LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e Sigurisë në Mynih/ JD Vance: Kërcënimi më i madh ndaj Europës vjen nga brenda, jo ​​nga Rusia! Zelensky: Takimi me Putin, pasi të diskutohet një plan i përbashkët me Trump

•Konferenca e Sigurisë në Mynih nisi të premten mes reshjeve të borës dhe thashethemeve të mëdha nëse ky organizim do të çojë drejt një arritjeje diplomatike për ta gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. •Delegacioni amerikan udhëhiqet nga nënpresidenti JD Vance, i cili pritet të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para se të mbajë fjalim në skenën kryesore pasdite. •Ajo që nuk është e qartë ende është nëse në Mynih ndodhet ndonjë delegacion rus. Dhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha më 14 shkurt se asnjë përfaqësues i organeve dhe entiteteve zyrtare shtetërore ruse nuk do të marrë pjesë. •Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk deshi të komentojë nëse Uashingtoni dhe Moska po planifikojnë një takim në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih. •Kjo është është mundësia e parë për shumë liderë evropianë për t’u takuar me zyrtarë të lartë nga administrata e re amerikane, përfshirë sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, të dërguarin amerikan për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth.• Nënpresidenti amerikan JD Vance tha sot se kërcënimi më i madh që i kanoset sot Evropës është tërheqja nga disa prej vlerave të saj më themelore, që ndan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. •Nënpresidenti amerikan u bëri gjithashtu thirrje udhëheqësve evropianë që te rrisin në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për mbrojtjen e kontinentit, teksa Amerika siç tha ai, përqendrohet në zonat e botës që janë në rrezik të madh. •Nënpresidenti i SHBA J.D. Vance tha gjatë takimit me Presidentit ukrainas se Volodymyr Zelensky se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është të arrijë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, një paqe që nuk do ta zhysë Evropën Lindore në konflikt brenda pak vitesh. •Vance gjithashtu nuk specifikoi në detaje se kur dhe si do të arrinim në fundin e shumëpritur të luftës. •Zelensky, nga ana e tij, vuri në dukje se duhet bërë më shumë punë në planin për t'i dhënë fund luftës në vendin e tij.

20 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Konferenca e Sigurisë/ Me kë u takuan liderët e Kosovës në Munih?

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
foto ilustruese

MYNIH- E premja ka qenë ditë e ngarkuar për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla. Të tre janë duke marrë pjesë në Konferencën vjetore të Sigurisë që mbahet në Munih prej 14 deri më 16 shkurt.

Në të merr pjesë 'ajka' e diplomatëve botërorë, ndonëse këtë herë sytë janë te delegacioni i administratës amerikane, Donald Trump, dhe negociatat potenciale me Ukrainën për dhënie fund të luftës së nisur nga Rusia, gati tre vjet më parë.

Liderët e Kosovës e kanë shfrytëzuar këtë organizim, dhe në margjina të tij kanë zhvilluar plot takime tjera. Fillimisht të tre e kanë takuar ndaras të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, në lidhje me pritjet nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, ka thënë Osmani përmes një postimi në X dikur Twitter pas takimit me Sorensenin.

Kurti ka folur për rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 2023. Palët nuk e kanë nënshkruar këtë marrëveshje dhe as nuk kanë bërë ndonjë hap drejt zbatimit të saj.

Sipas Zyrës së kryeministrit, Kurti ka thënë se kjo marrëveshje “po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres [Ana] Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja”.

“Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160-faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës”, është cituar të ketë thënë mes tjerash Kurti.

Ministrja Gërvalla ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një dialogu konstruktiv dhe parimor.

“Bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë mbetet thelbësor për të siguruar një qasje të drejtë dhe të qëndrueshme, që forcon stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, ka thënë Gërvalla përmes një postimi në Facebook.

Peter Sorensen, nga Danimarka, e ka nisur zyrtarisht punën më 1 shkurt, duke e pasuar Mirosllav Lajçakun.

Osmani, Kurti dhe zyrtarë tjerë të Kosovës patën kritikuar Lajçakun për qasje të pabarabartë në dialog dhe për rreshtim, me raste, kah Serbia.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ka thënë një ditë më parë se ka dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë mundësinë, së bashku me Sorensenin, për ta bërë funksional dialogun mes dy vendeve fqinje.

Sorensen ka thënë të enjten se në dy ditët e fundit ka biseduar në Paris dhe Berlin për mënyrat se si mund të avancojë procesi i dialogut.

“Mirënjohës për mbështetjen e tyre të plotë për përpjekjet e mia”, ka thënë Sorensen në X, ku ka postuar edhe fotografi me zyrtarë të të dyja shteteve.

Nuk është e qartë se kur mund ta mbajë takimin e parë Sorensen në kuadër të dialogut, duke qenë se Kosova mbajti zgjedhje më 9 shkurt dhe pritet ta formojë qeverinë e re, ndërsa Serbia përballet me paqartësi politike pas dorëheqjes së kryeministrit.

Kallas tha se po pret derisa Kosova të formojë qeveri të re, për të “parë se si të vazhdojmë tutje”. Presidentja Osmani është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, me të cilin kanë diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

"Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përbënte një fitore jo vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për vetë Evropën dhe vlerat e saj themelore", ka thënë Osmani përmes një postimi në Facebook.

Kosova ka qenë vetëm një hap larg anëtarësimit në këtë organizatë më 2024, mirëpo e ka humbur shansin, meqë nuk e ka përmbushur kërkesën e Francës dhe Gjermanisë që të ndërmarrë hapa drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, menjëherë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pati miratuar rekomandimin që Kosova të pranohej në këtë organizatë.

Në mbrëmje, Osmani e ka publikuar edhe një fotografi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof, të cilët i ka përshkruar si “përkrahës të fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati refuzuar një gjë të tillë, me arsyetimin se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë diskutohet në Bruksel, e jo në Strasburg - ku e ka selinë Këshilli i Evropës.

Presidentja Osmani ka thënë se ka zhvilluar një takim të “shkëlqyer” edhe me presidenten e Zvicrës, Karin Keller-Sutter.

“Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona”.

Përgjatë ditës, Osmani ka takuar veç e veç edhe dy anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq.

Ajo ka thënë se përveç diskutimeve për sigurinë e rajonit dhe thellimin e bashkëpunimit, palët kanë diskutuar edhe për rëndësinë e rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm “me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, si dhe avancimit të rrugës euroatlantike për dy shtetet tona”.

Bosnje-Hercegovina nuk e njeh shtetësinë e Kosovës për shkak të vetos që përdor entiteti serb, Republika Sërpska.

Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se është takuar me ish-kongresistin amerikan, Ted Deutsch, njëherësh udhëheqës i Komitetit të Hebrejve Amerikanë.

“Komuniteti hebrejo-amerikan ka qenë zë i fuqishëm në dënimin e gjenocidit në Kosovë dhe në ofrimin e mbështetjes për pavarësinë dhe demokracinë e shtetit. I lumtur që po vazhdojmë bashkëpunimin e frytshëm”, ka thënë Kurti përmes një postimi në X.

Gjatë ditës, ai ka bërë të ditur se është takuar edhe me deputeten e Parlamentit të Finalandës, Tytti Tuppurainen.

“E vlerësojmë miqësinë me Finlandën dhe mezi presim t’i thellojmë lidhjet tona”, ka thënë Kurti.

Ministrja Gërvalla ka thënë se e ka pasur një diskutim fantastik me senatoren amerikane Elissa Slotkin, rreth përforcimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës, dhe rritjen e bashkëpunimit me ligjvënësit amerikanë.

“Kosova vlerëson thellë mbështetjen e SHBA-së në shtetndërtimin tonë dhe zhvillimin demokratik”, ka thënë Gërvalla përmes një postimi në X.

Ajo e ka takuar edhe lideren e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, me të cilën kanë diskutuar për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Kosova është në linjë me politikat e Bashkimit Evropian, prandaj edhe u ka vënë sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, ndërsa Bjellorusisë për shtypjen që u ka bërë lideri autoritar, Aleksandyr Lukashenka protestave të opozitës më 2020.

Gjatë ditës, ministrja Gërvalla është takuar edhe zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, me të cilin ka diskutuar për stabilitetin e rajonit, si dhe me ministrin e Bavarisë, Eric Beiswenger, me të cilën ka thënë se ka diskutuar për forcim të bashkëpunimit tregtaar dhe atij në fushën e edukimit.

Mes tjerash, ministrja Gërvalla është takuar edhe me homologen e saj nga Andora, Imma Tor Faus, të cilën e ka ftuar për vizitë në Kosovë./REL

1 MUAJ ME PARE

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Ja çfarë u diskutua në takimin e Nënpresidentit JD Vance me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
JD Vance

MYNIH- Nënpresidenti amerikan JD Vance tha të mërkurën se synimi i Uashingtonit është arritja e një marrëveshje paqeje të qëndrueshme, mes Ukrainës dhe Rusisë.

Nënpresidenti Vance i bëri komentet pas një takimi kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy dhe përpara një takimi në prani të delegacioneve nga të dyja vendet.

Nënpresidenti Vance shoqërohej nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i Dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg.

"Në thelb qëllimi është, siç ka thënë edhe Presidenti Trump, që lufta të përfundojë. Ne duam të ndalim vrasjet, ne duam të arrijmë një paqe të qëndrueshme dhe jo atë lloj paqeje që do ta çonte Evropën Lindore drejt konfliktit vetëm disa vite më vonë", tha zoti Vance.

Nënpresidenti Vance tha se ai dhe zoti Zelenskiy kishin patur një bisedë pozitive mbi mënyrën se si mund ta arrinin këtë qëllim, po ai shtoi se mbi këtë çështje “do të ofronin më shumë detaje në ditët, javët apo muajt në vijim".

Nga ana e tij edhe zoti Zelensky u bëri jehonë komenteve të zotin Vance.

"Ne zhvilluam një bisedë pozitive sot, në takimin tonë të parë, që nuk do të jetë i fundit e për këtë jam i sigurt", tha ai.

Presidenti Zelensky shtoi se duhet bërë më shumë punë për hartimin e një plani që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë.

"Ne duhet të flasim më shumë, të punojmë më shumë dhe të përgatisim planin për të ndalur (Presidentin rus Vladimir) Putin", tha zoti Zelenskiy pas takimit që u mbajt në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë.

Zoti Zelenskyy tha gjithashtu se ai po kërkon "garanci sigurie" nga Shtetet e Bashkuara përpara zhvillimit të çdo negociate për t'i dhënë fund luftës.

I pyetur nga gazetarët se ku e shihte përparimin në negociata nëse zoti Zelensky nuk ishte gati të ulej për bisedime me zotin Putin, Nënpresidenti Vance tha:

"Mendoj se mënyra se si kjo bisedë na çon përpara lidhet para së gjithash me atë që ne jemi ulur me anëtarë të shkëlqyer të delegacionit ukrainas" tha zoti Vance.

"Kemi këtu Sekretarin tonë të jashtëzakonshëm të Shtetit Marco Rubio, gjeneralin Kellogg. Është e rëndësishme që ne të mblidhemi dhe të fillojmë bisedimet që do të jenë të nevojshme për t’i dhënë fund kësaj çështjeje (t’i japim fund luftës). Kjo është gjithçka që mund të them tani për tani, sepse dua të ruaj opsionet këtu për negociatorët dhe ekipet tona përgjegjëse për ta mbyllur këtë gjë", shtoi ai.

Nënpresidenti Vance nuk iu përgjigj pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara kishin arritur një marrëveshje për mineralet me Ukrainën apo mbi afatet e mundshme të arritjes së saj./VOA

1 MUAJ ME PARE

Zelensky: Takimi me Putin, vetëm pasi të diskutohet një plan i përbashkët me Trump

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky

MYNIH- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të pranojë të takohet personalisht me udhëheqësin rus Vladimir Putin vetëm pasi të diskutohet një plan i përbashkët me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Presidenti Zelensky beson se homologu amerikan Trump ka rol kyç për t'i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë. Ai shtoi se Presidenti amerikan i dha atij numrin e tij të telefonit celular, përpara hapjes së Konferencës së Sigurisë të Mynihut të premten.

Presidenti Trump ndryshoi këtë javë politikën e mëparshme të mbështetjes amerikane për Ukrainën, pas një telefonate me Presidentin rus Putin. Presidenti Zelensky u takua të premten me Nënpresidentin amerikan JD Vance. Shumë analistë, veçanërisht në Evropë, shpresojnë se zoti Vance do të hedhë pak më shumë dritë mbi idetë e zotit Trump për arritjen e zgjidhjes së negociuar të luftës në Ukrainë.

Në fjalimin e tij gjatë konferencës së Mynihut, Nënpresidenti Vance u dha leksione zyrtarëve evropianë mbi fjalën e lirë dhe migrimin ilegal në kontinent. Ai paralajmëroi zyrtarët evropianë se rrezikojnë të humbasin mbështetjen e publikut nëse nuk ndryshojnë shpejt kursin.

“Nese keni frikë nga votuesit tuaj, Amerika nuk ka se si t'ju shpetojë”, tha Nënpresidenti Vance.

Fjalimi i zotit Vance dhe përmendja e luftës 3-vjeçare në Ukrainë, u bë në një kohë shqetësimi dhe pasigurie të fortë mbi politikën e jashtme të administratës Trump.

“Uashingtoni tani ka një udhëheqës të ri. Nën udhëheqjen e Donald Trumpit, ne mund të mos pajtohemi me pikëpamjet tuaja, por ne do të luftojmë për të mbrojtur të drejtën tuaj për ta thënë atë publikisht”, tha Nënpresidenti Vance ndërsa publiku duartrokiste.

Nënpresidenti gjithashtu paralajmëroi zyrtarët evropianë kundër migracionit të paligjshëm, duke thënë se elektorati nuk votoi për të hapur “portat që të vërshojnë miliona emigrantë të pa verifikuar”. Ai iu referua një sulmi të enjten në Mynih, ku i dyshuari u njoftua së është një afgan 24-vjeçar, i cili mbërriti në Gjermani si azilkërkues në vitin 2016.

Gjatë incidentit mbi 30 persona u plagosën dhe duket se ai ishte i motivuar nga ekstremizmi islamik.

Shpenzimet e mbrojtjes së NATO-s

Të premten, Nënpresidenti Vance mbajti takime të ndara me Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe Sekretarin e Jashtëm britanik David Lammy. Gjatë takimeve ai përsëriti thirrjen e administratës së re amerikane që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen. Momentalisht, 23 nga 32 vendet anëtare të NATO-s kanë përmbushur objektivin e aleancës ushtarake perëndimore për të shpenzuar 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

“Ne duam të sigurohemi që NATO është ndërtuar në të vërtetë për të ardhmen. Kjo arrihet kur sigurohemi që NATO do të ndajë pak më shumë barrën me Evropën, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mund të përqëndrohen në disa nga sfidat tona në Azinë Lindore”, tha Nënpresidenti Vance gjatë takimit me zotin Rutte.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se ai ishte dakord se Evropa duhet të shtojë shpenzimet për mbrojtjen. “Në këtë kuptim duhet të rritemi dhe të shpenzojmë shumë më tepër”, tha ai.

Përpjekja e Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO

Deklaratat e Presidentit Trump i kanë lënë evropianët në dilemë, duke pyetur veten se si apo edhe nëse ata mund të ruajnë sigurinë e pas Luftës së Dytë Botërore që NATO u ofroi atyre. Një tjetër çështje është nëse mund të mbushin boshllëkun prej miliarda dollarësh të ndihmës për sigurinë që administrata e ish Presidentit Biden i dha Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus në shkurt të vitit 2022.

Presidenti Trump ka qenë shumë skeptik ndaj kësaj ndihme dhe pritet ta shkurtojë ose kufizojë atë, ndërsa negociatat fillojnë në ditët në vijim.

Si Presidenti Trump, ashtu edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth, këtë javë venitën shpresat e Ukrainës për t'u bërë pjesë e NATO-s. Për këtë çështje, pothuajse një vit më parë aleanca veri-atlantike tha se ishte një proces “i pakthyeshëm”, ashtu siç ishte edhe rikthimi i territorit të saj të pushtuar nga Rusia, e cila aktualisht kontrollon rreth 20% duke përfshirë Krimenë.

“Nuk shoh asnjë mënyrë që një vend si Rusia mund t'i lejojë ... ata të bashkohen me NATO-n”, tha Presidenti Trump të enjten. “Unë nuk shoh që kjo mund të ndodhë”.

Presidenti Zelensky, në fjalimin e tij gjatë konferencës, tha se Shtetet e Bashkuara, përfshirë administratën e Presidentit Biden, nuk e panë kurrë Ukrainën si një anëtare të mundshme të NATO-s.

Sanksione të mundshme kundër Rusisë

Nënpresidenti amerikan JDVance, në një intervistë për gazetën ‘Wall Street Journal’, tha se Shtetet e Bashkuara do të godisnin Moskën me sanksione dhe veprime potencialisht ushtarake nëse Presidenti rus Putin nuk do të pajtohej për një marrëveshje paqeje me Ukrainën që garanton pavarësinë afatgjatë të Kievit.

Paralajmërimi se sulmet ushtarake “janë të mundshme” vlerësohet si një gjuhë goditëse nga një zyrtar i administratës Trump që vazhdimisht ka theksuar dëshirën për t'i dhënë fund luftës. Ekipi i zotit Vance më vonë e hodhi poshtë pretendimin e gazetës.

Zelensky nuk do të pranojë marrëveshjet e bëra pa Ukrainën

Garancitë e Shtetet e Bashkuara mund të kenë zbutur disi frikën e Presidentit Zelensky. Megjithatë, ato nuk do të zëvendësojnë mbështetjen e humbur ushtarake, ose ekonomike, që kishte dhënë administrata e Presidentit Joe Biden.

Udhëheqësi ukrainas pranoi të enjten se nuk ishte “shumë e këndshme” që Presidenti Trump foli fillimisht me Presidentin Putin. Megjithatë, ai tha se çështja kryesore ishte “të mos lejohej që gjithçka të shkonte sipas planit të Putinit”.

“Ne nuk mund të pranojmë, si një vend i pavarur, asnjë marrëveshje (të bërë) pa ne”, tha Presidenti Zelensky teksa vizitoi një termocentral bërthamor në Ukrainën perëndimore.

Pika e kthesës evropiane

Rruga që Presidenti Trump po ndjek ka tronditur Evropën, ashtu siç bënë komentet e tij shpërfillëse për Francën dhe Gjermaninë gjatë mandatit të tij të parë.

Zëvendësministri i Jashtëm francez Benjamin Haddad e përshkroi Evropën si një pikë kthese. Ai shtoi se Evropa duhet të heqë dorë nga mbështetja tek Shtetet e Bashkuara për sigurinë e saj. Ai paralajmëroi se dhënia e fitores Rusisë në Ukrainë mund të ketë pasoja edhe në Azi.

“Mendoj se nuk po e kuptojmë mjaftueshëm shkallën në të cilën bota po ndryshon. Si kundërshtarët, po ashtu edhe aleatët tanë janë të zënë me këtë çështje”, tha ministri Haddad për rrjetin ‘France Info’ të enjten./ VOA

1 MUAJ ME PARE

Konferenca e Sigurisë/ Rama mbërrin në Mynih, takohet me Kryeministrin e Bavarisë: Mik i mirë i Shqipërisë!

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
Rama, Markus Soder

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Mynih aty ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, e cila synon të gjejë një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në një reagim në rrjete sociale, Rama ka ndarë foto nga mjediset e Konferencës së Sigurisë, ku është takuar edhe me Markus Söder, kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë.

"Bayerische Hof, Mynih - Në mjediset e Konferencës së Sigurisë me Markus Söder, kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë, një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin na lidh një miqësi e hershme tanimë",- shkruan Rama krahas fotove të publikuara në fb.

 

1 MUAJ ME PARE

"Rusia kërkon të rivizatojë kufijtë"/ Konferenca e Sigurisë në Mynih, Von der Leyen: Evropa duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me SHBA-në për të penguar kërcënimet!

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
Von der Leyen, JD Vance

MYNIH - Ursula von der Leyen dhe JD Vance ofruan të premten pikëpamje jashtëzakonisht të ndryshme për kërcënimet përpara me shefin e Komisionit duke theksuar sfidat e përbashkëta të tregtisë dhe sigurisë ndaj vlerave demokratike.

Në fjalimin e saj kryesor, von der Leyen, u shpreh se Evropa është e gatshme të përparojë për të mbrojtur vlerat e saj në mes të një peizazhi gjeopolitik me zhvillim të shpejtë dhe një qasjeje më transaksionale ndaj çështjeve globale.

Evropa, tha ajo, duhet të ketë "sy të qartë" për "një Rusi mashtruese" që kërkon të rivizatojë kufijtë dhe një "konflikt bipolar të mundshëm midis Kinës dhe SHBA-së", dhe tashmë po i përshtatet këtij realiteti të ri duke reformuar veten për të rritur mbrojtjen dhe konkurrencën e saj. 

“Ne e dimë se një Evropë më e fortë është më e mirë për të gjithë ne. Një Evropë më e fortë punon me Shtetet e Bashkuara për të penguar kërcënimet që kemi të përbashkëta si partnerë. Dhe kjo është arsyeja pse ne besojmë se luftërat tregtare dhe tarifat ndëshkuese nuk kanë kuptim, "tha ajo.

Uashingtoni njoftoi këtë javë se do të vendosë tarifa 25% për të gjitha importet e aluminit dhe çelikut, duke përfshirë edhe nga Evropa, dhe do të vendosë tarifa reciproke për partnerët amerikanë në bazë të ekzaminimit "vend pas shteti". 

"Ne do të përdorim mjetet tona për të mbrojtur sigurinë dhe interesat tona ekonomike," tha von der Leyen, përpara se të shtonte se "natyrisht, ne jemi gati të gjejmë marrëveshje që funksionojnë për të gjithë - për të punuar së bashku për ta bërë njëri-tjetrin më të begatë dhe më të sigurt".

Ajo u përpoq të jepte një ton të ngjashëm pajtues ndaj Ukrainës pas njoftimit të Presidentit të SHBA Donald Trump se ai kishte pasur një telefonatë të gjatë me homologun e tij rus dhe se "ekipet e tyre përkatëse" do të fillonin bisedimet e paqes "menjëherë" pasi këmbanat e alarmit binin në kryeqytetet evropiane nga frika se si Ukraina dhe Evropa do të përjashtoheshin nga negociatat.

Von der Leyen, megjithatë, tha se "është gjithmonë udhëzuese të shikojmë përtej fjalëve", se "ne duhet të shmangim zemërimin dhe zemërimin" dhe se "ka disa vërejtje për të cilat mund të biem dakord". 

“Sepse po, si BE ashtu edhe SHBA duan t'i jepet fund gjakderdhjes. Ne duam një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, një paqe që çon në një Ukrainë sovrane dhe të begatë. Dhe Ukrainës duhet t'i jepen garanci solide sigurie, "tha ajo.

Evropa do të bëjë pjesën e saj dhe do të sjellë më shumë në tryezë, veçanërisht përmes "një rritjeje" të shpenzimeve të mbrojtjes, tha shefi i Komisionit, siç është kërkuar vazhdimisht nga SHBA vitet e fundit. Ajo njoftoi se do të propozonte aktivizimin e klauzolës së arratisjes në rregullat fiskale të bllokut për të lejuar shtetet anëtare të rrisin "në mënyrë thelbësore" shpenzimet e tyre të mbrojtjes. 

"Ka shumë që Evropa mund të bëjë" për të përmbushur këtë moment, përfundoi ajo, duke theksuar se "vlerat e Evropës nuk ndryshojnë - ato janë universale". 

Megjithatë, janë vlerat e Evropës që JD Vance sulmoi disa minuta pasi von der Leyen u largua nga podiumi gjatë fjalimit të tij kryesor. 

“Kërcënimi për të cilin shqetësohem më shumë përballë Evropës nuk është Rusia, nuk është Kina, nuk është ndonjë aktor tjetër i jashtëm. Dhe ajo për të cilën shqetësohem është kërcënimi nga brenda: tërheqja e Evropës nga disa nga vlerat e saj më themelore, vlera të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha zëvendëspresidenti amerikan.

Ai përmendi anulimin nga gjykata kushtetuese rumune të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale për shqetësimet e ndërhyrjeve të huaja, dënimin e fundit për krim të urrejtjes në Suedi të një burri për djegien e Kuranit, dënimin e vitit 2024 të një burri në Mbretërinë e Bashkuar për shkeljen e zonës së sigurt të klinikës së abortit për t'u lutur, dhe një ligj të BE-së që mund t'u mundësojë qeverive të mos mbyllin kohën e mediave sociale për t'i dhënë fund provave të Evropës në kohën e duhur. kthim prapa në demokraci.

"Në të gjithë Evropën, fjala e lirë, kam frikë, është në tërheqje," tha ai, duke akuzuar administratën e Joe Biden për censurimin e fjalës së lirë. 

“Duket gjithnjë e më shumë si interesa që fshihen pas fjalëve të shëmtuara të epokës sovjetike si dezinformata dhe dezinformata. Atyre thjesht nuk u pëlqen ideja që dikush me një pikëpamje alternative mund të shprehë një mendim tjetër ose, Zoti na ruajt, të votojë ndryshe ose edhe më keq, të fitojë zgjedhje,” tha ai. 

Ai kritikoi politikanët evropianë të cilët i akuzoi se kishin “frikë nga zërat, opinionet dhe ndërgjegjja që udhëheqin popullin tuaj”.

“Kriza besoj se ne të gjithë së bashku përballemi është e krijuar nga ne. Nëse jeni duke kandiduar nga frika e votuesve tuaj, nuk ka asgjë që Amerika mund të bëjë për ju,” tha ai, përpara se të lidhte në dukje pakënaqësinë në rritje me klasën kryesore politike evropiane me migracionin, të cilin ai e sheh si shumë të lartë.

Ai i kërkoi klasës politike në Evropë dhe SHBA që "të mos kenë frikë nga njerëzit tanë, edhe kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqjen e tyre".

Ukraina, ndërkohë, u përmend vetëm dy herë gjatë fjalimit të tij, por ai nuk iu drejtua bisedimeve të paqes të shpallura nga Trump.

1 MUAJ ME PARE

Takimi Vance- Zelenskyy/ Nënpresidenti ameriakn: Duam paqe të qëndrueshme në Ukrainë! Stop Putin...

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
foto ilustruese

MYNIH- Nënpresidenti i SHBA J.D. Vance tha gjatë takimit me Presidentit ukrainas se Volodymyr Zelenskyy se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është të arrijë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, një paqe që nuk do ta zhysë Evropën Lindore në konflikt brenda pak vitesh. Vance gjithashtu nuk specifikoi në detaje se kur dhe si do të arrinim në fundin e shumëpritur të luftës. Zelenskyy, nga ana e tij, vuri në dukje se duhet bërë më shumë punë në planin për t'i dhënë fund luftës në vendin e tij.

“Ne duhet të flasim më shumë, të punojmë më shumë dhe të përgatisim një plan se si të ndalojmë”, theksoi ai.

Më herët, Zelenskyy kishte thënë se do të pranonte të takohej me presidentin rus Volodymyr Zelensky vetëm nëse do të kishte një marrëveshje me SHBA-në dhe Evropën për një plan paqeje. Në të njëjtën kohë, Zelensky shprehu mirënjohjen e Ukrainës për mbështetjen amerikane.

Më herët, gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Mynihut, Volodymyr Zelensky shprehu refuzimin e tij për tu takuar me zyrtarët rusë dhe ndër të tjera vuri në dukje se nuk do të nënshkruante asnjë marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë nëse vendi i tij nuk përfshihej në negociata. Në fakt, presidenti ukrainas sqaroi se pranon të negociojë ekskluzivisht me presidentin rus Vladimir Putin dhe vetëm nëse plotësohen kushtet.

“Nëse nuk kemi NATO, një NATO të vërtetë, ne do ta bëjmë NATO-n në Ukrainë. Do të thotë që ne duhet të dyfishojmë ushtrinë tonë, ushtarët tanë. Kemi 110 brigada. "Rusia ka 220 brigada," tha Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të martën se i vetmi zyrtar rus me të cilin është gati të bisedojë është presidenti rus Vladimir Putin, duke theksuar se ai do të takohet me homologun e tij rus vetëm kur Ukraina të arrijë një plan të përbashkët me presidentin amerikan Donald Trump dhe liderët evropianë.

1 MUAJ ME PARE

Konferenca e Sigurisë/ Rama niset drejt Mynihut: Po shkoj për disa takime që nuk i shmangia dot...

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të niset sot drejt Mynihut për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Rama përmes një njoftimi në rrjetet sociale informoi se në kuadër të kësaj konference do të zhvillonte një sërë takimesh dhe do të merrte pjesë po ashtu edhe në disa evente.

Nisem për Konferencën e Sigurisë në Mynih, për disa takime dhe evente që nuk i shmangia dot dhe për t’u kthyer shumë shpejt këtu. Na presin shumë punë dhe mbi të gjitha na pret një betejë ekzemplare dhe një fitore spektakolare”, deklaroi kryeministri Rama.

1 MUAJ ME PARE

Konferenca në Mynih/ Zelensky: SHBA të mos marrë asnjë vendim për Ukrainën, pa Ukrainën! Nëse nuk kemi NATO duhet të dyfishojmë ushtrinë!

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
Zelensky

MYNIH - Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u shpreh ditën e sotme se ushtria e vendit të tij do të duhet të dyfishohet në madhësi nëse NATO ia mohon anëtarësimin në aleancë.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për Sigurinë që po mbahet në Mynih në Gjermani me pjesëmarrjen e liderve botërore, Zelensky u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara “të mos marrin asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën”, përpara bisedimeve të pritshme me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance.

“Nëse nuk kemi NATO, NATO të vërtetë, do ta bëjmë NATO-n në Ukrainë. Do të thotë që ne duhet të rrisim dy herë ushtarët, ushtrinë tonë. Kemi 110 brigada. Rusia ka 220 brigada. Unë mendoj se ajo që është shumë e rëndësishme është takimi, për të mos marrë asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën. Është shumë e rëndësishme për mua të bëj presion (presidentin rus Vladimir) Putin. Vendosni të gjitha sanksionet, mendoj se Presidenti Trump është gati ta bëjë këtë. Ai ka gjithë këtë fuqi për ta bërë këtë. Kjo është arsyeja pse doja shumë të vija në Uashington, çdo ditë",- deklaroi Zelensky.

Presidenti ukrainas zbuloi gjithashtu se kishte zhvilluar një bisedë të mirë me Donald Trump, i cili i kishte dhënë numrin e tij personal.

“Më tha që mund ta telefonoj kur të dua. Shpresoj që ai të na ndihmojë, sepse është presidenti i SHBA-së dhe ka mbështetjen e popullit amerikan. Nëse ai zgjedh të jetë në anën tonë dhe jo neutral, mund ta detyrojë Putinin të ndalojë luftën,” përfundoi ai.

1 MUAJ ME PARE

JD Vance akuzoi BE-në për censurë, ministri gjerman i Mbrojtjes: E papranueshme! Vendosi në pikëpyetje demokracinë në Europë

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
Boris Pistorius

MYNIH- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kundërshtoi deklaratat e nënpresidentit të SHBA-së, JD Vance, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. JD Vance akuzoi në mënyrë të përgjithshme qeveritë evropiane se po injorojnë shqetësimet e votuesve mbi emigracionin dhe se po kufizojnë lirinë e shprehjes. Nga ana tjetër Pistorius iu përgjigj akuzave duke thën se demokracia u vu në pikëpyetje nga nënpresidenti i SHBA-së për të gjithë Europën.

“Demokracia u vu në pikëpyetje nga nënpresidenti i SHBA-së për të gjithë Europën më herët. Ai flet për shkatërrimin e demokracisë. Dhe, nëse e kam kuptuar saktë, ai po e krahason gjendjen në disa pjesë të Evropës me atë në rajone autoritare… kjo nuk është e pranueshme", tha Pistorius nga skena kryesore e konferencës.

1 MUAJ ME PARE

Rutte: Europa duhet të shpenzojë më shumë në ushtri ose nuk do të kemi siguri më

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
Mark Rutte

EUROPA- Objektivi aktual për kontributin e anëtarëve të NATO-s për mbrojtjen është që çdo komb të dedikojë 2% të GDP-së së tij të cilën një e treta e anëtarëve të aleancës nuk po e përmbushin. Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar që Evropa të paguajë më shumë – një mesazh i përsëritur nga Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Hegseth tha se “2% është një fillim, por nuk mjafton, nuk mjaftojnë as 3%, as 4%, e as 5%, urgjenca është reale”. Së fundmi, ka folur edhe vetë shefi i NATO-s, Mark Rutte.

“Ne duhet të shpenzojmë më shumë. Pjesa evropiane e NATO-s duhet të shpenzojë më shumë”, tha Rutte.

“Duhet ta çojmë ndoshta në 3%. Tani nuk mund të them një numër të saktë, por do ta bëjmë atë bazuar në fakte dhe shifra”, shtoi ai.

“Por është absolutisht e qartë nëse qëndrojmë me shifrat aktuale, nuk do të jemi të sigurt për katër ose pesë vjet”, përfundoi deklaratën me paralajmërim shefi i NATO-s.

1 MUAJ ME PARE

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ JD Vance: Kërcënimi më i madh ndaj sigurisë së Evropës vjen nga brenda, jo ​​nga Rusia

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
JD Vance

GJERMANIA- Nënpresidenti amerikan JD Vance tha sot se kërcënimi më i madh që i kanoset sot Evropës është tërheqja nga disa prej vlerave të saj më themelore, që ndan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komentet zoti Vance i bëri gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Sigurisë që mbahet në Mynih. Nënpresidenti amerikan u bëri gjithashtu thirrje udhëheqësve evropianë që te rrisin në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për mbrojtjen e kontinentit, teksa Amerika siç tha ai, përqendrohet në zonat e botës që janë në rrezik të madh.

Nënpresidenti amerikan Jd Vance tha se kërcënimi më i madh që i kanoset sot Evropës, ndryshe nga sa mendohet, nuk është i jashtëm. Komentet zoti Vance i bëri në Konferencën e Mynihut për Sigurinë.

“Kërcënimi që shqetësohem më shumë se i kanoset Evropës nuk është Rusia, nuk është Kina, nuk është ndonjë aktor tjetër i jashtëm, ajo për të cilën shqetësohem është kërcënimi nga brenda, tërheqja e Evropës nga disa prej vlerave të saj më themelore, vlerat e përbashkëta që ndan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Nënpresidenti Vance akuzoi administratën pararendëse se është përpjekur t’i mbyllë gojën njerëzve për të thenë atë që mendonin. Ai shtoi se Shtëpia e Bardhë nën drejtim e Presidentit Trump do të bëjë të kundërtën, duke lënë pajtimet dhe mospajtimet, të bëhen publike. Zoti Vance ripërsëriti thirrjen e Uashingtonit që Evropa të bëjë më shumë për të siguruar mbrotjen e saj.

“Kjo është një konferencë sigurie dhe jam i sigurt që të gjithë keni ardhur këtu të përgatitur për të folur rreth mënyrës se si synoni konkretisht të rrisni shpenzimet për mbrojtjen gjatë viteve të ardhshme në përputhje me një objektiv të ri. Dhe kjo është fantastike sepse siç e ka bërë shumë të qartë Presidenti Trump, ai beson se miqtë tanë evropianë duhet të luajnë një rol më të madh në të ardhmen e këtij kontinenti. Keni dëgjuar termin ndarje të barrës. Ne mendojmë se është një pjesë e rëndësishme e të qenit në një aleancë të përbashkët, pra qe evropianët të rrisin sigurinë ndërsa Amerika përqëndrohet në zona të botës që janë në rrezik të madh”.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos Rutte tha se Nënpresidenti amerikan Vance ka "absolutisht të drejtë" kur flet mbi nevojën që Evropa të bëjë më shumë për mbrojtjen e saj. Komentet zoti Rute i bëri gjatë një takimi dy palësh me zotin Vance.

“Është diçka që duhet bërë. Ne duhet të shpenzojmë shumë më tepër. Por duhet të diskutojmë gjithashtu edhe mbi ritmin e prodhimin në industrinë e mbrojtjes. Sigurisht që ky është një problem që e hasim si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në pjesën tjetër të NATO-s. Ne thjesht nuk po prodhojmë mjaftueshëm. Ne nuk po ecim me të njëjtin hap si rusët apo kinezët”, tha zoti Rutte.

Ukraina dhe perspektiva për bisedimet e paqes, ishin në vëmendjen kryesorë të takimit të nivelit te lartë.

Nënpresidenti JD Vance tha se Uashingtoni do të përdorte mjetet ekonomike dhe ushtarake në bisedimet me Rusinë për të siguruar një marrëveshje të mirë paqeje mbi Ukrainën. Komentet zoti Vance, i cili do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy më vonë gjatë ditë së sotme, i bëri gjatë një intervistë për gazetën ‘Wall Street Journal’ para mbërritje së tij në Mynih. Por zëdhënësi i tij William Martin sqaroi më vonë se komentet e zotit Vance nuk ishin ndonjë kërcënim ndaj Moskës. Zoti Martin tha se nenpresidenti thjesht bëri të qartë faktin se askush nuk do t'i heqë nga dora Presidentit Trump opsionet që ka, ndërsa nisin negociatat për paqe mes Kievit dhe Moskës./ VOA

1 MUAJ ME PARE

“Liria e fjalës është në rrezik”/ JD Vance mesash Evropës: Nuk mund të qeverisësh duke censuruar kundërshtarët

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
JD Vance

MYNIH- Zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance gjatë fjalimit tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih i dha një mesash Evropës për shtypjen e fjalës së lirë. Vance me tone të ashpra tha se mesazhi ishte për atë që ai pretendon se është një "lëvizje e prapambetur" e fjalës së lirë dhe demokracisë. Vance gjithashtu u shpreh se liria e fjalës është në rrezik. 

"Nuk mund të fitosh një mandat qeverisës duke censuruar kundërshtarët, duke arrestuar kundërshtarët apo liderin e opozitës... as duke paditur gazetarët që raportojnë lajme! Ne duhet të bëjmë më shumë në praktikë sesa të flasim vetëm për vlerat demokratike. Unë besoj thellësisht se nuk duhet të keni frikë nga zërat dhe opinionet alternative për mënyrën sesi liderët drejtojnë vende të ndryshme evropiane. Fjala e lirë, kam frikë se po censurohet”, tha Vance. 

1 MUAJ ME PARE

"Shpresë e pasiguri për Ukrainën!" Konferenca e Sigurisë në Mynih nis sot punimet, cilët janë të pranishmit dhe çfarë pritet?

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
Nënpresidenti amerikan, JD Vance (djathtas) me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në një takim bilateral në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih.

GJERMANI- Konferenca e shumëpritur e Sigurisë në Munih nisi të premten mes reshjeve të borës dhe thashethemeve të mëdha nëse ky tubim do të çojë drejt një arritjeje diplomatike për ta gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Delegacioni amerikan udhëhiqet nga nënpresidenti JD Vance, i cili pritet të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para se të mbajë fjalim në skenën kryesore pasdite.

Ajo që nuk është e qartë ende është nëse në Munih ndodhet ndonjë delegacion rus. Në listën zyrtare të mysafirëve nuk ka përfaqësues rusë. Dhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha më 14 shkurt se asnjë “përfaqësues i organeve dhe entiteteve zyrtare shtetërore ruse” nuk do të marrë pjesë, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS. Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk deshi të komentojë nëse Uashingtoni dhe Moska po planifikojnë një takim në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih.

“Nuk kemi ende asgjë për të raportuar”, citoi TASS Peskovin të ketë thënë.

Por, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të enjten se zyrtarët amerikanë dhe ata rusë do të takohen të premten në Munih dhe se Ukraina është e ftuar, gjithashtu. Trumpi tha po ashtu këtë javë se kishte biseduar në telefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Kievi ka thënë se nuk pret që në Munih të zhvillohen bisedime të tilla.

Sidoqoftë, Munihu është mundësia e parë për shumë liderë evropianë për t’u takuar me zyrtarë të lartë nga administrata e re amerikane, përfshirë sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, të dërguarin amerikan për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth. Shefi i stafit të Zelenskyt, Andriy Yermak, ka thënë në një postim në rrjetet sociale se ai është takuar me Kelloggun dhe kanë diskutuar “për koordinim të përpjekjeve të përbashkëta për të arritur paqe të qëndrueshme”.

Hegseth veçse ka shkaktuar tronditje gjatë një takimi të ministrave të NATO-s në Bruksel këtë javë, kur tha se Ukraina nuk mund të presë ta rikthejë territorin e humbur nga pushtimi rus, e as t’i bashkohet NATO-s, në bazë të çfarëdo marrëveshjeje për paqe. Në mesin e reagimeve nga Evropa, disa komentatorë e përshkruan propozimin si parapërgatitje për një Marrëveshje të dytë të Munihut – duke iu referuar marrëveshjes së vitit 1938, në të cilën Britania dhe Franca iu nënshtruan kërkesave të Gjermanisë Naziste për pjesë të mëdha të Çekosllovakisë.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, foli këtë javë për “lëshime” ndaj Rusisë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi kundër “dorëzimit” para Rusisë. Telefonata e Trumpit me Putinin “nuk e bën më të fortë as Ukrainën e as pozicionet evropiane”, tha ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsakhna, për Radion Evropa e Lirë në një intervistë gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih.

“[Ajo që] duhet të bëjmë tani, para çdo lloj negociatash apo bisedimesh me Putinin, është, në fakt, të ndryshojmë synimin e tij. Dhe synimi i tij nuk ka ndryshuar”, tha Tsakhna. “Nuk bëhet fjalë thjesht për të fituar disa territore të tjera në Ukrainë. Ai synon ta ndryshojë arkitekturën e sigurisë evropiane. Ai synon ta shkatërrojë plotësisht Ukrainën si shtet”.

Ai theksoi se “nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme dhe të drejtë pa pjesëmarrjen e Evropës” dhe se “Evropa duhet të ngrihet dhe të vendosë një plan mbi tryezë për llojin e garancive të sigurisë që mund t’ia ofrojmë Ukrainës së bashku me SHBA-në”.

Hegseth deklaroi në një konferencë për shtyp në Bruksel se propozimet e SHBA-së “nuk janë tradhti”. Por, ai dha gjithashtu një mesazh të qartë se Evropa duhet t’i rrisë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen, në vend se të vazhdojë të varet nga Amerika. Vance e përsëriti të njëjtën temë gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“NATO-ja është aleancë ushtarake shumë e rëndësishme, sigurisht, dhe ne jemi pjesa më domethënëse e saj”, tha Vance.

“Por, duam të sigurohemi që NATO-ja është e ndërtuar për të ardhmen, dhe mendojmë se një pjesë e madhe e kësaj është garantimi që NATO-ja ta ndajë më shumë barrën në Evropë, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mund të përqendrohen te disa nga sfidat tona në Azinë Lindore”, shtoi ai.

Ky ka qenë mesazh i vazhdueshëm nga Trump prej disa kohësh. Nuk është çudi, pra, që një nga sesionet hapëse të premten ishte një tryezë e rrumbullakët e titulluar “Bëjmë më shumë me më pak përfshirje amerikane? Forcimi i mbrojtjes evropiane”.

Një tjetër sesion, që do të mbahet më vonë të premten, do të përqendrohet te lufta hibride në Detin Baltik. Është një çështje me shumë rëndësi në kohën e tanishme, pasi vendet perëndimore kanë fajësuar Rusinë për një sërë incidentesh që kanë ndikuar në infrastrukturën e kabllove dhe tubacioneve nënujorë muajt e fundit. Presidenti Zelensky pritet të marrë pjesë në një panel pasdite me temën “E Ardhmja e Bashkëpunimit SHBA – Ukrainë për Sigurinë”. Kjo është një çështje për të cilën mund të mësojmë shumë këtë fundjavë./ REL

1 MUAJ ME PARE

Zelenskyy ngre alarmin: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm!

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë duke përgatitur një akt agresioni kundër anëtarëve të NATO-s që në fillim të vitit të ardhshëm. Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Zelenskyy tha se sulmi mund të vijë nga Bjellorusia.

“Rusia po përgatitet për një përshkallëzim të madh ushtarak, duke synuar potencialisht vendet e NATO-s që në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Zelenskyy.

Gjithashtu, ai vuri në dukje në mënyrë specifike Bjellorusinë si një pikënisje për një sulm të mundshëm në të ardhmen. Zelensky tha se Kievi e kupton qartë se çfarë do të bëjnë rusët me Bjellorusinë. 

“Rusia po përgatit 15 divizione. Rreth 100-150,000 trupa po trajnohen për të përkeqësuar situatën në drejtimin e Bjellorusisë. Nuk jam i sigurt nëse do të sulmojnë Ukrainën, por do të sulmojnë. Ndoshta Ukraina, ndoshta Polonia, ndoshta vendet baltike”, vazhdoi ai.

Bëhet e ditur se presidenti i Ukrainës tha se politikanët e BE-së mbeten shumë të shqetësuar për reagimin e SHBA-së dhe mbështetjen e mundshme në rast të një sulmi.

“Të gjithë në Evropë janë të shqetësuar. Evropianët janë shumë të shqetësuar. Ata kanë frikë se do të mbeten pa mbështetjen e SHBA-së. Ajo që ne shohim tashmë është se Evropa do ta forcojë më shumë këtë unitet rreth Ukrainës, sepse kjo është mbrojtja e tyre. Ata e kuptojnë gjithnjë e më shumë se janë të radhës. Jo në një të ardhme të largët, por në të ardhmen”, vuri në dukje presidenti.

Gjithashtu në fillim të kësaj jave, Shërbimi Informativ Danez i Mbrojtjes lëshoi ​​një paralajmërim të ngjashëm, duke thënë se Rusia mund të gjejë mundësinë për të nisur një luftë në shkallë të gjerë në Evropë brenda pesë viteve nëse Moska e percepton NATO-n si të dobësuar ushtarakisht ose të ndarë politikisht.

Në fillim të vitit 2022, Rusia përdori Bjellorusinë si pikënisje për agresionin e saj në Ukrainë.Kjo u parapri nga Minsku që lejoi forcat e armatosura ruse të organizonin stërvitje ushtarake njëjavore, të cilat ishin një fasadë për pushtimin e planifikuar. Më 24 shkurt, trupat ruse kaluan në Ukrainë nga Bjellorusia, duke pushtuar së shpejti pjesët veriore të rajoneve të Kievit dhe Chernihiv.

Forcat ruse hynë në qytetet satelitore të Kievit, Bucha, Irpin dhe Hostomel nga Bjellorusia, duke pushtuar zonën deri në fund të marsit. Sipas vlerësimeve të NATO-s, forca sulmuese që hyri në Ukrainë nga Bjellorusia kishte deri në 30,000 trupa ruse. Ndërsa dhjetorin e kaluar, aleati i Putinit, Alexander Lukashenko tha se vendi i tij po pret dhjetëra armë bërthamore ruse dhe do të përgatiste objektet për vendosjen e planifikuar të raketës balistike hipersonike më të re të Moskës.

1 MUAJ ME PARE

Pritshmëritë nga dialogu i Brukselit, Osmani dhe Kurti bisedojnë ndaras me Sorensen

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
Foto nga takimi

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë takuar të premten, ndaras, të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, në lidhje me pritjet nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Dy liderët e Kosovës i kanë zhvilluar takimet e para me Sorensenin në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih, e cila ka nisur punimet të premten.

“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, ka thënë Osmani përmes një postimi në X - dikur Twitter.

Kurti ka folur për rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 2023. Palët nuk e kanë nënshkruar këtë marrëveshje dhe as nuk kanë bërë ndonjë hap drejt zbatimit të saj. Sipas Zyrës së kryeministrit, Kurti ka thënë se kjo marrëveshje “po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres [Ana] Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja”.

“Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiç, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160-faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës”, është cituar të ketë thënë mes tjerash Kurti.

Peter Sorensen, nga Danimarka, e ka nisur zyrtarisht punën më 1 shkurt, duke e pasuar Mirosllav Lajçakun. Osmani, Kurti dhe zyrtarë tjerë të Kosovës patën kritikuar Lajçakun për qasje të pabarabartë në dialog dhe për rreshtim, me raste, kah Serbia.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ka thënë një ditë më parë se ka dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë mundësinë, së bashku me Sorensenin, për ta bërë funksional dialogun mes dy vendeve fqinje. Sorensen ka thënë të enjten se në dy ditët e fundit ka biseduar në Paris dhe Berlin për mënyrat se si mund të avancojë procesi i dialogut.

“Mirënjohës për mbështetjen e tyre të plotë për përpjekjet e mia”, ka thënë Sorensen në X, ku ka postuar edhe fotografi me zyrtarë të të dyja shteteve.

Nuk është e qartë se kur mund ta mbajë takimin e parë Sorensen në kuadër të dialogut, duke qenë se Kosova mbajti zgjedhje më 9 shkurt dhe pritet ta formojë qeverinë e re, ndërsa Serbia përballet me paqartësi politike pas dorëheqjes së kryeministrit.

Kallas tha se po pret derisa Kosova të formojë qeveri të re, për të “parë se si të vazhdojmë tutje”. Sorensen, për dallim nga paraardhësi i tij, do të merret vetëm me dialogun ndërmjet dy vendeve fqinje, e jo edhe me çështje rajonale të Ballkanit.

Emërimi i Sorensenit është parë si pozitiv, duke qenë se 57-vjeçari e njeh rajonin. Diplomat prej shumë vitesh, ai ishte angazhuar në Kosovë, në kuadër të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), si dhe në role tjera, në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Sipas njohësve të politikës, ai nuk ka nevojë që të informohet paraprakisht për njerëzit apo faktet historike të rajonit, sepse tashmë ka pasur mundësinë ta krijojë një pasqyrë nga afër. Një tjetër argument që është përmendur si pozitiv nga zyrtarët në Prishtinë është se ai është nga Danimarka, vend që njeh shtetësinë e Kosovës, dhe se do të ketë qasje të barabartë në dialog. Kosova dhe Serbia dialogojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që nga viti 2011./ REL

1 MUAJ ME PARE

Kurti zhvillon takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, zbardhen diskutimet mes tyre në Mynih

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
takimi

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në takim është diskutuar për raportin e Kosovës me Serbinë dhe për marrëveshjen e arritur në vitin 2023. Ndërkohë kryeministri ka shprehur kërkesat e tij në raport me atë se si duhet të ecet përpara me dialogun. Këto kërkesa përfshijnë nënshkrimin e Marrëveshjes së vitit 2023 nga Serbia, dorëzimin e Radoiçiçit dhe tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiç nga BE-ja.

Në njoftimin e Kryeministrisë lidhur me takimin, thuhet se Kurti ka thënë se është absurde që presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviç, por nuk e dorëzon Radoiçiçin. Ky i fundit është personi përgjegjës për sulmin e Banjskës. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takoi Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Në këtë takim të parë ndërmjet tyre, kryeministri Kurti uroi z. Sørensen për pozitën dhe përgjegjësitë e reja, teksa veçoi progresin e Kosovës në katër vitet e fundit, me theks te rritja ekonomike mesatare prej 6%, raporti i fundit i BE-së për vendin, që evidenton progres në 36 nga 38 fushat e vlerësimit dhe asnjë fushë me regres, pastaj rishpërndarja sociale, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe avancimi i të drejtave politike e lirive civile. Ai tha se Kosova është shembull se si zhvillimi dhe demokracia shkojnë krah për krah.

Sa i përket raporteve me Serbinë, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit të vitit 2023 dhe aneksit të saj. Në të njëjtën kohë, ai tha se kjo marrëveshje po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja. Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti tha se është absurde që Presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin.

1 MUAJ ME PARE

Ministria e Jashtme e Rusisë e konfirmon: Nuk do të ketë asnjë delegacion rus në Konferencën e Sigurisë në Mynih

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
mari zakharova

RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka konfirmuar se në Konferencën e Sigurisë në Mynih nuk do të ketë asnjë delegacion rus. 

Edhe para deklaratës së Zakharovës, ishte e paqartë nëse një delegacion i Kremlinit do të merrte pjesë. Trump kishte deklaruar se në samit mund të mbahenin bisedime midis zyrtarëve ukrainas dhe rus.

Por, as Moska dhe as Kievi nuk kishin dhënë ndonjë tregues se prisnin që bisedimet të zhvilloheshin. Do të duhen disa ditë derisa të vendoset kontakti midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë, ka deklaruar Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov u tha gazetarëve se "nuk ka ende asnjë lajm" se si do të organizohen negociatat midis Moskës dhe DC.

1 MUAJ ME PARE

A do të arrihet një zgjidhje si t'i jepet fund luftës në Ukrainë? REL: Borë e tensione në nisje të Konferencës së Sigurisë në Munih

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
ursula von der leyen

MYNIH- Konferenca e shumëpritur e Sigurisë në Mynih nisi të premten mes reshjeve të borës dhe thashethemeve të mëdha nëse ky tubim do të çojë drejt një arritjeje diplomatike për ta gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Delegacioni amerikan udhëhiqet nga nënpresidenti JD Vance, i cili pritet të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para se të mbajë fjalim në skenën kryesore pasdite. Ajo që nuk është e qartë ende është nëse në Mynih ndodhet ndonjë delegacion rus. Në listën zyrtare të mysafirëve nuk ka përfaqësues rusë.

Por, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të enjten se zyrtarët amerikanë dhe ata rusë do të takohen të premten në Munih dhe se Ukraina është e ftuar, gjithashtu. Trumpi tha po ashtu këtë javë se kishte biseduar në telefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Kievi ka thënë se nuk pret që në Munih të zhvillohen bisedime të tilla. Sidoqoftë, Mynihu është mundësia e parë për shumë liderë evropianë për t’u takuar me zyrtarë të lartë nga administrata e re amerikane, përfshirë sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, të dërguarin amerikan për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Hegseth veçse ka shkaktuar tronditje gjatë një takimi të ministrave të NATO-s në Bruksel këtë javë, kur tha se Ukraina nuk mund të presë ta rikthejë territorin e humbur nga pushtimi rus, e as t’i bashkohet NATO-s, në bazë të çfarëdo marrëveshjeje për paqe. Në mesin e reagimeve nga Evropa, disa komentatorë e përshkruan propozimin si parapërgatitje për një Marrëveshje të dytë të Munihut – duke iu referuar marrëveshjes së vitit 1938, në të cilën Britania dhe Franca iu nënshtruan kërkesave të Gjermanisë Naziste për pjesë të mëdha të Çekosllovakisë.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, foli këtë javë për “lëshime” ndaj Rusisë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi kundër “dorëzimit” para Rusisë. Hegseth deklaroi në një konferencë për shtyp në Bruksel se propozimet e SHBA-së “nuk janë tradhti”. Por, ai dha gjithashtu një mesazh të qartë se Evropa duhet t’i rrisë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen, në vend se të vazhdojë të varet nga Amerika.

Ky ka qenë mesazh i vazhdueshëm nga Trump prej disa kohësh. Nuk është çudi, pra, që një nga sesionet hapëse të premten ishte një tryezë e rrumbullakët e titulluar “Bëjmë më shumë me më pak përfshirje amerikane? Forcimi i mbrojtjes evropiane”. Një tjetër sesion, që do të mbahet më vonë të premten, do të përqendrohet te lufta hibride në Detin Baltik. Është një çështje me shumë rëndësi në kohën e tanishme, pasi vendet perëndimore kanë fajësuar Rusinë për një sërë incidentesh që kanë ndikuar në infrastrukturën e kabllove dhe tubacioneve nënujorë muajt e fundit. Presidenti Zelensky pritet të marrë pjesë në një panel pasdite me temën “E Ardhmja e Bashkëpunimit SHBA – Ukrainë për Sigurinë”. Kjo është një çështje për të cilën mund të mësojmë shumë këtë fundjavë./REL

1 MUAJ ME PARE

Konferenca e Sigurisë në Munih, Osmani takohet me presidenten e re të Zvicrës: Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë për të thelluar më tej partneritetin tonë për të mirën e të popujve tanë!

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
Vjosa Osmani dhe Karin Keller-Sutter

MUNIH- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë sot në Konferencën e Mynihut. Para nisjes së kësa konference, Osmani është takuar presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter. Osmani në një postim në "Facebook" shkuan se Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës.

Ajo thekson se Zvicra luan një rol thelbësor për emigrantët e Kosovës dhe në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona. Presidentja shtoi se Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me Keller-Sutter për të thelluar edhe më tej partneritetin në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve.

“Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona. Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin tonë në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve tanë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
Postimi i Osmanit

Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar sot në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në (MSC), një nga forumet më prestigjioze globale për çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme.

Gjatë qëndrimit të saj në Mynih, Osmani do të zhvillojë takime me liderë botërorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe personalitete të rëndësishme të politikës globale, me fokus forcimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e interesave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Përveç takimeve bilaterale, presidentja do të marrë pjesë edhe në panele diskutimi që organizohen përgjatë konferencës. Konferenca e Sigurisë në Mynih, e themeluar në vitin 1963, është një platformë e pavarur që synon promovimin e zgjidhjeve paqësore të konflikteve, dialogut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit në mes shteteve.

1 MUAJ ME PARE

Takime të nivelit të lartë mes zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë pritet të mbahen sot në Konferencën e Sigurisë në Munih

“Liria e fjalës është në rrezik!" Konferenca e
Zelenskyy

MUNIH- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të enjten se një takim në Munih mes zyrtarëve të lartë nga Moska, Kievi dhe Uashingtoni, është caktuar të mbahet të premten, më 14 shkurt.

“Nesër mbahet takimi në Munih. Rusia do të jetë atje me përfaqësuesit tanë. Ukraina është e ftuar, gjithashtu”, tha Trump për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë në prag të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Ai nuk tregoi se cilët zyrtarë nga këto vende do të jenë pjesë e takimeve, por theksoi se “do të jenë zyrtarë të lartë nga Rusia, Ukraina dhe nga Shtetet e Bashkuara”, për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës gati trivjeçare.

Shtëpia e Bardhë nuk lëshoi komunikatë për takimin, por u bë e ditur më herët se në konferencën e Munihut do të marrin pjesë nënpresidenti amerikan JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe i dërguari i Trumpit për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg. Media ukrainase cituan një zëdhënës të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ta ketë mohuar se ishte planifikuar një takim me përfaqësues rusë.

“Nuk priten bisedime me rusët në Munih”, tha Dmytro Lytvyn, sipas një deklarate të cituar në media.

Vance dhe Rubio do të takohen me Zelenskyyn para hapjes së konferencës vjetore, e cila mbledh udhëheqës politikë, oficerë ushtarakë dhe diplomatë në qytetin gjerman. Nuk është e qartë nëse Rubio do të mbërrijë në kohë për një takim të hershëm, pasi avioni i tij ushtarak pësoi një problem mekanik 90 minuta pas nisjes dhe u detyrua të kthehej në Uashington, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce. Para nisjes, Rubio tha se ai dhe Vance do të takoheshin me Zelensky, “dhe në një moment… do të duhet të angazhohemi edhe me homologët rusë”.

“Natyrisht, ne do të flasim me Ukrainën dhe me të gjithë aleatët dhe partnerët tanë në Evropë dhe në mbarë botën për këtë çështje”, tha Rubio në një intervistë për radio, më 13 shkurt.

Lytvyn theksoi se qëndrimi i Ukrainës mbetet i pandryshuar: Ukraina duhet të bisedojë fillimisht me Shtetet e Bashkuara, ndërsa Evropa duhet të jetë pjesëmarrëse në “çdo bisedë serioze për hir të një paqeje të vërtetë dhe të qëndrueshme”.

“Dhe, vetëm një qëndrim i përbashkët duhet të jetë në tryezë për bisedimet me rusët. Nuk takohemi me rusët në një tryezë boshe. Aktualisht nuk ka asgjë në tryezë”, tha Lytvyn.

Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022 për të mos e lejuar Ukrainën të largohet nga ndikimi i saj dhe të afrohej me Evropën. Trump tronditi aleatët evropianë kur më 12 shkurt njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike mbi një orë me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe se ata kishin rënë dakord t’i fillonin bisedimet për paqe.

Trump bisedoi edhe me Zelenskyn dhe më 13 shkurt tha se e kishte siguruar atë se ai do ta ketë një vend në tryezën e bisedimeve me Rusinë për t’i dhënë fund luftës. Më 13 shkurt, Rubio bisedoi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andriy Sybiha, për nevojën për një “diplomaci të guximshme” për t’i dhënë fund luftës, sipas një njoftimi të Departamentit të Shtetit.

Në intervistën për radio, Rubio tha se ka “shumë çështje të ndërlikuara që duhet të diskutohen”, përfshirë pretendimet territoriale, kontrollin e armëve, gjuhën dhe çështjet kulturore.

“E gjithë kjo do të duhet të zgjidhet” së bashku me “garanci të qëndrueshme sigurie për Ukrainën”, tha ai, duke shtuar se evropianët do të duhet të jenë të gatshëm ta marrin përgjegjësinë për këtë.

“Është një punë e vështirë, por dita e djeshme ishte hapi i parë në një rrugëtim të gjatë që na pret”, tha ai, duke iu referuar telefonatës së Trumpit me Putinin.

“Do ta përsëris atë që tha presidenti… vrasjet dhe vdekjet duhet të ndalen në Ukrainë”, theksoi ai./ REL

konferenca e sigurise ne mynih

Sondazh

Poll

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

"Ne bëmë reformën në drejtësi!" Rama: Shpata e ndëshkimit, ishte në këtë zyrë!

"Kujdes me VPN falas, janë shumë e rrezikshme!" Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar

Babai i Elsejd Hyses kerkesë Ramës: Duhet një mol ne liqenin e Shkodrës

Edi Rama

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

Plani ‘ambicioz’ i Ramës: Në fund të vitit 2007 mbyllim negociatat me BE-në

Rama në Lezhë me kandidatët e PS-së, batuta me Manjën: Thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma