LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Krim i rëndë në një familje në Maliq/Burri vret gruan, trupin ia hedh në gropën e ujërave të zeza, policia ngre pika kontrolli

•Një krim i rëndë në familje është regjistruar në fshatin Zëmblak të Maliqit mbrëmjen e sotme. •Një 46-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj, dhe trupi i pajetë është gjetur nga forcat e rendit në gropën septike të banesës së tyre. •Viktima është identifikuar si shtetësja Luiza Mullalli, ndërsa autori është bashkëshorti i saj, Gjergji Mullalli. •Mësohet se çifti ka qenë në proces divorci. •Nga ana e policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Detaje tronditëse nga vrasja në Maliq/ E ëma e viktimës: E ka mbytur me çarçaf, ky turp na ka lënë mbrapa

Krim i rëndë në një familje në Maliq/Burri vret gruan,
Muazez Ferati

MALIQ- Lidhur me ngjarjen e rëndë në Maliq, e ëma e viktimës, Muazez Ferati, ka rrëfyer se çifti ishin në proces divorci dhe jetonin në shtëpi të ndryshme. Ajo ka dyshimet se autori e ka mbytur viktimën, Luiza Mullallin me çarçaf, kur ajo është kthyer nga puna. Ferati fajëson veten, pasi sipas saj, i kishte thënë shpesh vajzës që ta duronte dhunën e bashkëshortit. Çifti ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

“Ngjarja ka ndodhur që në drekë. Më ka vrarë çupën. E kisha çupën trimëreshë të fortë. Pinte ai. Kanë dy çupa dhe një djalë. Si deshte as fëmijët e tij, i rrihte. Nuk shkonin se nuk sillte para. Ishin në prag divorci. Dje na foli, ai e ka pritur kur ka ardhur nga puna. Iku ai e mbyti. Më vravi çupën, e vraftë Zoti. E kisha trimëreshë çupën, ja qeni çfarë bëri. E ka mbytur, ç'a i ka bërë. Doli andej nga nuk dukeshe, se do e kishin parë. Unë i thoja moj çupë, duro se është turp, ky turpi na ka lënë mbrapa”, është shprehur e ëma e viktimës.

Luiza Mullali u vra nga burri i saj Gjergji Mullalli. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zëmblak, në Maliq. Ka qenë i biri i viktimës i cili ka njoftuar në polici, pasi nuk e ka gjetur nënën e tij në shtëpi.

Trupi i 46-vjeçares u gjet nga forcat e policisë në një gropë septike pranë banesës së saj, ndërsa autori i dyshuar, Gjergji Mullalli është shpallur në kërkim nga policia.

2 VITE ME PARE

Masakra në Korçë/ Vrau gruan dhe e hodhi në gropë, policia nxjerr emrin e autorit, ngrihen pika kontrolli për kapjen e tij

Krim i rëndë në një familje në Maliq/Burri vret gruan,
foto ilustruese

Lidhur me ngjarjen e rëndë shënuar në fshatin Zëmblak të Korçës, policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit Gjergji Mullalli. Ai i mori jetën bashkëshortes së tij 46-vjeçare, Luiza Mullalli. Pas vrasjes, autori ka hedhur trupin e saj në një gropë septike që ndodhej pranë banesës. Mësohet se çifti ka qenë në proces divorci.

Njoftimi i policisë

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46-vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij. Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

2 VITE ME PARE

Maliq/ Burri në proces divorci vret gruan, hedh trupin në gropën e ujërave të zeza

Krim i rëndë në një familje në Maliq/Burri vret gruan,
foto ilustruese

Një ngjarje makabre ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zëmblak, ku burri ka vrarë gruan. Burimet bëjnë me dije se çifti ka qenë në proces divorci. Pas krimit të rëndë, burri ka hedhur trupin e gruas në gropën e ujërave të zeza.

Njoftimi i policisë

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46-vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij. Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

2 VITE ME PARE

Ngjarje e rëndë në Maliq, burri vret gruan

Krim i rëndë në një familje në Maliq/Burri vret gruan,
foto ilustruese

MALIQ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zëmblak, në Maliq, ku bëhet me dije se burri ka vrarë gruan. 

Burri në proces divorci ka vrarë gruan e tij 46-vjeçare, Luiza Mullalli dhe e ka hedhur në gropën e ujërave të zeza. Sipas policisë, autori Gjergji Mullalli është në arrati, ndërsa janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Njoftimi i policisë

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46-vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij. Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

maliq burri vret gruan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj