LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)

• Protesta e pestë radhazi është mbajtur sot në Kryeqytet kundër projektit të ndërtimit të resortit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. • Grumbullimi i qytetarëve u bë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisi marshimi drejt Kryeministrisë. • Ajo që u vu re në këtë tubim ishte një numër relativisht më i lartë qytetarësh që shkuan para Kryeministrisë në protestë. • Ashtu si në 4 ditët e kaluara, qytetarët u grumbulluan filllimisht te Sheshi Skënderbej, nga ku marshuan drejt Kryeministrisë. • Para godinës kryeqeveritare, protestuesit mbajtën edhe 1 minutë heshtje për efektivin e Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili sot humbi jetën gjatë operacionit në Maliq për kapjen e një të shumëkërkuari. • Qytetarët shpalosën edhe pesë kërkesat e tyre që janë: Dorëheqja e të gjithë qeverisë, Shfuqizimi i statusit që lidhet me investimet strategjike, Shfuqizimi i “Paketës së Maleve”, Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe Anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore. • “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, është slogani i protestës së sotme. • Pankartat pikante nuk munguan as në këtë tubim: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, "Rama në burg", "Berisha në burg", "Qeveri e re", "O pallosh jep dorëheqjen sa më parë","Revolucion", "Kur populli proteston fillon zhvillimi", "Qeveri e re", "A je shqipe, a je pulë", "Top Channel e kapëm lajmin", "Erdhëm vetë në edicionin qëndror", "Milionero mos të kapi sikleti", "Ramëëë, pije kosin".

31 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët
pamjet

TIRANË- Pas më shumë se katër orësh para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar sërish protestën rrugëve të Kryeqytetit. Mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur kundërshtimin ndaj projektit të ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, duke kërkuar anulimin e tij.


Ata bënë thirrje që Kryeministri Edi Rama të jap dorëheqjen. Pankartat pikante në këtë tubim ishin: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, "Rama në burg", "Berisha në burg", "Qeveri e re", "O pallosh jep dorëheqjen sa më parë","Revolucion", "Kur populli proteston fillon zhvillimi", "Qeveri e re", "A je shqipe, a je pulë", "Top Channel e kapëm lajmin", "Erdhëm vetë në edicionin qëndror", "Milionero mos të kapi sikleti", "Ramëëë, pije kosin"./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët
Protesta në bulevard

TIRANË- Për të pestën ditë me radhë, qytetarët kanë vijuar protestën para Kryeministrisë, duke qëndruar aty për më shumë se tre orë në shenjë revolte kundër projektit në Zvërnec. Gjatë grumbullimit, organizatorët theksuan se ky është një reagim paqësor, duke ftuar t'iu bashkohen të gjithë ata që ndjehen të braktisur nga partitë kryesore politike.

Tubimi nisi fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku pjesëmarrësit, të pajisur me flamuj dhe pankarta, marshuan drejt selisë së qeverisë. 

Nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, një nga përfaqësuesit e protestës deklaroi se kjo lëvizje udhëhiqet nga qytetarë të lirë për një kauzë të drejtë kombëtare. Ai theksoi se pas pesë ditësh qëndrese, një grup njerëzish me integritet është gati të marrë vendimet e duhura në emër të sovranit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Pedagogu nga protesta: Shqipëria po humbet të rinjtë! Kriza demografike po vihet në harresë

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët
Shkelzen Hasanaj

TIRANË- Studiuesi shqiptar Prof. Shkelzen Hasanaj mbajti një fjalë publike ku ngriti një sërë shqetësimesh mbi situatën demografike, emigracionin, raportet me diasporën dhe rolin e institucioneve kushtetuese në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, ai vuri në pikëpyetje diskursin mbi investimet strategjike dhe projektet afatgjata të zhvillimit, duke e lidhur atë me krizën demografike që po përjeton Shqipëria.

Sipas Hasanajt, Shqipëria po përballet me një proces të theksuar shpopullimi, ku në shumë zona numri i vdekjeve ka tejkaluar atë të lindjeve, ndërsa emigracioni i të rinjve vijon me ritme të larta. Ai theksoi se këto zhvillime ngrenë pikëpyetje mbi bazën demografike mbi të cilën po ndërtohen strategjitë afatgjata të zhvillimit.

"Po flas sot si një akademik shqiptar që jeton dhe punon në Romë, ku jap mësim sociologji. Nuk flas në emër të askujt tjetër përveç vetes sime, por si studiues dhe si qytetar që vazhdon ta ndjekë me vëmendje dhe shqetësim zhvillimin e vendit të tij. Gjatë këtij takimi dëgjova të flitet për investime strategjike, për zhvillim dhe për projekte që thuhet se janë menduar për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Pikërisht këtu ngrita pyetjen time: për cilët fëmijë po flasim? Sepse realiteti që shohim është ai i një vendi që po shpopullohet. Kemi prefektura, qytete dhe lagje ku numri i vdekjeve ka kaluar numrin e lindjeve. Po lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Që nga viti 2013, më shumë se një milion të rinj kanë ikur nga Shqipëria dhe shumë të tjerë vazhdojnë të largohen. Përballë këtyre të dhënave, mendoj se është e drejtë të pyesim: për kë po ndërtojmë të ardhmen? Mbi çfarë baze demografike po mbështeten këto strategji afatgjata?

Kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me diasporën dhe emigracionin e kualifikuar. Shumë prej nesh jemi larguar të rinj, kemi studiuar jashtë, jemi diplomuar, kemi ndërtuar karriera profesionale dhe familje në vende të tjera. Sot përbëjmë një kapital të rëndësishëm njohurish, përvoje dhe kompetencash që mund t’i shërbejnë Shqipërisë. Megjithatë, mungon një strategji serioze dhe afatgjatë për të krijuar kushtet e kthimit të këtij potenciali njerëzor. Për këtë arsye, besoj se vendi ka nevojë për politika dhe instrumente konkrete, madje edhe për një kuadër të veçantë ligjor, që të mundësojë dhe të nxisë kthimin e profesionistëve, studiuesve dhe akademikëve që dëshirojnë të kontribuojnë për Shqipërinë.

Një pikë tjetër që ngrita ishte kundërshtimi im ndaj çështjes së kampeve të emigrantëve. Dhe këtu bëra një pyetje të thjeshtë: çfarë borxhi i ka Shqipëria Italisë ose qeverisë italiane? Sigurisht që ekziston mirënjohja për mikpritjen që Italia u ka ofruar shumë shqiptarëve në vitet e emigracionit masiv. Por mirënjohja nuk është borxh. Shqiptarët në Itali kanë punuar, kanë paguar taksa, kanë kontribuar në ekonomi dhe në jetën shoqërore të vendit ku jetojnë. Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Italisë duhet të bazohet mbi respektin reciprok dhe interesat e përbashkëta, jo mbi idenë e një detyrimi të përhershëm moral.

Dhe së fundi, iu drejtova Presidentit të Republikës me një pyetje të drejtpërdrejtë: Ku je, President? Ku je si garant i Kushtetutës? Ku je si garant i rendit kushtetues? Në momente kur ngrihen shqetësime të mëdha publike, kur diskutohen vendime që prekin të ardhmen e vendit, qytetarët presin të dëgjojnë zërin e institucionit që përfaqëson unitetin e shtetit. Nuk po kërkoj një qëndrim politik. Po kërkoj ushtrimin e detyrës kushtetuese. Të jesh garant i institucioneve, i ligjit dhe i interesit publik. Këto ishin pyetjet që ngrita. Jo për polemikë, por për përgjegjësi qytetare. Sepse ta duash vendin tënd nuk do të thotë vetëm ta duartrokasësh; do të thotë edhe të kesh guximin t’i bësh pyetjet e vështira kur mendon se ato duhen bërë," tha Shkelzen Hasanaj./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

TIRANË- Sot në ditën e pestë të saj, protesta në bulevard është shoqëruar me një gjest të veçantë.

Përgjatë tubimit, mbi kokat e protestuesve është hapur një flamur me përmasa gjigante.

Ky moment është shoqëruar me thirrje të qytetarëve: "Rama, ik"./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët
pamjet

TIRANË- Pak momente para nisjes së protestës, disa të rinj u kanë shpërndarë lule policëve tek kryeministria, duke dhënë mesazhin se protestuesit vijnë paqesorë. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën e tyre njerëzore ndaj efektivëve të policisë ndërsa këtë të enjte kanë kryer edhe këtë gjest të veçantë.

Ky gjest vjen në shenjë solidariteti për policin e vrarë. Policët nuk e refuzuan dhuratën e protestuesit teksa i janë përgjigjur me një buzëqeshje e më pas janë rikthyer në detyrë. Siç shihet edhe në pamje, lulen e mbajnë në duar pas shpine teksa vijojnë detyrën e tyre./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Betejë pa limite/ Qytetari me aftësi të kufizuara, frymëzon pjesëmarrësit në protestë

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët
Qytetari

TIRANË-  Përtej pankartave dhe thirrjeve në kor në protestën e sotme, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë një moment mjaft prekës dhe frymëzues.

Një qytetar me aftësi të kufizuara, sfidoi çdo pengesë fizike për të qenë i pranishëm në rreshtat e parë të sheshit.

Qytetari u kthye në simbolin e kësaj qëndrese, duke i dhënë një mesazh të fortë të gjithë të pranishmëve./Dosja.al

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë 

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët
pamjet

TIRANË- Protesta para Kryeministrisë ka vijuar për më shumë se tre orë, ndërsa pjesëmarrësit kanë vazhduar të qëndrojnë në shesh duke shprehur kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre. Në një moment, protestuesit kanë ndezur flakadanë, duke krijuar një atmosferë të veçantë para godinës së Kryeministrisë.

Tubimi ka vijuar me fjalime, pankarta dhe thirrje nga qytetarët, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Pavarësisht orëve të gjata të qëndrimit në shesh, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në palëkundur./Dosja.al

 
1 MUAJ ME PARE

FOTO/ Protestuesi me pankartën thumbuese: Vetëm jep dorëheqjen, burgun ta bën Ndrenika

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

TIRANË- Në mesin e pankartave të shumëllojshme në protestën për Zvërnecin, një qytetar ka tërhequr vëmendjen në bulevard. Protestuesi mbante një pankartë me mesazh ironik referuar gjyqit të Veliaj ku ishte i pranishëm si dëshmitar aktori Robert Ndrenika. 

Pankarta shkruan, "Veç jep dorëheqjen se burgun ta bën Ndrenika".

Kujtojmë që në përfundim të një ndër seancat gjyqësore të kryebashkiakut, aktori  e ka puthur në ballë dhe i ka thënë se është i gatshëm që t'i bëj ai pjesën tjetër të burgut që i ka ngelur./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta për Zvërnecin/ Protestuesja: Diaspora është këtu për të mbrojtur Shqipërinë nga çdo tradhtar

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët
foto nga protesta

TIRANË- Protestës së Zvërnecit i janë bashkuar edhe qytetarë nga diaspora. Një qytetare u shpreh se, diaspora është këtu për të mbrojtur Shqipërinë nga çdo tradhtar.

Ajo theksoi se, toka shqiptare mbetet e vendit tonë dhe u drejtua qeverisë duke thënë se nuk e shesin dot. 

“Shqipëria është e jona, deti është i joni. Kjo tokë është e jona, nuk do e shisni dot. Diaspora është këtu për të mbrojtur Shqipërinë nga çdo tradhtar”, tha ajo./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Dimë shumë mirë si ta zhvillojmë turizmin..."/ Qytetarja i përgjigjet Ramës: Nuk jemi shpellarë, shteti duhet të mbrojë banorët

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

TIRANË- Një qytetare në protestë ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si trajtohen komunitetet lokale dhe zhvillimi i turizmit, duke kërkuar më shumë mbështetje nga shteti për banorët. Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se zonat me vlera historike dhe kulturore kanë potencial të madh për zhvillim, por nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve.

“Nuk jemi shpellarë, jemi në historinë 3 mijë vjeçare. Dimë shumë mirë si ta zhvillojmë turizmin tonë, por duhet të kemi edhe shtetin me vete, shteti duhet të jetë në krah të banorëve të tij dhe jo kundër”, tha ajo. 

Deklarata e saj u prit me duartrokitje nga protestuesit e tjerë, ndërsa tubimi vijon prej më shumë se tre orësh./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Qytetarja me pankartë para Kryeministrisë: Shesim Edi Ramën edhe pse e dimë që s'ban asnjë lek

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

TIRANË- Një qytetare ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, teksa mbante një pankartë me mesazh ironik drejtuar kryeministrit Edi Rama. Në pankartën e saj shkruhej: “Shesim Edi Ramën, edhe pse e dimë që s’bën asnjë lek”.

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

Përmes kësaj forme simbolike, qytetarja shpreh pakënaqësinë e saj ndaj qeverisjes dhe situatës politike në vend. Para kryeministrisë janë mbledhur mijëra qytetarë, duke kërkuar largmin e Kryeministrit Edi Rama nga qeveria./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Mos u dorëzoni"/ Protestuesi- turmës: Po u dorëzuat ju iku Shqipëria, iku Kosova, iku kombi shqiptar

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët
protesta

TIRANË- Një protestues u ka bërë thirrje pjesës tjetër të qytetarëve të mos dorëzohen. Gjatë fjalës së tij në protestë, ai u shpreh se, po u dorëzua rinia 'iku Shqipëria, iku Kosova, iku kombi shqiptar'. Ai theksoi se, populli duhet të ngrihet që të mos e dorzojnë atdheun.  

"Mos u dorëzoni, se po u dorëzuat ju iku Shqipëria, iku Kosova, iku kombi shqiptar. Kjo protestë do shënojë kthesën historike të kombit shqiptar. Mos u ndalni, vijnë nga Londra, Kanadaja ,Brukseli nga të gjitha kancelaritë. Të ngrihen populli. E kemi të gjithë botën demokratike me ne. Mos u dorëzoni. Nuk e dorëzojmë atdheun. Nuk e dorëzojmë, Tiranën, Durrësin, Sarandën të gjithë Shqipërinë.", tha protestuesi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Humbi jetën në krye të detyrës/ Familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, efektivi do të prehet në vendlindje

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

MALIQ- Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit policor në fshatin Bode ne Maliq, do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Statusi i "Dëshmorit të Atdheut" parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, por familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij.

Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga nje sëmndje e rëndë me leuçemi, gjithashtu efektiv policie. Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.

Homazhet në nderim të Enea Mekollit do të zhvillohen të premten në orën 10:00 deri 12:00 në Pallatin e Kultures Pogradec, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në fshatin e tij të lindjes Blace./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protestuesi thirrje qytetarëve nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestë u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin çdo veprim që mund të çojë në tensione apo incidente. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi rëndësinë e zhvillimit paqësor të protestës, duke kërkuar nga qytetarët të mos bien pre e provokimeve.

“Askush mos të provokojë në emër të protestës. Mos u bëni mish për top dhe bini pre e provokimeve. Ju lutem afrohuni qytetarë. Mos provokoni. Asnjë nuk do të lejohet të provokohet,” tha ai./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ "Shqipëria ka nevojë për rini"/ Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët
Protestues

TIRANË- Protestuesit e Rrjollit janë bashkuar qytetarëve të tjerë në bulevard.

Një nga protesuesit i ka bërë thirrje rinisë shqiptare të 'marrë situatën në dorë'. Ai u shpreh se Shqipëria nuk është vetëm vend për moshën e tretë dhe se ky vend ka nevojën por të rinjtë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

TIRANË- Qytetarët e Durrësit u mblodhën sërish në sheshin qendror të qytetit për t’iu bashkuar protestës kundra zhvillimit të projektit në Zvërnec. Pas himnit të flamurit qytetarët mbajten një minute heshtje për humbjen e jetës së efektivit në qytetin e Korçës dhe disa prej tyre vendosën lule në mënyrë simbolike pranë bashkisë.

Protesta vazhdon me fjalën e qytetarëve ku iu bashkuan dhe banorët e prekur nga zhvillimi i projektit të TID-it të cilën ngritën dhe shqetësimin e tyre.  Nuk munguan në shesh as mbështetës nga partitë e vogla opozitare si Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe mbeshtetës të Partisë Demokratike./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protestë madhështore për Zvërnecin/ Qytetarët shpalosin mes bulevardit pesë kërkesat për qeverinë

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

TIRANË- Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjithë qeverisë, Shfuqizimin e statusit që lidhet me investimet strategjike, Shfuqizimin e “Paketës së Maleve”, Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore janë pesë kërkesat e protestuesev. 

Ajo që u vu re sot ishte një numër relativisht më i lartë qytetarësh që shkuan para Kryeministrisë në protestë. Ashtu si në 4 ditët e kaluara, qytetarët u grumbulluan filllimisht te Sheshi Skënderbej, nga ku marshuan drejt Kryeministrisë. Para godinës kryeqeveritare, protestuesit mbajtën edhe 1 minutë heshtje për efektivin e Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili sot humbi jetën gjatë operacionit në Maliq për kapjen e një të shumëkërkuari./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne! Dorëhiqu, dorëhiqu (VIDEO)

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

TIRANË- Mesazhi i një vogëlushi ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës për Zvërnecin, ku ai bëri thirrje për mbrojtjen e parqeve, lodrave dhe natyrës. Fjalët e Iljonit u pritën me duartrokitje dhe emocion nga pjesëmarrësit, teksa vogëlushi përcolli shqetësimin e tij dhe të bashkëmoshatarëve për ruajtjen e hapësirave të gjelbra dhe mjedisit.

"Quhem Iljon, jam në klasën e tretë. Ne i duam parqet, lodrat, natyrën. Mbrojini për ne. Dorëhiqu, dorëhiqu, dorëhiqu," shprehet vogëlushi.

Mesazhi i tij ishte një thirrje e drejtpërdrejtë për më shumë vëmendje ndaj nevojave të fëmijëve dhe mbrojtjes së mjedisit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Hoqën gardhin në Zvërnec që të shkojmë atje"/ Protestuesi në bulevard: Ne do qëndrojmë këtu

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët
protestues

TIRANË- Protesta kundër projektit në Zvërnec dhe qeverisë Rama po vijon me fjalime përpara Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij, një protestues ka deklaruar se është hequr gardhi në Zvërnec me pretendimin se protestuesit do zhvendosen sërish atje. 

Qytetari u ka bërë thirrje të qëndrojnë në kryeqytet pasi sipas tij, shkaku i vërtetë ndodhet në atë institucion./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

FOTOGALERIA/ Qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankarta me mesazhe të forta në protestë: Ramë, pije kosin! Erdhëm vetë në edicionin qëndror

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

TIRANË- Pankartat pikante nuk kanë munguar as në protestën e pestë për Zvërnecin. Qytetarët kanë kërkuar anulimin e projektit dhe largmin e Ramës nga qeveria. 

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

"Kur populli proteston fillon zhvillimi", "Qeveri e re", "A je shqipe, a je pulë", "Rama në burg", Berisha në burg", "Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë", “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, "Ramëëë, pije kosin", janë disa nga pankartat më pikante. 

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

Një tjetër pankartë pikante ishte "Top Channel e kapëm lajmin", "Erdhëm vetë në edicionin qëndror", "Milionero mos të kapi sikleti". 

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

Ashtu si në 4 ditët e kaluara, qytetarët u grumbulluan filllimisht te Sheshi Skënderbej, nga ku marshuan drejt Kryeministrisë. Para godinës kryeqeveritare, protestuesit mbajtën edhe 1 minutë heshtje për efektivin e Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili sot humbi jetën gjatë operacionit në Maliq për kapjen e një të shumëkërkuari./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protesta kundër projektit në Zvërnec, brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

TIRANË- Protesta përballë Kryeministrisë kundër projektit në Zvërnec, po vijon me thirrje të fuqishme të qytetarëve. 

Turma dëgjohet teksa brohoret me kërcënime ndaj kreu të qeverisë, Edi Rama duke thënë: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar".

Ndërkohë, turma sa vjen e shtohet në numër./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ "Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë", tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët
foto nga protesta

TIRANË- Protesta kundër projektit në Zvërnec po shoqërohet me tensione në bulevard.

Një protestues i ka kërkuar turmës të ruajnë qetësinë pasi thekson se në tubim ndodhet edhe babai i të ndjerit Martin Cani, i cili sipas tij është emocionuar. 

Protestuesi bën me dije se, në tubim ndodhen gjithashtu gra dhe fëmijë, dhe duhet bërë kujdes me fjalorin që përdoret në protestë. 

“E dimë që jeni të zemëruar po ruani qetësinë sepse këtu kam babanë e Martinit që mes nesh qan. Ruani durimit ta zhdukim me të mirë këtë. Kemi prani grash dhe fëmijësh. Jemi këtu për 1001 halle”, thanë ata./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar jep dorëheqjen sa më parë

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

TIRANË- Ka nisur protesta e pestë radhazi e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Grumbullimi i qytetarëve u bë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisi marshimi drejt Kryeministrisë.


“Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, është slogani i protestës së sotme. Thirrjet e forta në potestë sërish nuk munguan: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, "Rama në burg", "Berisha në burg", "Qeveri e re", "O pallosh jep dorëheqjen sa më parë","Revolucion". 


Qytetarët e kanë bërë të qartë se kjo protestë është jashtë politikës dhe kjo është vënë re edhe gjatë protestave të mëparshme ku qytetarët thërrisni “Rama n’burg, Berisha n’burg’.


Sakaq, thirrje të tjera ishin dhe “Edi Rama o hajdut” si dhe “Rama në burg dhe Berisha në burg”. Ajo që u vu re sot ishte një numër relativisht më i lartë qytetarësh që shkuan para Kryeministrisë në protestë./Dosja.al

 

 

1 MUAJ ME PARE

"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë: Sot Zvërneci, nesër...

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

TIRANË- Protesta e sotme kundër qeverisë po shoqërohet me pankarta pikante nga qytetarët. Teksa protestuesit marshojnë, disa nga pankartat që bien në sy janë: "A je shqipe, a je pulë".

Postera të tjera i referohen shembjes së ndërtesave në Theth vitin e kaluar, ku shkruhet: "Dje Thethi, sot Rrjolli, Zvërneci, nesër Skavica". Aktivistët kanë zgjedhur edhe karikaturat me krerët e partive kryesore, si formë për të shprehur pakënaqësinë ndaj politikës në vend./Dosja.al

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ QytetarëtProtestë masive kundër projektit në Zvërnec/ QytetarëtProtestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

1 MUAJ ME PARE

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët
Engjëll Cani

TIRANË- Babai i të ndjerit Martin Canit, Engjëll Cani, iu është bashkuar protestuesve në shesh. Tashmë ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për protestën kundër projektit në Zvërnec. Me flamuj dhe pankarta në duar, ata janë mbledhur për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

“Rama në burg”, "Berisha në burg", "Ju ka ardhur fundi", dëgjohet të thuhet nga protestuesit gjatë grumbullimit të tyre./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët

TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur në Bulevard, ku u dëgjuan thirrje dhe slogane kundër klasës politike në vend, veçanërisht ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha.

Teksa kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi Skënderbej, për të vijuar para Kryeministrisë, protestuesit kanë brohoritur në kor “U ka ardhur fundi, në burg”, drejtuar Ramës dhe Berishës.

Ashtu si në ditët e mëparshme, qytetarët janë mbledhur fillimisht në Sheshin Skënderbej, nga ku pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët
Foto nga vendngjarja

TIRANË- Ka nisur zyrtarisht dita e pestë e protestës për Zvërnecin. Qytetarë të shumtë janë grumbulluar dhe po i drejtohen Kryeministrisë teksa brohorasin njëzëri: "Revolucion".

Duke marrë shkas nga protesta e djeshme, ku forcat policore kanë hedhur ujë me presion nga turmës, sot në fillim të grupit protestues do të qëndrojnë gratë dhe fëmijët./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Pedagogia shqiptare vjen nga Suedia: Mu desh që të vija rrufe! Është momenti për bashkim kombëtar

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët
Sindi Shere

TIRANË- Pedagogia shqiptare që jeton dhe punon në Suedi, Sindi Shere i është bashkaur protestës në Tiranë për çështjen e Zvërnecit. Duke folur për mediat, ajo tha se kishte ardhur me urgjencë për të kërkuar mbrojtjen e trojeve shqiptare, ndërsa theksoi se shumë shqiptarë ndihen të zhgënjyer nga politika dhe përfaqësuesit e tyre.

Sipas pedagoges, situata aktuale kërkon më shumë unitet mes shqiptarëve, ndërsa nënvizoi se emigrimi dhe largimi nga vendlindja mbetet një plagë e hapur për shumë familje shqiptare.

“Kam vite që jetoj atje. Mu desh që të vija rrufe, jo vetëm që të kërkoj mbrojtjen e trojeve, por anë e mbanë na vjen turp që jemi shqiptarë, për shkak të politikanëve tanë. Do ta lë vendin atje dhe do të vij këtu. Jam e prekur emocionalisht, kjo është e padurueshme, që të lënë vendet dhe të vinë këtu. Është momenti për bashkim kombëtar!”, tha ajo./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Protesta për Zvërnecin, qytetari i nxjerr kartonin e kuq deputetëve të Kuvendit: Do t’i nxjerrim nga “loja”

 

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët
pamjet

TIRANË- Protesta e 5-të kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec ka nisur në Tiranë. Që në nisje të protestës, qytetarët janë parë me pankarta dhe mesazhe të forta. Një prej qytetarëve kishte zgjedhur që të mbante në dorë një karton të kuq, për të ironizuar deputetët e parlamentit të Shqipërisë, për vendimmarrjet e tyre në lidhje me vendin.

“Për të nxjerrë nga ndeshja të gjithë deputetët, jashtë parlamentit. Jashtë!” tha qytetari./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Sot protesta e 5 kundër projektit në Zvërnec, pas pak pritet të nisë marshimi

Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët
foto nga protesta

TIRANË- Sot pritet të mbahet protesta e katërt paqësore kundër projektit të Zvërnecit.

Me flamuj e pankarta në duar, qytetarët po bëhen gati të marshojnë drejt Kryeministrisë, duke u bërë thirrje për bashkim të gjithë të zhgënjyerve nga politika.

Mësohet se, kauzës i është bashkuar në shesh edhe Engjëll Cani, babai i të ndjerit Martin Cani./Dosja.al

protesta per zvernecin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj