të shtohet. Duhety të jemi të qartë për situatën që jemi duke kaluar. Uluni dhe njëherë me ralatorët dhe i saktësoni dhe njëherë këto të dhëna.
TIRANË- Është zhvilluar me debate mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve ku po diskutohej projektbuxheti i vitit 2023 dhe shtesat në financimin e institucioneve ku në këtë rast ishte Autoriteti i Dosjeve që në komision përfaqësohej nga kreu i këtij institucioni Gentiana Sula. Gjatë fjalës së tij deputeti demokrat Oerd Bylykbashi kërkoi që në shtesat në buxhet për institucionin të shtohej dhe projekligji për lustracionin, i cili nuk është votuar ende në parlament. Ai tha se sot është një ditë turpi duke iu referuar datës 8 nëntor pasi siipas tij në këtë datë ka nisur dhe e keqja e gjithë këtyre krimeve që po diskutohen sot.
Në debat u përfshi drejtuesja e Komisionit Klotilda Bushka, e cila i kërkoi deputetit demokrat që komentet politike t'i bënte në parlament dhe jo në komision dhe drejtueses së Autoritetit të Dosjeve. Bylykbashi në përgjigje të tij i kërkoi Bushkës që të mos i ndërhynte në diskutim teksa shtoi se përderisa ndodhemi në Kuvend do flasim për politikë pasi sipas tij dhe Autoriteti kërkon një shtesë në fonde dhe këtë shtesë e miraton politika.
Pjesë nga debati:
Oerd Bylykbashi: Sot është një ditë turpi, dita e turpit, dita kur është gjeneza e gjithë për të gjitha ato krime që sot na duhet që t'i kujtojmë. Kështu nuk ma mbushin mendjen këto retorikat tuaja për shtesat në buxhet. Pyetja ime është, ju si e keni parashikuar, çfarë kapaciteti ligjor keni parashikuar se do ndodhë e po kërkoni këto shtesa për aq kohë që ky ligj nuk ka hyrë në fuqi. Duke patur ju këtë, keni bërë një parashikim për lustracionin, i cili parashikon Autoritetin si një trupë me kompetencën e hetimit që sot nuk e ka. Pra do të jetë një proces që kërkon punë nga ana juaj. Ky ligj është më mbrapa në proces, a keni parashikuar për këtë një dhe e dyta kjo që keni paraqitur a e parashikon këtë llojë kapaciteti. Ne keni vakanca të paplotësuara në institucion. Ju po invesnstoni buxhetin e shtetit pë4r diçka që nuk është miratuar. Dhe konkluzioni unë mendoj që këto ndryshime deklasifikuan dosjet. Në momentin kur 3 milion shqiptar të hapin dosjet, procedura e hapjes nuk është deklasifikimi. Neni që propozoi Taulant Balla që gjoja hap dosja ka aq shumë kushte sa nuk hap asgjë.
Klotilda Bushka: Zoti Bylykabashi, po flasim për buxhetin. Diskutimet politike i bëni me ne dhe jo me komisionin.
Oerd Bylkbashi: Mos më ndërhy, unë do flas në këtë komision dhe në seancë plenare për politikë. Politika në këtë rast përfshinë dhe buxhetin. Mos më ndërprit më.
Klotilda Bushka: Politikën bëje me anëtarët e komisionit.
Oerd Bylykbashi: Juve i thoni se nuk bëhet, merreni mbrapsht kërkesën. Me këto kushte ata që e propozuan janë ata që devijojnë nga 8 nëntori.
Klotilda Bushka: Një sqarim, e para kërkesat për staf nuk vijnë për ligje që nuk kanë hyrë në fuqi, shtesa për staf vijnë nga ligjet që kanë hyrë në fuqi që i kanë shtuar institucionit kopetenca.
Oerd Bylykbashi: Bylukbashi flet nga vendi nuk dëgjohet.
Klotilda Bushka: Kijeni mendjen kur flasim ju lutem. Kështu ajo që thatë deri më tani ju është hedhur poshtë.
Oerd Bylykbashi: Mos ma fik, unë po vë në pikpyetje një moment që në gjykimin tim ka të bëjë me një hiproktizi që për fat të keq po diskutohet sot më datë 8. Ajo që po diskutojmë është se nëse juve e planifikoni a e planifikoni dhe për lustraciionin?
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka propozuar që burgu i Burrelit ose të paktën një pjesë e tij që është ndërtuar që në vitin 1939 të kthehet në muze. E pranishme në Komisionin e Ligjeve, Çupi tha se në burgun e Burrelit janë izoluar pesë kryeministria dhe ai mbart vlera e ndaj duhet kthyer në muze. Për këtë projekt, Çupi tha se ka përgatitur dhe një amendament e që do ta paraqesë për të fituar fonde për këtë projekt. Përgjigja që mori nga kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka ishte që të propozonte që burgu i Burrelit të futej në listën e godinave që duhen kthyer në muze.
Pjesë nga biseda:
Dhurata Çupi: Burgu i Burrelit duhet rikonstruktuar, sigruisht nëse më jeoen fonde, duhet të kthehet në një memorie dhe në një vend pelegrinazhi. Është i vetmi burg politik që efektiv e plotë e ka pasur në vitin 1946-1947. Aty është burgosur e gjithë elita dhe duhet kërkuar një fond e miratuar këtë gjë. Ka pasur një shprehje të tmerrshme në lidhje me burgun e Burrelit, ‘në Burrel, aty ku hyn e s’del’.
Sula: Bie shumë dakort me zonjën Çupi. Është e vërtetë, është një vend i rëndësishëm. Ka një vend të mirë që ndodhet në qytet, vizitohet kollaj. Aty brenda një viti kanë qen 5 kryeministra. Aty janë gjetur dhe trupa. Ne jemi munduar që të ndërmarrim hapat tona.
Klotilda Bushka: Nuk vëmë dot buxhet, kjo është pjesë e kuadrit rregullator për nismat për muze, duhet të shohim se çfarë keni për momentin.
Dhurata Çupi: Unë kam përgatitur dhe një amendament në mënyrë që burgun e Burrelkit ta kemi pojesë të listës së muzeut kombëtar. Unë e kam studiuar dhe specialistët më kanë konfirmuar që pjesa e ngriutr e burgut në vitin 1939 mund të shëbrejë si muze. Është e mundur dhe unë do të kërkoj që të jetë pjesë e listë.