LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Bardhi: Prokurorët e SPAK thanë se Balluku po intimidon vartësit e saj! Bylykbashi: Rama po përdor parlamentin për të bllokuar hetimin

• Deputetët demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandatave zhvilluan sot një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike pas mbledhjes së djeshme. • Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që në fillim të javës që vjen të thërrasë me patjetër mbledhjen e Këshillit të Mandatec për shqyrtimin e kërkesës dhe provave të Prokurorisë së Posaçme. • Bardhi tha se është hera e parë që shtyrja e mbledhjes është bërë pa caktuar një datë tjetër dhe shtoi se Kryeministri Edi Rama të heqë dorë nga pengimi që po tenton t'i bëjë drejtësisë. • Më tej, deputeti i opozitës shtoi se nëse kryeministri nuk do të ndjente rrezikun e tij personal në këtë çështje, ai nuk do të ishte duke penguar drejtësinë. • Bardhi e cilësoi këtë vonesë si një tentativë për të blerë kohë, me qëllim prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve Bardhi deklaroi se thirrja e mbledhjes është një detyrim ligjor që rrjedh nga rregullorja e Kuvendit dhe çdo veprim i kundërt do të ishte provë e qartë e bllokimit të drejtësisë. • Ndërsa, deputeti Oerd Bylykbashi u shpreh se mazhoranca socialiste po zvarrit me qëllim hetimin e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku. • Ai theksoi se deputetët socialistë, me në krye kryetarin e Kuvendit, veprojnë me “urdhër të qartë” për të bllokuar dhe vonuar procesin, me synimin që ministres t’i jepet kohë për të intimiduar dëshmitarët dhe për të prishur provat. • Bylykbashi u ndal edhe te roli i Parlamentit, duke nënvizuar se ai duhet të kontrollojë vetëm nëse ka persekutim politik ndaj deputetit ose ministrit. 

5 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

"Çështja Balluku, autopsi e një shteti të kapur nga korrupsioni"/ Oerd Bylykbashi: Rama po përdor parlamentin për të bllokuar hetimin e SPAK

Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Bardhi: Prokurorët e SPAK

Foto nga konferenca për shtyp e deputetëve të PD-s

TIRANË-  Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha sot se, lidhur me mbledhjen e djeshme, partia socialiste kishte vetëm një qëllim dhe ai ishte, si të bllokojnë dhe si të zvarrisin hetimin e prokurorisë së posaçme. Në këtë deklaratë për shtyp, Bylykbashi theksoi se, mbledhja e këshillit tregoi se si funksionon ky shtet i kalbur dhe gjithashtu për të kuptuar që Edi Ramën nuk e pengon asnjë lloj ligji.

Sipas deputetit, sa më shpejt të zhvillohet seanca në vijim, aq më shpejt do ti hapen rrugë prokurorisë që të paraqitet përpara gjykatës për të kërkuar masën e arrestit.

Deklarata e deputetit të PD, Oerd Bylykbashi:

"Detyra e parlamentit në procedurën e shqyrtimit të kërkesës për heqjen e imunitetit të një deputeti apo një ministri, është fare e thjeshtë.Nëse ka, pra duhet të kontrollojë dhe të verifikojë, të bëjë filtër për të kuptuar nëse ka persekutim politik ndaj deputetit apo ministrit që derivon nga vullneti i parlamentit. Nëse ka një, nëse ka një persekutim politik, sigurisht mbrohet me imunitet parlamenti.

Nëse nuk ka diçka të tillë, imuniteti parlamentar apo edhe i ministrave që kanë imunitet të njëjtë me atë të deputetit, nuk mund të bëhet për asnjë moment korracë, mburojë për krimin, për shkeljen e ligjit, për abuzimin me interesin publik apo me paranë e qytetarëve shqiptarë.  Nuk mundet as të pengojë dhe as të dëmtojë një hetim të ligjshëm që është në zhvillim e sipër. Për ta përmbyllur këtë, desha të theksoj dhe një fakt tjetër. Ajo që shohim, ajo që keni parë dhe ju, në ato të dhëna që ekzistojnë sot në publik, tregon fare qartë që kjo çështje, në të gjithë dimensionin e saj të jashtëzakonshëm, sepse është dhe çështja ndoshta më e madhe që ka ardhur ndonjëherë në parlamentin e Shqipërisë për të shqyrtuar parlamenti heqjen e imunitetit për një hetim kaq, me një dimension kaq të madh korruptiv, është edhe autopsi e mënyrës së funksionimit të shtetit.

Një shtet i cili ka në krye Edi Ramën, i cili përveç krimit të organizuar ka dhe korrupsionin e organizuar si dy kolonat që e mbajnë atë. Pra, është autopsi për të kuptuar si funksionon ky shtet i kalbur dhe gjithashtu për të kuptuar që Edi Ramën nuk e pengon asnjë lloj ligji. Edi Ramën, nëse objektivi i tij është përfitimi total dhe kapja e shtetit, atë nuk do ta pengojë as kushtetuta, as ligji, as procedurat që përcakton rregullorja e kuvendit. Pra, këtë e kemi kuptuar edhe në seancën e djeshme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku me urdhër të qartë, të pesë deputetët socialistë me në krye kryetarin e kuvendit, kishin vetëm një qëllim, si të bllokojnë dhe si të zvarrisin hetimin e prokurorisë së posaçme për t’i dhënë maksimalisht kohë Belinda Ballukut që të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë prova.

Ne do të bëjmë çmos, siç e tha dhe zoti Bardhi, që sa më shpejt të zhvillohet seanca në vijim dhe sa më shpejt parlamenti i Shqipërisë të heqë imunitetin dhe t’i hapë rrugë prokurorisë që të paraqitet përpara gjykatës për të kërkuar masën e arrestit. Faleminderit.", tha Bylykbashi./Dosja.al 

7 MUAJ ME PARE

"Shkuan në zyrën e kryetarit të Kuvendit"/ Bardhi tregon çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Na thanë se duhej 20 minuta pushim për të caktuar një datë

Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Bardhi: Prokurorët e SPAK
Gazmend Bardhi

TIRANË- Kreu parlamentar i opozitës, Gazmend Bardhi tha sot se, Kryeministri ka vendosur të pengojë drejtësinë. Në një deklaratë për shtyp, bashkë me 4 deputetë të tjerë të opozitës, Bardhi theksoi se gjatë mbledhjes u thanë se duhej 20 minuta pushim për të caktuar një datë, ndërkohë që pasi shkuan në zyrën e kryetarit të Kuvendit, mbledhja u shty pa asnjë vendim dhe pa një datë të caktuar.

Sipas Bardhit, kryetari i Kuvendit ka detyrimin ligjor ta thërrasë mbledhjen kur e kërkojnë gjysma e anëtarëve dhe këtë duhet ta bëjë Niko Peleshi,por ky veprim po pengohet nga Rama.

"Kryetari i Kuvendit ka detyrimin ligjor ta thërrasë mbledhjen kur e kërkojnë 1/2 e anëtarëve dhe këtë duhet ta bëjë Niko Peleshi. Çdo interpretim tjetër e provon qartë atë që po themi sot: se Edi Rama ka vendosur të pengojë drejtësinë, që ai vetë dhe e pandehura Belinda Balluku të fshehin prova dhe të intimidojnë dëshmitarët. Ky është shqetësimi i ngritur disa herë në mbledhje nga prokurorët e SPAK. Belinda Balluku ka kërcënuar vartësit e saj, vartës që po bashkëpunojnë me drejtësinë. Kjo është arsyeja pse prokurorët kërkuan që mbledhja e ardhshme e Këshillit të jetë maksimalisht 5 ditë nga dita e djeshme.

Ndërkohë që Edi Rama ka vendosur të marrë kohë të pacaktuar, duke thënë fillimisht se mbledhja do të zhvillohej pas datës 19 janar, e më pas në një moment tjetër. Në mbledhje na thanë se duhej 20 minuta pushim për të caktuar një datë, shkuan në zyrën e kryetarit të Kuvendit dhe u kthyen duke thënë se mbledhja mbyllet pa caktuar asnjë datë dhe pa marrë asnjë vendim. Përfundimin e mbledhjes nuk e shoqëruan me asnjë sqarim për mediat, përveçse shpërndanë lajme të rreme", tha Bardhi./Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

"Vlerësoj integritetin e prokurorëve"/ Këshilli i Mandateve, Bardhi: U tentua të intimidohen prokurorët që të pohonin që deputetët nuk mund të merrnin materiale

 

Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Bardhi: Prokurorët e SPAK
Gazmend Bardhi

 

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha sot se mbyllja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ditën e djeshme, pa caktimin e një mbledhjeje tjetër, është rasti i parë që ndodhë. Në këtë prenoncim për median, Bardhi tha se, ngjarja po tentohet të zvarritet dhe se i bën thirrje Kryetarit të Kuvendit të zbatojë ligjin.

Bardhi thekson se, vlerëson gjithashtu integritetin e prokurorëve të çështjes.

“Po tentohet të zvarritet ngjarja. Këshilli i Mandateve është mbledhur gjithmonë brenda 48 orë, i ka dhënë kohë personit 48 orë dhe brenda 72 orësh ka miratuar kërkesën në seancë plenare. Ky është rasti i parë ku mbyllet mbledhja pa caktuar mbledhje tjetër. Dje morëm dosjen e plotë të sjellë nga Prokuroria. Për 5 herë gjatë mbledhjes u tentua të intimidohen prokurorët që të pohonin në seancë që deputetët nuk mund të merrnin materiale, dua të vlerësoj integritetin e prokurorëve. I bëj thirrje Niko Peleshit të zbatoj ligjin, rregulloren dhe kërko thirrjen e këshillit në fillim të javës për të dëgjuar argumentet apo mbrojtjen e të pandehurës Belinda Balluku. Të bëhet sa më shpejt që Prokuroria të kryej veprimet e mëtejshme.

I bëj thirrje Ramës, të heqë dorë nga pengimi që po tenton ti bëjë drejtësisë, tentativa për ta marrë peng, avokatia ndaj të korruptuarës Belinda Balluku. Të mbledhë në fillim të javës Këshillin e Mandateve dhe për të marrë vendimin për ti kërkuar Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë për Belinda Ballukun", shtoi ai./Dosja.al 

7 MUAJ ME PARE

"Procesin t'ia kalojmë Kuvendit për të autorizuar..."/ Bardhi thirrje Peleshit: Mblidh Këshillin e Mandateve për të shqyrtuar kërkesën dhe provat e SPAK

Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Bardhi: Prokurorët e SPAK

"Zbatoni ligjin dhe rregulloren, dhe thërrisni menjëherë, në fillim të javës, mbledhjen e Këshillit të Mandateve, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë, për të dëgjuar argumentet dhe mbrojtjen që ka për të dhënë Belinda Balluku, si dhe për t’ia referuar seancës plenare vendimmarrjen për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut", tha Bardhi.

7 MUAJ ME PARE

"Pelesh shtyu mbledhjen..."/ Bardhi: Akt politik i urdhëruar nga Edi Rama për të penguar drejtësinë!

Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Bardhi: Prokurorët e SPAK
Foto nga Konferenca

TIRANË-  Deputetët e Partisë Demokratike thanë sot se mbledhja e djeshme e Këshilllit të Mandateve u shty qëllimisht nga një urdhër politik nga Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Në këtë konferencë për shtyp, deputeti Bardhi, në emër të opozitës, deklaroi se dënon me forcë aktin e paprecedent që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri gjatë mbledhjes.

Sipas tij, shtyrja e mbledhjes nga ana e Peleshit, ka penguar që kërkesa e Prokurorisë për Ballukun të merrej në shqyrtim. Kreu i opozitës në parlament, Gazmend Bardhi, thekson se kërkon me forcë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të pranuar kërkesën e Prokurorisë.

"Së bashku me kolegët e tjerë të Këshillit të Mandateve dënojmë përmes këtij komunikimi publik, dënojmë me forcë, aktin e paprecedentë që kryetari i Kuvendit, me urdhër politik të Ramës, bëri gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, gjatë shqyrtimit të kërkesës për t’i dhënë SPAK-ut autorizimin për t’iu drejtuar gjykatës për arrestimin e Ballukut. Si në asnjë rast tjetër, Pelesh i shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke penguar që kjo kërkesë të merrej në shqyrtim dhe t’i hapej rruga kërkesës së SPAK-ut. Ky është një akt politik i urdhëruar nga Edi Rama për të penguar drejtësinë dhe për të mbrojtur korrupsionin e zv/kryeministres dhe qeverisë së tij.

Kërkojmë me forcë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të pranuar kërkesën e Prokurorisë. Bashkëndajmë shqetësimin që prokurorët e SPAK kanë se çdo ditë në liri e në detyrë e Ballukut rrezikon prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve. Kërkesa e Prokurorisë thekson se ajo është e argumentuar ligjërisht dhe e mbështetur në 80 prova të ndara në disa volume, me mijëra faqe", deklaroi Gazment Bardhi.",tha Bardhi./Dosja.al

gazment pardhi partia demokratike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj