Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq, ku gjatë një operacioni policor është vrarë një efektiv policie dhe është plagosur rëndë një tjetër. • Viktima është Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërsa është plagosur edhe kolegu i tij Edison Adri, 36 vjeç. • Edison Adri është qëlluar me plumb që i ka përshkuar faqen nga njëra anë në tjetrën, duke i dëmtuar rëndë nofullën, ndërsa ndodhet në spitalin e Trumës dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. • Policia ka identifikuar autorin dhe ndaluar utorin e ngjarjes së rëndë. • Ai është Violand Braçellari, 43 vjeç. • Braçellari ishte dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. • Përmes një reagimi zyrtar, policia bëri me dije se 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, Violand Braçellari. • Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së tyre dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë • Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe Braçellari. • Ai ka marrë plagë në bark dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Autori fshihej në një stan, i cili ndodhej në një zonë të pyllëzuar. • Ai ishte parë ditën e djeshme në fshat duke bërë xhiro në Lozhan, ndërsa policia ka marrë informacion dhe sot në mëngjes ka organizuar kapjen e tij. • Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. • Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’, policin e vrarë. • Kryeministri i shprehu ngushëllimet familjes së policit të ndjerë, ndërsa kërkoi dënim maksimal për autorin. • Pas tij ka reagauar edhe Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Zv.kryeministrja Albana Koçiu dhe Kreu i Grupit Pralamentar të PD-së, Gazment Bardhi, të cilët kanë dënuar sulmin dhe i kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjarëve të viktimës. • Gjatë një prononcimi për mediat nga ambientet e spitalit të Traumës, ku dhe vizitoi policin e plagosur, Lamallari tha se do të ketë një hetim të thelluar për ngjarjen dhe se shkelësit do mbajnë përgjegjësi.
25 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Nëna e Violand Braçellarit, autori që vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi efektivin tjetër Edison Adrin, është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë së policisë vendore Korçë ku e po merret në pyetje nga grupi i hetimit.
Ndërkohë, efektivi i plagosur në Maliq, Edison Adri, i është nënshtruar një ndërhyrjeje në nofull, teksa gjendja e 36-vjeçarit raportohet se është stabël. Ndërsa autori i dyshuar i vrasjes së efektivit Enea Mekolli, Violand Braçellari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën por do të vijoje të marrë trajtim mjekësor te Trauma./Dosja.al

MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur. Edison Adri ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ku po marr trajtim mjekësor. 36-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në pjesën e nofullës.
Fatmirësisht, pas operacionit, gjendja e policit paraqitet stabël dhe nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve. Nga ana tjetër, po te Trauma po merr trajtim mjekësor edhe autori i dyshuar i ngjarjes, Violand Braçellari. Braçellari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do të vijojë të qëndrojë i shtruar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm për plagët e marra gjatë përplasjes.
Gjithashtu ndaj autorit është vendosur masë e rreptë sigurie nga efektivët e policisë në ambientet e spitalit, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë./Dosja.al
TIRANË- Autori i ngjarjes së rëndë e cila ndodhi ditën e sotme në Maliq, sapo ka mbërritur tek spitali i Traumës. Fillimisht ai ishte dërguar në spitalin e Korçës, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore u transportua drejt Tiranës, Dalja e tij nga ambientet e spitalit të Korçës u shoqërua me britma dhe ofendime, nga familjarët e viktimës.
Braçellari ka mbërritur në Tiranë i shoqëruar nga një numër i lartë i efektivëve të policisë. Ai fshihej në stan, ndërsa policia kishte rënë në gjurmët e tij dhe shkoi për ta arrestuar. Fillimisht, forcat blu i bënë thirrje që të dorëzohej, por ai nuk pranoi dhe filloj shkëmbimin e zjarrit me kallashnikov në drejtim të efektivëve. Si pasojë e kësaj ngjarje humbi jetën, Enea Mekolli 34 vjeç dhe u plagos kolegu i tij Edison Adri, 36 vjeç./Dosja.al
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efektivin, i cili u plagos ditën e sotme në Maliq gjatë një operacioni policor. Gjatë një prononcimi për mediat, Lamallari tha se do të ketë një hetim të thelluar për ngjarjen dhe se shkelësit do mbajnë përgjegjësi.
Sipas tij, është koha për përgjegjësi morale dhe ligjore. Ai theksoi se për momentin është e rëndësishme gjendja shëndetësore e efektivit, i cili është duke iu nënshkruar ndërhyrjeve kirurgjikale.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari: Çdo situatë e tillë kërkoj angazhim në menaxhim. Ju siguroj se një hetim po vijon. Drejtori i Policisë është nisur drejt Korçës edhe unë do të nisem. Është koha për përgjegjësi morale dhe ligjore. Çfarëdo që të nxjerrë hetimi dhe kushdo që do të dalë përgjegjës ndaj këtij hetimi do të mbajë përgjegjësi. Më e rëndësishme për mua në këto momente është gjendja shëndetësore e efektivit i cili është duke iu nënshkruar ndërhyrjeve kirurgjikale./Dosja.al
MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi mëngjesin e sotëm në Maliq, ku gjatë një operacioni policor mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli dhe u plagos rëndë Edison Adri. Bëhet me dije se autori Violand Braçellari ishte parë ditën e djeshme në fshat duke bërë xhiro në Lozhan, ndërsa policia ka marrë informacion dhe sot në mëngjes ka organizuar kapjen e tij.
Pas kësaj, policia është informuar se autori ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën e tij. Më parë, Violand Braçellari i kishte shpëtuar katër operacioneve të RENEA-s, të bëra ndër vite. Numri i policëve të angazhuar në këtë operacion ishte i vogël, pasi bëhet me dije se morën pjesë vetëm 6 prej tyre./Dosja.al
MALIQ- Pamjet që po shihni i përkasin stanit ku fshihej 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i ngjarjes ku mbeti i vrarë efektivi , Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërsa kolegu i tij, Edison Adri, 36 vjeç, u plagos rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri në fshatin Lozhan. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ku dy efektivët ishin pjesë e një operacioni policor për kapjen e autorit, Violand Braçellari.
Ai ishte ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 10 vite burg për prodhim e shitje të narkotikëve. 43-vjeçari ishte fshehur në një stan në Lozhan, ndërsa nuk i është bindur thirrjes së tyre për tu dorëzuar dhe ka nisur të qëlloj drejt tyre me armë. Aktualisht ai po transportohet për në spitalin e Traumës, pasi ka marrë plagë në bark./Dosja.al
TIRANË- Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi mëngjesin e ditës së sotme në Maliq, ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni policor. Përmes një postim i në rrjetin social Facebook, Koçiu tha se kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe një humbje e madhe për Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë në vend.
Ajo theksoi se sulme të tilla ndaj punonjësve të policisë janë të papranueshme dhe përbëjnë një cënim të drejtpërdrejtë të rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve. Zv.kryeministrja i shprehu ngushëllimet familjes së Enea Mekollit, kolegëve të tij dhe gjithë trupës së Policisë së Shtetit.
Reagimi:
Humbja e jetës së efektivit të Forcave të Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, në krye të detyrës gjatë operacionit policor në Maliq, është një ngjarje shumë e rëndë dhe një humbje e madhe për Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë në vend.
Sulme të tilla ndaj punonjësve të policisë janë të papranueshme dhe përbëjnë një cënim të drejtpërdrejtë të rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve, ndaj drejtësia do të përgjigjet me të gjithë forcën e ligjit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dëshmorit Enea Mekolli, kolegëve të tij dhe gjithë trupës së Policisë së Shtetit./Dosja.al
KORÇË- Autori i vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së kolegeut të tij, Edison Adri është nisur me ambulancë drejt Tiranës, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Gjatë momentit të daljes së tij nga spitali, familjarët e viktimës janë shfaqur të acaruar dhe kanë përdorur fjalë fyese ndaj tij. Në këtë moment ka ndërhyrë policia, e cila ka neutralizuar situatën.
Aktualisht në spitalin e Traumës është edhe efektiv i plagosur, Edison Adri i cili ka marë plagë në faqe dhe nofull. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm gjatë një operacioni policor për kapjen e autorit, Violand Braçellari./Dosja.al
MALIQ- Ky është vendi ku fshihej autori i ngjarjes së rëndë në Maliq. Siç shihet edhe nga pamjet, stani ku fshihej autori, Violand Braçellari ishte në një zonë të pyllëzuar.
Violand Braçellari, 43 vjeç ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 10 vite burg për prodhim e shitje të narkotikëve. 43-vjeçari ishte fshehur në një stan në Lozhan. Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së tyre dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë.
Si pasojë e kësaj ka humbur jetën efektivi Enea Mekolli dhe u plagos efektivi tjetër i policisë, Edison Adri. Adri është qëlluar me plumb që i ka përshkuar faqen nga njëra anë në tjetrën, duke i dëmtuar rëndë nofullën. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës./Dosja.al

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita deklaroi se sot Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj. Gjatë një prononcimi për gazetarët para ambienteve të Traumës, Hita tha se kjo është një ngjarje ku ai nuk do donte të ndodhej përballë.
Hita tha se efektivi tjetër i policisë, i cili u plagos po merr ndihmë mjekësore.
“Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj. Edhe një punonjës policie është i plagosur rëndë dhe po merr ndihmë mjekësore. Edhe personi në kërkim gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagos dhe është në spitalin e Korçës. Është vërtet një ngjarje ku nuk do doja të isha para jush”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Efektivi i policisë i cili u plagos ditën e sotme gjatë një operacioni policor në Maliq, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Edison Adri, 36 vjeç, mbeti i plagosur gjatë aksionit për kapjen e Violand Braçellarit.
Ai është qëlluar me plumb që i ka përshkuar faqen nga njëra anë në tjetrën, duke i dëmtuar rëndë nofullën. Pritet që ai ti nënshtrohet ndërhyrjes së specializuar mjeksore./Dosja.al

ITALI - Juventusi tashmë po punon për të plotësuar boshllëkun e krijuar nga Dusan Vlahoviç.
Pasi pranuan vendimin e serbit për të mos rinovuar kontratën e tij me Bianconerët, Comollì dhe Chiellini menjëherë u futën në tregun e qendërsulmuesve.
Emri që ka dalë në pah është Alexander Sørloth, një lojtar norvegjez i Atletico Madridit. Sipas Gianluca Di Marzio, zyrtarët e Juventusit tashmë kanë bërë kontaktin fillestar me rrethin e sulmuesit norvegjez.
Ky opsion nuk e përjashton Randal Kolo Muani: Juventusi do të donte të ndjekë të dyja mundësitë dhe më pas të vendosë se me cilin do të mbyllë.
Nëse Openda ose David largohen, nuk përjashtohet mundësia që si francezi, ashtu edhe norvegjezi të mbërrijnë në Torino.
B.T (Dosja.al)
TIRANA- Kreu i Grupit Pralamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi mëngjesin e sotëm në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër u plagos rëndë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi dënoi aktin e rëndë kriminal, ndërsa tha se beson se autori do të marrë dënimin maksimal.
Bardhi i shprehu ngushëllime të sinqerta familjes, miqëve dhe kolegëve të punonjësit të Policisë të rënë në krye të detyrës dhe uroj shërim të shpejtë për efektivin e plagosur.
"I tronditur nga vrasja e një punonjësi të Policisë së Shtetit në krye të detyrës dhe plagosjes së kolegut të tij. Dënoj me forcë aktin dhe besoj plotësisht që autori do të marrë dënimin maksimal dhe të merituar.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqëve dhe kolegëve të punonjësit të Policisë të rënë në krye të detyrës dhe uroj me zemër shërim sa më të shpejtë për kolegun e tij të plagosur”, ka shkruar ai.
TIRANA- Personi që shikoni në foto është Edison Adri, 36 vjeç, efektivi i Shqiponjave i cili mbeti i plagosur gjatë aksionit për kapjen e Violand Braçellari, në Maliq. Ai është qëlluar me plumb që i ka përshkuar faqen nga njëra anë në tjetrën, duke i dëmtuar rëndë nofullën. Pritet që Adri të transportohet me helikopter drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Gjatë këtij operacioni policor humbi jetën efektivi i policisë, Enea Mekolli ndërsa është plagosur edhe autori i ngjarjes Violand Braçellari. Ai ka marrë plagë në pjesën e barkut, ndërsa aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës./Dosja.al
TIRANA- Efektivi i policisë i cili humbi jetën gjatë një operacioni policor në Maliq, është qëlluar me me plumb në kokë nga autori Violand Braçellari. Ndërsa efektivi tjetër i policisë, Edison Adri është qëlluar me plumb që i ka përshkuar faqen nga njëra anë në tjetrën, duke i dëmtuar rëndë nofullën.
Violand Braçellari, 43 vjeç ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 10 vite burg për prodhim e shitje të narkotikëve. 43-vjeçari ishte fshehur në një stan në Lozhan. Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së tyre dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë./Dosja.al
TIRANA- Violand Braçellari, 43 vjeç është autori i cili qëlloi për vdekje efektivin e policisë, Enea Mekolli dhe plagosi rëndë kolegun e tij Edison Adri. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ai ishte ushtarak dhe njohës shumë i mirë i armëve.
Ai ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 10 vite burg për prodhim e shitje të narkotikëve. 43-vjeçari ishte fshehur në një stan në Lozhan. Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së tyre dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën një efektiv police dhe është plagosur një tjetër.
43-vjeçari ishte fshehur në një stan në Lozhan, ndërsa ka marrë plagë në bark gjatë shkëmbimit të zjarrit. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Korçës, ndërsa do ti nënshtrohen ndërhyrjes mjeksore. Ndërkohë, efektivi i plagosur pritet të transportohet drejt Tiranës me helikopter për trajtim të specializuar mjekësor./Dosja.al
TIRANA- Autori i ngjarjes së rëndë e cila ndodhi në Maliq mëngjesin e ditës së sotme ka mbërritur në ambientet e spitalit të Korçës, me plumb në bark. Violand Braçellari 43 vjeç është autori i vrasjes së efektivit të ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli dhe i plagosjes së policit Edison Adri.
Ai ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 10 vite burg për prodhim e shitje të narkotikëve. 43-vjeçari ishte fshehur në një stan në Lozhan. Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën një efektiv police dhe është plagosur një tjetër.
Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe vetë autori./Dosja.al
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi rama ka reguar pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi në Maliq, ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’, policin e vrarë.
Kryeministri Rama i shprehu ngushëllimet familjes së policit të ndjerë, ndërsa kërkoi dënim maksimal për të shumëkërkuarin, Violand Braçellarin.
“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli!
Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër???????? Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj”, shkruan Rama./Dosja.al
Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi…
— Edi Rama (@ediramaal) June 4, 2026
KORÇË- Personi që shihni në foto është Violand Braçellari, autori i ngjarjes së rëndë e cila ndodhi mëngjesin e sotëm në Maliq. 43-vjeçari, ishte dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ngjarja ndodhi në Maliq, ku gjatë një operacioni për kapjen e Braçellarit, u vra një polic dhe u plagos kolegu i tij. Mësohet se ky i fundit, Edison Adri, ndodhet në gjendje të rëndë. Fillimsht ai është transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa mjekët po e bëjnë gati që ta transportojnë atë me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore./Dosja.al
TIRANA- Policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi në Maliq, ku një një polic u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur. Përmes një reagimi zyrtar, policia bën me dije se 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, Violand Braçellari.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën një efektiv police dhe është plagosur një tjetër.
Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.
Violand Braçellari, 43 vjeç, ishte i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Njoftimi i policisë
Korçë/Informacion paraprak
Humbet jetën në krye të detyrës, 1 punonjës policie, si dhe plagoset një tjetër punonjës policie, nga sulmi me armë zjarri nga një person i kërkuar i cili u neutralizua dhe u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit gjatë një operacioni për kapjen e tij.
Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Komisariatit të Policisë Maliq dhe të Komisariatit të Policisë Korçë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia Maliq.
Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor E. M., 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor E. A., 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë).
Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.
Në drejtim të vendit të ngjarjes është nisur helikopteri i shëndetësisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës Policie dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës i Policisë./Dosja.al
MALIQ- Personi i cili shikoni në foto është Enea Mekolli, efektivi i policisë i cili mbeti i vrarë në krye të detyrës. Mekolli dhe kolegu i tij, Edison Adri ishin gjatë një operacioni në Maliq për kapjen e një të kërkuari kur janë qëlluar me armë nga Violand Braçellari.
I plagosur gjithashtu ka mbetur dhe autori Violand Braçellari, i cili është ndaluar nga policia. Efektivët kishin rënë në gjurmët e tij dhe kishin shkuar në zonë për ta arrestuar, por ranë në pritë./Dosja.al
MALIQ- Efektivi i policisë i cili humbi jetën gjatë një shkëmbimi armësh në një operacion policor në maliq është identifikuar. Ai është Enea Mekolli. Ndërsa efektivi tjetër, i cili mbeti i plagosur është plagosur quhet Edison Adri.
I plagosur gjithashtu ka mbetur dhe autori Violand Braçellari, i cili është ndaluar nga policia. Efektivët kishin rënë në gjurmët e tij dhe kishin shkuar në zonë për ta arrestuar, por ranë në pritë./Dosja.al
MALIQ- Autori i ngjarjes në Maliq, ku një polic u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, pas një shkëmbimi zjarri gjatë një operacioni policor është zbuluar. Ai është Violand Braçellari, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim dhe prodhim e shitje narkotikësh.
Gjatë aksionit ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet personit në kërkim dhe policisë, ndërsa ka mbetur i vrarë një efektiv policie. Gjithashtu është plagosur edhe një tjetër. Personi i shpallur në kërkim, Violand Braçellari është ndaluar. Braçellari ka mbetur gjithashtu i lënduar nga shkëmbimi i armëve të zjarrit.
Efektivi i plagosur është nisur Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa ngjarja ka ndodhur në periferi, në një zonë malore të njësisë administrative Lozhan./Dosja.al
TIRANË- Efektivi i cili u plagos gjatë një operacioni policor për të kapur një person në kërkim pritet të transportohet me ambulancë drejt Tiranës. Gjatë aksionit ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet personit nën kërkim dhe policisë, ndërsa ka mbetur i vrarë një efektiv policie.
Ngjarja ka ndodhur në periferi, në një zonë malore të njësisë administrative Lozhan./Dosja.al
MALIQ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, në zonën e Lozhanit. Gjatë një operacioni policor një person ka qëlluar për vdekje një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër.
Gjithashtu bëhet me dije se edhe autori i dyshuar ka mbetur i plagosur gjatë incidentit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj./Dosja.al