LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Masakra e Lushnjes/ Nis seanca për Laert Haxhiun: Po dënohem pa fakte. Dumani: Prova është marrë te pika e karburantit 

• Seanca e gjyqësore për të dënuarin përjetë për "Masakrën e Lushnjes", Laert Haxhiu ka nisur në GJKKO. • Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut. • Të pranishëm në sallë janë prokurorët Altin Dumani dhe Doloreza Musabelli. • Avokati i Haxhiut, Detar Hysi ka kërkuar të riçelet hetimi pasi sipas tij SPAK nuk ka bërë veprime hetimore. • Ndërkohë që vetë Haxhiu theksoi se po dënohet pa të drejtë dhe pa fakte. • Ndërsa nga ana tjetër prokurori Altin Dumani theksoi se provat ekzistojnë dhe janë shkencore dhe shkresore. 

2 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Masakra e Lushnjes/ Dalin debatet brenda gjyqit, Laert Haxhiu: Po dënohem pa fakte. Dumani: Prova është marrë te pika e karburantit

Masakra e Lushnjes/ Nis seanca për Laert Haxhiun: Po dënohem pa
Altin Dumani dhe Laert Haxhiu

TIRANË- Debatet brenda sallës së gjyqit kundër Laert Haxhiut janë zbardhur ditën e sotme. Në seancën e some për Masakrën e Lushnjes, avokati i Haxhiut, Detar Hysi ka kërkuar të riçelet hetimi pasi sipas tij SPAK nuk ka bërë veprime hetimore.

Ndërkohë që vetë Haxhiu theksoi se po dënohet pa të drejtë dhe pa fakte. Ndërsa nga ana tjetër prokurori Altin Dumani theksoi se provat ekzistojnë dhe janë shkencore dhe shkresore. 

Pjesë nga debatet:

Detar Hysi: Prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Kjo vlen edhe për prokuroren e posaçme, që ka kryer 0 veprim hetimor, në akuzën qe vlerësohet në këtë proces. Ka kryer vetëm 3 veprime procedurale jo të karakterit hetimor. E kërkova fjalën për të orientuar gjykatën, përpara se të veprojë mbi kërkesën tonë. Është rasti i parë në historikun e kësaj godine, që ngrihet akuzë pa bërë veprim hetimor.  Kërkoj caktimin e një eksperti të fushës përkatëse. Të ekspertojë pamjet filmike të karburantit, të përcaktojë nëse është Laert Haxhiu në automjet ose jo. Të bëhet një akt ekspertimi nga një ekspert me qëllim zbardhjen e të vërtetës. Qëllimi i bërjes së aktit të ekspertimit është zbulimi i të vërtetës, nëse personat që shfaqen në pamjet filmike të karburantit janë Laert Haxhiu dhe Bilbili.

Laert Haxhiu: Po dënohem pa të drejtë dhe pa fakte. Jam dakord me kërkesën e avokatit.

Doloreza Musabelli: Mendojmë që është një kërkesë e pabazuar në ligj. Për përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor, kërkojmë qe gjykata të mos pranojë këtë kërkesë. Kjo kërkesë është bërë nga avokati edhe në shkallë të parë. Nuk ka vend për ri-ekspertim për pamjet filmike. Gjatë procesit gjyqësor janë pyetur dëshmitarë lidhur me pamjet filmike që janë pasqyruar në proces. Pamjet filmike kanë shumë elemente që nuk janë në foto. Kërkesa të rrezohet për përsëritje të shqyrtimit gjyqësor.

Altin Dumani: Këto pamje nuk janë një provë e vetme. Palët, prokuroria dhe avokati nën drejtimin e gjykatës kanë pasur mundësinë të dëgjojnë edhe dëshmitarët. Nuk është e vërtetë që gjatë shqyrtimit gjyqësor në Shkallë të Parë nuk janë pranuar provat e kërkuara nga mbrojtja.

Trupa gjykuese i tërheq vëmendjen babait të Laert Haxhiut: Mos bëni gjestikulacione.

Babai i Laertit: Unë jam ai që e vuaj këtë zoti gjyqtar.

Florjan Kalaja: Mos më detyroni ta ndërpres seancën për këtë qëllim.

Altin Dumani: Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të të pandehurit për tu pyetur disa dëshmitarë, por edhe prova të tjera shkencore dhe shkresore. Edhe trashëgimtarët e viktimave kanë të drejtë të dorëzojnë prova. Prova është marrë të pika e karburantit. Më shqetësoi një fjali e përdorur nga ana e mbrojtjes kur thotë prova ekstra ligjore për devijimin e së vërtetës… ne nuk përdorim prova ekstra-ligjore. Le të na e thotë zotëria.

Laert Haxhiu: Pse nuk e bëjnë ekspertizën? Doloreza nuk duhet të jetë fare ne gjyqin tim.

Babai i Laertit: Ku është e shkruar që duhet të marrin pjesë dy prokurorë në të njëjtën çështje? Për t’i bërë presion gjykatës?

Si ndodhi Masakra e Lushnjes?

Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares. Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.

1 VITE ME PARE

I dënuar përjetë për "Masakrën e Lushnjes"/ Në Apelin e GJKKO mbahet seanca për Laert Haxhiun, avokati: Të riçelet hetimi, SPAK nuk ka bërë veprime hetimore

Masakra e Lushnjes/ Nis seanca për Laert Haxhiun: Po dënohem pa

Laert Haxhiu

TIRANË- Ditën e sotme po mbahet seanca e radhës për të dënuarin përjetë për '"Masakrën e Lushnjes", Lart Haxhiu. Seanca ka nisur ndërsa po mbahet në Apelin e GJKKO-së.  Avokati i Haxhiut ka kërkuar të riçelet hetimi pasi sipas tij SPAK nuk ka bërë veprime hetimore.

Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut. Të pranishëm në sallë janë prokurorët Altin Dumani dhe Doloreza Musabelli.

Si ndodhi Masakra e Lushnjes?

Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares. Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.

laert haxhiu zamir latifi jurgen hoxha altin dumani doloreza musabelli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj