LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Masakra e Shkodrës me 2 viktima/ Zbulohet baza kriminale e Ragip Gilës, shpallet në kërkim Braush Bregu, Vaso: Nuk kam lidhje me grupet

• Erogen Brajovic, shënjestra e atentatit të djeshëm në Shkodër me dy viktima, ka bërë një reagim në lidhje me ngjarjen. • Nga spitali i Traumës, ku dhe ndodhet i shtruar, Brajovic ka deklaruar se ishte duke pirë kafë me dy miqtë e tij, në momentin kur janë sulmuar. • Mësohet se hetuesit kanë nisur hapjen e kamerave për të zbuluar lëvizjet e shënjestrës së atentatit, Vaso. • Bëhet me dije se hetuesit do të kontrollojnë kamerat për të parë ndonjë lëvizje të dyshimtë nga ana e Erogen Vasos apo nëse ka qenë në ruajtje nga autori. • Por po ashtu janë bërë dhe disa kontrolle në burgun e Reçit, për shkak se, Ragip Gila ka qëndruar në atë ambient për më shumë se 1 vit. • Policia nga hetimet ka zbuluar dhe banesën që është përdorur nga autorët si bazë për planifikimin e vrasjes së Erogen Brajovic alias Erogen Vaso. • Në banesën e gjetur nga policia, janë sekuestruar 1 armë zjarri automatikë, 6 pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura, 5 dronë të madhësive të ndryshme, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike. • Ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe dy bashkëpunëtorë të Ragip Gilës, 39-vjeçari Barush Bregu si dhe një 17-vjeçar. 

6 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Ndihmoi Ragip Gilën për masakrën në Shkodër, kush është Barush Bregu, krahu i djathtë i Ibrahim Licit

Masakra e Shkodrës me 2 viktima/ Zbulohet baza kriminale e Ragip
Barush Bregu

SHKODËR- Barush Bregu alias Bajram Bregu është bashkëpunëtori i Ragip Gilës, që kreu masakrën në Shkodër mëngjesin e djeshëm. 39-vjeçari Bajram Bregu është shpallur në kërkim bashkë me një 17-vjeçar i cili akuzohet si bashkëpunëtor për atentatin e djeshëm me 2 viktima e 2 të plagosur.

Por kush është Barush Bregu?

Bregu, njihet si një nga personat më të afërt me Ibrahim Licin në Shkodër. Barush Bregu është një emër mjaft i njohur për autoritetet policore. Në 2016 është dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin 2018, policia gjatë një operacioni në banesë i gjeti një automatik kallashnikov. Po në atë vit teksa po ndiqej nga policia Bregu arriti që t’i shpëtojë ndërsa përplasi me mjetin e tij dy patrulla të policisë.

Përgjatë gjithë kësaj kohe ka qenë person i shpallur në kërkim dhe në vitin 2019 u arrestua në Tiranë në banesë me qera tek “Komuna e Parisit”. Barush Bregu dyshohet nga policia e Shkodrës edhe për një sërë ngjarjesh të tjera kriminale sëbashku me Ibrahim Liçin.

Policia dyshon se Barush Bregu ka ndihmuar shokun e tij Ibrahimin në vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali por edhe në ngjarje të tjera kriminale. Barush Bregu dyshohet edhe si personi që ka ndihmuar Ibrahim Liçin në çdo lëvizje të këtij të fundit. 

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Me kapuç dhe i fshehur në shkurre, dalin momentet e arrestimit të Ragip Gilës. Në banesë iu gjet arsenal armësh e dronësh

Masakra e Shkodrës me 2 viktima/ Zbulohet baza kriminale e Ragip
Ragip Gila

SHKODËR- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti i arrestimit të autorit të masakrës së Shkodrës Ragip Gila. Siç shihet Gila ka tentuar që t'i fshihet policisë, duke u futur në një shkurre në lumin Kir. Ndërkohë që në banesën në lagjen "Guerrile", Gilës i janë gjetur një arsenal armësh, municione e dronë. 

Si ndodhi vrasja?

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Masakra e Shkodrës/ Gjendet shtëpia që u përdor si bazë, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorë, sekuestrohen armë dhe dronë e kamera

Masakra e Shkodrës me 2 viktima/ Zbulohet baza kriminale e Ragip
Vendngjarja

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga masakra e Shkodrës që ndodhi mëngjesin e djeshëm, ku u vranë 2 persona dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur. Policia nga hetimet ka zbuluar dhe banesën që është përdorur nga autorët si bazë për planifikimin e vrasjes së Erogen Brajovic alias Erogen Vaso. 

Në banesën e gjetur nga policia, janë sekuestruar 1 armë zjarri automatikë, 6 pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura, 5 dronë të madhësive të ndryshme, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe dy bashkëpunëtorë të Ragip Gilës, një 39-vjeçar me iniciale B.B si dhe një 17-vjeçar. 

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi R. G. qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës. Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 08:50, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. G., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
U sekuestruan:
-2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën shtetasit R. G., i cili u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, pas ngjarjes;
-automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit B. B. alias B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”. Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e veprimtarive kriminale të tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi vrasja?

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Masakra e Shkodrës/ Hestuesit hapin kamerat për të zbuluar lëvizjet e shënjestrës, kërkime dhe në burgun e Reçit

Masakra e Shkodrës me 2 viktima/ Zbulohet baza kriminale e Ragip
Ragip Gila

SHKODËR- Detaje të reja nga hetimet për masakrën e Shkodrës të ndodhur mëngjesin e djeshëm kanë dalë. Mësohet se hetuesit kanë nisur hapjen e kamerave për të zbuluar lëvizjet e shënjestrës së atentatit, Erogen Brajovic alias Erogen Vaso. 

Bëhet me dije se hetuesit do të kontrollojnë kamerat për të parë ndonjë lëvizje të dyshimtë nga ana e Erogen Vasos apo nëse ka qenë në ruajtje nga autori. Por po ashtu janë bërë dhe disa kontrolle në burgun e Reçit, për shkak se, Ragip Gila ka qëndruar në atë ambient për më shumë se 1 vit.

Si ndodhi vrasja?

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

FOTO/ Me skafandër dhe pistoletë në dorë, dalin pamjet e Ragip Gilës pasi kreu masakrën në Shkodër

Masakra e Shkodrës me 2 viktima/ Zbulohet baza kriminale e Ragip
Ragip Gila

SHKODËR- Pamjet e autorit të masakrës në Shkodër, Ragip Gila, pasi kreu vrasjen janë publikuar nga mediat. Siç shihet, Gila me skafandër në kokë që të mos njihej dhe me pistoletën e vrasjes në dorë, është larguar qetësisht nga vendi i ngjarjes.    

Masakra e Shkodrës me 2 viktima/ Zbulohet baza kriminale e Ragip
Autori

Pas të shtënave, autori Ragip Gila u largua nga dera e pasme e lokalit dhe braktisi motorin, duke ecur në këmbë për disa metra. Më pas ndaloi një qytetar dhe nën kërcënimin e armës i mori makinën, me të cilën u largua me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit. Arriti deri në lagjen Skënderbeg, por gjatë ndjekjes nga forcat e policisë, u përfshi në një aksident duke u përplasur me disa mjete të tjera. Pas përplasjes, e braktisi automjetin dhe tentoi të largohej në këmbë në drejtim të lumit Kir.

Si ndodhi vrasja?

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Iu bë atentat mëngjesin e djeshëm, flet nga spitali Erogen Brajovic: Isha në kafe me 2 miqtë e mi, autoritetet të zgjidhin çështjen

Masakra e Shkodrës me 2 viktima/ Zbulohet baza kriminale e Ragip
Erogen Brajovic

TIRANË- Erogen Brajovic, shënjestra e atentatit të djeshëm në Shkodër me dy viktima, ka bërë një reagim në lidhje me ngjarjen. Nga spitali i Traumës, ku dhe ndodhet i shtruar, Brajovic ka deklaruar se ishte duke pirë kafë me dy miqtë e tij, në momentin kur janë sulmuar.

Teksa u ka uruar ngushëllime familjeve të viktimave dhe vajzës së plagosur, e cila ishte kamariere në atë lokal, Vaso ka deklaruar se autoritetet ligjzbatuese duhet që të zbardhin motivet e ngjarjes. Ndërkohë që më tej, Vaso e ka distancuar veten nga lidhjet që janë bërë në mediat me grupe kriminale në Shkodër.

Reagimi i Plotë:

Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres.

Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet! Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre! Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder. Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare.

Une kam qene per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes. Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka perfaqesuar komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres. Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot. Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik! Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje!

Si ndodhi vrasja?

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

ragip gila braush bregu erogen brajovic

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë