6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Luftar Hysa dhe Besnik Lulaj, ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ në Shqipëri kanë lidhje me kryeministrin Edi Rama. • Dosja.al ka publikuar 2 vite më parë, pamjet ekskluzive kur pikërisht persona vizituan zyrën e kryeministrit. • Bashkë me ta ishte dhe deputeti gjerman (la mandatin në 2021) i CDU-CSU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçka, këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë. • Në atë kohë, Dosja.al u interesua pranë CDU/CSU, nëse vizita e Hauptmann kishte ndonjë mision politik, por një gjë e tillë na u mohua. • Por mesa duket ka pasur qëllime të tjera. Gjithashtu edhe organizimin e dasmës së tij në "Marina Bay" të Lulajt, ku i ftuar 'nderi' ishte dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. • Skandali ka shpërthyer në vend, por kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë koment se kush ishin personat që i shkuan në zyrë. Dhe ç'është më e rëndësishmja, përse? • Ç'lidhje ka kreu i qeverisë me ortakët e narkomanit më të madh në botë, Ismael Mayo Zambada? • Presim një përgjigje shteruese nga numri një i qeverisë. • Deri më tani ka reaguar vetëm Luftar Hysa, personi që bashkë me vëllezërit e tij mendohet se bashkëpunon me Lulajn, i cili ka mohuar kategorikisht akuzat e ngritura ndaj tij.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Luftar Hysa ka dhënë versionin e tij, si kundërpërgjigje të artikullit të mediave meksikane se pastron paratë e bosëve të drogës të Sinaloa me kazinotë e tij. Sot, ai ka dalë në një reagim zyrtar për mediat duke shprehur se ka emigruar në vitin 2004 në Meksikë, ku ka bashkëpunuar me persona që sipas tij kanë integritet, të cilët i kishin mundësuar të jetonte në mënyrë dinjitoze. Madje shton se emri i tij dhe i 3 vëllezërve të tij është përdorur padrejtësisht nga konkurrenca për ta nxjerrë nga tregu.
“Në mënyrë të trishueshme, interesat e konkurencës jo të ndershme të personave që i kam identifikuar qartësisht mund të cojnë në prishjen e imazhit të një personi dhe të një familjeje që ditë pas dite punojnë me të gjithë fuqitë për tu pozicionuar në një vend më të mirë duke konkuruar denjësisht. Sa më sipër dua të informoj opinionin publik se kompanitë që unë përfaqësoj dhe të ardhurat e tyre janë 100 % legale, të autorizuara per operim nga qerveria Meksikane. Këto kompani nuk kanë të bejnë me asnjë aktivitet illegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës,”-shkruan ai në deklaratën e plotë për mediat, duke shtuar se kërkon me patjetër zbardhjen e e plotë të çështjes. Madje paralajmëron se përgjegjësit e artikullit do të përgjigjen para drejtësisë për shpifje.
Gazeta meksikane “El Universal” zbardhi një raport të autoriteteve antitrafik të Meksikës, ku thuhej se karteli i Sinaloas ka lidhur aleancë me mafien shqiptare dhe është duke pastruar para. Sipas autoriteteve meksikane, lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa.
REAGIMI I PLOTË:
Ditën e djeshme, në media të ndryshme të vendit tim është publikuar një histori e pavërtetë që implikon personin tim dhe familjen time në akiviete ilegale. Specifikisht akuzohem që kam lidhje në pastrim parash me kartelet e drogës në Meksikë.
Unë shetasi Luftar Ali Hysa me profesion inxhiner dhe me një familje tipike intelektuale hedh poshtë në menyrë kategorike pjesëmarrjen time dhe të familjes sime në cfarëdolloj aktiviteti illegal. Si Shqiptar që jam dhe që kam kërkuar një të ardhme më të mirë për familjen time, në vitin 2004 kam emigruar ne Meksikë në kërkim të oportuniteteve.
Në Meksikë kam gjetur vend dhe jam mirëpritur në mënyrë vllazërore nga persona me inegritet të lartë qytetar dhe profesional, me një trajektore të pacënueshme të cilët më ndihmuan të zhvilloj një aktivitet legal dhe serioz që më mundëson të jetoj në mënyrë dinjitoze në shoqërine e familjarëve dhe miqve të mi. Falë këtij historiku unë dhe familjarët e mi jemi sot shtetas Meksikanë. Në mënyrë të trishueshme,interesat e konkurencës jo të ndershme të personave që I kam identifikuar qartësisht mund të cojnë në prishjen e imazhit të një personi dhe të një familjeje që ditë pas dite punojnë me të gjithë fuqitë për tu pozicionuar në një vend më të mirë duke konkuruar denjësisht.
Publikimi I këtij artikulli nuk ësht asgjë me shumë se një përpjekje imorale dhe intrigante për të eleminuar pikërisht konkurencën. Më duhet të përmend që nuk kam asnjë dijeni të asnjë invesigimi nga qeveria Meksikane kundrejt personit tim, kompanive, vëllëzërve, punëtorëve , bashkëpunëtorëve madje të asnjë personi me të cilin jam lidhur për të zhvilluar aktivitetin tim.
Sa më sipër dua të informoj opinionin publik se kompanitë që unë përfaqësoj dhe të ardhurat e tyre janë 100 % legale, të autorizuara per operim nga qerveria Meksikane. Këto kompani nuk kanë të bejnë me asnjë aktivitet illegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës. Për këtë përfaqësuesit e mi ligjorë po punojnë për zbardhjen e e plotë të kësaj cështje, për vendosjen në vend të dinjitetit tim dhe familjes time. Përgjegjësit e këtij artikulli që ka si qëllim eleminimin e konkurencës do të mbajnë përgjesitë përkatëse.
Në fund dua të shprehem se atë ditë që dola nga Shqipëria kisha të vetmin qëllim për të kërkuar oportunitete. E kam vendosur ballin lart përpara botës për kombësinë time dhe kam gjithnjë krenar. Me po aq krenari dua të përmend sot se në kompanitë që unë dhe vellai im kemi krijuar punësojmë më tepër se 1500 punonjës vetëm në Meksikë. Ndihem po aq krenar sot që duke pasur gjithnjë të drejtën me vete dhe në saj të mundit, punës së ndershme dhe superimit të sfidave kam mundur të kthehem po me kokën lart dhe të investoj në vendin qe e dua aq shumë.
GJERMANI- Ish-deputeti gjerman, Mark Hauptmann është përfshirë në një skandal në Shqipëri. Dy vitë më parë, ai u fotografua nga Dosja.al, teksa futej në Kryeministri, i shoqëruar nga Besnik Lulaj, i cili sipas mediave meksikane është bashkëpuntor me kartelin Sinaloa. Por pse është Hauptmann ish-deputet? Në nëntor të vitit 2021, ai dha dorëheqjen nga posti i tij, pasi akuzohet se kishte marrë përfitime nga ndërmjetësimi për të blerë maska anti-COVID nga Vietnami. Madje i është sekuestruar dhe kompania e po hetohet. Gjithashtu, i njëjti person ka marrë financimet të çuditshme nga Bakuja për median e tij, duke përforcuar vendimin për largimin e tij nga partia. Sot, ndërkohë, është zbuluar se ka pasur edhe marrëdhënie të mira me persona që kanë lidhje të dyshimta. Madje dhe dasmën e tij e ka bërë në "Marina Bay". Megjithatë deri më tani, nuk është bërë asnjë njoftim nga autoritetet gjermane, nëse po hetohet apo jo, aktiviteti i tij në Shqipëri. Ç'e lidhi ish-deputetin me Lulajn?
ARTIKULLI I PLOTË I PUBLIKUAR NGA MEDIAT GJERMANE:
Ish-deputeti i Bundestagut, i cili u përball me akuzat për ryshfet, largohet me efekt të menjëhershëm nga partia. Unioni dhe SPD bien dakord për rregulla më të rrepta për deputetët e tjerë. Në aferën e maskave me deputetët e Unionit, CDU /CSU dhe SPD kanë rënë dakord për rregulla më të rrepta për deputetët në Bundestag. Agjencia gjermane e shtypit në Berlin e zbuloi skandalin. Politikani akuzohet se ka ndërmjetësuar maska mbrojtëse kundër koronavirusit dhe se ka marrë një komision nga një kompani në Frankfurt. Sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm publik, Gjykata e lartë rajonale e Turingut i ka sekuestruar edhe pasurinë prej 997,000 euro për Hauptmann që dyshohet se kishin lidhje me transaksionet e dyshimta.
Sipas raporteve të mediave gjermane, të paktën dy qarqe Thuringiane dhe një klinikë blenë maskat e ofruara nga Hauptmann. Por vetë Hauptmann mohoi të kishte marrë para për aferën. Mark Hauptmann ka pohuar vazhdimisht se ai vetë nuk kishte nxjerrë ndonjë përfitim financiar nga inicimi i porosive për një furnizues të maskave vietnameze si anëtar i CDU-së në Bundestag. Tani, megjithatë, ka të dhëna se shoqata e qarkut Suhl e CDU-së se në fakt, ai ka përfituar nga ky biznes.
Ai shkroi në një e-mail se kompania kishte "përtej Kinës", por "ndërtoi me sukses zinxhirë të rinj furnizimi nga Vietnami në Gjermani".
"Përveç maskave kirurgjikale me katër shtresa, të cilat janë "me cilësi më të lartë se maskat kineze me tre shtresa", ofron gjithashtu maska FFP2, doreza kirurgjikale dhe fustane mbrojtëse dhe produkte të tjera. "Mund të ia vlen të përdoren produkte nga Vietnami për porositë e ardhshme,"-shkruante ai.
Pas skandalit, Haupman dha dorëheqjen nga mandati i Bundestagut, duke u justifikuar se donte të mbronte familjen e tij përballë armiqësive. Por 'gisht' në dorëheqjen e tij kishte dhe skandali i Baku-së. Hauptmann konfirmoi për gazetën se autoritetet e Azerbajxhanit kishin paguar më shumë se 16,000 euro për reklama në gazetën e tij të vogël "Südthüringen Kurier". Por në këtë skandal përmendet edhe kolegu i tij, Nikolas Löbel, i cili gjithashtu ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Löbel gjithashtu tregoi interes të madh për Azerbajxhanin, sipas informacioneve të Tagesspiegel, pasi e vizitoi dy herë vetëm në vitin 2018. Ai e arsyetoi udhëtimin në vjeshtë duke thënë se ishte raportuesi kryesor për Azerbajxhanin në Komisionin e Punëve të Jashtme. Löbel i shkroi Presidentit të Bundestagut se dëshironte të ruante kontaktet që kishte krijuar tashmë dhe të zgjeronte rrjetin e tij me partitë politike, qeverinë dhe organizatat relevante për Gjermaninë. Po ashtu, Löbel kishte mbledhur një çerek milion euro, gjithashtu për maskat që sillnin dhe rekomandonin gjatë pandemisë.
TIRANË- Një ditë më parë, gazeta meksikane "El Universal" shkruante se karteli i Sinaloas ka lidhur aleancë me mafien shqiptare dhe është duke pastruar masivisht para në Shqipëri. Në artikull shkruhej qartë se Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Këta të fundit, vëllezërit Hysa janë të lidhur me Besnik Lulajn, pronarin e "Marina Bay".
Megjithatë duket se të gjithë i kanë "krahët e ngrohta", ndoshta edhe për shkak të miqësisë së ish-deputeti gjermani CDU-CSU, Mark Haupman. Ky i fundit, është kapur nga Dosja.al në vitin 2020, duke dalë nga Kryeministria së bashku me Luftar Hysën. Megjithatë duket se kemi treguar në shumë raste që mikpritjen e kemi pikën më të fortë.
Besnik Lulaj, pronari i Marina Bay në Vlorë i paska siguruar edhe vendin për dasëm ish-deputetit gjerman. Madje pamjet i ka ndarë Taulant Balla në Facebook, në 10 shtator.
"Kolegu im në Bundestagun gjerman Mark Hauptman vendosi ta bëjë dasmën e tij në Vlorë. Patjetër nuk munguan këngët dhe vallet shqiptare,"-shkruan Balla, duke lënë të kuptohet se ku dhe si e ka siguruar vendin e dasmës gjermani.
PAMJET E DASMËS:
Lulaj duket se për një ditë resortin e tij, në mënyrë që të shijonte ditën speciale. Por si u siguruan të ardhurat për këtë dasëm, e çne gjithë kjo dashamirësi e Lulajt për një ish-deputet gjerman që nuk e lidh asgjë me Shqipërinë.
TIRANË- Luftar Hysa dhe Besnik Lulaj, ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ në Shqipëri janë pikërisht personat që në datën 4 tetor të vitit 2020 vizituan zyrën e kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë. Fotot janë publikuar ekskluzivisht nga Dosja.al në atë kohë, në kuadër të vizitës së Hauptmann në Shqipëri, kur Rama ishte në vrullin politik për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, edhe pa opozitën parlamentare.
Në atë kohë, Dosja.al u interesua pranë CDU/CSU, nëse vizita e Hauptmann kishte ndonjë mision politik, por një gjë e tillë na u mohua. Dhe lajmi i gazetës meksikane "El Universal" për ortakët e kartelit Sinaloa në vendin tonë, i dha përgjigje pyetjes së ngritur dy vite më parë, duke regjistruar kështu dhe një skandal në zyrën e njeriut që qeveris vendin. Kryeministri tashmë pret ortakët e narkotrafikantit më të madh në botë, Ismael Mayo Zambada, i cili është në ‘luftë’ me djemtë e Joaquín Archivaldo Guzmán Loera, i njohur gjerësisht si El Chapo, për drejtimin e kartelit.
Çfarë raportonte një ditë më parë media meksikane El Universal?
Artikulli shkruante se lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Katër vëllezërit janë ortakë me Besnik Lulajn, pronarin e Marina Bay në Vlorë. Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga ‘EL UNIVERSAL’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë. Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit, ku ortak kanë Lulajn.
Çfarë e lidh ortakun e një trafikanti me kryeministrin Rama dhe ish-deputetin gjerman?
TIRANË- Karteli Sinaloa është një nga grupet e rrezikshme kriminale që ka gjetur strehë në Shqipëri. Në një artikull të publikuar sot, mediat në Meksikë shkruanin se karteli që konsiderohet gjerësisht si organizata më e fuqishme e trafikut të drogës në botë, ndoshta edhe më me ndikim, që ia ka kaluar edhe atij të Pablo Escobar që ‘mbillte’ tmerr në Medellin, është lidhur me katër vëllezër shqiptarë. Paratë e nxjerra nga trafiku i drogës që eksportohet nga Meksika drejt Evropës e Amerikës, vijnë në Shqipëri e konvertohen në pallate.
Brenda Meksikës, karteli operon kryesisht në "Trekëndëshin e Artë": shtetet Sinaloa, Durango dhe Chihuahua. Rajoni është një prodhues i madh i opiumit dhe marihuanës meksikane. Karteli Sinaloa ishte përgjegjës për importimin në Shtetet e Bashkuara dhe shpërndarjen e afro 180 tonëve kokaine dhe sasive të mëdha heroine nga vitet 1990 dhe 2008. Ai gjithashtu operon tregjet kryesore të metamfetaminës në qytete në të gjithë SHBA-në. Sinaloa u themelua në Meksikë gjatë fundit të viteve 1980 si fraksion nën Kartelin Guadalajara.
Pas riarrestimit të liderit të tij të mëparshëm, Joaquín "El Chapo" Guzmán, karteli tani drejtohet nga Ismael "El Mayo" Zambada García dhe djemtë e Guzman: Jesus Alfredo Guzmán Salazar, Ovidio Guzmán Aráchivaldo Guzman. Megjithatë, burime të ndryshme raportojnë se djemtë e Guzmán dhe Zambada janë në një luftë për pushtet. Mosmarrëveshja midis këtyre dy anëve të kartelit është përfolur se është inicuar ose përkeqësuar nga incidenti i Betejës së Culiacán -it, kur El Mayo thuhet se i ndaloi njerëzit e tij të ndërhynin në konfliktin midis kartelit dhe Gardës Kombëtare Meksikane pas kapjes së djalit të El Chapo, Ovidio Guzmán.
Karteli është gjithashtu një burim i rëndësishëm i fentanilit. Shumica e heroinës së kartelit aktualisht përzihet me fentanil ose analoge kimike të lidhura me to për të rritur fuqinë e drogës. Ai gjithashtu prodhon pilula të llojit "M30" të dizajnuara për t'u dukur si farmaceutike. Përdorimi i fentanilit solli një rritje të vdekjeve nga mbidoza në SHBA.
Aktualisht, rivali kryesor i "Sinaloas", duket të jetë Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco.
Që nga viti 2021, Karteli Sinaloa është aktualisht karteli më aktiv meksikan në territorin kolumbian. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (ELN), disidentë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) dhe bandën neo-paraushtarake, Clan del Golfo, të cilin supozohet se e ndihmon me financimin. Kartelet Sinaloa dhe Jalisco thuhet se kanë lëvizur gjithashtu rivalitetin e tyre në të paktën pesë departamente të ndryshme në Kolumbi sipas gazetës kolumbiane El Tiempo. Prania gjeografike e karteleve meksikane në Kolumbi përputhet drejtpërdrejt me zonat ku të korrat janë më të bollshme ose me korridore strategjike të narkotrafikut: bregdeti i Paqësorit të Nariño, Catatumbo, Bajo Cauca në Antioquia, Norte del Cauca dhe Magdalena.
Tashmë, një nga vendet ku e ka shtrirë aktivitetin, është Shqipëria. ‘EL UNIVERSAL’ shkruan se Sinaloa që drejtohet nga Ismael El Mayo Zambada, ka krijuar lidhje me vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa, një grup kriminal shqiptar që është vënë në shënjestër nga autoritetet financiare për aktivitetin e parregullt të rëndësishëm ekonomik të regjistruar në sektorët e turizmit dhe kazinove në të dy vendet, Meksikë dhe Shqipëri.
Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga ‘EL UNIVERSAL’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë. Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit. Lidhjet mes karteleve meksikane dhe grupeve shqiptare të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave nuk diheshin deri më tani, sipas autoriteteve të inteligjencës të konsultuara.

TIRANË- “Sinaloa Cartel” është aleante me mafian shqiptare. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë media meksikane ‘EL UNIVERSAL’, sipas burimeve të inteligjencës. Sipas medias meksikane tentakulat e karteleve meksikane, si Sinaloa që drejtohet nga Ismael El Mayo Zambada, kanë mbërritur tashmë në vendet ballkanike të Evropës Lindore, ku kanë gjetur tokë pjellore për të pastruar paratë e aktiviteteve të tyre të paligjshme. Konkretisht, ata identifikuan se El Mayo kishte krijuar lidhje me vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa, një grup kriminal shqiptar që është vënë në shënjestër nga autoritetet financiare për aktivitetin e parregullt të rëndësishëm ekonomik të regjistruar në sektorët e turizmit dhe kazinove në të dy vendet, Meksikë dhe Shqipëri.
Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga ‘EL UNIVERSAL’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë. Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit. Në këtë kohë, sipas autoriteteve federale, shqiptarët po kryejnë një operacion në emër të kartelit Sinaloa për të transferuar miliona dollarë në vendin e tyre përmes kompanive të para. Lidhjet mes karteleve meksikane dhe grupeve shqiptare të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave nuk diheshin deri më tani, sipas autoriteteve të inteligjencës të konsultuara. Burimet e inteligjencës përmendin se ky grup shqiptar ka lidhje edhe me Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG), i kryesuar nga Michoacan capo Nemesio Oseguera Cervantes, El Mencho, por po kërkohen më shumë prova në lidhje me këtë. Edhe para aleancës me Ismael Zambada García, El Mayo, krimi i organizuar shqiptar kishte lidhje vetëm me trafikantët kolumbianë dhe ekuadorianë të drogës në Amerikën Latine.
Artikulli:
Tentakulat e karteleve meksikane kanë mbërritur tashmë në vendet ballkanike të Evropës Lindore, ku kanë gjetur tokë pjellore për të pastruar paratë e aktiviteteve të tyre të paligjshme, sepse ekonomitë e tyre dhe zbatimi i ligjit konsiderohen të dobëta. Autoritetet e inteligjencës së qeverisë federale zbuluan se Ismael Zambada García, alias El Mayo , lider i një fraksioni të kartelit Sinaloa, ishte aleat me mafian shqiptare për të pastruar miliona dollarë në biznese, pasuri të paluajtshme dhe investime në sektorin e turizmit bregdetar. Në veçanti, ata identifikuan se El Mayo kishte krijuar lidhje me vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa, një grup kriminal shqiptar që është vënë në shënjestër nga autoritetet financiare për aktivitetin e parregullt të rëndësishëm ekonomik të regjistruar në sektorët e turizmit dhe kazinove në të dy vendet, si në Meksikë ashtu dhe në Shqipëri.
Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga EL UNIVERSAL, të katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo, në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë dhe drejtues. Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit. Në këtë kohë, sipas autoriteteve federale, shqiptarët po kryejnë një operacion në emër të kartelit Sinaloa për të transferuar miliona dollarë në vendin e tyre përmes kompanive. Lidhjet mes karteleve meksikane dhe grupeve shqiptare të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave nuk diheshin deri më tani, sipas autoriteteve të inteligjencës të konsultuara. Lidhja mes El Mayo Zambada dhe mafies shqiptare përfaqëson një mundësi për grupet kriminale meksikane që të zgjerohen në Shqipëri, një vend i vogël ish-komunist që po joshet nga paratë nga aktivitetet e paligjshme. Autoritetet e inteligjencës kujtojnë se kartelet meksikane po zgjerohen vazhdimisht përtej kufijve të vendit, teksa arrijnë në Evropë dhe Azi.
Në vendet e Bashkimit Evropian, si Holanda, Britania e Madhe dhe Malta, përveç kokainës, tashmë kanë filluar të kontrollojnë, trafikojnë dhe përpunojnë droga sintetike, përfshirë fentanilin dhe metamfetaminën, të konsideruara si më të kërkuarat në tregun ndërkombëtar. Hetimet e kryera në vitin 2018 nga policia holandeze tregojnë se portet e atij vendi europian vazhdojnë të jenë hyrja kryesore e organizatave kriminale meksikane në Bashkimin Europian, ku tashmë kanë krijuar laboratorët e tyre për prodhimin e drogave sintetike. Në një hetim të përbashkët të përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar, policia holandeze, spanjolle dhe portugeze arrestoi një qeli të Los Beltrán Leyva në Barcelonë dhe Tarragona që përpunonte metamfetaminën në Spanjë dhe Holandë.
Gjithashtu, ky grup kishte si objektiv pastrimin e parave të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, ndaj instaloi një rrjet pastrimi parash që fillonte në Spanjë, kalonte në Holandë, Portugali, Hong Kong, Turqi dhe përfundonte në Meksikë. Sipas hetimeve ndërkombëtare, qelia Beltrán Leyva qarkulloi miliona euro në sistemin financiar ndërkombëtar për aktivitete të pastrimit të parave. Burime të inteligjencës sigurojnë se paratë janë pastruar përmes kazinove, të cilat janë zhvilluar dhe investuar në vendet evropiane ku ka një zbatim të dobët të shtetit ligjor. Në momentin e kapjes, anëtarëve të qelisë iu sekuestruan sasi të mëdha parash dhe kimikate që përdoreshin për prodhimin e drogave sintetike. Kartelet meksikane synojnë të investojnë të ardhurat e aktiviteteve kriminale në vende ku zbatimi i ligjit mbetet i dobët, kryesisht në vendet e Evropës Lindore si Shqipëria.
Burimet e inteligjencës përmendin se ky grup shqiptar ka lidhje edhe me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG), me në krye kapo Michoacan Nemesio Oseguera Cervantes, El Mencho, por po kërkohen më shumë prova në lidhje me këtë. Deri para aleancës me Ismael Zambada García, El Mayo, krimi i organizuar shqiptar kishte lidhje vetëm me trafikantët kolumbianë dhe ekuadorianë të drogës në Amerikën Latine. Duke krijuar këtë marrëdhënie të re, kartelet meksikane tani do të synojnë të zgjerohen, veçanërisht kur bëhet fjalë për fitimet e kazinove dhe pastrimin e parave, të cilat në shumicën e rasteve mbeten të pakontrolluara ose nuk mund të kontrollohen plotësisht nga qeveritë e vendeve në fjalë.