Revolucion në Këshillin Kombëtar të PD, largohet Noka nga drejtimi, Berisha: Do jenë 2 zonja në krye
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
32 ditë revoltë për largimin e Edi Ramës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin 'Skënderbej' 1 Korrik, 19...
Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë 1 Korrik, 13:58 ...
“Algoritmi nuk e urren demokracinë, thjesht nuk e di çfarë është"/ Rama: Shqipëria u kthye në laborat...
• Aktivistët dhe qytetarët janë mbledhur ditën e sotme para ambienteve të SPAK, ashtu siç kishin paralajmëruar gjatë protestës së djeshme. • Qëllimi i këtij tubimi ishte dorëzimi i librit “Albanian Files”, i cili mban firmat e qytetarëve të mbledhura gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në shesh. • Ata e kanë konsideruar librin "Albanian Files", si arma e krimit që kryeministri Rama ka shkatërruar Shqipërinë. • Gjatë një prononcimi për mediat, aktivistja Sidorela Vatnikaj u shpreh se ka të dhëna se ligji është ndryshuar me porosi. • Ajo u theksoi se në libër del qartë se është shmangur konsultimi publik dhe ligji është miratuar për projektet të ndryshme, që ishin hartuar para se të miratohej ai. • Aktivistja paralajmëroi se do të bëjnë edhe një kallëzim penal, të cilin do të ia dorëzojnë Prokurorisë së Posaçme. • Ajo shtoi se në shesh ka intelektualë, të rinj dhe të moshuar, duke shtuar se thirrjeve të tyre për hetim të politikanëve do tu shkojnë deri në fund. • Qyetarët kanë thirrur njëzëri "Rama, SPAK you", ndërsa protestuan para ambienteve të tij. • Një protestues ka deklaruar se kyeministri fton arkitektë të huaj të shqyejnë dhe betonizojnë vendin tonë. • Sipas tij, nuk ka rëndësi se kush po proteston, me rëndësi është kauza për të cilën janë mbledhur. Ai i bëri thirrje PS-së t'i përqendrojë hetimet te zyrtarët dhe kryetarët e bashkive që janë nën hetim nga SPAK-u, në vend që të merret me protestuesit.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ditën e sotme aktivistët dhe qytetarët kanë dorëzuar në SPAK librin “Albania Files”, të cilin e kanë cilësuar si provën që kryeministri i vendit, Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë përmes miratimit të qindra projekteve. Në mbështetje të punës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, qytetarët kanë vendosur në shenjë simblike trëndafila të kuq në kangjellat e godinës.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar se SPAK e ka mbajtur librin “Albania Files”, duke shtuar se kërkojnë nisje të hetimit, për atë që ata e cilësojmë si provë të kapjes së shtetit. Gjatë një prononcimi për mediat aktivistja u shpreh se do ketë një kallëzim penal, i cili do të hartohet nga avokatët.
Kujtojmë që revolta e tyre vijon, pasi ata do të mblidhen në orën 19:00 në sheshin "Skëndërbej", ndërsa më pas do të nisin marshimin drejt Kryeministrisë. Ata finalizojnë sot ditën e 32-të të revoltës së tyre, e cila ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare./Dosja.al
TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar se SPAK e ka mbajtur librin “Albania Files”, duke shtuar se kërkojnë nisje të hetimit, për atë që ata e cilësojmë si provë të kapjes së shtetit. Gjatë një prononcimi për mediat aktivistja u shpreh se do ketë një kallëzim penal, i cili do të hartohet nga avokatët.
Ajo shtoi se në shesh ka intelektualë, të rinj dhe të moshuar, duke shtuar se thirrjeve të tyre për hetim të politikanëve do tu shkojnë deri në fund.
“SPAK e mbajti librin që dorëzuam. Pas deklaratës sonë publike që kërkojmë nisje të hetimit, për atë që ne e cilësojmë si provë të kapjes së shtetit. Ndaj do të presim në ditët në vijim. Do të kemi një kallëzim penal, që po hartohet nga avokatët tanë.
S’mund të flasim për një grup organizator, për ne është e rëndësishme dorëheqja, më pas shoqëria shqiptare është garant i vetëm që institucionet e reja që do lindin më pas do jenë të palidhura me krimin. Shoqëria shqiptare e ka treguar në 30 ditë që është mjaftueshëm e pjekur për të ndërtuar një Shqipëri pa korrupsion. Në shesh ka intelektualë, të rinj, të moshuar, sa kohë janë në shesh, aty është vendi i të gjithëve që mendojnë se autoritarimit të Ramës ti jepet fund. Thirrjet tona për hetim të politikanëve do të shkojnë deri në fund”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Një protestues para ambienteve të SPAK ka deklaruar se kyeministri fton arkitektë të huaj të shqyejnë dhe betonizojnë vendin tonë. Sipas tij, nuk ka rëndësi se kush po proteston, me rëndësi është kauza për të cilën janë mbledhur.
Ai i bëri thirrje PS-së t'i përqendrojë hetimet te zyrtarët dhe kryetarët e bashkive që janë nën hetim nga SPAK-u, në vend që të merret me protestuesit.
"I bëj thirrje PS, mbi të gjitha Kryeministrit, ballës, cilido që ka marrë përsipër të hetojë protestuesit, të shoh listën e zyrtare apo kryetarëve të bashkive që ndodhen në hetim në SPAK. Kryeministri dhe sekti i tyre privat, që kanë shkuar deri aty sa të ftojnë arkitektë të huaj që të shqyejnë dhe betonizojnë vendin tonë. Nuk ka rëndësi se kush jemi, rëndësi ka kauza. Ne do t’i shkojmë deri në fund. Pritshmëritë tona nga SPAK janë si ata e filluan, ndaj ne do të besojmë. Duam drejtësi.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Aktivistët dhe qytetarët kanë dorëzuar ditën e sotme në SPAK librin "Albanian Files", të cilin e kanë konsideruar si provën që kryeministri Rama ka shkatërruar Shqipërinë. Qyetarët kanë thirrur njëzëri "Rama, SPAK you", ndërsa po protesojnë para ambienteve të tij.
Të pranishëm janë aktivistë dhe qytetarët, të cilët prej 32 ditësh po vijojnë revoltën e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur ditën e sotme para ambienteve te SPAK për të dorëzuar librin "Albanian Files", të cilin e kanë konsideruar si arma e krimit që kryeministri Rama ka shkatërruar Shqipërinë. Gjatë një prononcimi për mediat, aktivistja Sidorela Vatnikaj u shpreh se ka të dhëna se ligji është ndryshuar me porosi.
Me tej aktivistja u shpreh se në libër del qartë se është shmangur konsultimi publik dhe ligji u miratua për projektet të ndryshme, që ishin hartuar para se të miratohej ai. Ajo paralajmëroi se do të bëjnë edhe një kallëzim penal që do të ia dorëzojnë Prokurorisë së Posaçme.
Aktivistja: Kemi në dorë “Albanian Files”, për të gjitha projektet që janë ndërtuar dhe një pjesë që ritet të ndërtohen në zona të mbrojtura. Për ne ka të dhëna që ligji është ndryshuar me porosi. Bëhet fjalë për oligarkë shqiptarë. Albanian Files është arma e krimit që kryeministri Rama ka shkatërruar Shqipërinë. Në ditët në vijim po përgatisim edhe kallëzim penal që do të ia dorëzojmë Prokurorisë së Posaçme. Në këtë libër del qartë se është shmangur konsultimi publik. Në këtë libër del qartë se ligji u miratua për projektet të ndryshme, që ishin hartuar para se të miratohej ai. Në këtë libër del qartë se ka konflikt interesi mes kryeministrit dhe arkitektëve dhe bizneseve. Ai është kryetar i Këshillit të Territorit dhe kryeministri që vendos për këto projekte. Ne jemi këtu për të mbështetur SPAK, Nuk jemi këtu për një drejtësi popullore. Rama duhet të trajtohet dhe të hetohet si gjithë qytetarët e tjerë./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur paraditen e sotme përpara godinës së SPAK, ashtu siç kishin paralajmëruar gjatë protestës së djeshme.
Qëllimi i këtij tubimi është dorëzimi i librit me titull “Albanian Files”, i cili mban firmat e qytetarëve të mbledhura gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në shesh. Përmes kësaj nisme, protestuesit kanë përsëritur kërkesën e tyre kryesore, e cila mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët e protestës kanë bërë të ditur për mediat se aksionet e tyre do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, deri në përmbushjen e plotë të kërkesës së tyre për largimin e kreut të qeverisë./Dosja.al