LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Mblodhëm çfarë mbollëm", Rama: Shqipëria e tre ditëve që vijnë do të jetë qendra e Europës! Mbyllim negociatat me BE-në në 2027

• Kryeministri Edi Rama ka mbajtur në sheshin Skënderbej fjalimin falenderues pas fitores së PS-së në zgjedhjet e 11 majit. • Rama u shpreh se për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan dhe më pas në 11 maj vendosën t'i besojnë Partisë Socialiste mandatin e katërt. • Ai u shpreh më tej se në këto katër vjet, PS dhe socialistët mblodhën atë çfarë mbollën. • Rama theksoi se ekipi i tij ka punuar pa pushim dhe se kjo fitore është rezultat i punës së tyre të palodhur. • Ai tha se vajzat, djemtë, gratë dhe burrat e familjes së tij politike shtruan me durim dhe disiplinë rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme.• Kryesocialisti theksoi se nuk gjen dot fjalët e duhura për të falenderuar ekipin e tij dhe të gjithë votuesit që i besuan PS-së një mandat të katërt. • Rama u shpreh se u vërtetua se shumica jashtë Shqipërisë mendon si shumica brenda kufijve. • Ai foli edhe për prindërit e ndjerë. • Rama tha se gjatë fushatës "të dy u tërhoqën jashtë nga varri", ndërsa u shpreh se beson se ata e shohin nga lart dhe janë krenar për të. • Ai falenderoi gjatë fjalës së tij, dhe bashkëshorten Linda Ramën, së cilës iu referua si "opozita që se mundi kurrë". • Gjithashtu falenderimi nuk mungoi për fëmijët e tyre, Rean, Gregun dhe djalin e tyre të vogël Zahon.• Sipas tij fitorja e 11 majit tregon se populli nuk ka për ta ndryshuar qeverinë pa ndryshuar opozitën. • Rama u shpreh se së bashku me drejtuesit politikë kanë punuar shumë që të marrin rezultatin e këtyre zgjedhjeve. • Sipas tij Partia Socialiste mishëroi mundësinë në sytë e shqiptareve që e duan Shqipërinë në sofrën evropiane. Ai përgëzoi partitë e reja. • Rama u shpreh se udhëheqësit e partive të vogla opozitare bënë betejën e tyre. •  Ai më tej theksoi se uron që këto parti mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër, por të rriten si alternativa. • Rama foli edhe lidhur me zhvillimin e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë. Rama u shpreh se nesër kryeministri britanik, Keir Starmer vjen në Tiranë për zhvillimin e një vizite bilaterale. • Ai tha gjithashtu se presidenti francez, Emmanuel Macron do të rrijë në Tiranë një ditë pas samitit po ashtu për vizitë zyrtare. • Rama u shpreh se Shqipëria e tre ditëve që vijnë do të jetë qendra e Europës, për këto arsye.  • Kryeministri në mbyllje të fjalës së tij u shpreh se më e mira për Shqipërinë dhe shqiptarët është përpara dhe se shumë shpejt do të arrihet duke nën kuptuar anëtarësimin në BE. • Ai u shpreh se përmes votimit PS-së iu dha një energji e jashtëzakonshme e cila do du kthehet atyre dhe Shqipërisë.

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Me votë na dhatë energji të jashtëzakonshme", Rama: Asnjë vat nga kjo energji nuk do të mbetet pa u shkrirë! Do tu kthehet mbrasht juve dhe Shqipërisë

"Mblodhëm çfarë mbollëm", Rama: Shqipëria e
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij u shpreh se më e mira për Shqipërinë dhe shqiptarët është përpara dhe se shumë shpejt do të arrihet duke nën kuptuar anëtarësimin në BE. Ai u shpreh se përmes votimit PS-së iu dha një energji e jashtëzakonshme e cila do du kthehet atyre dhe Shqipërisë.

Ai bëri thirrje të qytetarët të kenë besim te Shqipëria. Rama falenderoi të pranishmit dhe më pas brohoriti me ta disa herë "Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë."

"Kini besim tek Shqipëria sepse Shqipëria ka besim tek ne dhe mbi të gjitha besojeni më shumë se asnjëherë tjetër se më e mira për Shqipërinë dhe shqiptarët është e gjitha përpara, por jo aq përpara sa të mos e arrijmë, por është aq përpara sa ne të gjithë së bashku do ta arrijmë.

Shumë faleminderit dhe njëherë tjetër, shumë mirënjohje, përulësisht respekt për të gjithë ju dhe për të gjithë ata, që me votën e tyre na dhanë një energji të jashtëzakonshme dhe po e mbyll duke i siguruar të gjithë se asnjë vat nga kjo energji, nuk do ta lëmë pa e shkrirë për tua kthyer mbrapsh atyre dhe Shqipërisë. Shumë faleminderit të gjithëve! Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë!" tha ai.

 

1 VITE ME PARE

"Kryeministri britanik vjen i pari, presidenti francez largohet i fundit", Rama: Shqipëria e tre ditëve që vijnë do të jetë qendra e Europës

"Mblodhëm çfarë mbollëm", Rama: Shqipëria e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit në sheshin Skënderbej foli edhe lidhur me zhvillimin e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë. Rama u shpreh se nesër kryeministri britanik, Keir Starmer vjen në Tiranë për zhvillimin e një vizite bilaterale.

Ai tha gjithashtu se presidenti francez, Emmanuel Macron do të rrijë në Tiranë një ditë pas samitit po ashtu për vizitë zyrtare. Rama u shpreh se Shqipëria e tre ditëve që vijnë do të jetë qendra e Europës, për këto arsye. 

"Eshtë e disata herë gjatë këtyre javëve që do të përsëris se unë nuk besoj tek rastësitë, sepse s’ka se si të jetë kaq e mrekullueshme rastësia, kur pasi populli, duke iu përgjigjur fuqishëm thirrjes sonë nga ky shesh e pastaj në të tëra sheshet dhe rrugët e Shqipërisë, i ka transformuar zgjedhjet politike, në një referendum për bashkimin sa më parë të Shqipërisë me Europën.

Europa mbarë, do vijë e do zbresë në këtë shesh, me tërë udhëheqësit e saj, ndër të cilët kryeministri i Britanisë së Madhe, vjen i pari për ta nisur qëndrimin e tij në Tiranë me një vizitë bilaterale, e para në histori e një shefi të qeverisë britanike, ndërsa Presidenti i Francës largohet i fundit pasi do të qëndrojë pas Samitit për vizitën e tij të dytë bilaterale në Tiranë.

Shqipëria e tre ditëve që vijnë do të jetë në kuptimin e vërtetë të fjalës, qendra e Europës dhe paskëtaj do ta nisë javën e re me një imazh edhe më të mirë, edhe më të fortë, edhe më krenar, si Europa e Ballkanit që do të jetë lajtmotivi, do të jetë inspirimi, do të jetë burimi i të ghjithë energjive dhe patjetër forca e këmbënguljes sonë për katër vite të tjera me radhë.", tha Rama

 

1 VITE ME PARE

"Këtë mandat do e bëjmë domethënës edhe historikisht", Rama: Mbyllim negociatat në 2027 dhe ulim karrigen e Shqipërisë në tryezën e BE në 2030

"Mblodhëm çfarë mbollëm", Rama: Shqipëria e
edi rama

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama tha gjatë fjalimit në sheshin Skënderbej se ky mandat do të bëhet domethënës edhe historikisht. Kjo sipas tij do të arrihet duke mbyllur negociata në vitin 2027 dhe duke ulur karrigen e Shqipërisë në tryezën europiane në 2030. 

Ai shtoi më tej se ky është një mandat për tu bërë njësh më fatin europian që sipas tij "Skënderbeu na e përcaktoi si fatin tonë të patjetërsueshëm".

"Do e bëjmë këtë mandat domethënës edhe historikisht. Duke mbyllur negociatat në 2027 dhe duke vendosur karrigen e Shqipërisë në tryezën e madhe europiane në 2030. Me Europën për Shqipërinë dhe Shqipërinë për Europën. Ky është një mandat për tu bërë një më fatin europian që profeti ynë kombëtar, Skënderbeu na e përcaktoi si fatin tonë të patjetërsueshëm.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare," Rama: Bënë betejat e tyre! Uroj të mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër, por të rriten si alternativa

"Mblodhëm çfarë mbollëm", Rama: Shqipëria e
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij për rezultatin e zgjedhjeve të 1 majit përgëzoi partitë e reja. Rama u shpreh se udhëheqësit e partive të vogla opozitare bënë betejën e tyre. Ai më tej theksoi se uron që këto parti mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër, por të rriten si alternativa. Rama shtoi që këto parti të mos bëhen si volume zanore në këtë mexhelis politik.

"Edhe pse rezultati përfundimtar nuk ka dalë akoma e mbase s’do të mbetet krejt i njëjti, unë dua t’i përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare, të cilët bënë betejat e tyre jo të lehta dhe i mbijetuan presionit jo të vogël të ajrit mes forcave kryesore. Uroj që të mos ecin më tej në gjurmët e opozitës së vjetër e të falimentuar totalisht, po të gjejnë mënyrat e durimin për t’u rritur si alternativa e jo si volume zanore në mexhelisin tonë politik.

Mandati që ne po mbyllim ishte deri tani mandati më i fortë qeverisës i një partie politike, qysh prej vitit 1992, ndërsa ky që sapo na kanë dhënë shqiptarët, do të jetë një mandat politikisht po aq i fortë, sa ai i atij viti kthese në historinë politike të Shqipërisë, pikërisht në 1992.

Dhe ne do të bëjmë të pamundurën, që ta bëjmë një mandat po aq domethënës edhe historikisht, duke i mbyllur brenda vitit 2027 negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe duke e vendosur karrigen e Shqipërisë, në tryezën e madhe të familjes europiane, në vitin 2030," tha ai.

 

1 VITE ME PARE

"Na ra shansi të ndryshojmë rrjedhën", Rama: Ky popull nuk ka për ta ndryshuar kurrsesi qeverinë që ka pa ndryshuar opozitën që s'do!

"Mblodhëm çfarë mbollëm", Rama: Shqipëria e
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në sheshin "Skënderbej" u shpreh se fitorja e 11 majit tregon se populli nuk ka për ta ndryshuar qeverinë pa ndryshuar opozitën. Rama u shpreh se sëbashku me drejtuesit politikë kanë punuar shumë që të marrin rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Sipas tij Partia Socialiste mishëroi mundësinë në sytë e shqiptareve që e duan Shqipërinë në sofrën evropiane. Ai theksoi se PS-së i ra shansi ta ndryshojë rrjedhën historike.

"Kjo fitore me notën 10, të cilën e kisha parandjerë dhe paralajmëruar prej shumë kohësh, mund të jetë pabesueshme për ata që as e kanë kuptuar, që Shqipëria sot është një Shqipëri krejt tjetër nga ajo dje, dhe as nuk duan ta kuptojnë që ky popull s’ka për ta ndryshuar kurrësesi qeverinë që ka, pa ndryshuar më parë opozitën që s’do.

Po kjo fitore nuk është hiç e pabesueshme as për mua, që e kam kërkuar përditë këtë fitore, qysh katër vjet më parë, në momentin kur sapo zbrita nga podiumi i vendosur këtu, në mbrëmjen e fitores së mëparshme, dhe nuk është hiç e pabesueshme as për të gjithë ata, duke nisur nga shumë këtu, duke filluar nga drejtuesit politikë të qarqeve, që bashkë me mua punuan fort katër vjet me radhë, për ta sjellë në shtëpinë tonë rezultatin historik të 11 majit.

Koha do ta thotë nëse rezultati i kësaj përballjeje me kundërshtarët tanë të kahershëm dhe të pandreqshëm, është në fakt rezultati i një përballjeje përfundimtare me historinë tonë të mundimshme, në kushtet kur na ra neve, shansi t’ia ndryshojmë përgjithmonë rrjedhën historisë.

Gjithësesi, në kryqëzimin mes një palë zgjedhjesh politike, për partinë që do të qeverisë katër vjetët e ardhshme dhe një mundësie historike, që Shqipëria 2030 të bëhet zonjë anëtare e familjes së bashkuar europiane, ne u bëmë partia që e mishëroi fuqishëm mundësinë historike, në sytë e shqiptarëve që e duan zonjën Shqipëri në sofrën e BE-së dhe veten e tyre qytetarë të barabartë të BE. Të tjerët u munduan të na rendnin pas, me sharje lebetitëse e premtime ulëritëse, por dora-dorës mbetën mbrapa, derisa mbetën shumë mbrapa," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Babai dhe nëna ime besoj po më shohin nga lart"/ Kryeministri: Falenderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë që akoma nuk e mund dot, Linda Ramën

"Mblodhëm çfarë mbollëm", Rama: Shqipëria e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në fjalimin që mbajti sot në sheshin Skënderbej për fitoren në zgjedhjet e 11 majit, foli edhe për prindërit e ndjerë.  Rama tha se gjatë fushatës "të dy u tërhoqën jashtë nga varri", ndërsa u shpreh se beson se ata e shohin nga lart dhe janë krenar për të. 

Ai falenderoi gjatë fjalës së tij, dhe bashkëshorten Linda Ramën, së cilës iu referua si "opozita që se mundi kurrë". Gjithashtu falenderimi nuk mungoi për fëmijët e tyre, Rean, Gregun dhe djalin e tyre të vogël Zahon.

"Edhe këtë herë njësoj si herën e shkuar ime më nuk më ndoqi si hije dashurie pa kushte në atë pozicionin e saj legjendar para TV, por duke qenë se këtë herë të dy u tërhoqën jashtë nga varri në fushatën e mos o Zotshme dua t’u athem të ma bëjnë hallall dhe besoj se po na shohin nga lart dhe janë krenar për mua dhe Shqipërinë që ne bashkë po ndërtojmë.

Jam sot shumë krenar për Rean dhe Gregun. Jetojnë jetën larg kamerave dhe zyrave të shtetit. Uroj t'ju bëj krenar me punën time sot. Falenderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë që akoma nuk e mund dot. Linda Ramën. Mamanë e Zahos dhe Reas dhe shoqes besnike të Gregut. Linda është shtylla që i mban të katërt këndet e këtij tavani, shumë faleminderit grua. Besoj se unë flas edhe në emrin tënd, duke falënderuar Zahon, i cili na rri ngjitur si bateri me energji diellore.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Rama: Shumica jashtë Shqipërisë mendon si shumica brenda kufijve

"Mblodhëm çfarë mbollëm", Rama: Shqipëria e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama falenderoi në fjalimin e fitores në sheshin Skënderbej, të gjithë shqiptarët jashtë vendit që u regjistruan në zgjedhjet e 11 majit dhe votuan. Rama u shpreh se ndonëse nuk ka përfunduar, u vërtetua se shumica jashtë Shqipërisë mendon si shumica brenda kufijve.

"Faleminderit aq herë sa janë anëtarë dhe mbështes të familjes tonë politike. Dhe sa çdo zgjedhës që erdhi me votën e tij drejt nesh. Një falenderim dua ta bëj për shqiptarët jashtë që u regjistruan si zgjedhës. Faleminderit nga zemra. Ndonëse numërimi vazhdon, u vërtetua se shumica jashtë Shqipërisë mendon si shumica brenda kufijve.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

"Ky moment historik mori jetë për Shqipërinë", Rama: Gratë dhe burrat e familjes tonë politike e shtruan me durim dhe disiplinë rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme

"Mblodhëm çfarë mbollëm", Rama: Shqipëria e
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në sheshin "Skëndërbej" u shpreh se fitorja e zgjedhjeve të 11 majit është një fitore historike. Rama theksoi se ekipi i tij ka punuar pa pushim dhe se kjo fitore është rezultat i punës së tyre të palodhur.

Ai tha se vajzat, djemtë, gratë dhe burrat e familjes së tij politike shtuan me durim dhe disiplinë rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme. Rama u shpreh se nuk gjen dot fjalët e duhura për të falenderuar ekipin e tij dhe të gjithë votuesit që i besuan PS-së një mandat të katërt.

"Në kujtesën time kjo fjalë fitoreje, ka qenë më e vështira deri më  më sot, për t’u bërë një fjalë që e thotë dot atë çka është për mua kjo fitore. Dhe ndjesë, sepse realisht më është e pamundur të arrij ta them me gojë, gjithçka ndjej dhe mendoj prej orësh të gjata, ditësh e netësh pa gjumë, përballë një arritjeje të tillë, e cila është historike, jo thjeshtë për përmasën e fitores së Partisë Socialiste, po mbi të gjitha për momentin historik, kur kjo fitore mori jetë për Shqipërinë.

Nuk ka fjalë të mjaftueshme për t’i falenderuar dhjetëra e dhjetëra mijëra gratë e burrat, vajzat e djemtë e familjes sonë të madhe politike, që katër vjet me radhë, e shtruan me përpjekje, durim e disiplinë, në çdo territor të Shqipërisë, e së fundmi, për nëntë muaj pa pushim, edhe në çdo drejtim jashtë kufijve tanë ku jetojnë shqiptarët, rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme. Faleminderit!" tha ai.

 

 

1 VITE ME PARE

"Mblodhëm çfarë mbollëm", Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan dhe vlerësuan, në 11 maj vendosën t'i besojnë PS mandatin e katërt

"Mblodhëm çfarë mbollëm", Rama: Shqipëria e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur në sheshin Skënderbej fjalimin falenderues pas fitores së PS-së në zgjedhjet e 11 majit. Rama u shpreh se për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan dhe më pas në 11 maj vendosën t'i besojnë Partisë Socialiste mandatin e katërt. Ai u shpreh më tej se në këto katër vjet, PS dhe socialistët mblodhën atë çfarë mbollën.

"U rikthyem këtu pas 33 ditësh për të mbledhur çfarë mbollëm më shumë mund e punë. Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan dhe më 11 maj vendosën t'i bësojnë PS mandatin e katërt. Në katër vjen mbollëm më shumë besim të Shqipëria dhe mblodhëm më shumë besim nga shqiptarët. Këto zgjedhje përballen Shqipërinë që di çfarë do me atë që nuk e di çfarë flet.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët, Rama mbërrin në sheshin Skënderbej, do të mbajë fjalim për fitoren në zgjedhje

"Mblodhëm çfarë mbollëm", Rama: Shqipëria e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sheshin Skënderbej, ku do të mbajë fjalimin për fitoren në zgjedhje. Rama shoqërohet nga bashkëshorja Linda Rama dhe fëmijët e tyre. 

Kryeministri Rama do të mbajë në shesh fjalimin falenderues pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

 

rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj