LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri, censuroni këdo! PS: Portalet duhen dënuar. Rrëzohet kërkesa e PD për Portin e Durrësit

• Kuvendi u shoqërua ditën e sotme me debate, sidomos gjatë diskutimit për projektligjin për mediat audiovizive. Deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Flutura Açka dhe Tritan Shehu e kundërshtuan duke e konsideruar një cungim të medias të lirë. • Por, maxhoranca pretendon tjetër gjë. Blerina Gjylameti u shpreh se nuk mund të lejohet që të lincohen persona të veçantë pasi shumë prej mediave online nuk dihet se nga kush menaxhohen. Sipas deputetes të gjithë ata që shpifin, duhen ndëshkuar. • Gjithashtu Kuvendi ka shtyrë diskutimin dhe miratimin e projektligjit për disa ndryshime në ligjin ‘Për taksat kombëtare’. këtë gjë e kërkoi socialisti Eduart Shalsi. Ky i fundit u shpreh se duhet korrektuar një gabim, por maxhoranca kundërshtoi. Deputetët e PD-së u shprehën se kjo gjë tregon se PS bën gjithçka që don me projektligjet. • Gjithashtu në Kuvend është diskutuar dhe për atentatin ndaj Kreut të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca. • Në Kuvend u miratua me 67 vota pro, dhënia e fondeve për partitë politike në zgjedhjet e 14 majit. •Ndërsa u rrëzua me 65 vota kundër ngritja e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit të kërkuar nga opozita.

24 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Asnjë nga demokratët që marrin mandatin i pranishëm në Kuvend, Bylykbashi: Nuk janë thirrur, po shkelet Kushtetuta

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Shkëlqim Bullari

TIRANË- Deputeti Shkëlqim Bullari ishte i vetmi që u betua sot në Kuvend. Ai ka zëvendësuar Besnik Ajazin, i cili është kandidati i socialistëve në Bashkinë e Gramshit. Mirëpo, në sallë nuk kanë qenë deputetët e tjerë që do të marrin mandatin, si: Asllan Dogjani, Lodovik Hasani dhe Qani Xhafa, të cilët zëvendësojnë deputetët demokrat.

Për deputeti Oerd Bylykbashi, ato nuk janë njoftuar dhe kjo është në shkelje të Kushtetutës.

Duhet të ishin prezentë, deputetët nuk janë njoftuar për të qenë prezent, dhe kjo ndodh kur futet një procedurë e paparashikuar më parë. Nuk i keni njoftuar, procedura duhet të respektohet sepse është respektuar Kushtetuta”, tha Bylykbashi.

3 VITE ME PARE

Miratohet në Kuvend fondi prej 100 mln lekësh për financimin e partive politike në zgjedhjet e 14 Majit

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Kuvendi

TIRANË- Me 67 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dhënien e fondeve për partitë politike në zgjedhjet e 14 majit. Janë në total 11 parti që përfitojnë nga fondi vjetor prej 345.6 milionë lekësh, mes të cilave edhe “Nisma Thurje” e vetmja forcë politike që ka marrë para edhe pse në zgjedhjet e 25 prillit 2021 nuk siguroi asnjë mandat deputeti.

Fondi total për vitin 2023 është 245 milionë lekë dhe do të ndahet si më poshtë:

PS: 151 milionë lekë

PD: 106 milionë lekë

PL: 15 milionë lekë

PSD: 12 milionë lekë

PR: 11 milionë lekë

PDIU: 9 milionë lekë

PBDNJ: 8 milionë lekë

PAA: 8 milionë lekë

LZHK:  8 milionë lekë

PLL: 8 milionë lekë

Nisma Thurje: 6 milionë lekë.

3 VITE ME PARE

Parlamenti rrëzon ngritjen e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Kuvendi

TIRANË- Rrëzohet me 65 vota kundër ngritja e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit të kërkuar nga opozita. Deputetë të Partisë Demokratike dorëzuan me 6 Prill në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për Portin e Durrësit.

Ishin deputetët Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi ata që dorëzuan kërkesën, ku u shprehën se ky projekt është një aferë që po zhduk Portin. Ata deklaruan në atë kohë se kanë marrë firmat e 35 deputetëve, duke plotësuar kështu firmat e nevojshme për ngritjen e Komisionit Hetimor./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Mos ngritja e Komisionit hetimor për Portin e Durrësit, Bylykbashi: Po shkelni Kushtetutën, jeni të pabesë

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka komentuar rrëzimin e kërkesës së deputetëve të opozitës për krijimin e një komisioni hetimor për Portin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bylykbashi u shpreh se sot është shkelur Kushtetuta e Shqipërisë, për shkak se është detyrim të mbahet Komision Hetimor në momentin që janë 35 firma të deputetëve. Po ashtu Bylykbashi tha se BE kishte investuar për zhvillimin e Portit të Durrësit, por qeveria ndryshoi projektin dhe firmosi marrëveshjen me investitorin arab.  

"Sot ju do të rrëzoni sërish Kushtetutën. Kushtetuta e thotë që kur janë 35 fima deputetësh, është detyrim të mbahet Komisioni Hetimor. Meqë ne do të bëjmë edhe reform zgjedhore, pse nuk anuloni edhe zgjedhjet e 14 majit. Është detyrim që ju ta lejoni ngritjen e atij komisioni, i cili do të hetojë aferën më të madhe korruptive, atë të vjedhjes në Portin e Durrësit. Investimi për ta rikthyer Portin e Durrësit me kapacitet të plotë shkonte në 63 milion euro. Si ka mudësi që këto shtete investuan gjithë këto para, 29 milion euro granted he 25 milion euro kredi. Sot paratë i keni hedhur në kosh. Rikonstruksioni i Portit të Durrësit do të sillte forcimin e pozitës tonë ekonomike, strategjike, por edhe ushtarake. Çfarë ndodhi? Ju miratuat marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe. Jeni shtet i pabesë, sepse bëni marrëveshje dhe më pas pa njoftuar prishni edhe marrëveshjet. Varhelhy thotë që u detyruam ta kançelojmë atë fond pasi projekti ndryshoi. Pse? Sepse është plani i vjedhjes gjigande. Ajo që kërkon MSA është transparencë dhe konkurrencë. Ju keni bërë pazarin, ryshfetin. Keni pushtetin autokrat që vendos si ju do qejfi përballë detyrimeve ndërkombëtare. Do të ndërtoni 1264 mijë metra katror apartamente. Do të ndërtoni 47 591 metra katror dyqane, etj. Se ç’lidhje ka këtu Porti nuk e di. Porti në krye të 2-3 viteve ka vdekur. Ju po vrisni portin që edhe BE thotë që është strategjik. Nuk mund të fitojë Alabar. Shteti shqiptar del me humbje. Paguan 300 milion euro dhe merr mbrapsht 280 milion euro”, u shpreh Bylykbashi.

3 VITE ME PARE

Dashnor Sula: Për një vit 700 mln euro të marra borxh, familjet në fshatra jetojnë në skamje

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka deklaruar se për 1 vit kjo qeveri ka marrë borxh 700 milion euro. Gjatë seancës së sotme, Sula ka deklaruar se situata në fshatërat e vendit është e keqe dhe qytetarët aty jetojnë në skamje të madhe. Po ashtu Sula tha se shteti në 7 vite nuk ka rregulluar as edhe një gropë rruge, në këto fshatëra.

“Ne si opozitë nuk jemi kundër investimit që do të realizohet në sektorët e bujqësisë, por duhet të kemi parasysh se këto 20 mln euro që marrim borxh, shuma deri më tani është 200 milionë euro shto vitin e kaluar 500 mln euro, i bie 700 mln euro për 1 vit e 4 muaj. Është e rëndësishme të investohet në zonat rurale, por unë do i them gjërat me prova. Shihni këtu, kjo është një rrugë është një gropë e hapur që është kthyer në një vend plehrash. 7 vite të mos rregullosh një gropë, të mos investosh asgjë, ca t’ju them? ‘Do e bëjmë sot, do e bëjmë nëse’. Pse nuk e bëni? Nuk doni. Në fshatin Trash jeton një familje, që nuk ka marrë kompensim. Mund të jetohet këtu? Flas për fshatrat që janë buzë rrugës. Këto janë shtëpitë e shembura nga tërmeti që s’kanë përfituar ndihmë.

Fshati më i largët i Peqinit është në kufi në Elbasan, dhe ai rrezikon të mos mbetet më asnjë njeri. Janë 400 banorë, mes tyre një fëmijë. Fshatrat janë në gjendje të vështirë. Deri në vitin 2015 kushte lëvizje, por kur u shkatërruan komunat, s’ka më lëvizje. I bëj thirrje mazhorancës që të kthejë sytë nga fshati. 19 % e ka BB raportin, nuk e them unë, se po të ishte kështu do thonit se shpifim. Por raportet e BB janë serioze. Më jepni një raport ndërkombëtar që të adresojë pozitivisht Shqipërinë. Jemi në ditën më të keqe, nuk jemi kundër rritjes së pagave. Por po e bëni tani në prag të zgjedhjeve. Është e garantuar që 14 maji do jetë një ditë reflektimi”, tha Sula.

3 VITE ME PARE

Balla për akuzat e Berishës: E sfidoj të shkojë të bëjë kallëzim, ose ndryshe të mbyllë gojën

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Taulant Balla

TIRANË- Deputeti socialist Taulant Balla ka sfiduar kryedemokratin Sali Berisha që të bëjë kallëzim nëse ka emra për autorët që kanë vendosur tritolin në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejës Bernard Ndreca. Gjatë seancës së sotme plenare, Balla u shpreh se ngjarja duhet që të zbardhet, por nuk mund ta bëjë politikanët policin apo prokurorin.

"Gjithmonë kështu ka bërë. Fajësonte Kryeministrin e asaj kohe të PS. Faktet treguan se ishte komplet një histori tjetër, vetë ky ishte i lidhur dhe e nxori bashkëpunëtorin e tij në pritë. Unë e përgëzoj ministrin e Brendshëm që nuk iu përgjigj, përgjigjen duhet ta japin institucionet. Ngjarja duhet zbardhur. Nuk e bën politika policin apo prokurorin. E sfidoj Berishën, të shkojë t’i çojë në prokurori emrat që gjoja ka. Ka një nen që e detyron të bëjë kallëzimin. Shkoni bëjeni kallëzimin, ose ndryshe mbylleni gojën se mund të ketë gjëra që s’i dihet”, tha Balla.

3 VITE ME PARE

Dhurata Çupi: Rama nuk pranon të ketë zëra kundër tij, këtë e ka faktuar dhe DASH në raportin e tij

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk pranon që ketë zëra kundër tij. Gjatë seancës së sotme plenare, Çupi ka deklaruar se kjo është faktuar dhe nga raporti i DASH në vitin 2022. Po ashtu Çupi ka komentuar dhe prishjen e “Prestige Resort”, të cilin e ka theksuar si një sulm i hapur për shkak të linjës editoriale të mediave të tij.

"Edi Rama pasi nuk ia doli ta blejë nëpërmjet oligarkëve të tij, me të gjithë makinerinë shtetërore, me ruspa, me tritol, me polici e inspektorë iu vërsul bizneseve të Hysenbelliu Group, duke shkatërruar një prej investimeve më të mëdha përgjatë bregdetit të Adriatikut. Askush nuk di të thotë sot se pse hoteli u shkatërrua me tritol, ndërsa godinat e tjera u konfiskuan, ndërkohë që së paku mund të ruhej i njëjti standard. A mos ndoshta kësaj radhe kryeministri i druhej se pasi gjykatat kombëtare a ndërkombëtare të shpallnin paligjshmërinë e këtyre veprimeve shteti duhej ti kthente godinat e konfiskuara, prandaj hoteli duhet të shkatërrohej, që mos kthehej më kurrë. Opinioni publik i shokuar u vu sërisht para një akti të parecedentë dhe në paligjshmëri të plotë që në emër të institucioneve shtetërore u shfaqën individë të maskuar dhe me mjete rrethanore, për të hapur dyert, sikur të ishin një bandë mafioze dhe jo nënpunës të administratës publike. Tashmë është e njohur botërisht se ajo se çfarë ndodhi në Prestige Resort ka zero lidhje me Kushtetutën apo ligjin. Ajo është fund e krye e lidhur vetëm me faktin se Edi Rama nuk pranon kurrësesi që ndaj tij të ketë zëra kundër, të ketë zëra kritikë e opozitarë. Këtu nuk e them unë apo opozita, këtë e thotë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për vitin 2022: sulmet ndaj Prestige Resort ishin për shkak të linjës editoriale të mediave të grupit”, tha Çupi.

3 VITE ME PARE

Vendimi i qevrisë Kurti për 14 prillin, Balla: Edhe ne në këtë ditë të organizojmë aktivitete

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancë plenare ka përshendetur sot vendimin e Qeverisë Kurti për caktimin e datës 14 prill si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Balla u ka bërë thirrje deptetëve të opozitës që të mos bëjnë më politikë me çështjet e Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë.

Besoj që jemi të gjithë në dijeni që ditën e djeshme qeveria e Kosovës, ka miratuar 14 prillin si ditë memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe besoj që kjo mund të ishte një çështje që mund të ngrihej nga opozita. Unë them sot që Kuvendi i Shqipërisë dhe institucione të tjera shtetërore shqiptare duhet që gjatë kësaj dite edhe ne të organizojmë aktivitete në përkujtim dhe natyrshëm edhe si një shprehje e solidaritetit tonë për të gjitha ato nëna e motra kosovare të cilat vuajtën dhe vuajnë akoma pasojat e asaj dhune gjatë luftës në Kosovë.

Kështu që i lutem shumë deputetëve të opozitës, që të mos bëjnë më histori dhe politikë me çështjet e Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë. Kemi miratuar së bashku një rezolutë dhe t’i qëndrojmë asaj rezolute dhe natyrshëm të mbështesim delegacionin tonë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, për të shkuar përpara me procedurën. Firmat tashmë janë mbledhur, janë siguruar firma mbështetëse nga më shumë se pesë vende që është kriteri bazë, dhe numri minimal 20 ndaj duhet të ecim përpara me atë rezolutë”, tha Balla .

3 VITE ME PARE

Berisha: Vizita e Escobar më pëlqeu. Rama do ekstradohet për tu bashkuar me McGonigal

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se vizita e Gabriel Escobar në Shqipëri i ka pëlqyer. Ai nuk ka treguar se përse i ka pëlqyer kjo vizitë, ndërkohë që shtoi se në programin e tij elektoral do të shtohet një pikë e re. Kjo pikë do të jetë ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë. Po ashtu Berisha i ka bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI-së të hetojë afera korruptive të Ambasadores Yuri Kim. 

"Unë e ndoqa vizitën e ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar në Tiranë. Mua, ajo vizitë më pëlqeu. Unë kam një eksperiencë të gjatë politike. Ajo çka mund ta garantoj zotin Escobar, dhe jo vetëm atë, se në programin elektoral të Sali Berishës do shtohet një pikë: ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigalin.
Ambasadorja Yuri Kim është një McGonigal me fustan. Me 100 përqind ajo do jetë në hetim. Dhe unë i kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI, të hetojë afera korruptive të McGonigal me fustan, përfshi pronat e saj në Shqipëri, duke garantuar se PD do ndihmojë në këtë hetim. E ftoj inspektorin e përgjithshëm për t’u njohur me fakte të pakundërshtueshme si kjo dritë dielli. Nuk mund t’i lejoj vetes të akuzoj një njeri, shqiptar apo të huaj," tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Berisha: PD do të financohet nga fryma e fitores, u vodhën 2 mln dollarë nga pengjet e Ramës

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Sali Berisha

TIRANËKreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar ndarjen e parave nga KQZ për partitë. Gjatë një dalje për mediat, Berisha theksoi se nga pengjet e Ramës janë vjedhur 2 milion dollarë, duke shtuar se përfaqësuesit e 620 mijë votuesve shqiptarë nuk marrin asnjë qindarkë. Po ashtu ai theksoi se PD-ja do të financohet nga kontributet financiare të mbështetësve demokratë. 

"Një nga aktet më të turpshme, më të shëmtuara është se mundi, djersi dhe taksat e 620 mijë qytetarëve që votuan PD-në, grabiten nga një grup, pengje të Edi Ramës. Jo pak, por janë 2 milionë dollarë, 1 milionë dollarë është vetëm fushata. Përfaqësuesit e 620 mijë votuesve nuk marrin asnjë qindarkë. Kjo tregon fytyrën e shëmtuar të këtij regjimi. Ky tregon keqpërdorimin e dyshes famëkeqe Alibasha-Brava. Por asgjë nuk e pengon PD-në. Ajo do financohet nga kontributet vullnetare të anëtarëve të saj. Së shpejti do njoftojmë një rregullore për përballimin e fushatës. PD-në po e financon fryma e fitores. Ka një frymë fitoreje kudo që shkon. Ju e shihni se Erion Veliaj ngarkon në furgona punonjës të policisë dhe përgatit takimet vetëm me punonjës të bashkisë. Edi Rama e hapi fushatën vetëm me nomenklaturën e tij të korruptuar, se edhe ai ka frikë nga qytetarët. Pra, janë në një dëshpërim të thellë. Forca politike e idealeve të lirisë, e transformimeve epokale të Shqipërisë është në një ngjitje vertikale. Janë të pashpresë," tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Berisha: AMA të shpërbëhet, mori zëdhënëset e Bashës dhe i futi në bord!

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar shkrirjen e institucionit të Autoritetit të Mediave Audiovizive. I pranishëm në Kuvend, Berisha komentoi projektligjin për mediat audiovizive dhe tha se në krye të AMA-s janë vendosur zëdhënëset e ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Berisha tha se nëse do tu përafrohemi standarteve të Bashkimit Evropian, AMA duhet shkrirë. 

"Sot diskutohet këtu për AMA-n, ai është një institucion i arkivuar. AMA është kompromisi më i shëmtuar Rama-Basha. Që të dy kanë vendosur si kurrë në historinë e atij institucioni, zëdhënëset e tyre. E çfarë mund të presësh ti. Të dy janë një! Si ajo zonja Amela, si ajo tjetra që ishte zëdhënësja reale e Bashës, e Bravës. Faktikisht Edi Rama ka sot kontroll të plotë mbi AMA-n. E para, duhet të ndryshojë ligji dhe të hiqen zëdhënëset nga AMA. Nëse nuk duam të tallemi me Europën,"- tha Berisha. 

Ai u ndal edhe tek atentati ndaj kreut të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca dhe tha se ai ishte një akt terrorist. 

"Sot, seanca duhej t’i kushtohej aktit të shëmtuar terrorist shtetëror, me të cilin partia terroriste e krimit, u shfaq me gjithë shëmtinë e saj në Paçram të Vaut të Dejës, ku vendosi tritol për t’i marrë jetën një politikani të ri, një qytetari shembullor, bir të një familje shembullore. Nuk ka diskutim se prapa çdo atentati politik, qëndron politik. Në mënyrën më të shëmtuar e faktoi këtë Edi Rama me heshtjen e tij kriminale 48-orëshe. U godit për t’i marrë jetën një politikan i ri, mbi të cilin janë vetëm ëndrrat dhe idealet më fisnike të njeriut, të atdhedashurisë, të besimit te liria. U godit si kundërshtar politik, në mënyrën më kriminale, më të shëmtuar dhe natyrisht ata të cilët panë se shpëtoi, nuk guxuan dot të shqipërojnë një fjalë të vetme dënimi, solidariteti me familjen, përkundrazi u strukën në labirintet e krimit të tyre të shëmtuar. Dhe ky është Edi Rama. Nuk ka kryeministër në botë nëse do ishte dorëjashtë, që nuk do dënonte në mënyrën më të fuqishme një akt të tillë, të dokumentuar mirëfilltas si krim politik, përveç atij që e ka porositur, përveç atij që është rikthyer te genet e etërve të tij. Unë i shpreh solidaritetin tim më të madh Benard Ndrecës, familjes, demokratëve të Vaut të Dejës. Dënoj heshtjen kriminale të Edi Ramës që faktoi se qëndron me këtë heshtje prapra këtij akti të vërtetë të terrorizmit shtetëror,"- shtoi Berisha. 

3 VITE ME PARE

Tritoli ndaj Ndrecës, Flamur Noka: Pa lejen e Ramës askush nuk e bën këtë akt, asnjë nga ju nuk reaguat

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka dënuar sulmin ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Noka theksoi se ai ishte një atentat politik kundër opozitës, pasi nuk mund të shpjegohej ndryshe fakti se as Kryeministri, as deputetët e PS nuk folën asnjë fjalë për atë akt. Po ashtu ai shtoi se shteti kundërpërgjigjet me tritol në vend që të kundërpërgjigjet me forcën e ligjit.

"Ne që jemi politikanë kemi detyre që të përfaqësojmë qytetarët dhe ju që e jeni në pushtet duhet që të kishit reaguar. Reagoi Spiropali dhe e vuri gishtin ndaj Berishës dhe Metës. Familja e Ndrecës, është një familje e nderuar dhe nuk ka pasur kurrë as trazira e pas probleme. Ata kanë vetëm një faj, sepse përfaqësojnë partinë demokratike dhe opozitën e këtij vendi. Duke qenë se Zef Hila ka lënë mandatin për t'i shërbyer qytetarëve të Vaut të Dejës, Ndreca mori përsipër fushatën elektorale të tij. I gjithë ky atentat i është bërë vetëm për arsye politike. Kjo tregon qasjen tuaj, qasjen e këtij regjimi ndaj opozitës. Askush nga ju nuk e përmendët fare. Ju bëtë gjithçka kundër opozitës. Tani kujtoheni dhe tentoni të bëni likujdime fizike. E këtu vini e fusni kokën në tavolina si struci në rënë. Çfarë tregoni me këtë, që pas atij atentati është Edi Rama. Pa lejen e Ramës e ministrit të familjes askush nuk guxon të marrë atë veprim. Ju e shihni veten të pashpresë. Rama takohet vetëm nga administrata. E bëri Rama prezantimin e kandidatëve në shesh, e pastaj i futi 1 mln euro festë gjithë natën. Strategjia juaj është terror dhe blerje. Kryetare e Kuvendit duhet që kishit reaguar, të dënohet akti. Po sikur ai tritol t'iu vendoset njërit prej jush, direkt do nginit gishtat. Ju do e merrni përgjigjen në 14 maj," tha Noka. 

3 VITE ME PARE

Zhupa: Ju nuk doni media, doni kaseta të gatshme, gazetarët kërcënohen familjarisht sa herë publikojnë denoncime

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka folur për gazetarët në vendin tonë. Në fjalën që mbajti në Kuvend, Zhupa tha se kryeministrit Edi Rama nuk i pëlqen mediat e lira, pasi nuk i kontrollon dot ato. Ajo shtoi gjithashtu se kur Ramës nuk i pëlqen linja editoriale e një medieje, e sulmon atë, duke përmendur këtu OraNews dhe News24. 

Pjesë nga fjala e Zhupës: 

Për herë të parë pesë dhomat e tregtisë kanë dalë në një deklaratë të përbashkët dhe kjo gjë duhet të ishte për qeverinë një moment reflektimi, për të kuptuar se çfarë po ndodh në këtë vend. Për ju është një moment tjetër tallavaje ku ministritë e propagandës shpërndajnë kaseta të gatshme. Sot ministra e propagandës ka ngelur pa ministrin e vet. Kryeministrit shqiptar nuk i pëlqejnë gjykatat, aq shumë saqë kur i rrëzuan ligjin e mediat u çudit. U çudit se si Komisioni i Venecias ia rrëzoi. Gazetarët janë ata që vuajnë më shumë, kërcënohen sa herë del një dokument, sa herë njëkryebashkiak futet në burg. Kur linja editoriale nuk ju pëlqen, përfundojmë në rastet që njohim, sekuestrimi i Orës dhe rasti flagrant i dramës me tre akte në Prestige Resort. Nuk dihet ende nëse do të vazhdojë akoma kjo dramë. I përgjigjen të vërtetës ata dhe jo porosive të kryeministrit. Ne këtu diskutojme se do të përafrojmë standartet me Bashkimin Evropian, Këtu në fakt porositen drejtuesit e mediave. Televizionet nuk pyesin për sanksionimet, për rregullat, për barazinë e kohës televizive. E trajojnë kryeministrin si kryeministër, në kuptimin që nuk konsiderohet se po bën fushatë në momentin që përuron një copë rrugë. Kjo është të kesh të vëndosurszyet e pushtetit.

3 VITE ME PARE

Projektligji, Shehu: Është i cunguar, këtu s'ka media të lira! Po i orientoni drejt qeverisë e administratës

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka komentuar projektligjin për mediat audiovizive. Në fjalën që mbajti në Kuvend, Shehu tha se në vendin tonë nuk ka media të lirë, por vetëm gazetarë të lirë që kërkojnë të gjejnë hapësirat e tyre. Shehu tha se çdo media që tenton të dalë kundër qeverisë, ndëshkohet dhe sulmohet.

Pjesë nga fjala e Shehut: 

Media është një nga kolonat thelbësore, bazale të demokracisë së një vendi, është shëmbëlltyra e demokracisë së një vendi. Dua të përfitoj nga rasti të shpreh të gjithë respektin e thellë që kam për punonjësit e mediave, pavarësisht gjithçkaje që mund t' inervozojë. Ata bëjnë vetëm rolin e tyre për një vend demokratik. Media e lirë është baza e një mendimi të lirë. Fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka media të lirë, ka gazetarë të lirë që pqrpien të shfrytëzojnë hapësirat demokratike, por nuk ka media të lirë. Këtë e tregojnë qartësisht ngjarjet dhe zhvillimet konkrete në Shqipëri. Në vendin tonë ekziston një media e cunguar, që privohet nga media dhe liria. Shqipëria sot ka një nivel demokracie të cunguar, po futet në një demokraci të thellë lindore që pasqyrohet dhe në lirinë që ka media vetë. Ligji nuk rregullon asgjë, është i cunguar, janë shumë elementë të qeverisë e administrisë, kur media në fakt duhet të jetë e pavarur. 

3 VITE ME PARE

Projektligji për mediat, Gjylameti: Portalet s'dihet kush i ka! Përdoren për të linçuar emra të veçantë, duhen dënuar për shpifje

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Blerina Gjylameti

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti tha se mediat duhet të kenë vetërregullim, por që edhe ligji duhet të shërbejë. Teksa komentonte projektligjin për mediat audio-vizive, Gjylameti u ndal edhe te portalet dhe tha se shumë prej tyre nuk dihet se kush i zotëron. Sipas deputetes së PS-së, mediat përdoren për të lincuar emra të veçantë dhe ata që shpifin duhen dënuar. 

"Kam besimin e plotë se shumë gazetarë dhe drejtues mediash do të na kuptojnë në përmbushjen e misionit të tyre. Një media e pavarur është e domosdoshme. Por duhet të themi që ka media që përdoren për të sulmuar persona në veçanti, ka portale anonime që hapen. 12 prej tyre administrohen në mënyrë të rregullt, ndërsa të tjera nuk dihet se kush i ka në dorëzim. Është në dorën tonë që të marrë dënimin që meriton kushdo që përdor mediat për shpifje. Gjithashtu vlen për tu përmendur dhe aksesi që kanë fëmijët,"- tha Gjylameti. 

3 VITE ME PARE

Proj.ligji për mediat, Balluku: Direktivë e BE, të mbrojmë fëmijët nga rreziku i mediave sociale

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Belinda Balluku

TIRANE- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dha disa detaje për ndryshimet që parashikohen në projektligjin për “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë””. Në fjalën e sotme në Kuvend, Balluku theksoi rëndësinë e projektligjit për mediat dhe edukimin mediatik. 

“Zakonet e shikimit veçanërisht ato të brezave të rinj kanë ndryshuar, por televizioni mbetet një mjet i rëndësishëm për shpërndarjen e informacionit për brezat që e kanë të përdorshëm. Konvergjenca e mediave kërkon një kuadër të ri ligjor për të arritur një ekuilibër mes aksesit dhe në këtë frymë vjen sot edhe projektligji i ndryshuar. Ky projektligj vjen si pjese e detyrimeve të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Në këtë projektligj gjen vend edhe edukimi mediatik, shpërndarja e videove dhe ato të krijuara nga vetë përdoruesit. Koncepti i edukimit mediatik i referohet aftësisë dhe njohurisë së përdoruesit, që ka të bëjë me njophuritë e audiencës dhe informimi i publikut të dije të bëjë dallimin ndaj gjuhës së urrejtjes apo lajmeve të rreme që përdoret në media. Ajo që ngelet më e rëndësishme është mbrojtja e fëmijëve nga dëmtimi dhe rreziku i shëndetit të tyre mendor nga mediat sociale.

Megjithëse jo pjesë e direktivës, por e legjislacionit për barzainë gjinore është shtuar edhe koncepti i seksizmit në media, për të respektuar barazinë gjinore në mediat audio vizive. Ky projekt ligj është hartuar me vëmendje nga stafet përkatëse duke marrë konsultime me mbështetjen e partnerëve evropianë”, ka thënë Balluku në seancën plenare të 13 prillit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Diskutohet projektligji për mediat audiovizive, Açka: Kemi mjedis banal. Tabaku: Vendosin autocensurë, sulmohen me kallash si politika

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetet e Partisë Demokratike e kanë konsideruar të papaërshtatshëm projektiligjin për mediat audiovizive që po diskutohet në Kuvend. Në fjalën që mbajti, deputetja Flutura Açka tha se ky ligj shton pasiguri dhe bën që kryeministri Edi Rama të blejë shumicat e mediave në Shqipëri.

"Mjedisi ynë audio vizual nuk është etik, është banal. Ata flasin me zë të lartë dhe u çajnë kafkën shqiptare me atë që thonë. Ky ligj, nuk e rregullon këtë rol thelbësor. Në Shqipëri kjo lehtësi e padurueshme, shkon nga represioni i hapur i medias. Në këtë hapësirë pa kontroll ky ligj shton pasiguritë e tij. Kur erdhi Rama në pushtet, sulmin ndaj tij e cilësoi si sulm ndaj fjalës së lirë. Po këto shërbime ndja qytetarëve i ka tejkaluar me absolutizimin e tij. Ai i ka blerë hapur. Kryeministri ynë është më i përkëdheluri nga media madje i krijuar nga spektakli i rremë. Nuk e ndryshon nga diktatorët absolutë. 10 vjet më pas spektakli politik është i madh, madje bie në nivelin e fushatave me tallava. Madje e shquan si diçka të zgjuar. Qysh prej çështjes McGonigal ka hyrë në agjërim politik duke na zbehur cirkun në Kuvend. Një treg pa rregulla dhe në  një treg të tillë vetëm mohimi është abuzim, pra vetëm me gjoba. Pra, kush na siguron se pas miratimit do të ecë mbarë kur po ecim me nxit?"- tha Açka. 

Ndërsa deputetja Jorida Tabaku tha se mediat nga presionet që marrrin, detyrojnë të vendosin autocensurë për shkak të presioneve që marrin. Ajo tha se shumë prej tyre sulmohen dhe me kallashë, duke iu referuar sulmit ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë dhe roja i sigurisë, Pal Kola. 

Fjala e plotë e Tabakut: 

Ligji dhe ndryshimet e sotme të cilët u sollën nga Qeveria në një kohë shumë të shkurtër, unë dhe znj. Açka si drejtuese komisionesh dhe përfaqësuese të opozitës, i futëm menjëherë në kalendar për të parë nëse ishte me aq prioritet ndryshimi I ligjit me aq sa thuhej. Sot është bërë e rëndomtë nga politika fjala “na duhen për procesin e integrimit… po i kalojmë me urgjencë se duhen për integrimin, se na I ka kërkuar Brukseli…” janë shprehjet më normale të ditës. Bashkë me znj. Bushka, kryetaren e Komisionit të Ligjeve, kam qenë në një dëgjesë të gjatë me shoqërinë civile dhe përfaqësues të sektorit për të diskutuar se kush janë problemet reale të medias; se çfarë po ndodh sot me tregun; se përse Shqipëria ka rënë me 30 vende në renditjen e “Reporter pa Kufij”; pse progres raporti nga 33 kapituj vetëm median e ka me regres dhe ndër të tjera citoj: Nuk është bërë progres në periudhën raportuese. Ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës vazhdoi të pengonte pavarësinë e medias dhe cilësinë e gazetarisë. Dezinformatat, duke përfshirë fushatat e shpifjeve, janë të përsëritura, veçanërisht në mediat online. Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar, që vendosin në pikëpyetje çështjen e sundimit të ligjit, korrupsionit dhe drejtësisë. Rekomandimet e vitit të kaluar nuk janë zbatuar ende. Duhet patjetër që të zbatohet një politikë me tolerancë 0 ndaj kërcënimit dhe sulmeve të gazetarëve dhe mediave. është problematike transparenca e pronësisë dhe financimit të medias dhe kufizimet e saj, si dhe kërkesat për reklama publike duhet të jenë në harmoni me standardet ndërkombëtare. Duhet garantuar zbatimi I Kodit të Punës dhe fuqizohet mbrojtja e punës së gazetarëve, nëpërmjet edhe miratimit të një statusi për gazetarin.” Këto janë problemet që ka media sot.

I dëgjova kolegët të shqetësuar për atë çfarë transmetojnë mediat, orar e pa orar, sesi trajtohen zonjat në politikë e jo në politikë, se çfarë gjuhe përdoret në media, se çfarë aksesi kanë fëmijët në media, por nuk ka asnjë çudi sepse media është fytyra e politikës. Ashtu siç është politika sot, është dhe media! Gjuha që përdoret sot në politikë, përdoret dhe në media! Ashtu si sulmohet media me kallash e me tritol, ashtu bëhet njësoj dhe në politikë! Nuk ka absolutisht asnjë çudi për atë çfarë ndodh sot me median. Raporti i fundit i DASH theksonte se ka pak media të pavarura sot. Shumica e mediave janë në pronësi të biznesmenëve që kanë interesa të mëdha që përdorin interesat e tyre për të avancuar planet e tyre politike dhe të biznesit, duke përfshirë promovimin e interesave të tyre me parti politike. DASH shprehet se ka raporte të besueshme të përfaqësuesve të lartë të medias që përdorin organet e tyre për të shantazhuar biznesin, për të kërcënuar me mbulim të pafavorshëm mediatik biznese konkrete, ka presion politik, korrupsion, por njëkohësisht dhe mungesa e fondeve e kanë kufizuar median e pavarur dhe gazetarët të cilët praktikojnë auto-censurën. Këto janë shqetësimet që kanë sot mediat, mjedisi mediatik si pushteti I 4-tët, siç tha dhe znj. Gjonaj! Nuk besoj që ka ligj që I rregullon këto shqetësime. Nuk besoj që ka absolutisht asnjë akt që mund të miratohet në Parlament që e ndryshon situatën e medias, por është çështje vullneti politik. është çështje e një vullneti politik për mënyrën sesi është ngritur sistemi I medias, sesi janë lidhur interesat politik më ato të biznesit. është çështje e vullnetit politik mbi presionin që ushtrohet mbi median, mbi hapësirën që I japin mediat individëve të caktuar. Ka deputetë në këtë Parlament, ka ministra në këtë Qeveri që e kanë parë dhe provuar në kurrizin e vetë që njëherë janë të preferuar nga media, njëherë tjetër bëhen të pa preferuar dhe bëhen fushata sulmesh dhe denigrimesh.

Që të gjitha lidhen me interesa dhe konflikte biznesi dhe sigurisht prej dorës së Qeverisë, por kjo situatë duhet të ndryshojë, ko sepse na e thotë Europa, jo se është një detyrim në progres raport, por duhet të ndryshojë si një balancë e drejtë e një shteti demokratik I cili ka një pikëpyetje sot strukturën sesi funksionojnë institucionet, ka një pikëpyetje sot kapjen e pushtetit. Ka në pikëpyetje sot median, balancën dhe kontrollin e Parlamentit. Të gjitha shtyllat e demokracisë sot janë në pikëpyetje, sigurisht sepse ashtu si është politika sot, ashtu si është demokracia sot, ashtu është dhe media sot!

Diskutuam ligjin që solli Qeveria me idenë për të parë cilat janë ndryshimet që përputheshin me Direktivën e BE, por ligji nuk përputhet tërësisht me Direktivën e BE. Direktiva e BE I përcakton në ligj dhe nuk i lë me akte dytësore, me VKM një sërë elementësh që I përmendi këtu znj. Açka. Sasi e gjobave e vendosur në këtë ligj është dispropocionale për sa i përket operatorëve dhe individëve. Hapësira që jepet këtu AMA-s është e jashtëzakonshme për të vendosur për gjëra që kërkojnë një rritje në strukturë dhe në kapacitete të cilat nuk i ka për momentin. Zonjën ministre e kanë keq informuar sepse ne ngritëm shqetësimin nëse për edukimi mediatik a i kishte kapacitetet AMA për ta bërë dhe jo se çfarë është edukimi mediatik; nëse përputhemi me direktivën e BE apo jo funksionet që po i jepeshin AMA-s dhe a duhet t’i merrte AMA këto. Ligji për mediat audio-vizive nuk mund të kaloj në Parlament njëherë në 3 muaj, nuk mund ta ndryshojmë ligjin sa herë që ne shohim se ka diçka që nuk shkon, por ka nevojë për një rregullim të plotë, tërësor për të zgjidhur të gjitha shqetësimet që sot ekzistojnë, ato që mundemi me ligj. Sepse ato që nuk mundemi lidhen me interesa biznesi, politike të cilat nuk i zgjidh dot Parlamenti.

Ka qenë në dëshirën tonë, në vullnetin tonë që çdo gjë që lidhej me Direktivën ne ta kalonim, ashtu siç kemi mbështetur sugjerime dhe kërkesa nga Dhomat e Tregtisë, nga OshC, nga individë të cilët preken nga zbatimi I këtij ligji për të përpjekur për të mos ndryshuar prapë ligjin pas 3 muajsh. Paqëndrueshmëria ligjore është kthyer në problem real sot dhe për funksionimin e institucioneve, për ligje që vijnë këtu e ndryshohen për 3 rreshta, ndërkohë që nuk flasim për probleme reale dhe konkrete që ka sot media dhe pavarësia e medias. Këto shqetësime ngritëm në Komision dhe ashtu si znj. Açka nuk do të votoj, do të abstenoj. Jemi të gatshëm për të diskutuar me operatorët në treg, me shoqatat e gazetarëve se kush janë problemet reale që ka sjellë sot ky sistem dhe si mundemi ne me kaq pak sa na takon, me kaq pak sa mund të bëjmë me punën tonë në komisione dhe votën tonë në Parlament, për ta ndryshuar këtë situatë. Pastaj këto fjalët tjera që e bëmë për integrimin dhe për Brukselin, i merr era pa mbaruar akoma seanca!

3 VITE ME PARE

Majko ironizon: Joridën dhe Bardhin i kemi ne. Tabaku ia kthen: Respekt për moshën tuaj, por ...

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Tabaku dhe Majko

TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka ironizuar në Kuvend deklaratët e Sali Berishës se deputetët Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku janë të Ramës. Gjatë fjalës në Kuvend, Majko ka ka vazhduar ironinë duke theksuar se PD-ja tashmë është pastruar nga servilët. Por ironia e Majkos, ka marrë një përgjigje nga Tabaku, e cila ka thënë se ka respekt për Majkon për shkak të moshës së tij, por është e turpshme që të keqpërdoren emrat e tyre nga ai. 

Majko: Ritheksoj se kërkesa e një grupi deputetësh për të rishikuar disa shqetësime të grupeve të interesit, kjo më duket shumë e bazuar dhe nuk mendoj se sot në parlament duhet të bëhet një fushatë e çuditshme elektorale. Përse thoni që ne po ndryshojmë programin dhe rendin e ditës ftoj zotin Leskaj të reagojë. Sot përfaqësuesi i partisë komuniste përfaqësohet nga partia juaj, citoj kryetarin tuaj që ka thënë se sot PD është pastruar nga servilët dhe i ka marrë PS, pra zonjën Jorida dhe Bardhin i kemi marrë ne?

Tabaku: Ligjet në parlament vijnë me porosi, siç ishte taksa për hirrën e qumështit që prekte prodhuesit e qumështit, për të ndihmuar disa kompani. Ka muaj që diskutohet në Komisionin e Ekonomisë. Lejet zotit Shalsi vijmë apo nuk vijmë në Komision, nuk i marrim sot. Zotit Majko i drejtohem me respekt për moshën dhe eksperiencën. Por kur mosha dhe eksperienca keqpërdoren dhe përdoren emrat e kolegëve tanë, kjo është e turpshme. Mes jush turp është që përdorni debatin e PD në këtë Kuvend. S’ka nevojë që të them unë se sa punë bëj apo se kush është i shitur apo i blerë. Herë tjetër respekt për moshën dhe eksperiencën, kur përdor emra të kolegëve në Parlament.

3 VITE ME PARE

Alibeaj: Ju po i vendosni kazmën parlamentit, nuk keni diskutuar ngritjen e Komisionit për Portin e Durrësit

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i opozitës Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se mazhoranca ka vendosur që t'i vërë kazmën parlamentit. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj u shpreh se nuk kanë diskutuar edhe ngritjen e Komisionit për Portin e Durrësit, duke nxjerr justifikime për atë në Konferencën e kryetarëve. Po ashtu Alibeaj ka shtuar se është detyrimi i parlamentit që të miratohet kërkesa për komision pa asnjë lloj diskutimi. 

“Ju keni vendosur që këtij parlamenti ti vendosni kazmën. Një deputetja ia hiqni fjalën pa e mbaruar fjalën. Ngrihet deputeti tjetër për të kërkuar shpjegim për rendin e ditës dhe ju nuk e lejoni për ta diskutuar. Një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit, ju nuk e keni shqyrtuar. Ngrihet nga kreu i grupit parlamentar të PS si justifikim që meqë parlamenti do bëjë ligj të ri për komisionet hetimore, të gjithë kërkesat nuk miratohen. Por duhet bërë me dije; se është detyrim i këtij parlamenti për ta miratuar pas asnjë lloj diskutimi dhe kjo është panorama që kemi. Mazhoranca duhet t’i tregojë shqiptarëve që ky parlament ka marrë fund dhe është barra juaj që t’u bëjë me dije deputetëve arsyet se përse asgjësuat të vetmin instrument që opozita deputetët kanë në dorë për të ushtruar kontrollin”, tha Alibeaj.

3 VITE ME PARE

Paratë për partitë, Spaho: Vendimi të ridiskutohet. Deputetëve tu rriten rrogat

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Edmond Spaho

 TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho ka kërkuar që vendimi për ndarjen e buxhetit për partitë politike të ridiskutohet. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Spaho po ashtu ka deklaruar se është e turpshme që deputetet e mazhorancës kanë kërkuar mosrritjen e rrogave. 

“Vendimi për paratë duhet të ridiskutohet. Kodi thotë që lekët duhet t’i marrin partitë që angazhohen në fushatë elektorale ndërkohë që ju ia jepni atyre që nuk ekzistojnë. Ndërkohë kam dëgjuar që deputetët e mazhorancës do të ndërmarrin një nismë që nuk do të pranojnë rritjen e rrogave. Kjo është e turpshme. Duan ta barazojnë deputetin me një përgjegjës sektori në ministri”, tha Spaho.

3 VITE ME PARE

Dashnor Sula: Ekonomia jonë ka shkuar në fund, të mos mbyllet parlamenti për fushatë

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka dekaruar se ekonomia shqiptare po shkon drejt fundit. Gjatë fjalës së sotme në Kuvend, Sula ka deklaruar se bashkë me taksën e hirrës, duhet hequr edhe taksa për naftën. Ndërkohë që theksoi se Kuvendi nuk duhet që të mbyllet parlamenti për fushatë. 

“Nuk lini gjë pa rënë në tokë. Tani meqe dolën probleme doni ta hiqni. Por shqetësohuni edhe për taksat e tjera. Hiqni atë taksën e naftës që po e shkatërron ekonominë.  Ekonomia shqiptare është në ditët e saja më të këqija. Rruga që keni nisur është pa krye. Nuk ka raport ndërkombëtar që thoni një fjalë të mirë. Edhe ato që ne ju kemi propozuar doni t’i bëni tani në fushatë zgjedhore. Rreni dhe mashtroni pa fund. Mos e mbyllni parlamentin një muaj, siç keni ndërmend por të vazhdojmë punën. Rregullorja nuk e lejon që Kuvendi të bllokohet”, tha Sula.

3 VITE ME PARE

Projektligji për taksat kombëtare, Tabaku: Turp që të diskutohet. Shalsi: Po dezinformon

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Jorida Tabaku

TIRANË- Shtyrja e diskutimit dhe miratimit të projektligjit për taksat kombëtare është miratuar ditën e sotme në Kuvend. Gjatë seancës së sotme, deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se në seancë duhet diskutuar skema për fermerët dhe jo të bëhen diskutime individuale. Ndërkohë që deputeti socialist Eduard Shelsi ka deklaruar se Tabaku po dezinformon ose është keqinformuar. 

Pjesë nga debati: 

Tabaku: Të diskutohet skema për fermerët. Diskutimet individuale për ligjin që prek vetëm një prodhues, ky parlament duhet të ketë turp që t’i diskutojë. 

Shalsi: Keqardhje që Tabaku është e keqinformuar ose dezinformon. Do të ftoja në takimet me grupet e interesit. Kemi qëndruar deri natën vonë. Përmende termin barista që domethënë se nuk e ke idenë për çfarë diskutojmë. Nëse doni që të bëjmë shërbim do të duhet më së paku të merrni pjesë në diskutimet e komisionit të Ekonomisë dhe po jua përsëris kemi zhvilluar disa takime me grupe të ndryshme interesi, kemi vizituar edhe mjediset e tyre, duam të sigurohemi që po korrektojmë një gabim që është bërë. Kemi marrë dhe një shqetësim për të cilin ne jemi shumë të ndjeshëm por së paku duhet të ishim serioz që nëse jeni të shqetësuar, ejani në këto tryeza. Ka një qëllim të qartë ky ndryshim. S’kemi rënë dakord për aspektin teknik por qëllimi është të korrektojë një gabim të bërë. Nuk kemi droje të pranojmë që kur një gjë s’bëhet mirë, ta rregullojmë. Ju jeni të pagabueshëm

3 VITE ME PARE

Tritoli në makinën e Ndrecës në Vaun e Dejës, Zhupa: Distancohuni nga këto metoda, demokratët nuk tremben

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka denuar tritolin e vendosur në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejës Bernard Ndreca. Gjatë seancës plenare, Zhupa ka bërë thirrje që kjo ngjarje të zbardhet menjëherë. Po ashtu ka theksuar se demokratët nuk tremben nga këto kërcënime.   

“Në këtë parlament kemi 8 javë që nuk diskutojmë për çështje të zgjedhësve. Këtë javë kishit justifikim pushimin zyrtar. Shqetësimi juan i parë nuk është çështjen e zgjedhësve, por kohën e opozitës nuk mund ta merrni. Ne kemi të drejtën tonë t’i themi qeverisë se kush është realiteti. Doja të ndalesha edhe tek akti terrorist ndaj kryetarit të PD për Vaun e Dejës, kjo ishte një nisje e fushatës me tritol. Ministri i Brendshëm duhet të na tregojë se deri në çfarë niveli janë hetimet. Demokratët nuk trembën, hiqni dorë nga këto metoda dhe distancohuni sot publikisht nga kjo ngjarje”, tha Zhupa.

3 VITE ME PARE

Fondi i partive për zgjedhjet, Shehu: Vjedhje masive, paratë po i marrin patericat e Ramës

Projektligji për mediat 'ndez' Kuvendin/ PD: S'ka liri,
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar shpërndarjen e fondeve të KQZ-së për zgjedhjet e vitit 2021. Shehu shkruan se kjo është vjedhje masive dhe se të gjitha lekët po i kalojnë patericave të Ramës.  

“Keni një projekt vendim për fondet. Vjedhje masive, mund të kalojë kjo çështje pa u diskutuar në parlament. Është krijuar një situatë e tillë ku po përfitohen paratë nga ca paterica, është një mashtrim i atyre dhe një vjedhje e qeverisë për ti paguar ata”, tha Shehu.

Shehu po ashtu në Kuvend, ka kërkuar që të njihet dhe dënohet gjenocidi serb në Kosovë. 

“Preket imazhi i Shqipërisë, Kosovës dhe po bëhet shkak për ngrijën e këtyre drejtuesve të UCK në Hagë. Ne krijojmë imazhe të rënda kur shkelim rregulloren, kemi paraqitur prej muajsh kërkesën për të diskutuar dhe dënuar gjenocidin në Kosovë, por nuk është sjellë në Parlament për të miratuar ose jo. Ndërkohë drejtuesit e UCK kërkohen të dënohen për krime lufte, dominon shpifja për shqiptarët. Ne duhet të njohim dhe dënojmë ngritjen e këtij procesi, pasi Kosova nuk mund ta bëjë se nuk është pjesë e OKB-së. Ndërsa ne lejojmë të ndyhet lufta çlirimtare. Një tjetër çështje është ndarja e buxhetit për partive, pasi është një vjedhje e madhe dhe po përfitohen nga disa paterica ato për partinë politike”, tha ai.

kuvendi i shqiperise seance plenare 13 prill 2023

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend